• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjendet maska e parë e artë e një mbreti trakas

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Një maskë prej ari masiv me tipare të fytyrës njerëzore bën pjesë në një thesar në të cilin hasi para pak kohësh në një varr në Kazanlak të Bullgarisë qendrore arkeologu Georgi Kitov. Kjo është më e bujshme sesa maska greke e Agamemnon''''it, kundron vetë ai.
Pranë maskës u ndesh rastësisht në një unazë me një rremtar të skalitur në të.
Që të dyja sendet e gjetura janë trake dhe mund të hedhin më tepër dritë mbi atë popull që dikur mbizotëronte mbi të sotmet Rumani, Bullgari dhe Maqedoni si dhe mbi pjesë të së sotmeve Turqi dhe Greqi.Trakasit jetonin ndanë riteve romake dhe greke dhe kishin goxha kontakte me këta; mitiku Orfeus mendohet të ketë prejadhje trake.
Por trakasit nuk kishin një gjuhë të shkruar, kështu që hulumtuesit kanë një detyrë që kërkon mendjemprehtësi kur u duhet të shkoklavisin fjalët në shqipe apo rumanishte që kanë prejadhje trake dhe kur u duhet të ndërtojnë një kronologji për ato rreth njëmijë vjetët kur trakët vetëudhëhiqeshin. Pak përpara erës sonë u zhdukën formacionet e tyre shtetërore.Maska përfaqëson një njeri me mjekër që mund të jetë një mbret trakas që quhej Teres, i ati i Sitakles''''it. Të parit i përket edhe varri. Ai ka jetuar në shekullin e katërt p.e.s..

Një nga sendet e lashta më me famë është maska e artë e Agamemnon''''it në muzeun arkeologjik të Athinës prej nga pak a shumë e njëjta kohë. Hulumtuesit janë në kërkim të pikërisht ndikimeve të ndërsjella midis grekëve dhe trakasve.

- Maska e Agamemnon''''it është e bërë nga ar sa një gjethe i hollë dhe peshon 60 gram , ndërsa maska e sapogjetur peshon 690 gram dhe është e bërë nga një ar masiv, thotë Kitov.

Unaza është e përbërë nga një rreth i artë që peshon 15 gram. Kitov mendon se rremtari i skalitur përfaqëson një pjesëmarrës të lojërave të lashta olimpike.
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,137
Pikët
113
Përgjigje e: Gjendet maska e parë e artë e një mbreti trakas

Ka kohe qe eshte vertetuar qe eshte nje maske false.

ke fjalen per kete masken ketu apo jo?

budallalleqe bullgaresh, varja :p

 
Top