• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjenetika ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Shkenctaret gjenetiste arriten te deshifrojne plotesisht kodin gjenetik te jetes njerezore,ose me sakte;te cdo jete njerezore ne vecanti.Eshte kjo nje arritje madheshtore pas nje pune titanike- 14-vjecare dhe 250molione dollare te shpenzuar per sponsorizimin e kerkimeve qe vazhdojne akoma me itensitet me te larte..Me programin”Human genome project”shkenctaret vune fillimisht nje objektiv mjaft ambicioz; moren te dy masat e D.N.A –se e cila ekziston e koncentruar ne cdo qelize tonen e komplikuar dhe “pleksur”ne 46 “gersheteza” (kromozone)e “shperbene ate fije-fije “ per ta “deshifruar”e per ta “lexuar”si teresi e udhezuesve gjenetike qe transmentojne genet…Per ta arritur kete,u desh te vinin ne rradhe njera pas tjetres tre bilione “letra kimike”(bazat nukleotidike) qe perbejne D.N.A-ne e njeriut.Renditja e thjeshte e “letrave”dote mbushte 347.800 faqe Focus dhe nje shkrim te pa fundem qe dote ridhte si rezultat i zevendesimit te tyre me indikacionet perkatese te germave(bazave)p.sh;A,T,T,T,G,C,A,A,C,T,T-G,,T,T,T,A,C,C,C e tje..ku A,C,GdheT jane simbolet perkatese te kater bazave; adenin(A),cutosin(C),guanin(G),thiminin(T)….Keto baza me kombinacione te ndryshme krijojne mesazhin gjenetik mbi zinxhirin e D.N.A-se e seicila eshte nje “leter” (kod) ne gjuhen gjenetike
CELESI KRYESOR I JETES DHE I VDEKJES
Ne zinxhirin gjenetik ,ndodhen te shperndara rreth30-40-mije gene njerezore,domethene te gjitha udhezimet qe cojne ne” krijimin” dhe mbajtjen ne jete te cdo ekzistence njerzore.Pra ne D.N.A-ne tone eshte e paracaktuar se nga cilat semundje jemi te pa imunizuar e mund te prekemi me lehte,se sa vjete dote rrojme ,akoma edhe nje pjese e mire e karakterit tone eshte gjithashtu e paracaktuar…Po ashtu ne kete kombinacion e nderlikim te gjate e te vazhdueshem te “bazave”eshte “rregjistruar”edhe prejardhja e llojit(specjes)tone..Keto njohuri te reja ndofta nuk mund ti japin pergjigje perfundimtare pyetjes mundonjese te njerzimit;-“Kush jemi?”,”Nga e kemi prejardhjen?”dhe “Ku shkojme..?”por gjithsesi vendosin bazat shkencore per tju pergjigjur ne te ardhmen..Kjo eshte arsyeja qe shkenctaret i studjojne genet njerzore. Per ti korrigjuar ato kur jane difektoze ,per te eleminuar semundjet e trashegueshme dhe per te gjetur terapi te pershtetshme per llojet e ndryshme te kancereve..Keto jane objektiva primare por fatkeqsisht akoma mjaft te larget…Njohja e perberjes dhe funksionimit te D.N.A eshte e barazvlershme me kuptinin ne hollesi te ndertimit e funksionimit te organizmit njerzor ,por edhe te cdo njeriu ne vecanti ..Kjo dote na lejoje ne te ardhmen e afert te nderhyjme apo te kontrollojme sipas nevojes e deshires mekanizmat me te nderlikuar e me vitale te jetes e pse jo edhe te vdekjes…
NJE GEN I VETEM NE 700 KOMBINACIONE
Tashme qe arritem te”lexojme”D.N.A-ne tone ,na mbetet te kuptojme se cili eshte pikerisht roli e funksioni i geneve tona,,si ndervaprojne e reagojne ata me njeri-tjetrin dhe cili eshte vendi e roli i seicilit ne organizimin e qelizes.Ne kete fushe ,cdo jave qe kalon ,shton edhe nje zbulim te ri te rendesishem.Kekuesit e kane perqendruar interesin tek ato gene qe kur keqfunksionojne shkaktojne te pakten 5000 semundje trasheguese…Sot pjesa dermuese e geneve patologjike eshte “identifikuar”d,m.th njohim pozicionin dhe sekuencen e sakte te bazave ..Megjithate shkenctaret e kuptojne se kjo nuk mjafton.Per shembull,pasi zbuluan se cili gen eshte “fajtor”per shkaktimin e fibrizes cistike nje semundje kjo e trasheguar dhe mjaft e perhapur qe prek nje ne 250 persona, verejten se ekzistojne 700 kombinacione te ketij geni qe shkakton semundjen ne fjale.Akoma me i komplikuar eshte studimi atyre geneve te cilet ne rast se pesojne demtime apo aktivizohen ne nje moment te gabuar,mund te shkaktojne kancere te ndryshme.Funksionimi i D,N,A ndryshon ne raport me organin qe eshte semurur ,me tipin e kancerit ose me stadin ne te cilin gjendet semundja.Per pasoje qe te gjejme nje terapi rezultative (efektive) per shume semundje duhet te dime hollesira ,jo vetem per strukturen dhe funksionimin gjenit por edhe si reagon ai ne stade te ndryshme te semundjes
GENE T E BARABARTE, “ATAXIA”
Shpalosja e spirales se dyfishte* te D.N.A-se na “dhuroi”surpriza teper te cmuara por edhe te papritura; genet nuk ndodhen kurre te disiplinuara me rregull mbi D.N.A-ne.Biles,ne disa sektore gjejme me qindra gene te radhitura, ndersa “fragmentohen”nga rradhe te pafndme bazash qe nuk permbajne asnje informacion gjenetik..Tashme eshte e sigurt se 96-97% e D.N.A-se ne qelizat tona eshte “e pa dobishme” si informacion”;d,m.th nuk “deshifrohet ne ”asnje te dhene .Atehere perse na duhet e perse ruhet ajo nga seleksionimi natyror?Per kete jane ngritur hipoteza te ndryshme por akoma nuk eshte dhene nje pergjigje perfundimtare.Disa mbeshtesin tezen se e ashtuquajtura “D.N.A e pa dobishme”ishte dikur mjaft e vlefshme.Ndofta ajo permban ne nje fare menyre,”fosile genesh”qe ishin te vlefshme per paraardhesit tane te larget dhe qe sot jane “degraduar”si te pa dobishme

. Per te saktesuar vertetesine e kesaj hipoteze, kerkohen studime te gjata e te lodheshme te gjenetikes krahasuese.Duhet d.m.th te krahasojme genomes nga lloje te ndryshme.Per momentin njohim mire vetem genomet e mizes,uthulles(drosophilia) dhe te minjve.Kohet e fundit , u zbulua se ajo qe quhet “D.N.A-e padobishme” eshte ne fakt shume e e vlfshme. Sekuenca e gjate e ”letrave (kodeve)”pa kuptim paraqet (ekspozon) pikat me te ndjeshme te kromozoneve ,kur qelizat dyfyshohen,ne menyre qe te mbrojne genet me te vlefshme nga shndrrimi. (mutants)Nje tjeter hipoteze mbeshtet se “D.N.A-ja e pavlefshme”eshte e domosdoshme per arkitekturen e sakte tridimensionale te geneve,e cila siguron edhe funksionimin e tyre..

D.N.A-E PADOBISHME
Nje tjeter zbulim i papritur eshte se shumica e geneve tona ka pamjen e nje mozaiku (tullave).Keto gene”pa vazhdushmeri” kane gjatesi qindra mijera bazash por pjasa funksionale,d,m,th ajo qe sjell informacionin,ka nje gjatesi mesatare vetem prej dhjet mije bazash.Imagjinoni D.N.A-ne tuaj si nje tren gjigand me miliona vagone(gene),nga te cilat vetem 40 mije prej tyre mund te transportojne pasagjere(informacion gjenetik).Genet qe transmetojne informacionin e koduar quhen “exonia”dhe nderpriten nga nderhyrja e sekuences “se heshtur”te quajtur”introns”.D.N.A-ja e qelizave tona ngjan me nje oqean te pafundem idronesh,nga te cilat rishfaqin ishuj te vegjel eksonesh.per shembull nje gen i vetem qe mbart informacionin per perberjen e faktorit V ΙΙΙ te nje proteine qe luan rol vendimtar ne mpiksjen e gjakut,ka nje gjatesi prej 186 mije bazash dhe nderpritet nga nderhyrja e 25 grupeve idronesh.Nder kohe surprizat me te medha i perkasin funksionimit te geneve.Shpesh i njejti gen mund te marre pjese ne sintezen e me teper proteinave,ndersa disa vjete me pare merrej si dogme se cdo gen kodifikon vetem nje proteine.Kohet e fundit u zbulua se shume gene aktivizohen vetem ne nje periudhe te caktuar te njeriut(embrion,femi,i rritur)dhe vetem ne pjese te caktuara te trupit.Rregullimi i “shprehjes se geneve”,d,m,th I orjentimeve qe percaktojne ku dhe kur nje pjese e D.N.A-se duhet te “shprehet”eshte akoma nje kapitull I pashpjegueshem.
*Spiralen e dyfishte e prezantuan per here te pare ne vitin 1953gjenetistet James D.Watson dhe Francis Crick !
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Nje shtese lidhur me ate qe ketu eshte quajtur ADN e padobishme.

Per te qene rigoroze, emri i sakte eshte ADN e pakodueshme. Sidoqofte perhere e me teper perforcohet ajo qe eshte permendur ketu me lart qe jane ne pjesen me te madhe, mbeturina te gjeneve te dikurshem, "fosile" te gjenotipeve te organizmave te dikurshem.

Nje rast ilustrues per kete gje eshte nje zbulim fare i rastesishem i para 2-3 vjeteve, kur nje studiues vuri re qe nje majmun i vogel i grupit te primateve, kishte nje aftesi qe qelizat e tij kur sulmoheshin nga virusi i SIDA, e luftonin virusin duke prodhuar nje proteine te caktuar, e cila riparonte demin e bere dhe ne afatgjate shperbente strukturen e virusit. Gjenialiteti i tij ndahet ne dy hapa. Hapi i pare ishte se menjehere mendoi te gjeje kodin perkates te kromozomeve qe perbenin gjenet pergjegjese per te prodhuar kete proteine te caktuar. Dhe e gjeti.
Me pas, hapi i dyte (dhe me gjeniali per mendimin tim) ishte qe kete sekuence te caktuar gjenetike per prodhimin e proteines tek ky lloj majmuni, e mori dhe filloi ta kerkoje nese shfaqej gjekundi ... ne gjenomin e njeriut! Dhe e gjeti, por jo te plote. E gjeti ne forme te cunguar, sekuenca ne gjenomin njerezor ishte rreth 80% e sekuences ne gjenomin e majmunit ne fjale, por e "prere", si te thuash e demtuar. Dhe e gjeti pikerisht ne nje zone te gjenomit njerezor ku dihej qe ishte zone me ADN e padobishme. Disa shkencetare te tjere, kete fakt e ristudiuan nen kendveshtrimin e tyre, pasi ishin specialiste ne maredhenet numer-breznish::ndryshim-ne-gjenotip dhe sipas llogaritjeve te tyre, demtimi i kesaj sekuence gjenetike ne degezimin e primatit qe eventualisht do te sillte ne homo sapiens-in e sotem, kishte ndodhur diku ke 6 milion vjet me pare.

Pervec kesaj, ADN e pakodueshme eshte burimi, ose materiali ndertues, i gjeneve te reja, duplikatave te rregullta dhe duplikatave te mutacioneve te cilat ne shumicen derrmuese jane pa funksion por ne afatgjate jane ato qe do te sjellin lindjen e gjeneve te reja, duke mos ju nenshtruar seleksionimit me po te njejtin rigorozitet si gjenet aktive dhe te cilat kane mundesi te trasmetohen te paprekura per periudha shume te gjata kohe.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Evolucion Paleoeksperimental



Nga bakteret eshte izoluar nje gjen i vetem me vjetersi 500 milion vjecare, i cili eshte i afte te prodhoje nje proteine, proteinen EF-Tu, qe ben pjese ne grupin e proteinave 'faktor zgjatje' (Elongation Factor, EF). Keto jane proteinat me karakteristike te bakterieve dhe te domosdoshme per ekzistencen e tyre.

Pasi u gjet ky gjen, mberrijme ne pjesen e dyte te eksperimentit, me te veshtiren. Te vendosej ne vendin e duhur, ne zinxhirin kromozomial, te nje bakteri modern, ne kete rast tek E.Coli. Pasi u formuan tete grupe te ndryshme, fillimisht njesoj, u vendosen ne kultura te ndryshme pa lidhje me njera tjetren, dhe u lane "te shumohen dhe ecin perpara".

Fillimisht, rritja e ketyre bakterieve hibride moderno-antike ishte me ritme shume te ngadalta krahasuar me bakterie moderrne. Me kalimin e kohes keto ritme u pershpejtuan, dhe pas 500 gjeneratash u studiua perseri ne cfare gjendje ishte zinxhiri gjenetik i te 8-te popullatave ne studim. U vu re (sic pritej, ne fakt) qe te tera popullatat ishin ne gjendje shume te mire, dhe dy prej tyre ishin edhe ne gjendje me te mire sesa homologet e tyre puro-moderrne.

Nje studim me i detajuar akoma, vuri ne pah faktin se asnje nga gjenet antike nuk kishte grumbulluar mutacione. Ajo qe kishte ndodhur ishte se proteinat moderrne qe interaktonin me pjesen antike te EF-Tu brenda baktereve kishin pesuar mutacion, dhe ishin keto mutacione ato qe kishin sjelle ne adaptimin e shpejte te baktereve. Kjo do te thote se gjeni antik nuk kishte ndryshuar per t'u bere me i ngjashem me gjenet moderrne, por i tere organizmi kishte pesuar ndryshime dhe kishte marre nje trajektore te re evolutive per t'ju adaptuar ndryshimeve te pesuara.

Keto jane rezultate shume domethenese, dhe u bene publike ne Konferencen Nderkombetare te Shkences se Astrobiologjise nga NASA. Te 8-te popullatat do te vazhdojne te studiohen per te pare ecurine e metejshme te proteines, nese heret a vone do t'i afrohet gjendjes se saj moderrne, apo do te marre nje rruge totalisht te re. Do t'i jepen pergjigje disa pyetjeve thelbesore ne biologjine molekulare dhe evolutive, disa prej te cilave qe: a e kufizon historiku i nje organizmi rrugen e zhvillimit ne te ardhmen, a eshte rezultati final i disa rrugeve fillestare nje pike e vetme konvergjence apo ka zgjidhje te shumefishta per nje problem te caktuar te dhene.

Perkthyer nga:
http://www.gatech.edu/newsroom/release.html?nid=138621



PS: 500 milion vjecar! Gjene te kohes se periudhes Kambriane! Periudha ime e preferuar, se bashku me Permianin. Damn. Really, Damn!
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
13,355
Pikët
113
Përgjigje e: Gjenetika ...

Shkenctaret gjenetiste arriten te deshifrojne plotesisht kodin gjenetik te jetes njerezore,ose me sakte;te cdo jete njerezore ne vecanti...


D.N.A-E PADOBISHME
Nje tjeter zbulim i papritur eshte se shumica e geneve tona ka pamjen e nje mozaiku (tullave)...

Disa mbeshtesin tezen se e ashtuquajtura “D.N.A e pa dobishme”ishte dikur mjaft e vlefshme.Ndofta ajo permban ne nje fare menyre,”fosile genesh”qe ishin te vlefshme per paraardhesit tane te larget dhe qe sot jane “degraduar”si te pa dobishme...
"DNA e padobishme": A mund te behet i njejti krahasim me kerbishten, kocken e mbetur nga bishti i paraardhesve tane, majmunet? Dikur i vlefshem dhe tani eshte thjesht fakt qe tregon per prejardhjen tone.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

"DNA e padobishme": A mund te behet i njejti krahasim me kerbishten, kocken e mbetur nga bishti i paraardhesve tane, majmunet? Dikur i vlefshem dhe tani eshte thjesht fakt qe tregon per prejardhjen tone.
Deri ne nje fare mase, po, mund te behet nje analogji e tille. Duhet patur parasysh qe pjeset "ADN e padobishme" *nuk* shfaqen fare ne organizem. Ndersa per organet vestigale, megjithese jane te tilla, gjenet pergjegjese per to jane aktive dhe te plota. Por ashtu sic organet vestigale tashme jane pa ndonje funksion real ne organizem, ADN e padobishme eshte pa ndonje funksion ne gjenom.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Bakteri i riprogramuar flet me nje gjuhe tjeter baze jetesore

Eshte arritur qe te rikodohet gjenomi i nje bakteri ne menyre te tille qe nuk eshte kompatibel me standartin e njohur dhe qe gjehet ne natyre. Ne kontrast, nje nga 'fjalet' e fjalorit te ADN eshte riprogramuar qe te kete domethenie komplet tjeter. Kjo gje menjehere hap rrugen per shtimin e elementeve te rinj gjenetike, elemente te cilet *nuk* ekzistojne ne natyre.

Kodi gjenetik perbehet nga kombinime ne rresht te kater 'shkronjave', secila nje grupim bazash nukleotide. Ky zinxhir lexohet nga ribozomet dhe me kete informacion ndertohen proteinat. Leximi behet ne grupe me nga tre shkronja dhe keto grupe jane quajtur kodone.
Cdo kodon, cdo 'fjale', permban instruksionin se cfare aminoacidi duhet shtuar ne nje zinxhir peptid gjate ndertimit te proteines. Ekzistojne 64 menyra kombinimi per 4 shkronja, por vetem 61 kodone perdoren per te koduar se si do te prodhohen 20 aminoacidet qe ekzistojne ne natyre. Tre kombinimet e mbetura, UAG, UAA dhe UGA, sherbejne si shenues per perfundimin e procesit (ashtu sic pika apo pikepyetja nuk jane shkronja, por simbolizojne fundin e fjalise). Ribozomet ndalojne aktivitetin kur mbrrihet ne nje prej ketyre kodoneve.

Ne Yale University kane arritur qe te rishkruajne ne menyre rrenjesore keto rregulla natyrore! Duke eksperimentuar me bakterin E.Coli, ata zevendesuan te tere kodonet UAG me kodone UAA. Gjithashtu fshine dhe instruksionet qe i japin sens kodonit UAG, duke e shnderruar ne nje kodon te pavlere (aka junk-DNA). Me pas vazhduan me dhenien e nje kuptimi komplet te ri per kodonin UAG, duke dizenjuar dhe ndertuar molekula tRNA dhe enzimat e tyre perkatese, ne nje menyre te tille qe kombinohen ne nje aminoacid jo-natyror, qe nuk gjendet ne natyre, qe praktikisht nuk ekziston!

http://www.newscientist.com/article/dn24427-reprogrammed-bacterium-speaks-new-language-of-life.html?full=true#.UmqU4ue-eRt
http://www.sciencemag.org/content/342/6156/357


Kjo arritje, i hap rrugen teknologjive qe meritojne ne cdo aspekt te shihen sikur vijne nga skutat me te largeta te fantazise.

E para dhe me e thjeshta, mundeson qe ne gjenom te shtohet informacion gjenetik ne formen e junk-DNA, ose 'ADN pa funksion'. Ky informacion ne formen e tij me te thate dhe te thjeshte mund te jete nje skedar ".xls" apo nje film ".mp4" apo e tere biblioteka e Vatikanit.
E dyta (dhe pjesa serioze, jo lodrat), mundeson qe ne gjenom te shtohet informacion gjenetik ne formen e active-DNA, ADN me funksion. Ky informacion shtese, duke qene aktiv dhe i interpretueshem nga ribozomet eshte informacion gjenetik me te drejta te plota ind-formuese. Kjo do te thote, psh qe minjve mund t'u shtohen krahe, njerezve velza peshqish, ujqit mund te shnderrohen ne kafshe barngrenese, etj etj etj.... pafund etj!

BioHibridet e se ardhmes u afruan edhe nje hap me teper, pa folur fare per organizmat totalisht te projektuar si pallatet.

Anybody shitting bricks yet?
Me, I am utterly awed!
 

Rex

Gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
15,444
Pikët
113
Përgjigje e: Gjenetika ...

Anybody shitting bricks yet?
Me, I am utterly awed!
Arritje interesante, por para se te na 'frikesojne' kaq shume mendoj se do te kishte qene mire qe te gjejne sherim per kancerin, qe po ben kerdine.

Gurax, si mendon, nuk munden apo nuk duan?
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Pyetje me shume vlere Rex.

Kanceri eshte dicka qe ne parim njihet se cfare eshte. Ne thelb te cdo kanceri eshte mosfunksionimi i qelizes ne nje forme qe ose e ben kete qelize te jetoje me teper sesa diktohet nga informacioni gjenetik, ose qe riprodhohen pa kriter dhe jashte kontrollit. Ne te dyja rastet eshte nje demtim i qelizave normale te cilat nuk duhet te jene me atje, duhet te ishin ose sulmuar nga sistemi imunitar ose te flakeshin si ind i vdekur nga organizmi.

Riparimi i tyre eshte nje fjale goje te behet! Mjafton te bejme nje llogari te thjeshte me numrin e qelizave ne nje organizem. Qelizat kanceroze jane qeliza qe nuk i binden mekanizmave te organizmit (gjenetike+kimi) gjate punes dhe ne kete menyre 'refuzojne' influencat e jashtme. Teknikat e asgjesimit apo vrasjes se qelizave kanceroze asgjesojne edhe qelizat e tjera te rregullta.

Pjesa tjeter e problemit eshte qe edhe nese gjehet se si duhet riparuar qeliza kanceroze per tu rikthyer ne gjendjen e saj normale.... kjo gje duhet bere *per cdo qelize kanceroze ne menyre individuale*. Ku ka 100 qeliza kanceroze, nese riparohen 99, ajo qe ngelet perseri do vazhdoje aktivitetin e vet, te jetoje dhe te shumohet. Shume shpejt do te mberrihet perseri ne nje situate pothuajse te njejte me ate qe kishim ne pikenisje.

Altrnativa eshte qe vete organizmi te dalloje indet kanceroze dhe t'i luftoje. Por kjo gje eshte shume, shume me e avancuar sesa keto qe u permenden ketu me lart. Nese arrihet te behet kjo, praktikisht eshte arritur qe te modifikohet nje organizem ekzistues sipas deshires, t'i shtohet nje funksionalitet (ne formen e informacionit shtese gjenetik) te cilin nuk e kishte me pare: flakjen/luften e disa qelizave qe ne vete kemi vendosur qe nuk duhet te jene ne organizem. Kjo gje mund te jete nje sistem 'i ri' imunitar qe i sulmon, apo gjendra qe prodhojne kimikate te cilat frenojne shumimin e qelizave kanceroze, apo dhe qe *te tera* qelizat e organizmit jane jo natyrale por te modifikuara me informacion shtese gjenetik qe shmang shnderrmin e nje qelize cfaredo ne qelize kanceroze (ashtu sic psh nje qelize stomaku nuk shnderrohet ne qelize dhemballe). Dhe ketu, ne kete pike, rikthehemi ne problematiken dhe avancimet te cilat jane permendur ne shkrimet e kesaj teme.

Mund ta kem gabim, por per mua pjesa 'nuk duan' eshte me teper legjende urbane sesa me baza reale. Per mua, dita kur do te jemi konfidente ne sherimin e kancerit, do te jete dhe dita qe njerezit do te jene ne gjendje te perdorin velzat per frymemarrje ne uje po aq 'natyrshem' sa dhe mushkrite ne ajer. Dhe ne mos e njejta dite, qameti jane vetem nje jave larg njera tjetres.
 

Rex

Gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
15,444
Pikët
113
Përgjigje e: Gjenetika ...

Faleminderit per pergjigjen Gurax. Respekt.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
46,589
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Gjenetika ...

Gjera te komplikuara!!!
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Ne vitet '60 ishte shume ne mode qe te rekomandohej ndarja fizike qe ne lindje nga njeri tjetri i binjakeve. Kjo gje aplikohej masivisht ne rastet kur adoptoheshin binjake nga shtepite e femijes. Ne shumicen e rasteve kjo praktike thjesht ndiqej pa ndonje nevoje reale, por disa nga rastet u gjurmuan ne vazhdimesi per arsye studimore. Cfare kerkohej te vertetohej ne kete menyre ishte ideja mbizoteruese, ortodokse, e te tera koherave: personaliteti i njeriut varet nga ambienti dhe edukimi dhe nuk ka lidhje me gjenetiken. Rasti qe tashme eshte bere dhe perfaqesuesi i ketyre studimeve eshte i dy vajzave nga New York, Beth dhe Amy.

Nen vezhgimin e nje psikologu frojdjan, vajzat u dhane per adaptim ne familje diametralisht te kunderta nga njera tjetra. Amy ne nje familje me nje nene te adaptuar e cila ishte e varfer, mbipeshe, e pasigurt, me karakter te paqendrueshem dhe qe praktikisht nuk i fali ngrohtesine prinderore. Sic pritej nga teoria frojdjane, Amy u rrit te behej nje njeri neurotiok dhe introverte. Por po nje personalitet te njejte formoi dhe Beth, e cila ishte dhene per adaptim ne nje familje te pasur, te edukuar, plot me dashuri dhe qe asnjehere nuk e kursyen kujdesin per te. Kur u ritakuan ne moshen 20 vjecare, Amy dhe Beth nuk kishin asnje diference ne personalitet, rezultatet e testit te njeres perkufizonin ne menyre te perpikte edhe tjetren. Ne kontrast te plote, eksperimenti nuk kishte vertetuar qe personaliteti varej nga familja dhe edukimi, por nga gjenet.

Eshte bere nje permbledhje statistikore e te tere studimeve qe jane bere ne kete menyre dhe qe jane te bejne me matjen e inteligjences se personave, jane bere shume e shume studime te tille. Keto teste perfshijne individe qe jane vellezer, motra, binjake apo jo binjake, binjake monozigote, gjysem-vellezer apo gjysem-motra, kusherinj, shoke, te panjohur.... jane perfshire te tera maredheniet e mundshme. Rezultatet mund te tregohen nga nje tabele, qe perfaqeson probabilitetin e sa mundesi ka qe dy persona te jene identike. Shifra 100 perfaqeson qe jane totalisht identike, shifra 0 perfaqeson qe jane te ndryshem komplet.

I njejti person qe e ben testin dy here: 87
Binjake identike te rritur bashke: 86
Binjake identike te rritur vecmas: 76
Binjake te rritur bashke: 55
Vellezer apo motra normale: 47
Nje prind dhe nje femije te rritur bashke: 40
Nje prind dhe nje femije te rritur vecmas: 31
Femije te adoptuar te rritur bashke: 0
Njerez te panjohur te rritur vecmas: 0


Interpretimi i ketyre te dhenave eshte qe binjaket identike nuk kane diference nga i njejti person qe e ben testin dy here. Binjaket e zakonshem jane pak me larg gjenetikisht sesa te paret, dhe jane edhe me te ndryshem, por prape me te ngjashem sesa thjesht vellezerit apo motrat. Surpriza per disa qendron ne faktin qe femijet e adoptuar qe jane rritur tere jeten bashke nuk kane asnje diference me cdo dy te panjohur.

Te tera studimet e mundshme tregojne dhe konvergjojne ne te njejtin perfundim: rreth gjysma e inteligjences eshte rrjedhoje e faktorit gjenetik. Rreth 1/5 e inteligjences eshte rrjedhoje e ambientit dhe edukates qe secili merr gjate jetes. Ajo qe eshte e dukshme nga te gjithe gjate jetes eshte se cila pjese e inteligjences vihet ne pune dhe perdoret. Per te gjithe njerezit paperjashtim, inteligjenca e trasheguar gjate periudhes se femijerise eshte 5% e asaj totale dhe ne fund te adoleshences eshte rritur ne 75%. Sa me shume kalon koha dhe sa me shume rritemi/plakemi, aq me teper perdoret vetem inteligjenca e trasheguar dhe lihet ne harrese apo injorohet inteligjenca e marre nga te tjeret ne menyren e edukates apo kultures. Eshte tashme nje fakt qe ambienti zgjidhet i tille per te qene sipas prirjeve personale, nuk ndodh adaptimi i vetvetes per t'ju pershtatur ambientit perreth.

Nje nder gjenet qe influencon inteligjencen eshte identifikuar te jete gjeni i emertuar IGF2R. Eshte nje gjen gjigand, me 7473 shkronja. Por mesazhet aktive qe e perbejne jane te shperhapura ne nje hapesire me gjatesi 98000 shkronja neper gjenom; keto nderpriten 48 here nga sekuenca te pakuptimta (intronet, analogjia eshte qe ne nje liber te Kadarese here pas here ne mes te nje fjalie ka paragrafe, apo faqe te tera, me fizike kuantike apo ekuacione diferenciale, ne vetvete keto informacione kane kuptim por jane totalisht jashte kontekstit atje ku shfaqen, duhet te ishin tjeterkund). Shume nga keto paragrafe jane thjesht e njejta gje e perseritur shume here, ne cdo njeri nje numer te ndryshem heresh. Ka tregues te forte qe sugjerojne kete nje nder faktoret gjenetike qe influencojne inteligjencen. Gjeni ne fjale eshte gjithashtu nje gjen qe ka te beje me proteinat e grupit te insulines dhe djegies nga organizmi te sheqernave. Nderkohe, studime komplet te pavarura me gjenomin, tregojne se njerezit me koeficiente me te larte IQ, jane me eficente te perdorin glukozen nga qelizat trunore, nuk e harxhojne kot glukozen, organizmi i tyre eshte me i afte te mos e keqperdore glukozen. Kur njerez me IQ te larte jane vezhguar nderkohe qe luanin Tetris, u vu re nje renie e dukshme e nivelit te glukozes ne tru, krahasuar me njerez me tregues te ulet IQ.

Keto studime nuk pretendojne qe gjenetika eshte i vetmi percaktues per inteligjencen. Por ne te njejten kohe kane eliminuar ne menyre te plote te tera pretendimet qe inteligjenca nuk eshte gjenetike. Madje mund te thuhet me nivel te larte konfidence se edukimi gjate jetes ndikon shume pak ne inteligjencen vetjake te personit. Gjenet formojne oreksin per informacion, por nuk merren fare me sa i disponueshem eshte ky informacion. Eshte nje parapergatitje e organizmit e formes qe nese nje informacion cfaredo do te vihet ne disponim te individit, ne formen e edukimit apo kultures, ky informacion do te mesohet, pervetesohet dhe asimilohet shume me shpejt nga nje person inteligjent, sesa nga nje person me pak inteligjent.

-- Shkeputur nga libri "Gjenomi", kapitulli 7: Inteligjenca. - Matt Ridley

Libri eshte i perkthyer ne shqip dhe mund te blihet ne cdo librari, ndonese ky perkthim qe kam sjelle ketu eshte vetjak imi i shkeputur nga origjinali ne anglisht "Genome".
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
12,083
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Gjenetika ...

Pershendetje Gurax!
Shume interesante.
Ky vezhgimi i dy vajzava binjake, per cfare harku kohor flitet. Domethene sa vjece ishin kur u adoptuan. Sepse edukimi nuk ka te njejtin rol(influenc) tek individi ne te gjithe fazat e moshes. Ne femijrin e hershme edukimi ka influence me te madhe tek individi.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Praktikisht qe ne lindje, peshkaqeni33. Jane adoptuar nga familjet perkatese qe kur ishin 'babies' dhe me pas u takuan ne moshen 20 vjec.

Shtese: Ky ishte nje nga gjerat ne te cilat eshte hedhur drite duke studiuar gjenomin (kromozomin 7 me specifikisht). Cdo kapitull analizon ne menyre te pergjithshme nje kromozom: historine, momentet kulminante te aktivitetit, pse dhe si dhe kur kane ndryshuar, impaktin e tyre ne organizem si rrjedhoje direkte e influencen e secilit ne gjenom ne pergjithesi, etj. Kete zbulim te sjelle me pjesen e shkeputur me lart, une personalisht e konsideroj pa ndonje nivel te larte habie, krahasuar me disa zbulime te tjere! Por keta te tjeret, me 'pikantet', une nuk kam per t'i sjelle ketu dhe do ja le secilit t'i zbuloje nese lexon librin. Per disa njerez, dhe nuk tallem, ato zbulime do te ishin vertet.... disturbing/turbulluese! Do te sjell edhe raste te tjera, por perhere do te kujdesem te mos jene te kategorise turbulluese (theksoj perseri se etiketimi turbullues eshte personal imi dhe perzgjedhja e seksioneve te sjelle eshte dhe do te jete personale).
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Kjo eshte nje tjeter pjese e shkeputur nga libri:

"Gjenomi", autor Matt Ridley
kapitulli: "Kromozomi 1 - Jeta"

(Ndonese libri eshte perkthyer dhe ne shqip, cfare eshte shkruar ketu eshte marre nga origjinali ne anglisht dhe eshte perkthyer nga une).

* * *

Bletchley, Britania e Madhe, 1943
Ne fshehtesi te plote, nje matematicien i shkelqyer, Alan Turing, sheh se si zbulimi i tij me thelbesor eshte kthyer ne realitet fizik. Turing argumentonte se numrat jane ne gjendje te llogarisin numra. Per thyerjen e makinave koduese Lorentz te Forcave Gjermane, ishte ndertuar nje kompjuter i quajtur Kolosus, i cili bazohej ne parimet e Turingut: Eshte nje makine universale me program te fiksuar te modifikueshem. Askush nuk arriti ta kuptoje ne ate kohe, Turingu vete jo e jo, por ai ka shume mundesi te jete me afer misterit te jetes sesa cdokush tjeter. Trashegimia eshte nje program i fiksuar i modifikueshem; metabolizmi eshte nje makine universale. Receta qe i lidh keto te dyja eshte nje kod, nje mesazh abstrakt qe mund te perfshihet ne nje komponent kimik, dhe madje edhe ne forme jo-materiale. Sekreti i saj qendron tek te qenit e afte te shkaktoje replikimin e vetvetes. Cdo gje qe mund te perdore te mirat dhe materialet nga bota perreth per te bere kopje te vetvetes, eshte e gjalle; forma me e mundshme qe te marre dicka e tille eshte mesazhi numerik - nje numer, nje script, nje fjale.

Ne Nju Xhersi, ne 1943, nje studiues i qete dhe i mbyllur me emrin Claude Shanon, eshte duke bere zhurme per nje ide qe i kishte lindur 5 vjet me pare ne Princeton. Ideja e Shanonit eshte se informacioni dhe entropia jane anet e ndryshme te se njejtes monedhe dhe te dyja kane nje lidhje intime me energjine. Sa me pak entropi te kete nje sistem, aq me teper informacion permban ky sistem. Arsyeja pse nje motorr me avull ja del te perdore energjine e djegies se qymyrit dhe ta ktheje ne levizje rrethore, eshte se motorri ka nje sasi te larte informacioni - informacion i injektuar ne te nga projektuesit e motorrit. Po keshtu edhe per trupin e njeriut. Teoria Aristoteliane e informacionit takohet me fiziken e Njutonit ne trurin e Shanonit. Po ashtu si dhe Turingu, Shanoni nuk mendonte per biologji. Por iluminimi i tij ka me teper relevance ne pyetjen se cfare eshte jeta sesa nje mal me kimi dhe fizike. Edhe jeta, gjithashtu, eshte informacion numerik i shkruar ne ADN.

Ne fillim ishte fjala. Fjala nuk ishte ADN. Ajo u formua me vone, kur jeta kishte kapur nje stabilitet, dhe kishte ndare punen ne dy aktivitete kryesore: pune kimike dhe ruajtje informacioni, metabolizem dhe replikim. Por ADN permban nje rresht te fjales, e trasmetuar besnikerisht neper te tere eonet qe do te sjellin ne te tashmen kaq mahnitese.

Imagjinoni, berthamen e nje veze njerezore qe e shihni ne nje mikroskop. Renditini kromozomet sipas madhesise, me te medhenjte majtas. Zmadhojme tek me i madhi dhe meqe eshte me i madhi po e quajme kromozomi 1. Cdo kromozom ka dy krahe, nje te shkurter dhe nje te gjate, qe ndahen nga nje pike rrudhosje, qe njihet si centromer. Ne krahun e gjate te kromozomit 1, shume afer centromerit, nese shihni me kujdes do te dalloni nje sekuence me 120 shkronja, kombinim i A-ve, C-ve dhe T-ve - qe perseritet e perseritet e perseritet. Ndermjet cdo perseritje ka nje cope me tekst me rastesor, por ama paragrafi me 120 shkronja rifillon perseri, si nje muzike qe fillon nga e para, per me shume sesa 100 here. Ky paragraf i shkurter eshte ndoshta zona me e afert ku mund te degjojme ndonje oshetime te fjales origjinale.





Ky 'paragraf', eshte nje gjen i vogel, ndoshta gjeni i vetem me aktiv ne trupin e njeriut. Te 120 shkronjat e tij kopjohen ne menyre konstante ne nje fitil te shkurter ARN. Kopja njihet si 5S RNA. Fillon e ze vend me nje grup proteinash dhe sekuenca te tjera ARN, te gershetuara te tera ne nje strukture, ribozomi, detyra e te cilit eshte te perktheje recetat e ADN ne proteina. Dhe jane proteinat ato qe i japin ADN mundesi *per* replikim. Sipas Samuel Buttler, nje proteine eshte menyra e gjenit per te bere nje gjen tjeter; nje gjen eshte menyra e proteines per te bere nje proteine tjeter. Guzhiniereve ju duhen recetat por edhe recetave ju duhen guzhinieret. Jeta ka nevoje per nderthurjen e dy lloj komponentesh kimike: proteina dhe ADN.

Proteinat perfaqesojne kimine, jetesen, frymemarrjen, metabolizmin dhe sjelljen - ajo cfare biologet quajne fenotipi. ADN-ja perfaqeson informacionin, replikimin, shumezimin, seksin - ate cfare biologet quajne gjenotipin. Asnjeri prej ketyre nuk mund te ekzistoje pa tjetrin. Eshte rasti klasik i vezes dhe i pules: ADN-ja e para apo proteina e para? Nuk mund te kete qene ADN, sepse ADN eshte nje cope e pavlere matematike, nuk katalizon dot reaksione kimike. Nuk mund te kete qene proteine sepse proteina eshte thjesht kimi e paster dhe nuk njihet asnje menyre per kopimin e sakte te vetvetes. Duket e pamundur qe proteina te kete sjelle ADN apo e kunderta. Kjo gje do ishte ende nje enigme nese vete fjala nuk do te kishte lene nje gjurme te dobet mbi fitilin e jetes. Ashtu sic tashti e dime se vezet jane perpara pulave (paraardhesit reptile te zogjve benin veze), perhere e me shume ka fakte se ARN eshte formuar perpara proteinave.

ARN eshte nje substance kimike qe lidh dy bote, ate te ADN dhe ate te proteines. Perdoret ne pjesen me te madhe ne perkthimin e mesazheve nga alfabeti i ADN ne alfabetin e proteinave. Por menyra se si sillet, le shume pak dyshim se eshte paraardhesja e te dyjave. ARN eshte si Greqia per Romen-ADN: Homeri per Virgjilin.

ARN ishte fjala. ARN la pas pese gjurme te zbehta te prioritetit te saj me te larte sesa i proteines dhe i ADN. Edhe sot kemi qe perberesit e ADN behen nga modifikim i perberesve te ARN, jo me ndonje menyre tjeter me direkte. Gjithashtu, shkronja T e ADN behet nga U-ja e ARN. Shume enzima te sotshme, ndonese perbehen nga proteina, varen nga molekula te vogla ARN per t'i vene ne pune. Per me teper, ARN, ndryshe nga ADN dhe proteina, eshte ne gjendje te kopjoje veten pa ndihme: jepi perberesit e nevojshem dhe do i lidhe ne nje mesazh. Kur shohim brenda qelizes, format me primitive dhe baze te funksioneve kerkojne prezencen e ARN. Nga ARN varet enzima qe merr mesazhin nga gjeni, mesazhi perbehet nga ARN. Makineria qe quhet ribozom permban ARN, dhe eshte nje molekule e vogel ARN qe merr dhe transporton aminoacidet per perkthimin e mesazhit te gjenit. Mbi te gjitha, ARN, ne kontrast me ADN, mund te sherbeje si katalist, duke thyer dhe bashkuar molekula te tjera qe edhe ato mund te jete gjithashtu ARN. Mund t'i prese, ndaje, bashkoje fundet me njeri tjetrin, te beje disa nga pjeset perberese te vetvetes, mund edhe te operoje vetveten duke prere dhe hequr nje cope tekst dhe duke ngjitur fundet e lira perseri me njeri tjetrin.

-- (vazhdon ne nje moment te dyte) --
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,894
Pikët
63
Përgjigje e: Gjenetika ...

Mu be koka lemsh pasi lexova keto shkrime :D
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Ne universitetin e Edinburgut eshte arritur me sukses qe nje organ ne trupin e gjitareve te "bindet" qe te rigjenerohet. Eshte raportuar me te tera detajet e procesit, se kane trajtuar nje organ te quajtur "thymus", nje pjese e sistemit imunitar i cili shkaterrohet kur organizmi plaket. Ne vend te bombardimit te ketij organi me qeliza staminale, eshte arritur te stimulohet vete organi per te prodhuar nje proteine, FOXN1. Kjo proteine sherben si faktor transkriptiv, nje lloj celsi molekular qe aktivizon gjenet. Ishte e ditur se FOXN1 eshte shume i rendesishem ne fazat e zhvillimit embrional te thymusit, dhe spekullohej se mund te perdorej ne kete menyre per te 'rindezur makinerine' dhe te rigjenerohej ky organ ne moshen e pleqerise, duke riperseritur procesin e dikurshem qe ne fazen e ndertimit te organit vete ne embrion.
Keshtu qe arriten (lexo: sajuan) nje lloj te vecante miu, nje subvariant te origjinalit, tek i cili prodhimi i FOXN1 ne thymos mund te stimulohej me ane te tamoksifenit. Ky eshte nje ilac i njohur ne trajtimin e kancerit te gjirit. Ne minjte e tille me moshe 1 vjecare, trajtimi me tamoksifen e rriti thymusin 2.7 here brenda nje muaji. Ne minjte 2 vjecare, u pa nje rritje 2.6 here brenda nje muaji. Per me teper, kur u studiuan keto thymuse ne mikroskop dhe u krahasuan me thymuse te minjve te tjere te patrajtuar me tamoksifen, u vu re shume qarte se struktura e brendshme e organit ishte rikthyer perseri ne gjendjen e tij gjate fazes femijenore te kafsheve.

http://dev.biologists.org/content/141/8/1627.full


Vuani nga ulcera e stomakut? Duhani ju ka demtuar mushkrite? Mbledh aplikime per zevendesimin e ketyre organeve me te reja fringo, sic i keni patur kur keni qene 14 vjec. :D
 

yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
964
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Gjenetika ...

DNA (ADN) vazhdon ende të mahnit shkencëtarët. Këtu keni vetëm një pjesëz të artikullit të plotë nga The New York Times me titullin:

DNA Double Take






Nga klasa e biologjisë në "CSI", na është thënë përsëri dhe përsëri që gjenoma jonë është në zemër të identitetit tonë. Lexoni sekuenca në kromozomet e një qelize të vetme, dhe të mësojnë çdo gjë në lidhje me informacionin gjenetik të një personi - ose, si 23andMe, një kompani e mirënjohur testimi gjenetik, thotë se në ueb-faqen e saj, "Sa më shumë që dini për ADN-së tuaj, më shumë se ju e dini për veten. "

Por shkencëtarët janë duke zbuluar që - në një shkallë të habitshme - ne të përmbajmë turmat gjenetike. Jo shumë kohë më parë, studiuesit kishin menduar se ishte e rrallë për qelizat e një personi të shëndoshë të ndryshojnë gjenetikisht në mënyrë të konsiderueshme. Por shkencëtarët kanë gjetur se kjo është krejt e zakonshme për një individ që të kenë gjenome të shumta. Disa njerëz, për shembull, kanë grupet e qelizave me mutacione që nuk janë gjetur në pjesën tjetër të trupit. Disa kanë gjenome që vijnë nga persona të tjerë.

"Ka pasur pëshpëritje në matricë për këtë me vite, madje edhe dekada, por vetëm në një kuptim shumë hipotetike," tha Alexander Urban, një gjenetist në Universitetin e Stanfordit. Edhe tre vjet më parë, duke sugjeruar se ka pasur ndryshim të përhapura gjenetike në një trup të vetëm do të ishte takuar me skepticizëm, tha ai. "Ju do të keni vetëm të drejtuar kundër murit."
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
10,260
Pikët
113
Përgjigje e: Gjenetika ...

Interesant artikulli ne link. Falemderit.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,031
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjenetika ...

Ky shkrim qendron ne vazhdimesi te disa ideve (per disa, ide shume revoltuese, fantastike, abominative apo te papranueshme, zgjidhni njeren) dhe parashikimeve te diskutuar ne shkrimin #6 si dhe ne shume tema te tjera, shume prej jush mund te jene familiare tashme me kete tematike, lidhur me inxhinierine gjenetike, inxhinerine biologjike dhe prospektin drejt hibrideve bio-makine.



Nese do te duhet te perdoren rrobote ne ambiente biologjike - psh per perdorim mjekesor brenda trupit - eshte gjeja me e logjikshme qe te ndertohen me copa biologjike organike. Psh, muskujt, jane nje menyre shume efektive per t'u perdorur ne vend te nje aktuatori elektrik. Muskuli eshte i biodegradueshem, ka koeficient shume te larte konvertimi energjitik dhe si burim energjie perdor lengun ushqyes qe qarkullon neper organizem, po ashtu si dhe te tera indet brenda trupit. Ekspertet e bio-robotikes kane demonstuar realisht se si nje bio-bot i ndertuar ne kete menyre leviz duke u telekomanduar me impulse te vogla elektrike (identik kete ben edhe qendra motorike e sistemit nervor). Hapi tjeter qe do te bejne eshte te perfshijne brenda struktures se bio-botit neurone, te cilet do te luajne rolin e mekanizmit per te marre vendime logjike ne lidhje me drejtimin e levizjes ne pergjigje te stimujve te ndryshem (praktikisht mund te shihet si 'modemi' i linkut te kontrollit)

Per me teper:
http://news.illinois.edu/news/14/0630biobots2_RashidBashir.html
http://www.gizmag.com/walking-bio-robot-spinal-muscle/32804/
 
Top