• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjenocidi Spanjoll kundër Hebrejve dhe Muslimanëve në shek. XIV-XVII

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Hugo Grocius: Brenda botës së krishtere kishte aso veprime në luftë, nga të cilat do të turpëroheshin edhe barbarët".



Në shekullin XIV dhe XV në Spanjë ndjekja dhe urrejtja e hebrejve kishte marr karakter të hapet antisemit.

Këtë urrejtje ndaj hebrejve e nxitnin kallogjerët fanatik, të cilët propagonin shfarosjen e “armiqve të Krishtit” dhe kërkonin dënimin e atyre që nuk janë besnik të fesë së krishtere. Si pasojë e kësaj, më 1391, vetëm për një ditë në Sevillë janë vrarë afro 4.000 hebrenj. Rasti i Sevillës është përsëritur në Toledo, në Valensi, Barcelonë dhe në qytete tjera te Spanjës.

Në fund të shekullit XV mbretërit katolik të Spanjës, Ferdinandi dhe Izabela, manifestonin vendosmërinë e tyre që ta spastronin mbretërinë e tyre nga elementet jokatolike (hebrejtë, maranët, muslimanët dhe heretikët”). Për ta realizuar këtë, atëherë me një edikt mbretëror (1477) themelohet inkuizicioni, si gjyq shtetëror që për detyrë kishte zbulimin dhe dënimin e “të pa feve”.

Këtë edikt e konfirmonte Bula Papale më 1483, kurse më 1484 e akcepton Aragonta.

Më 1481 në Sevilla filloi të vepronte gjyqi i parë kompetent për gjykimin e atyre që akuzoheshin që janë maranë përkatësisht të krishterë të rinj që i janë përmbajtur fshehurazi fesë së vjetër hebreje. Vetëm gjyqi në Sevilla, për dhjet muaj te vitit 1481, kishte dënuar me djegie në turrë drunjësh më shumë se 300 veta. Aktiviteti i inkuizicionit është shtrirë në tërë kastilën, Aragonin dhe krahinat e tjera të Spanjës dhe është karakterizuar me një brutalitet te jashtëzakonshëm. Hebrejtë që kanë shpëtuar nga “ekzekutimi i dënimit me vdekje pa derdhje gjaku” janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe me bartjen e “këmishës se pendimit” si shenjë turpi. Organizator kryesor i tij ishte Dominikani Fra (at) Tomas de Torkuemada (Tomas Torquemada), i cili mendonte se pastërtia e Spanjës duhet të sigurohet pa marrë parasysh çmimin.(1)

Edikti mbretëror i marsit 1402 urdhëronte të gjithë hebrëjtë që Brenda katër muajve ta pranonin krishterimin ose ta braktisin Spanjën, duke u kërcënuar se në qoftë se nuk veprojnë kështu do të vriten. Sipas llogarive të përmbajtura atëherë janë shpërngulur më së paku 200.000 veta.



Gjenocidi Spanjoll Kundër Muslimanëve

I ngarkuari i mbretëreshës për krishterimin e muslimaneve, Kardinali Himenez de Thisneros, u ofronte jokrishterëve të zgjidhnin ndërmjet konvertimit dhe shpërnguljes, kurse edikti i vitit 1502 urdhëronte që të shpërngulen të gjithë muslimanët që refuzonin të heqin dorë nga feja e tyre dhe të pranonin fenë e krishtere, e cila u shua me gjak dhe përfundoi me dëbimin e tyre në masë. (2)

Më 1525 Aragonia muslimane ishte përballur me alternative të njëjtë. Me 1556 Filipi II shpall ligjin me të cilin kërkohej nga muslimanet e mbetur të heqin dore menjëherë nga gjuha, feja, institucionet e madje të rrënohen hamamet, “si mbeturin e mungesës se fesë”. Definitivisht më 1609 Filipi II lëshoi urdhëresën e fundit për dëbimin e muslimaneve të mbetur, që ishin afro gjysmë milioni, me çka përfundon shfarosja e plotë e hebrejve dhe muslimaneve nga Spanja. Llogaritet se që nga rënia e Granades deri në dekadën e parë të shek. XVII, d.m.th për afro 120 vjet, nga Spanja janë dëbuar ose likuiduar afro 3 milion muslimanë. (3)

Fatkeqësisht të gjitha këto ndjekje, deportime, masakra etj. bëheshin ne bazë te konceptit të teologëve të kishës katolike, te cilët i konsideronin të lejuara ato luftëra që ishin të drejta, e si të tilla i konsideronin luftërat që i urdhëron perëndia kundër të pafeve dhe heretikeve (Papa Urbani II, Toma Akuini), Domingo de Soto, Huan Hines Sapulveda.

Hugo Grocius, duke i parë këto dhe përpjesëtimet monstruoze që kishin marr barbarizmat, jo vetëm kundër popujve kolonial, por edhe ndër evropiane në hyrje të veprës së famshme: “De Jure Belli ac Pacis” Libri tres (e drejta e luftës dhe e paqes), shkruante se madje edhe brenda botës së krishtere kishte parë aso veprime në luftë, nga të cilat do të turpëroheshin edhe barbarët.
 
Top