• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjergj Elez Alia

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Sipas folkloristit të madh shqiptar Qemal Haxhihasani ëky hero, që gëzon një popullaritet të gjerë në epikën tonë heroike, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me cetën e Mujit e të Halilit, prandaj është marrë edhe si personazh i një nëncikli më vete në kuadrin e këngëve të kreshnikëve.ë (Q.H. në Folklori shqiptar, Tiranë 1977 f.76). Si në rastin e këngëve rreth Mujit dhe Halilit, kënga e Gjergj Elez Alisë u botua në ëVisaret e Kombitë (Vëll.II, Tiranë 1937 f.42). Të gjitha këto materiale ribotoheshin nga Instituti i Folklorit në ëFolklori Shqiptar II Epika Legjendareë (Tiranë 1966). Këtë libër të cmuar e mora si dhuratë nga Biblioteka e Universitetit të Tiranës në vitin 1972 dhe e mbaj si thesar në bibliotekën time shqiptare. Material me vlerë është edhe studimi i Fatos Arapi ëKëngë të mocme shqiptareë (Tiranë 1986), të cilin e mora si dhuratë nga autori po ai vit. Bashkë me folkloristin suedez Sven-Bertil Jansson përpilova më vonë një artikull shkencor për hulumtimet e Fatos Arapit në lidhje me motivin e Vëllaut të vdekur (Kënga e Halil Garrisë/Kënga e Dhoqinës/Kënga e Kostandinit e Garentinës). Ky artikull u botua anglisht në vjetorin e Arkivës së Këngës popullore suedeze ARV ë Scandinavian Yearbook of Folklore 1986. Jam shumë i lumtur të di se me këtë artikull kemi bërë dicka për të përhapur njohur për kulturën popullore shqiptare nepër botë. ë Do të kthehemi tani te motivi i Gjergj Elez Alisë.

Të dhëna burimore

Gjergji (Shën Gjergi) ishte një burri i shenjtë, një dëshmor fetar, i cili u lidh me kultin e krishterë, por për biografinë e tij nuk dihet gjë me siguri. E qartë është vetëm se emri Gjergj (Georg, George) u përhap në Evropë. Më vonë, në kohën e mesjetës, Gjergji në shumë vende u bë një figurë legjendare. Ai u paraqit si një kalorës, i cili vra një dragua dhe me aktin e tij të trimërisë e shpëtoi jetën dhe nderin e një princeshe. Lidhjet midis Gjergjit dëshmor fetar dhe Gjergjit kalorës janë të pasigurta. ëKënga popullore shqiptare ëGjergj Elez Alijaë dhe shumica e varianteve të saj nuk kanë asnjë element të përbashkët me legjendën kristiane për Shën Gjergjin.ë (Sadri Fetiu: Aspekte krahasimtare të këngës popullore ëGjergj Eliz Alijaë në ëKultura populloreë nr 2/1980 f. 95)

në Suedi Gjergi, nën emrin Sankt Gëran (Shën Gëran), u bë i njohur përmes një skulpture që gjindet në Kishën e Madhe të Stokholmit. Kjo skulpturë, me trimin, princeshën dhe dragoin, u krijua midis viteve 1484 dhe 1488 nga skulptori gjerman Bernt Notke, i thirrur në Stokholm nga pushtetmbajtësi Sten Sture i vjetër për këtë projekt. Simbolika kuptohet lehtë: Princesha (Suedia) shpëtohet nga kthetrat e dragoit (Danimarka) nga kalorësi trim (Sten Sture). Disa vite më përpara suedezët kishin fituar mbi danezët në një betejë afër Stokholmit, dhe Suedia kishte mbrojtur pavarësinë e vet pas disa vitesh unioni me Danimarkën.

Në Angli Shën Gjergji u bë shenjtor kombëtar dhe lëvizja e vëzhguesve (Scouting) e ka zgjedhur Gjergjin si simbolin e saj.

Do të përqëndrojmë vëmendjen te kënga e Gjergj Elez Alisë. Sipas të gjitha gjasave, pra, ajo nuk ka asgjë të përbashkët me legjendën kristiane për Shën Gjergjin. Nga ana tjeter kjo këngë ka përhapje ndër popujt e Gadishullit Ballkanik, ose më mirë të themi subjekti në variante të ndryshme gjendet te rumunët, serbët, kroatët, maqedonët dhe bullgarët përgjithësisht me emrin Bolani Dojëin. Te grekët dhe turkët kënga është e panjohur.

(Vazhdon)
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

Diëka për variantet kryesore të këngës

Në variantin shqiptar Gjergj Elez Alia, një malësor, ka nëntë plagë të rënda mbi trup dhe dergjet në shtratin e vdekjes. Shumë ka luftuar kundër shtypësve të huaj; nënë e babë e kanë vdekur, por motra e Gjergjit kujdeset për të natë e ditë te kryet. Dhe në këtë situatë një baloz i zi, një trim i prapë, ka dalë prej detit. Ky baloz rrënon e shkatërron vendin, duke prerë gjithë trimat që kanë guxuar t’i dalin në log të luftimit. I ka ardhur radha Gjergjit. Ai duhet të luftojë për nderin e shtëpisë dhe të motrës.
Ai e urdhëron të motrën që të shkojë dhe t’i mbath gjokun (kalin) e luftës te nallban-probatini. Po ky tregohet njeri i mbrapshtë, se i lyp vajzës “faqet e sytë”. Vajza i përgjigjet atij rëndë me fjalë dhe niset e bie në derë të nallban-jaranit (kumbarës). Ky ia mbath kalin mirë e bukur e të nesërmen Gjergji i del në log të burrave bajlozit të tmerrshëm.
Trimat në fillim hakërrohen me fjalë, pastaj nis një dyluftim nga më të egërit, dhe Gjergj Elez Alia më në fund del fitimtar – ai ia pret kryet armikut. Ai kthehet në shtëpi, thërret përreth tij fshatarët, u fal atyre gjithëka ka nga pasuria e vet dhe u lë amanet të motrën. Por pikërisht në atë ëast kur ai përpiqet ta përqafojë motrën për herë të fundit, që të dyve u pushojnë zemrat në kraharor, dhe vëlla e motër vdesin të përqafuar. Fshatarët hapin një varr të gjerë e të gjatë dhe i varrosin ata ashtu sië janë të pushtuar njeri me tjetrin. Dhe u mbjellin tek kryet në shenjë jete një bli. (Njeriu kthehet në drurë – mbeturinat e totemizmit primitiv).

Në variantin maqedonas një “harap i zi” ka dalë në fushat e Selanikut dhe ka ngritur shatoret e tij të bardha. Ai merr nëpër këmbë nderin e njerëzve dhe i ka vënë vendit një haraë të rëndë. Harapi kërkon ëdo ditë nga një nuse të re e ëdo mbrëmje nga një vashë me të cilat bën dashuri dhe pastaj i vret. I ka ardhur radha Angjelinës, së motrës së Dojëinit të sëmurë. Duke fshirë avllinë ajo qan dhe i derdh lotët breshër. I vëllai e sheh dhe e pyet se ë’ka. Motra i tregon të vërtetën: “Erdhi radha ime, mua do të më marrin.” Dojëini e porosit të motrën që të shkojë tek Ymer Biëakëiu dhe të mprehë shpatën e mejdanit që ka nentë vjet që nuk punon dhe është ndryshkur. Ymeri i kërkon vajzës “sytë e zez” dhe Angelina duke qarë largohet prej tij. Kthehet në shtëpi dhe i tregon të vëllait se ë’i ka ndodhur. Ky e urdhëron që ta lerë aty shpatën e pamprehur e të marrë kalin e të shkojë te nallbani Mitro Pomerjanëe për ta mbathur. Por edhe nallbani i kërkon Angjelinës “fytyrën e bukur, si dielli i kthjellët”. Dhe vajza qan dhe kthehet përsëri në shtëpi me gjokun e pambathur. Atëherë i vëllai i sëmurë kërcen në këmbë dhe i thërret së motrës: “Shko e merr armët e ftohta dhe ëoja Pletikosa Pavles (“flokëgërshëtuari Pavel” – figurë në disa këngë të sllavëve të jugut) që t’i lajë.” Vajza bën ashtu sië i thotë i vëllai, por edhe armëlarësi i kërkon asaj “shtatin e hollë si një kallam deti.”
ëupa kthehet në shtëpi duke qarë e lebetitur: “As miq e as vëllezër besnikë / Ata janë që të gjithë turq të pabesë.” Atëherë Dojëini i armatosur por me armë të pamprehura, me kalin e pambathur niset e shkon në qytetin e Selanikut. Pasi vret Harapin e zi kthehet prapa e në rrugë e sipër u pret kokat Ymer Biëakëisë, Mitre Pomerjanëit dhe Pletikosa Pavlit. Me të ardhur në shtëpi ai kërkon që të vijnë priftërinjtë e shenjtë, i ndezin qirinjtë dhe heroi jep shpirt.

Në variantin serb trimi quhet Xherxhelezi, person negativ dhe i dorës së dytë, kundërshtar i hidhët i heronjve protagonistë të tyre të krishterë.

Në këngët boshnjake Xherxhelezi ( d,m.th.me emrin si në këngët serbe) është një mejdanxhi i sulltanit.

Kjo mjafton për të treguar se as këngët serbe, as ato boshnjake, kanë asnjë përqasje me heroin e këngës shqiptare, i cili është simbol vetëmohimi për lirinë e vendit dhe mbrojtjen e nderit të familjes.

Në pjesën e III-të do të diskutojmë rreth dallimeve midis këngës shqiptare dhe asaj maqedonase. Pastaj do të thellohemi në një analizë të tekstit të këngës shqiptare duke shqyrtuar hollësirat e këngës me konkluzionet përkatëse.

(Për këtë pjesë të studimit kam shfrytëzuar në plan të parë veprën e cituar të Fatos Arapit.)
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

KëNGA E GJERGJ ELEZ ALISë - PJESA E TRETë
Elementet e këngës shqiptare dhe ato të këngëve sllave

Prof. Eqrem ëabej - më i madhi lingvist shqiptar - ka vënë në dukje rolin dhënës të poezisë popullore shqiptare ndaj poezisë sllave. Ndër elementet më me rëndësi thekson Profesori, janë emrat tripjesësh të heronjve Gjergj Elez Alia, Gjeto Basho Muji, Dezdar Osman Aga etj. Këta emra vazhdojnë të jetojnë edhe sot në emrat e banorëve të Veriut: Ded Gjo’ Luli, Prel Memë Ujka etj.

Sadri Fetiu (Prishtinë) thekson se ne kemi shumë arsye që Këngën e Gjergj Elez Alisë ta konsiderojmë si bazë më të hershme të këtij motivi në letërsinë popullore shqiptare. Së pari, pohon Sadri Fetiu, kjo këngë është shënuar në Nikaj të Malësisë së Veriut, mu në zonën që studiuesit e epikës legjendare e kanë vështruar si trevë të truallit të kësaj epike ndër shqiptarë. Mandej, kënga në strukturën e vet poetike dhe kompozicionale përmban elemente të veëanta arkaike dhe rrin shumë afër baladave shqiptare, që trajtojnë tematikën problemore të raporteve të caktuara familjare.

Në këngët sllave, me këngën maqedonase si varianti më me rëndësi dhe sigurisht më afër burimit, elementet fetare dhe kishtare janë të dukshme. Sipas legjendës fetare kristiane, të kushtuar Shën Dhimitrit, ky e mbrojti Selanikun dhe ka trajta të ngjashme si figurë me legjendën e Shën Gjergjit. Në këngën shqiptare elementet fetare gati mungojnë, me përjashtim të përfytyrimeve shumë të lashta me mbjelljen dhe tharjen e blirit mbi varrin e heroit si dhe me paraqitjen e shpendit, qyqes, në fund të këngës. Po nxjerr përfundimin se protagonisti sllav ka më shumë të përbashkët me Shën Gëranit në Kishën e madhe të Stokholmit, që përmenda në fillim të studimit, se sa me Gjergj Elez Alinë në këngën shqiptare.

Konteksti historik i këngës së Gjergj Elez Alisë është i lidhur me rrezikun që shqiptarëve u vinte gjithmonë nga deti. Sadri Fetiu bën vërejtje se ky fakt mund të na ëojë në përfundime të gabuara, sepse sulmet nga deti kanë qenë realitet gjatë një pjesë të madhe të historisë shqiptare. Sadri Fetiu përcakton këtë hapësirë kohore – që nga kolonizimi helen deri te koha e Bizantit dhe të sundimtarëve të anzhuve dhe të Venedikut. Mua më ka tërhequr pikërisht fjala ‘baloz’ dhe fakti se ky luftëtar erdhi nga deti. Këtu kemi të bëjmë me fjalën latine baiulus, fjalë që u përdor edhe në kohën bizantine, ndërsa me titullin bailo shënoheshin sundimtarët e Venedikut.

Kjo fjalë është shumë kuptimplotë, sepse në kohën e kryqëzatave (1096-1204) porti i Durrësit kishte rëndësi të jashtëzakonshme dhe dihet se mjaft nga pjesëmarrësit e kryqëzatës – të përdorim fjalët e historianit Edwin E. Jacques (Shqiptarët vëll. I) - ishin “turma kalorësish e fanatikësh, shenjtorësh dhe barbarësh” të cilët “frymëzoheshin nga motive sa të ulëta aq edhe të larta, si urrejtja, aventura, plaëkitja, shpëtimi dhe ëlirimi i vendeve të shenjta.”

Na lind pyetja në lidhje me balozin: A kemi të bëjmë me një individ të veëantë, me një personifikim të një grupi ose një trillim pa lidhje me realitetinë Sipas mendimit tim me alternativën e dytë. Unë për veten time besoj se kënga e ka burimin e vet në ngjarjet e kohës së kryqëzatave. Variantet ndër sllavët janë pa dyshim të krijuara shumë me vonë, sepse “harapi” ose “arapi” është një fjalë turke, që me siguri ka ardhur në Ballkan pas periudhës së pushimit turk. (E. ëabej: Studime etimologjike II A-B Tiranë 1976 f. 60-61). E gjejmë p.sh. te Buzuku (1555).

Në fund të kapitullit të sotëm do të ju njoftoj për disa detaje që ka kënga e Gjergj Elez Alisë, dhe të cilët mungojnë në këngët për Dojëinin. Sadri Fetiu jep në studimin e tij disa prej atyre që janë më karakteristike:

1. Dialogu midis Gjergjit dhe së motrës në këngën shqiptare nuk përmban asnjë element të formulave të zakonshme epike. Ky dialog është i gjallë dhe dramatik. Fillon me monolog e, në pjesë të veëanta, gërshetohet përsëri me të dhe përfundon me porosi e urdhëra, që heroi i drejton motrës për t’ia përgatitur kalin për dyluftim. Dialogu midis Gjergjit dhe bajlozit fillon dhe përfundon me ironi; edhe në këtë rast nuk kemi asnjë element të formulës epike.
2. Dialogjet ndërmjet motrës dhe dy nallbanëve kanë elemente të formulave, por në rastin e dytë (kur motra bisedon me nallban-jaranin) formula shndërrohet si ligjeratë e drejte në pajtim me gjendjen shpirtërore të motrës. Episodet e nallbanëve në këngën shqiptare nuk i determinojnë veprimet e mëvonshme të heroit. (Krahaso përshkrimin e këngës maqedonase, shënimi im.)
3. Në këngën “Gjergj Elez Alia” nuk përshruhet fare figura e jashtme e bajlozit.
4. Kënga shqiptare përfundon me një epilog, i cili si shtojcë e veëantë e zgjidhjes së veprimit, përmban në vetvete tërësinë e një poezie që artistikisht paraqet fuqinë kulmore të shprehjes poetike të artit popullor. (Krahasoni këtë me vlerësimin tim në tekstin “Edhe një këngë nga Drago Siliqi” në këtë Forum. Shënimi im)
5. Motivacioni i këngës “Gjergj Elez Alija” është mjaft kompleks. Kjo këngë ndërtohet mbi një sistem motivesh, disa prej të cilave janë të afërta ose të ngjashme me motivet e baladave të vjetra shqiptare. I këtillë është motivi i dashurisë ndërmjet motrës dhe vëllait, pastaj ai i vdekjes dhe i respektit memorial të heronjve si dhe motive më të imta sië ështe kulti i armeve. (Krahasoni Këngën e vëllaut të vdekur, shënimi im.)

Me kaq përfundojmë pjesën e tretë të studimit. Në pjesën e fundit do të ju japim tekstin e këngës me disa komente. Mendimet e lexuesve janë të mirëpritura.
__________________
vazhdon....
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

GJERGJ ELEZ ALIA ë PJESA E KATëRT
Le të shikojmë tani këngën nepër vargjet e saj, duke dhënë herë pas here analiza dhe komente:

1-12
ëTrim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nandë vjet nandë varra në shtat mëi ka!
Veë nji motër natë e ditë te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeëe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terë gjakun me ata flokët e ballit,
shtatin vllaut ja shtërngon mëruba të nanës,
nëpetka tëbabës trupin ja hijeshon,
armët e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herë trupin motra pëe tërnueke,
Dhimbn e varrëve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrës dekun nëtokë e lëshueke!ë

Analiza :
Bie në sy menjëherë stili solemn dhe krenar, një krenari shumë e dishiplinuar që nuk lejon teprime as në formë, as në përmbajtje. Fjalët ëtrim mbi trimaë përcakton karakterin e Gjergjit. Motër e vëlla jetojnë në varfëri: Motra përdor disa ruba të nanës dhe petka të babës për të lidhur plagët e të vëllaut. ë Numri nëntë është konsekuent në variantin shqiptar, ndërsa në variantin maqedon (sipas Fatos Arapit) ky numër përdoret vetëm në vargun 51. ë Shumë e dukshme në tërë poemën shqiptare është dashuria vëlla-motër, një dashuri tronditëse që bën vëllanë të harrojë dhimbjet e vdekjes dhe shqetësimet për fatin e motrës kur ai nuk jeton më. Për shqiptarët e ditëve tona është me rëndësi të kujtojnë këtë lidhje vëlla-motër si një traditë burimore në kundërshtim me ato tradita negative me ngjyrim fetar sipas të cilave gruaja është një ëtepricë", tradita që cimentojnë epërsinë e burrit mbi gruan...

13-20
ëë dalë zani e paska marrun dhenë,
se ëi baloz i zi ë dalë prej detit,
Trim i prapët e belagji qi ishë kanë,
Ja kië qitun dheut nji rreng të randë:
ëTim për tim kah një dash të pjekun,
tim për tim kah një vashë me ja djergun,
ditë me ditë kah nji kreshnik me premun,
javë për javë kah një krahinë me djegun!ë

Analiza:
Haraëi që kërkon balozi, dhunuesi i huaj, është i prerë dhe i tmerrshëm. Ai ka si synim të nënshtrojë totalisht territorin e pushtuar, të shfrytëzojë pa mëshirë të mirat e vendit dhe të poshtërojë njerëzit, duke shkelur sa më rëndë mbi jetën dhe nderin e tyre. Këto rreshta kanë një forcë të jashtëzakonshme shprehëse, ato tregojnë lakuriq gjendjen e hatashme të popullit të robëruar. Nuk kam gjetur shprehje aq të forta në asnjë këngë popullore suedeze. ë Haraëi duhet të paguhet nga të gjithë (ëtim për timë d.m.th ështëpi për shtëpië).

21-32

ëEdhe Gjergjit rendi te i ka ardhë,
me lot faqet trimit mëiu kanë mbushë.
Erzi i shpisë qysh lshohet nëdorë tëbalozitë!
Ja ka nisë e motra e po bërtet,
krejt me lot Gjergjin pëe loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrueë
Nanë e tatë kah kalben për nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandë vjet në shpi,
trupi motrës nëdorë tëbalozit tëzië!
Qysh sëu shemka kulla me na xanë,
qysh sëu kthyeka shpija nënji muranë,
me tëpshtue erzin, mori e zeza nanë!ë

Analiza:

Themeli i shtëpisë shqiptare ishte i ndërtuar mbi trekëndeshin Besa ë Ndera ë Burrnija. Dhe tani kjo shtëpi ishte në rrezik; a do të shkatërrohej bile themelië Brengosja dhe dëshpërimi i të dyve duhet parë në këtë kontekst. Kush do të mbronte nderin e shtëpisë kur prindërit janë të vdekur, kur vëllau që nëntë vite dergjet në shtrat dhe motra është mbetur e pambrojtur dhe do të lëshohet në dorë të balozitë

(Pjesa e katërt vazhdon)
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

GJERGJ ELEZ ALIA - PJESA E KATëRT (vazhdim)
(Vazhdimi i pjesës së katërt)

Në këtë segment të këngës dëgjojmë dialogun e gjallë plot dashuri vëlla-motër:

33-73

Dy copësh zemra djalit iu ka da,
Dy sytë në ballë motrës ja ka lshue,
Dy rigë lot për faqe te i kanë skhkue.
Dy fjalë kullës djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevë e gjarpën paëi motër e vëlla,
pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuetë!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka përgjegjë,
t’ka lodhë jermi e s’po di ë’je kah folë;
se përjashta shi nuk asht tuj ra,
sytë e motrës po t’pikojnë, more vlla!

Qatherë Gjergji dorën ja ka shtërngue,
mirë po e limon me ato duert e shtatit,
mirë po e kqyrë me ata dy sytë e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folë:
- Amanet, mori motër, pse po kanë
Zemrën dysh, mori motër, pse ma danë
Që nandë vjet, qi trupi ë tu m’u kalbë,
Gjergji i yt tjetër pushim nuk ka,
veë si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranë e me pië
A t’la keq ty vllau për veshë e mbathëë
A mos t’u randue, ndoiherë me fjalë,
motërzezës vallau me iu mërzitë,
huj për burrë ndoshta qi me t’raë

Sa mirë motra vllaut po m’i përgjegjë,
dorën e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomëzëja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtueë
Hisha gjallë në dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasë, o vlla, me ngranë, me pi,
mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë,
kurr ma randë se sot ti folë nu’ m’ke!
Tjetër babë nuk kam, as tjetër nanë,
amanet, more vlla, mos m’pasë randë,
për nji dert qi sot po due me t’kajtë!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranveraë
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu deraë
Si s’u tha kjo motër, thafa-e veraë
Po un’ balozit qysh i shkoj tu deraë


Analiza ime:
Këtu s’ka nevojë për shumë komente, kënga flet për vetveten. Vetëm duhet theksuar me ë’farë gjalleri dhe dashuri flasin motër e vëlla me njeritjetrin. Në këtë dialog nuk ka shabllone (mjaft forma të ngurtësuara ekzistokan në poezinë popullore në përgjithësi). Kjo bisedë motër-vëlla ka ngjyrën e freskët të jetës, të emocioneve njerëzore. Në fjalët e Gjergjit dhe të motrës dëgjojmë shqetësimet e tyre për vatrën, shtëpinë, dhe kujdesin e tyre për njeritjetrin. Dhe unë si suedez me njohuri për mentalitetin tradicional shqiptar, mund të dalloj në fjalët e tyre krenarinë tipike shqiptare, qëndrimin pa kompromise në mbrojtje të nderit të familjes dhe të individit. Uria, sëmundja dhe hallet e tjera të jetës mund të durohen – por motra në duart e balozit do të thotë thjesht mynxhyrë!



74-104

Braf në kamb’ por djali konka ëue:
- T’e marrsh gjogjun, motër, të mejdanit,
fill n’gjytet me te, motër, të m’bijsh
e t’më shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji të ka ëue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej ëelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathë,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.

E në sheher ëika konka ra
Edhe ë shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarë të kjoftë, more kumbar!
- Të mbarë paë, ti mori vasha e largë!
- Falëmeshhndet ty Gjergji të ka ëue,
me ma mbathun gjogun mirë e mirë,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej ëelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë!
Mbrapshtë po folë aj nallban probatini:
- Për n’m’i falsh, moj vashë, dy sytë e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!

Se me idhnim ëika e kite marrë!
-ë’je kah thue, bre burrë, goja t’u thaftë!
Jam kanë nisë tu dera e probatinit,
qe nandë vjet, qi gjogu ksajt s’ë ra,
m’ fal se ndeshkam derën e magjupit!
Se kta sy nji herë un ua kam falë
tatës e nanës, qi kalben varrësh mbi dhe!

Analiza ime:
Nallban probatini është njëri i pabesë. Megjithëse ai është vëllami i Gjergjit, vëllau i tij sipas traditës me gjak, ai tani përpiqet të shfrytëzojë situatën për të kënaqur epshët e tij të ulëta. Duke parë bukurinë e vajzës ai e harron besën e shkruar me gjak. Dhe bukuria e motrës së Gjergjit zbulohet në botën e saj të madhe shpirtërore, në ndërshmërinë e saj, në dashurinë dhe respektin që ka ajo për të vëllanë dhe prindërit e vdekur. Propozimin e nallbanit ajo e hedh poshtë me përbuzje, duke e mallëkuar (“goja t’u thaftë!”).

(Vazhdon)
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

GJERGJ ELEZ ALIA ë PJESA E KATëRT (fundi)

Lufta ka mbaruar dhe trimi kthehet në shtëpi:

156-188

Qatherë trimi ë nisë me dredhë tu shpija
edhe shokët të gjithë m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokët e mij!
Falë u kofshin sarajet e mija!
Falë u kofshin tanë paret e mija!
E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisë!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motërzezën ngrykas kesh me e marrun,
të dy zemrat priherë por janë ndalun,
vlla e motër dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirë s'i ka dalun!
Gjamë të madhe shokët qi m'i kanë ba!
Po ja ëilin nji vorr bukur të gjanë,
Vlla e motër ngrykas për me i xanë
E ëi muranë të bukur e kanë mbarue,
vlla e motër kurr mos me u harrue.
E ëi bli tëbukur, qi mëja vndojnë tu kryet,
zogu i verës gjithmonë me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,
ë ndalë qyqja nëmuranë tëvorrit të ri,
ka gjetë blinin të tanë degash tha.
Ka flurue përmbi ëi saraj të zi,
Ka gjetë kulmin të tanë shembë për dhe.
Mënji prezor si mëpaska hypë,
ka përbe shtegtarin kah po shkon:

- Amanet, more shtegtari i malit!
Nëkofsh tuj kndue ksajt, kajkën me e pushue.
Nëkofsh tu kajtë ksajt, gjamën për me e xanë!
Kah kërkova gjithkund bjeshkë e mëbjeshkë,
kah verova gjithkund vrri e nëvrri,
kah mjerova gjithkund shpi e nëshpi,
kërkund sëndesha mëGjergj Elez Ali!

Analiza ime:
Gjergji mblodhi shokët e tij për takimin e fundit. Ai u dha atyre kullat, paret, gjithë mallin e gjënë e shtëpisë. Dhe amanet motrën.... Ai dinte se jeta e tij po soset.
Gjergji u hodh për të përqafuar motrën. Të dyve zemrat u pushuan përnjëherësh. Vëlla e motër ranë përdhe të vdekur. Shokët i vajtuan me gjëmë të madhe, pastaj ata hapën një varr të gjerë.
Sië theksohet në vëllimin ëEpika legjendare, Ië, Tiranë 1966: ëNderimi që i bëhet pas vdekjes është shprehje e nderimit dhe e mirënjohjes së gjerë shoqërore për ata që bien si burrat në fushën e nderit, për mbrojtjen e idealeve të larta njerëzore.ë
Holandezët marinarë-tregtar kanë një shprehje shumë kuptimplotë latinisht: Navigare necesse est, vivere non. Shqip: ëMe lundrue asht e nevojshme, me jetue jo.ë Në të njejtën mënyrë mund të thuhet për mentalitetin e trimave shqiptarë: ëMe mbajt besën, nderën e burrninë asht e nevojshme, me u mbajt i gjallë jo.ë
Bukuria ideo-estetike e Këngës së Gjergj Elez Alisë rritet edhe më shumë kur marrim parasysh karakterin dhe pozitën e motrës. Megjithëse ajo në këngë është e paemër dhe zbaton porositë dhe urdhërat e të vëllaut, ajo ka një forcë morale dhe një qëndrim të paepur që e vendos krah për krah me Gjergjin. Ajo nuk është person sekondar, ajo deri në fund rradhitet me të vëllanë, bëhet e barabartë me të. Kujdesi i Gjergjit për motrën bazohet në dashuri, jo në frikë për një turp të mundshëm. Motra, me karakterin e saj të lartë, nuk len shteg për dyshime.
Krahasime mund të bëhen me këngën e vëllaut të vdekur (Konstandinin, Halil Garrinë). Mirëpo, motra e Gjergj Elez Alisë me pozitën e vet në këtë dramë poetike nuk ka shoqe në poezinë popullore shqiptare.
Nën bli pushonin motër e vëlla, të përqafuar në vdekje. Varri u rrethua nga një mur, një grumbull gurësh, që të mos harrohej kurrë sa shumë e kish dashur motra vëllanë dhe sa shumë e kish dashur vëllau motrën.
Qyqja, kur nisi të dushkohet mali, qëndroi mbi muranë e varrit të ri. Ajo e gjeti blirin të tharë, kulmin e kullës (sarajës) së Gjergjit të shembur përdhe. Qyqja atëherë zuri vend në një dritare, duke kënduar një përbetim shtegtarit që shkonte udhës:
Dëgjo, o shtegtar i malit! Në qofsh duke kënduar, kur të afrohesh kësaj anë, pushoje këngën tënde! Në qofsh duke qarë, kur të afrohesh kësaj ane, shtoje edhe më shumë vajin dhe gjëmën!
Dhe qyqja mbaron këngën e vet me rreshtat më të bukura që kam gjetur në poezinë popullore botërore. Ky mbarim i mahnitshëm është një monument për rapsodin e panjohur shqiptar, me siguri analfabet, i cili diku në Malësi të veriut krijoi vjersha me një bukuri të paparë:
ëKah kërkova gjithkund bjeshkë e mëbjeshkë,
kah verova gjithkund vrri e nëvrri,
kah mjerova gjithkund shpi e nëshpi,
kërkund sëndesha mëGjergj Elez Ali!ë

Populli i përvuajtur shqiptar është një popull shumë i pasur. Thesaret që kanë shqiptarët nuk shihen nga të gjithë. Prapë jam i bindur se Kënga e Gjergj Elez Alisë, po të ishe e shkruar anglisht ose frengjisht, do të numërohej ndër xhevahirët e poezisë botërore.
Kjo këngë për fisnikërinë e shpirtit shqiptar ka një mesazh për rininë e sotme shqiptare: Krenoheni! Ju keni pasuri që as koha nuk do të prekë! Dhe në të njëjtën kohë kjo këngë është një kushtrim. Jo për luftë por për rilindjen e shumëvonuar shqiptare me mjete paqësore. Nëntë plagët mbi trupin e Gjergjit janë trashëguar brez pas brezi. Sot këto plagë mund të quhen: varfëria, papunësia, korrupsioni, hakmarrja, shfrytëzimi i femrave, mosbesimi, demoralizmi, mërgimi dhe prapambetja shoqërore. Nëntë plagë mbi trupin shqiptar sot.
U ngrit nga shtrati i vdekjes Gjergj Elez Alia. Ngriheni shqiptarë! Pse po pritonië
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

Roli i qyqes
Dua të shtoj disa fjalë nga libri i vlefshëm "Personifikimi në poezinë popullore shqipe" nga Rrustem Berisha (Prishtinë 1976), ku studiuesi shkruan për personifikimin e qyqes:
"Vetëm rreth personifikimit të qyqes, gjeneza e së cilës, sipas gojëdhënave, konsiderohet se është nga njeriu, janë thurur shumë këngë në të cilat personifikohet ajo. Në rend të parë, qyqja paraqet kuptimin e shkretërimit, fikjes, mbylljes së derës së një shtëpie, shuarjen e jetës së njeriut, kurse në jetën e përditshme, paaftësi totale të njeriut. Vaji i saj thërret kob, zi. Në këngën e Gjergj Alez Alisë, qyqja u drejtohet udhëtarëve dhe i bën me dije për një tragjedi që ka ndodhur aty; u jep një porosi me rëndësi të vecantë që bazohet në respektin që duhet t'i bëhet trimit të madh edhe pas vdekjes:

"Amanet more shtegtari i malit!
N'kofsh tuj kndue ksajt, kajkën e e pushue!
N'kofsh t'u kajtë ksajt, gjëmën për me e xënë!
Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m'bjeshkë,
Kah verova gjithkund vrri e n'vrri,
Kah mjerova gjithkun shpëe n'shpi,
Kërkund s'ndesha m'Gjergj Alez Ali!"

Qyqja rri mbi muranë të varrit ku pushojnë vëlla e motër. Ajo kur vjen si bredhëse që ishte, gjen blirin me degë të thata, kulmin e nxirë dhe të rrëzuar të sarajit, dhe, kjo pamje shkretërimi e nxiti të vajtojë për shtëpinë e fikur pa e nxitur kurrkush. Ajo frymëzohet si njeri dhe qan fatin e trimit. Tragjedinë që e kishte filluar këngëtari, e përfundon vetë shpendi me një fuqi të jashtëzakonshme, elegjiake, shpendi që e ka të vetmen prirje vajtimin. Me gojen e qyqes janë përfshirë me një fjalë karakteristikat e Gjergjit, janë shprehur në stilin popullor si mjaft të spikatura dhe në formë përmbledhëse: "Kërkund s'ndesha m'Gjergj Alez Ali!" Edhe pse më parë i dimë parimet etike të këtij luftëtari, karakterin, qëndresën, qyqja e ka dhënë në mënyrë të prerë, se pas vdekjes së tij nuk mbeti trim si ky, trim që don motrën, që del për ballë armikut. Kështu në atë pamje pikturale e cila na paraqitet si rrënim i cdo gjëje që ishte pronë e Gjergjit, ngritet vepra e tij e madhe dhe e pa shoqe. Dhe, pikërisht për madhështinë e tij shpirtërore e strategjike këndon një shpend që di t'ia thotë dhimbës bukur."

Kjo nuk mund të shprehet më mirë. Rrustem Berisha me këtë analizë na jep dicka me shumë rëndësi, dhe për këtë arsye i citova këtu fjalët e tij për rolin e qyqes në Këngën e Gjergj Elez Alis
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

Ja edhe nje pjese e kenges se Gjergj Elez Alise e marre nga Lahuta e malesise "


Kish dale nji Harap prej detit
trim i zi e belaxhi
edhe qitka ' i porez t'rande
ka tri buke pogace per shpi
shate mbase vene per dite me i pi
ka i taroc per mish te zi'
ka nji dash n'mjesdite m'ia pjekun
ka nji skjap per darke m'ia repun.
Njiqind vete n'mejdan ka pre
njiqind vithna qiti faret
njiqind shpia edhe ka djegun.
Kur vojt rendi n'Shqipatri
njati Gjergj Elez Alise
leter t'vrashte i paska cue
ndiej , yi or' Gjergj Elez Ali
mbas dy javesh si t'bjere kjo leter
ti n'mejdan mue ke me m'dalun
pse ty kullat do t'i djegi
mal e verri pse do t'i shkeli
dhen e dhi pse do t'i mjeli
pse edhe gruen rob do ta marr!
Letra Gjergjit n'dore ka ra
Edhe Gjergj fort a vra
fort a vra kur e ka kendue.
Dy jave vehten e ka mbajtun
buke prej derrit ai tue hanger
mish taroci ai tue granun
vene tri vjece tue pi
edhe atin e ka mbajtun
tagji urizit n'strajce tue i qitun
Vene me pi per uje tue i dhanun
Krye dy javesh , mbushun dy jave
vehten Gjergj e ka provue
nji lis t'madh kish ' pase n'oborr
me dy dueret Gjergji e ka kapun
me gjithe toke e ka zhgulun
opet n'vend edhe e ka ngulun.
Kenka mbathe e kenka veshun
paska veshun petka arit
paska ngjeshe shpaten florinit
zgjidhka gjokun pullali
ia ven frenin traqind pullash
ia mberthen me shtate kollona
edhe nanes ai po i ban za
hallalle, nane , ti me me ba
mire e keq , shka kemi folun!
E i ka puthun nanes doren
Amanet , mori ti loke
n'kjofte gjikue me m'pre harapi
lot per mue ti mos me derdhun!
-"Hajt , mor'bir , Zoti te ruejte
se s't'korite , jo , lokja jote"
E ka marre topuzin n'dore
e ka hypun mbi shpine t'atit
edhe a nisun per t'gjate t'shpatit
tue zbardh drita prej sabahit
i ka vojtun n'dere Harapit
"Nadja mire , Harap i zi!
Nuk ke ngae me ndeje sot n'hi
por cau del n'ate fushe t'mejdanit
sot ka dy jave si m'ke cue fjale
sot ty kryet due me ta pre!
Kur ka pa Harapi i detit
n'dere njate Gjergj Elez Aline
shif shka bani atehere Harapi
lekura buejesh per at ka lidhun
Asht tute ati i Gjergj Elezit
e kah Gjergj paska shkue
Mos u tut , bre zogu i atit
gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje
I asht turre harapi i zi
e m'topuz m'ta edhe ka shti
Gjergj kryet po e ka alun
permbi krye topuzi rreshqiti
T'iu drodh Gjergj Elez Alia
dale-kadale , Harapi i zi!
se m'thone Gjergj Elez Ali
E m'topuz m'ta edhe ka shti
M'lug t'dy kraheve ia ka ngjitun
tre pash para n'dhe e ka ngulun
dekun n'toke ra atebote harapi
ka marre djali edhe ka zdrypun
ia ka pre ate krye te zi.
hukubet Zoti e kisht' falun
tri pellambe buzen kishte pasun
kisht'pase veshin sa' i zhgun burri
sa dy vete me te me u mbelue
Kur ka ndie Mbret Sulejmani
paska shkue m'ate dere Stambolle
trim ka e trima s'ka
por si ka trima n'Shqipni
s'i ka Krajli as s'i ka Mbreti
s'i ka toka as s'i ka deti.

keto shkrime jane mare nga studiuesi dhe albanologu i shquar z.Ullmar Qvick
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Kenga e Gjergj Elez Alise

- Amanet, mori motër, pse po kanë
Zemrën dysh, mori motër, pse ma danë
Që nandë vjet, qi trupi ë tu m’u kalbë,
Gjergji i yt tjetër pushim nuk ka,
veë si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranë e me pië
A t’la keq ty vllau për veshë e mbathëë
A mos t’u randue, ndoiherë me fjalë,
motërzezës vallau me iu mërzitë,
huj për burrë ndoshta qi me t’raë
 

Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Trim mbi trima kishte qënë gjithmonë Gjergj Elez Alia. Vjet e vjet ai i kishte dal zot truallit të të parëve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të derdhur këtej nga deti e nga toka për të shkelur vendin, për t'a dhunuar e zhveshur. Dhe të gjithë këta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirë përtokë pa frymë. Por në luftërat e shumta me dhunonjës të shumtë trimi ynë kishte marrë nëntë plagë në shtat dhe tani kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Atë e kishin harruar të gjithë dhe e kishin lënë në dorë të fatit. Nuk e kishte harruar vetëm e motra që i rrinte ditë e natë mbi krye. I lante plagët me ujët e gurrës nëntë vjece, ia shpëlante me lotët e syve të saj, i terte gjakun me flokët e ballit ; shtatin ia lidhte me shamitë e nënës, ia hijshonte me petka e moçme të tatës ; armët e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndjente zemrën ende të ngrohtë, i ngjallej një fill shprese. Ai i duronte si burrë dhembjet e plagëve kur i ndërronte motra shtatin.Vetëm një dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen për motrën e dashur të varrosur së gjalli pranë tij, në kullën e lartë, që t'i mjekonte plagët, të përkujdeseshe për të. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si të vdekur, pa frymë. E motra e Gjergjit s'kish patur kurë çaste gëzimi. Ndërsa shoqet e saj gëzonin të ritë e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fëmijë, ajo rrinte gjithnjë mbyllur në kullë pranë Gjergjit të sëmurë.

Kështu kaluan të nëntë vjetët. Vitin e nëntë u hap e mori dhenë fjala gjëmëmadhe se kish dalë nga deti një bajloz i zi, trim i fortë e i prapë, më i lig nga gjithë bajlozët e tjerë që kishin shkelur gjer atëherë truallin tonë. Ky bajloz i prapë i kishte hedhur vendit një rreng të rëndë; çdo derë ti jepte një dash të pjekur, çdo vatër ti dërgonte një vashë të njomë Bajlozi vriste ditë për ditë, digjte javë për javë një krahinë. Kishte vrarë aq kreshnikë sa tani askush s' kish zemër t'i dilte përpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumë i rëndë, shpata e tij ishte shumë e mprehtë dhe shigjeta e tij përshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kështu tërë vendi lëndonte nën thundrën e tij.

Gjergj Elez Alia s'dinte gjë; ai dergjej në shtrat si i vdekur e i pakallur në varr. Askush nuk vinte t'i qante brengën e ti kërkonte ndihmë sepse e dinin se s'kishte forcë as të dilte tek pragu i derës. Kur i erdhi rradha shtëpisë së Gjergjit që t'i jepte Bajlozit haraçin, dashin e pjekur dhe motrën, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nëmi - O vëlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori Nëna e tata kalben të vdekur nën blir. Shtati i vëllait kalbet së gjalli brenda në shtëpi. Shtati i motrës do të bjerë në duart e balozit të zi ... Pse vallë nuk shëmbet kjo kullë të na zërë brenda të vdekur ? Pse s'bëhet gërmadhë kjo shtëpia jonë ? Vdekja është më e ëmbël moj e zeza nënë se sa jeta pa nder. Atëherë Gjergji u zgjua, shikoi përreth e s'dinte ç'kishte ndodhur. Kish ndjerë që i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrënuar aq shumë sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bë copë, shikoi motrën; dy vija lotësh ia përshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikëllimi mallkoi kullën; - Hej, u nxifsh moj kulla ime! Të mbuloftë fund e krye lemashku. Paç banorë brevën e gjarprit! Si më lëshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda në shtrat ? Motra ia fshiu me dorë të dredhur lotët e i tha: - Jo, more vëlla, nuk bie shi përjashta e nuk pikonçatia e kullës. Ty të kanë lodhur fort plagët e shtatit dhe shkretia, prandaj s'di ç'flet; sytë e mi pikojnë lot vëlla ! Atëherë Gjergji i shtrëngoi dorën me atë pëllëmbën e thatë, i lëmoi ëmbël fytyrën, e shikoi me ata sytë e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrë: - Pse qan moj motër ? Pse ma thyen kaq shumë zemrën ? Shtati im ka nëntë vjet që po kalbet së gjalli. Në këta nëntë vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrë pushim e ka fërfëlluar gjithnjë si ai gjethi i ahut në faqe të shullërit. Vallë a s'ke pasur të hash e të pish në këta nëtë vjet ? A s'të ka mbajtur ty vëllai me të veshur e të mbathur ? A të ka rënduar ndonjëherë me fjalë ? Apo tu mërzit vëllai dhe të ka lindur dëshira të martohesh e ta braktisësh ? Atëherë motra, ia mori dorën, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu përgjigj bukur: - Oh vëlla ! Kaq shumë të paska mërzitur vuajtja që më flet kështu ? Hyfsha gjallë nën dhè në më shkon mendja për t'u martuar. të ngrënë e të pirë kam patur mjaft vëlla. Edhe të veshur e të mbathur kam pasur mjaft, Kurrë s'më ke rënduar me fjalë si sot. Unë ty të kam tatë, ty të kam vëlla. Po sot bacë Gjergji dua të qaj një brengë të madhe. Si nuk t'u përkëmb vallë shtati në këta nëntë vjet që të dalësh gjer te praku i derës ? Si nuk u tha motra jote - e thaftë vera ! Po qysh të duroj unë e zeza turpin e ti shkoj bajlozit në derë ? Kur dëgjoi këto fjalë, bacë Gjergji i harroi të nëtë plagët e shtatit, i harroi të nëtë dhimbjet dhe brofi drejt e më këmbë sikur të mos paskësh lënguar kurrë në shtrat: i hollë, i gjatë, ashtu siç kishte qënë dikur trim mbi trima. I tha së motrës: - O motër, merr tani gjogun e luftës e zbrit shpejt deri tek nallban vëlami. I thuaj: " Të dërgon falmeshëndet Gjergji, t'ia mbathësh mirë gjogun me patkonj hekuritë farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalë bajlozit në shesh të burrave ". Po s'desh të ma mbathë gjogun nallban vëlami, hipi sërish e shko në derë të nallban dashamirit. Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti në qytet e shkoi drejt tek nallban vëllami. - Puna e mbarë o nallban vëllami ! - Mbarë paç, moj vashë e largët ! - O vëllam, të dërgon falëmeshëndet bacë Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun me patkoj hekuri të farkuar e thumba trungji, se do t'i dale baljozit në shesh të burrave. Mirëpo në këta nëntë vjetët, që kur Gjergji ish varrosur së gjalli breda në kullë, nallban vellami e kish harrur fare vëllazërinë e vjetër. Ai nisi t'i flasë së prapthi së motrës së bacë Gjergjit. - Po të m'i falësh - tha -moj vashë, ata sytë e ballit, unë do të shpëtoj Gjergjin tënd: do t'ia mbath mirë gjogun e do t'ia bëj të fluturoje si era. Motra e Gjergjit ia ktheu me zemërim: - C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftë goja ? un pandeva se pata ardhur në derë të vëllamit, po e shoh se paskam rënë në derë të magjypit. Këta dy sy unë ia kam falur një hërë e përgjithmonë nënës e tatës që kalben nën dhè, ia kam falur Gjergjit tim që kalbet me nëntë plagë mbi dhè ! Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vëllamit që e kish harruar vëllazërinë dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri. - O nallban dashamiri - i tha - të dërgon falëmeshëndet bacë Gjergji, t'ia mbathësh mirë gjogun me patkonj të farkuar dhe me thumba trungji, se do të dalë të luftojë me bajlozin e detit. Nallban dashamiri s'ia bëri fjalën dy po ia mbathi kalin mirë e bukur si për vete. - I thuaj - tha - falëmeshëndet bacë Gjergjit e daltë faqebardhë në luftë. - Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha. Mbrëmanet vajza u kthye në shtëpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nën hijen e blirit

i veshur e mbathur me armët pranë. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit për të ruajtur nderin e shtëpisë së vet e të gjithë vendit për hakmarrje.

C'bëri Gjergj Elez Alia ? Ia dërgoi falëmeshëndet Bajlozit të detit dhe i tha : - Unë s'kam vashë për ty o bajloz ! Deshtë e vathës nuk i kam majmur për ty. Kam vetëm një motër në shtëpi po nuk ta jap dot se s'ka kush të më lidhë plagët e shtatit. Pra të pres të dalësh në dyluftim në shesh të burrave. Kur zuri drita të zbardhë majat ata të dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolën kaluar në fushë të luftës dhe zunë t'a thumbojnë shoqishoqin me fjalë. Bajlozi ish veshur me parzmore të rënda hekuri, kish vënë në kokë përkrenare celiku ish armatosur me këpucë të rënda dhe shpatë të gjatë dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin të ligur e të tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me të madhe dhe i thirri : - Nga varri qenkë ngritur o Gjergj! Pse më ke nxjerë kot bre burrë në fushë të luftës ? A nuk e di ti se mua më thonë bajloz deti ? Unë kam shembur nga kali shumë kreshnikë dhe i kam dërguar në botën tjetër. Ty do të shemb me gishtin e vogël ! Gjergji ia ktheu bukur : - Mirë po thua o bajloz të lumtë goja ! Vërtetë unë kam nëntë vjet që kam marrë udhën e varrit se kam nëntë plagë në shtat, po pa arritur ende në varr ti më ktheve prapë, sepse ti më ke kërkuar motrën përpara se të më kërkosh dyluftimin, ke kërkuar berat përpara se të kërkosh barinë, unë kam ardhur këtu të tregoj se ç'na thotë kanuni i të parëve tanë; të mos lëshojmë gjënë para se të lëshojmë armët, të mos i japim kurrë motrat bajlozit para se të vritemi me shpatë në shesh të luftës. Bëhu gati bajloz se të ka ardhur dita e fundit. Këtu i thonë Gjergj Elez Alia. I lëshuan kuajt vrap në fushën e luftës tym më tym . Bajlozi i prapë mori në shenjë i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit përkuli të dy gjunjët dhe u ul. Topuzi i rëndë i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbëdhjetë pash thellë nën lëndinë. Pluhuri u ngrit dymbëdhjetë pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qëlloi bajlozin në shteg të ballit. Bajlozi u përkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tërë fusha. Kali mori arratinë . Gjergji nxori menjëherë shpatën e mprehtë dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari në modhë të shalës. Trungun ia hoqi zvarë për këmbe nëpër fushë përmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi në një përrua. Gjaku i bajlzoit të zi rrodhi nëpër përrua, nxiu gjithë lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundërmoi erë kërme... Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar në shtëpi, mblodhi gjithë shokët e u tha : -pa dëgjoni o shokët e mi, falë ju qofshin kullat e mia, falë ju qofshin gjithë paret e mia, falë ju qoftë gjithë malli dhe gjëja ime, amanet motrën e Gjergj Elez Alisë. Dhe trimi u hodh të përqafonte motërzezën që e priste me gëzim. Të dyve zemrat u pushuan përnjëherësh. Vëlla e motër ranë përdhe të vdekur. Vdekje më e lehtë dhe më e ëmbël s'ish parë kurrë. Shokët vajtuan me gjëmë të madhe, hapën pastaj një varr të gjerë sa t'i nxërë të dy vëlla e motër të përqafuar. Varrin e rrethuan me një muranë të bukur që të mos harrohej kurrë se sa shumë e kishte dashur vëllai motrën dhe motra të vëllanë, të mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, që mbrojti nderin e vet dhe të shtëpisë dhe që shpëtoi vendin nga dhunat e bajlozit të zi. Mbi krye shokët u mbollën atyre të dyve një bli të bukur, atje pushon ngaherë zogu i verës... Kur nisi të dushkohet mali qyqja qëndroi mbi muranën e varrit të ri se e gjeti blirin të tharë. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tërë kulmin të shëmbur përdhe. Atëherë zuri vend në një dritare dhe i tha me përbetim shtegtarit që shkonte udhës: - Dëgjo o shtegtar i malit, në qofsh duke kënduar kur të afrohsh kësaj ane pushoje këngën tënde, në qofsh duke qarë kur të afrohesh kësaj ane

shtoje dhe më shumë vajin e gjëmën. Unë kërkova bjeshkë më bjeshkë, verova verim më verim, mjerova shtëpi pas shtëpije por kërkund nuk e pashë një trim si Gjergj Elez Alia. Të gjitha shkuan e vanë, Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq, kulla e lartë u shemb dhe murana e varrit s'njihet më, as kulla e dikurshme, po doli kënga që shkon si një yll drite nëpër shekuj për të kënduar trimërinë e vëlait dhe dashurinë e motrës, fismërinë e shpirtit të madh shqiptar dhe kënga nuk vdes kurrë...
 

Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka!
Veç nji motër nat’ e ditë te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terë gjakun me ata flokët e ballit,
shtatin vllaut ja shtërngon m’ruba të nanës,
n’petka t’babës trupin ja hijeshon,
armët e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herë trupin motra p’e tërnueke,
Dhimbn e varrëve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrës dekun n’tokë e lëshueke!

 dalë zani e paska marrun dhenë,
se ’i baloz i zi â dalë prej detit,
Trim i prapët e belagji qi ish’ kanë,
Ja ki’ qitun dheut nji rreng të randë:
”Tim për tim kah një dash të pjekun,
tim për tim kah një vashë me ja djergun,
ditë me ditë kah nji kreshnik me premun,
javë për javë kah një krahinë me djegun!”

Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhë,
me lot faqet trimit m’iu kanë mbushë.
Erzi i shpisë qysh lshohet n’dorë t’balozit?!
Ja ka nisë e motra e po bërtet,
krejt me lot Gjergjin p’e loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrue?
Nanë e tatë kah kalben për nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandë vjet në shpi,
trupi motrës n’dorë t’balozit t’zi?!
Qysh s’u shemka kulla me na xanë,
qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranë,
me t’pshtue erzin, mori e zeza nanë!

Dy copësh zemra djalit iu ka da,
Dy sytë në ballë motrës ja ka lshue,
Dy rigë lot për faqe te i kanë skhkue.
Dy fjalë kullës djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevë e gjarpën paçi motër e vëlla,
pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka përgjegjë,
t’ka lodhë jermi e s’po di ç’je kah folë;
se përjashta shi nuk asht tuj ra,
sytë e motrës po t’pikojnë, more vlla!

Qatherë Gjergji dorën ja ka shtërngue,
mirë po e limon me ato duert e shtatit,
mirë po e kqyrë me ata dy sytë e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folë:
- Amanet, mori motër, pse po kan?
Zemrën dysh, mori motër, pse ma dan?
Që nandë vjet, qi trupi â tu m’u kalbë,
Gjergji i yt tjetër pushim nuk ka,
veç si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranë e me pi?
A t’la keq ty vllau për veshë e mbathë?
A mos t’u randue, ndoiherë me fjalë,
motërzezës vallau me iu mërzitë,
huj për burrë ndoshta qi me t’ra?

Sa mirë motra vllaut po m’i përgjegjë,
dorën e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomëzëja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue?
Hisha gjallë në dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasë, o vlla, me ngranë, me pi,
mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë,
kurr ma randë se sot ti folë nu’ m’ke!
Tjetër babë nuk kam, as tjetër nanë,
amanet, more vlla, mos m’pasë randë,
për nji dert qi sot po due me t’kajtë!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera?
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera?
Si s’u tha kjo motër, thafa-e vera?
Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?

Braf në kamb’ por djali konka çue:
- T’e marrsh gjogjun, motër, të mejdanit,
fill n’gjytet me te, motër, të m’bijsh
e t’më shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji të ka çue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej çelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathë,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.

E në sheher çika konka ra
Edhe â shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarë të kjoftë, more kumbar!
- Të mbarë paç, ti mori vasha e largë!
- Falëmeshhndet ty Gjergji të ka çue,
me ma mbathun gjogun mirë e mirë,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej çelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë!
Mbrapshtë po folë aj nallban probatini:
- Për n’m’i falsh, moj vashë, dy sytë e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!

Se me idhnim çika e kite marrë!
-Ç’je kah thue, bre burrë, goja t’u thaftë!
Jam kanë nisë tu dera e probatinit,
qe nandë vjet, qi gjogu ksajt s’â ra,
m’ fal se ndeshkam derën e magjupit!
Se kta sy një her’ un ua kam falë
tatës e nanës qi kalben për nan’ dhe,
Gjergjit tem qi kalbet varrsh mbi dhe!

Ka shkue motra tu nallban jarani:
- Fal me shndet, thot, Gjergji të ka çue,
kam orokun e mejdanit,
sa ma mir kët gjok ti me ma mbathë,
Than m’ka për patkoj prej tumakut,
me m’ia shti thumbat-o prej çelikut,
se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.

Si për vedi gjogun e ka mbathë
Edhe n’pramje çika â dredh në shpi;
ka gjet vllan tu e pritë nën hije t’blinit.

Ça kish ba ay trimi Gjegj Alija?
"Falëmeshndet" balozit m’i ka çue:
- Me dalë heret n’at fushën e mejdanit!
Çikë për ty, baloz, nu’ m’ka qillue,
desht e vathit për ty nu’ m’janë majë,
sall nji motër, nu’ po muj me lshue,
varrët e shtatit s’â kush qi m’i lidhë!

Sa ka nisun drita me zbardhë majet,
N’fushë të mejdanit trimat konkan dalë.
Keq me fjalë trimat shoshojnë po rrekin:
- P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke çue...?
Pse me m’qitë, bre burrë, n’ket fushë t’mejdanit?

Sa mirë trimi i ka përgjegjë balozit:
-Të lumt goja, baloz, mirë po thue!
Qe nandë vjet qi kam marrë rrugën e vorrit,
Pak pa mrrijtë baloz, ti m’ke dredhue.
M’ke lypë motrën para se mejdanin,
m’ke lypë berret para se çobanin
e jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,
se ne t’parët nji kanu na kanë lanë:
"Armët me dhanë përpara e mandej gjanë,
kurr balozit motrën mos m’ja dhanë,
për pa u pre n’at fushën e mejdanit!
Por shtërngou, baloz, se t’ka ardhë dita,
se ktu i thonë-o Gjergj Elez Ali!"

E i kanë ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
përmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbëdhetë pash m’ledinë u ngul topuzi,
dymbëdhetë pashë përpjetë, si re, u çue pjuhni.

Atherë Gjergjit rendi te i ka ardhë.
Sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë,
lik përmjet balozit te i ka ra!
 trandë fusha kur â rrxue balozi!

Meiherë trimi shpatën ma ka nxjerrun,
kryet me neje trupit ja ka damun,
zhag për kambet trupin e ka ngrehun,
me gjithë at m’nji bunar e ka mbytun,
të tanë lumën gjaku e ka tërzue,
për tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Qatherë trimi â nisë me dredhë tu shpija
edhe shokët të gjithë m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokët e mij!
Falë u kofshin sarajet e mija!
Falë u kofshin tanë paret e mija!
E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisë!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motërzezën ngrykas kesh me e marrun,
të dy zemrat priherë por janë ndalun,
vlla e motër dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirë s'i ka dalun!
Gjamë të madhe shokët qi m'i kanë ba!
Po ja çilin nji vorr bukur të gjanë,
Vlla e motër ngrykas për me i xanë
E ‘i muranë të bukur e kanë mbarue,
vlla e motër kurr mos me u harrue.
E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnë tu kryet,
zogu i verës gjithmonë me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,
â ndalë qyqja n’muranë t’vorrit të ri,
ka gjetë blinin të tanë degash tha.
Ka flurue përmbi ‘i saraj të zi,
Ka gjetë kulmin të tanë shembë për dhe.
M’nji prezor si m’paska hypë,
ka përbe shtegtarin kah po shkon:

- Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkën me e pushue.
N’kofsh tu kajtë ksajt, gjamën për me e xanë!
Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!
 

Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,405
Pikët
113
Përgjigje e: Gjergj Elez Alia

Goxha kujtim :)
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
58,058
Pikët
113
Përgjigje e: Gjergj Elez Alia

@morrison
Ne letersi e ka pasur 10 me YLL besoj.
Respekt.
 
Top