• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjergj Fishta edukoi njerëzit me shpirtin e tolerancës fetare e shoqërore

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Gjergj Fishta edukoi njerëzit me shpirtin e tolerancës fetare e shoqërore

Gjergj Fishta edukoi njerëzit me shpirtin e tolerancës fetare e shoqërore
Nga Jak Rrozhani
At Gjergj Fishta ka qenë, është e do të mbetet një figurë e madhe e kombit tonë, edhe atëherë kur regjimi komunist e ndaloi plotësisht veprën e tij , e cila u strehua në zemrat e njerëzve, të bashkatdhetarëve, të tij. Fishta në zemrat e shqiptarëve edukoi shpirtin e tolerancës fetare e atë shoqërore. Për Fishtën, toleranca fetare ka patur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe ai këtë e ka

shprehur kudo në veprat e tij artistike, pedagogjike, publicistike, diplomatike etj. Mjafton të studiojmë kryeveprën e tij "Lahuta e Malësisë" e do të shikojmë, thoshte Padër Daniel Gjeçi , se dëshmon qartë e me za t`vetin anekand Shqypnisë së Marash Uci e Oso Kuka, Abdyl Frashëri e Ali Pasha, Dedë Gjon Luli dhe Vrioni, Padër Gjoni e Hafiz Myslimi, në çështje të atdheut kishin të njëjtin ideal dhe ishin vëllazën të një gjaku e të një trungu, bij të të njëjtit truell e të njëjtës gjuhë. Fishta, më gojën e Patër Gjonit, një si vllaut të tij këtë fjalë që i drejtohen një armikut të atdheut tonë: "Un, zotni n`ushtri kam dale, jo me turq, por me shqiptarë, turq a të kshtenë si janë gjithmbarë, pse si të krishtenë, si muhamedanë, Shqypninë së bashku të gjithë e kanë, prandaj të gjithë do të qëndrojmë, kem me u ba koptarë-koptarë, priftën, fretën, hoxhallarë, për Shqypnin". Ja , ky është ideali madhor dhe I shenjtë I Fishtës: Çdo gjë për Shqipërinë. Fishta për shkak të rrethanave historike, I kushtoi më shumë kohë çështjes kombëtare, sepse ishte I bindur se po të ishte e mirë gjendja e kombit dhe e atdheut, do të ishte mirë edhe feja. Duke u nisur nga ky përfundim, Fishta si poet, pedagog, diplomat edhe si figurë politike e kohës, e kuptoi heret se toleranca fetare tradicionale që gjate Rilindjes njohu zhvillim të madh se ajo jo vetëm duhej ruajtur , por kërkohej të forcohej më tej si trashëgimi aktive dhe një thesar I madh social-politik I popullit tonë, që e çmojnë shumë edhe të huajt. Fishta bën me zë të lartë betimin e tij të famshëm. Edhe unë frati tham të vërtetën me mysliman e baj fli jetën, varem në kërrabë e hidhem në vargoj, e Shqypninë nuk e lëshoj. Padër Gjergji e kuptoi se bashkimi I të gjitha feve në luftë për të mbrojtur atdheun kishte një rëndësi të madhe .Thirrja për bashkim të forcave fetare në shërbim të atdheut në rrezik, ishte në atë kohë një zgjidhje e mençur e udhëheqësve të të gjitha feve në Shqipëri në shërbim të kombit dhe i dha rezultatet e veta sikur e udhëheqësve të të gjitha feve në Shqipëri në shërbim të kombit dhe I dha rezultatet e veta. Siç dihet Fishta , edhe shkollën e ktheu në një vend ku punohej për forcimin e kulturës së tolerancës fetare e shoqërore. Ai ishte i bindur se kjo nuk formohet vetvetiu, por kërkon punë të madhe me njerëzit, jo vetëm në bankat e shkollës, por gjatë gjithë jetës. Në shkollën e Fishtës, pa cenuar bindjet fetare të asnjërit, kishte nxënës të tre besimeve kryesore, që jetonin e mësonin së bashku në një harmoni të plotë. Padër Gjergji besonte se dijet shkencore janë një pasuri e përbashkët, që duhet t`i përvetësojë e gjithë rinia sepse ato e ndihmojnë atë për të kuptuar thelbin e jetës dhe mundësinë për të ndryshuar atë në të mirë të njerëzve dhe të atdheut. Brezi i ri këtë porosi nuk duhet ta harrojë kurrë . Këtë traditë e shohim sot që po ruhet e zhvillohet . Edhe binomi : " Fe e Atdhe" pavarësisht se siç dihet, ai lindi në mjedisin françeskan, Fishta nuk e ka përdorur kurrë si atribut vetëm të një fejë. Në të gjitha rastet me termin "Fe" në vështrimin social-politik, ai nënkuptonte të tri forcat fetare që vepronin në Shqipëri në dobi të kombit dhe kërkonte me forcë që toleranca fetare, kjo pasuri e madhe social-politike kombëtare, të ruhet si sytë e ballit. Fishta na jep vetë një shembull shumë kuptimplotë që tregon se toleranca fetare në Shqipëri është kthyer në një traditë të bukur e tepër të rëndësishme me vlera të mëdha politike-sociale. Ai tregon se si një bajraktar mysliman i kërkon Provincialit të Fretërve në Shkodër që të çojë sa më pare një meshtar në kishën e bajrakut të tij . Pra , Fishta na mëson që çelësi për zgjidhjen e shumë problemeve tona shoqërore, është respekti reciprok për njeri-tjetrin. "Të gjithë së bashku zhvillimit të vendit tonë, të Shqypnisë sonë të dashtun, në drejtim forcimit të demokracisë dhe të integrimit tonë në Evropë si një popull me tradita të shquara, patriotike e liridashëse". Përvoja e shkollës sonë për edukimin e nxënësve me kulturën e tolerancës fetare e shoqërore ka qenë dhe është edhe sot në kohën e rivendosjes së demokracisë një nga perlat e mendimit pedagogjik shqiptar, një përvojë që po merret si shembull edhe nga vendet e tjera .At Gjergj Fishta hyri në vargun e atyre figurave që siç e ka thënë vetë : "As vdekja s`ka ç`u ban". Ai la të gjallë shpirtin e tij të derdhur në vepra, që do t`i nxisi breznitë e ardhshme që të luftojnë për interesat e kombit sipas kërkesave të kohëve që do të vijnë.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
sa mir do ishte sikur shqiperia te kishte me shum se nji gjergj fishta
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Gjergj Fishta edukoi njerëzit me shpirtin e tolerancës fetare e shoqëror

Me sa di Fishta eshte lene ne hije gjate periudhes para viteve 90.Nuk kuptoj se si eshte e mundur kjo ?! Apo sic thote Stealth shpesh "rregjimi sllavo komunist" i jep pergjigje pytjes sime.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Meri e shef sa mir e bere lidhjen :)
nji shqiptar qe i theriste patriotizmit inteligjences liris se mendimit kujt i hyn ne pun ne nji shoqeri shqipfolesash ? asnjeriu pikerisht fishta u la ne hares dhe u munduan ta ulin figuren e tij por pa ja dal dot sepse fishta sot ngelet nji nga figurat e paperseritshme te inteligjences e patriotizmit shqiptar
 
Top