• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjergj Kastrioti Skëndërbeu

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
643
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Ketu keni nji viedo mbi heroin kombetar shqiptar gjergj kastrioti
video esht thjesht nji film i shkurter por teksti dhe menyra e te paraqiturit nga spikeri esht mjaft prekese

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,667
Pikët
113
Vendndodhja
Gjergj Kastriot Skenderbeu

Fragment nga libri “Skenderbeu, nje hero modern”
shkruar nga Gennaro Francione

Shqipetaret e quajne vendin e tyre: Shqiperi ose “Vendi i Shqiponjave” dhe veten e tyre Shqipetare, domethene “bij te shqiponjave”.
Nga vete terminologia e perdorur dallohen dy karakteristika te keti populli: krenaria e pamposhtur dhe jeta e ashper e jetuar si shqiponjat, mes maleve e qiejve.
Heroi me i madh i historise shqipetare, Skenderbeu, mbrojtes i krishterimit kunder pushtimit turk te viteve ‘400 vinte nga familja shqiptare e princave Kastriote (shek. XV – XVI) qe kishte si embleme shqiponjen me dy koka ne sfondin e kuq.
Emri i ketyre princave rridhte nga prejardhja e tyre, nga nje fshat i cili quhej Kastriot, qe ndodhej mes maleve te Hasit.
Me tradite aristoktratike kristiane, shume e njohur ne Republiken e Venecias, kjo familje se bashku me ate te Dukagjineve, Aranitasve, Topiajve, Musakajve, Ballshave, Shpanove, Shpatave, Zenebiseve dhe Gropeve, perfaqesonte klasen feudale me te fuqishme te asaj periudhe ne Shqiperi.
Qyteza e Krujes ishte kryeqyteti i pjeses se Kastrioteve qe shtrihej duke zoteruar Petrelen, Sfetigradin, etj (Shiko harten).
Kastriotet u bene te njohur nepermjet Gjonit (ne fillimet e shek. XV), zoterues i fshatrave ne territorin e Dibres dhe te Matit, dhe u perfshine ne kontradiktat me Perandorine Turke, e cila ne ate periudhe po kerkonte te merrte ne te gjitha menyrat tokat e Shqiperise, duke alternuar luftra e tentativa bashkimesh paqesore.
Politika otomane kishte elemente shume te kundert me karakteristikat e ilireve.
Imponimi i fese islame, shpronesimet, taksat, por mbi te gjitha, stervitja e detyrueshme e djemve te rinj per t’i mobilizuar ne ushtrine turke, ishin arsye te revoltave te pergjakshme.
I ati i Heroit tone ishte luftues i palodhur i betejave te pergjakshme kunder ushtrive te gjysem henes, per te te mbrojtur dhe per te konsoliduar pronat e tij, u detyrua te lidhej me “Serenissima- n“, e cila ne ate periudhe ishte fuqia me e madhe detare e Evropes.
Marredheniet u forcuan aq shume sa qe ne vitin 1413, atij iu dha titulli i trashegueshem i “qytetarit venecian“ dhe kater vite me vone u deklarua vasal.
Megjithe ndihmen nga Venecia, Gjoni i perballonte me shume mundim sulmet e njepasnjeshme te otomaneve te cilet ishin afer pushtimit te tokave te tij.
Edhe Republika e Raguzes dhe Kisha e Romes i erdhen ne ndihme.
Turqit tashme ishin shume afer: kishin rrethuar tokat e Gjon Kastriotit dhe atij nuk i mbetej gje tjeter veç te krijonte mundesine per nje marreveshje me Sulltan Muratin e II.
Ky i fundit e detyroi te paguante nje taks jashtezaknisht te larte dhe gjithashtu e detyroi t’i dorezonte kater bijte e tij, te cilet u moren peng per t’u çuar ne Adrianopoli.
Kjo ndodhi sipas tradites se pushtuesve turk, ndaj Gjergj Kastrioti i vogel pati nje fat te ngjashem me princa te tjere te famshem si Vlad Tepes, i njohur si Drakula (qe ne rumanisht do te thote“djall“), edhe ai peng i turqve ne Divan se bashku me te vellain Rau vel frumos (Radu Bjondi).
Gjon Kastrioti ishte baba i nente femijeve, nga te cilet pese ishin vajza dhe kater ishin meshkuj, nje nder te cilet ishte Gjergj Kastrioti.
Vajzat e tij u martuan me feudale shqipetare.
Viti 1407; Murati i II, sulltan i Perandorise Turke, ne saje te ushtrise me te forte ne bote, shtrin kufijte e Perandorise gjigande ne çdo drejtim.

Nder popujt qe kane marre vendimin te mos i perulen zgjedhes se tij, bejne pjese edhe disa principata te vendosura ne trojet e Shqiperise. Nder te gjitha, principata me e dallueshme eshte ajo e Kastrioteve, e drjetuar nga kryetari i familjes, Gjon Kastrioti.

Ne vitin 1430, ushtrite turke mposhtin perfundimist vendasit rebele dhe vrasin pa meshire te gjithe roberit e luftes te mbledhur ne sheshin e betejes.

Turqit nuk i marrin jeten Gjon Kastriotit, por çmimi qe ai duhet te paguaje eshte i madh.

Duhet te shnderrohet ne myslimam, t’i jape Perandorise Turke rajonin e rendesishem strategjik te Dibres dhe keshtjellen e Stefigradit ne veri te Shqiperise, duhet te heqe dore gjithashu nga kryeqyteti, Kruja, te behet vasall i Sulltanit, t’i paguaje taksa dhe te kontribuoje me ushtrine e tij, ne luftrat e otomaneve ne Ballkan, por mbi te gjitha t’i jape sulltanit ne ngarkim te gjithe femijet e tij meshkuj (njeri prej te cileve ruan te drejten te behet trashegimtar pas vdekjes te se atit, nderkohe qe sulltani i mban djemte e Kastriotit, me premtimin qe nuk do te pengoje formimin e tyre te krishtere).

Keshtu, ne nje mengjes pranvere, nen syte e trishtuar te prinderve e te popullit, ushtaret e Muratit te II marrin peng djemte e Gjon Katriotit.

Duket sikur ne ate moment po shenohet fundi i Principates se Kastrioteve…

 

malick

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: Skenderbeu Luftetari Shqiptar

Vatikani zbulon vulen mbreterore te Skenderbeut






Mandati eshte i shkruar ne pergamen, ku jane varur dy vula origjinale shteterore. Njera eshte vula shteterore e Skenderbeut dhe tjera e noterit Johannes Borcius de Grillis



Perkthimi ne gjuhen shqipe i mandatit nga viti 1458
Mandati i Skenderbeut per Papen






Duke qene se kohe me pare jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakes, keshilltarit dhe oratorit (zedhensit) tone, te cilin, kohe me pare e kemi dergue te shenjteria dhe fortlumturija e Tij Hyjnore, pape Piu i II-te; qe shenjteria e Tij, papa yne, duke u kujdesur per poziten e fese se krishtere, e cila eshte sulmuar nga fatkeqesia e njerzimit, tirani turk, Mehmeti (i II-te, m.a.) dhe bashkeluftaret e tij, armiq te emrit, i krishtere; duke deshiruar qe te ndihmoj me sherbimin e tij dhe t'iu vije ne ndihme forcave te tija; ka paralajmeruar, ftuar dhe shtytur nje numer te madhe te mbreterve te krishtere, qe te ofrojne sherbimet e tyre, per nje veper kaq te shenjte dhe te dobishme; dhe se duhet bere kete nga obligimi dhe pranimi i dobive qe kane ndaj fese se krishtere; ka ftuar shume mbreter te krishtere qe te bashkohen personalisht ose duke derguar perfaqesues te tyre me autorizime te plotefuqishme dhe zyrtare.

Ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zot i Shqiperise, si te krishtere te mire, deshirojme te renditemi ne mesin e atyre besimtareve te krishtere, te permendur, duke u treguar besnike dhe sherbetore te denje; emrojme te lartepermendurin, Martin Muzaken, te i cili kemi besim te pakufishem dhe kofidence, per legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencen, ndershmerine, zotesine dhe pergaditjen e larte intelektuale; pikerisht te njejtin, Martin Muzaken, e veme, percaktojme dhe autorizojme qe sipas permbajtjes se ketij mandati te jete oratori (zedhenesi) dhe perfaqesuesi yne legjitim dhe legal; qe ne emer Tonin dhe per Ne te paraqitet prane te lartecekurit, shenjterise se Tij, papes tone dhe para shume te nderuarit Kolegj te Kardinaleve, ne Kongregacionin e permendur; dhe me mbreterit tjere apo me oratoret (zedhenesit) e tyre, aty, per te njejten problematike (teme) ose per ndihme fese sone te shenjte, e cila ne te shumten varet nga ata; per nder dhe emer te Zotit, te debatoje, te bisedoje, te jape mendim, te shqyrtoje dhe te nxierr perfundime, qe do te ishin ne favor te nje ndermarrje te tille ose te bente cdo gje qe eshte e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar, mbledhur ose konkluduar, per nje veprim te tille; ne emer Tonin dhe per Ne, te marr obligime duke treguar ate qe eshte per tu lavderuar, lejuar dhe zbatuar; cka do te pranonin te gjithe te pranishmit, por edhe individualisht; dhe persa ka te bej me ne; ose sa do te kishte te bente me ne, si dhe per personalitetin Tone; me te mirat tona; token tone; qytetet tona te fortifikuara; vendbanimet tona; keshtjellat tona dhe ne popullin tone; besniket tone te armatosur, ne njerzit tone, pjeserisht apo ne tersi; per te mbrojtur fene e krishtere dhe ne dem te armiqeve tone te permendur; siq do te verehet edhe nga mandati yne i hapur, te cilin e dergojme; dhe si mund te konkludohet, qe ligjerisht obligohemi, qe me vulen tone, dhe me vulen e tij, me te cilen siguron per cdo premtim dhe obligim te bere; duke u pergjigjur me cfardo shume te hollash, si dhe me te gjitha te mirat tjera, te cfardo natyre qofshin ato, nga te gjithe personat, kolegjet apo bashkesite, duke mbeshtetur te permendurin, shenjterine e Tij, zotin tone, papen dhe Seline e Shenjte, shume te nderuarin Kolegj te Kardinaleve nga Kongregacioni i permendur, si dhe mbreterit, sundimtaret, dhe gjithe te tjeret, qe me forcen e nje marreveshje, per te cilen edhe ne jemi shume te interesuar, sic jemi deklaruar edhe me larte; dhe te gjitha keto i bejme personalisht; pranojme paqen, veprojme dhe marrim nga te gjithe, pa dredhi, duke hequr cdo lloj dyshimi per mashtrim; ndersa juve, te lartepermendurit, te gjitheve dhe secilin, ju vejme dhe emrojme, duke dhene fjalen e sundimtarit (mbretit); duke shprehur devotshmerine, nderin dhe besnikerine tone; e konsiderojme si te perhersheme dhe premtojme: se te gjitha oblgimet tona do ti permbushim. Duke ju siguruar ju se, veprimet e permendura; obligimet; pa dredhi, te gjitha deri ne nje, per te cilat kemi dhene fjalen, permes oratorit (zedhenesit) ose ambasadorit tone Martin Muzakes, si te pohuara, shqyrtuara, paralajmeruara, debatuara dhe perfunduara, i pranojme dhe obligohemi per to.

Deshmine e te gjithe ketyre, e forcojme, duke urdheruar vulosjen me vulen tone te zakonshme, te varur.
Leshuar ne Rodon, ne vendin e Shen Merise, ne prezencen e deshmitareve te ftuar dhe te lutur (nderuar); ne prezencen e shume te nderuarit ne Krisht, atit dhe zotit Pal, me meshiren hynjore, kryeipeshkv i Durresit dhe i krahines se Ilirikut; dhe te nderuarit ate, Pjeter Dukes, abat prothosengulator (i betuar) ne Aleksandrin nga Moledina dhe shume te nderuarit vella Bardh, prior i Kuvendit te Shkodres nga Urdheri i predikuesve (domenikaneve) dhe nuncit apostolik ne Shqiperi, shume te nderuarit zotit Raione Celnicho.

Ne vitin e Krishtit, 1458, indikti i I-te, diten e 28 te tetorit.
Noteri Grillis firmos boterisht mbreterine shqiptare

Une, Johannes Borcius de Grillis, prift i ipeshkvise se Durresit, notar publik me urdher dhe autorizim te mbretit, firmos te gjitha keto dhe secilen; isha prezent, per kete dhe i lutur; boterisht pohoj dhe firmos mandatin; por meqe isha i zene me pune, kam urdheruar qe te tjeret ta shkruajne; e une e kam firmosur me shenjen time te zakonshme, te notarit publik dhe me emrin tim, se bashku me vulen varese te te lartepermendurit dhe shume te ndriturit zot Skenderbe, e kam forcuar besimin, me deshmine e gjithe kesaj dhe seciles, qe eshte permendur me larte.
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skenderbeu

--------Skenderbeu kishte edhe keto karakteristika --Kishte sy jeshile, dhe kur luftonte kafshonte buzen e poshtme aq sa i ridhte nje vije gjaku e cila jepte pershtypjen sikur ishte i plagosur dhe Ishte teper i gjate---Sipas nje studimi te studjuesve suedeze Gjergj Kastrioti mudn te ishte deri 1:98 i gjate-Ndersa studjuesi italian Paolo Peta thote se : "...nje stermbese e Skenderbeut ishte shume e gjate dhe e fuqishme fizkisht, gje qe tregonte se ajo trashegonte nga stergyshi fizikun e tij...."
--Po ashtu studjuesi italian jep nje kuriozitet nearkivat e Vatikanit mbiemrat me te lashte shqiptare ishin mbiemrat Kastrioti dhe Berisha ,mbi 110 vjet te vjeter
-------Sipas arkivave te Vatikanit, thote Paolo Peta , mbiemri Kastrioti eshte gjetur per here te pare i perdorur ne Kanine te Vlores .
------ Nga ana tjeter do thoshja qe Karl Marx e ka permendur Skenderbeun per trimerine dhe per zemergjeresine e tij -------
Karl Marx flet pastaj per ligesine e Papes qe e la Skenderbeun te vetem perpballe turqve , dhe nuk e ndihmoi me ndihmen qe i kishte premtuar Papa i meparshem , i cili per fatkeqsien tone vdiq diten qe do te nisej ushtria e krishtere e perendimit me ne krye Skenderbeun, nga porti i Ankones ,Itali, ne lufte kunder turqve--

--------Nga ai Pape qe vdiq Skenderbeu u Shpall mbret i Shqiperise dhe Maqedonise me dekret Papnor , sic ishte atehre regulli i formimit te mbreterive --Por ai Pape vdiq dhe fushata u la pergjysem, Papa tjeter qe erdhi nuk vazhdoi punen e lene pergjysem , dhe e la Shqip[erine te veme perballe furise se Turkut-

---------Ne fakt ne kishim neneshkruar nje traktat paqeje prej 10 vjetesh me Turqine, por Skenderbeu e prishi mareveshjen sepse i tha Papa , mirpo kur ai Pape vdiq athere Skenderbeu ngeli i vetem perballe turqeve, sepse Papa tjeter i dha vetem fjale dhe bekime , por jo ushtri-duke i then Skenderbeut :--- Te uroj fitore dhe lavdi per te miren e Krishterimit ndaj turkut te madh --

--------Dhe Skenderbeu ja ktheu me fjalet monumentale :_-- Nese fitoj gjithe ARI I BOTES NUK DO TE MJAFTONTE QE TA NDAJA LAVDINE ME JU -----

----------Kur ka qene ne oborrin e Sulltanit Skenderbeu njehere u ndesh me dy me te fortet e Azise --Ata ishin dy vellezer dhe kishin ardhur te ndesheshin me me te fortin e Sulltanit-----Skenderbeu ishte 18 vjec--- Te gjithe kur e pane ne maje te kalit ju erdhi keq,se ishte shume i ri -
----Dhe beteja filloi--- Njeri nga vellezerit ju sul direkt dhe beteja po zhvillhej hypur ne kuaj , Skenderbeu e vrau ate,kur ne moment vellai tjeter ju hodh nga mbrapa por Skenderbeu e ngriti kalin e tij me kembet e pasme dhe ai perfundoi nenkembet e kalit te Skenderbut i goditur, pastaj Skenderbue i preu koken....------------Keto jane sipas historioanve turq te asaj kohe --dhe beheshin si mesime historie ne artin ushtarak te Shqiperise gjate periudhes se Enver Hoxhes nen titullin :--- ARTI USHTARAK I GJERGJ KASTRIOTIT---

-----------Per 500 vjet turqitkane qene armiqte me te eger te kombit shqiptar --- Vetem shqiptaret luftonin kunder turqve , ndersa greket dhe serbet benin krushqi me Sulltanet dhe gjithe sulltanet i kishin nenat greke dhe serbe--sic thote historiani me i mire i perandorise otomane Lordi anglez KINROSS , ne librin e tij OSMANET
--------Dhe nga ana tjeter Patriarku i kishes greke ishte anetar i DIVANIT TE SULLTANIT ,ne te njejtin nivel me Vezirin e madh (KRYEMINISTRIN ),
---Pra Patriarku grek i Stambollit ishte VENDIM-MARRES dhe udhehqes shpirteror i uhstareve ortodoxe greke te cilet quheshin JANISARI---
------Pikerisht keta Janisari ishin shpata e pergjakur e sulltanve kunder Shqiptareve.----
-------Ndaj gjate kohes se TURQISE shqiptaret nuk ishin aspak te favorizuar, sic thote propaganda vulgare greko-serbe , por ishin greket dhe serbet te favorizuar,--vetem nga fillimi i viteve 1800 atehere filluan qe maredheniet e turqve me greket dhe serbet te prishen ,sepse serbet dhe greket me nxitjen e Rusise dhe Anglise filluan te kerkojne pavaresine nga Turqia ---------Ndersa shqiptaret kishin 400 vjet qe luftonin kunder turqve --
--------Tani jemi miq me turqit se kemi te njejtin kundershtar,por ama historia eshte kjo qe thashe me siper
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skenderbeu

Për herë të parë në histori, Kastriotët përmenden në 2 shtator të vitit 1368, në një dokument raguzian të shkruar në Vlorë, në gjuhën sllave nga përfaqësuesit më në zë të këtij despotati (principate). Në këtë vit, princi i Vlorës, Aleksandër Komnen Aseni, përfaqësuesi i një familjeje sllave (bullgaro-serbe), i kërkoi Republikës së Raguzës, Dubrovnikut të sotëm, titullin e qytetarit të nderit. Për këtë qëllim duhej bërë betimi ndaj Raguzës dhe Aleksandri me 15 bashkëpunëtorët e tij të afërt nënshkruan aktin e besnikërisë. Ky dokument u shkrua në Kalanë e Kaninës, në prani të përfaqësuesit raguzian Nikolla Kabuziç.

Në një pasazh të këtij dokumenti thuhet shprehimisht: "Prodan vojvoda dhe Mikleushi, qefalia i Vlorës Branilo dhe qefalia i Kaninës Kastrioti, Raici oborrmbajtësi, ujega Stavileci, Stamati dhe Obradi gjykatës, dhe Zgure Dukagjini, Smokua, Kostandin Shurboviqi, Borishi, Gruboj, përkthyesi, Radivoj dhe Bgoj……, logofeti i Aleksandrit, zotit të Vlorës dhe Kaninës, Gjorica. (Mustafa Kruja, Antologji historike, 2001). E publikuar për herë të parë në vitin 1868, kjo dëshmi e shekullit të XIV i ndau historianët në dy grupe, duke i futur në një debat pa fund dhe në interpretime subjektive. Njëri grup i përbërë nga historianët: Hop, Han dhe Makushef e lexonin dhe e interpretonin këtë dokument si të tillë: "vojvoda Prodan, qefalia i Vlorës Mikleushi dhe qefalia i Kaninës Branilo Kastrioti". Duke u nisur nga emri sllav Branilo ata mendonin se kastriotët kishin origjinë sllave. Ndërsa grupi tjetër i përbërë nga historianët: Falmerajer, Prizani, Shuflai, Thalloczy, Jeriçek dhe Mustafa Kruja, duke u mbështetur në leximin e dokumentit sipas formës origjinale, mendonin se Kastriotët ishin me origjinë shqiptare. Mendimin e tij ky grup e mbështeste në dy fakte: Së pari, Braniloja dhe Kastrioti sipas dokumentit ishin dy njerëz të ndryshëm dhe së dyti, n. q. s dokumenti kishte pasaktësi dhe se Branilo dhe Kastriot ishin i njëjti person (Branilo Kastrioti), kjo nuk do të thoshte asgjë, sepse shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur sipas traditës emra të huaj, sikurse ndodh edhe sot. Duke vazhduar më tej idenë M. Kruja aludonte qysh në vitet 1930, se Branilo ose Branilac në sllavisht do të thotë mbrojtës. Pra, sipas tij, Kastrioti i përmendur në dokumentin e mësipërm nuk ishte veçse kështjellari i Kaninës domethënë mbrojtësi i saj, ashtu siç lexohet në përkthimin e mësipërm të këtij dokumenti. Kështu familja e Kastriotëve del në analet e historisë për herë të parë me këtë kështjellar të Kaninës. Ndërkohë që, për pasardhësit e tjerë të Kastriotëve kemi të dhëna nga dy autorë të shekullit XV, si Gjon Muzaka dhe Andrea Engjëlli. Gjon Muzaka që kishte lidhje krushqie me Kastriotët, thotë në shkrimet e veta se, i pari i Kastriotëve ishte Pali, i cili zotëronte në Mat dy fshatra: Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm. Si pasardhës i drejtpërdrejtë i tij ishte Gjoni, i ati i Heroit tonë Kombëtar, Gjergjit. Ndërsa Andrea Engjëlli përfaqësues i familjes bashkëkohëse të Skënderbeut, Engjëllorëve të Drishtit, në gjenealogjinë e shkruar prej tij na jep një listë të familjes së Kastriotëve, ku si paraardhës të parë të tyre na jep Kostandinin, nga i cili rridhnin Gjergji, dhe më pas Gjoni, i ati i Skënderbeut. Duke u mbështetur në këto të dhëna, Mustafa Kruja tek libri i tij "Antologji historike", u përpoq që t’i plotësonte këto dëshmi duke formuluar këtë ide, e cila përsëri mbetet hipotetike. Sipas tij, pas kështjellarit të Kaninës, emrin e të cilit nuk e dimë, vjen Kostandini, i cili ishte një tjetër Kastriot, kushëri ose vëlla i tij. Pas këtij vjen Pali dhe si pasardhës i tij Gjoni. Të tjerë historianë, kryesisht të huaj kanë hedhur edhe hipoteza, të cilat kanë mbetur edhe sot si të tilla. Kështu Thalloczy pa e vazhduar më tej idenë e tij mendonte se Kastriot është emër me origjinë greke që do të thotë qytetar. Ndërsa mesjetologu i njohur Milan Shuflai hodhi një ide tjetër në veprën e tij “Serbët dhe shqiptarët”. Midis të tjerave ai thotë se Kastriotët, Topiajt dhe Balshajt ishin kalorës të fuqishëm, që i përkisnin një race trupmadhe dinarike, por pa përcaktuar në ishin serbë apo shqiptarë.

2

Të dhënat e sakta historike nisin me dëshmitë dhe dokumentet për Gjon Kastriotin, i cili e nisi ngjitjen e pushtetit në momentin kur turqit u dhanë goditjet e para familjeve dhe principatave të fuqishme shqiptare, siç ishin Balshajt dhe Topiajt, në vitet 1385-1389.

Diku pas vitit 1385, nis edhe ngjitja e Gjon Kastriotit, i cili nga një feudal i vogël, vasal ndoshta i Balshajve, Topiajve, Dukagjinëve apo ndonjë familjeje tjetër feudale, shndërrohet në një zotëri të fuqishëm. Në fillim të viteve 1400, Gjoni kishte krijuar një principatë, e cila arriti fuqizimin më të madh në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XV. Ajo shtrihej në veri deri në afërsi të Drinit në kufij me Dukagjinët, në jug deri afër Shkumbinit në kufij me Arianitët, në perëndim kufizohej me zotërimet e Venedikut, ku kishte edhe një dalje në det, siç ishte skela e Shufadasë në grykëderdhjen e lumit Mat. Në lindje principata shtrihej deri në rrethinat e Gostivarit (Historia e Shqipërisë, 1994, f. 50) dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Pikërisht në këtë pikë do të ndalemi, sepse pothuajse ajo ka mbetur e errët.

Të gjitha burimet historike nuk e theksojnë origjinën etnike të nënës së Skënderbeut, Vojsava Kastriotit. Biografi i parë i Skënderbeut, Barleti, thotë: "Gruaja e Gjonit e kishte emrin Vojsavë, të cilën e bënin jo të padenjë për atë burrë, me një anë i ati shumë fisnik, princi i Tribalëve dhe me një anë tjetër bukuria, sjellja dhe shpirti i saj i lartë përmbi natyrën e femrës. (M. Barleti, Historia e Skënderbeut, f. 64). Edhe bashkëkohësi tjetër i Skënderbeut, Gjon Muzaka, thekson: "Dhe për më tepër ta dini se zoti Gjon Kastrioti, i ati Zot i Skënderbeut, pati për grua zonjën Vojsava Tribalda, me të cilën bëri katër djem dhe pesë vajza". (Gj. Muzaka, Memorie, Tiranë, 1996, f. 44). Ndërsa në një pasazh tjetër të po kësaj vepre, po ky autor thekson: “Zonja Vojsava Tribalda rridhte nga një fis i mirë”. Ndërkohë që është e çuditshme se këta autorë nuk theksojnë origjinën e huaj të familjes Tribalda. Ndërsa profesori i Sorbonës, Abas Ermenji, në librin e tij “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”, botim i vitit 1996, f. 26, mendon se kjo familje ka qenë shqiptare, për arsyen se ajo vazhdonte martesat me dyer shqiptare. Këtu ky autor ka të drejtë, sepse Gjon Muzaka thotë në “gjenealogjinë” e tij se e ëma e Vojsavës ishte nga Muzakajt, megjithëse njihet tradita mesjetare e martesave të familjeve fisnike shqiptare me familje fisnike të huaja, si: bizantine, greke, serbe, napolitane, italiane, frënge etj.

Ato kishin karakter politik dhe u shërbenin aleancave ndërshtetërore. Të gjithë dinastët katolikë shqiptarë, shkruan Milan Shuflai tek “Serbët dhe shqiptarët”, ishin në lidhje farefisnie me familjet princore ortodokse të Balshajve, Lazareviçëve, Brankoviçëve, Cernojeviçëve, Zharkoviçëve, si dhe me perandorët bizantinë. Martesat e shqiptarëve me sllavët ishin bërë traditë përpara Kastriotëve për fisnikërinë shqiptare. Kështu, mund të përmendim se Gjergji I Balsha ishte martuar me Teodorën, mbesën e Car Stefan Dushanit (Serbët dhe shqiptarët, f. 134). Gjergji II Balsha ishte martuar me Lenën, vajzën e princit serb Llazarit, Gjergj Topia ishte martuar me motrën e sundimtarit serb të Kosovës, Vuk Brankoviçit (po aty, f. 133), ndërsa Mërksha Zharkoviçi, princi serb, u martua me Rugina Balshën, vajzën e Balshës II dhe Komita Muzakës.

Gjon Kastrioti u martua me Vojsava Tribaldën, me të cilën lindi nëntë fëmijë, nga të cilët katër ishin djem e pesë vajza. Kronisti Gjon Muzaka tek vepra e tij "Historia e shtëpisë Muzaka", thekson se i pari i fëmijëve ishte Reposhi. Ai u bë murg dhe vdiq në vitin 1431 në manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, në Greqi. I dyti i djemve ishte Stanishi, i treti Kostandini dhe i katërti Gjergji. Të tre këta djem u përfshinë në sistemin e Devshirmesë, duke u marrë peng nga Sulltani. Stanishi do të bëhej një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Gjergj Kastriotit, në luftën 25-vjeçare shqiptaro-turke të shekullit XV. Kostandini u martua me një zonjë turke dhe nga kjo lidhje lindi Hamzai, "djali plëngprishës". Nga vajzat e Gjonit dhe Vojsavës përmenden: Maria, e cila u martua me Stefan Cernojeviçin, princin e Malit të zi, Jella, e cila u martua me princin Gjin Muzaka, e treta Angjelina u martua me Vladan Arianitin, vëllain e Gjergj Arianitit. Më pas vjen Vlajka, e cila sipas Muzakës, u martua me Pal Stres Balshën dhe së fundi Mamica, e cila u martua me Muzakë Topinë. Martesat e Kastriotëve vazhduan edhe në Itali me largimin e Mamicës dhe Gjonit të ri, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit në vitin 1468.

3

Dëshmitë e historianëve të huaj, të cilët mundohen të hamendësojnë se Skënderbeu kishte origjinë sllave ose greke, bien poshtë nga dëshmitë e historianëve bashkëkohës të Heroit. Kështu, mund të përmenden autorët shqiptarë të shekujve XV-XVI, si Gjon Muzaka, Marin Barleti, kronisti raguzian Pietro Lukari, të cilët dëshmojnë për origjinën shqiptare të Kastriotëve, ndërkohë që këtë problem e zgjidhi vetë Skënderbeu. Kështu, në letrën që ai i dërgon princit të Tarentit, Xhovani Antonio Orsinit, në 31 tetor të vitit 1460, Skënderbeu pohon origjinën e tij shqiptare. Botimi i këtij dokumenti e mbylli përgjithmonë këtë debat, duke vërtetuar plotësisht origjinën shqiptare të Kastriotëve.

Ilirjan Gjika Standard
 

Atdhetari

Atdhetari
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
67
Pikët
0
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skenderbeu

Nuk kishte etni Serbe as Greke ne ate kohe siq e pershkruan authori me larte "Kryeplaku" , kishte vetem kaste feudale dhe jo etni SERBE apo Bulgare a Greke.
Emri Serb dhe Grek ose Bullgar i takonte vetem ritit fetar , atij orthodox .
Dhe , mjafton per nene e Skenderbeut vendlindja e saj ne Pollog , atehere behet pyetja kush jeton sot e sot ne Pollog te Maqedonise ?
Pervetem se Shqiptaret , ska tjeter , dhe sidomos mbiemri saj Triballdi qe ishte fis Ilir .
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Skenderbeu Luftetari Shqiptar


KODI I FSHEHTË I PËRKRENARES SË SKENDERBEUT

Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të pëkrenares


Kastriotët, midis lindjes dhe perëndimit, mbanin stemën e shqipes me dy kokë por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj, si personale, përkrenaren e famshme të tij. Çfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vienës?


Përkrenarja e Skënderbeut është bërë tani pjesë e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurë historike që mund të krahasohet. Ajo merrr vlera studimore edhe për shkak të varfërisë së relikeve që e shoqërojnë figurën e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundësi të reflektijmë ndryshe për të gjithë kulturën zyrtare shqipëtare ku historizimi i vlerave esenciale të personaliteteve dhe të gjuhës sonë është shpesh një arritje antikombëtare e bërë nga mjerimi ideollogjik i profesorëve rrogtarë. Rakitizmi kultural i historianëve zyrtarë sot në të gjithë botën është pengesë për zgjidhjen e shumë enigmave të së kaluarës. Antikja dhe e vjetra po bëhen më enigmatike se kurrë nga kultura alternative që po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale të mbajtur sekret më parë.

Të mos mjaftohemi kurrë me aq sa dimë për të shkuarën e për më tepër për figurat mitike si Skënderbeu. Madhështia e tyre, përfshin plane të dukshme e të padukshme, nganjëherë misterioze sepse pemët madhështore i largojnë rrënjët dhe i fshehin aq larg sa mendësia e një lulelakre nuk mund t’i imagjinojë. Nuk është meritë e jona asnjë zbulim i ri mbi Skënderbeun, por e dritës që ai ka rrezatuar e vazhdon të rrezatojë për të plotësuar madhështinë e tij të pa kuptuar plotësisht edhe shpesh të përfolur nga plebejt e historisë. Historianët që kanë kontribuar deri tani në njohjen dhe modelimin e figurës së Skënderbeut vijnë nga fusha të ndryshme por me bazë të njëjtë, që është rikrijimi nëpërmjet fakteve i një realiteti sa më konkret informativ mbi të. Pra, ata mund ta rikrijojnë realitetin mbi Skënderbeut për aq sa kuptojnë për reale, për aq sa ne dimë për këtë botë ku jetojmë. Historiani profesionist kërkon të hetojë të shkuarën me mendjen e tij të përshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinë e kanë krijuar njerëz mbi nivelin mendor të tij. Historinë nuk e kanë bërë studiuesit e historisë, por ato që zotëronin mistere dhe të vërteta që nuk mund ti përballojë dot historiani. Këtu do të përmendim faktin që pikërisht për historinë ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushë ku nuk mund të transmetohen mesazhe të dobishme. Misteri ishte dija e tyre e përcjellur në kode pikërisht që kureshtarë si profesorët e sotëm të mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mënyra e tyre për komunikim sepse për të kuptuar të vërtetën kozmike duhet një përgatitje gati mbi njerëzore. Mjafton të mendojmë se sot në erën e informacionit, opinioni publik di shumë pak për mekanizmat e vërtetë që lëvizin botën e sotme për mos thënë që ka mekanizma të krijuar me qëllim që ta devijojnë e ta gënjejnë atë. Sa zhgënjyese është ideja se ajo që manifestohet, është e vërtetë aq më tepër kur flitet për të vërteta historike. Historisë i mbetet vetëm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj që ishte dhe t’i besosh ose të mjaftohesh me historinë zyrtare, pozitiviste, do të thotë ta marrësh hirin për dru të padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar që transformon misterin e jetës në fakt historik të përshtatshëm për teoritë e tij ideologjike. Sot ekziston një okultizëm teknologjik, okultizëm bankar dhe monopolizëm shkencor, ky është misteri i kohës sonë moderne. Në Mesjetë dhe në Rilindjen Europiane ekzistonte një mister tjetër, ai i mistikëve, tempullarëve, alkimistëve dhe i ndërtuesve të katedraleve. Kjo botë u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndërgjegjshëm për vlerat e saj, e mbrojti me vetëdije këtë kulturë. Po të përdorim një llogjikë tjetër ultra historike ai ishte nga të fundit tempullarë, ishte pjesë e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave që nuk njohin kohën, i dijes mistike të alkimistëve ku edhe fisnikët shqiptarë të mesjetës mund të kenë pasur përvojat e tyre jo më pak inferiore se ato evropiane. Familjet e princave të mesjetës njiheshin si të tillë për nivelin e kuptimit dhe ruajtjes së dijeve arkane. Princat shqiptarë të atyre kohërave bënin pjesë në zinxhirin e madh evropian. Ruajtja e sekreteve ishte një nga cilësitë e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtësisht të kuptueshme për të gjithë.
Kjo fushë është një pjesë e historisë së Evropës mjaft e fshehtë me një llogjikë të veçantë kërkimi me vlera shumë specifike por edhe e denigruar shumë nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve të fundit, viktimë e të cilës janë edhe një pjesë e historianëve. Në këtë fushë mund të hyet nëpërmjet simboleve dhe gjuhës së tyre, aq e dashur për mendimtarët e asaj kohe. Ata flisnin
me gjuhën e analogjisë së kodeve, stemave, që i vendosnin në veshjet e tyre, në përkrenaret e tyre, që tregonin gradën e caktuar të evoluimit në dijen, artin e madh të asaj shkence mistike mbarëevropiane, që ishte edhe faktori i vërtetë i bashkimit të asaj Evrope. Kudo që shkonte një kalorës, mbret, në rastin tonë Skënderbeu, paraqiste simbolet e tij të fisnikërisë që kishin një gjuhë universale, gjuhë e njohur nga fisnikët por jo nga masat e popullsisë. Përkrenarja ishte një objekt me funksion të tillë se praktikisht nuk mund të mbahet në kokë.
Njohësit, gnostikët ishin mjeshtra të dijes së asaj kohe, të dijes arkane (dije sekrete të antikitetit) të shkallëzuar sipas nivelit të njohjes në fusha si ajo e astronomisë, astrollogjisë, matematikës, alkimisë. Për kulturën e shumë studiuesve tanë pro fesionistë, alkimia është karikatura e kimisë. Por le ta gëzojnë ata injorancën e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total të njeriut nëpërmjet një disipline të caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike. Metalet që ata kthenin në ar dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetëdijes totale, rezatuese dhe hyjnore. Njohja e këtyre sekreteve atje është shumë e vështirë edhe për faktin se kjo dije përdor me qëllim një gjuhë të kodifikuar për të devijuar kuriozët e sipërfaqshëm. Atje ku mundi por edhe dëshira e ndryshimit të vetvehtes, transformimit të unit, është premisë e parë që ato sekrete të dorëzohen shkallëshkallë.
Kastriotët, midis lindjes dhe perëndimit, mbanin stemën e shqipes me dy kokë por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj, si personale, përkrenaren e famshme të tij. Çfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vjenës? Në një moment të historisë sonë të diturit mund të kenë munguar në këto troje, por nëpër Europë kanë ditur të fshihen dhe të mbijetojnë.
Po t’i hedhim një sy Mesjetës me respekt për dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancën e të diturit modern dhe po ta pranojmë si të mirëqenë filozofinë e asaj kohe do të zbulohen koiçidenca interesante. Duke përdorur edhe ne analogjinë si metode studimi (ndërkohë që antikët e përdornin
si metodë njohëse) do të vëmë re se nga astrologët e asaj kohe shenjat astrologjike kishin të bënin me një domethënie të caktuar që lidhej me nivelin e dijes dhe llojit të planetit që e dominon atë. Për ta, pra për mjeshtra në nivele të larta të alkimisë dhe astrologjisë, dihej se ai që dominonte shenjën e vështirë të Saturnit ishte kalorës i dijes në nivel shumë të lartë dhe për rrjedhojë mbante simbole në funksion të gradës, në rastin tonë bricjapin. Dijetarë dhe alkimistë të asaj kohe e dinin midis tyre se kapuçi i tejzgjatur dhe i përkulur që ata mbanin, simbolizonte bricjapin dhe i lejohej ta mbanin vetëm ata që në rrugën e njohjes Arkane dhe Ermetiste të kohës e njihnin misterin e rimishërimit. Kjo dije shpesh e luftuar nga Kisha zyrtare, por edhe nga islamizmi zyrtar që kanë deformuar vlerat e Mesjetës dhe për qëllime dogme kanë errësuar vlerat e atyre që dija i grinte mbi lindjen dhe perëndimin, njohësit e të vërtetave kozmike.
Rëndësia e veçantë dhe njëkohësisht sekrete e kësaj shenje zodiakale, pra e bricjapit vjen nga lidhja e saj me Saturnin. Nga ky planet sipas Ermetistëve evropianë edhe lindorë shpirti fillon
rrugën e tij drejt rilindjes, rimishërimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hënën ku ndalon për të parë kozmosin në pritje të momentit dhe horoskopit të përshtatshëm, nëse mund të shprehemi kështu, për të rilindur në botën e mishit e të kockës. Simboli i bricjapit ka qenë i përdorur me këtë kuptim edhe në Orient, por në Perëndim është reduktuar në figurën e cjapit. Në Mesjetë zakonisht ishte edhe një kombinim cjap-peshk (Saturni- Hëna). Në kristianizmin e hershëm Krishti u prezantonte në imazhe fetare simbolikisht si peshk. Ai superoi e sfidoi vdekjen. Në imazhet më antike babiloneze prezantohet një cjap me bishtin e një peshku. Ky kombinim i dyfishtë kishte një domethënie të thellë Arkane. Bricjapi mbretëron në të vërtetë si mbi njeriun e brendshëm ashtu edhe mbi atë të jashtëm, pra simbas mentalitetit të asaj kohe njeriu Bricjap simbolizon bashkimin e strukturës së brendshme me të jashtmen. Arritja e këtij uniteti ishte qëllimi i shkollave antike dhe mesjetare. Bricjapi udhëhiqet nga Saturni, zoti i kohës, prandaj në Antikitet kjo lidhet edhe me shpatën, që mbron jetën e dominon vdekjen. Një gravurë veneciane e paraqet Gjergjin me shpatë në dorë dhe me përkrenaren të mbështetur në tokë. Ekziston një lidhje midis ndërtuesve të katedraleve dhe Bricjapit, strukturave të mëdha arkitektonike e të numerologjisë indiane, misteret Arkane të Bricjapit ato i quanin “makara”.
Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Tempullarëve, mbrojtësve të Kristianizmit të vërtetë që nuk ka qenë as lindor as perëndimor ne esencën e tij. Mund të kujtojmë se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtës të Kristianizmit, i vetëdijshëm edhe për vlerat mistike-
ezoterike të tij.
Në sistemet Kabalistike, në simbolet e letrave të tarokut, gjejmë përsëri cjapin dhe e gjithë kjo do të mbetej një lojë koiçidencash absurde po të mos përdorim teknologjinë e të menduarit të asaj kohe, analogjinë që na fton t’i shikojmë me shumë kuriozitet e vëmendje simbolet e përkrenares së Skënderbeut. Ne nuk na intereson se dikush i beson ose jo këto teori mesjetare, por jemi të sigurt se me këto mendësi lindnin edhe vdisnin njerëzit e asaj kohe.
Për përkrenaren e Skënderbeut ka shume fabula e histori përsa i takon dhisë së zgjedhur nga ai si simbol. Për na duken jo fort bindëse po të kemi parasysh përgjegjësinë e simboleve në atë kohë dhe kotësinë e tregimit të këtyre përrallëzave popullore në oborret fisnikërore të Evropës. Siç e dimë ishte një Evropë kristiane me themele të dijes mistike ku respekti dhe njohja që Skënderbeu gjente në ato oborre vinte nga këto vlera të dijes që ai pa tjetër duhet t’i zotëronte. Ai mbante simbolin e cjapit për ato motive të vlefshme okulte që përmendëm, në shenjë grade dhe respekti, ai përfaqësonte shkollën shqiptare okulte, njohëse dhe trasmetuese e traditës së mistereve po aq antike sa vetë shqiptarët. Pas tij kjo shkollë ezoterike shkrihet.
Që atëherë në nuk e gjejmë më të përdorur simbolin e cjapit ose dhisë dhe që atëhere u çorodit dhe humbi vula antike e shqiptarëve e kërkuar, dhe dëshiruar më vonë nga të gjithë patriotët.

(Nga revista "Milosao")
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,667
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Skënderbeu, luftëtari shqiptar




Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

• 1 Etimologjia e emrit Scander
• 2 Biografia
• 3 Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës
• 4 Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar
• 5 Vepra per Skënderbeun
• 6 Skënderbeu në film
• 7 Mirënjohje
• 8 Figura e Skënderbeut në art
• 9 Burim i të dhënave

Etimologjia e emrit Scander


Emri Skënder ose Iskander eshte versioni turk i emrit Aleksandër. Kështu qe shume studiues emrin Skënderbej e përkthejnë si Aleksandri i Madh. sipas legjendes trimeria dhe aftesia e tij ne artin ushtarak u shfaq heret dhe per kete arsye turqit i vune si emrin me te pershtatshem Iskanderbej . Fakt eshte qe Skenderbeut i ka pelqyer gjithmone emri qe i vune turqit. Kete e deshmojne shume dokumente te epokës ku ai firmoste me te dy emrat (Gjergj Kastrioti - Skenderbej). Dhe ne oborret europiane te kohes nihej me teper me kete emer. E deshmojne dhe veprat e shumta mesjetare te shkruara për te(kompozitori i famshem Antonio Vivaldi ,ne vitin 1718 ,vuri ne skene operen "Scanderbeg") .

Biografia

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur(9-vjeçare) dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri ne fronit e te atit, deri në vitin kur ai u nise kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.
Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.
Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.
I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.
Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njerez. Kjo eshte vetem nje legjende. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare. Kjo i pergjigjet se vertetes, pse edhe mbreter te tjere ilire si Aleksandri i Madh mbante perkrenare me brire dashi.

Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.
Ishte Dhimiter Frangu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jeten e Skenderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frangu ishte bashkeshoqerues i gjithe jetes dhe luftrave te Skanderbeut, arketar e shoqerues ne udhetimet e Princit Shqiptar. Shkrime latinisht i Frangut i 1480, 12 vjet pas vdkjes se Skanderbeut, mjerisht u pervetesua nga te tjere, dhe perkthimi dhe botimi i saj italisht u be me vone, pas vdekjes se Frangut. Te gjithe shkrimater pasardhes, u mbeshteten mbi vepren e Frangut, edhe vete Barleti, por qe i shtoi tregime fantastike te paqena. Patjeter se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës)pati jehone te madhe . Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frangut.
Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frangu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. Prandaj Barleti e mori si baze vepren e Frangut sepse kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe e ne gjuhe te tjera.
Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqipetare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumellojshme , prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

Vepra per Skënderbeun

Shumë autorë shqiptarë dhe te huaj kanë shkruar për Skënderbeun. Më poshtë po renditim veprat e tyre:
- Marin Barleti
- Naim Frasheri
- Fan Noli
- Sabri Godo

Skënderbeu në film

Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).
Mirënjohje
• I pari i shqipëtarëve
• Hero Kombëtar
• Urdhëri i Skënderbeut
• Veprat kushtuar Skënderbeut
• Mbrojtës i krishtërimit

Figura e Skënderbeut në art

• Scanderbeg, opera nga François Francoeur dhe François Rebel.
• Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.
Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekës së provincës së Leçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,667
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Skënderbeu, luftëtari shqiptar

Në Shka Fajiset Skânderbegu?

Marin Sirdâni:
(Pjesa V)

(Hamza Kastrioti)


Por as prej ngatrresave e tradhtive që bien në sy në jetën e Skënderbeut, nuk vërtetohet aserta e Gjon Muzakës se ai i rrëmbeu shtetin ndonjë princit shqiptar. Me Skënderbeun u prishën disa herë Dukagjinët, ndonjiherë Shpanët, e duket se edhe Muzakajt nuk i paten pipat mirë me të. Dukagjinët shihet qartas prej mënyrës që u ndreqën secilën herë, se u keqsuan e i morën anën Skënderbegut për pamarrveshje e rivalitet e jo per çe sht je aneksimesh (1) Muzakajt nuk e diftuen kurrë faqe pakënaqsinë e vet ndaj Skënderbeut sa ai qe gjallë: ata morën pjesë me princa tjerë aleatë ndër mbledhje e i çuan ndihma ushtarake e të holla në rast nevoje si princat e tjerë.
Per Shpanët dihet prej Tivarasit, se tuj pasë dekë kah mbarimi i Nandorit, 1454, Pjetër Shpani, princi i Pultit Poshtër, u pështjellue vendi per shkak të bijve që nuk binin në godi për trashëgim, Ipeshkvi i Drishtit, Pjetër Ejllori, çoj e grishi Skënderbeun, që si kryetar i lidhjes të vinte me i vu kapak asaj degame. Ky me t’a marrë lajmin, udhetoi me një pjesë ushtrijet që kishte në Dibër e kaloj në dhenë e Pultit. Aty, ku me të mirë e ku me kërcnim, për një kohë të shkurtë, me shumë urti e pa i ba dam njeriut të gjallë, pajtoj e qetsoj atë vend. U pa nevoja veç t’u lidhte ndër pranga, vllau i vogël, Mark Shpani, djalosh kryeneç i qitun, i cili nuk u vente kurrsesi në kryq, e që kishte qenë shkaku i gjithë atij pështjellimit. (2)


(Autori shkrimit At Marin Sirdani)

Edhe për ndërmjetsinë e Skënderbeut në këtë degam, Fan Noli i pret drutë shkurt e thotë: “i shtroj malsit e Shoshit e të Shalës, të cilat mund t’a marrim me mend qe i aneksoj një herë e mirë”. (3) Po t’kishte qenë ky aneksim i njimendët, arësyeja e lypë që t’u përpiqte Skënderbeu a zyrtarët e tij me banorët e atij dheut ndonjë herë mbas atij rasti, në sa shkrimtarët e asaj kohe nuk e përmendin as tërthorazi. Këtij aneksimi i kundërshton edhe lidhja e Dukagjinve dhe Shpanve me Turqtë, kundra Skënderbeut në vjetin 1461. Barleti nuk e përmend fare këtë ngatrresë, e Tivarasi e cekë për rrshit, pa diftue shkakun e saj. Thotë vetëm se, në sa Skënderbeu ishte tuj bashkue një ushtri për të kalue n’Itali, mbini një ngatrresë ndërmjet të tij e Dukagjinve e Shpanve, e u pezullue atë vjetë e shkuemja përtej detit, pse ishte frikë me krisë lufta civile. U ndërmjetsue Pal Ejllori, Kryeipeshkvi i Durrsit, njeri në shenj, që jau kalonte të gjithë n’urti, dije e virtyte. Ky me durim, urti, zell e gojtari, mbrrijti me avitë zemrat e me shpëtue dhenë prej atij farë rrezikut. (4)
Shkaku i kësaj ngatrrese del në shesh prej nji Breves (5) që Piu II i dërgonte Kryeipeshkvit të Durrsit e të Tivarit, e të gjithë Sufraganeve të tyne me datë 10 Fruer 1461. Prej saj kuptohet se Lekë Dukagjini i përkrahun prej Shpanve kishte pushtue Dejën me pabesi tuj mbytë komandantin e saj venedikas, edhe kishte kërkue ndihmën e Skënderbeut kundra Venedikut, por mbasi ky refuzoj, Lekë Dukagjini e Shpanët lidhën një aleancë me Turqtë kundra Venedikut e Skënderbeut. Papa i sipërthanun nëpër atë Breve u bante me dijtë Dukagjinve, Shpanve e antarve të tyne, që po qe se mbrenda pesëmbëdhjetë ditëve nuk do të këputshin çdo lidhni me Turk, binin në mallkim. Kështu, ku prej frike t mos t’iu çojshin peshë nënshtetësit, ku prej mënyrave të bukura që dijti me i marrë Pal Ejllori, Dukagjinët e Shpanët këputën aleancën me Turk, e kthyen prapë në lidhjen me princat shqiptarë. (6)
Prej kësaj ngjarje shihet se Shpanët ishin me të vërtetë princa indipendenta, e Skënderbeu ndreqet me ta si me Dukagjinët, përndryshe, po t’kishin qenë subjekte të tij, mirret me mend se ai mbrapshtinë e tyne nuk do t’a lente me kalue aq në terr.
(Nikoll Dukagjini)

Për tradhtin e Moisiut e të Hamzait nuk asht nevoja të shtrojm kuvend, ata banë poshtërsi prej ambicjonit t’i zanë kambën Skënderbeut. Të dy u banë me Turk dhe e provuan, por u doli puna e shpueme. Edhe Gjergj Stres Balsha i doli i pa besë Skënderbeut tuj i shitë Turkut fortesën e Modrizës në vjetin 1455. Për atë mbrapshti që bani, Skënderbeu i konfiskoj pronat e ia lëshoj të vllaut, Gjon Balshes. Ma tepër i mori të hollat që kishte pasë prej Turkut per shitje t’asaj fortesë dhe e gjykoj me një burg të përjetshëm. Ma vonë, me ndërmjetsi të motrës, Jellës, qe lirue prej burgut, por nuk u pranue në kurrnjë zyre as civile as ushtarake. (7)
Prej ankimeve që Barleti qet në gojë të Hamzait (8) kishte me u marrë vesh se Skënderbeu ia hoq Gjergj Stresit sundimin e Arbnit, por Tivarasi thotë se i konfiskoj pronat të cilat ia dha të vllaut, Gjonit, e se mbasi e liroj prej burgut nuk e pranoj ma në kurrnjë zyrë. Kishe me thanë se këto dëshmime nuk kundërshtohen por plotsohen njana me tjetrën. Skënderbeu i hoq Gjergj Stresit të drejtën që i kishte dhanë me qeverisë atë krahinë nën hijen e tij, sikur ia kishte pasë dhanë edhe i ati, Gjon Kastrioti, t’et të Gjergjit qyshse ai vend u nxorr prej duarve të Turkut. Mbas asaj faqe të zezë që bani, ia hoq at tagër si djalë i parë që ishte e i konfiskoj edhe pronat, të cilat ia lshoj, si u tha sipër, të vllaut, Gjonit, i cili i ndejti besnik dajës deri në ditën e mbrame të jetës së vet.
Se këta princa nuk ishin indipendenta, posë çka u shenjue kur shkruam ma sipër se si borën pamvarsinë në kohën e Gjon Kastriotit, një provë se ata ishin vërtetë subjekte të Skënderbeut, asht se këta nuk përmenden as para kësaj ngjarje në kurrnjë rast për ndonjë ndihmë ushtarake a të hollash të çueme Skënderbeut, si përmendën princat tjerë indipendenta, e pra këta morën pjesë të thuash ndër të gjitha luftat, me dajën e vet, Skënderbeun.
Posë krahinave e viseve që u shenjuen në këtë studim, historikisht nuk mund të provohet se pat Skënderbeu të tjera. Prej zhvillimit që kemi dhanë mbi këtë çeshtje, na e merr mendja se ndritë qartas se si Skënderbeu i shtoj kufijt e princnisë së Kastriotve, e se sa të drejtë kishte ai me i zotnue ato vende; prandaj asht një dhunë që i bahet Kreshnikut tonë, po iu zunë të rrëmbyeme vendet që vullnetarisht ia lshuan të zotët, a që me fuqi t’armve ia mori Turkut. Asht e pathemeltë dhe e gabueme aserta e Fan Nolit, ku thotë se: “Skënderbeu i merzitur prej princave feudalë të vegjël të cilët i kishte si gjyle në këmbë, në mos armiq e tradhëto rë, i vuri kazmën sistemit feudal dhe ata prej princërve që mundi i mediatizoj, domethanë ua hoqi të drejtën e mbretërimit dhe i aneksoj principatat e tyre nën hijen e tij, po u la, nga ana tjetër, proprietetet personale, të cilat nuk ua ngau edhe titujt ashtu si i kishin”. (9)
Biografët e vjetër të Skënderbeut dëshmojnë se ai u mundua mos me randue aleatët e vet, e i ndejt këshillit të tyne. E kur ata i morën anën a nuk e ndihmuen mbas besës që i kishin dhanë kur e zgjodhën kryetar të Lidhjes, si ndodhi në luftën me Venedik, vjetin 1448; në rrethimin e Krujes, vjetin 1450; e kur deshti me u shkue në ndihmë Maxharve vjetin 1444; bani çka mundi vetë, e pa u mëni për zhburrnimin e tyne, vijoj në marrdhanje me ta si përpara. Populli e ushtrija adhuronte mbasi, jo vetëm pse e shihte se sa bukur dijte me i ardhë gjithkujt e me shtypë anmikun, por ma fort pse dinte me zotnue jo vetëm të tjerët por edhe vedin (10). Sjellja e tij kundrejt Moisiut, Hamzait e Stresit, që i dolën të pabesë e tradhtarë; Dukagjinve e Shpanve që u rreken me i ba të zezen, e diftojnë të ndalun, të thyeshëm e zemërgjanë, e jo si thotë Gjon Muzaka, njeri që mezi priste me gjetë shkaqe se si me shtypë princat e burrat e Shqipnisë, për me naltue vedin, e me shtue rrethin e shtetit të vet.
(vazhdon me pjesen e fundit)

Publikue ne
http://www.albanianreview.com/Switch/ne ... erbegu.htm
Referencat Pjesa V dhe Permbajtja
1. Vro Rinaldin, ann. 1452, n. 15; ann. 1460, n. 104; - Biemmin, L.I1, f. 122; L. IV, f. 298 -299; L. VI. f. 394 - 395.
2. Biemmi, L. V, f. 331
3. Fan Noli, v. e ç., kIll, f. 213
4. Biemmi, L. VI, f. 394 -365
5. Rinald, ann. 1460, n. 104
6. Biemmi, L. IV, f. 299
7. I suoi beni furono donati al suo fratello Giovani: Moise riebbe eio ehe la di lui eontumaeia non avea voluto rilaseiare; Seanderbegh appropriossi i danari del tradimento … e riposto in liberta: trattato pero sempre per un fellone, per un traditore, ed esc1uso da ogni sorta di impiego. Il suo fratelle Giovanni seguito fedelmente, e eostantemente l’armi del zio” Biemmi, L. V, f. 347 -349.
8. Barleti, L. IX, f. 253.
9. Fan Noli, v. e. ç., k. f. 210
10. Biemmi, L: V, f. 344, 346
11. Biemmi, L. VI, fq. 488
12. “Perrimus jam omnes dum quisque si bi se natum existimat” .
13. Biemmi, L. I, f. 41 -42.
14. Biemmi, L. IV, f. 274 -277.
15. Biemmi, L. IV, f. 277
16. Biemmi, L. VI, f. 481
17. Fan Noli, v. e ç .. k IV, f. 286
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,667
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Skënderbeu, luftëtari shqiptar

Më 17 janar do të përkujtohet 543- vjetori i vdekjes së Skënderbeut


Gjergj Kastrioti ne shtrat i semure rende

(14.01.2009 RV)Veprimtari përkujtimore do të organizohen kudo jetojnë e punojnë shqiptarë, posaçërisht në Sheshet e qyteteve kryesore të Shqipërisë, Kosovës e vendeve perëndimore, ku ngrihen monumente për nder të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, që mbrojti Evropën mesjetare nga vërshimi i otomanëve, të cilët ëndërronin të vinin gjysmëhënën mbi bazilikën e Shën Pjetrit e çallmën, mbi kokën e Papës. Që nga koha kur sulltanët shikonin ëndrra të tilla, kanë kaluar më se 543 vjet.

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Sk%C3%ABnderbeu
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skëndërbeu

Mendoj se nje enigme e simboleve te Gjerjg Kastriotit eshte Ylli i Davidit qe ai mban mbi shqiponjen me dy koke

----Kjo gje eshte pikepyetje .--Ne fakt shqiponjen e zeze me dy koke dhe me yllin e Davidit e ka pas perandoria romake e perendimit --

Une kam pare njehere ketu ne USA , ne stacionin kryesor te Trenit ne Washington ,mbi deren kryesore . nje skulpture te nje ushtari romak, ku ne mburoje kishte shqiponjen me dy koke dhe me yllin e Davidit ne krye

-Mirpo Skenderbeu c'ne qe ka marre kete simbol ,yllin e Davidit mbi shqipnjen me dy koke ?
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,960
Pikët
113
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skëndërbeu

Mendoj se nje enigme e simboleve te Gjerjg Kastriotit eshte Ylli i Davidit qe ai mban mbi shqiponjen me dy koke

----Kjo gje eshte pikepyetje .--Ne fakt shqiponjen e zeze me dy koke dhe me yllin e Davidit e ka pas perandoria romake e perendimit --

Une kam pare njehere ketu ne USA , ne stacionin kryesor te Trenit ne Washington ,mbi deren kryesore . nje skulpture te nje ushtari romak, ku ne mburoje kishte shqiponjen me dy koke dhe me yllin e Davidit ne krye

-Mirpo Skenderbeu c'ne qe ka marre kete simbol ,yllin e Davidit mbi shqipnjen me dy koke ?
Ai qe njihet gabimisht si ylli i Davidit, ylli me gjashte cepa, ne fakt eshte simbol i diellit....eshte kudo prezent ne ILIRI.
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,960
Pikët
113
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skëndërbeu

Ekstrakte prej nje koleksioni nen emrin "Stefano Magno"

transkriptimet jane nga dokumentet origjinale...

(p. 229)
[1481] Domentre queste cose fusseno fatte, essendo Suliman Alibego Eunuco beglerberg de Grecia col molte vittualie vene alla Valona per mandar in sussidio della cittade de Otranto, ma visto el paise de Albania fu levado in rebellion, quale mandò alla cittade de Scutari et quella muni, per dubito quella non fusse occupada per ditti populli; questo se havea adì 15 Settembre.
Et avendo i popoli del paise fu de Zorzi Castriotti, ditto Scanderbegh, in ditta parte de Albania mandado in Apulia per Zuane suo fiolo che andasse à tuor 1 il dominio di quello, et atrovandose quello in campo con il ditto Duca di Calavria2, quello insieme con uno suo cusin et molti Albanesi havea con lui, homeni valenti, mandò con alcune galie dell' armata sua Regia in ditte parte, con le qual etiam mandò Clada da Coron, el qual era fugido dal Brazo de Maina, per le qual conduto fù ai confini de Durazo, inel paise fu del ditto suo padre, dove dismontò et per quelli popoli acetado fu per suo signor. Questo inteso el dito Beglerbeg, che era alla Vallona, per socorrer la cittade de Otranto, mandò uno suo Sanzacho con personne 2 mil in ditto paise per discasar quello; all'incontro del detto Zuane mandò di molta zente con uno valente suo capitanio in sopra un passo per devedar l'intrar in ditto paise, ma per el ditto Sanzacho quello fù rebatudo et preso con quasi tutti queli erano con lui. Questo inteso el ditto Zuane, posto in fuga deliberò ritornar in Apulia, ma confortado dai ditti popoli, offerendoli combater per lui, assumò grande esercito de popoli di quel paise, et andò all'incontro del ditto Sanzacho, et quello superò et dala man di quello recuperò el ditto suo capitanio et zente, et quello mal menado fugò. Questo fù de... Agosto, et con tal vigoria andò sotto la cittade de Croia fù de suo padre, et quella assaltò, ma trovandosi in quella molti Turchi ben in ordene, non la potè haver; queste se have adi 25 Settembre.
Interim, dapoi andado in ditta parte de Albania el ditto Zuan Castriotti, galie 4 Dell' armada Regia, che quello condotto havea in ditte parte con Clada da Coron, el qual fugido era dal Brazo de Maina, andò discorrendo per quelle marine a danni de Turchi, et passò de li da Valona, et andò ai monti di Cimera, posto alla marina ai confini del detto luogo de Valona, per el qual indutto fù i popoli di quella montagna, che sono più de ville 50, che discasarono Turchi et redasese in libartade, et con ditte galie andò al castello chiamato Cimara, principal fortezza di quella patria, et quello assaltò; per li insulti dela qual galie et rebellion de ditti popoli, el Subasi del ditto loco di Cimara, che era in quello, mandò a dimandar sussidio al ditto Suleiman Alibego Belgerbeg, che era ad ditto loco di Valona per mandar sussidio A ditta cittade de Otranto; el qual subito con Turchi 3 mila se ne passò in suo sussidio, all'incontro del qual i popoli della ditta montagna in compagnia con molti balestrieri de ditte galie se ne andò sopra un passo et quello inperò et prese con molti Turchi, et molti altri ne amazò, che furono fra presi et morti cerca 1000, et lo resto mal menadi fugò, Questo inteso il detto Subasi, essendo occupati i passi da terra per ditti popoli, con la fede de ditti popoli abandonò el ditto castello de Cimera, et con una barca andò a Corfù, dove zonse adi 31 Agosto. Abandonato quel Luogo, Clada predetto, che era con ditte galie, in quello intrò et ebbe etiam il

(p. 230) castello de Sopoto che era in ditte montagne; et per detto Zuan Castriotti dal ditto suo cusin impetrado havea el ditto Suliman, dantoli duc. 1500, i quali divise infra la sua zente (f. 218-220).
Domentre queste cose fusseno fatte, Antonio Victuri ambasador de Venitiani adi 26 Agosto arrivò a Costantinopoli, incontro del qual andò i Bassà con molti Turchi, et quello receva con grande honor, et molto più di quello era costretto per altri tempi a far ad algum ambasador, et adi 28 ditto insieme con Battista Gritti bailo4 de Venetiani andò alla presentia del ditto Baiagit5, el qual se levò in piè et vene in capo el mostabe6 ad incontrarlo, et colui conduse in sopra el suo mostabe et fè sentar uno per loi, al qual quelo expose con parole general, condolendose della morte del padre et congradulandose della succession sua, in donio et vittorie, deinde intrar inelle altre pratiche, quello i disse dovesse esser con i Bassà, per i qual tutto i sarla referido, et quel fè vestir de panno doro; et adi 29 et 30 detto fu insieme con i Bassa et intrò in le pratiche de confermar la pace fatta con suo padre, et per quello fu ditto per detto orator in rechiesto che restituir volesse la isola de Negroponte et le cittade de Albania che erano stà dominade per Venetiani, et si come a suo padre era sta restituide le cittade sue; altri disse rechiese volesse conciederne le isole della Cefalonia et Zante, acciò non capitasse in man dei altri et che remeter dovesse el resto de ducati 200 mil li era promessi dar ogni anno per parte delle franchisie; per i qual referido al ditto Baiazit, fo li risposo, come la ditta isola et cittade lui havea havudo per el dominio de suo padre (f. 222-223).
Recuperada la ditta cittade de Otranto, essendo stà preso inelle parte de Cimera el ditto Suliman Alibego Beglerbeg de Grecia, che era venuto alla Valona per socorrer ditta cittade, quello, per Zuan Castriotti che havuda havea inelle man, fù dado a quelli del' armada Regia per ducati 4 mila; el qual quello conduse al ditto duca di Calavria prizon, al qual quello offerse ducati 20 mila che lo lasasse; havesse adi 23 Settembre (f. 224).
Zuan Castriotti, ultra el paise fù del suo padre have a recuperado, hebbe el castello de Scaluxi fù del ditto suo padre, et sottomesse molto paise che non era stà de suo padre; questo se have adi 13 decembre.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Skenderbeu Luftetari Shqiptar


KODI I FSHEHTË I PËRKRENARES SË SKENDERBEUT

Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të pëkrenares


Kastriotët, midis lindjes dhe perëndimit, mbanin stemën e shqipes me dy kokë por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj, si personale, përkrenaren e famshme të tij. Çfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vienës?


Përkrenarja e Skënderbeut është bërë tani pjesë e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurë historike që mund të krahasohet. Ajo merrr vlera studimore edhe për shkak të varfërisë së relikeve që e shoqërojnë figurën e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundësi të reflektijmë ndryshe për të gjithë kulturën zyrtare shqipëtare ku historizimi i vlerave esenciale të personaliteteve dhe të gjuhës sonë është shpesh një arritje antikombëtare e bërë nga mjerimi ideollogjik i profesorëve rrogtarë. Rakitizmi kultural i historianëve zyrtarë sot në të gjithë botën është pengesë për zgjidhjen e shumë enigmave të së kaluarës. Antikja dhe e vjetra po bëhen më enigmatike se kurrë nga kultura alternative që po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale të mbajtur sekret më parë.

Të mos mjaftohemi kurrë me aq sa dimë për të shkuarën e për më tepër për figurat mitike si Skënderbeu. Madhështia e tyre, përfshin plane të dukshme e të padukshme, nganjëherë misterioze sepse pemët madhështore i largojnë rrënjët dhe i fshehin aq larg sa mendësia e një lulelakre nuk mund t’i imagjinojë. Nuk është meritë e jona asnjë zbulim i ri mbi Skënderbeun, por e dritës që ai ka rrezatuar e vazhdon të rrezatojë për të plotësuar madhështinë e tij të pa kuptuar plotësisht edhe shpesh të përfolur nga plebejt e historisë. Historianët që kanë kontribuar deri tani në njohjen dhe modelimin e figurës së Skënderbeut vijnë nga fusha të ndryshme por me bazë të njëjtë, që është rikrijimi nëpërmjet fakteve i një realiteti sa më konkret informativ mbi të. Pra, ata mund ta rikrijojnë realitetin mbi Skënderbeut për aq sa kuptojnë për reale, për aq sa ne dimë për këtë botë ku jetojmë. Historiani profesionist kërkon të hetojë të shkuarën me mendjen e tij të përshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinë e kanë krijuar njerëz mbi nivelin mendor të tij. Historinë nuk e kanë bërë studiuesit e historisë, por ato që zotëronin mistere dhe të vërteta që nuk mund ti përballojë dot historiani. Këtu do të përmendim faktin që pikërisht për historinë ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushë ku nuk mund të transmetohen mesazhe të dobishme. Misteri ishte dija e tyre e përcjellur në kode pikërisht që kureshtarë si profesorët e sotëm të mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mënyra e tyre për komunikim sepse për të kuptuar të vërtetën kozmike duhet një përgatitje gati mbi njerëzore. Mjafton të mendojmë se sot në erën e informacionit, opinioni publik di shumë pak për mekanizmat e vërtetë që lëvizin botën e sotme për mos thënë që ka mekanizma të krijuar me qëllim që ta devijojnë e ta gënjejnë atë. Sa zhgënjyese është ideja se ajo që manifestohet, është e vërtetë aq më tepër kur flitet për të vërteta historike. Historisë i mbetet vetëm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj që ishte dhe t’i besosh ose të mjaftohesh me historinë zyrtare, pozitiviste, do të thotë ta marrësh hirin për dru të padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar që transformon misterin e jetës në fakt historik të përshtatshëm për teoritë e tij ideologjike. Sot ekziston një okultizëm teknologjik, okultizëm bankar dhe monopolizëm shkencor, ky është misteri i kohës sonë moderne. Në Mesjetë dhe në Rilindjen Europiane ekzistonte një mister tjetër, ai i mistikëve, tempullarëve, alkimistëve dhe i ndërtuesve të katedraleve. Kjo botë u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndërgjegjshëm për vlerat e saj, e mbrojti me vetëdije këtë kulturë. Po të përdorim një llogjikë tjetër ultra historike ai ishte nga të fundit tempullarë, ishte pjesë e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave që nuk njohin kohën, i dijes mistike të alkimistëve ku edhe fisnikët shqiptarë të mesjetës mund të kenë pasur përvojat e tyre jo më pak inferiore se ato evropiane. Familjet e princave të mesjetës njiheshin si të tillë për nivelin e kuptimit dhe ruajtjes së dijeve arkane. Princat shqiptarë të atyre kohërave bënin pjesë në zinxhirin e madh evropian. Ruajtja e sekreteve ishte një nga cilësitë e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtësisht të kuptueshme për të gjithë.
Kjo fushë është një pjesë e historisë së Evropës mjaft e fshehtë me një llogjikë të veçantë kërkimi me vlera shumë specifike por edhe e denigruar shumë nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve të fundit, viktimë e të cilës janë edhe një pjesë e historianëve. Në këtë fushë mund të hyet nëpërmjet simboleve dhe gjuhës së tyre, aq e dashur për mendimtarët e asaj kohe. Ata flisnin
me gjuhën e analogjisë së kodeve, stemave, që i vendosnin në veshjet e tyre, në përkrenaret e tyre, që tregonin gradën e caktuar të evoluimit në dijen, artin e madh të asaj shkence mistike mbarëevropiane, që ishte edhe faktori i vërtetë i bashkimit të asaj Evrope. Kudo që shkonte një kalorës, mbret, në rastin tonë Skënderbeu, paraqiste simbolet e tij të fisnikërisë që kishin një gjuhë universale, gjuhë e njohur nga fisnikët por jo nga masat e popullsisë. Përkrenarja ishte një objekt me funksion të tillë se praktikisht nuk mund të mbahet në kokë.
Njohësit, gnostikët ishin mjeshtra të dijes së asaj kohe, të dijes arkane (dije sekrete të antikitetit) të shkallëzuar sipas nivelit të njohjes në fusha si ajo e astronomisë, astrollogjisë, matematikës, alkimisë. Për kulturën e shumë studiuesve tanë pro fesionistë, alkimia është karikatura e kimisë. Por le ta gëzojnë ata injorancën e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total të njeriut nëpërmjet një disipline të caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike. Metalet që ata kthenin në ar dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetëdijes totale, rezatuese dhe hyjnore. Njohja e këtyre sekreteve atje është shumë e vështirë edhe për faktin se kjo dije përdor me qëllim një gjuhë të kodifikuar për të devijuar kuriozët e sipërfaqshëm. Atje ku mundi por edhe dëshira e ndryshimit të vetvehtes, transformimit të unit, është premisë e parë që ato sekrete të dorëzohen shkallëshkallë.
Kastriotët, midis lindjes dhe perëndimit, mbanin stemën e shqipes me dy kokë por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj, si personale, përkrenaren e famshme të tij. Çfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vjenës? Në një moment të historisë sonë të diturit mund të kenë munguar në këto troje, por nëpër Europë kanë ditur të fshihen dhe të mbijetojnë.
Po t’i hedhim një sy Mesjetës me respekt për dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancën e të diturit modern dhe po ta pranojmë si të mirëqenë filozofinë e asaj kohe do të zbulohen koiçidenca interesante. Duke përdorur edhe ne analogjinë si metode studimi (ndërkohë që antikët e përdornin
si metodë njohëse) do të vëmë re se nga astrologët e asaj kohe shenjat astrologjike kishin të bënin me një domethënie të caktuar që lidhej me nivelin e dijes dhe llojit të planetit që e dominon atë. Për ta, pra për mjeshtra në nivele të larta të alkimisë dhe astrologjisë, dihej se ai që dominonte shenjën e vështirë të Saturnit ishte kalorës i dijes në nivel shumë të lartë dhe për rrjedhojë mbante simbole në funksion të gradës, në rastin tonë bricjapin. Dijetarë dhe alkimistë të asaj kohe e dinin midis tyre se kapuçi i tejzgjatur dhe i përkulur që ata mbanin, simbolizonte bricjapin dhe i lejohej ta mbanin vetëm ata që në rrugën e njohjes Arkane dhe Ermetiste të kohës e njihnin misterin e rimishërimit. Kjo dije shpesh e luftuar nga Kisha zyrtare, por edhe nga islamizmi zyrtar që kanë deformuar vlerat e Mesjetës dhe për qëllime dogme kanë errësuar vlerat e atyre që dija i grinte mbi lindjen dhe perëndimin, njohësit e të vërtetave kozmike.
Rëndësia e veçantë dhe njëkohësisht sekrete e kësaj shenje zodiakale, pra e bricjapit vjen nga lidhja e saj me Saturnin. Nga ky planet sipas Ermetistëve evropianë edhe lindorë shpirti fillon
rrugën e tij drejt rilindjes, rimishërimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hënën ku ndalon për të parë kozmosin në pritje të momentit dhe horoskopit të përshtatshëm, nëse mund të shprehemi kështu, për të rilindur në botën e mishit e të kockës. Simboli i bricjapit ka qenë i përdorur me këtë kuptim edhe në Orient, por në Perëndim është reduktuar në figurën e cjapit. Në Mesjetë zakonisht ishte edhe një kombinim cjap-peshk (Saturni- Hëna). Në kristianizmin e hershëm Krishti u prezantonte në imazhe fetare simbolikisht si peshk. Ai superoi e sfidoi vdekjen. Në imazhet më antike babiloneze prezantohet një cjap me bishtin e një peshku. Ky kombinim i dyfishtë kishte një domethënie të thellë Arkane. Bricjapi mbretëron në të vërtetë si mbi njeriun e brendshëm ashtu edhe mbi atë të jashtëm, pra simbas mentalitetit të asaj kohe njeriu Bricjap simbolizon bashkimin e strukturës së brendshme me të jashtmen. Arritja e këtij uniteti ishte qëllimi i shkollave antike dhe mesjetare. Bricjapi udhëhiqet nga Saturni, zoti i kohës, prandaj në Antikitet kjo lidhet edhe me shpatën, që mbron jetën e dominon vdekjen. Një gravurë veneciane e paraqet Gjergjin me shpatë në dorë dhe me përkrenaren të mbështetur në tokë. Ekziston një lidhje midis ndërtuesve të katedraleve dhe Bricjapit, strukturave të mëdha arkitektonike e të numerologjisë indiane, misteret Arkane të Bricjapit ato i quanin “makara”.
Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Tempullarëve, mbrojtësve të Kristianizmit të vërtetë që nuk ka qenë as lindor as perëndimor ne esencën e tij. Mund të kujtojmë se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtës të Kristianizmit, i vetëdijshëm edhe për vlerat mistike-
ezoterike të tij.
Në sistemet Kabalistike, në simbolet e letrave të tarokut, gjejmë përsëri cjapin dhe e gjithë kjo do të mbetej një lojë koiçidencash absurde po të mos përdorim teknologjinë e të menduarit të asaj kohe, analogjinë që na fton t’i shikojmë me shumë kuriozitet e vëmendje simbolet e përkrenares së Skënderbeut. Ne nuk na intereson se dikush i beson ose jo këto teori mesjetare, por jemi të sigurt se me këto mendësi lindnin edhe vdisnin njerëzit e asaj kohe.
Për përkrenaren e Skënderbeut ka shume fabula e histori përsa i takon dhisë së zgjedhur nga ai si simbol. Për na duken jo fort bindëse po të kemi parasysh përgjegjësinë e simboleve në atë kohë dhe kotësinë e tregimit të këtyre përrallëzave popullore në oborret fisnikërore të Evropës. Siç e dimë ishte një Evropë kristiane me themele të dijes mistike ku respekti dhe njohja që Skënderbeu gjente në ato oborre vinte nga këto vlera të dijes që ai pa tjetër duhet t’i zotëronte. Ai mbante simbolin e cjapit për ato motive të vlefshme okulte që përmendëm, në shenjë grade dhe respekti, ai përfaqësonte shkollën shqiptare okulte, njohëse dhe trasmetuese e traditës së mistereve po aq antike sa vetë shqiptarët. Pas tij kjo shkollë ezoterike shkrihet.
Që atëherë në nuk e gjejmë më të përdorur simbolin e cjapit ose dhisë dhe që atëhere u çorodit dhe humbi vula antike e shqiptarëve e kërkuar, dhe dëshiruar më vonë nga të gjithë patriotët.

(Nga revista "Milosao")
Shenja e bricjapit nuk eshte aspak e ngjajshme me perkrenaren e Skenderbeut.
Mua nuk me duket se ka ndonje lidhje mes astrologjise dhe Perkrenares se Skenderbeut.
 

crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,960
Pikët
113
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skëndërbeu

Eshte dhia AMALTHIA-AMALDHIA qe ushqeu Zeusin.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skëndërbeu



Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Me rastin që dje Heroi ynë Kombëtar kishte ditën e vdekjes “Tirana Observer” sot boton 50 ngjarje dhe fakte nga jeta e heroit, ngjarje në formë të përmbledhur.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

3. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

4. Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

5. Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.

6. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.

7. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.

8. Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.

9. Mendohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

10. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.

11. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.

12. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.

13. Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

14. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.

15. Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.

16. Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.

17. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

18. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.

19. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.

20. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

21. Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.

22. Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.

23. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.

24. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.

25. Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.

26. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

27. Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

28. Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.

29. Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.

30. Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.

31. Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.

32. Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.

33. Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.

34. Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.

35. Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër. 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.

36. Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.

37. Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.

38. Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.

39. Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.

40. Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.

41. Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.

42. Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.

43. Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.

44. Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.

45. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.

46. Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.

47. Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.

48. Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.

49. Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.

50. Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.

tiranaobserver
 

Vlonjati

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 24, 2010
Postime
144
Pikët
0
Përgjigje e: Gjergj Kastriot Skëndërbeu

E jema e Skenderbeut nuk ka mundesi te kete qene
Malazeze ,
pavaresisht emrit te saj sllav--------per arsyen e thjeshte se Skenderbeu e quante biles veten e tij Eipirot ne letrat qe dergonte ne Vatikan--
---Atehere emri Arberor dhe epirot ishte e njejta gje ,por megjithate Skenderbeu perdorte ne letrat emrin epirot,ndoshta edhe sepse e pelqente shume Pirron e Epirit

-----Nqs ai do e kishte te jemen malazeze ,atehere ai nuk kishte pse ta quante veten epirot ,kur Epiri eshte ne jug fare ,por mund ta quante malazez, sepse nena eshte edhe me e dashur se Babai

Skenderbeu biles ka luftuar kunder malazezeve,pavaresisht se ata atehere ishin shtet koti fare .
Ata ishin shume te pabese dhe Skenderbeu shume here eshte shprehur me perbuzje ndaj tyre-

Shqiptret nuk i kushtonin shume rendesi emrit dhe e kane psur zakon qe vendosnin emra te huaj .
Kjo ka qene e meta jone e madhe ne shekuj..
 
Top