• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjergji Thimo: Edi Rama i dënuar për vjedhje ikonash në Paris, ja numri i dosjes që mbante si i burgosur në Francë

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,462
Pikët
113
30/06/2020 | 23:38

Screenshot_7-17-696x481.jpg


Gjergji Thimo, koleksionisti i cili u burgos për 5 vite nga kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si trafikant i ikonave të vjedhura, ka bërë publike për herë të parë sonte në A-Show në Syri Tv, numrin e dosjes së dënimit të Edvin Ramës në vitin 1993 në Paris të Francës për vjedhje ikonash.
Thimo tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për këtë akuzë që po bën.
‘Besoj se gjithë populli që po më dëgjon e shikon që unë flas me prova dhe fakte.

Nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë çështje del emri i kryeministrit Rama. Kjo sepse ai është spikatur në vjedhje ikonash.

Unë i kam thënë që je I dënuar në Francë, Itali dhe Qipro.

Unë sot I dal publikisht përballë Edi Ramës për provat dhe faktet që do të publikoj.
Dhe po i them që ti je i spikatur në shkatërrimin dhe vjedhjen e artit ikonografik shqiptar.

E para duhet të vi Fatos Nano dhe të thotë ku e ka gjetur këtë njeri, duke u mbështetur në fjalët e tij se e gjeta me thonj të paprerë në Francë.
Më pas kemi këshilltarin e Merkelit që doli dhe e pyeti direkt nëse ka qenë i dënuar në vitin 1994 për vjedhje ikonash gjë që pasoi me heshtjen e Ramës.

E them edhe njëherë që ky është një njeri I spikatur në vjedhjen e ikonave.

Gjatë një konflikti që kam patur më të vetë Koço Kokëdhima ma ka pranuar se Edi Rama është i dënuar në Francë.

Unë këtu dua të sjell edhe disa fakte. Ne kemi një kryeministër që në formularin e vetëdeklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur.
Kemi periudhën kur Edvin Rama ka ndërruar emrin në Edi Rama, dhe këtë e ka bërë jo pa qëllim.

Pse? Sepse ai ka qenë i dënuar në Francë.

Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.
Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

auto_kronike1593550675.jpg
----------------------------
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
8,967
Pikët
113
Personi qe ka dale pas kaq vjetesh te zbuloje te verteten me siguri ka inate personale dge nuk eshte njeri i paster.

Por ajo qe ka shkruar qendron. Ne 1993 -97 Rama ka qene ne Paris dhe eshte shkruar mjaft per tregtine e ikonave te vjedhura. Po nga Parisi, Rana ka deklaruar per televizionin shqiptar: "Shqiperi te kam bere m****" duke na lene pa mend jo aq shume nga toni i rrugacit se sa nga mosperfillja e problemve te vendit, si edhe nga nevoja e televizionit shqiptar per te publikuar ate interviste.
I njejti njeri, rri tani mbi ***** qe ka bere vete, si kryeminister.
 
Top