• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Në trojet shqiptare ka ende shumë punë për arkeologët
Gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisë janë zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër) të cilat i takojnë epokës së paleolitit (rreth 100.000 vjet më parë).
Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studiues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënavenga burimet antike.Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shëtitja që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apoloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Më vonë arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apoloninë (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macèdoine, Paris 1876). Në fillim të shek. XX vizitoi Apoloninë dhe rrethinat e Vlorës balkanologu C. Patsch. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatë Luftës së parë botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apoloni, të cilat vazhduan deri më 1938 dhe rezultatet u botuan në revistën Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, në 6 vëllime). Një mision tjetër arkeologjik italian më 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes dhe më vonë në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e më pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vëll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).Pas Luftës së dytë botërore deri më 1990 kërkimet e studimet arkeologjike u bënë nga arkeologë shqiptarë. Më 1948 u krijua në Tiranë Muzeu Arkeologjik-Etnografik, më pas u krijua Sektori shkencor i kërkimeve arkeologjike, nga i cili më 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Instituti i Arkeologjisë. Gjatë këtyre viteve veç muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar, u ngritën edhe muze të profilit arkeologjik në Durrës, Apoloni, Butrint dhe Korçë, të cilët ruajnë objekte me vlera unikale.Vitet 1991-1999 përbëjnë një etapë të re për arkeologjinë shqiptare, atë të bashkëpunimit me arkeologë të huaj. Janë realizuar ose vazhdojnë veprimtarinë projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit (Sarandë) dhe në zonën Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez në Apoloni dhe në vendbanimin prehistorik të Sovjanit (Korçë) dhe projekti shqiptaro-anglez në Butrint. Gjatë vitit 2000 janë duke u hartuar edhe projekte të tjera për kërkime në Durrës, Bylis e qendra të tjera arkeologjike.Rezultatet e kërkimeve, gërmimeve e studimeve arkeologjike, mëse njëqindvjeçare, të bëra në Shqipëri, mund t'i përmblidhnim në të gjitha periudhat, si parahistorike dhe historike. Gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisë janë zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër) të cilat i takojnë epokës së paleolitit (rreth 100.000 vjet më parë). Periudhës së paleolitit të vonë (30.000-10.000) vjet, i takojnë një numër më i madh vendbanimesh (Xarë, Konispol, Shën Marinë, Kryegjatë, Rrëzë Dajti, Gajtan etj) të cilat mbulojnë gjithë territorin e Shqipërisë së sotme. Gjatë epokës së neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i Shqipërisë ka qenë shumë më i banuar, gjë që e dëshmojnë me dhjetra vendbanime të zbuluara, të cilat kanë qenë ngritur në fusha pjellore, në taraca lumore dhe në shpella. Banesat e tyre ishin kasolle të thjeshta të lyera dhe të shtruara me baltë. Në Dunavec e Maliq janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (palafite) të cilat kërkonin një teknikë të lartë të ndërtimit të banesave. Por në jetën e banorëve neolitikë vend qendror zinte bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja e prodhimi i enëve prej balte.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Afër një zbulimi sensacional
Kristi Pinderi & Ermir Hoxha | 11-06-2011

Se ku është forumi romak në Butrint, këtë e dinë të gjithë arkeologët. Por ajo që nuk dihet është si duket në të vërtetë ky forum, pasi deri më sot, ndonëse përpjekjet kanë qenë madhore që nga prof. Neritan Ceka e deri te gërmimet në vitin 2007 e 2008 nga anglezët në bashkëpunim me shqiptarët, akoma nuk ishte mundur të nxirrej në dritën e diellit ky monument. Por ja që këto ditë, arkeologët mund të jenë duke e zbuluar këtë monument.

Ata po gërmojnë mbi një dysheme të periudhës romake, për të cilën dyshojnë se mund të jetë pikërisht forumi romak i qytetit, pjesa arkitektonike shumë e rëndësishme e qyteteve të epokës romake, atje ku zhvillohej dimensioni politik dhe shoqëror i jetës njerëzore.

Ditë më parë u vu re tension mes arkeologëve dhe një tentativë të tyre për ta fshehur këtë lajm, duke u nisur nga qëllime pozitive, duhet thënë, pasi duan të jenë sa më të qartë në atë që po zbulojnë dhe të mos nxitohen me deklarata që mund të jenë të gabuara. Nëse është vërtet forumi romak ky që po zbulojnë atëherë ky zbulim mund të jetë ndër më të rëndësishmit, pasi ky forum duket se ka një shtrirje shumë më të zgjeruar se perceptimet që kanë patur arkeologët për të, deri më sot.

Arkeologu italian Luigi Ugolini i ndjerë, një "baba" për Butrintin, nëse mund të shprehemi kështu, ka lënë pas "bijtë e vet", për të vijuar të nxjerrin në dritë gjurmë qytetërimesh e epokash, që flenë në nëntokën e parkut të njohur. Kështu po ndodh dhe këto ditë, ku në të djathtë të teatrit, po gërmohet për të mbërritur te qendra romake; më saktë bash te Kapitoli romak i Butrintit.

David Hernandez, profesor arkeologjie në Universitetin e Notredamit në SHBA, lërëpërveshur e i ndyrë kokë e këmbë me baltë, ndodhet në një gropë mbi tre metra të thellë, duke gërmuar e nxjerrë që andej qindra kova më ujë e llucë. Ai është bashkëdrejtor punimesh, së bashku me kolegë shqiptarë.

Duke u bërë njësh me punëtorët e krahut, ai ka mësuar jo vetëm ca fjalë shqip, por dhe ca romuze apo ironira shqip, teksa njërit prej punëtorëve shqiptarë, i ardhur nga veriu për të gjetur punë atyre anëve, i thotë se duhet ta ketë lexuar me themel Ugolinin!

Profesor Hernandez flet me pasion për Butrintin. Ai e konsideron një shkollë unike të arkeologjisë botërore atë për shkak të shtresëzimit jetësor që bart, duke ngërthyer pothuaj të gjithë epokat e ekzistencës njerëzore, pasi që prej periudhës veneciano-otomane, Butrinti shkon thellë e më thellë në lashtësi, deri në epokën e bronxit.

Në rastin konkret, për të bërë të mundur zbulimin e qendrës romake, Kapitolit më saktësisht, që është pjesë e forumit romak, hasën vështirësi të mëdha për shkak se më parë duhet hequr pjesa që e mesjetës apo e antikitetit të vonë, si shtresëzim mbi atë romak, nën të cilin ndodhet ai helenistik. Kur përmenden vështirësitë, fjala është për sasitë e madhe të ujit që hasën gjatë gërmimeve.

Për këtë arsye punohet me kova, por dhe me pompë. Në fakt, Butrinti ndodhet nën ujë dhe drenazhimi i parkut mbetet imperativ, pasi e gjithë monumentalistika mbetet gjithnjë e rrezikuar ndaj dëmtimeve, duke llogaritur dhe pamundësinë e vizitorëve për ta shijuar nga sa më afër.

Për shkak të ujit, epokë pas epokë, siç është vënë re nga gërmimet, banorët në Butrint, kanë tentuar të jetuarit sa më lart. Ndërkohë që nga studimet antropologjike që ndërmarrin në Butrint që prej 10 vjetësh një grup profesorësh e studentësh nga universiteti i Uticas në ShBA, dilet në përfundimin se banorët e kësaj zone gjithnjë kanë vuajtur prej sëmundjesh që vijnë e shkaktohen nga lagështira.

Në punën gërmuese për të zbuluar qendrën romake, e cila ka nisur këtë vit që prej datës 2 maj e që do të zgjasë deri më 15 qershor, është e angazhuar një grup specialistësh e studentësh, gjithsej 40, të huaj e shqiptarë; të ardhur nga SHBA, Anglia, Franca, Italia, Hungaria, Rumania etj., si dhe nga universiteti i Gjirokastrës. Ata janë të ndarë në disa profile, ku veçohen kërkimet mjedisore, antropologjike, të polenit, të xhamit, të metalit etj.

Arkeologët David Hernandez e Dhimitër Çondi ende nuk janë në gjendje të japin përfundime për çfarë është zbuluar deri më tani, por pjesë e kënaqësisë së tyre profesionale, është synimi për të mbërritur te qendra romake dhe të dhënat e deritanishme të terrenit. Në dy gropa të hapura katëkëndore, është mbërritur tek një dysheme me pllaka, por ende e paidentifikuar se ç`përfaqëson.

Për forumin romak të Butrintit, ka 10 vjet që punohet. Zbulim i këtij forumi është pjesë e projektit disavjeçar "Butrinti Bizantin" që ka si bashkëdrejtues prof.dr. Shpresa Gjongecajn, drejtoreshë e Institutit Arkeologjik, si dhe Richard Hodges, drejtor shkencor i Fondacionit Butrinti, të cilit i dedikohet dhe një pjesë e mirë e punës për zbulimin në fjalë.

Gërmimet në Forumin romak në vitin 2007 nxorën në pah dyshemenë në krahun jugor duke demonstruar që ishte e orientuar lindje -perëndim, me një gjerësi prej 20m duke ndryshuar kështu të kuptuarit e deriatëhershëm për planin urban të qytetit romak. Forumi romak i ka fillimet e tij në agora-në helenistike në periudhën e vonë republikane.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Zbulohen në Butrint pjesë të dyshemesë së Forumit Romak
Butrinti është një prej vendeve më të pasura arkeologjike në Shqipëri. Së fundmi arkeologët kanë hedhur dritë në një nga ndërtimet më të rendësishme të periudhës romake. Bëhet fjalë për dyshemenë e Forumit Romak, një objekt arkeologjik i përmasave të rëndësishme kulturore dhe historike jo vetëm të kësaj zone.

https://www.zeriamerikes.com/a/zbulohen-ne-butrint-pjese-te-dyshemese-se-forumit-romak-124015494/465002.html
 
Last edited by a moderator:

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Publikuar: 18.06.2011 -
Shkodër, 18 qershor - Një spirancë dhe një shpatë, lashtësia e të cilave llogaritet të jetë rreth 400 vjet, janë nxjerrë nga lumi Buna, nga një i pasionuar i zhytjes, që duket se me këtë rast ka realizuar edhe ëndrrën e tij për t’u bërë polumbar.

Nga një peshkatar i thellësive, Dritan Mehmetaj është kthyer në zhytës profesionist. “Më në fund realizova ëndrrën time të fëmijërisë, që një ditë të bëhesha një zhytës profesionist”, ka thënë Mehmetaj.

Pas një pune më shumë se 15 ditore, falë këmbënguljes së zhytësit të pasionuar, dje është bërë e mundur nxjerrja nga thellësia prej 10 metrash të relikteve nga lumi.

Objektet e vjetra janë gjetur aty ku ka qenë i vendosur porti i Shkodrës shumë vite më parë.

Specialistë të arkeologjisë që ndodheshin në momentin e nxjerrjes se tyre pohuan se këto objekte janë dëshmi e një kulture dhe historie të lashtë që mbart qyteti i Shkodrës.







http://www.youtube.com/watch?v=5dm83gHFL6o&feature=mfu_in_order&list=UL
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Hodges: Institucionet, në një mendje që të ruhet Butrinti
Kulturee Martë, Qershor 14th, 2011
Një peizazh i denjë për aventurat homerike, një vend ku, sipas Virgjilit, u ndal heroi trojan, Enea, para se të themelonte Romën, një mrekulli në Mesdhe, renditur në listën e pasurive botërore.“Shumë e dinë se Butrinti është kryeqyteti i Shqipërisë”. Kështu të thotë Richard Hodges, drejtori shkencor i fondacionit “Butrinti”, i cili dje promovoi në Tiranë libër-albumin “Butrinti i përjetshëm”. Një botim luksoz i shtëpisë botuese “Toena”, i pajisur me fotografi e harta të vjetra e të reja. Si arkeolog dhe studiues, Hodges u ka hyrë me themeli studimeve mbi këtë qytet që daton të jetë banuar së paku që prej shek. VIII para Krishtit. Gjithçka nis në zanafillë, në atë të shkuarën e largët, ku e vërteta historike plekset me legjendën, për të vijuar hap pas hapi deri në ditët tona. Libri është i ndarë në disa kapituj. Fillon me “Në gjurmët e Eneas”, për të vijuar me “Një histori mesdhetare”, “Butrinti, Korfuzi dhe miti trojan”, “Trashëgimia e Cezarit”, “Butrinti bizantin dhe despotik”, “Insula Botentro: mbrojtësi i Korfuzit dhe syri i tij i djathtë”, “Rrjetë e ngatërruar: arkeologji, politikë dhe rigjallërim ekonomik”, “Qendra arkeologjike në pellgun e Sarandës”. Më poshtë Hodges sqaron përse është ndalur në Butrint, cilat janë sfidat me të cilat po përballen Butrinti dhe arkeologjia shqiptare në përgjithësi.
Pas 20 vitesh i lidhur me Butrintin, mund t’i përgjigjeni pyetjes: pse pikërisht Butrinti?

Richard Hodges
Butrinti është një nga vendet më të mrekullueshme në botë, ndaj është edhe pasuri e trashëgimisë botërore. Si arkeolog dhe lektor ndjehem krenar që kam pasur privilegjin të jem në gjendje të punoj në Butrint, në një vend që mund të ngatërrohet si kryeqyteti i Shqipërisë. Ky privilegj shprehet në shumë forma. Bukuria e vendit është rezultat i bashkëpunimit të shumë shqiptarëve dhe të huajve gjithashtu. Butrinti është një mikrokozmos i historisë mesdhetare në të tërën e tij. U jam mirënjohës të gjithë kolegëve shqiptarë të Institutit të Arkeologjisë dhe Institutit të Monumenteve, me të cilët kemi punuar. Butrinti ka një vend të pakrahasueshëm në arkeologjinë mesdhetare dhe do ta ketë për një kohë shumë të gjatë, sepse me mundësinë e projekteve me pjesëmarrjen e shumë studentëve të huaj, në bashkëpunim me shumë shqiptarë, ne bëjmë të mundur studimin e qendrës arkeologjike në kompleksitetin e saj. Nuk ka qendër tjetër arkeologjike romake që të jetë më e gërmuar dhe e dokumentuar në dhjetë vitet e fundit, ashtu siç e dëshmon edhe gërmimi aktual që po organizohet në Butrint për zgjerimin e formimit romak. Përsa i përket periudhës bizantine, është e vetmja qendër në Mesdhe e datuar aq mirë, me të gjithë kronologjinë. Këto do të jenë pjesë e librave të ardhshëm që do të botohen.
Me gjithë vlerat “par excelence” të Butrintit, cilat janë sfidat me të cilat ai përballet në vitin 2011?
Sfida e vërtetë është a ekziston vullneti i mirë i institucioneve për ta mbrojtur Butrintin dhe për ta bërë atë të respektueshëm në të gjithë botën. Sa më shumë bashkëpunim dhe vullnet të mirë të ketë mes institucionesh të interesuara, aq më i sigurt dhe i mbrojtur do të jetë Butrinti. Në kapitullin e fundit të librit tim unë ngre pyetjen: si mund të arrihet në nivelet e kënaqshme? Është e domosdoshme që të hartohet një vizion i qartë se ku do të shkojë Shqipëria pas 10, apo pas 100 vjetësh, ç’trajnime duhen kryer dhe si duhet të bashkëpunojnë institucionet me njëra-tjetrën dhe universitetet për të trajnuar brezin e ri të arkeologëve dhe menaxherëve.
Duket se një nga problemet më të mëdha është ndarja e kompetencave dhe bashkëpunimi mes institucionesh. Ju ka penguar ky fakt në punën tuaj?
Është e njohur shprehja që dy shqiptarë në një mendje nuk i gjen dot. Po, e vërtetë është, kam hasur edhe probleme… E

Kopertina e librit
vërteta është që në këto 20 vitet e fundit Shqipëria ka pësuar një ndryshim fantastik, por institucionet publike duhet të mësojnë më shumë nga metodat e institucioneve europiane dhe është e rëndësishme ta trajnojë brezin e ri në fushën e arkeologjisë, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, për të arritur në një menaxhim më të mirë, në të mirë të vendit. Unë kam rreth 20 vjet që vij vazhdimisht në Shqipëri dhe kam parë se institucionet e fushës zor se bien dakord me njëra-tjetrën. Por, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është momenti që këto organizma të ulen seriozisht dhe të gjejnë gjuhën e komunikimit, duke arritur në një vizion të përbashkët.
Përmendët gërmime të reja që po zhvillohen në Butrint, ndërkohë që sipas UNESCO-s, gërmimet janë të mjaftueshme në këtë territor dhe i duhet kushtuar më shumë vëmendje konservimeve. Ç’mendoni për këtë?
UNESCO nuk është e interesuar në gërmime, por gërmimet ndihmojnë në trajnimin e arkeologëve dhe të kanservuesve. Ka nevojë që të ketë një balancë mes asaj që gërmohet me standardet e duhura profesionale, asaj që konservohet dhe që publikohet sipas standardeve. Gërmimet e pakta në numër që po zhvillohen tani në Butrint, janë të fokusuara te trajnimet, grumbullimi i fondeve dhe konservimi në të njëjtën kohë.
Në një raport të fundit mbi parqet arkeologjike, botuar me mbështetjen e UNESCO-s, tërhiqet vëmendja ndaj të huajve, të cilët gërmojnë pa marrë leje te autoritetet shqiptare. Ka ndodhur kjo në Butrint?
Nuk di që kjo të ketë ndodhur në Butrint, por sigurisht që për të gërmuar duhet leje, por këto leje duhen marrë në mënyrë moderne..
Që do të thotë?
Që do të thotë që të mos ketë shumë burokracira dhe, nga ana tjetër, ai që gërmon të ketë përgjegjësinë për ta botuar materialin, për ta dokumentuar punën e tij, dhe kjo të bëhej në një mënyrë moderne. Kjo është ajo që ne kemi bërë për Butrintin, ndërkohë që sa i përket UNESCO-s, kjo praktikë është e pazakontë, sepse shumë projekte në site nën mbrojtjen e tyre, nuk janë shoqëruar me botime. Shkenca ndryshon, është e gjallë, nuk ka histori të fiksuar dhe gërmimet nxjerrin në dritë fakte të reja. Interpretimi që unë i kam bërë Butrintit është ndryshe nga ai i arkeologëve të tjerë dhe ndryshe nga ai i arkeologëve italianë, apo edhe të atyre që do të vijnë më vonë. Prandaj është e domosdoshme që brenda kritereve për një leje gërmimi të jetë edhe publikimi i rezultateve. Kjo do të thotë të krijohet sistemi i botimeve në këtë vend dhe kjo do të thotë të mbështesësh gjithë sistemin e trashëgimisë kulturore me standardet e duhura. Mbi këtë duhet të diskutojmë kur Shqipëria të ketë 100-vjetorin e pavarësisë.

ALMA MILE
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Elbasan, alpinistët eksplorues të vlerave kulturore e historike
27-06-2011

Zbulimi i objekteve natyrore dhe njohja e shumë vendqëndrimeve ilire nuk është një punë zyrash, por një prekje me dorë dhe shkelje me këmbë e çdo pëllëmbe toke ku edhe janë këto vendqëndrime toponimike, si kalatë, shpellat dhe vende të lashtësisë".

Kështu thotë alpinisti, Artur Guni, i cili me grupin e tij të alpinistëve, sapo kanë përfunduar një ekspeditë në zonën e Holtës në Gramsh, ku ndodhet kanioni si dhe vende historike, siç janë kalaja e Tërvolit dhe Kabashit të cilat ndodhen përkarshi njëra-tjetrës dhe i ndan vetëm kanioni i Holtës.

Së bashku me grupin e alpinistëve ka qenë edhe historiani Kreshnik Belegu, ku për më shumë se një javë kanë eksploruar shpellat që ndodhen në të dy krahët e kanionit të Holtës, Kabashit e Tërvoli.

Në qarkun e Elbasanit ka shumë kala, shpella dhe vendqëndrime ilire, ku vitet e fundit por edhe gjatë viteve të diktaturës janë shfaqur karakteristika objektesh tipike turistike me vlera historike dhe njohëse. Vetëm gjatë vitit 2011, ky ekip ka organizuar disa udhëtime ekpsloruese si në Bukanik në bashkëpunim me ekipin e alpinizmit “High Albania” me një përbërje prej 40 vetësh, djem e vajza nga Tirana dhe Elbasani.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Kujt i bie rruga nga kuta e vogel


Ditëve të shtuna e të diela kur të gjithë shkojnë në plazh, prof. Muçaj shkon në vendet arkeologjike. Origjina e tij është prej asaj zone që e quan zemra e Toskërisë. Arkeolog për periudhat e antikitetit të vonë dhe mesjetës, prof. Skënder Muçaj, ka rrahur mirë territorin nga Shkumbini në Borsh. Vitet e fundit, pika e tij e eksplorimit është Bylisi. Nuk do të ndalet shumë te Bylisi, pasi disa herë e ka shtruar problemin e ekspeditave pa para. Është kthyer nga një inspektim në zonat që janë si rreze të këtij Parku Arkeologjik e që rezultojnë jashtë kontrollit. Kuta është ai vend ku prof. Muçaj kthehet pas 25 vitesh.

Sa është trajtuar zona e Kutës nga arkeologët?

Nuk është trajtuar shumë. Neritan Ceka flet për disa gjetje, një mbishkrim, një reliev varri. Por nuk është botuar gjë. Gjatë kohëve të ndryshme janë gjetur varre të shek. III para Krishtit, monedha që nuk na janë dorëzuar. Është gjetur ndër të tjera një monedhë e Athinës e shek. IV para Krishtit, që do të thotë se vendi hynte në rrugët e zhvillimit, në rrugën kryesore nga Apolonia në drejtim të jugut, duke ndjekur Luginën e Vjosës.



Çfarë interesi ka ky vend?

Kisha qenë për herë të fundit më 1986. Kuta sot është një fshat i zakonshëm i ndërtuar në një fushë në breg të Vjosës. Është një fushë pjellore dhe e madhe, ka kushte shumë të mira për bujqësi. Nga mesjeta dhe në kohën e pushtimit osman ka qenë nga fshatrat më të mëdhenj jo vetëm për Mallakastrën, po për gjithë Shqipërinë, me afro 510 familje. Dikur, si rezultat i njoftimeve, kisha identifikuar 3 vendbanime, një termë romake dhe një tjetër ku dukeshin gjurmët helenistike-romake dhe antikitetit të vonë. Në pamje kishte formën e një kishe të stërmadhe, 130 m të gjatë. Shkova të verifikoj si ishte situata. U detyrova të shohë edhe gjëra të tjera që kishin dalë gjatë kësaj kohe.

Parimi është që nëntoka jonë ka pasuri arkeologjike, diku paleolit, mexolit, diku bronz, hekur, periudhë helenistike-romake, antikitet i vonë, mesjetë e periudhë otomane. Nga gjithë këto pak kanë dalë mbi sipërfaqe.



Çfarë problemesh vutë re?

Fshatarët hapin gropa të thella për të mbjellë ullinj në një territor ku dihej që ka varre antikë. Midis këtyre ne mundëm të verifikojmë, gropa të hapura njëherë dhe të mbuluara, gjurmë të kërkimeve klandestine. Verifikuam së fundi varre dhe banesa të shek. II para Krishtit. Përkon me periudhën e pushtimit romak kur u shkatërruan qytete si Amantia, Bylisi, Rabia, të gjitha këto të fortifikuara dhe popullsia doli nga fortifikimi e u vendos në territore fshatare. Janë gjurmë që plotësojnë atë pjesë që nuk e njohim. Dhe duhet dhënë një përgjigje ku shkoi kjo popullsi.

Në zonën rrotull po edhe në fshat ka plot që interesohen për arkeologji, njerëz që kanë fituar një farë niveli jetese dhe interesohen për tokën arkeologjike të gjejnë diçka. Kjo panoramë nuk është gjë tjetër veçse tregues se në Shqipëri janë ndërprerë marrëdhëniet midis institucioneve qendrore dhe terrenit.



Çfarë bënë Instituti i Arkeologjisë ku ju punoni?

Instituti nuk ka detyrime për t’u marrë me terrenin. Dikur arkeologjia kishte bërthamat e saj nëpër rrethe. Edhe këto u mbyllën, siç e dini, dhe tashmë Instituti është në çatinë e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Dhe gjithë administrimi i pasurisë i ka kaluar Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë. Institucioneve nuk iu drejtohet kush dhe kjo është për të ardhur keq.



Çfarë mund të ndryshojë reforma që pritet të zbatohet në trashëgiminë kulturore?

Jam në dijeni të reformës. Kam mendime që përputhen dhe nuk përputhen me atë që propozon reforma. Por një gjë është e qartë: Institucionet, që nga Instituti i Monumenteve të Kulturës e deri te Ministria e Kulturës, nuk funksionojnë. Administratorët e ministrisë janë bërë si punonjës finance, që nuk duan t’ia dinë, nuk lëvizin vendit. Të gjithë këto struktura nuk kanë lidhje me mjedisin. Politizimi është i skajshëm. Askush nuk kërkon llogari. Reforma mendon t’i fusë në një piramidë të gjitha strukturat dhe pretendohet se do të ketë më shumë kontroll dhe kërkesë llogarie. Ndërsa arkeologjia kthehet te modeli që ka pasur.



Atëherë, ju qarkulloni në terren pa jua kërkuar kush, me vullnetin tuaj?

Kam kontaktet e mia personale. Njerëzit më njoftojnë sa herë ndodh diçka.





Nga Vjosa deri në Osum

Gjithë territori i Mallakastrës që përbën zemrën e Toskërisë, që nga paleoliti deri vonë, ka pasur kushte të përshtatshme për jetuar. Njeri i lashtë gjahtar dhe mbledhës, kishte lumenj dhe detin afër që kanë krijuar luginën e Vjosës, Gjanicës e Osumit. Edhe në periudhat e neolitit, bronzit, hekurit, është prapë e pasur. Kulmi arrin në periudhën ilire antike – qytetare ilire ose periudhat klasike helenistike e pastaj romake. Ky territor ka qytete më shumë se gjithë territori i Shqipërisë. Duke pasur qytete, ka rrethe e qark vendbanime që janë të lidhura me këto qytete. Në qendër është Bylisi i madh, me qytetet e Klosit, Gurzezës, Dimali në krahun tjetër, Margëlliçi, Rabia, Kalivaçi. Të gjitha këto bënin një grupim të madh, disa qytete, disa qyteza, disa kështjella. Dhe krijonin një qytetërim së bashku, ajo që ne i themi Iliria e Jugut së bashku me pjesën tjetër të Vjosës. Po edhe një pjesë e Vjosës ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me këtë territor, siç është Amantia. Nga Kuta për të shkuar në Amantia është shumë afër.
Elsa Demo(shekulli)
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

20 milionë dollarë për zbulimin dhe restaurimin e monumenteve
20 milion dollarë është buxheti i qeverisë shqiptare në zbulimin, kujdesin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës. Duke e konsideruar si buxhetin më të madh në historinë e vendit të dedikuar monumenteve kulturore, Kryeministri Sali Berisha insistoi në promovimin, që duhet t`i bëhet këtyre vlerave dhe ka kërkuar bashkëpunim me pushtetin vendor në lidhje me këtë çështje. "Ministria e Kulturës ka bërë një veprimtari frytdhënëse. Këtë vit, fatmirësisht, është siguruar një buxhet, më i madhi në tërë historinë e vendit, për zbulimin, kujdesin, restaurimin e monumenteve të kulturës, që shkon rreth 20 milionë dollarë. Por nevojat janë shumë më të mëdha. Ne do të mund të ekspozojmë, të promovojmë pasuritë tona të mëdha, kur në çdo rreth, Ministria e Kulturës së bashku me qeveritarët vendorë do të marrë vendimet për të ngritur muzetë arkeologjikë, arkeologjikë-etnografikë, të cilët duhet t'u dëshmojnë vizitorëve të gjithë udhëtimin tonë në shekuj e mijëvjeçarë. Pasuritë etnografike në këtë vend janë po kaq të mëdha, sa ato arkeologjike. Ata që udhëtojnë nëpër Shqipëri dhe që duhet të ishin shumë më të shumtë, do ta konstatojnë këtë. Një rreth jo i largët, por jo dhe i afërt me Durrësin është edhe Gramshi, por çdo vizitor do të mahnitej me pasurinë e kostumeve të fshatrave dhe komunave të këtij rrethi. Ndaj me guxim, vendosmëri duhet të ngremë muzetë dhe ta bëjmë këtë së pari, në respekt të trashëgimisë sonë, por edhe për t'ju dëshmuar të tjerëve se cilët kemi qenë dhe jemi ne. Neve mund të na mungojnë piktorët e rilindjes në Mesjetë, por nuk na mungojnë artistët, ata që kanë qëndisur kostumet më të bukura, që kanë veshur shqiptarët në mënyrën më të pashme. Kudo, ne kemi gjetje arkeologjike nga më të çmuarat për njerëzimin. Këtu është bukuroshja e Durrësit, e rizbuluar nga Vangjel Toçi, është absolutisht, Xhokonda në mozaik, bukuroshja e Mesdheut. Dhe të tilla mund të ketë prapë të fjetura. Ka një histori të përbashkët me Xhokondën. Të dyja janë mbajtur e gjetur në banjat e zengjinëve", theksoi Berisha. Në fjalën e tij kreu i qeverisë vlerësoi faktin se Shqipëria pret për këtë vit një numër të madh turistësh, numri i të cilëve shkon deri në 3 milionë. Për këtë arsye ai kërkoi vëmendjen në riorganizimin e potencialeve që Shqipëria dhe shqiptarët i ofrojnë turistëve.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Kaq per kete vit ne hadrianopol
Një ndërtesë publike është zbulimi i ekspeditës së fundit arkeologjike italo-shqiptare në qytetin antik të Hadrianopolit. Arkeologët ende nuk e kanë përcaktuar natyrën e vërtetë të kësaj ndërtese, e cila ka një sipërfaqe të konsiderueshme, por besojnë se bëhet fjalë për një objekt kulti. Prof. Roberto Perna, bashkëdrejtor i palës italiane, pohon se do të jenë ekspeditat e ardhshme ato që do të zbardhin më shumë detaje rreth natyrës së saj. Gërmimet në Hadrianopol që zgjatën për një periudhë 3- javore mund të konsiderohen të mbyllura për këtë vit, ndërkohë që kjo java e fundit po shfrytëzohet nga arkeologët dhe specialistët për restaurimin dhe dokumentimin e objekteve të zbuluara.

“Kemi përmbyllur këto ditë procesin e gërmimeve në Hadrianopol, të cilat i vlerësojmë të frytshme, sepse kemi identifikuar një ndërtesë të madhe publike. Ky zbulim na jep të dhënën që fshati që ekzistonte në hyrje të qytetit të Hadrianopolit, ishte i rëndësishëm. Në vitet e ardhshme do të përpiqemi të kuptojmë se çfarë është kjo ndërtesë. Gërmuam në zonën e termeve një zonë që mendohet se ka shërbyer si shesh në periudhën e hershme romake, por që është pararendëse e disa godinave të rëndësishme. Realizuam gjithashtu studime edhe në pjesën e teatrit për të kuptuar më shumë rreth stilit inxhinierik”, shprehet prof. Perna.E. Bani .shekulli
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

zbulohet një kryq dhe mbishkrim varri në Fushën e Vrinës
2011-07-29
Piramida, kauza e mbrojtjes kthehet në libër
Zbulohet një kryq dhe mbishkrim varri në Fushën e Vrinës
Ekspedita

Fusha e Vrinës, një kilometër larg kryeqendrës arkeologjike të Butrintit, prej vitit 2008 ka qenë fushë kërkimi për arkeologë shqiptarë e të huaj. Gjetjet e kësaj vere përbëjnë vërtet një surprizë jo vetëm për studentët pjesëmarrës në ekspeditën e nisur prej 15 qershorit e që do të mbyllet në fund të korrikut, por edhe për vetë arkeologët. Valbona Hysa, drejtore e projektit të zbatuar në Fushën e Vrinës, shprehet shumë entuziaste për dy-tri zbulime që ajo i quan të rëndësishme dhe madje të rralla. Gjatë periudhës mesjetare kjo zonë mendohej thjesht si zonë peshkimi. Gjetjet e fundit, kryqi dhe mbishkrimi i një rrase varri, e identifikojnë atë edhe si një zonë me aktivitet kishtar. Arkeologët thanë se kryqi me imazhin e Shën Mërisë datohet rreth shekullit X-XI dhe ky lloj kryqi është mbajtur nga njerëz të privilegjuar, të cilët mendohet se mund të kenë qenë priftërinj apo edhe mbrojtës të krishterimit. Kryqi ka figurën e Shën Mërisë dhe mbishkrim në gjuhën greke, që i përket periudhës bizantine. Mbishkrimi i pllakës së varrit datohet rreth shekulli VI pas Krishtit. Gërmimet e kësaj vere kanë hedhur dritë të re, duke e ndriçuar këtë truall arkeologjik edhe si zonë prodhimi. Kjo, pasi janë nxjerrë në dritë muret dhe shtresat e një vile rustika, për të cilën arkeologët mendojnë se i përket periudhës romake dhe që ndihmon të kuptohet e përfytyrohet si zonë prodhimi. Po kështu, një zbulim i kësaj ekspedite është një monedhë ari me portretin e Kostandinit, që vlerësohet si gjetje e rrallë për Butrintin. Kjo është e dyta monedhë ari pas asaj që është zbuluar më 1999-n në Trikonkën e Butrintit. Sqarohet se monedha e gjetur nuk është një prerje e vlefshme dhe e përdorshme për blerje, por ka vlerën e medaljonit apo të medaljes, që u jepej njerëzve të shquar.

Pjesëmarrës në ekspeditën më të fundit në Fushën e Vrinës, janë rreth 50 studentë shqiptarë e të huaj. Ky projekt ka dy synime: trajnimin e studentëve nga njëra anë dhe thellimin e studimit të arkeologjisë së zonës nga ana tjetër, për të sjellë një pasurim të sekuencës së historisë së Butrintit. Sipas arkeologes Valbona Hysa, jeta në fushën e Vrinës reflektohet në pesë faza. Ajo shtrihet nga shekulli i parë para Krishtit, deri në shekullin e 14 pas Krishtit. Hysa thotë se eksplorimi i zonës është kryer vetëm në 7-8 për qind. Kjo do të thotë se brezat e ardhshëm të arkeologëve shqiptarë dhe homologëve të tyre nga universitete të Europës e botës, do ta kenë për dekada me radhë një zonë kërkimi dhe zbulimesh me interes të madh studimor.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Historia në “gropë”!
Nga Gazeta Standard

Zbulohet një varrezë prehistorike në ishullin e Maligradit në zonën e Prespës. Kërkimet trevjeçare të një ekspedite të përbashkët shqiptaro-greke në këtë zonë kanë zbuluar 10 varre, të ndara në 4 seksione, të cilat mendohet se i përkasin periudhës nga bronzi i vonë deri në periudhën e hekurit të hershëm. Varret, të cilat datojnë prej shekullit të 12 p.e.s deri në shekullin e 6-4 p.e.s, janë të ndarë nga njëri-tjetri me mure guri
Zbulohet një varrezë prehistorike në ishullin e Maligradit në zonën e Prespës. Kërkimet trevjeçare të një ekspedite të përbashkët shqiptaro-greke në këtë zonë kanë zbuluar 10 varre, të ndara në 4 seksione, të cilat mendohet se i përkasin periudhës nga bronzi i vonë deri në periudhën e hekurit të hershëm. Varret, të cilat datojnë prej shekullit të 12 p.e.s deri në shekullin e 6-4 p.e.s, janë të ndarë nga njëri-tjetri me mure guri dhe po ashtu e gjithë varreza është e rrethuar me mur guri, që sipas arkeologëve, mund t’i përkasë periudhës romake.
Në çdo varr është gjetur nga një skelet, të cilët janë ruajtur në gjendje të mirë,çfarë u ka dhënë mundësi studiuesve,që në bazë të pozicionit të trupit, të përcaktojnë mënyrën e varrimit të tyre. Nga verifikimet e para të skeleteve, rezulton se trupat janë varrosur me këmbë të shtrira, me drejtim nga lindja në perëndim dhe koka është e mënjanuar nga supi i djathtë, mënyrë varrimi kjo tipike për periudhën e bronzit të hershëm dhe të vonë. Gjithashtu, mund të konkludohet se skelet u përkasin personave me moshe të re, që nuk rezulton të jetë më shumë se 30 vjeç dhe fakti që në varre nuk janë gjetur stoli tregon se ata i përkisnin shtresave të ulëta të fiseve. Përveç kësaj arkeologët kanë zbuluar përreth varrezës edhe mbetje të enëve prej qeramike, të cilat datojnë rreth shekullit të 10 p.e.s dhe të cilat mendohet se janë përdoruar nga banorët e kësaj zone. Sipas arkeologut grek Stavros Ikonomidhis, këto zbulime tregojnë se ishulli i Maligardit nuk është vetëm një zonë ku gjenden objekte të periudhës bizantine, ashtu siç edhe ishe konsideruar deri tani, por ajo ka qenë e banuar në vijimësi, duke filluar nga periudha e bronzit. Pas këtij zbulimi të rëndësishëm, një grup antropologësh do të analizojnë kampionet e dheut të varreve,mbetjet kockore dhe ato prej qeramike ,për ti dhënë edhe përgjigje pyetjes ,nëse bëhet fjalë për një mënyrë jetese tee banorëve autoktonë të kësaj zone ,apo të të ardhurve. Për shkak tee interesit të madh që paraqet kjo zonë,ekspedita shqiptaro-greke do t’i zgjasë kërkimet arkeologjike edhe për dy vitet në vazhdim.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Zbulohen relike nga epoka Ilire, në autostradën Levan-Tepelenë
Pas Elbasanit, edhe në Tepelenë zbulohen relike nga epoka ilire. Zbulimet kanë qenë rastësore gjatë germimeve për ndërtimin e autostradës Levan ...youtube.com

http://www.youtube.com/watch?v=Gr6DP6urCo8&feature=related
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Arkeologë të huaj në kalanë e Shkodrës


SHKODER – Një grup arkeologësh shqiptarë dhe të huaj do të eksplorojnë “të fshehtat” e kalasë së Shkodrës. Kërkesat e drejtuesve të institucioneve kulturore në Shkodër tashmë kanë arritur të marrin përgjigjen e duhur. Drejtori i Parkut Arkeologjik të Shkodrës, Nikolin Shati, u shpreh se shumë shpejt do të nisë puna në terren. Në qendër të punës së kësaj ekspedite do të jetë gjetja e gjurmëve të arkitekturës ilire. “Është një nismë e ndërmarrë nga profesori polak i arkeologjisë, Piotr Dyzcek, i cili ka prezantuar projektin e tij të gërmimeve. Bashkë me specialistët e huaj do të jenë dhe ata shqiptarë që do të bashkëpunojnë në këtë nismë. E rëndësishme është që ky projekt është miratuar dhe nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë”, u shpreh Shati. Sipas tij, kjo iniciativë është e Qendrës së Studimeve Antike për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, përfaqësuar nga profesor Dyzcek. Kalaja Rozafa mbart vlera të jashtëzakonshme historike. Kjo ekspeditë synon që të gjejë gjurmët e humbura të arkitekturës greko-ilire për shkak të rindërtimit në kohën e mesjetës, në periudhën veneciane dhe turke. Sipas Shatit, “gërmimet do të përqendrohen rreth kalasë së Rozafës, për të qenë më specifik, në rrëzë të kalasë së Rozafës. Shkodra është një nga qendrat më të rëndësishme të ilirëve. Dhe pavarësisht kësaj të dhëne, në Shkodër nuk janë bërë gërmime për periudhën ilire”, tha ai më tej. Specialistët e huaj janë shumë optimiste se në këtë zonë do të zbulohen qytete ilire dhe diçka më shumë për mbretëreshën Teuta. Kjo iniciativë do të zgjasë 5 vjet. Mësohet se çdo vit ekspedita do të vazhdojnë deri në 6 javë. “Gjatë ekspeditës synohet të kuptohet topografia e qytetit si dhe të përcaktohet linja e murit fortifikues të qytetit të poshtëm, pra ajo që në gjuhën e përditshme është muri që rrethon kalanë e Rozafës. Projekti synon të identifikojë lagjet kryesore të qytetit. Nga gërmimi dhe gjetjet do të arrihet të realizohet një kronologji urbane për qytetin e Shkodrës, nga fazat më të hershme deri në ato më të vonat”, tha Shati. Sipas tij, objektivi kryesor i projektit është ndërmarrja e 5 fushatave arkeologjike në qytetin e Shkodrës. Qëllimi është që të përfitohen informacione të rëndësishme përsa i takon shtrirjes dhe arkitekturës së qytetit. Në kuadër të këtij programi, do të kryhen, gërmime, si dhe studim dhe publikim i të gjitha gjetjeve. Në këtë zonë ka një qytetërim mbi 2400-vjeçar. Vlerat arkeologjike janë shtresëzuar, ndaj duhet të bëhen gërmime të thella. Për të shkuar në kohën osmane duhet të gërmohet rreth 7 metra në thellësi, ndërsa për helenistikën apo më tej duhen më shumë se 10 metra thellësi. Nisja e këtyre ekspeditave dhe marrja e rezultateve të pritshme do ta kthejë realisht Shkodrën në një qendër të rëndësishme për turizmin. (Panorama)
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Apoloni gjenden eshtrat e ushtarit turk
Në qytetin antik të Apolonisë është zbuluar një skelet që mendohet të jetë i kohës së luftës së parë botërore. Sipas arkeologut Arjan Dimo, i cili zbuloi këtë varr, janë identifikuar disa eshtra në zonën veri-lindore të tempullit. Që në vitin 2000 në këtë zonë ka gërmuar një ekspeditë francezo-shqiptare arkeologësh.

Pas informacioneve të marra, por edhe në bazë të objekteve të gjetura brenda varrit, rezultoi se skeleti i përket një ushtari. Në këtë vendë janë gjetur edhe dy varre të tjera, skeletet e zbuluara mendohet të jenë të ushtarëve turq, të cilët janë varrosur në këtë zonë.

Arkeologu Dimo tregon dhe për gjetjen e një monedhe, e cila i përket vitit 1918 si dhe të disa kopsave që mund të jenë të rrobave ushtarake. Sipas tij mbetet ende për tu verifikuar kombësia e skeleteve të zbuluara
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Retro/Press: Kryqi grepc si simbol nder Ilirë.
Fletorja Nationalsozialische Beamten Zeiting Nri. 12 Vj. 2 ( Jahrgang), Berlin, me 1 Shtatuer, 1935, fq. 709 në nji artikull të vetin Franken in der Deutsche Geschichte, flet mbi kohë para Indongermanët; mandej flet mbi kohë 4000 e 2000 vjetë p.Kr. e thotë prej katër anësh u rrasnë ndë Frankenland fise bulqish e barish qi e njifshinë zejën e kontrovarit (Topferei), e ngulënë këtu; u venduen këtu polemi ardhë prei Rrenit t’Epër e ngulën ndë Ries (Frankenland) e katundarë (bulqë) të fisit dinarik banuenë fushoret e këti vendit qi, tue ardhë prei brigje vet të mjesëme të Tunësë, ngulënë ndë Uffenheim e Schëeinfurt. Tjera fise prei Nordit ngulënë ndë trikandshin e Majnit ( lum) tue zdrypë prei Thuringen.

Mandej ndë mbarim të vj. 3000 p.Kr. U lëshuen mbi këto fise bulqish do tjera fise fituese, d.m.th nji ndër ta polemi qi kjuhet nd’Arkeologi i Zonenbecherkultur, ardhë prei së lëmi, ashtu polemi i Nordit qi thirret Schnurkeramiker (prei lajlesh qi bajshinë ndër ortunga dheut). Këta njerëzë fuqimëdha u shkrinë ndë nji polem kjujtë polemi Illyr (Illyr) ndë të cillin printe (thotë auktori) si politikisht ashtu edhe kulturisht elementi i nordit, por kah fisi (gjaku) mbozotëronte fisi (rraca) dinarike.

Pa shumë trazime ma vonë kah vj. 100 djersë ndë 500 p.Kr u plotësue naltismi i këti polemit Indogerman, qi mbërrini ndë skape të madhënisë së vetë me kohën qi kjuhet Hallstattzeit (koha e Hallstattit ndë arkeologji) me nji kulturë të mbështetun ndë punime të tumakut (brunxit e hekurit, e kështu prënjimendi edhe madhënin e vetë politike. Frankenlandi ishte aso here i banuem fort me gjithëse vend i ftohtë e i papyje. Me nji shije të përparue me zeje, Illyrët i zbukurojshnë enët e veta, sidomos njato qi ishin trajtue me nderue të dekunët, me ngjyeje (Farben) e ndër sa edhe me Kryqin e Grepc prus jete e shëndeti. Pse qendra e jetesë së tyne fetare ishte dielli: “In feinentëickelten Kunstsinn schmuckten die Illyer ihre Gefasse, besonders soëeit sie den Totenkult dienten, mit Farben und geometrischen Figuren, darunter dem heilbringenden Hakenkreuz. Mittelpunkt ihres religiosen Lebens ëar die Sonne.

Germani pra vetë e pranon se Kryqi Grepc, (kështu don me kjujtë e jo kryqi i thyem, ky asht i Maxharrëvet...) ashtë perfitim Illirësh. E vërteta ashtë se ndë Shqipëni kam pa gra e janë edhe sodë qi këtë farë sheji e qindisnë me rruza ndër manga të xhubletavet (M. Madhe). Psehin s’diejnë m’e kallëzue: kur e pash së pari kujtova se ishte nji gja e shkerbyeme (imitueme) mbas fletoresh e Kryqit grepc german, por mbas përvetjesh qi bana, e tue kjenë grueja nieri i pa shkollë, e pash se ishte nji gja e vjetër fort. E kanë edhe hindjanët e Amerikës së Veriut e të Kanadahit.

Që shka thotë P. Syxtus O.P.R ndë libër Notiones Archaelogiae Christiane. Vol. II. Pars Secunda. Caput I. Christianorum epitaphorum symbola, fq. 33 (bot. 1910): At duo sunt crucis genera e primaevis Christianis adhibita, eaque, veluti religionis singa, multo ante Christum, apud Aegiptios et apud orientales preasertim gentes usurpata; nempe ut in tabulis 66 e 67 apparent (këtu qet fëtyra e). Rpimum signum dicitur ANK et magis proprie Aegyptium est, alterun vocatur SVASTIKA vel crux gammata, cuius radii, quasi sint ignei as circa centrum moveantur, flexi sunt.

Shton: sbastika ktë gjetë ndër murana të Kretësë. Svastika nuk i ka rrezet e sjellëme sikurse kryqi grepc. Mandej shton: Praetera crux gammata et in Europae regioni bus in usus fuit tempore quod praehistoricum vocant, ut Cypri, in Archipelago, in Italia Superiori (V.o. banue dikur prei Ilirësh) apud Danubium (Tuna) flumen et alibi.

Auktori P. Syxti s kallëzon sepse gjindet kryqi grepc edhe nd’Azi. Vetë kishe me thanë se kje bartë atje prei Ilirësh. Qe arësyeja. Kam lezue nji artikull ndë të përkohëshëmën: Zeit im Querschnitt (vj.9. Berlin. 15 fruer 1941. Nri. 4), fq 57 xjerrë prei së Përk, germane: Forschumengen und Fortschritte, shkrue prei Prof. Dr. Reinhard Herbig (ndë za). Ky pandehë se Dorët e Filistejt (Pelishtim) kjenë ilirë; arësyenat prei Testamentit të vjetër, së dytit prei lajmevet të lanëme prei mbëretit M- agjyp Ramses-it të II-të, e prei germimevet të bame ndë vend; polemi i Pelishtimvet kah vj. 1200 p.K. nguli ndë Palestinë së cillës i dha emënin. Qe pse I, shejët e pambohueshëme të fisit të Nordit qi diftojnë eshtënat; 2 poftja e ndertimit t’anijavet të tyne qi perkon me atë poftën e Nordit e jo të mjesdheut; 3 trajtimi i enëvet (Keramika) qi perkon me atë të Mykenësë ma të vonëshëmin; 4 nji njisi petku e veshe qi bjen me nji herë ndë sy sidomos kësula e hekurtë si nji kunorë me gjethë kallmit 9 Schilf, Schilfblater). Gjethët e kallmit janë të shkerbyem (imituem) me hekur merret vesht, se jo gjethë të vërtetë. Ky auktuer shton tue thanë se ndër Dorë të Grekisë ishte fisi i Hyllejëvet (si ndër illirë krh. Hylles, Hyllis, etj). Krahe, Die Alten Balkanillyrischen Geograf. Namen, fq. 23-24) e mundesh m’e lezue vetë shka shton gjat’e gjatë, e ndë fq. 58 thot se: Illyrët janë trajuesët e kulturës së krahinësë së Lausitz-it ndë Germani (ndërmjet Elbësë e Oder-it).

Prandej mundet qi edhe kryqi grepc, sikurse helmi me gjethë hekuri ndë trajtë të gjethit të kallmit, kje bajtë prej Ilyrësh (Filistej, Dorë etr) nd’ Azi.Mapo onlin
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Nikaia, qyteti i harruar
Nga Ilirjan Gjika


Klosi është një ndër vendbanimet e krahinës së Mallakastrës, i cili ngrihet mbi rrënojat e një qyteti antik si Nikaja. Rrënojat e një teatri, stadiumi dhe e një gjimnazi janë dëshmi të qytetërimit që gjallon këtu që nga antikiteti. Në librin e tij “Serbët dhe shqiptarët” historiani Milan Shuflai thotë se pas braktisjes së Apolonisë në shekullin V, një pjesë e banorëve të saj u vendos në Nikaja apo Klisura, siç nisi të quhej gjatë mesjetës qyteti mbi grykën e lumit Vjosa. Më pas historia hesht për të derisa në vitin 1431 në regjistrin osman, Klosi del si një fshat me 34 shtëpi
Klosi është një ndër vendbanimet e krahinës së Mallakastrës, i cili ngrihet mbi rrënojat e një qyteti antik si Nikaja. Rrënojat e një teatri, stadiumi dhe e një gjimnazi janë dëshmi të qytetërimit që gjallon këtu që nga antikiteti. Në librin e tij “Serbët dhe shqiptarët” historiani Milan Shuflai thotë se pas braktisjes së Apolonisë në shekullin V, një pjesë e banorëve të saj u vendos në Nikaja apo Klisura, siç nisi të quhej gjatë mesjetës qyteti mbi grykën e lumit Vjosa. Më pas historia hesht për të derisa në vitin 1431 në regjistrin osman, Klosi del si një fshat me 34 shtëpi.
Po kështu e ndeshim atë në regjistrimet e tjera turke të viteve 1570 dhe 1737. Si përfaqësues i traditave luftarake dhe patriotike të Mallakastrës, edhe Klosi ka marrë pjesë aktive në ngjarjet e rëndësishme të historisë së Shqipërisë, që nisin me kryengritjen e drejtuar nga Rrapo Hekali në vitin 1847, për të vazhduar me Luftën e Vlorës së vitit 1920 dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vetëm një kilometër në jug të tij ndodhet Poçemi, ku janë mbledhur kuvendet historike të Mallakastrës, të quajtura ndryshe edhe “Besëlidhjet e Poçemit”.
Për të trajtuar historinë e qytetit antik të Nikajës u zhvillua edhe vizita jonë së fundmi këtu. Pasi lamë mënjanë Hekalin, zbritëm në Klos ku në hyrje të qytetit antik na priste Etnori, banor i fshatit, i cili prej kohësh merret me kërkime historike. Në përpjekjet e tij për ta bërë sa më të njohur Nikajën ai na kishte vënë në dispozicion të gjithë familjen, duke nisur që nga prindërit e tij arsimtarë në pension, e deri tek Karlota, bashkëshortja e tij italiane.
Në shtëpinë e tij që ndodhej në pikën më të lartë të Nikajës, pikërisht në vendin e quajtur Mëhalla e Shkëmbit, shijuam së pari kafen e mikpritjes, të cilën Mallakastra e ka institucion të shenjtë. Aty në verandën e shtëpisë, babai i tij, mësues Hakimi, na tregon një legjendë të vjetër, e cila flet se si u krijua Klosi dhe mëhalla e Shkëmbit.
“Shumë kohë më parë këtu jetonte një zonjë e pasur, e cila zotëronte të gjithë këtë territor, e nisi tregimin Hakim Canaj. Një natë të errët dhe me shi në portën e saj u dëgjua një trokitje. Dera u hap dhe në të bujti një djalë i ri. Quhej Islam dhe për arsye gjakmarrjeje ishte larguar nga vendlindja e tij, Nivica e Kurveleshit.
Atë natë zonja e strehoi nivicjotin dhe të nesërmen i ofroi punë në pronat e saj. I mbetur në mes të katër rrugëve Islami pranoi dhe zonja u kujdes për të si nënë. Duke parë se nivicjoti ishte i ndershëm dhe punëtor, pas disa kohësh ajo e martoi me të bijën, si dhe i ndërtoi edhe një shtëpi të re. Nga kjo martesë lindën tre djem. I madhi u vendos këtu në Mëhallën e Shkëmbit dhe është i pari nga i cili rrjedh fisi ynë, vijoi më tej mësues Hakimi. Fillimisht ne mbajtëm mbiemrin Madhi, meqenëse ai ishte fëmija i parë i Islamit. Më vonë mbiemrin e ndërruam në Binjaku, ndërsa sot e kemi ndërruar në Canaj”.
“Por historia vazhdon më tëj, e vazhdon legjendën Etnori. Djali i dytë u vendos në mëhallën ku jetonin qehajallarët e zonjës, e cila sot quhet Qalliaj. Nga ky djalë rrjedhin Islamajt, të cilën mbajtën si mbiemër atë të Islam nivicjotit. Ndërsa djali i tretë, i cili çalonte, mori mbiemrin Çalaj, pasardhësit e të cilit sot mbajnë mbiemrin Çelaj dhe përbën një nga mëhallët e sotme të Klosit.
Duke pasur origjinë të përbashkët edhe sot familjet e Klosit nuk bëjnë krushqi me njëra-tjetrën pasi konsiderohen nga i njëjti gjak, plotëson aty për aty mësues Hakimi. Akoma edhe sot kjo traditë ruhet tek ne. Bile, vite më parë kur dy të rinj dashuroheshin dhe kërkuan të martohen, pleqësia e Klosit ndërhyri dhe nuk e lejoi një gjë të tillë. Akoma edhe sot ruhet si dëshmi historike e kësaj legjende varri i zonjës, e përfundon rrëfimin Hakim Canaj”.
Pasi kemi mbaruar kafen nën drejtimin e Etnorit grupi ynë niset për të vizituar qytetin antik. Vizitën e nisim nga pika më e lartë e qytetit ku përpara na hapet një panoramë e gjerë ku duken lugina e Vjosës, kodra e Bylisit, Shpiragu, Tomori dhe malet e Labërisë. Më pas vizitojmë muret rrethuese që qarkojnë gjithë perimetrin e kodrës, rrënojat e disa banesave të qytetit, stoan-shëtitoren e zbuluar pjesërisht dhe në fund ndalemi tek teatri, imazhi i të cilit është i panjohur për publikun shqiptar.
Që nga viti 2005, Nikaja bën pjesë në Parkun Arkeologjik të Bylisit, por ndryshe prej tij ajo është fare e panjohur, sepse për arsye nga më të ndryshmet mbetet e pavizituar prej njerëzve. Dikur në fillim të viteve 1970 këtu u zhvilluan disa ekspedita arkeologjike, e fundit prej të cilave në vitin 1975. Që prej 36 vitesh në tokën e Nikajës nuk ka trokitur asnjë kazmë arkeologu. Ndërsa në Bylis që prej vitit 1999 punon një mision arkeologjik shqiptaro-francez. Edhe këtë sezon si çdo verë u zhvillua ekspedita e radhës. Ndoshta “fajin” e vërtetë e ka vetë Nikaja e cila e “lindi” vetë qytetin “bir” të Bylisit. N.q.s. do të kishte ndodhur ndryshe, tashmë arkeologët do të gërmonin në të.
Edhe rrethim të monumenteve, tabela shpjeguese dhe punonjës që të kujdesen si në Bylis, këtu nuk ka, thonë banorët. Qyteti antik ka mbetur i harruar dhe në mëshirë të fatit. Ai është ndarë në parcela të rrethuara nga banorët për të mbajtur bagëtitë, pulat dhe kuajt. Vetëm në libra dhe në literaturë mund ta ndeshësh Nikajën, si qytet të zhvilluar të kulturës ilire, sepse fizikisht ai tashmë ka mbetur i braktisur nga të gjithë, madje edhe nga banorët e tij, pjesa më e madhe e të cilëve kanë emigruar jashtë shtetit apo janë larguar në drejtim të Ballshit, Fierit apo Tiranës.

Identifikimi
Ashtu si dhe Bylisi edhe Nikaja pati probleme me identifikimin e saj. Banorët e Klosit nuk të tregonin se cilit vendbanim apo qytet antik i përkisnin rrënojat që ndodheshin mbi kodrën e rrafshët të fshatit. Do të ishte epigrafisti francez L. Robert, i cili, pasi “zbërtheu” një nga mbishkrimet e gjetura këtu, zbuloi se vendbanimi antik i përkiste qytetit të NIKAIA-s.
Planimetrinë e parë të shtrirjes së Nikajës e bëri në vitet e Luftës së Parë Botërore arkeologu austriak Kamilo Prashniker, të cilin e botoi së bashku me të dhëna të tjera në librin e tij “Mallakastra dhe Myzeqeja” në vitin 1922 në Vjenë, ribotuar së fundmi edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa gërmimet arkeologjike nisën shumë vonë për të përfunduar njëkohësisht shumë shpejt.

Historia
Nikaja ishte qyteti i dytë për nga rëndësia brenda Koinonit bylin, i cili ishte themeluar si vendbanim diku në shekujt VIII-VII p. K., gjatë periudhës arkaike. Dalëngadalë ai u shndërrua në qytet rreth shekullit të V p. K. Nikaja ishte vendosur në pjesën më të lartë të kodrës së sotme të fshatit Klos, e cila përbëhej nga dy maja dhe një pjesë e gjerë dhe e rrafshët midis tyre. Ajo arrinte një sipërfaqe prej 18 ha dhe rrethohej nga mure që arrinin një gjatësi prej 1850 m. Por meqenëse kodra ku shtrihej qyteti i Nikajës ishte e vogël dhe nuk u përgjigjej kërkesave për zgjerim të banorëve, autoritetet vendosën që rreth 1,5 km më në perëndim të saj të ngrinin një qytet të ri, në një tjetër kodër buzë të Vjosës. Kështu lindi qyteti i Bylisit, fillimisht në formën e një dyqytetëshi, diku gjatë shekullit IV p. K. dhe që i ngjante shumë qytetit “nënë”. Nikaja kishte banesa, shëtitore, akropol, teatër, stadium dhe gjimnaz, të vendosura në mënyrë të rregullt sipas planit arkitektonik të Hipodamnit, arkitektit të njohur të lashtësisë. Nga gërmimet arkeologjike janë gjetur vula qeramikeme emra të tillë si: BAΛANEIOY4, BANAKSI, DIMOΣIA, ΛΩNIDA, etj; si dhe një sërë mbishkrimesh si ato të teatrit, ku ndeshim emra pritanësh e dekrete për lirim skllevërish dhe dhënie qytetarie.
Teatri është monumenti i ruajtur më mirë i këtij qyteti. Ai është i vendosur 60 m larg mureve me pamje nga veriu në kurriz të kodrës mbi muret rrethuese. Me një kapacitet prej 700 spektatorësh, ai përbëhej prej 17 shkallaresh me diametër prej 11,30 m, të gdhendura të gjitha në shkëmb.
Të tjera monumente që kanë mbetur nga Nikaja janë porta e qytetit në pjesën veriore dhe një pjesë muresh në pjesën jugore të qytetit, ku në segmente të caktuara kemi mure ciklopikë, poligonalë dhe trapezoidalë. Tipi i banesave të gdhendura në shkëmb dhe një stoa me gjatësi 40 m, e cila nuk u zbulua plotësisht plotësojnë guidën e këtij siti arkeologjik
Në pjesën veri-perëndimore, mbi portën kryesore ruhen muret edhe të një kulle rrethore, të cilat i kanë shpëtuar deri diku shkatërrimeve.
Merita e gërmimeve arkeologjike në Nikaja, zbulimi dhe restaurimi i monumenteve të saj u bë, nga Llazar Papajani në vitet 1970-1975. Rezultatet e tyre ai i botoi në formë studimesh në revistën Studime Historike në vitin 1979, me titull “Qyteti Ilir në Klos”, tek revista shkencore Buletini Arkeologjik në vitin 1974, me titull: “Raport mbi gërmimet arkeologjike të vitit 1973 në qytetin Ilir në fshatin Klos të Mallakastrës”, si dhe në revistën Monumentet nr. 18 në vitin 1979, artikullin: “Teatri në qytetin Ilir në Klos të Mallakastrës dhe punimet restauruese në të”.
Në vitin 168 ndryshe nga Bylisi, Nikaia së bashku me Orgeson ( Margëllicin ) dhe Tyarkanos (Cakran-Gurëzezën ) ju bashkuan aleancës së mbretit ilir, Gentit dhe Perseut të Maqedonisë në luftë kundër Romës. Pas fitores mbi aleancën, në vitin trupat romake kryen raprezalje mbi armiqtë. Gjatë fushatës ushtarake të vitit 167 p. K, konsulli romak, Paul Emili, dërgoi kundër Nikaias dhe qyteteve byline që ishin bashkuar me armiqtë, komandantin e tij Nasikën dhe të birin Kuint Maksimin për tu hakmarrë duke i djegur ato.
Pas këtij akti Nikaja, Tyarkanos dhe Orgesos mund ta ketë marrë veten por jo në përmasat dhe rëndësinë që kishin. Kjo gjë vërtetohet nga rrënojat e kishave paleokristiane të gjetura në Orgesos dhe Gurëzezë (Tyarkanos), si dhe disa monedhave Bizantine të gjetura në Nikaia. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë lindur edhe emri latin Clusum d.m.th. i mbyllur, ngushticë që vjen sot në trajtën Klos, për shkak të kanionit të ngushtë që krijon lumi i Povlës, i cili kalon në jug të kodrës së Nikajës.
“Grushtin dërrmues” qytetit ja dhanë dyndjet barbaro-sllave të cilat e grabitën, dogjën dhe e shkatërruan atë. Edhe këtu Clusumi-Clisania apo Clisura sic e quanin bizantinët nuk pati “fatin” të rindërtohej si Bylisi fqinj, i cili u ringrit nga arkitekti i Justinianit, Viktorini.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Zbulohet anija 2100-vjeçare
17/08/2011



Një anije që besohet se i përket periudhës mes shekullit të dytë dhe të parë para erës sonë është zbulimi më i fundit i ekipit të studiuesve shqiptaro-amerikane.

Reliket e saj janë gjendur në perëndim të ishullit të Sazanit, në një thellësi prej 50 metrash. Kjo anije është e gjatë rreth 30 metra dhe gjendet poshtë këtyre amforave, të cilat mendohet se janë mbi 300 copë. Ato i kanë rezistuar kohës prej gati 2100 vitesh, duke mbetur në gjendje shumë të mirë.

Sipas arkeologëve, kjo gjetje është mjaft e rrallë në Mesdhe dhe besohet se do të ndriçojë fakte të panjohura që kanë të bëjnë me popullsinë e Ilirisë së jugut që ishte vendosur gjatë bregdetit si dhe marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera.

Sipas hipotezave paraprake, anija mund të ketë lidhje me betejat e Luftës Civile dhe zbarkimin e Jul Cezarit dhe ushtrisë së tij, në kërkim të gjurmëve të Pompeut. Për arkeologun Jeff Royal, këto gjetje relikesh, së bashku me amforat, dëshmojnë për një tregti të madhe verërash të zhvilluara në shekullin e dytë dhe të parë para erës sonë.

Dr. Adrian Anastasi, i Institutit të Arkeologjisë, është shprehur se “zbulimi i këtij reliti shënon një sukses të rëndësishëm jo vetëm për ekspeditën, por edhe për arkeologjinë nënujore shqiptare.
Ndërsa Auron Tare, i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare, thotë se “zbulimi i këtij reliti të mrekullueshëm mund të sjellë dëshmi shumë interesante për një periudhë të njohur të historisë së Romës të zhvilluar në brigjet e Ilirisë Antike.

Por, zbulimet arkeologjike kërkojnë edhe laboratorë për tu konservuar si dhe muze për tu ekspozuar. Themeluesi i Fondacionit amerikan RPM, financieri Gergo Robb Jr thote se “zbulimet e 5 viteve të fundit mund të krijojnë një muze unikal për Ballkanin, por fatkeqësisht nuk ka asnjë laborator apo muze, i cili të jetë i gatshëm për këtë mundësi të madhe që i jepet Shqipërisë”.

Ekspedita shqiptaro-amerikane operon në bordin e anijes Herkules dhe është cilësuar nga mediat amerikane si një prej 10 më të rëndësishmeve të këtij lloji në botë. Ajo ka për qëllim krijimin e hartës së pasurive arkeologjike dhe historike nënujore. Deri më sot ka zbuluar deri mbi 20 anije në ujrat shqiptare dhe mbi 15 të tjera në ato të Malit te Zi.
http://www.youtube.com/watch?v=w-Cr9vCUcQQ&feature=mfu_in_order&list=UL
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Zbulohet anija 2100-vjeçare
17/08/2011



Një anije që besohet se i përket periudhës mes shekullit të dytë dhe të parë para erës sonë është zbulimi më i fundit i ekipit të studiuesve shqiptaro-amerikane.

Reliket e saj janë gjendur në perëndim të ishullit të Sazanit, në një thellësi prej 50 metrash. Kjo anije është e gjatë rreth 30 metra dhe gjendet poshtë këtyre amforave, të cilat mendohet se janë mbi 300 copë. Ato i kanë rezistuar kohës prej gati 2100 vitesh, duke mbetur në gjendje shumë të mirë.
Kapiteni i parë, Artur Meçollari, përpara amforës 2100-vjeçare, nxjerrë nga anija e mbytur.
 

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Përgjigje e: Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

ELBASAN, RINISIN GËRMIMET NË MOZAIKUN PALEOKRISTIAN
Mbas rreth katër vitesh nga zbulimi i mozaikut paleokristian në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Portës së Kalasë, arkeologët e Institutit Arkeologjik kanë nisur punën për pastrimin dhe gërmimin e mozaikut.


Postuar më 18.08.2011
Përditësuar më 18.08.2011
Mbas rreth katër vitesh nga zbulimi i mozaikut paleokristian në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Portës së Kalasë, arkeologët e Institutit Arkeologjik kanë nisur punën për pastrimin dhe gërmimin e mozaikut.


Arkeologu Elio Hobdari, i cili po drejton punimet për pastrimin dhe vijimin e zbulimit të mozaikut, thotë për ATSH se "punimet kanë nisur me një pastrim intensiv, pasi bazilika thuajse ishte braktisur fare nga institucionet përgjegjëse. Edhe pse nuk është detyrë e jona ne kemi nisur punën për pastrimin e ambientit rreth mozaikut dhe afreskut zbuluar katër vjet më parë”, thotë arkeologu Elio Hobdari.


Ai bëri të ditur se "tashmë kemi nisur gërmimin, por politika jonë ka qenë që të gërmojmë ngadalë dhe ta mbajmë kantierin hapur sa më shumë kohë që të jetë e mundur, pasi në momentin që puna mbaron, atëherë objekti kthehet në vendgrumbullim plehrash dhe monumenti rrezikon identitetin e tij”.
Fatmirësisht që nga viti 2007, kur edhe nisën gërmimet, mozaiku nuk ka pasur dëmtime. Arkeologët do të gërmojnë gjatë të gjithë muajit gusht dhe shtator, ndërsa mësohet se rezultatet janë premtuese.
Aktualisht arkeologët që kanë nisur gërmimet kanë zbuluar një tjetër mozaik në një vend që, sipas tyre, nuk e prisnin.


Mësohet se piktura murale, me një gjatësi prej katër metrash, zbuluar në vitin 2007, do të lëvizë deri në momentin kur mozaiku të mbulohet me xham dhe do të ruhet në muzeun arkeologjik të Tiranës, pasi është shumë e vështirë që ta kalojë këtë dimër.


Katër vjet më parë , në qendër të qytetit, fare rastësisht do të zbuloheshin themelet e një mozaiku të lashtë.


Specialistë të arkeologjisë do ta vlerësonin si një ndër zbulimet më me vlerë, ndërsa kreu i bashkisë do të ndihmonte me fonde jo të pakta për gërmimin dhe nxjerrjen në pah të pasurive të tij, mbuluar prej shekujsh.


Gjatë gërmimeve të para, një grup arkeologësh zbuluan dy varre në thellësinë mbi tre metra, të cilat i përkasin shekullit të V.


Kjo bazilikë, sipas arkeologëve, është e ngjashme me katedralen e zbuluar para disa vitesh në Mallakastër. Nga studimet paraprake rezulton se bazilika ka përmasa të mëdha dhe aktualisht është zbuluar një pjesë e Naosit dhe e Nefit jugor. Muri që kufizon Nefin jugor është i zbukuruar me afresk, i cili ruhet mirë.


Mbi dyshemenë e bazilikës janë gjetur fragmente të një amfore nga Gaza e Palestinës, e cila tregon që bazilika paleokristiane është shkatërruar përfundimisht në fundin e shekullit të gjashtë, ose në fillimin e shekullit të shtatë të erës sonë.


Aktualisht kanë rinisur punimet, falë edhe të një fondi prej 550 mijë euro, në sajë të një bashkëpunimi midis bashkisë së Elbasanit, Drejtorisë të Muzeut Etnografik dhe Institutit të Arkeologjisë në Tiranë.
 
Top