• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjetjet arkeologjike ne Shqiperi

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
© Katalogu Arkeologjik i Mitrovicës - Archaeological Catalog of Mitrovica

Kaltrina Igrishta
Lekë Shala
Arianit Buqinca
Ivana Ožanić Roguljić
Fatbardha Hoxha

2020, Katalogu Arkeologjik i Mitrovicës - Archaeological Catalog of Mitrovica - Preface by Michael Galaty

1628472061244.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
Prej shumë kohësh më shqetësonte shumë fakti që “Kalaja e Bashtovës”, e cila është një nga monumentet më të veçanta që ne kemi, vetëm 12 kilometra nga rruga nacionale Durrës-Rrogozhinë, nuk kishte një tabelë orientuese për turistët.


Ndaj bashkë me mikun tim dhe artistin e zonës Sufa Arjan ndërmorëm këtë aksion për të pikturuar një murale, që përshkruan më së miri bukurin e kësaj kështjelle, e cila rrethohet nga lumi, deti, dhe pylli.

Jam i sigurt që ky grafit/pikturë do ti vij në ndihmë shumë turistëve të njohin kalanë e të orientohen për ta gjetur atë. Gjithashtu dhe për të gjithë ata që do të vijnë të ndjekin nga afër evenimentin Duel Në Themel që do të mbahet më 14 gusht brenda mureve mesjetare të kësaj kalaje.

P.s: Me këtë postim gjej rastin ti bëj thirrje institucioneve, që minimalisht të pastrojnë ferrat në krah të rrugës në mënyrë që ky punim të mos të mbulohet e me pas të zhduket.

Fatjon Biba

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
Vizatim i Pinturicchio-s, me titull Shqiptari, "Albanese". Vizatimi i bërë gjatë shekullit 15, gjatë kohës kur arbëreshët udhëtonin dhe më pas emigronin ne Perugia dhe jugun e Italisë.

Fotografimin e këtij vizatimi nga origjinali e ka bërë historiani Jules Guiffrey rreth viteve 1880-1907, Ky vizatim ndodhet në Städel Institute në Frankfurt, dhe pllakat e fotografisë ndodhen në Musée de l'Homme, Paris.

Pintoricchio ose Pinturicchio emri i lindjes i të cilit ishte Bernardino di Betto, i njohur gjithashtu si Benetto di Biagio ose Sordicchio, ishte një piktor italian gjatë Rilindjes. I lindur në Perugia në 1454 dhe vdes në Siena në 1513, Pintoricchio fitoi pseudonimin e tij (që do të thotë "piktor i vogël") për shkak të shtatit të tij të vogël. Ai gjithashtu e përdori atë për të nënshkruar disa nga veprat e tij të artit të shekullit 15 dhe 16.

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
TIRANA MOSAIC

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Tiranës dhe Universitetin e Tiranës kanë rinisur gërmimet në këtë zonë, e cila është zbuluar në vitet ’70 gjatë punimeve për ndërtimin e disa blloqe pallatesh, në lagjen “21 Dhjetori”.
Ky projekt, që ka për qëllim jo vetëm zbulimin e plotë të vilës, që daton në shek. II-III pas Krishtit, por edhe promovimin e saj si një nga hapësirat më tërheqëse për turistët vendës e të huaj, po ndjek rrugën e mjeshtrave të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore si prof. Skënder Anamali, prof. Aleksandër Meksi e prof. Skënder Muçaj.
Studentët pjesëmarrës do të pajisen me një certifikatë trajnimi dhe kualifikimi për gërmimin arkeologjik.

©Elva Margariti

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
Fortifikimi i Grazhdanit (Dibër), vendosur në nyjën lidhëse ndërmjet rrugës Egnatia dhe Lissus – Naissus, me sipërfaqe 34 ha radhitet në qendrat më të mëdha të Antikitetin të vonë në Shqipëri.

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
LEKYTH WITH BLACK FIGURES V century BCE, ORIK

Lekit me figura të zeza, shek. V p.e.r. Orik (Vlorë)
Ka trup në formë këmbane me bazë të lartë, vegjë vertikale dhe fund në formë disku. Në pjesën e përparme paraqet tre figura femrash veshur me himation, kokat i kanë të kthyera pak djathtas. Midis tyre, pranë këmbëve paraqiten dy si amfora. Supet e vazos kanë vija radiale dhe pjesa e fundit e saj është lyer me vërnik të kuq me shkëlqim

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
Stele of Domicius Sarcinator, the tailor, Durrës Archaeological Museum

Gur varri i rrobaqepsit , shek. I e.s. Durres

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
KISHA E "SHËN ANËS" DERVIÇAN, GJIROKASTËR, SHEK. XVI

Kisha e Shën Anës gjendet në një pllajë të lartë të fshatit Derviçan, ku ruhen rrënojat e fshatit të vjetër. Mendohet të jetë ndërtuar në shekullin XVI. Hyrja për në kishë bëhet në anën perëndimore. Kisha është ndërtuar në një terren të pjerrët shkëmbor. Poshtë naosit të kishës është qimitiri, i cili ka formë katrore. Muratura e kishës është me gurë gëlqerorë me vendosje të rregullt, të lidhur me llaç gëlqereje. Kisha ka përmasa të brendshme 4.50x2.90 metra. Është e mbuluar me çati dyujëse. Ajo ka trajtë salle, mbuluar me qemer cilindrik. Nëpër muret gjatësore dalin pilastra, të cilat lidhen ndërmjet tyre me harqe. Harqet tërthore dhe gjatësore krijojnë nike në murin verior dhe atë jugor. Mbi portën perëndimore dhe në apsidën e kishës ka dritare të vogla. Kisha shëmbëllen me një vëllim të gurtë prizmatik, të mbuluar me çati dyujëse. Lartësia e kishës është shumë e madhe për shkak të terrenit të pjerrët. Kisha nuk ka asnjë element zbukurimor, me përjashtim të nikes mbi portë dhe dy dritareve që gjenden mbi të, të cilat janë me harqe tullash. Altari ndahet me një ikonostas prej muri. Duke u nisur nga tiparet tipologjike, kisha daton në shek. XVI.

© ANDREA LLUKANI
📷 DRTK Gjirokaster

 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
Near the modern village of Sovjan , in southeastern Albania, a prehistoric lakeside pile-dwelling was discovered in 1988 in the course of agricultural works. The Franco-Albanian , Korçe Basin Archaeological Expedition has been systematically excavating the site between 1993 and 2006 . The excavations at Sovjan have revealed a long human occupation of the site dating back at least to the beginning of the 7th mill. BC and lasting up to the 8/7th c. BC, with gaps during the second half of the 4th mill. BC and the first half of the 3rd mill. BC. Sovjan is situated around 3.5 km to the north from the village of Maliq, eponymous to another important prehistoric site that was excavated in the 1960s. The long stratigraphic sequence of Maliq made it the type-site for the relative chronology of the Albanian Bronze Age (Prendi and Bunguri, 2008). The site of Sovjan was flooded by the waters of the ancient lake Maliq and definitely abandoned around 700 BC
**************
Pranë fshatit të Sovjanit, në Shqipërinë juglindore, në vitin 1988 gjatë punimeve bujqësore u zbulua një banesë prehistorike pranë bregut të liqenit . Ekspedita Arkeologjike Franko-Shqiptare, ka gërmuar në mënyrë sistematike vendin midis 1993 dhe 2006 . Gërmimet në Sovjan kanë zbuluar një vendbanim të gjatë njerëzor të vendit që daton të paktën nga fillimi i mijëvjeçarit 7 -të. p.e.s. dhe zgjati deri në shekullin 8/7 p.e.s. Sovjani ndodhet rreth 3.5 km në veri nga fshati Maliq, një tjetër vend shumë i rëndësishëm parahistorik që u gërmua në vitet 1960. Vendbanimi i Sovjanit u përmbyt nga ujërat e liqenit të lashtë të Maliqit dhe përfundimisht u braktis rreth vitit 700 p. e. s

© UNIBE
More at https://www.iaw.unibe.ch/unibe/portal/fak_historisch/dga/iaw/content/e39439/e759052/e1060723/e1068479/Maczkowski_2021_Sovjan_dendro002_ger.pdf

42115092-4062-4388-8D6E-FD605F964A43.jpeg
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
Duka (vojvoda) i manastirit nga fisi Gashi në hyrje të kishës në Deçan, fotografuar në vitin 1919.

via Historia Krajës
1FAD7A82-910E-4560-AC22-6405EF5776FB.jpeg
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,993
Pikët
113
Vendndodhja
Gold Ring of 15th century , found in Janjevo, Kosovo
Unfortunately, this ring has been stolen from the Belgrade Museum 2 years ago and is never found.
************************************
Unaza e Artë e shekullit të 15 -të, e gjetur në Janjevë, Republika e Kosovës
Fatkeqësisht, kjo unazë është vjedhur në Muzeu i Beogradit 2 vjet më parë dhe akoma nuk është gjetur .

1631831318724.png
 
Top