• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në grekë

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu ishte sot në Gjirokastër ku inspektoi nga afër vendimet e gjykatës së rrethit për ndryshimin e shtetësisë nga qytetarët e zonës.
Spahiu tha se po shihet me shqetësim një numër i lartë pranimesh nga gjykatat për ndërrimin e kombësisë së shtetasve shqiptarë.
Vetëm në Gjirokastër që nga viti 2004 janë shënuar mbi 1600 raste tha zoti Spahiu. Ai njoftoi një inspektim te gjykatave lidhur me këto çështje.
Nënkryetari i KLD, ishte tri ditë më parë në Korçë, ku apeloi që gjykatat të jenë të kujdesshme në pranimin e kërkesave të shtetasve për ndryshimin e kombësisë.
Reagimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së konsullit grek “për helenizimin e Korçës”.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,916
Pikët
113
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Shume mire bejne,ti lujne fene!
Perse jo?
Eh me Shqiperi te ra ne pjes nje Sale me gjak te zi.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,715
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Vallai e rende eshte t'a deklarosh veten ne te njejten kombesi me Sali Berishen! Te duket sikur i thua vetes kafshe.

Jam kurioz te di, cfare kombesie ka Saliu.....
 
KokeTraktori

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2011
Postime
1
Pikët
0
Vendndodhja
Andej
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Eshte per te ardhur keq, por sot ne Shqiperi nuk ka as Moral dhe as Patriotizem - Sot ka vetem PARA ...
Personalisht mendoj se 90% e Popullsise nen 30 vjec do ishin te gatshem te lejonin p.sh, nje "vjedhje totale te Muzeut Kombetar" ne kembim te nje Nenshtetesia/Pashaporte Amerikane ..
Shpresoj ta kem gabim.

Por ka dicka qe megjithe pesimizmin tim me ben te kem besim...
Disa trima nga Kosova, jane te betuar te "pastrojne" Shqiperine nga greket, serbet dhe sidomos nga "antiBerishianet" ... dhe te ngelen pastaj gju me gju me Salibeun ne Kryeqytetin e Shqiperise se bashkuar ... Prizren
:((
 
Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Kjo eshte me te vertete per te ardhur keq. Por le te shohim realitetin ne sy. Cila eshte arsyeja e vertete e ndryshimit te kombesise se ketyre "njerezve"? Mendoni se eshte qeveria jone? E keni shume gabim. Gjirokastra nder vite ka patur te tilla probleme. Ata njerez per 5 leke me shume shesin kombesine e tyre duke mos llogaritur pasojat tragjike qe mund te sjelli ai ndryshim. Ata jane duke cuar dem gjakun e paraardhersve te tyre te cilet kane luftuar per lirine. Ne venat e atyre njerezve nuk rrjedh me gjak Arberesh, ata jane tashme turpi i kombit tone. Kurre nuk do te kem turp te pohoj qe jam shqiptar, po te jete nevoja do ta uleras qe zeri im te shkojd deri ne kupe te qiellit. Shqipetar, e thene ndrysh Arbereshe. Prej tyre e kemi mare kete emer, e gjithe bota dridhet kur degjon emrin Shqipetar (Albanian) sepse ja dine vlerat ketij emri por mesa duket keta te tjeret ja paskan harruar.
 
arberia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 11, 2011
Postime
3

Jam plotesisht dakort me llogjiken tende je me se i sakte,f.l.m.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,715
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Pertej patriotizmit, vetdeklarimi i kombesise eshte dicka qesharake dhe e pa konceptueshme. Me fjale te varfera.... eshte mundesia qe mund t'i japesh nje individi te nderroj rracen. Po a nderrohet rraca?! Eshte njesoj sikur nje zezak nga Kongo te deklaroj qe eshte Suedez.... A do t'a besonte njeri?!

Rraca nuk deklarohet se nuk eshte emocion emotiv, por nje vecori pragmatiste qe e ke pavarsisht se mund te deklarosh te kunderten. Eshte njesoj si te dalesh para pasqyres duke kruajtur hunden dhe te deklarosh qe nuk ke hunde!

Keta greket jane vertet me humor. Keta te mbushin mendjen te nderrosh baban dhe nenen. Keta i mbushin mendjen foshnjes t'u thoj prinderve...
" Mos me pillni ju se nuk dua te behem shqiptar, do rri ketu te pres, derisa te me pjellin dy prinder greke"

Keto nuk jane liri dhe te drejta njeriu, keto jane agresione te hapura dhe nderhyrje ne punet e brendeshme te nje shteti fqinje.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,916
Pikët
113
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Jam plotesisht dakort me llogjiken tende je me se i sakte,f.l.m.
O arberesh!
Ketu marr nenshtetesine gjermane,ose ate qe kam e mbaj!
Nuk ka ketu te dyja,me ligj!
Biles dhe Turqit e lindur kane afat.
lg
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Vallai e rende eshte t'a deklarosh veten ne te njejten kombesi me Sali Berishen! Te duket sikur i thua vetes kafshe.

Jam kurioz te di, cfare kombesie ka Saliu.....
Neshtetesi RUFIAN..
Mua me vjen te qaj kur degjoj keto gjera..degjova nje shoqen time nga Korça qe edhe atje te njejtat gjera po ndodhin...po i ofrohet nje jete me e mire per te kaluar ne nenshtetesi greke..T'ia falin Shqiperine nej shteti tjeter se shume po e zgjasin..njerez te shpifur ata ne krye...
 
mua me pelqen.
 
Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Ikën ato kohë, kur shqiptari nuk blihej. Sot për një copë pashaportë shet dhe thybën.

Ndërsa për jevgjit e greqisë s'ma ndjen shumë. Le të shpenzojë fondet dhe buxhetin për 'blerjen' e shqiptarëve dhe një ditë jo shumë të largët, kanë për ta parë vendin jashtë EU-së.
 
Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Mendoj se titulli i temës duhet ndryshuar në: 'Proçesi i greqizimit të shqiptarëve' për të pasqyruar realisht kanosjen që i drejtohet vendit tonë.

Po përcjell dy shkrime, nga vizita e 5 shkurtit të këtij viti të ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu në Korçë:

Konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhënë mesazhe antishqiptare sot në mënyrë të hapur në qytetin e Korçës, në një takim mbi 20-vjetorin e organizatës “Omonia”.

“Korça ka grekë që nuk duhet ti tremben regjistrimit të popullsisë, gjyshërit tuaj janë grekë, beteja jonë nis me regjistrimin e popullit grek që është prezent këtu”, ka thënë konsulli grek.

“Ky quhet Vorio Epir, në Korçë ekzistojnë dhe kanë ekzistuar grekët”, është shprehur Theodhoros Ikonomu.

Pak ditë më parë pas fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Omonias, kandidati kryesor Naim Disho, i cili më pas u zgjodh në drejtimin e kësaj organizate deklaroi se qëllimi i tij ishte “helenizimi i Korçës”.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=6&id=102552
dhe

Në Korçë ka grekë,vllehët janë grekë. Me këto deklarata u është drejtuar të pranishmëve në 20 vjetorin e organizatës Omonia, konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu. Diplomati grek u ka kërkuar banorëve të kësaj zone,që të marrin pjesë në proçesin e regjistrimit të popullsisë dhe të mos tremben për të shpallur origjinën e tyre. Në këtë kontekst ai ka përmendur edhe termin Vorio Epir, duke rikujtuar madje edhe të drejtat që grekët e Shqipërisë kanë përfituar nga protokolli i Korfuzit në vitin 1914, e cili e njihte këtë zone si krahinë autonome.

Theodhoros Ikonomu: “Në Korçë ekzistojnë grekë. Edhe vllehët janë grekë. Nëse jeni në dyshim për origjinën tuaj, shkoni tek varrezat e etërve tuaj dhe shihni në çfarë gjuhe janë shkruar ato dhe më pas merrni vendimin tuaj. Kjo betejë nuk mbaron me rregjistrimin e popullsisë, por fillon me të. Ekzistojnë disa të drejta absolute për sa i përket minoriteteve,por këto të drejta duhet të vihen në funksion,në të gjitha ato zona të Shqipërisë ,që përkufizohen me emërtimin grek Vorio Epir. Në Vorio Epir ekzistojnë grekë dhe kjo do të verifikohet kur të bëhet regjistrimi i popullsisë. Kjo do të bëjë të mundur që këto zona të vihen në zbatim të drejtat e minoriteteve,të përcaktuara në protokollin e Korfuzit të vitit 1914, i cili asnjëherë nuk është anulluar”

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë dhe dy deputetë grekë Mihali Pandula dhe Stadhis Theodhoridhis, të cilët i kanë bërë thirrje banorëve të këtyre zonave që të marrin pjesë në regjistrimin e populllsisë dhe të ruajnë gjuhën,traditat dhefenë e tyre.Në lidhje me këto deklarata është shprehur edhe kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi i cili ka deklaruar se tashmë është koha e patriotizmit dhe jo e nacionalizmit.

http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14989
se nga i nxorri vllehët grek ky kokrra injorantit, ai e di. Vllehët janë popuj nomadë të latinizuar, mund të vihet re fare lehtë në gjuhën që flasin. Nejse, pa rëndësi të madhe kjo...

Rëndësi ka, si mund të instrumentalizohet regjistrimi i popullsisë mbi baza fetare nga disa shtete fshinje.
 
Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Traktet synojnë fshatrat e Bregut: “Më 1913 nuk kishte asnjë shqiptar”

Botimi grek i 1913-s, nën titullin: “Harta etnografike e Epirit të Veriut”, ka nisur të shtojë shpejtësinë e qarkullimit këto ditë në Sarandë. Përveç informacionit që përcillet në të, si një dokument që i nxjerr “minoritet” banorët me kombësi shqiptare në kazatë e Jugut, nga Delvina (Saranda nuk ekzistonte si qendër e banuar), në Leskovik, Kolonjë e Korçë, në të gjen deformime edhe më skandaloze.

Duke u ndalur në faqen 12 të këtij botimi të bën përshtypje se një radhë fshatrash të Bregdetit, të përfshira në kazanë e Delvinës, sipas këtij botimi, banohen vetëm nga grekë. Edhe pse dihet se këto fshatra janë shqiptare në kombësi dhe krejt të ndryshëm edhe në veshje, gjuhë e zakone nga minoritarët grekë, ata paraqiten në një dritë të shtrembër.

Sa për statistikë, po u referohemi të dhënave që boton kjo “hartë etnike”. Sipas saj, në fshatin Nivisë, fshati i parë i Bregdetit të Delvinës, banohej nga 805 grekë e po kaq ishte edhe popullsia në total, ndërkohë që në shtyllën e banorëve shqiptarë shënohet vijë. Shëvasili, në vazhdim të tij, gjithashtu paraqitet i banuar nga 310 banorë grekë dhe asnjë shqiptar, Hundecova me 55 grekë, Lukova 410 vetëm grekë, Piqerasi 750 banorë, të gjithë grekë.

Po kështu, Senica shënohet me 410 banorë, të gjithë të konsideruar grekë. Mursia me 610 banorë të gjithë grekë, Xarra, 110, të gjithë grekë etj.

I njëjti spekulim vërehet edhe më fshatra të tjerë të Bregdetit të përfshirë në kazanë e Himarës. Kështu, Qeparoi, sipas kësaj “harte”, banohej nga 1200 frymë, të gjithë me kombësi greke, Kudhësi nga 295 banorë, të gjithë grekë, Piluri nga 473 banorë, të gjithë grekë, Vunoi nga 950 gjithsej, 950 grekë, Dhërmiu 1400 banorë të gjithë grekë e Palasa 550 banorë, të gjithë grekë.

Ky falsifikim me tendencë të shprehur shkombëtarizuese, që vjen nga gati 100 vjet më parë, vihet në funksion të së sotmes, duke u shpërndarë pikërisht në këto fshatra edhe fotokopjet në tirazh të shtuar që kanë nisur të qarkullojnë në këtë prag të nisjes së regjistrimit të popullsisë.

Ky regjistrim, duke i besuar formularit të konceptuar nga Genc Pollo, do të përmbajë si elementë të qenësishëm të vetët edhe kombësinë dhe fenë. Në këtë sfond, banorëve të fshatrave me kombësi të tjetërsuar qysh para 100 vjetësh u tregohet tërthorazi origjina etnike të cilës duhet të besojnë se i përkasin, dhe ky është një apel i sofistikuar për t’u vetëdeklaruar grekë.

http://www.gazeta-shqip.com/aktualit...ba07cffce.html
 
Esther

∞∞∞∞∞∞
Staff member
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
6,605
Pikët
113
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Kombësia, At Nikolla Marku: Të vihen para drejtësisë, armiqtë e kombit

ELBASAN- At Nikolla Marku prifti i kishës ortodokse Autoqefale Shën Mëria në Elbasan ka sulmuar ashpër konsullin grek të Korcës. Ai nuk ka hezituar të sulmojë po kaq ashpër edhe segmente të tjera antishqiptare, madje ka kërkuar që prokuroria shqiptare të fillojë një hetim të shpejtë dhe intensiv.

“Këta njerëz të rrezikshmë, armiq të hapur të identitetit dhe sovranitetit shqiptar me veprimet e tyre politike kanë plotësuar dhe konsumuar vepër penale ndaj kombit shqiptar. Ne kërkojmë nga organet akuzues të veprojnë menjëherë për t’i vënë para gjyqit dhe dënimit të merituar prej vitesh. Prokuroria e Shqipërisë”

Duke i bërë thirrje shqiptarëve të mos pranojnë regjistrimin mbi bazë të kombësisë, prifti u shpreh se ai ka në thelb shëndërrim të kombësisë, gjuhës, fesë në cdo formë. “Vëllezër e motra, bijë dhe bija shqiptare iu bëj thirrje ta injoroni këtë stuhi anti shqiptare shoviniste greke duke mos iu përgjigjur këtij regjistrimi dhe duke pështyrë në fytyrë cilindo që kërkon prej jush shëndërrim të kombësisë, gjuhës, fesë në cdo formë. Mjerë ai që merr para në dëm të atdheut të tij, sepse ai do të jetë i përbuzur kudo nëpër botë.

(m.a/BalkanWeb)
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Vallai e rende eshte t'a deklarosh veten ne te njejten kombesi me Sali Berishen! Te duket sikur i thua vetes kafshe.

Jam kurioz te di, cfare kombesie ka Saliu.....
Asnje nuk e di,perveç Nexhmies.
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Kombësia, At Nikolla Marku: Të vihen para drejtësisë, armiqtë e kombit

ELBASAN- At Nikolla Marku prifti i kishës ortodokse Autoqefale Shën Mëria në Elbasan ka sulmuar ashpër konsullin grek të Korcës. Ai nuk ka hezituar të sulmojë po kaq ashpër edhe segmente të tjera antishqiptare, madje ka kërkuar që prokuroria shqiptare të fillojë një hetim të shpejtë dhe intensiv.

“Këta njerëz të rrezikshmë, armiq të hapur të identitetit dhe sovranitetit shqiptar me veprimet e tyre politike kanë plotësuar dhe konsumuar vepër penale ndaj kombit shqiptar. Ne kërkojmë nga organet akuzues të veprojnë menjëherë për t’i vënë para gjyqit dhe dënimit të merituar prej vitesh. Prokuroria e Shqipërisë”

Duke i bërë thirrje shqiptarëve të mos pranojnë regjistrimin mbi bazë të kombësisë, prifti u shpreh se ai ka në thelb shëndërrim të kombësisë, gjuhës, fesë në cdo formë. “Vëllezër e motra, bijë dhe bija shqiptare iu bëj thirrje ta injoroni këtë stuhi anti shqiptare shoviniste greke duke mos iu përgjigjur këtij regjistrimi dhe duke pështyrë në fytyrë cilindo që kërkon prej jush shëndërrim të kombësisë, gjuhës, fesë në cdo formë. Mjerë ai që merr para në dëm të atdheut të tij, sepse ai do të jetë i përbuzur kudo nëpër botë.

(m.a/BalkanWeb)
Mir e ka dhe at Marku...
Po eshte e kot te peshtysh ne surrat grekerit o kush ndron kombesin shqiptare.
Po nuk beshtyve ne fillim;Saliun,Edin,Nexhmien.....Dhe te gjithe ata qe i votojn......Eshte e kote,pershtyn kundra eres.
Patriotizem,me barkun bosh nuk ka.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,715
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Eshte dhe faji i punes se dobet qe eshte bere gjithe kete shekullin e fundit ne kete drejtim. Qe pas Rilindjes Kombetare ku i eshte meshuar me te madhe zgjimit te patriotizmit dhe rritjes se ndergjegjes sone kombetare, me pas nuk eshte vene dore fare ne kete drejtim. Nuk eshte punuar hic per rritjen e atdhedashurise. Bile eshte kaluar ne barsaleta ku ironizohet pikerisht krenaria jone kombetare. Gje e cila nuk vihet re ne shtetet fqinje, qe kur vjen puna per krenarine e tyre kombetare, zihen e bejne gjullurdi si ata kalamaqte e vegjel qe behen copa kur i shan nga mesuesja.

Greket u mesuan me te ngrene trojet, historine dhe kulturen tone. Duke pare pasivitetin tone dhe duke patur frike se mos nje dite u kerkojme ato qe na kane marre, kerkesat e tyre behen gjithmon e me maksimaliste e qesharake. Me fjale te tjera, ata kerkojne gjithmon e me shume. Deri kur do vazhdoj kjo histori.

Paradoks!

Dy tre dite me pare pashe ne lajmet e TOP-CHANEL, nje gazetar te kanalit qe shkoi ne fshatrat e Drenoves ne rrethin e Korces dhe e quante popullaten e zones atje Vlleh. Kurse nje mysliman qe ishte bari ne ato fshatra e quante shqiptare. Valle sa klase shkolle ka patur ai gazetare, qe nuk kuptonte qe indirekt po vertetonte tezen greke, sipas te ciles cdo i krishter ne shqiperi eshte grek. Sa klase shkolle kane gazetaret tane?! Ai e nxori gjysmen e rilindasve tane qe jane te krishtere... sikur jane vlleh.

Greqia nuk merret vesh sa rraca e kombesi ka brenda saj. Grekerit e paster atje do jene 10% e popullsise apo jo?! Dhe te bejne gjemen nese ndonje gazetar i huaj guxon t'i bene ndarje popullsise se tyre. Qe te bejne ndarje popullsie vete gazetaret greke nuk cohet neper mend. Kurse ky i joni jo vetem i ndante si vlleh, por edhe i pyeste nese ishin Greke. "-Greke jemi- pergjigjeshin ata." Cfare kerkonte te vertetonte ky gazetar dhe ata qe e kishin derguar ate atje une, as nuk e kuptova, as nuk e pashe te vertetohet. Ajo qe u vertetua ne ate emision nga vete gazetaret tane ishte, qe popullsia atje nuk eshte shqiptare (sic e pohonte vazhdimisht "gazetari" yne)por jane vlleh. Tani beteja eshte qe ata ose jane vlleh sic pohojme ne, ose jane greke sic pohojne greket. Pra opsioni shqiptare eshte hequr nga loja.

Nuk i shikojne keta emisionet informative te shtetit fqinj Greqise se me sa zgjuarsi i prekin keto tema dhe te marrin shembull prej tyre. Une habitem se cfare kursesh specializimi bejne e cfare masterash marrin keta gazetaret tane. Per cfare specializohen... te mesojne te qeshin para ekranit. Ata nuk dine te kapin e te trajtojne nje teme.
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,965
Pikët
113
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu ishte sot në Gjirokastër ku inspektoi nga afër vendimet e gjykatës së rrethit për ndryshimin e shtetësisë nga qytetarët e zonës.
Spahiu tha se po shihet me shqetësim një numër i lartë pranimesh nga gjykatat për ndërrimin e kombësisë së shtetasve shqiptarë.
Vetëm në Gjirokastër që nga viti 2004 janë shënuar mbi 1600 raste tha zoti Spahiu. Ai njoftoi një inspektim te gjykatave lidhur me këto çështje.
Nënkryetari i KLD, ishte tri ditë më parë në Korçë, ku apeloi që gjykatat të jenë të kujdesshme në pranimin e kërkesave të shtetasve për ndryshimin e kombësisë.
Reagimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së konsullit grek “për helenizimin e Korçës”.
Ja pse Iliret nuk kishin nje shtet te tyre, por ishin gjithmone te ndare fise fise, pse ishim te fundit qe morem pavarsine....etj. Ben pjese ne karakterin e shqiptarit sh*****, ne shitemi shume kollaj. Edhe pastaj, disa, edhe per kete ja vene fajin poltitikes.
 
Ari

Contractor
Anëtar
Aug 18, 2011
Postime
16
Pikët
0
Vendndodhja
Khost, Afghanistan
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Le te votohet nje ligj sipas te cilit ata qe s'kane shtetesi shqiptare nuk mund te kene prona ne Shqiperi, pa e sheh a e nderrojne kombesine a jo?!

Shteti i mencur ben ligje te mencura.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Gjirokastër, 1600 persona lënë kombësinë shqiptare, “konvertohen” në gre

Le te votohet nje ligj sipas te cilit ata qe s'kane shtetesi shqiptare nuk mund te kene prona ne Shqiperi, pa e sheh a e nderrojne kombesine a jo?!

Shteti i mencur ben ligje te mencura.
Mire e ke ti Ari por ligjet behen dhe zbatohen nga nje shtet i vertet, dhe jo si ai i shqiperise qe eshte plotesisht i falimentuar dhe kunder interesave te popullit te tij. Ka 70 vjet eksperience ne kete profesion.
 
Top