• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjoni 14:17 "Eshte" apo "Do te jete" ?

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Gjoni 14:17 "Eshte" apo "Do te jete" ?


Pershendetje!

Tek Bibla e perkthyer nga Don Simon Filipaj,
vargu:

Gjoni 14:17 ..Ju e njihni sepse Ai banon me ju e është në ju.

nderkohe tek perkthimet e tjera eshte

"Ju e njihni sepse Ai banon me ju e do te jetë në ju."

Si do ishte perkthimi i sakte?

Nga konsultimet dhe me Biblat ne gjuhe te huaja, i bie te jete "do te jete"

Behet fjale per ndonje gabim ne perkthim?
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Gjoni 14:17 "Eshte" apo "Do te jete" ?

Pershendetje

Shikoj qe askush nuk ka marre mundimin te ktheje nje pergjigje per kete aresye mendova te sjell nje pergjigje per kete pyetje.

Se pari duhet te kemi parasysh se per c'fare ben fjale pasazhi.

vargu 16 i ketij kapitulli tregon per nje premtim qe Perendia ka bere .

Gjoni14:16 << Dhe une do ti lutem Atit dhe Ai do tu jape nje ngushellues tjeter, qe do te qendroje pergjithmone me ju

pastaj shkojme tek vargu 17 ku tregohet se kush eshte Ky ngushellues tjeter.

Gjoni 14:17<< Frymen e Se Vertetes, qe bota nuk mund ta marre sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh, po ju e njihni sepse qendron me ju dhe do te jete ne ju.>>

Pra behet fjale per Frymen e Shenjte.

Duke krahasuar vargje te tjera ne bibel me kete arrijme ne perfundimin se Fryma e Shenjte ishte ne Jezusin por jo ne dishepujt.

Per kete aresye per aq kohe sa Jezusi qendronte me dishepujt edhe Fryma e Shenjte qndronte me dishepujt.

Por ne te ardhmen Jezusi nuk do te qendronte akoma me dishepujt sepse Ai do te vdiste , ringjallej dhe do te ringrihej ne qiell.

Por keshtu dishepujt do te ishin vetem ne toke pa nje ngushellues sepse Jezusi ishte ngushelluesi i tyre.

Prandaj jezusi po thote <nje Ngushellues tjeter>

Ky ngushellues nuk mund te merrej prej botes sepse ndodhej tek Jezusi dhe bota nuk e pranoi Jezusin keshtu qe as kete Ngushgellues tjeter. Por ky Ngushellues tjeter ishte ne Jezusin dhe per aq kohe sa Jezusi ishte me dishepujt edhe ky ngushellues tjeter ishte me dishepujt.

Ky ishte Fryma e te vertetes ose Fryma e Shenjte.

Gjoni 14:26 thote << Por ngushelluesi , Fryma e Shenjte qe Ati do tua dergoje ne emrin tim .......>>
Sic veme re behet fjale per nje te ardhme.

Pasi Jezusi te ringjitej ne qiell Fryma e Zotit do te vinte mbi dishepujt.

Gjoni 15:7 << Megjithate Une po ju them te verteten, eshte mire per ju qe une te shkoj, sepse, po nuk shkova nuk do te vije tek ju Ngushelluesi, por po shkova , une do tua dergoj.>>

Pra pasi Jezusi te ngrihej ne qiell do te vinte ngushelluesi ose Fryma e Shenjte. Behet fjale per nje te ardhme te afert. Kjo e ardhme e afert eshte koha pasi Jezusi te ngrihej ne qiell.


E shikojme kete edhe tek Veprat e apostujve 1:4<<Dhe duke u gjendur bashke me ta , i urdheroi ata te mos largoheshin nga jeruzalemi, por te prisnin premtimin e Atit, Qe ''tha ai'' e keni degjuar nga une.>>
behet fjale per premtimin e Ngushelluesit tjeter . Dhe Jezusi po u thote se eshte shume afer kjo per te ndodhur.
Ketu Jezusi ishte i ringjallur dhe ishte duke folur me dishepujt.

veprat e apostujve 1:5 <<sepse Gjoni pagezoi me uje , por ju do te pagezoheni me Frymen e Shenjte mbas jo shume ditesh.>>
Pra mbas pak ditesh ata do te merrnin Ngushelluesin tjeter qe u ishte premtuar ( Frymen e Shenjte).

Kjo do te ndodhte pasi te ngrihej Jezusi ne qiell.

veprat e apostujve 1:9 << Mbasi i tha keto gjera ndersa ata po e veshtronin, u ngjit larte, dhe nje re e perfshiu dhe ua hoqi prej syve te tyre.>>

Dhe pas rreth 10 ditesh pas ringritjes se Tij ne qiell erdhi Fryma e Shenjte mbi dishepujt.

veprat e apostujve 1:3 <<........duke u pare prej tyre per 40 dite........>>

Dhe veprat e apostujve 2:1-4 na tregon per ardhjen e Frymes se Shenjte.

veprat 2:4 << DHe te gjithe u mbushen me Frymen e Shenjte
dhe filluan te flasin ne gjuhe te tjera ashtu si Fryma e Shenjte ua jepte te shpreheshin.>>

Tani si perfundim : Fryma e Shenjte tek Gjoni 14:17 ishte ne Jezusin dhe per kete aresye ishte me dishepujt por kur Jezusi u ngrit larte, Fryma e Shenjte do te ishte ne dishepujt.

Kjo ndoshta eshte areyeja pse ne versionin e Simon Filipit jepet sikur eshte ne ta sepse ne fakt thuhet se do te jete ne te ardhmen por ne nje te ardhme te afert.

Pse duhej te vinte Fryma e Shenjte ne dishepujt pasi Jezusi te ikte larte?

sepse jezusi do te predikohej ne mbare boten nga dishepujt per kete ata kishin nevoje per FUQI nga larte (hyjnore) per te shpallur Jezusin dhe lajmin e mire se Jezusi eshte Mesia dhe shpetimtari i botes.

veprat 1:8<< Por ju do te merrni FUQI ku Fryma e Shenjte te vije mbi ju dhe atehere do te jeni deshmitaret e mi ........ neper te gjithe boten.>>

pra pas ketij fjalimi Jezusi tek vargu 9 u ngrit dhe pas disa ditesh rreth 10 dite pasi 40 dite kishte ndejtur me ta. Ne pentakost dita e 50 pas ringjalljes se Jezusit ose e pashkes.
Erdhi Fryma e Shenjte (veprat 2:4).

Shpresoj se keni marre pergjigje per kete pyetje.

Zoti ju bekofte.
 
Top