• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjumi dhe ëndrrat

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Natyra e ëndërrimeve ende është një mister edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të gjithë ëndërrojmë. Disa njerëz pohojnë se kurrë nuk ëndërrojnë, por të gjitha faktet shkencore e vërtetojnë të kundërtën. Njerëzit të cilët mendojnë se “nuk ëndërrojnë”, në të vërtet vetëm i harrojnë ëndrrat në çastin e zgjimit. Harresa e ëndrrave është normale siç i harrojmë edhe shumë gjëra e ngjarje nga përditshmëria jonë, nga jeta jonë, sepse nuk kemi kohë as mundësi që t’i kujtojmë të gjitha.



Se gjatë “udhëtimit” të natës kalojmë në një dimension paksa më tjetër nga ai që jemi mësuar ta përjetojmë gjatë gjendjes së zgjuar, pra në dimensionin e botës së ëndrrave, pajtohemi pothuajse të gjithë. Hulumtimet shkencore kanë konkluduar se gjatë gjumit (normal) të natës gjithnjë ndodhin jo vetëm një, por më shumë ëndrra. Mirëpo, disa njerëz i harrojnë plotësisht ato që ëndërrojnë dhe pohojnë se nuk kanë ëndërruar fare, derisa disa të tjerëve u kujtohen ëndrrat deri në detajin më të imët. Shumica e njerëzve i mbajnë në mend pjesërisht ëndrrat, dhe vetëm ndonjëherë, përkohësisht, u kujtohet në tërësi ndonjë ëndërr, e cila për ndonjë arsyeje vepron më fuqishëm dhe në mënyrë të veçantë.

Ç’janë ëndrrat?
Pasi është fjala për veprimtari themelore të trurit, në këtë pyetje është vështir të jepet përgjigje adekuate.
Zbulimet më të hershme për jetën e njeriut tregojnë se ëndrrat kanë qenë gjithnjë të rëndësishme në procesin e tij zhvillimor e jetësor. Kështu, egjiptasit kanë besuar se ëndrrat janë mesazhe nga Zoti dhe gjysh në vitin 1300 p.e.r. e kanë përpiluar librin e ëndrrave me mbi dymijë interpretime të atyre mesazheve. Libra të ëndrrave, gjithashtu, kanë pasur edhe shumë popuj tjerë si: asirët, babilonasit, persianët, grekët etj. Madje për asirët besohet se në bibliotekën e mbretit Asurabanipalu (669 -626 p.e.r.) ka ekzistuar libri i interpretimeve të ëndrrave nga viti
Me zhvillimin e shkencës së psikologjisë, problemi i ëndrrave u bë objekt studime edhe për shumë psikolog të njohur si: Alfer Mor, Karl G. Jung, N. N. Elis, A Bergson, S. Frojd etj., të cilët i kanë interpretuar ëndrrat në mënyra të ndryshme. Por, pothuaj që të gjithë, pa përjashtim, pajtohen në një pikë. Ata konsiderojnë se ëndrrat paraqesin mesazhe nga nëndija, nga thellësitë e personalitet tonë, thellësi me të cilën, në mënyrë të vetëdijshme, nuk jemi në kontakt. Frojdi mendon se ëndrrat janë shfaqje shumë të rëndësishme të jetë sonë të brendshme, fshehurazi të mbushura ngandonjëherë me dëshirat më intime të ëndërruesit, të cilat truri i tij, për shkak të botëkuptimeve kundërthënëse dhe censurës shoqërore, shpesh i refuzon. Ai këto shfaqje përgjithësisht i lidh me dukuritë seksuale. Pasi që seksi është instinkti më i fuqishëm i njeriut, i cili njëkohësisht është edhe më i kufizuari nga normat e përcaktuara shoqërore, kështu që, këto dëshira të fshehura, individi i “realizon” në ekranin e ëndrrave. Jungu mendon se asnjë simbol, që na paraqitet gjatë ëndërrimit, nuk mund të jetë i ndarë nga personi që ëndërron dhe nuk ekziston interpretim i përcaktuar i cilësdo ëndërr. Me fjalë të tjera, ëndrra juaj ju takon vetëm juve. Bergsoni mendon se ëndrrat janë kujtime të harruara, që burojnë nga pjesët e largëta të trurit për arsye të ngacmimeve të jashtme etj.
Gjatë këtyre 50 viteve të fundit, për ëndrrat janë kryer shumë eksperimente në laboratorë të ndryshme të botës. Në të gjitha këto hulumtime vërtetohet se gjatë gjumit, në disa momente, truri ynë formon lloj-lloj fotografish, të cilat paraqiten në ekranin privat të trurit tonë dhe ato fotografi, në atë gjendje, ne i pranojmë si të vërteta dhe vetëm rrallë, tejet rrallë, mund të kemi vetëdijen se ato janë ëndrra. Por, që të mund të mësojmë përafërsisht diçka më shumë për ëndrrat, mendoj se në radhë të parë duhet të flasim diçka më shumë edhe rreth gjumit.


Ç’është gjumi?
Për tu mbrojtur nga rraskapitja dhe problemet tjera, organizmit të lodhur i nevojitet së paku 1/3 e kohës, brenda 24 orëve, të jetë pushim fjetjeje.
Gjatë kohës së gjumit, funksionet fiziologjike dhe psikike të organizmit behën më të dobëta dhe më të ngadalshme. Organizmi nuk reagon në një numër të madh ngacmimesh të jashtme, ndërsa i tërë aktiviteti shpirtërorë zvogëlohet në minimum, duke qenë më pak intensiv dhe më pak i orientuar. Por, megjithatë, as truri, as trupi, gjatë gjumit, nuk ndodhen në komë të plotë. Gjatë gjumit ne shpesh e ndërrojmë pozitën e trupit dhe atë 20 deri në 40 herë brenda një pushimi normal. Reaksionet tona ndaj ngacmimeve të jashtme gjithashtu ndryshojnë. Gjatë gjendjes së zgjuar shqisat e ndryshme në trup gjithnjë i dërgojnë mesazhe trurit, i cili i analizon dhe në bazë të situatës përkatëse dhe përvojës së mëhershme, vendos se cilin aktivitet mental apo fizik ta ndërmarrë. Në qoftë se prekim diçka të lagur, truri ynë bëhet i vetëdijshëm në atë dukuri dhe na detyron ta largojmë dorën. Por, në qoftë se e marrim dorën e një personi të fjetur dhe e vendosim në diçka të lagur, ai nuk do ta tërheqë menjëherë. Faktikisht ekziston njëfarë ndërprerje apo ndryshim në rrugën, në të cilën shqisa e të prekurit e dërgon ndjeshmërinë në tru gjatë gjendjes së fjetur, edhe pse kjo ndjeshmëri në të vërtet arrin deri tek truri dhe ndonjëherë mesazhi arrin që të depërtoj edhe në ëndërr, përvojë që e kemi përjetuar pothuajse të gjithë.
Valët ciklike të gjumit
Siç dihet ciklin e gjumit e rregullon diçka që quhet ritëm cirkadioni, respektivisht procese biologjike që zhvillohen parimisht gjatë periudhës 24 orëshe. Fjala rrjedh nga latinishtja “cicera dies”, që do të thotë, përafërsisht një ditë.
Brenda ritmit, i cili e bind trupin tonë që të fle, veprojnë edhe ritme të tjera, të cilat i rregullojnë sjelljet e tij gjatë gjumit. Rezultatet e marra nga laboratorët për kërkimet në sferën e gjumit nga e gjithë bota na japin fotografi bindëse për atë se çfarë na ndodh gjatë kohës së gjumit. Elektroencefalografët (EEG-ja) janë aparate, të cilët shënojnë aktivitetin bioelektrik në tru dhe tregojnë nivele të ndryshme të aktiviteti të trurit deri sa njeriu është duke fjetur. Përfytyrimi i pranuar është i njëjtë për secilën periudhë fjetjeje normale dhe mund të ndahet në disa stadiume rreshtore, të cilat përsëriten, duke filluar nga stadi që përngjanë në gjendje të zgjuar (stadiumi i parë) e deri te ajo e njëjtë me komën (stadiumi i katërt).
Nëpër këto valë ciklike të gjumit, nga i lehti deri te më i thelli dhe anasjelltas, kalohet disa herë gjatë periudhës së gjumit dhe secili cikël zgjatë rreth 90 minuta.
Stadiumi i parë: Gjumi më i lehtë, që nuk e regjistron EEG-ja. Më shumë i përngjan gjendjes së zgjua. Fillon me “hyrjen” graduale në gjumë ku muskujt lirohen, ndërsa bioritmi ngadalësohet.
Stadiumi i dytë: Fillimi i gjumit të thellë, i cili pason pas gjumit të lehtë. Bisedat në gjumë dhe somnambulizmi zakonisht paraqiten në këtë stadium.
Stadiumi i tretë: Gjumi i cili shoqërohet me impulse të forta bioelektrike nga truri. Dhe derisa gjatë gjendjes së zgjuar truri rëndom prodhon vetëm deri në 60 mikrovalë në sekondë, në këtë stadium gjumi, ai arrin të prodhoj edhe gjerë në 300 mikrovalë për sekondë.
Stadiumi i katërt: Është gjumi më i thellë. Në këtë stadiumi kalojmë mjaftë kohë gjatë ciklit të parë 90 min. të pushimit të natës. Në këtë gjendje vështirë zgjohemi, marrim frymë ngadalë, zemra rrahë më ngadalë, ndërsa temperatura e trupit na bie.

Gjatë një nate normale, kohën më të madhe e kalojmë në stadiumin e katërt gjatë ciklit të parë 90 min. i cili, siç duket, ka një rëndësi të veçantë për ne, pastaj kjo periudhë kohore vjen gradualisht në rënieje. Për aq sa jemi psikofizikisht më të lodhur, për aq na është më e nevojshme kjo gjendje. Në rastet normale, i fjeturi kalon 30 ose më shumë minuta në periudhën e parë të 90 minutëshit të stadiumit të katërt të gjumit. Pastaj, deri sa rrëshqasim ngadalë kah periudha e ciklit të dytë, kalojmë në situatë paradoksale kur edhe pëshpëritja më e vogël e ndonjë njeriu të njohur mund të na zgjojë, kurse ndonjë krismë a zhurmë e fortë nuk na pengon fare. Tani fillon pjesa më e çuditshme e ciklit tonë gjatë fjetjes. Arrijmë prapë në stadiumin e parë, por me një dallim: Derisa në orët e para të fjetjes të stadiumit të parë përfytyrimet përcjellëse janë të paqarta dhe të palidhshme, kthimi në atë stadium nga fundi i ciklit (90 min.) paraqet momentin kur në të vërtet fillojmë të ëndërrojmë. Gjumi në këtë stadium dallohet me lëvizje të shpejta të syve dhe kjo fazë rëndom shënohet me shkurtesën REM - repid eye movement. Në këtë fazë kokërdhakët e te dy syve lëvizin shpejt dhe kjo lëvizje vërehet qartë nëse e shikojmë të fjeturin në këtë gjendje. I fjeturi duket sikur shikon andej - këndej nën kapakët e syve. Nga ky moment pushojnë lëvizjet nëpër krevat, frymëmarrja bëhet më e lehtë dhe ndonjëherë vjen deri te rënia e oksigjenit në gjak, në nivelin, i cili do të ishte në kufirin e tolerancës për gjendje e zgjuar.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Gjumi dhe ëndrrat

Natyra e ëndërrimeve ende është një mister edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të gjithë ëndërrojmë. Disa njerëz pohojnë se kurrë nuk ëndërrojnë, por të gjitha faktet shkencore e vërtetojnë të kundërtën. Njerëzit të cilët mendojnë se “nuk ëndërrojnë”, në të vërtet vetëm i harrojnë ëndrrat në çastin e zgjimit. Harresa e ëndrrave është normale siç i harrojmë edhe shumë gjëra e ngjarje nga përditshmëria jonë, nga jeta jonë, sepse nuk kemi kohë as mundësi që t’i kujtojmë të gjitha.

Periudha REM dhe fenomenet tjera të gjumit
Gati të gjithë të eksperimentuarit laboratorikë, të cilët janë zgjuar nga kjo REM - periudhë, ishin në gjendje të tregojnë në mënyrë të qartë dhe të plotë ëndrrat e tyre.
Te njerëzit, faza REM është më frekuentuese gjatë periudhës së fëmijërisë dhe vjen duke u zvogëluar më kalimin e kohës (më pleqëri). Njerëzit me koeficient të ulët intelektual dhe ata me të meta psikike e kanë shumë të shkurtër fazën e gjumit REM. Ekzistojnë në të vërtet edhe disa fenomene tjera fizike, të cilat ndërlidhen me fazën Rem. Aktiviteti bioelektrik i trurit kurrë nuk pushon, kurse në fazën e gjumit REM vjen deri te rritja e aktivitetit neurologjik, ngritja e shpejt e tensionit të gjakut, pulsi bëhet jo i rregullt, frymëmarrja çrregullohet dhe të gjitha simptomat tjera paraqesin një gjendje të jashtëzakonshme e që, në gjendje të zgjuar, do të mund të paraqitnin tronditje të mëdha, që do të mund të eskalonin deri në panik.
Në këtë kontekst, mendojmë se duhet pranuar se fenomeni i lëvizjes së rrotullimit të kokërdhokëve të syve është një fenomen ende fare pak i sqaruar. Por një gjë është vërtetuar saktësisht: se lëvizjet e shpejta të kokërdhokëve të syve janë të lidhura ngushtë me ëndërrimet, në të cilat jemi shumë aktiv. Po kështu është vërtetuar se ne ëndërrojmë jo vetëm gjatë fazës REM, por edha gjatë asaj jo-REM, atëherë kur kokërdhokët e syve nuk lëvizin fare. Por, këto ëndrra, pra ëndrrat gjatë gjumit jo-REM, janë ëndrra më tepër të karakterit intelektual. Gjatë këtyre ëndërrimeve të gjumit jo -REM, jemi të aftë të mësojmë apo të vijmë deri te disa zgjidhje të problemeve, të cilat në gjendjen tonë të zgjuar nuk kemi mundur t’i zgjidhim dot. Për këtë ekzistojnë fakte të dokumentuara. P.sh. prof. i matematikës Xhon Najmon, i cili vuri themelet e shkencës bashkëkohore llogaritëse, shpesh i shkruante teoritë derisa flinte. Pra, është plotësisht e mundur që në ëndrrat tona të kërkojmë ndihmë për zgjidhjen e problemeve që na mundojnë. Simbolet që na paraqesin përgjigje gjatë ëndërrimit lajmërohen pikërisht në fazën jo-REM të gjumit.
Para disa vitesh, në Qendrën mjekësore të Bruklinit, gjatë eksperimentimeve është vërtetuar se personat që mendojnë se nuk flenë gjatë natës, d.m.th. vuajnë nga pagjumësia, flenë normalisht, por regjistrimi në EEG, tregojnë se ata edhe gjatë gjumit më të thellë janë në kufijtë e zgjuarjes dhe kur zgjohen, nuk e ndiejnë vetën mirë (të kthjellët) sikurse ata që flenë normalisht dhe kjo ndikon në ta që të mendojnë se nuk kanë fjetur fare.
Shumica e njerëzve e ndiejnë vetën të kthjellët kur “udhëtimi i natës” (gjumi) zgjatë 7-8 orë. Ka edhe raste kur kjo periudhë është edhe më e shkurtër p.sh. Napoloni, Frederiku i Madh, Tomas Edisoni etj. kanë jetuar normalisht edhe me nga 3-4 orë pushim të natës. Dr. Jan Osvald, studiues i gjumit nga Norvegjia, ka eksperimentuar në dy meshkuj të shëndosh, të cilët ishin biznesmenë të suksesshëm. Gjatë një jave (në kushte laboratorike) njëri nga ata flinte çdo natë vetëm 2 orë e 50 minuta, ndërsa tjetri vetëm 2 orë, dhe që të dy, çuditërisht, ndiheshin shumë të kthjellët gjatë veprimtarive në bizneset e tyre.
Zhvillimi i industrisë së barnave dhe gatishmëria e disa mjekëve që t’u japin tableta për gjumë pacientëve të tyre, me lehtësi dhe pa dallime, kanë si pasojë çrregullime të mëdha në sferën normale të gjumit. Tabletat si amfetamniët etj., të cilat u përshkruhen pacientëve në rastet e pagjumësisë, gjithashtu kanë ndikim të madh në gjendjen e gjumit dhe mund të jenë edhe më të rrezikshëm në qoftë se merren në sasi të pakontrolluar.
Njerëzit të cilët flenë me ndihmën e tabletave ose alkoolit, është vërtetuar laboratorikisht se e kanë shumë të shkurtër fazën REM të gjumit, e dihet se periudha e gjumit gjatë fazës REM dhe ëndrrat bartin pasoja fiziologjike e ndoshta edhe pasoja biokimke.

Një fenomen tjetër, që ndërlidhet gjithashtu në këtë kontekst dhe që është fare pak i studiuar, është somnambulizmi (zgjimi dhe ecja nëpër gjumë). Ky fenomen nënkupton ngritjen dhe ecjen e njeriu gjatë procesit të fjetjes, pra në gjumë, e shpeshherë edhe kryerjen e punëve të ndryshme duke bërë veprime fizike shumë të ndërlikuara gjatë kësaj gjendje. Përgjithësisht konsiderohet se veprimi fizik në këtë rast vije si pasojë e ndonjë ndodhie nga ëndrrat. Por kërkimet rezultojnë se somnambulizmi nuk ndodh në kohën e gjumit të fazës REM, ku, siç u tha, lëvizjet e trupit janë shumë të kufizuara, por në fazën e stadiumit të dytë.
Dr. Natanijel Kleistman nga Çikago, qysh para 40 vitesh kishte vërejtur se njerëzit derisa flenë, i lëvizin kokërdhakët e syve dhe në qoftë se i zgjojmë gjatë kësaj kohe (fazës REM) do të deklarojnë se të gjithë kanë qenë duke ëndërruar. Sot është pranuar mendimi se lëvizjet e syve gjatë fazës REM do të thotë se ne me të vërtet shikojmë përreth në ëndërr. Lëvizja e syve, madje, ndodh edhe tek personat e verbër që nga lindja, ëndrrat e të cilëve konsiderohet se janë vetëm ëndrra të të prekurit dhe të shijuarit

Pse ëndërrojmë
Megjithatë, ende mbetet pyetja: Pse ëndërrojmë? Natyra e ëndërrimeve ende është një mister edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të gjithë ëndërrojmë. Disa njerëz pohojnë se kurrë nuk ëndërrojnë, por të gjitha faktet shkencore e vërtetojnë të kundërtën. Njerëzit të cilët mendojnë se “nuk ëndërrojnë”, në të vërtet vetëm i harrojnë ëndrrat në çastin e zgjimit. Harresa e ëndrrave është normale siç i harrojmë edhe shumë gjëra e ngjarje nga përditshmëria jonë, nga jeta jonë, sepse nuk kemi kohë as mundësi që t’i kujtojmë të gjitha. Në ëndërr, si dhe gjatë gjendjes së zgjuar, ne zgjedhim atë që ka ndikim më të domethënës për ne, pra zgjedhim atë çfarë dëshirojmë ta kujtojmë. Mundohemi të mbajmë mend ëndrrat e rëndësishme dhe me përshtypje të pashlyeshme, ndërsa harrojmë ato të pakuptimtat, ose të cilat në shikim të parë duke si të tilla dhe ato që i konsiderojmë si të padëshiruara.
Edhe pse gjatë viteve të fundit është arritur në zbulimin dhe njohjen e asaj që ndodh gjatë ëndërrimit, ekspertet vazhdojnë të diskutojnë edhe më tej në këtë drejtim. Megjithatë, njëra ndër përgjigjet në pyetjen - pse ëndërrojmë, do të ishte: “ëndërrojmë që të mund ta mbajmë baraspeshën mentale dhe emotive”. H. Xhekson (1855 - 1911) vërteton se gjumi na mundëson që t’i fshijmë ato ndjeshmëri të ngjarjeve të ditës, të cilat nuk jemi të gatshëm t’i mbajmë në tru, dhe t’i regjistrojmë ato që i konsiderojmë më të rëndësishme për ne. Pra, t’i ruajmë ato që na nevojiten gjithnjë dhe t’i fshijmë ato të cilat nuk na nevojiten më. Esencialisht pranohet mendimi se ëndrrat janë të lidhura me baraspeshën dhe jobaraspeshën në jetën tonë emotive dhe se ato shprehin dhe komentojnë gjendjen tonë të vetëdijshme emotive nëpërmjet simboleve. Kështu, psikologët dhe psikiatërit, nëpërmjet hulumtimeve të ëndrrave tona, mund të na tregojnë shumë rreth karakterit tonë. Duke u marr me analizimin e ëndrrave, hulumtuesi i shquar Sigmund Frojd konkludoi se ëndrra është rruga mbretërore kah nëndija. Deri në botimin e veprës së tij, “Interpretimi i ëndrrave”, ëndrrat janë konsideruar si paraqitje pa kuptim, të ngacmuara nga tronditjet e brendshme ose të jashtme.
Frojdi ndër të parët vëren se ëndrrat në mënyrë shkencore mund të interpretohen dhe kështu i futi ato në shkencë. Me këtë praktikisht fillon zhvillimi edhe thellimi i kërkimeve psikoanalitike i nëndijes (psikoanalizës), e cila sipas Frojdit, zë dy të tretat e personalitetit të njeriut. Edhe K. G. Jungu u pajtua me këtë se ëndrra është rruga mbretërore për nëndije dhe se gjuha e saj është simbolike. Bazat funksionale të ëndrrave, sipas tij, nuk janë vetëm zbulimet e dëshirave tona të brendshme, por, para së gjithash, tentime të nëndijes sonë për të vendosur baraspeshën psikike.
Megjithatë, mesazhet nga ëndrrat nuk duhet të na befasojnë. Një ditë, shpresojnë studiuesit, kërkimet në mekanizmin e ëndrrave dhe në natyrën e gjumit do të na zbulojnë hapësirat e brendshme të diturive tona. Megjithatë, ende nuk është e lehtë të kuptojmë pse mesazhet të jenë të shifruara në figura, të cilat shpeshherë janë të pakuptimshme. Por ndoshta nuk është fjala për atë se nuk mund t’i kuptojmë, por që nuk dëshirojmë t’i kuptojmë. Ndonjëherë supozojmë se mesazhet janë të rëndësishme e ndonjëherë na vije mërzi t’i deshifrojmë ato. Ky është një veprim i gabuar. Ëndrrat burojnë (ose duket se burojnë) nga thellësitë e shpirtit tone, andaj, dëshirojmë ne apo jo, gjatë ëndërrimeve ne bisedojmë me vetveten dhe do të ishte mirë që ato komunikime t’i dëgjojmë dhe t’i deshifrojmë.

Çfarë ndikon në gjumin tuaj?
1. Që të jemi në formë duhet të flemë së paku 8 orë.
E gabuar - Ka persona të cilëve u mjaftojnë vetëm 4 orë gjumë, por ka edhe të tjerë, të cilëve u duken pak edhe 12 orë. P.sh. Edisoni ka fjetur rreth dy orë, N. Bonoparta rreth 5 orë ndërsa Ajnshtajni 10 orë etj. Secili duhet të fle sipas nevojës që ia kërkon organizmi.
2. Mund të jem shumë i hershëm ose edhe “zog i natës”.
E saktë - Njerëzit e “ditës”, pra ata që bien herët në gjumë, para orës 22, edhe zgjohen herët, ndërsa ata të “natës”, që rrinë vonë, flenë deri në drek, por mund të rrinë zgjuar gjatë gjithë natës.
3. Gjumi i orëve të mëngjesit (pas orës 7) na mundëson kthjelltësi psikike e fizike më të mirë.
E gabuar - Gjumi i mëngjesit përshkohet nga faza REM (në të cilën ëndërrohet), përderisa ka pak gjumë të thellë. Prandaj është më mirë të ngrihemi herët e të pushojmë pastaj pak pasdite.
4. Sa më shumë që të flemë aq më të lodhur ndihemi.
E saktë - “Dehja nga gjumi”, si thonë amerikanët, e ndryshon ritmin e orës biologjike.
5. Edhe kur është shumë e dobët, zhurma e dëmton kualitetin e gjumit.
E saktë - Studimet kanë rezultuar se edhe zhurma më e vogël e zvogëlon numrin e orëve të gjumit të thellë dhe ndikojnë në rritjen e numrit të zgjimeve.
6. Ngjyrat kanë efekte ndikuese në gjumë.
E saktë - Mbulesat me ngjyrë të kuqe asnjëherë nuk e kanë penguar ndonjë gjumash që të thellohet në gjumë, por kjo nuk vlenë edhe për personat nervoz. Ata duhet t’u ikin ngjyrave agresive dhe të përcaktohen për ngjyra të shndritshme.
7. Një filxhan kafe pas darke çrregullon gjumin.
E saktë dhe e gabuar - Kofeina ( e cila gjendet në përmasa të caktuara në çaj, çokolata, Coca-Cola, kafe etj.), kur merret në sasi më të madhe, rezulton edhe efekte shqetësuese, mirëpo një filxhan kafeje përmban sasi shumë të vogël të saj, sa që nuk ka efekte anësor. Gjithashtu, këtu luan rol edhe ndjeshmëria e individit.
8. Ankthi të mundon gjatë gjumit.
E saktë - Ankthi që paraqitet rrallë gjatë fazës së gjumit të thellë, bënë që të zgjohemi të shqetësuar dhe të djersitur, me pulsin e shqetësuar dhe me pakë kujtesë për atë që ka ndodhur. Ndërsa ankthi që paraqitet më shpesh gjatë fazës REM të gjumit, ka si pasojë shqetësimin, pothuajse përgjatë gjithë ditës.
9. Ai që fle shumë është depresiv.
E gabuar - Pjesën më të madhe të depresionit e karakterizon pagjumësia e natës (posaçërisht zgjimi i hershme) dhe lodhja e mëngjesit. Personi depresiv qëndron gjatë në krevat, jo për të fjetur e për t’u çlodhur, por aty ndihet më i sigurt.
10. Për gjumë të rehatshëm duhet ta kthejmë krevatin kah veriu.
E saktë - Studimet amerikane kanë rezultuar se atëherë shtypja është minimale ndërsa gjumi më i thellë.
11. Alkooli e ndihmon gjumin.
E gabuar - Në fakt, përshtypja është e tillë sepse më shpejtë flemë, por në të vërtet gjumi është i çrregulluar dhe numri i zgjimeve është shumë më i madh.
 
Top