• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjykata speciale e Hages ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,206
Pikët
113
mut.jpg
hashim thaçi dhe katri veseli


Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë pritet të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin për media thuhet se Thaçi dhe Veseli dyshohen për 100 vrasje.
“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë.

Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”. /Telegrafi/
___________________________
 

Jorina

V.I.P
Banned
Anëtar
Jul 4, 2019
Postime
634
Pikët
93
Vendndodhja
Zh
Ky Kadri Cobani me dhomet e Plastikes eshte Bari me Profesioni e sidoli gjer ne Parlament eshte kuriozitet i vertet as ky vet nuk e din si doli aty!!!!
 

JAM

La classe non è acqua
Anëtar
May 28, 2020
Postime
1,496
Pikët
113
Ky Kadri Cobani me dhomet e Plastikes eshte Bari me Profesioni e sidoli gjer ne Parlament eshte kuriozitet i vertet as ky vet nuk e din si doli aty!!!!
Shumë mllef paske me këta ?
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,459
Pikët
113
Serbia qe shfarosi 1/3 e Kosoves nuk paska patur asnje qytetar qe klasifikohet si kriminel dhe duhet gjykuar ne Hage! Kjo tragon se ne kemi spiune me shumice ose Haga pjelle e komunizmit europian.
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
7,176
Pikët
113
Edhe sikur te kishin vrare 20000 serb ishin ne lufte clirimtare, nuk denohet kush ne lufte clirimtare per krime, sidomos ne token e tyre.
Kto evropiant meritojn cfar po i vjen, pushtim afrikan dhe mesdhetar.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,447
Pikët
113
Ngushedhime per Hashimin edhe Gadrine! Ishadha i lirojne me se shpejti se nuk kemi ke per ta vendosur te shenjestra edhe me sha me liber matematike plus biologjie ?

Good helpe ju bre kriminela ? qe na turperuat.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
59,123
Pikët
113
Ky njoftim për akuzë nga Gjykata Speciale 3 ditë para takimit në Amerikë është dukshëm një goditje e qëllimshme ndaj Kosovës.
Lojrat e politikës Europiane duan ta paraqesin Kosovën si agresore dhe Serbinë si viktimë dhe takimi në këto kushte më mirë të mos bëhet fare.
Dhe një gjë tjetër po më bën përshtypje, po lexoj disa këtu që po gëzohen për këtë akuzë por dua t'u kujtoj që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë shqiptar që kan luftuar për Kosovën, serbi në këtë mes ësht Vuçiç.
 
Last edited:

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,459
Pikët
113
Pjtohem me Akrepin. Nuk kam asnje simpati ne sensin politik dhe intelektual te fjales per Hashimin. Por kjo heqje tani, tregon se do jete gjendur ndonje dhe me keq se ky. Rramushin e rrezuan. Albinin e Vjllocen i rrezuan. Po habitem qe po rrezojne edhe Hashimin.
Flitet per ndarje te Kosoves dhe te Shqiperise. Duan te thone qe Rama ka qene dakort.
Nje gje eshte e sigurte. Shqiperia po behet toke eksperimentale per popullate 5yjeshe. Kjo do u jepte fund trazirave apsi nje popullate e tille nuk ka te kaluar. Eshte BLM.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,493
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Gjykatësit që u urdhëruan të gjykojnë viktimën përkundër agresorit janë veçse shërbetorë të nacionalizmit të agresorit dhe aspak në vënien e drejtësisë së një lufte për mbijetesë, siç ishte ajo e popullit shqiptarë të Kosovës.
Sot më shumë se KURRË duhet që i gjithë faktori shqiptarë të ishte i bashkuar për të mos mbajtur bisedime me serbët.
Dyshoj se po luhet rëndë në coptimin e trojeve shqiptare që Thaçi & co jo pak kanë investuar në diçka të tillë.
Dhe diçka; nuk është çudi që u përdor një makinacion hetimesh për ta anashkaluar Thaçin nga një marrëveshje që e ka udhëhequr personalisht dhe "vulën" e "tradhëtisë" për të ja lënë dikujt tjetër.
 
Last edited:

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
11,023
Pikët
113
Serbia qe shfarosi 1/3 e Kosoves nuk paska patur asnje qytetar qe klasifikohet si kriminel dhe duhet gjykuar ne Hage! Kjo tragon se ne kemi spiune me shumice ose Haga pjelle e komunizmit europian.
Po ju bien shume ne qafe Shqiptareve. Ne nuk po lidhemi as me Rusin dhe as me Kinen, me Perendimin, EU + USA kemi qene dhe jemi. Amerika hoqi Albinin, europianet si kunderpergjigje godasin Thacin. Kjo eshte e tepert.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
9,459
Pikët
113
Kush nuk ka lidhje me askend e ha i pari. Sepse behet shembull nga cilado pale per te tjerat dhe pa telash te madh.
Prandaj duhet strategji nderkombetare, jo lidhu sa me njeren fuqi e me tjetren.

Gjate revolucionit per pavaresine Greke, shqiptaret ortodokse theren shqiptaret katolike e muslimane.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
11,023
Pikët
113
Kush nuk ka lidhje me askend e ha i pari. Sepse behet shembull nga cilado pale per te tjerat dhe pa telash te madh.
Prandaj duhet strategji nderkombetare, jo lidhu sa me njeren fuqi e me tjetren.

Gjate revolucionit per pavaresine Greke, shqiptaret ortodokse theren shqiptaret katolike e muslimane.
Epo hajde jepi pergjigje nje pyetje me shume se 100 vjecare.
 

JAM

La classe non è acqua
Anëtar
May 28, 2020
Postime
1,496
Pikët
113
Kush nuk ka lidhje me askend e ha i pari. Sepse behet shembull nga cilado pale per te tjerat dhe pa telash te madh.
Prandaj duhet strategji nderkombetare, jo lidhu sa me njeren fuqi e me tjetren.

Gjate revolucionit per pavaresine Greke, shqiptaret ortodokse theren shqiptaret katolike e muslimane.
Shqiptarë ortodoksë me origjinë origjinë arumune ndoshta? Sepse besoj se edhe kjo ka rëndësi..
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
17,974
Pikët
113
Te njejten gje, bene shqiptaret ortodokse, edhe gjate luftes te pare boterore ne zonat e jugut te shqiperise.

Korce, kolonje, lermet, tepelene gjirokaster, sarande,..
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,401
Pikët
113
Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

PS....keshtu qe ATEHERE dhe TANI duhet te rrini URTE.

Pastaj keto emocionet e udheheqsve duhet ti lini PAS....

FAZITI...............

Meta drekë lamtumire me ambasadorin serb: S’do ndalet as në të ardhmen për promovimin e bukurive të Shqipërisë.

ujeVARA....


Perfundimi apo mendimi IM VETIAK.....po ti denojne kta VRROMAT= ASPAK keqardhje.

Hajde.....TUNGI.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,401
Pikët
113
Prandaj duhet strategji nderkombetare, jo lidhu sa me njeren fuqi e me tjetren.
Strategjine KOMBETARE duhej ta .....BENIN shqiptaret.
TANI e kane marre...FERRAT=bekimin.
Por SHPRESOJME.
LG.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,401
Pikët
113
Departamenti i Shtetit: Akuzat për Thaçin, hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që përparon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.
“Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh,” tha zëdhënësi, i cili bëri komente për Zërin e Amerikës, në kushte anonimiteti.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik,” tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill. (VOA)

PS se vajti vone.....nuk po e marr te qene,pasiqe zedhenesi kenka APET anonim.
Po pata kohe SOT do vrej se cfar shkruajne ruset.
KLM.
 
Top