• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjykata speciale e Hages ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,425
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Erl Kodra
Kosova, një betejë e (pa)fituar
//Edi Rama mund të jetë një burrë "elegant, artist, improvizues dhe orator" i mirë, por kurrësesi nuk është një politikan që mundet, di dhe dështiron t'i dalë për zot interesave kombëtare. Përkundrazi, ai e di mirë se çfarë dhe ku ka shkelur, në çfarë aferash dhe cilën lugë me çorbë të prishur ka gëlltitur. Historia e re, sidomos kjo e sotmja dokumentohet lehtë, ajo lë gjurmë të mjaftueshme kudo që shkon dhe në çfarëdo gjëje që prek me dorë. Dhe Kosova është gjë e madhe për ne shqiptarët. Më e madhja që kemi; sepse ne nuk kemi atdhe tjetër që mund t'a blejmë ose t'a shesim këtë që kemi//.
- Sprovë -
Teoria e fuqisë së balancuar në marrëdheniet ndërkombëtare sugjeron që shtetet mund të sigurojnë mbijetesën e tyre, duke parandaluar cilindo shtet të fitojë fuqi ushtarake, e mjaftueshme për të dominuar shtetet e tjera.
Serbia ka qenë dhe mbetet një shtet armik i shqiptarëve në Ballkan, që ka zbatuar një politikë të hapur gjenocidiale kundër kombit shqiptar që prej mesjetës së herëshme. Kombi serb e ka ndërtuar ekzistencën e tij në ekspansion dhe zgjerim territoresh nëpërmjet krimeve gjenocidiale, vrasjes masive dhe shpërnguljes së popullsisë shqiptare. Fundi i viteve 2000 shënon plojën më të madhe në historinë moderne të krimeve serbe kundër kombit shqiptar. Pjesa tjetër është histori.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i prinë fushatës më të madhe ushtarake të NATO-s kundër shtetit serb. Rrallë në histori mund të ketë patur ndonjë luftë më të drejtë se sa Lufta e Kosovës. Në të vërtetë beteja ushtarake u fitua, por jo edhe beteja diplomatike. Për momentin, duket sikur Serbia është në avantazh diplomatik (dhe jo vetëm) por lufta nuk ka përfunduar akoma. Ajo do të përfundojë vetëm kur Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Historia e Kosovës është në zhvillim të vazhdueshëm, por që mbartë në vetvete kompleksitetin më të madh dhe sfidën më të jashtëzakonshme. Historia e Kosovës është histori gjenocidi, dhune dhe shfarosje sistematike nga popullsia e saj, ajo është histori politike e përmasave planetare, por gjithashtu ajo është edhe histori ushtarake e betejës më të madhe dhe të drejtë që ka ndodhur në kohët moderne; dhe së fundi, Kosova është edhe një fushbetejë e diplomacisë dhe e të drejtës zakonore ndërkombëtare. Asnjë rajon i botës nuk ka histori më të begatë, si të atillë, e ndërkombëtarizuar dhe e mediatizuar si ajo e Kosovës. Në këtë kuptim, Kosova mbetet një arenë e lojrave diplomatike dhe ligjit ndërkombëtar, ku lojtarët më të dobët, për fat të keq vazhdojmë të mbetemi ne, shqiptarët.
Me sa duket, ne shqiptarët ngjasojmë shumë me dashnorët naiv të lirisë së dhuruar, por që nuk dimë të punojmë me durim dhe zgjuarsi. Ne e kemi marrë të mirëqena faktet e ndodhura, por, nuk kemi arritur të kuptojmë se diplomacia dhe ligji ndërkombëtar janë unitete komplekse, të ndërthurura dhe të ndërfutura brenda njëra tjetrës. Koha e humbur me cicmice provinciale kur kemi qenë në avantazh politik, duket se është gati e parikuperueshme. Sepse, në vend të betejës së vertetë, ne kemi bërë betejën tonë të vogël, për pak pushtet më shumë. Ngjashëm, siç e bëri Enver Hoxha që prej vitit 1943 e në vazhdim me "armiqtë e brendshëm" të Shqipërisë. Në një kohë që armiku i vertetë, shteti armik i Serbisë projektonte zhdukjen, shfarosjen dhe mundësisht zhbërjen përfundimtare të shtetit të shqiptarëve.
Shqipëria i ka patur të gjitha mundësitë për të paditur shtetin e Serbisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krime gjenocidi kundër kombit shqiptar. Shteti shqiptar i ka patur burimet njerëzore dhe diplomatike që të fillonte një proces të tillë, me akuza të dokumentuara nga qindra mijëra burime të ndryshme, të brendshme dhe ndërkombëtare. Empatia e opinionit publik ndërkombëtar ndaj shqiptarëve ka qenë një avantazh i pakrahasueshëm diplomatik që ne nuk e shfrytëzuam kurrë, ndërkohë që konjukturat në planin global po ndryshonin me shpejtësi. Vitet e fundit ne jemi zënë sistematikisht në befasi nga diplomacia serbe dhe ruse, duke u dhuruar avantazhe të pamerituara; ne shpesh herë jemi zënë në situata të padinjitetshme dhe megollamane me deklerata boshe të një nacionalizmi folklorik.
Çdo veprim dhe akt i shtetit shqiptar ka qenë qesharak, fyes dhe denigrues për një komb dhe shtet serioz. Kryediplomati ynë qumështor mundet të jetë shumë i lexuar, por aspak i denjë dhe i ditur, sa për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve. Po ashtu, përçarja proverbiale e kombit andej e këndej kufirit për pak pushtet politik dhe ca dollarë më shumë, i ka dhënë goditjen më të madhe, ndoshta të barabartë me luftën e pandërprerë diplomatike të shtetit të Serbisë kundër nesh.
Edi Rama mund të jetë një burrë "elegant, artist, improvizues dhe orator" i mirë, por kurrësesi nuk është një politikan që mundet, di dhe dështiron t'i dalë për zot interesave kombëtare. Përkundrazi, ai e di mirë se çfarë dhe ku ka shkelur, në çfarë aferash dhe cilën lugë me çorbë të prishur ka gëlltitur. Historia e re, sidomos kjo e sotmja dokumentohet lehtë, ajo lë gjurmë të mjaftueshme kudo që shkon dhe në çfarëdo gjëje që prek me dorë. Dhe Kosova është gjë e madhe për ne shqiptarët. Më e madhja që kemi; sepse ne nuk kemi atdhe tjetër që mund t'a blejmë ose t'a shesim.
Ajo çfarë ndodhi këto ditë mund të mos deshifrohet lehtë, vetëm e di se në parim ne i kemi të gjitha avantazhet në dorë; asgjë nuk kemi humbur. Kosova është po ajo, varret e të zhdukurve akoma janë bosh, të rënët e Kosovës akoma i kanë varret në Kosovë, ndërsa të gjallët e saj përditë gjallnojnë.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara janë akoma Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,056

Dështon takimi i Washingtonit, planifikonte të përfshihej edhe Shqipëria

Delegacionin serbo-shqiptar ne washington drejtohej nga ministri serb i qeverise shqiptare, gent cakaj. Ne çdo vend, ne çdo kohe ku sulmohet Republika e Kosoves nga serbia, eshte e pranishme edhe shqiperia tradhetare antikosovare.
-------------
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,297
Pikët
113
Miredita Pirato.
Fundja fundit VETE e VOTUAN dhe NUK besoj qe e ben per inat te ruseve.
Je i pafajshem SHKO atje.
Edhe kete here ky thaQI pametan me kte KUFOMEN hotic.
Gjykatat jane te PAVARURA apo jo????
Clidhje ka me viziten ne usa???
Pastaj Edi Rama SKA te beje ASPAK me qeshtjen.....man,apo juve qlirimtaret e tjere.
Ishte e nevojshme, sepse keta vete kishin mundesine per ato vite pas luftes te krijonin gjykata edhe ti gjykonin vere ato krime qe dyshoheshin qe jane kryer, qofte duke i denuar edhe ne menyren simbolike. Por jo, te vrasesh dike dhe te injorosh faktin qe ka ekzistuar sikur te ishte kafshe it`s NoGo per nje shoqeri te ngritur ku pretendojne edhe keta surratat qe jane me gjithe ato alamet trendesh atletesh e firmash qe i takojne, por qe ne mentalitet dhe nga sjellja jane Nigeria hulu zulu gulu pipedh :unsure: 😂

Keta kishin menduar sikur xhaja, qe pushteti vie nga gryka e kallashit, por ju doli ne fund qe pushteti edhe ik sikur nga vrima e asaj kallasho orixhinales ``fumato``

Uqika, Uqika, Uqika `dance`
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,297
Pikët
113
Momenti kur Albin Kurti ia thotë në sy Kadri Veselit : Thaçi po e formon Specialen e PDK-ja do ju dorëzon, VV-ja ju mbronë...

----------------------
Mendoj qe me kete qendrim ata te vetevendosjes, ama ja paten huqur komplet! Kur vete i ashtuquajuri kriminedh del aty dhe kerkon formim te gjykates ne stajlen; eja ma the kemben edhe ma iq nenen :unsure:🤣 del Alpini me ata qeret, jo nuk bene te formohet gjykata!!! por mire kush do i gjykoj o Alpin o loqe e Kubes se mahalles se Fidelit ato vrasje ?
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,056
Pikët
113
New York Times : Vuçiq akuzohet për krime lufte, si gaboi gazeta amerikane në raportim

kriminelet.jpg

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, dje ka raportuar për dështimin e takimit të 27 qershorit që ishte planifikuar të mbahej në Washington mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë i iniciuar nga emisari i Trump, Richard Grenell.

Megjithatë gazeta amerikane, ka ngatërruar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se takimi ka dështuar pas akuzave të Gjykatës Speciale për krime lufte drejt presidentit të Serbisë.
----------------------

-------------------------
Askush nuk beson qe gazeta prestigjioze amerikane ka gabue ne raportim. Ama askush hiç.

Kam 1 pyetje per njerez te mençur te ketij Forum-al : u informuem per keta 2 kriminelet e pandeshkuar (hashim thaçi dhe aleksander vuçiç). Kesaj "trojkeje" anti Kosove i mungon serbofili i trete ! Qellojani per cilin po mendoj !
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,757
Pikët
113
Që Haga të dënojë ushtarë të Uçk-së , është njëjtë sikurse gjyqi qe6 dënojë nazistët të gjykonte dhe ushtarakë amerikanë anglezë dhe rusë
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,594
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Thaci nese ka paksa burreri duhet te jape doreheqjen. Nuk ka pse gjykohet as UCK e as Kosova sepse Thaci eshte thjesht nje individ.Pse gjithe ky alarmim tani? A nuk ishte Haradinaj qe u dorezua vete dhe vertetoje pafajsine e tij ne nje kalvar mbi 10 vjecar? Le te shkoje edhe Thaci e Veseli e te provojne pafajsine.Nuk ka pse asociohet Kosova me keta,sepse keta sado merita te kene jane shume te vegjel e te parendesishem para Kosoves. Nuk mund te mbahet peng Kosova.
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,297
Pikët
113
Qeshtja 🤣 e tuuu biii or not tuuu biiii eshte kur lexon ne shekdhin XXI dhe shqiptaret flasin per gjykata politike edhe keto evropianet.., E gjithe bota eshte m.. sipas tyre, por shqiptarziu per here eshte ne te drejten e tij, qofte ajo kriminale dhe qe thyen çdo norme, rregull e ligji.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,452
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Edhe pse evitoj me cdo kusht te bej komente sipas pikpamjeve dhe njohurive qe kam, nganjehere vorbulla e ngjarjeve qe rrokullisen kaq shpejt me rremben dhe me ben emocional.
Atehere (sipas opinionit dhe kendveshtrimit tim) duhet te precizojme:
- Gjykata e Larte per "Krimet e Luftes" eshte nje organizem institucional qe funksionon ne mbare ish- Yugoslavia.
Tužilaštvo za ratne zločine, (Gjykata per krimet e Luftes) egsiston dhe funksionon ne :
- Republika e Serbise
- Republika e Kroacise
- Federata BiH, Bosnja dhe Hercegovina
- Republika Srpska (entitet brenda Federates BiH)
- Republika e Kosoves.
Kjo do te thote qe deri ketu, legjitimiteti i kesaj Gjykate nuk vihet ne diskutim, biles ne RKS eshte votuar nga Kuvendi i Kosoves.
Thaci duhet denuar per "krime" ne kohe paqeje dhe jo per krime lufte ndoshta.
Ka afro 15 vjet qe Kosova nen lidershipin e tij (here si Kryeminister dhe here si President) eshte ne gjendje stanjacioni, asnje hap perpara, korrupsioni dhe varferia jane ne nivele te pa pranueshme, probleme te shumta ende te pa zgjidhura, qytetaret e vetem ne UE qe udhetojne me visa pra te izoluar etj etj..
A eshte pergjegjes Thaci dhe staffi (klani) i tij per kte prapambetje?
Po eshte!
Flasim per gjera qe i dime, per ato qe nuk i dime le ta zgjidhe gjykata.
Ka ardhur koha qe poltika kosovare te pastrohet nga "dora e vjeter" e politikaneve qe kane uzurpuar pushtetin prej 15-20 vjetesh.
Politika ne demokraci pastrohet ne 3 menyra:
- Dorheqja e politikaneve te korruptuar apo te inkriminuar! (nocion qe mungon totalisht ne politiken shqiptare)
- Rotacioni politik nepermjet zgjedhjeve te lira!
(fatkeqsisht kemi sisteme dhe shoqeri demokratike te brishta)
- Zbatimi me rigorozitet dhe ndershmeri i Sistemit te Drejtesise, si mekanizem shteteror dhe ligjor qe ben te mundur pastrimin e politikes dhe shoqerise nga korrupsioni!
Nese dy alternativat e para nuk arriten dot ta pastrojne politiken kosovare, alternativa e trete beri te mundur te pakten, qe ti rrezoje nga kali keta politikane qe e mendonin veten te perjetshem ne krye te vendit.
Te shohim si do rrjedhin ngjarjet ne vazhdim!
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,297
Pikët
113
E mbyten ate vend dhe ate popull ato pamje ajatollahash Surreli, e vella hartukanash Drenice! Ptuuuuuuuuuuuu po rrace jevgjish dhe per aq me shume, qe eshte me shume se fyerje intelektit te masave, fyerje nacionale, institucionale per vete shqiptaret qe lejojne te perfaqesohen nga funderrina me pamje te Hashimit bajges dhe Edvinit te Kristaqit.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,017
Pikët
113
New York Times : Vuçiq akuzohet për krime lufte, si gaboi gazeta amerikane në raportim

View attachment 44192

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, dje ka raportuar për dështimin e takimit të 27 qershorit që ishte planifikuar të mbahej në Washington mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë i iniciuar nga emisari i Trump, Richard Grenell.

Megjithatë gazeta amerikane, ka ngatërruar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se takimi ka dështuar pas akuzave të Gjykatës Speciale për krime lufte drejt presidentit të Serbisë.
----------------------

-------------------------
Askush nuk beson qe gazeta prestigjioze amerikane ka gabue ne raportim. Ama askush hiç.

Kam 1 pyetje per njerez te mençur te ketij Forum-al : u informuem per keta 2 kriminelet e pandeshkuar (hashim thaçi dhe aleksander vuçiç). Kesaj "trojkeje" anti Kosove i mungon serbofili i trete ! Qellojani per cilin po mendoj !
E kish tokur grenell ministrin e jashtem dardan.....

S'ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës....theksoi qikaj.

PS....e kqyre qe VETEM nje germe e alfabetit geg NDRYSHON ...KOMPLET .....DOMETHENIEN,ose me dy = qekaj apo me tri =qoku.

Tungi.
 
Semiku

Style & Substance
Anëtar
Oct 12, 2013
Postime
2,604
Pikët
63
Gjykata speciale ka pas frike qe ne takimin e Washingtonit do te arrihej marreveshje qe kjo gjykate te shkrihej,dhe i beri publike akuzat (qe ende Nuk Jane pranuar nga gjyqtari I procedures paraprake)...Nuk ka tjeter logjike pas ketij veprimi te GJS.

Keto veprime te GJS.,Jane te drejtuara edhe kunder Presidentit Trump si mikprites i takimit...ndersa shqiptaret behen viktima ne kete mes.
Une mendoj qe GJS. Do ti akuzoj edhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj...

Te te ngrejne akuza mbas 20 vitesh,nga nje gjykate e formuar vetem per nje popull te caktuar....shkoni ne rrote te semes.Kur je i vogel dhe i dobet keshtu ta bejne.
 
- Gjykata Speciale per "Krimet e Luftes ne ex YU" vepron ne 4 shtete, pra nuk eshte vetem per "popullin e vogel kosovar" sic thua ti.
- Nuk ka te beje aspak koha (harku kohor) pre 20-25-30 apo 50 vjetesh per te vendosur drejtesi (nqs provohet fajesia e Thacit) sepse Drejtesia Vonon por Nuk Harron!
Te kujtoj nje rast qe ka ndodhur ketu prane meje (Südtirol ) shume vite me pare, qe eshte rasti flagrant i Erich Priebke, militar i Gestapos dhe i forcave SS i cili u arrestua dhe u procesua ne Tribunalin e Romes me 21 Nentor 1995, pra pas 50 vjetesh per krimet e kryera gjate Zweiter Weltkrieg ne vitin 1945!
- Aktakuza eshte ngritur kunder individit Hashim Thaci dhe jo kunder shqiptareve ne pergjithsi.
Kemi te bejme me nje akuze individuale dhe jo kolektive.
Lufta clirimtare e popullit kosovar nuk mund te identifikohet vetem me nje individ te vetem, pra me H.Thacin, sepse ate e beri populli i Kosoves, dhe legjitimiteti i saj eshte vulosur sot e 20 vjet pikerisht ne Hage!
Mos ti ngaterrojme gjerat, dhe mos kerkojme heronj te heshtur edhe aty ku nuk jane!
 
Kta SORRAT ne KOSOVE....VETE e APROVUAN.
Shtet.....arkadasher,egjyptianer,ashkalina dhe te TANE ne Serbi...flasin allbanic.
Ndersa...ata DEBILAT e kumanovos edhe TASH....bajne skiponjen.
IDIOT coviece,qe japin konferenca dhe bajne selfie.
Noten.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,757
Pikët
113
- Gjykata Speciale per "Krimet e Luftes ne ex YU" vepron ne 4 shtete, pra nuk eshte vetem per "popullin e vogel kosovar" sic thua ti.
- Nuk ka te beje aspak koha (harku kohor) pre 20-25-30 apo 50 vjetesh per te vendosur drejtesi (nqs provohet fajesia e Thacit) sepse Drejtesia Vonon por Nuk Harron!
Te kujtoj nje rast qe ka ndodhur ketu prane meje (Südtirol ) shume vite me pare, qe eshte rasti flagrant i Erich Priebke, militar i Gestapos dhe i forcave SS i cili u arrestua dhe u procesua ne Tribunalin e Romes me 21 Nentor 1995, pra pas 50 vjetesh per krimet e kryera gjate Zweiter Weltkrieg ne vitin 1945!
- Aktakuza eshte ngritur kunder individit Hashim Thaci dhe jo kunder shqiptareve ne pergjithsi.
Kemi te bejme me nje akuze individuale dhe jo kolektive.
Lufta clirimtare e popullit kosovar nuk mund te identifikohet vetem me nje individ te vetem, pra me H.Thacin, sepse ate e beri populli i Kosoves, dhe legjitimiteti i saj eshte vulosur sot e 20 vjet pikerisht ne Hage!
Mos ti ngaterrojme gjerat, dhe mos kerkojme heronj te heshtur edhe aty ku nuk jane!
Nuk di të jetë dënuar ndonjë ushtar i koalicionit , amerikan anglez apo edhe rus..
Thua se pala tjetër nuk bëri krime ?
Pala tjetër ishte thjesht fitimtare....
Ky është problemi... përse Kosova nuk po trajtohet si fitimtare....
 
I ngaterron gjerat Ti,Jo une.
Nuk ka asfare gjykate speciale per krime lufte ne ex Yu...por ka pasur Tribunal per krimet e luftes per ish Jugosllavine si organ i OKBes ,dhe ketij tribunali i ka Kaluar afati,me Nuk egziston.
Gjykata speciale eshte organ pjese perberese e sistemit juridik the Kosoves,ku prokuroret dhe gjykatesit Jane te huaj dhe Seline e ka ne Holande...e themeluar nen presion dhe per shkak te mosbesimit te nderkombetareve ne drejtesine kosovare.

Shume bukur qe luftetaret e UCKes i krahason me ish nacistet,sepse paska vrare ndonje bashkepunetor te Serbise pas lufte...kete Nuk e prisja nga Ti.Por njerezit te befasojne zakonisht per te keq.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,017
Pikët
113
Gjykata speciale NUK ka asnje rus ne perberje.
@Semiku
Nazistat kane VRARE dhe SHQIPTARE.Por TI dhe ai arrnauti i Londres i kaloni menjane.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,452
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
I ngaterron gjerat Ti,Jo une.
Nuk ka asfare gjykate speciale per krime lufte ne ex Yu...por ka pasur Tribunal per krimet e luftes per ish Jugosllavine si organ i OKBes ,dhe ketij tribunali i ka Kaluar afati,me Nuk egziston.
Gjykata speciale eshte organ pjese perberese e sistemit juridik the Kosoves,ku prokuroret dhe gjykatesit Jane te huaj dhe Seline e ka ne Holande...e themeluar nen presion dhe per shkak te mosbesimit te nderkombetareve ne drejtesine kosovare.

Shume bukur qe luftetaret e UCKes i krahason me ish nacistet,sepse paska vrare ndonje bashkepunetor te Serbise pas lufte...kete Nuk e prisja nga Ti.Por njerezit te befasojne zakonisht per te keq.
More Semik, din te lexosh shqip ti apo jo?
Nuk krahasova UCK me nazistet, por te shpjegova nocionin/konceptin e Drejtesise, mekanizmin e saj, si funksionon ajo dhe rolin e saj!
KAQ!!! Lexoje postimin aty e ke! Te kam sjell edhe shembullin tjeter qe ti "pa dashje" nuk e permend: Konfirmimin e Gjykates Nderkombetare sot e 20 vjet ku u shpreh qe Lufta Clirimtare e Kosoves ishte LEGJITIME!
Nqs, nuk merr vesh nga ana Juridike dhe mekanizmi i saj, konsultohu ose lexo me shume sespe paske nevoje te madhe!
Pikerisht sepse RKS nuk eshte pjese e OKB-se, eshte dashur te ndertohet nje mekanizem i tille!
Mos u rrembe nga emocionet, perpiqu te jesh i qete dhe ti shohesh gjerat ashtu sic jane dhe jo si te pelqen ty apo mua!
Nqs, Thaci eshte i pafajshem s'ka bir covidi qe ta denoje, le te perballet me cdo akuze ashtu sic eshte perballur Ramushi apo edhe te tjere!
Ti ben nje gabim te pafalshem qe eshte tipike per shqiptaret: Glorifikimin e Un-it, personifikimin e individit me ceshtjen madhore dhe kombetare, pra me Luften Clirimtare.
Ky eshte film i pare dhe i njohur nga neve shqiptaret e ketej kufirit, sepse edhe Enver Hoxha, qe s'kishte shkrepur kurre dyfek ne jeten e tij as per gjueti leprash dhe mellenjash, pas luftes, u glorifikua dhe mori pa te drejte te gjithe atributet e asaj lufte!
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,452
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Nuk di të jetë dënuar ndonjë ushtar i koalicionit , amerikan anglez apo edhe rus..
Thua se pala tjetër nuk bëri krime ?
Pala tjetër ishte thjesht fitimtare....
Ky është problemi... përse Kosova nuk po trajtohet si fitimtare....
e che cazzo... :p Ky eshte thellesisht arsyetim pro serb, qe ne vetvete permbledh idene qe NATO dhe USA kryen "agresion te hapur" ndaj nje vendi sovran sic ishte Yugosllavia e kohes.
Me arsyetime dhe pyetje te tilla, cojme uje vetem ne teorine famekeqe te "agresionit te padrejte" ndaj YU, legjitimojme masakren e tyre ne BiH, apo Kosove....
Pyetja nuk mund te shtrohet kurrsesi keshtu, jo sepse me pelqen mua personalisht, por sepse konteksti dhe rrethanat e kohes e imponuan nje nderhyrje te drejte te ketij lloji!
 
Pikërisht... Prandaj nuk mund të sillen shembujt e SS per te bërë paralelizma me luftëtarë të Uçk-së
 
Top