• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjykata speciale e Hages ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,017
Pikët
113
Dhe ti e ke hallin e Legjitimitetit...nuk te ze gjumi pse na qenka shkelur E drejta nderkombetare nga intervenimi i NATOS,na qenka shkelur sovraniteti i Serbise.
Po ti bukurosh a e din edhe parimin tjeter qe nese i shkel me te dyja kembet te gjitha te dejtat e njeriut te shtetasve te tu (ne kete rast te drejtat e Shqiptareve te Kosoves nga ana e shtetit serb),ti po edhe sipas asaj te drejtes ndermobetare e humb perfundimisht Sovranitetin mbi ate territor.
Cka eshte me me rendesi,sovraniteti i nje shteti ne ate kohe fashist apo mbijetesa e nje kombi ?

Nenet e OKBes se leshit,....ta cojme ceshtjen ne Keshillin e Sigurimit te OKBes qe atje Rusija te vendos Veto kunder intervenimit te NATOS ne Serbi...
Kete e donte edhe Milloshevici,por ja futen edhe pa e pyetur OKBen....te lumte Clinton !
Flasim per te drejta nderkombetare.....apo jo???
Pastaj ruset NUK levizen as GISHTIN ne ato vremena.
Dhe te drejtat e LESHIT si kam bere une.
JO si ma kellcet.
Kshu kot....ata qetLO ne kumanovo,kur do dalin te pafajshem???????????????????
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,689
Pikët
113
Flasim per te drejta nderkombetare.....apo jo???
Pastaj ruset NUK levizen as GISHTIN ne ato vremena.
Dhe te drejtat e LESHIT si kam bere une.
JO si ma kellcet.
Kshu kot....ata qetLO ne kumanovo,kur do dalin te pafajshem???????????????????
Nuk ka njeri respekt për Thaçin. Por kjo gjykatë kërkon që të vendos në një nivel kriminelin me viktimën. Një bandit si Vuçiç pritet dhe përcillet me të gjitha respektet në kancelaritë e mëdha megjithëse e meriton që të jetë në burg. E mban mend besoj "pritjen" që i bënë boshnjakët, ai është mendimi që kanë njerëzit në ish-Jugosllavi për atë dhe për Serbët. Këtu po kërkojnë që të kriminalizojnë një popull të tërë, Shqiptarët. Ndërsa serbët ja hodhën paq. NATO duhet të kishte shkuar deri në Beograd dhe në Serbi duhet të kishte filluar një proçes i ngjashëm me denazifikimin. Me këtë mendje që kanë, prapë luftë do ketë në Ballkan.
Ky mendim i imi nuk ka të bëjë me ndonjë simpati për Thaçin apo për ndonjë shpresë te takimi i anulluar i Shtëpisë së Bardhë.
 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,017
Pikët
113
Nuk ka njeri respekt për Thaçin. Por kjo gjykatë kërkon që të vendos në një nivel kriminelin me viktimën. Një bandit si Vuçiç pritet dhe përcillet me të gjitha respektet në kancelaritë e mëdha megjithëse e meriton që të jetë në burg. E mban mend besoj "pritjen" që i bënë boshnjakët, ai është mendimi që kanë njerëzit në ish-Jugosllavi për atë dhe për Serbët. Këtu po kërkojnë që të kriminalizojnë një popull të tërë, Shqiptarët. Ndërsa serbët ja hodhën paq. NATO duhet të kishte shkuar deri në Beograd dhe në Serbi duhet të kishte filluar një proçes i ngjashëm me denazifikimin. Me këtë mendje që kanë, prapë luftë do ketë në Ballkan.
Ky mendim i imi nuk ka të bëjë me ndonjë simpati për Thaçin apo për ndonjë shpresë të takimi i anulluar i Shtëpisë së Bardhë.
Per mua thaqit i heqin...........VESHET.
Del i pafajshem.
Pastaj (sipas meje) kane ndryshuar dhe ose KOHA TANI,me trumpin ne shtepine e bardhe.
uck NUK perfaqeson tere shqiptaret e Dardanise,sepse NUK vendosin te gjithe apo ASNJI kurora tek.....serbet.
Vucic eshte shkolluar....DIKU.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,689
Pikët
113
Per mua thaqit i heqin...........VESHET.
Del i pafajshem.
Pastaj (sipas meje) kane ndryshuar dhe ose KOHA TANI,me trumpin ne shtepine e bardhe.
uck NUK perfaqeson tere shqiptaret e Dardanise,sepse NUK vendosin te gjithe apo ASNJI kurora tek.....serbet.
Vucic eshte shkolluar....DIKU.
UÇK pavarësisht vërejtjeve që mund të kem dhe orientimit politik të ndryshëm më përfaqëson mua dhe gjithë shqiptarët sepse ishte e vetmja forcë që luftoi aq sa mundi.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,295
Pikët
113
Kjo me gjykaten speciale ne hage, qe te mos ngaterrohet me Tribunaline Hages per krimet ne ish jugosllavi, ku nder te tjeret nga republikat tjera te akuzuar dhe denuar per krime lufte etj, etje ku nder te akuzuarit ishte edhe Ramnush Haradinaj me dajat, Fatmir Limaj.

Kjo gjykata speciale u krijua ne fakt inicuar nga raporti i Dick Martinit ``fumato`` te Schwitzerlandit, i cili me te degjuar, te thena, e te pa thena ga deshmitare te vertete, fakadeshmitare e çfaredo qe te jene, arriti ti bente presionin qe keta te benin nje gjykate.

Qe nga lufta e paslufta, ne te gjitha vrasjet hetimet vazhdonin, deshmitare qe ishin vrare, kercenuar dhe shantazhuar te deshmonin ne njeren ane dhe nga ana tjeter paskrupullsia e krimineleve te talleshin edhe me viktimat dhe ti vulosnin ne stilin, e keni merituar.

Edhe nje dhafi qe perdornin, me demek se perderisa nuk denohesh me aktgjykim gjykate je i pafajshem. Posi, paqeter, sikur qe kam te drejten edhe une ta quaj kriminel e rrota kriminelit perderisa ta deshmoje gjykata te kunderten, qe nuk eshte kriminel sipas aktakuzes dhe te lirohet nga aktakuza.

Vista la Hasta Baby ! :unsure:``fumato``
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,017
Pikët
113
UÇK pavarësisht vërejtjeve që mund të kem dhe orientimit politik të ndryshëm më përfaqëson mua dhe gjithë shqiptarët sepse ishte e vetmja forcë që luftoi aq sa mundi.
Per UCK-ne,kam shkruar dhe VETE para disa vitesh.
Ra ajo bie dhe lufta.
Luftoi....me se e DREJTE,por ATA qe luftuan jane NEN dhe.
E do TROC mendimin tim???????????
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,689
Pikët
113
Per UCK-ne,kam shkruar dhe VETE para disa vitesh.
Ra ajo bie dhe lufta.
Luftoi....me se e DREJTE,por ATA qe luftuan jane NEN dhe.
E do TROC mendimin tim???????????
Plotësisht dakord. Por pavarësisht se mund të kem antipati, simboli i asaj lufte dhe komandanti atyre që janë nën dhe ishte Thaçi. Kështu ndodh fatkeqësisht gjithmonë në revolucione apo luftëra popullore.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,017
Pikët
113
Plotësisht dakord. Por pavarësisht se mund të kem antipati, simboli i asaj lufte dhe komandanti atyre që janë nën dhe ishte Thaçi. Kështu ndodh fatkeqësisht gjithmonë në revolucione apo luftëra popullore.
Komandant e vune,a ishte simbol NUK e di.
Pastaj je............. simbol i LESHIT te BIEN vlerat me kurora.
Thaci ishte THJESHT i..............PROJEKtuar.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,052
Pikët
113
Brenga e Thaçit dhe e të tjerëve...

3 Gusht 2015

"Per ironi te fatit, amendimi kushtetues dhe ligji (per themelimin e gjykates speciale serbe) u propozuan dhe u mbrojten ne Kuvendin e Kosoves nga Hashim Thaçi, Kryeminister dhe u firmosen nga Kadri Vesili, Kryetar i Kuvendit...
-----------------
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,689
Pikët
113
Komandant e vune,a ishte simbol NUK e di.
Pastaj je............. simbol i LESHIT te BIEN vlerat me kurora.
Thaci ishte THJESHT i..............PROJEKtuar.
Kam 30 vjet që shikoj që kur duan të shkatërrojnë diçka shajnë Enver Hoxhën. Jo se ju plas shumë për atë por e përdorin si shkak. E kemi mësuar përmendësh si lojë. Edhe ky rast i njëjti është. Nuk ju bëhet vonë fare nëse ka baza akuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve apo jo. Qëllimi është kriminalizimi i UÇK-së dhe paraqitja e shqiptarëve në një nivel, në mos më poshtë nga serbët.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,052
Pikët
113
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq shprehet i bindur se ambasadori William Walkeri është përgjegjës për nxitjen e luftës në Kosovë dhe për agresionin në RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë) raporton Tanjug, transmeton Koha.net. Sipas tij ai duhet të përgjigjet bashkë me liderët e “UÇK-së terroriste”, siç e quan ai Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa injoron masakrat e forcave serbe mbi popullsinë civile në Kosovë dhe dëbimin masiv të saj nga trojet e veta.

“Ai është personi i fundit i cili do të guxonte të flasë për krimet, ndërsa nga të parët i cili do të duhej të përgjigjet për krimet”, ka thënë Gjuriq thuhet në komunikatën për media të kësaj Zyre.

Ndaj pohimit të Walkerit se Aleksandar Vuçiq do të duhej të përgjigjej për krimet në Kosovë, sepse atëherë ishte ministër në Qeveri (të Millosheviqit – sqarim ynë), Gjuriq ka thënë se Walker “është njëri nga inspiratorët e luftës së ndyrë propaganduese kundër Serbisë dhe qartas i nxitur nga narkodilerët shqiptarë ka vazhduar të luaj rolin e apologjetit të UÇK-së terroriste”.

William Walker ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cili alarmoi botën për krimet serbe në Kosovës, pas masakrës së Raçakut.
--------------
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,052
Pikët
113
BE-ja do të ndërmjetësojë këtë javë në përfundimin e konfliktit të fundit ballkanik midis Kosovës dhe Serbisë. Rezultati është i pasigurt, paralajmëron Daan Everts për mediumin më të madh holandez.

Është jashtëzakonisht e rastësishme që akuza e Prokurorit Special para Gjykatës së Kosovës në Hagë kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë politikë në Kosovë (krime kundër njerëzimit, krime lufte) u bë publike në fund të qershorit, sipas tij, pak para se të fillonin konsultimet vendimtare midis serbëve dhe kosovarëve në Uashington.

Daan Everts, ish-diplomat, ishte ndër të tjera në krye të misionit të OSBE-së në Shqipëri dhe Kosovë.

“Kush do të përfitonte nga shkatërrimi i këtij konsultimi serbo-kosovar? Evropa, e cila nuk dëshiron që Amerika të zgjidhë konfliktin e fundit të mbetur në Ballkan? Amerikanët që dëshirojnë t’ia mohojnë Trumpit një sukses të jashtëm? Palë të treta të buzëqeshura që përfitojnë nga dëshmia e pafuqisë perëndimore”, pyet Everts, duke u dhënë përgjigje më pas këtyre çështjeve si më poshtë:

Dyshimi

Dyshimet për njoftimin e papritur u ngritën për faktin se akuza e krimit nuk ishte konfirmuar ende nga gjykatësi hetues i Tribunalit të Kosovës (TK). Një gjendje shumë anormale e çështjeve që rrezikon besueshmërinë e kësaj gjykate.

Njoftimi për shtyp i Prokurorisë Speciale shpjegon se Thaçi dhe të pandehurit e tjerë fshehurazi u përpoqën të pengonin rrjedhën e drejtësisë – pa dhënë asnjë indikacion, e lëre më prova. Në të vërtetë, Kosova është duke diskutuar prej kohësh se pas pesë vitesh të pafrytshme është koha ta transferojë Tribunalin, i cili është zyrtarisht pjesë e sistemit juridik kosovar, në Prishtinë. Presidenti Thaçi gjithashtu ka bërë thirrje për këtë, me shumë sinqeritet, siç janë letrat drejtuar krerëve të ndryshëm të qeverisë.

Trafikimi i organeve

Rrjedha e jashtëzakonshme e ngjarjeve që lidhen me akuzat vjen gjithashtu nga dyshime tjera në lidhje me Tribunalin e Kosovës. Kjo ka të bëjë me historinë e gjykatës. Fillon me raportin (në fund të 2010) të njëfarë Dick Marty, anëtar zviceran i Këshillit të Evropës, në të cilin ai akuzon Thaçin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për asgjë më pak se trafikim të organeve të serbëve të burgosur dhe ‘bashkëpunëtorëve’ shqiptarë. Raporti u provokua nga një akuzë e pajustifikuar në të njëjtin drejtim të bërë nga Carla del Ponte, ish-kryeprokurore në Gjykatën e Jugosllavisë. Raporti i Martyt, siç mund ta përcaktojë çdo lexues me mendje të hapur, është plotësisht nën standarde dhe përmban kryesisht aluzione, deklarata të pabazuara dhe deklarata emocionale.

Megjithatë, Këshilli i Evropës një pasdite miratoi një rezolutë duke pranuar raportin e Martyt dhe duke rekomanduar një përcjellje institucionale. Kjo përfundimisht çoi në krijimin e Tribunalit.

Fillimisht, ka dyshim të konsiderueshëm për faktin sesi mund të udhëhiqet një klinikë në ambient të ashpër të Veriut të Shqipërisë, e cila do të hiqte organet (nga të burgosurit, pa dëshirën e tyre) dhe pastaj t’i shesë ato. Përveç njohurive dhe burimeve të nevojshme të specializuara, ekziston edhe kërkesa për motiv.

Në periudhën nga 1998 deri në 1999, udhëheqësit e UÇK-së ishin plotësisht të varur nga mbështetja e perëndimit për luftën e tyre për liri kundër Serbisë, ushtarakisht më superiore. Sa irracionale do të ishte të rrezikosh atë mbështetje duke kryer me vetëdije krime çnjerëzore.
Motivet financiare nuk mund të kishin luajtur rol, sepse UÇK-ja ishte e mbështetur mjaft në atë kohë nga diaspora kosovare dhe simpatizantë të tjerë të saj.

Nuk ka luftëra pa krime lufte, madje as në Kosovë. Ata duhet të gjykohen. Sidoqoftë, shfaqja e ndikimit politik dhe paragjykimeve duhet të shmanget. Akuzat e parakohshme kanë ngjallur reagime të dhunshme në Serbi dhe Kosovë, nga ato festive në Beograd deri të ato dëshpëruese në Prishtinë. Në gjithë këtë trazirë mbetet e rëndësishme të kujtojmë se nuk ka barasvlerë morale midis krimeve të ushtrisë serbe, milicisë dhe policisë (spastrim etnik i kontrolluar nga shteti; 1 milion kosovarë shqiptarë të dëbuar; 10,000 deri në 15,000 të vrarë) dhe ato të rezistencës së armatosur të Kosovarëve (veprime të hakmarrjes etnike lokale; 100,000 serbë kosovarë që ikën; afro 500 viktima).

Pasojat gjeopolitike

Pasojat gjeopolitike të mbarimit të papritur të (rifillimit) të dialogut serbo-kosovar janë të pasigurta. Pyetja është nëse një iniciativë e përtërirë evropiane, me një samit të premten nën kujdesin e Presidentit Macron dhe Kancelares Merkel, dhe rifillimi i dialogut të dielën e ardhshme të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Jashtëm i BE, Josep Borrell, mund të rregullojë dëmin. Deri më tani, Evropa ka qenë kryesisht e ndarë dhe e pafuqishme në vendimmarrjen për Kosovën, pavarësinë e saj dhe aspiratat pro-evropiane. Situata mbetet rrezikshmërisht e paqëndrueshme për momentin. Për shkak të manovrës kurioze të Prokurorisë Speciale, konflikti i fundit i pazgjidhur i Ballkanit tani është gjithashtu pjesë e pllatosë së acarimeve euroamerikane. Në favor të Rusisë dhe Kinës – që të dy jashtëzakonisht aktivë në Ballkan.
----------------
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,591
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Thaci e Veseli te shkojne ta provojne supen qe gatuan vete.Mos hiqen si komandante kur jane ne pushtet e ne kolltuk,por te tregohen burra e komandante tani qe jane nen akuze.Kosova eshte shume me e madhe e me e rendesishme se keta e te tjere si keta.
 
Last edited:

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,052
Pikët
113
Thasci e Veseli te shkojne ta provojne supen qe gatuan vete.Mos hiqen si komandante kur jane ne pushtet e ne kolltuk,por te tregohen burra e komandante tani qe jane nen akuze.Kosova eshte shume me e madhe e me e rendesishme se keta e te tjere si keta.
Ata nuk jane as burra, as komandante. Ata 2 individ qe akuzohen per 100 vrasje, kane qendrue larg frontit te luftes gjat vieteve 1997-1999.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,052
Pikët
113
Halil Geci e shpërndan një video të Azem Hajdari ku i thotë Thaçit “të rrehi si qenin more pis...”, ka dy fjalë për Isa Mustafën


Halil Geci një aktivist i pashoq i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpërnda një video të Azem Hajdari i cili ishte konfrontuar me Hashim Thaçi në vitet e 90-ta në Tiranë.

Në atë kohë, Thaçi kishte shkuar të regjistrohet në fakultetin e Historisë, mirëpo aty e kishte drejtuar një pyetje të pa vend, sa që Hajdari ishte bë nervoz dhe i kishte thënë që të largohet nga aty ose ‘të kapi e të rrehi si qen pis provokator’.

E gjithë ky konflikt ishte pas Thaçi e kishte pyetur për Rugovën, dhe Hajdarit nuk i kishte pëlqyer pyetja provokuese e Thaçit për Rugovën, andaj edhe kishte filluar zënka mes tyre.

Lexo edhe këtë:

“Azem Hajdari i tha Hashim Thaçit: Kur të bahen 20 sekonda këpute qafën e me hup prej këtu…Provokator!”

E këtë video e ka shëprnda Halil Geci, i cili i drejtohet LDK-së ku i thotë që ta dëgjojnë këtë rrëfim.

Ai iu thotë tutje që pas kësaj do ta kuptojnë se kë e kanë mbështetur në krye të partisë.

Geci thotë se Thaçi edhe në atë kohë, pra kjo kuptohet prej pyetjes së tij se ka qenë i shitur si spiun serbo-rus.

Geci dyshon se Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa kanë qenë të involvuar nga frika se po e marrin ndonjë plumb kokës dhe janë bërë pastaj pjesë e komplotit.

Postimi i plotë:

LDK ndegjoni poshtë shkrimit këtë Video rrëfim e mendoni mirë kë e keni mbështetur dhe kush është në krye të partis

Ta ndëgjosh këtë rrëfim të ndjerit Azem Hajdarit qfar i ka thënë Hashim Thaçit na jep te kuptoi se Hashimi paska qenë i shitur qysh moti si spiun Serbo-Rus.

Pyetja paska ndodhur në qytetin Studenti në Tiranë kjo të jepë te kuptosh se spiuni i Brojes si femij ka qenë i shitur te sherbimet e permendura me lart sot LDK-ja dhe familja Rugova e mbajn dhe e perqafojn atë që tentoi tia vrasin liderin tonë Ibrahim Rugovën, gjatë këti rrefimi të jep të dyshosh se Bukoshi dhe Isa kan qen të involvuar me kembë e krye nga frika se po e hanë ndonjë plumbë kokes, jan bër pjesë e një komploti.

Involvimi i tyre ishte i detyrur nga frika ndoshta jo fizikisht por me para të pa dhimbshme të 3% pa guxuar kujt ti thot jo. Ktu shihet haptazi kush e ka sjell në krye të LDK-s Isa Mustafen dhe klanin e tij.


https://www.facebook.com/d9513d00-8046-4682-a2cf-e72fd12b1eac

 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,591
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Per Mustafcic nuk kam pike dyshimi qe eshte jugosllav per bashkim vellazrim. Keta tjeret duhen pare me thelle.Koha do tregoje
 

ricky_ch

*************
Anëtar
Feb 16, 2015
Postime
691
Pikët
63
Halil Geci e shpërndan një video të Azem Hajdari ku i thotë Thaçit “të rrehi si qenin more pis...”, ka dy fjalë për Isa Mustafën


Halil Geci një aktivist i pashoq i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpërnda një video të Azem Hajdari i cili ishte konfrontuar me Hashim Thaçi në vitet e 90-ta në Tiranë.

Në atë kohë, Thaçi kishte shkuar të regjistrohet në fakultetin e Historisë, mirëpo aty e kishte drejtuar një pyetje të pa vend, sa që Hajdari ishte bë nervoz dhe i kishte thënë që të largohet nga aty ose ‘të kapi e të rrehi si qen pis provokator’.

E gjithë ky konflikt ishte pas Thaçi e kishte pyetur për Rugovën, dhe Hajdarit nuk i kishte pëlqyer pyetja provokuese e Thaçit për Rugovën, andaj edhe kishte filluar zënka mes tyre.

Lexo edhe këtë:

“Azem Hajdari i tha Hashim Thaçit: Kur të bahen 20 sekonda këpute qafën e me hup prej këtu…Provokator!”

E këtë video e ka shëprnda Halil Geci, i cili i drejtohet LDK-së ku i thotë që ta dëgjojnë këtë rrëfim.

Ai iu thotë tutje që pas kësaj do ta kuptojnë se kë e kanë mbështetur në krye të partisë.

Geci thotë se Thaçi edhe në atë kohë, pra kjo kuptohet prej pyetjes së tij se ka qenë i shitur si spiun serbo-rus.

Geci dyshon se Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa kanë qenë të involvuar nga frika se po e marrin ndonjë plumb kokës dhe janë bërë pastaj pjesë e komplotit.

Postimi i plotë:

LDK ndegjoni poshtë shkrimit këtë Video rrëfim e mendoni mirë kë e keni mbështetur dhe kush është në krye të partis

Ta ndëgjosh këtë rrëfim të ndjerit Azem Hajdarit qfar i ka thënë Hashim Thaçit na jep te kuptoi se Hashimi paska qenë i shitur qysh moti si spiun Serbo-Rus.

Pyetja paska ndodhur në qytetin Studenti në Tiranë kjo të jepë te kuptosh se spiuni i Brojes si femij ka qenë i shitur te sherbimet e permendura me lart sot LDK-ja dhe familja Rugova e mbajn dhe e perqafojn atë që tentoi tia vrasin liderin tonë Ibrahim Rugovën, gjatë këti rrefimi të jep të dyshosh se Bukoshi dhe Isa kan qen të involvuar me kembë e krye nga frika se po e hanë ndonjë plumbë kokes, jan bër pjesë e një komploti.

Involvimi i tyre ishte i detyrur nga frika ndoshta jo fizikisht por me para të pa dhimbshme të 3% pa guxuar kujt ti thot jo. Ktu shihet haptazi kush e ka sjell në krye të LDK-s Isa Mustafen dhe klanin e tij.
Kësaj i thonë: rrenë kam ndi, rrenë po kallzoj.
Shumë irrelevante.
 

Nova_Design

V.I.P
Anëtar
Mar 4, 2014
Postime
3,127
Pikët
83
Sipas postit te pare te kesaj teme aktakuzat kunder Thacit dhe Veselit jane rezultat i nje hetimi te gjate.Ku jane provat qe ato kane kryer afersisht 100 vrasje(krime)?Provat jane te rendesishme.Nqs gjykatesit nuk i paraqiten provat faktet qe ato kane kryer krime,atehere Thaci dhe Veseli do fitojne gjyqin.Gjykatesi do i shpalle te pafajshem sepse mungojne faktet qe vertetojne qe ato kane bere krime.Pyetja eshte a eshte ky sulm ndaj Thacit dhe Veselit sulm sepse ato kane kryer krime apo eshte sulm per shkaqe politike ? Dmth perdoren ca akuza qe deri tani nuk dihet sa te verteta jane per tI diskretituar ato politikisht.Nje figure politike e diskretituar humb besimin ne popull dhe nuk fiton vota.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,052
Pikët
113
Presidenti Thaçi ishte në dijeni për gjthçka rreth Gjykatës Speciale, raporti i Dick Martyt ia bëri të qartë se...

NGA: A. J MË: 11 GUSHT 2020 NË ORA: 13:26


Ngritja e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit ka ngjallë reagime të shumta. Votimi i Gjykatës Speciale në Kosovë pikërisht ishte bërë me insistim të Thaçit derisa thuhet se premtimet kishin qenë që nëse ai arrijë të bëjë Gjykatën si shpërblim do të shpëtonte vet ai.
Bazuar në raportin e Dick Martit të dhënë para Këshillit të Parlamentit evropian ka ndodh edhe ngritja e aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili se fundmi edhe u intervistua për katër ditë më radhë në Hagë.

Analisti politik Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se ka qenë në dijeni Hashim Thaçi, se një ditë do t’i ngritët aktakuza nga kjo gjykatë.
“Unë besoj fuqishëm se ai e ka ditur një gjë të tillë, thjesht duke u bazuar në Raportin e Dick Martit të dhënë para Këshillit të Parlamentit evropian, në të cilin Hashim Thaçi ishte i dyshuari i parë për transplantim dhe trafikim me organe të qenieve njerëzore. Pra, ka mjaftuar ky fakt, qoftë edhe i trilluar nga D. Martti, që Hashim Thaçi ta ketë pasur të qartë faktin, se ndaj tij kjo gjykatë do të ngritë aktpadi, dhe se insistimi i tij këmbëngulës që të formohet Gjykata Speciale për Kosovën, rezultoi të ketë qenë një shpresë e vogël e tij, se ai do të amnistohet dhe nuk do të gjykohet nga po kjo gjykatë, me vet faktin se ishte mbështetësi kryesor për formimin e saj, që në fakt manipulim i tij me formimin e kësaj gjykate doli të jetë një gabim i madh tragjikomik, jo vetëm për të personalisht, por edhe për Kosovën, UÇK-në si dhe luftën e saj çlirimtare”, ka thënë ai.

Sipas Shahut, në opinion asokohe është spekuluar, se Hashim Thaçit nga “disa” faktorë kyç ndërkombëtarë i ishte “premtuar”, se po qese e ndihmon formimin e kësaj gjykate ai do lirohet nga aktakuza, etj., por me publikimin e Deklaratës së Prokurorit special në qershor, në të cilën iu bë me dije se ndaj tij dhe Kadri Veselit, me 26 prill GJS paska ngritur aktakuzë të rënd, del e vërtetë ajo thënia popullore, “se ai i cili ia bënë kurthin tjetrit, bie vetë i pari në të”.
-----------
--------------------
Ekskluzive : Ja çka thonë defteret turke për origjinën serbe të Hashim Thaçit!

hasim çetniku.jpg




Bota Press: Babai i jot Hashim, Haxhiu ishte shumarë (roje pylli). Babai i Haxhiut Sinani a ishte Sinan Idrizi? Po babai i Sinanit, a ishte Radosllav Daniloviç, pop serb. A ishte martu me rome, dhe kisha a e kishte përjashtuar? E ky prej inatit të tyre a e pranoj fenë islame dhe e merr emrin Jusuf? Pra, Jusufi, që në të vërtetë është Radosllav Danilloviç, ka vdekur në vitin jo të largët 1929.



Hashim Thaci bir i nje “shumari”

Molla Ibrahimi i Mitrovicës myfti në Shkup, shkruan me 1989, për Radosllav Danilloviqin, i konvertuar në islam, por vazhdon myftiu, duke pohuar se nuk i beson atij. Ky informacion vërtetohet nga lista e arkivit serb të Malit të Hilandarit, lista e priftrinjëve (popave) serb. Në Serbicë (Skendederaj) vërtetohet se ishte Radosllav Danilloviçi – Jusufi se ka vdekur në vitin 1929.

Mulla Ibrahimi, myfti në Shkup ka shkruar se fenë islame e ka pranuar prifti i Serbicës, Radosllav Daniloviç. Ai e mori emrin Jusuf Sinani, por konsiderohet si njeri shumë i respektuar, në mesin e të afërmve. Të shumt ishin të famullisë së tij që shkuan gjurmëve të tij dhe e morën besimin islam.

Unë nuk guxoj ti besoj sepse, kauri mbetet kaur, prandaj e mbaj atë në distancë, citohet letra e molla Ibrahimit, dorëshkrimi ruhet në arkivin historik në Ankara. Edhe si mysliman Jusufi, nuk e fiton administrimin fetar mbi popullsinë lokale, por që shumicën e famullisë së tij, ai arriti ta konvertojë në islam, duke shpresuar që të bëhet hoxhë dhe ta fitojë të drejtën e administrimit fetar në Serbicë-Skenderaj. Deri në fund të jetës nuk ia doli këtij qëllimi. Një dokument për Danilloviçin (Jusufin) ruhet në bibliotekën e Manastirit Hilandar, dhe daton nga viti 1898.

Kjo është një listë e priftërinjve dhe e pastorëve ortodoks serb. Si pastor i Serbicës në këtë listë figuron edhe prifti Radosllav Danilloviç, i cili është njëri nga priftërinjtë më të mirë dhe më të zellshëm, vlerësohet aty.

Jusuf Idriz Thaçi martohet edhe me një grua shqiptare nga rrethi i Çiçavicës, ajo vdes në lindje të parë. Martohet pastaj me një shqiptare tjetër nga Gllogovci. Pra, Jusufi atëherë e lind gjyshin e Hashim Thaçit si dhe katër fëmijë të tjerë”, përfundon zbulimi i Murat Jasharit, vëllai i Komandant “Kumanovës”.

Ndërsa, ditë më parë numri dy i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi – kandidat për president të vendit e ka shpërndarë një postim me një foto të gjyshit të tij me veshje kombëtare. Ndoshta si një kundërvënie apo kundërpërgjigje ndaj akuzave të ngritura nga Murat Jashari, vëllai i komandant Kumanovës.

“Nuk na kanë mbetur shumë fotografi të para luftës, si shumë familjeve të tjera të Kosovës – por këtë foto e ruajmë me nder. Ky është gjyshi im: Sinan Thaçi, baba i Haxhi Thaçit, pjesëmarrës në dy luftëra, mbijetues i shumë sfidave. HTH”, ka shkruar Thaçi në atë postim.

Por, Murat Jashari hedh dyshimet e bashkëpunimit edhe dy breza përpara me serb, të familjes së Thaçit, duke i lidhur me praninë ushtarake franceze në Ballkan dhe në Kosovë.

Sipas tij edhe gjyshi i ish shefit të EULEX-it në Kosovë, Bou de Marnhac kishte qenë në Luftën e Parë Botëror bashkë me ushtrinë serbe, dhe se nën komandën e Franchet d’Esperey kishte luftuar me serb kundër çetës së Azem Bejtës.

Dhe më tej, ai beson se gjyshi i Thaçit kishte punuar në Serbi. “Nëse nuk gaboj z. Thaçi edhe babagjyshi yt ishte po në atë kohë punëtor i Serbisë në kohën e Kralit? Nipat e atyre francezëve që përkrahën Esat pashë Toptanin, sot a të përkrahin ty !!! O Hashim Tadiqi???? O Hashim Pashë Toptani !!!!

Nipat e atyre shqipfolësve që luftuan patriotët shqiptar bashkë me Serbinë janë prapë në krye të Kosovës?”, pyeste dhe konstaton Jashari.

Ai po ashtu ka pyetur Thaçin: “A je nipi i OZNA-s? A je produkt i UDB apo i KOS-it? Historia është e njëjtë, vetëm se përsëritet apo jo?”, thotë Jashari. Bota Press
----------------
________________________________________

Media serbe “Kurir”: Hashim Thaçi ka gjak serb

hasim çetniku.jpg


Mediat serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjak serb.

Beogradasja “Kurir” shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit XX u konvertua në musliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf.

“Kurir” ju referohet disa dorëshkrimeve ‘origjinale’ të cilat gjenden në arkivat e kryeqytetit turk, Ankara.

Lajmi është publikuar në numrin e ditës të sotme të gazetës serbe, e cila shpërndahet në Serbi dhe Mal të Zi, ku është lënë madje një vend në kopertinën e gazetës, për këtë lajm.

Për më tepër ato kanë bërë një fotomontazh ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i veshur me rroba ‘çetniku’ serb. Lajme Shqip

Interesante që kësaj medieje serbe i paska shpëtuar që vjehrra e kryeministrit aktual shqiptar quhet Milica Bulatović si dhe gruaja e tij Sllobodanka, e përkthyer shqip, Lirie. http://en.wikipedia.org/wiki/Sali_Berisha
E megjithatë, për hir të së vërtetës, janë pikërisht serbët ata të cilët kanë shtuar numrin e tyre të popullsisë duke asimiluar përmes indoktrinimit fetar, popullsi shqiptare të besimit ortodoks.

Vetë e ashtëquajtura “Nëna e Serbisë”, Shën-Angjelina, http://en.wikipedia.org/wiki/Saint_Angelina_of_Serbia ka qenë vajza e Gjorg Golemit (Gjergj Arianiti) si dhe motra e Donikës, gruas së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
__________________
 
Top