• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjykata speciale e Hages ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,049
Pikët
113
Qeriqi: Në dosjet e Speciales shihet se ka pasur kontakte me zyrtarë serbë


Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se është habitur kur ka parë lajmin se në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë shkuar dosje të Gjykatës Speciale.
“Ka qenë e habitshme se si kanë rrjedhur këto dokumentacione nga një gjykatë ndërkombëtare. Më e habitshme ka qenë se si janë mbajtur kontaktet me ish zyrtarë dhe prokurorë serbë. Me vetë faktin që e dimë dhe jemi dëshmitarë se një pjesë e madhe e tyre kanë kryer krime në Kosovë”.

“Gjykata ndërkombëtare ka kontaktuar njerëzit e kohës e Millosheviqit të kërkojë informacione për luftëtarët e UÇK-së është skandal shumë i madh. Kjo gjykatë është dashur të merret me krimet e kryera në Kosovë dhe kjo nuk ka ndodhur”, është shprehur Qeriqi.


“Janë marrë me ish ushtarët e UÇK-së dhe duke i gjykuar padrejtësisht. Si ka ardhur pakoja nuk kam informacione por po duket se ka dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale”.

Sipas tij rrjedhja e këtyre dokumenteve tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar nga Serbia.

“Po bindemi se kjo gjykatë është e ndikuar nga Serbia dhe dëshmitë që i ka marrë janë vetëm për ta njollosur luftën e pastër e UÇK-së. Kjo gjykatë është politike dhe skandaloze”.
----------------
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,049
Pikët
113
Top Channel” publikon “Dosjen e Hagës”, krahas Thaçit e Veselit përmend të akuzuar tjerë potencialë

Krahas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, prokurorët e Specialës thuhet se kanë mbledhur prova edhe për të akuzuar tjerë potencialë, shkruan të martën “Top Channel”, duke u bazuar në një dosje 260-faqëshe.

Kjo dosje, autenticiteti i të cilës nuk është vërtetuar, sipas Top-Channel është marrë nga një burim në prokurorinë speciale në Hagë.

Lexojeni të plotë “Dosjen e Hagës” nga Top Channel.

“Kjo dosje është baza e ndërtimit të aktakuzës nga prokurori special”, sipas këtij burimi.

Publikimi i kësaj dosjeve përkon me pranimin nga OVL e UÇK-së, për herë të tretë, të dosjeve të Speciales.

Në një konferencë për media, kreu i saj, Hysni Gucati ka thënë se në dokumentet e pranuara ka figura të ndryshme të përmendura, “për të cilat ne s’jemi të autorizuar t’i përmendim”.

Sipas tij, në dokumentet e reja flitet për ngritje të aktakuzave.

Nënkryetari Nasim Haradinaj, ka thënë se në dokumente është një draft-aktakuzë për ish-figura udhëheqëse të UÇK-së.
-----------
_______________________

“Rrjedhjet e Speciales”: Dosjet e publikuara në Top Channel përmendin edhe vrasje të zyrtarëve të LDK-së

Dokumente tjera, që pretendohet që janë të Dhomave të Specializuara të Hagës, janë bërë publike këtë herë nga mediat në Tiranë.

Një dosje me mbishkrim konfidencial më vëllim prej 260 faqesh, siç pretendon Top Channel, paraqet bazën e argumenteve mbi të cilat është ndërtuar aktakuza kundër presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Dosja e pretenduar e Hagës, sipas raportimit, është përpiluar në dhjetor 2019 dhe është një përmbledhje ekzekutive e rrethanave për krimet e dyshuara.

Dokumentet, sipas Top Channel, flasin për dy kategori të vrasjeve që ka bërë UÇK-ja.

Kapitulli i parë ndalet në krimet e prodhuara si pasojë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor të atyre që UÇK-ja i kishte shpallur si bashkëpunëtorë të Serbisë apo tradhtarë, ku përfshihen edhe zyrtarët e LDK-së.

Ky kapitull ndalet edhe në rolin e ndalimit arbitrar dhe kushte jo humane të tyre në paraburgim, në disa zona bastione të UÇK -së.

Më pas renditen disa vrasje, që pretendohet se janë kryer jashtë hapësirave të paraburgimit, në zonën e maleve të Berishës.

Në 33 faqe, sipas Top Channel, është argumentuar krijimi i UÇK-së dhe përplasja e fortë e udhëheqësve të tyre me LDK-në.

Nga analiza e provave të mbledhura, siç citohet dosja, prokurorët specialë thonë se potencialisht mund të akuzojnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Azem Sylën, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

dh.png

Prova të limituara thuhet se ekzistojnë për pjesëmarrje direkte të personave që potencialisht mund të akuzoheshin.

Prokurorët, siç citohen në këtë dosje, autenticiteti i së cilës nuk është vërtetuar, deklarojnë se të akuzuarit potencialë janë pjesa udhëheqëse e hierarkisë së UÇK-së dhe këto krime mund t’u faturohen edhe personave të tjerë si: Rustem Mustafa, Lahi Brahimaj dhe Sylejman Selimi, të cilët janë dënuar më parë për krime lufte nga gjykatat në Kosovë.

Më pak prova thuhet se kanë për Xhavit Halitin dhe Sabit Gecin, e që, sipas dosjes, prokurorët kërkojnë krijimin e dosjeve të veçanta për të parë mundësinë e akuzimit të tyre.

Prokuroria e Specializuar në Hagë muaj më parë njoftoi se ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë ku, ndër të tjera, përfshihen presidenti Hashim Thaçi e kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe persona të tjerë e që dyshohen për dhjetëra vrasje.



Zyra e Prokurorit të Specializuar paralajmëron deklaratë sqaruese rreth “rrjedhjes”

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në një përgjigje për KOHËN ka bërë të ditur se brenda disa orësh do të dalë me deklaratë rreth rrjedhjes në media të “Dosjes së Hagës”.

Top Channel të martën pasdite ka publikuar një dosje për të cilën ka raportuar se e ka siguruar prej burimeve brenda Prokurorisë në Hagë.

I pyetur rreth vërtetësisë së këtyre dokumenteve, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett ka thënë se do të dilet me një deklaratë rreth kësaj.
-----------------------
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,280
Pikët
113
I bene lesh gjikate e prokurori. Ajo do te duhej te thote e dini çka: po ikim secili ke shtepia vete, se nuk paska qene e shkruar qe te ju gjykojme, e as denojme.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,024
Pikët
113
A doni ti mbroni ish ushtaret e UCK-se?

Strafverfolgung behindert.

Britisches Unterhaus stimmt für Amnestiegesetz: Soldaten werden für Verbrechen bei früheren Kriegseinsätzen nicht verfolgt.

Von Christian Bunke, Manchester .....( GAZETAR i MAJTE )

Qe do te thote ne SHQIP....veshderrat e Britanise dalin te pafajshem per KRIME te KRYERA ne TOKA te HUAJA.
Apo me pikantja..... drafti aktual ka për qëllim të lejojë qeveritë e ardhshme të injorojnë........ Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse Britania do të përfshihet në operacione të rëndësishme ushtarake jashtë vendit. Përveç kësaj, një projektligj u shtrua për kqyrim në Dhomën e Komunave të Enjten, duke lejuar..... anëtarët e shërbimit inteligjent britanik ndërkombëtar MI5 të kryejnë krime.

PS....te pakten keta te UCK-se,ishin ne TROJET e TYRE,pavaresisht se kishin = THINA mbi krye.

DANKE.

KAQ.
 
Top