• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,857
Pikët
113
Ketu mund te sjellim lajmet dhe te diksutojme lidhur me kete gjykate qe pritet te themelohet se shpejti.

Danas: S’ka fakte për trafikim organesh, s’ka aktakuzë ndaj Thaçit

Nuk ka fakte për trafikim organesh, krim të organizuar apo në përgjegjësinë komanduese të ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në raportin e Williamson-it, bënë të ditur gazeta Serbe Danas duke u thirrur në burimet e saja nga Brukseli.
Po ashtu, sipas kësaj gazete, mungesa e këtyre fakteve për përgjegjësinë komanduese do të thotë edhe se ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka qenë edhe udhëheqës politik i UÇK-së, nuk do të ngritët aktakuzë.

Në fokus të prokurorëve ndërkombëtarë, sipas burimeve të saj, do të jenë pretendimet për krimet e pandehura në Radoniç, Zoqishtë, Bellaqevc dhe Kleçkë.

Por, nuk ka fakte se ka pasur tregti me organe njerëzore në Kosovë, për krim të organizuar e as për përgjegjësi komanduese të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, thuhet në raportin e Prokurorit special Clint Williamson, mëson kjo e përditshme nga burimet diplomatike në Bruksel.

Sipas fjalëve të bashkëbiseduesve të “Danas”, Williamson, megjithatë, ka gjetur mjaft fakte për të ngritur aktakuza kundër “gjashtë deri dhjetë” ish-pjesëtarëve të UÇK-së për krime lufte kundër civilëve serbë.

Po sipas kësaj gazete, këto krime kanë ndodhur në zonën e liqenit të Radoniçit, në Kleçkë, në Zoçishtë dhe në Bellaqevc.

“Disa nga të dyshuarit janë politikanë të lartë në Kosovë, ndërsa akuza kundër tyre janë ngritur edhe më herët”, thonë burimet e gazetës “Danas”.

Kur është fjala për trafikimin me organe, vlerësohet se kjo pjesë e raportit të Raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, mbi të cilin edhe janë bazuar hetimet e Williamson, ka qenë “tepër e zbehtë”.

Gjithashtu, fakti që nuk është vërtetuar përgjegjësia komanduese e kreut të UÇK-së nënkupton se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-lideri politik i UÇK-së, nuk është i dyshuar.

“Danas” mëson se Bashkimi Evropian do të ndajë edhe rreth 300 milionë euro për formimin e Gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë, që do të fillojë punën vitin e ardhshëm.

“Gjyqi do të funksionojë sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ndërsa rastet do të udhëhiqen nga ndërkombëtarët në një seksionin të gjykatës speciale në Hagë, ndërsa parlamentet e Holandës dhe të Kosovës duhet të japin autorizimin për këtë. Parashihet që në të, të punësohen rreth 150 gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe ekspertë ndërkombëtarë, si dhe që rastet e hapura të mbyllen deri më 2020”, thonë burimet diplomatike të “Danas-it”.

Prokurori Clint Williamson, dje është takuar me kryetarin e Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vucic, në Beograd.

Kryeministri serb ka theksuar se raporti i Williamson-it do të jetë shumë i rëndësishëm për Serbinë.

Ai në takim me Williamson-in ka thënë se raporti do të vërtetojë se institucionet e Bashkimit Evropian dhe të bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi ishin objektive në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe në tërë territorin e ish-Jugosllavisë.

Clint Williamson u është falënderuar organeve të drejtësisë së Serbisë për bashkëpunimin shumë të mirë dhe efikas gjatë hetimeve.

Rezultatet e hetimeve nuk i ka përmendur as Aleksandër Vucic e as Clint Williamson.

Sipas kësaj të përditshme, Williamson nuk ka dashur të komentojë spekulimet e mediave në Prishtinë për atë se çfarë thotë raporti përderisa raporti të mos jetë publik.

Në anën tjetër, Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vladimir Vukçeviq, dje ka deklaruar se Prokuroria serbe ka mbledhur mjaft fakte që ka pasur krime lufte.

Ai ka thënë se ekipit të Williamson i është dorëzuar material i mbledhur nga 400 dëshmitarë, që sipas KP, lenë të kuptohet se shumica e këtyre aktakuzave do të jetë edhe në bazë të “fakteve” që do të sjellën nga Serbia.

Sipas fjalëve të prokurorit serb Vukçeviq, Prokuroria ka gjetur se ka pasur krime, gjegjësisht se viktima të tregtisë me organe kanë qenë 300 persona joshqiptarë e të cilët ende konsiderohen të pagjetur.

“Kemi vërtetuar kryerjen e veprave kriminale të krimeve të luftës, por nuk kemi arritur deri tek kryesit pasi na është pamundësuar puna në terren”, ka thënë Vukçeviq, i cili ka shtuar se tani është koha që të merret vendimi se a do të ngritën aktakuzat apo do të hiqet dorë nga hetimet.

Ish-zëdhënësja e Tribunalit, Florance Hartman, i ka thënë “Danas-it” se për seriozitetin e raportit mund të flasim vetëm kur ai të jetë publik.

“Ka pasur tepër shumë kontradikta dhe spekulime, prandaj ka qenë i nevojshëm hetimi. Williamson ka qenë në Prishtinë dhe në Beograd që të njoftojë zyrtarët që hetimet kanë përfunduar dhe i ka përgatitur për publikimin e rezultateve. Kur raporti të jetë në dispozicion të opinionit publik, do të mund të komentojmë se sa serioz është ai raport”, ka thënë Hartman.

Ajo shton se deri tash ajo që mund të thuhet me saktësi është se janë vrarë njerëz dhe se ka shqiptarë dhe serbë ende të pagjetur, prandaj raporti do të duhej të merret edhe me fatin e tyre e jo vetëm me rastin e ashtuquajtur “Shtëpia e verdhë”.

“Është më pak e rëndësishme se a janë vrarë për trafikim organesh apo diçka tjetër. Çdo krim i luftës duhet të hetohet dhe kryesit të ndiqen. Shpresoj se hetimi i Williamson-it nuk ka qenë i përqendruar vetëm në trafikimin e organeve njerëzore, sepse kështu minimizohen krimet tjera”, tërheq vërejtjen Hartman.

Ajo shton se rasti është politizuar, sepse sytë e opinionit publik dhe të politikanëve janë fokusuar vetëm në “Shtëpinë e verdhë”, ndërsa me të pagjeturit askush nuk merret.

Të hënën Williamson ka qëndruar në Prishtinë ku është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, atë të FSK-së dhe të Drejtësisë, përkatësisht me Bajram Rexhepin, Agim Çekun dhe Hajredin Kuçin. /KP/

burimi
 
Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,857
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per kirmet e luftes - ne Kosove

Aq keq na kane sjelle punen saqe me nuk dihet se kush ishte agresori dhe kush viktima ne luften e Kosoves. Perderisa Serbia i mbane disa seanca formale kinse per denimin e autoreve te krimeve ne Kosove dhe u cakton atyre denime qesharake, te cilat i kalojne ne burgje qe nuk dallojne nga dhomat e hoteleve; ne Kosove do te themelohet nje gjykate speciale e udhehequr 100% nga nderkombetaret, gjykate kjo e cila do te merret kryesisht me ngritjen e padive kunder shqiptareve.
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432

Dhe kjo fale miqeve tane nderkombetare !

A ka gjykate qe guxon me i denue serbet (mlladicin, sheshelin, shefin e vuçiçit,karaxhiçin...) qe akuzohen per gjenocid ?!
As haga e famshme nuk i denoi deri sot edhepse ky pseudoproces gjyqesor ka fillue para 10 vjetve. E ambasadori Williamson falenderon perzemersisht kryeministrin e servise, e kryeprokurorin serbe per bashkepunim... per... me gojen plote "drejtesi" !
 
ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,095
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per kirmet e luftes - ne Kosove

akuza e pare qe duhet te depozitohet ne kete gjykate eshte perdhunimi i femrave shqiptare... viktimat jane ende gjalle!
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,776
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per kirmet e luftes - ne Kosove

Mbreme ne BBC pash nje fragment te vogel per kete ceshtje. Ku thueshte se per te miren e marrdhenjeve midis ketyre dy shteteve fajtoret e te dyja aneve duhen denuar. Dhe se deri tani serbet jane ankuar se vetem serbet denoheshkan per genocid dhe krimet qe jane bere ndaj minoritetit serb ne kosove nuk po denohen.

Kjo eshte politika nderkombetare qe mundohet te bej fajtore nga te dyja anet per tu dukur neutrale. Por keshtu eshte kur nukjemi te zotet e vetes, aq sa edhe mbijetesen nuk e sigurojme dote pa 'ndihmen' e te tjereve. Nuk ka asgje falas, cdo gje ka cmimin e vet. Kam frike se nderhyrja e Europianeve ne luften e Kosoves do te na dale per hundesh.

ana_gend...sa nga keto viktima mendon ti se do te denancojne nje gje te tille? ...Duke njohur mentalitatin e shqipetarit?
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Williamson-in e sollën zaptuesit e shtetit

​Avokatët ndërkombëtarë akuzojnë zyrtarët qeveritare të Kosovës se përinteresa personale po e mbajnë peng shtetin, Ata thonë se raporti i Williamsonit dhe Gjykata special janë pasojë e dështimit të institucioneve të drejtësisë në vend.

Raporti i prokurorit amerikan, Clint Williamson, dhe krijimi i Gjykatës Speciale është pasojë e mosmbështetjes së drejtësisë nga zyrtarë të lartë qeveritarë në Kosovë, të cilët për interesa personale e kanë mbajtur peng shtetin.

Këto janë vlerësimet e avokatëve të njohur ndërkombëtarë një ditë pas publikimit të raportit të Williamson-it, sipas të cilit disa ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë krime lufte.

Micheal O’Reilly, avokat irlandez dhe ish-mbrojtës i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës, ka theksuar për “Zëri” se për shkak të dështimit të institucioneve kosova ka ardhur puna që një agjenci ndërkombëtare të hetojë krimet e kryera në Kosovës. /Zeri
_____________________________________________
http://www.gazetaexpress.com/lajme/williamson-in-e-sollen-zaptuesit-e-shtetit-33053/
_________________________________________________________________

Avokati irlandez po thot se qeveria e drejtuar nga hashim thaçi e ka mbajt peng shtetin e Kosoves; i ka denoncue komandantet e UÇK-se; ka montue dosje kriminale kunder tyne ne bashkepunim te ngusht me çetniket e serbise dhe sherbimet e jashtme antishqiptare.
"...një agjenci ndërkombëtare të hetojë krimet e kryera në Kosovës."= kjo agjensi quhet tanjug, e zedhenesi i saj zyrtar asht hthaçoviçi me vellezerit e tyne çetnike te serbise.

"gjykata speciale"= agjensi turistike ! shtalle per bagetine e Kosoves, po thot avokati irlandez.
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per kirmet e luftes - ne Kosove

Mbreme ne BBC pash nje fragment te vogel per kete ceshtje. Ku thueshte se per te miren e marrdhenjeve midis ketyre dy shteteve fajtoret e te dyja aneve duhen denuar. Dhe se deri tani serbet jane ankuar se vetem serbet denoheshkan per genocid dhe krimet qe jane bere ndaj minoritetit serb ne kosove nuk po denohen.

Kjo eshte politika nderkombetare qe mundohet te bej fajtore nga te dyja anet per tu dukur neutrale. Por keshtu eshte kur nukjemi te zotet e vetes, aq sa edhe mbijetesen nuk e sigurojme dote pa 'ndihmen' e te tjereve. Nuk ka asgje falas, cdo gje ka cmimin e vet. Kam frike se nderhyrja e Europianeve ne luften e Kosoves do te na dale per hundesh.

ana_gend...sa nga keto viktima mendon ti se do te denancojne nje gje te tille? ...Duke njohur mentalitatin e shqipetarit?
Shtete dhe individet qe ia kane kurdis Kosoves kete proçes te montuem monstruoz "gjyqesor" nuk kane dhane kurre asnji cent ndihme per shtetin tone.
Jo mbijetesen por jetesen e sigurojne vete shqiptaret, pa ndihmen e askujt po instikti i skllavit nxit disa njerez te mendojne se varen nga padroni edhe atehere kur fitojne buken e gojes me djersen e ballit.
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per kirmet e luftes - ne Kosove

akuza e pare qe duhet te depozitohet ne kete gjykate eshte perdhunimi i femrave shqiptare... viktimat jane ende gjalle!
Jo ne kete gjykate sepse kjo nuk asht gjykate po maskarade e drejtesise, por ne nje gjykata te rendomta te shtetit te Kosoves. Veprimet qe kane ndodhe brenda territorit te Kosoves duhet te gjykohen brenda shtetit te Kosoves.
 
ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,095
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

fshatar pikerisht ne kete gjykate perderisa duket qarte qe qellimi dhe organizimi i punes se saj eshte inkriminimi i shqiptareve!
Mano une mendoj se duhet ndermarre ky hap madje eshte edhe vone, asnje nga viktimat nuk duhet te heshte,,, duhet organizuar e gjithe shoqeria ne mbeshtetje te tyre.
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,558
Pikët
38
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

cka thot poplli per kte rruzhd shakirin te cilin e vrau gani geci?

a ish far burri ky a po ish nji cub
 
Skerdilaidas

Super Anëtar
Anëtar
Aug 14, 2014
Postime
1,309
Pikët
38
Vendndodhja
Drenic
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

cka thot poplli per kte rruzhd shakirin te cilin e vrau gani geci?

a ish far burri ky a po ish nji cub
Brari, a pom kallxon ti mu pse e ka vra Azemi Zefin.
 
Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
6,399
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per kirmet e luftes - ne Kosove

Aq keq na kane sjelle punen saqe me nuk dihet se kush ishte agresori dhe kush viktima ne luften e Kosoves. Perderisa Serbia i mbane disa seanca formale kinse per denimin e autoreve te krimeve ne Kosove dhe u cakton atyre denime qesharake, te cilat i kalojne ne burgje qe nuk dallojne nga dhomat e hoteleve; ne Kosove do te themelohet nje gjykate speciale e udhehequr 100% nga nderkombetaret, gjykate kjo e cila do te merret kryesisht me ngritjen e padive kunder shqiptareve.
Edhe pak kjo po duket sikur kosovaret kane pushtuar plackitur dhe masakruar serbet. (What a joke!)
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,558
Pikët
38
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

po shkojn ca lahpera katunarhane neper gjykata si vrases shqiptaresh..dmth vrases ledekashesh..
ne fakt atje duhet te shjojn qosja bedri islami etj regjisore.. te vrasjeve.
 
kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,641
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

pse akoma po kerkojne krime lufte keta?!!
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Noyes: Në Shqipëri nuk ka ndodhur transplantimi i organeve

Specialisti amerikan i kirurgjisë, Willard L. Noyes, duke u ndalur te akuzat dhe pretendimet për transplantim të organeve në Shqipëri, ka deklaruar për KosovaPress, se në bazë të përvojës së tij, është e pabesueshme që në atë realitet dhe në ato kushte mund të ndodhte transplantimi i organeve.

Noyes ka shtuar se do të kontribuonte shumë më shumë nëse do ta dërgonin në vijën e frontit, aty ku luftohej dhe kishte më shumë të plagosur.

“Isha shumë i lumtur që mu dha mundësia të bëja atë që bëra. Kur vajta aty mendova se do të kisha qenë më i dobishëm po të më kishin çuar më pranë vijës së parë të luftës, sepse mendoj se do të kisha mjekuar shumë më tepër të plagosur nga UÇK-ja, që u sollën plot plagë nga fusha e betejës. Aty ku isha unë, spitali ishte i mbrojtur dhe i sigurt. Aty ku silleshin ushtarët, ndoshta rreth 35 kilometra larg vendeve ku shumica e tyre ishin plagosur. Pra, do të doja të kisha mjekuar shumë më tepër ushtarë”, ka thënë ai, duke shtuar se ndjente keqardhje për ushtarët e plagosur.

Noyes ka përmendur edhe kontributin e familjeve në Shqipëri, të cilat pritën kaq shumë refugjatë dhe u kujdesën për ta, duke i strehuar në apartamentet e tyre të vogla.

Megjithatë, kujtimet më të vështira për ta janë fëmijët e plagosur nga forcat serbe.

“Kur sheh fëmijë të plagosur - ose nga aksidentet ose nga lufta - është shumë e vështirë, shumë emocionale, ndaj disa nga kujtimet e mia më të vështira janë me fëmijët që vuajtën të këqijat e luftës. Ata nuk do ta harrojnë kurrë luftën dhe ato që kaluan, pavarësisht nëse ishin tre ose gjashtë vjeç ose dhjetë vjeç. Plagët e tyre nuk mund të shihen; i mbajnë brenda ato e aty do të jenë gjithmonë aty”, është shprehur ai.

Lidhur me pretendimin për trafikim organesh në Shqipëri, ai thotë se sot është hera e parë që ka dëgjuar një fjalë rreth kësaj çështjeje.

“Më duket komplet e pabesueshme. Në atë kohë, në atë realitet dhe me ato kushte të ndodhë diçka e tillë? Unë kam marrë pjesë në vjeljen e organeve nga njerëz që kishin nënshkruar marrëveshje për të dhuruar organet e tyre, pasi të vdisnin, gjatë praktikës sime si kirurg në Pensilvania. Përgatitja e organeve, ftohja dhe ngrirja, koha e transportit nga aty ku kryhet operacioni deri tek aty ku duhet të shkojë... është e pabesueshme të mund të ndodhë në atë vend për të cilin po flisni ju, në Shqipëri, e nga ushtarët e UÇK-së. Së pari, unë nuk njoh asnjë mjek tjetër përveçse një ose dy që ishin të përfshirë në luftën e shqiptarëve të Kosovës. Edhe nëse kishte mjek aty gjatë luftës, si mund të kishte kohë dhe fuqi që ta bënte këtë gjë që po më thoni ju. Është e pabesueshme, nuk e besoj dot! Pra, jam plotësisht i mendimit që ajo gjë nuk ndodhi”, ka thënë ai.

Duke u bazuar në përvojën e tij dhe atë që ka parë, ai thotë se ka nevojë për mjeshtëri në këtë punë gjë që nuk mund të ndodhte atëherë.

“Unë i njoha njerëzit e UÇK-së, njoha ushtarët e saj, e dija për çfarë luftonin. Ata nuk luftonin për para, por për Atdheun dhe pavarësinë e tyre dhe kundra masakrave që po kryenin serbët. Nuk ishin aty për të bërë ndonjë lekë”, ka thënë ai.

Ai flet edhe për ndihmën që ka bërë për spitalet në Shqipëri dhe Kosovë.

“E dija që sa të kthehesha do të përpiqesha të mblidhja pajisje mjekësore. U ktheva tre herë të tjera, në vitin 2000, 2001 dhe 2005 dhe solla 44 kontejnerë me pajisje mjekësore në spitalin e Kukësit. Disa prej tyre shkuan në spitalin e Tiranës dhe disa në atë të Prishtinës”, ka thënë Noyes.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur në Kosovë nuk duhet harruar, ndaj duhet sjellë në anglisht librat për këtë luftë në mënyrë që njerëzit t'i lexojnë e të konsiderojnë njësoj si ato që ndodhën në Luftën e Dytë Botërore. /KP/Telegrafi/
___________________________________________________

http://www.telegrafi.com/lajme/noyes-ne-shqiperi-nuk-ka-ndodhur-transplantimi-i-organeve-2-52403.html

“Unë i njoha njerëzit e UÇK-së, njoha ushtarët e saj, e dija për çfarë luftonin. Ata nuk luftonin për para, por për Atdheun dhe pavarësinë e tyre dhe kundra masakrave që po kryenin serbët. Nuk ishin aty për të bërë ndonjë lekë”, ka thënë ai.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,597
Pikët
113

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,403
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

cka thot poplli per kte rruzhd shakirin te cilin e vrau gani geci?

a ish far burri ky a po ish nji cub
Per Ruzhdiun nuk di shum,e as nuk i jap te drejt vetes te flas ne emen t'miletit.
Per Ganiun di te them se ishte viktim e kupoles se krimit hajduto-shiko-udbashist.
Ganiu nuk i ka ik kurre drejtsis ani pse per kaq vite e akuzonin si vrases.
me mos arrestimin e tij ,sikur donin te thoshin Qose-demaq-Hashimi se ,e shifni o milet kshtu o puna ,te gjith jon te lire e te pa prekshem nga dora e drejtsis ne Kosove.

E di se akuzohet per nji vrasje gjat luftes ne Kosove.
por per kaq vite me shum kan qen te interesuar klani Qose-Demaq qe te njelloset FARK se sa te denohet Ganiu.
Ganiu eshte kercnuar,e ka pranuar se ka pas konflikte me individ e grupe ,por kurre nuk ka tentuar qe ti iku drejtsis dhe shtetit ligjor.
Nuk e di nji her te vetme qe te ket shkruar nji gazet se u rrethu kulla e gecajve qe te arrestohet Gania i gat.
Ruzhdiu thon se ka qen' i fort'...po nji gja di se i fort dhe i drejt nuk jon krejt njisoi.

Disa njerz qe i njoh me kan then se dy duer jon per nji koke.
Une per vete kom respekt te madh per gecajt e sidomos per Ganiun.
Eshte pak gjentil , i rrept.Por nuk durohen kta far qakojsh pasha te madhin Zot.
 
Mos u merzit,se <krimet> kundra forcave te ARMATOSURA serbiq do i kete bere UCK-ja,dhe do dalin kriminele neser!
Pastaj rifillon historia nga e para...
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,558
Pikët
38
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

ky qe ka vra gania kish qen nji vrases i dhjetra atdhetarve shqiptar.
me vrasjen e ketij vrasesi gani geci bahet perseri hero.

pra gani geci mund te quhet krye heroi i kosoves.
sepse ka luftu me shkije e ka luftu dhe me vrasesit e shqiptareve sikurse shikisti rruzhd.

te lumte pushka o trimi Gani Geci.
 
dralos

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 22, 2014
Postime
208
Pikët
0
Vendndodhja
gjakova
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

turp shoket tu i tradhtu shoket e vllezrit e motrat se kan luftu per kombin
gjith kjo tradhti per lek
po shka pritet kur qeveri thrir nenat e deshmorve e te zhdukrive egersia
 
Top