• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,601
Pikët
83
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Gjykata Speciale nis këtë verë, mund të kenë mandat dhjetëvjeçar

Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, dhe avokati Tomë Gashi, kanë thënë se Gjykata Speciale pritet ta fillojë punën gjatë verës. Sipas tyre, kjo gjykatë mund të ketë mandat deri në 2025-n.

Salihu ka thënë të premten se Gjykata Speciale do të punojë sipas statutit të vet, e jo sipas ndonjë rregullative juridike të Kosovës.

“Këtë gjykatë, sipas të gjitha gjasave, do ta themelojë BE-ja. Kosova me aktet normative duhet ta ratifikojë themelimin e Gjykatës Speciale, përndryshe kjo gjykatë e ka projektin e statutit i cili duhet të aprovohet. Statuti i saj do të jetë një lloj Kodi Penal, Kod i Procedurës Penale ose ligj për ekzekutimin e sanksioneve. Kështu që kjo gjykatë do të punojë sipas këtij statuti, e jo sipas ndonjë rregullative juridike të Kosovës. Por, në rastin e gjykimit lidhur me veprat penale dhe këto të tjerat që ndërlidhen me atë, do të merren parasysh dhe do të bëhen sipas ligjit penal që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së krimeve për të cilat mendohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës”, ka thënë Salihu.

Ai ka treguar se Gjykata Speciale do të funksionojë me të gjitha kriteret, parametrat, normat dhe parimet e një gjykate penale ndërkombëtare.

“Dëshmitarët do të dërgohen atje për të dhënë dëshmi dhe do të jenë të mbrojtur. Të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit do të jenë ndërkombëtarë, kurse gjykimi do të bëhet jashtë territorit të Kosovës, në Holandë - Hagë. Edhe nëse shpallet fajtor dikush, dënimin me burgim do ta mbajë jashtë Kosovës, pra në shtetin ku e cakton gjykata”, ka deklaruar Salihu.

Ai ka thënë se puna e Gjykatës Speciale do të fillojë në verë dhe mandati i saj mund të mos jetë pesëvjeçar.

“Kjo gjykatë nuk është mirë të cilësohet si gjykatë e cila do të merret me krimet e UÇK-së dhe nuk është mirë të thuhet kështu. Gjykata Speciale do të ketë juridiksion për t’i gjykuar edhe kryesit e krimeve të rënda të cilat janë kryer pas çlirimit të Kosovës, pas 12 qershorit të ’99-s”, është shprehur Salihu.

Sipas tij, Gjykata Speciale do të jetë e dhimbshme, por është proces i ndërkombëtarëve i cili duhet të kalohet.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Gjykata Speciale po krijohet me kërkesën e ndërkombëtarëve për shkak të neglizhencës së Kosovës dhe dështimit të drejtësisë ndërkombëtare.

“Nuk jemi marrë me pretendimet që janë dhënë në raportin e Dick Martit, ndërsa më herët ka qenë i botuar edhe libri nga kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se Kosova do të ketë punë deri në themelimin e Gjykatës Speciale pasi, sipas tij, duhet të ndryshohet pjesërisht edhe Kushtetuta. Ai ka thënë se asgjë e mirë nuk mund të pritet nga kjo gjykatë.

“Duhet të ndryshohen edhe disa prej dispozitave apo krejtësisht ligjet penale në Kosovë, posaçërisht Ligji i Procedurës Penale. Paksa është e dhimbshme që jemi detyruar t’i aprovojmë këto presione të BE-së dhe SHBA-ve, meqenëse nuk është duke u lejuar të jetë gjithçka në duart e Kosovës si shtet i ri. Nuk kemi përformuar siç është pritur nga ne”, ka theksuar Gashi, duke shtuar se funksionimi i kësaj gjykate pritet të bëhet në verë, ndërsa shton se kjo gjykatë duhet të punojë vetëm me dispozita të ligjit të Kosovës.

“Është e pamundshme që kjo gjykatë të jetë nën mandat pesëvjeçar. Besoj se mandati i saj do të zgjasë deri në dhjetë vjet, meqenëse përafërsisht duhet që një lëndë të jetë e plotfuqishme”, ka deklaruar Gashi. /Epoka e Re/
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,575
Pikët
113

N.q-se se kam kuptuar gabim,kjo gjykata do merret me <krimet> e Shqiptareve????
 
Ylli polar

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 2, 2014
Postime
13
Pikët
0
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Krijimi i gjykates spciale eshte turpi botes se qyteteruar.smund te barazohet vrasesi me viktimen.kur lirin ta bien te tjeret nuk eshte kurre liri e vertet .por do ti durojme te gjitha dhe me ne funde do fitojme vertet ate qe meritojme.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,047
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Gjykate speciale.
Kjo pjesa 'speciale' me intrigon. Me le te kuptoj qe drejtesia nuk eshte e njejte per te tere, ndryshe trajtohen krimet e luftes ne Kosove, ndryshe krimet ne teresi ne Kosove, dhe ndryshe krimet e luftes jo ne Kosove.

Lots of B.S.
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290

Gashi: Gjykata Speciale lëkund themelet e shtetit të Kosovës

Në emisionin Antipod në First Channel, ku temë e debatit ishte Gjykata Special e cila do të themelohet së shpejti, avokati Tomë Gashi ka thënë se kjo gjykatë, jo vetëm se është e keqe për Kosovën, por edhe do të lëkund themelet e shtetit të Kosovës.

“Do ta problematizojë pavarësinë e Kosovës. Disa shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, ndoshta nga themelimi i kësaj gjykate dhe nga kjo që po ndodhë , do ta mendojnë pse e kanë njohur Kosovën”, tha avokati Gashi.

Gashi ka thënë se dihen edhe emrat e disa personave që do të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë. Pa dhënë shumë detaje, ai tha se emrat e disave nga ta tan më janë të njohur për ne.

Deputetja Ganimete Musliu, nga PDK, ka vlerësuar se kjo gjykatë do ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së.

“Kjo gjykatë e cila do ta degradojë luftën e pastër të UÇK-së nuk do ta ketë votën time asnjëherë. Jam e zgjedhur e popullit dhe nuk bëhem servile e askujt. Vendimet dhe qëndrimet e mija do t’i mbrojë çdo herë. Nëse ne mendojmë se UÇK –ja ka qenë e pastër dhe ka bërë një luftë të pastër, atëherë nga kush do të pastrohet, apo nga çka do të pastrohet kjo luftë dhe kjo ushtri”, ka thënë deputetja Musliu.

As Bilall Sherifi, nga Nisma, nuk është i kënaqur me themelimin e Gjykatës speciale. Ai ka thënë se Nisma për Kosovën është kundër kësaj gjykate, duke e quajtur si një gjykatë puro politike.

“Kosova nuk ka nevojë për një gjykatë të tillë, e cila do ta degradojë imazhin e Kosovës”, tha ai duke paralajmëruar se së shpeti do të publikojnë disa skandale, të cilat kanë ndodhur gjatë gjykimit me kreun e partisë së tij, Fatmir Limajn.

Ndryshe nga këta mendon analisti, Fadil Lepaja, i cili tha se kjo gjykatë do të largonte të gjitha dyshimet mbi krimet e mundshme të bëra nga periudha 1 nëntor 2009 deri në fund të dhjetorit 2010.

Lepaja ka thënë se kjo çështje duhet te shikohet më ndryshe duke u nise nga ajo se “a ka pasur në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës krime të tilla që gjyqësia kosovare nuk ka kapacitete, nuk ka kurajo apo nuk ka vullnet me u marrë me to. A kanë ekzistuar krimet e tilla në luftë dhe pas lufte?”

“Nga kjo as nuk do te përlyhet askush, as nuk do të pastrohet. Kjo është diçka e mirë për ne. Është e domosdoshme për t’i rrëzuar dhe për t’i verifikuar dyshimet që janë ngritur nga institucionet zyrtare, pavarësisht se të kujt kanë qenë ato, ne si shoqëri nuk kemi as një arsye të shqetësohemi për këtë”, tha ai. /Telegrafi/
______________________________________________
http://www.telegrafi.com/lajme/gashi-gjykata-speciale-lekund-themelet-e-shtetit-te-kosoves-2-59658.html#end
________________________________________________________

Dhurate e serbise e e charlise.
 
Pajtim Pirasi

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 13, 2014
Postime
141
Pikët
0
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Nuk e kuptoj dot pse perhapet nje fryme e theksuar dyshimi, kundershtimi, FRIKE, perbuzje, revolte ndaj krijimit te kesaj gjykate speciale?!!! Ne se nuk ka asgje te njollos UCK-ne nuk ka pse te kete frike e kundershtim. Miresetevije kjo gjykate e te deshmoje qe lufta qe e paster nga ana e UCK-se. Dihet qe ne lufte vdesin nga te dy palet por ne se vriten civile te paarmatosur, gjenocidi ndaj popullsise civile eshte i denueshem e per kete verifikon kjo gjykate. Duke kerkuar drejtesi per te tjeret do kemi gojen e hapur te kerkojme drejtesi per veten.
 
Oqeani

V.I.P
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,176
Pikët
83
Vendndodhja
Nën hijen qiellore
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

I drejti nuk frikesohet, e baloshat le te pergaditen!
Mos jan vonuar pak !
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,558
Pikët
38
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

sikurse euleksi dhe kjo gjykat do bej nje vrim ne uje.
mafia do vazhdoj te plackise e fukaraja do vazhdoj te diskutoj buken e gojes.
populli kosovar i adhuron plackitsit pushtat e lahperat e keshtu nuk meriton me mir se si e ka
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,575
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

I drejti nuk frikesohet, e baloshat le te pergaditen!
Mos jan vonuar pak !
Se je nga Kosova ti me duket apo jo?
Filluan serbet krimet dhe spastrimin etnik(qe e kane bere tere historise) dhe faktet nje gjykate per qellime te caktuara i gjen.
Por je i trashe ti se ai pajtimi piqerasis eshte dhelper....
 
Oqeani

V.I.P
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,176
Pikët
83
Vendndodhja
Nën hijen qiellore
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Jam apo nuk jam, ka diç !
Sikur mos te jem, athua nuk di se kush filloi!
Te dukem qumesht zogu!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,575
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Mund te jeshe dhe qumesht Deleje...
 
Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,554
Pikët
0
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Do na akuzojne per gjenocid!
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,575
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Do na akuzojne per gjenocid!
As nuk e vej ne dyshim qe edhe mund te ndodhi,dhe po ndodhi <faktet> ty,mua dhe te tjereve do na i japin skipetaret!
Po ta shkruaj qe ne kete cast ora 09.14 data 18-03-2015.
 
ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
4,718
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

le ta fillojne me theniet e Drashkovicit "per 3 vjet vrame 12 mije njerez 2 mije prej te cileve ishin femije"
 
Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,404
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Nuk e di kjarte se ku ia ka ver syrin kjo gjykata 'speciale por ta fajsosh drejtsin kosovare me duket se ne rrethana te tilla ,i bie se i kemi hur ne hakë.Gjdo akuz e ngritur nga vendoret kunder serbve .nga drejtesia Eulex ështe par si e qellimshme.Argumenti i Eulex ka qen t 'gjith sebet per ju jon kriminel',kuptohet se e kan then me tendence dashakeqe...
pra vete nderkombetaret i kan neglizhar rastet,qe tani te justifikohen se gjoja ne spaskemi vepruar.
madje jon plot raste ku edhe prokuror te huaj kan ve re se gjykates nderkombeta i kan mbyllur,neglizhuar rastet kure jon paraqitur..sigurishte paska qen tendenca e qellimshme,te njelloset drejtsia në Kosove.
qellimi final për ate qe deshiron ti shohe difektet e ksaj drejtsie,pa dyshim, ështe baraspesha dhe berja e paralelizmave ne luften e fundit ne Ballkan,ku viktima dhe krimineli po vihen ne ndarjen pergjysme te bashk-fajsis.

Unë besoi plotsisht se sikur te mos kishte garancion te fort se nuk do te hetohen kreret e shtetit t'Kosoves,sigurisht qe nuk do te miratohej ligji per themelimin e ksaj gjukate,qe une do e quaj gjykata e faqes s'zeze.

Te kerkosh krijim per nji gjykat qe pretendimet te jen shum dimensionale,dhe si rezultat te shkrimeve gazetareske ,t'mbeshtetur ne supozime e hipoteza qe nuk peshojn fare,seshte gje tjeter veq se qellim per degradimin e luftes son te paster,perjashtuar ktu 'doren e udb'.

Der sa akoma nuk jon arrestuar kriminelet serb qe dihen me emra e mbiemra ,madje me deshmitar te perkatsis etnike serbe ! kjo tendenc e 'drejtsis' speciale ska qellim tjeter veq njellosjes se luftes se drejt te UcK dhe leshimeve te qelllimshme para kriminelve serb.
prandaj kshtu siq po kerkohet o ju o ne do ta krijojm ,ather eshte me mir qe ajo gjykat te formohet nga ata.Se thon koti! met lidh dikushi te zgjedh dikushi,por me u lidh vet ska qe te zgjedh.
 
Pajtim Pirasi

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 13, 2014
Postime
141
Pikët
0
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Se je nga Kosova ti me duket apo jo?
Filluan serbet krimet dhe spastrimin etnik(qe e kane bere tere historise) dhe faktet nje gjykate per qellime te caktuara i gjen.
Por je i trashe ti se ai pajtimi piqerasis eshte dhelper....
Perpiqu te hedhesh poshte idene se "kush eshte i drejte e i ndershem nuk ka frike" e jo te fyesh me krahasime kafshesh pse pas dhelperes-une vjen edhe gomari- ti. E keqja luftohet e neveritet kushdo te jete qe e kryen.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,575
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Perpiqu te hedhesh poshte idene se "kush eshte i drejte e i ndershem E keqja luftohet e neveritet kushdo te jete qe e kryen.
Shume drejte e ke......si ide!!!!
 
Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,290
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Ish-prokurori i Hagës: Gjykata Speciale do t’i shërbejë interesave të Serbisë

Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Sir Geoffrey Nice, thekson se Gjykata Speciale nuk mund t’i sjellë ndonjë dobi imazhit të Kosovës.

Sir Geoffrey Nice, ish-Prokuror në Tribunalin e Hagës, thotë se është mjaft e qartë që kjo gjykatë, së paku jo në afat të shkurtër, nuk pritet të sjellë ndonjë dobi a përfitim për Kosovën apo qytetarët e saj, jo në kuptimin e imazhit që ka në botë.

“Nuk do të sjellë ndonjë dobi, e në të vërtetë do t'i shërbejë interesave të Serbisë. Më duhet ta përsëris, kjo gjë po imponohet për arsye politike, e nuk mund të dihen variablat e këtij ekuacioni, të këtij vlerësimi, në mendjet e atyre që janë të vendosur që kjo gjykatë duhet themeluar dhe duhet të jetë efektive”, ka thënë Nice në një intervistë dhënë televizionit publik.

Sir Geoffrey Nice tha se ajo që mbetet ende e paqartë janë benefitet që do t’i ketë Kosova me krijimin e kësaj gjykate, përveç heqjes së njollave të cilat i janë mveshur vendit me publikimin e raportit të ish senatorit Dick Marty.

Ai u rekomandon liderëve politikë të vendit që të kërkojnë sqarime në mënyrë që të dinë benefitet dhe humbjet e Kosovës me krijimin e kësaj gjykate.

“Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Gjykatën, atëherë ajo që vjen si kërcënim është që kjo do të mund të vendosej nga Kombet e Bashkuara, përmes Këshillit të Sigurimit. Ka njerëz që besojnë që kjo gjë do të ishte më e mirë, pasi që do të ishte organ i OKB-së, do të merrte parasysh të gjitha palët, e kështu me radhë. Por, megjithatë, kjo mund të mos ndodhë, mund të mos ndodhë që OKB-ja të themelojë një gjykatë të tillë, si dhe kam dëgjuar shpesh njerëzit të thonë që ka shumë pak gjasa që OKB-ja të ketë mundur ta bënte këtë gjë ndonjë herë”, ka thënë Nice.

Ndërkaq, i pyetur nëse kjo do të ishte arsye e mirë për të mos miratuar Gjykatën Speciale, Nice tha: “Nuk e di, varet plotësisht nga ajo që pritet të jetë si dobi për Kosovën nga themelimi i Gjykatës, apo cila është pasoja nëse nuk themelohet ajo”.

Ndër të tjera, Sir Geoffrey Nice nuk e përjashton mundësinë që krijimi i Gjykatës Speciale për Kosovën të jetë reflektim i dështimit të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Britaniku ka folur edhe për gjykimin e diktatorit serb, Slobodan Milosheviq, i cili pati vdekur pa marrë një ndëshkim nga Tribunali i Hagës.
_________________________________________________
http://koha.net/?id=27&l=57791
 
Top