• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Mafia serbe torturon marokenin, për t’ia marr veshkën

5 pjesëtarë të mafias serbe janë arrestuar para dy ditëve në Spanjë, pasi Policia zbuloi një komplot të të dyshuarve për të blerë veshkën e një imigranti marokien për një shumë prej 6000 eurove, raporton Independent.
Pasi viktima kishte ndërruar mendje me frikën se po mashtrohej, mafiozët serbë e kidnapuan atë dhe e rrahën deri sa pranoi përsëri që të kryej transplantin. Sipas policisë, viktima jeton në qytetin veri-lindor të Spanjës, Tarragona. Ai është një imigrant i varfër në nevojë të madhe financiare. Si shkak i kësaj ai ishte pajtuar që të shes veshkën e tij, që do t’i transplantohej të birit të liderit të mafias serbe, i cili vuante nga sëmundja e veshkave, transmeton Indeksonline. Policia ka arrestuar liderin e mafias, djalin e tij dhe tre serbë të tjerë që dyshohet që janë të involvuar në këtë ngjarje. Mirëpo, pas marrëveshjes së parë, marokieni kishte ndryshuar mendje, dhe nuk donte që të shiste veshkën e tij, nën dyshimin se ai nuk do t’i pranonte paratë e premtuara. Mafia serbe më pas e kidnapoi atë dhe e rrahu deri sa ai u pajtua që të kryej transplantin, transmeton Indeksonline. Policia ka njoftuar se pjesëtarët e mafias kërcënuan personin me vdekje po që se ai do të tërhiqej nga marrëveshja.
_____________________________________________________
http://lajmi.net/mafia-serbe-torturon-marokenin-per-tia-marr-veshken/
_____________________________________________________________

Ky eshte populli qe ben trafikim me organet e serbeve dhe te tjerevet.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Hetimet për krime lufte, Gjykata Speciale së shpejti hap zyrën në Beograd.

Qysh në vitin 2016, ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, që do të merren me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga UÇK-ja, David Schwendiman, kishte folur për hapjen e zyrës së Dhomave të Specializuara në Beograd.

Hapjen e saj e pa si mbështetje, e cila do të përdorej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe dokumenteve.

Në emisionin “Pressing” të T7 Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se është njoftuar së voni nga Haga për hapjen e kësaj zyre në Beograd.

Tash, pak para finalizimit të plotë të punës së Gjykatës Speciale, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Gazetën Express, hapjen e kësaj zyre, kështu duke treguar se do të jetë në dispozicion edhe për hetime.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka krijuar dhe vazhduar mbështetjen dhe asistencën në një numër të madh të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare në avancimin e mandatit dhe operacioneve të saj. Në përputhje me kompetencat e saj, SPO mund të kryejë funksionet e saj kudo që është e nevojshme për t’i kryer në mënyrë efektive hetimet e saj”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë së Specializuar, e cila do t’i dërgojë para drejtësisë ata që ishin pjesë e UÇK-së dhe kryen krime lufte.

Gjatë kësaj jave, në një letër të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, kanë raportuar mediat, ajo kërkoi mendimet e grupit të avokatëve që janë pjesë e Grupit Punues për Mbrojtjen e Viktimave, para formimit të trupës së përhershme që do të quhet Trupi i Pavarur Përfaqësues.

Pjesë e këtij grupi punues do të jetë edhe avokati kosovar, Artan Çerkini, i cili ka thënë se do të punojë bashkë me të tjerët për të themeluar trupën e përhershme të avokatëve.

Pas themelimit edhe të kësaj trupe, Specialja do të jetë gati të nisë punën e plotë.

E në muajin shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale pati konfirmuar se është në proces të intervistimit të dëshmitarëve për krimet e supozuara.

Sipas të njëjtës, në pyetje janë duke u marrë dëshmitarët dhe njëkohësisht duke u hetuar dëshmi të ndryshme rreth hulumtimeve që po zhvillohen për ngritjen e aktakuzave të para nga kjo prokurori.

Kujtojmë se kryeprokurori i ri, Jack Smith, erdhi në krye të Gjykatës Speciale pas dorëheqjes së David Schwendiman.

Oct 12, 2018 20:53 Europe.

hmmmmmmmmmmmmmmmm....do bjere llufta.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Rexhep Selimi: Çka keni për të thënë ju 82 deputetë që votuat Gjykatën Speciale në vitin 2015

Pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Selimi ka parashtruar një pyetje për të gjithë 82 deputetët që në vitin 2015 votuan pro Gjykatës Speciale.

Komente :

Perzereni :
O Rexhep Selimi... Gjykata Speciale nuk ka qene pune qejfi e as hile e atij apo e ketij politikani te Kosoves. Kete Gjykate e kemi si rezulat i Raportit te Dik Martit dhe rezolutes se Keshillit te Evropes... por ne pjese te madhe kjo Gjykate eshte edhe ´bakshish´ qe ja kemi ba vet-vetes.., ne si Kosove....nga deshtimi i institucineve te shtetit tone per t´u marrre me disa vrasje te dyshimta... qe perpos vorreve te tyre asgje tjeter nuk dihet.

Komentuesi :

Komentuesi Perzereni • 2 orë më parë
Raporti i Martyt ka pasur 33 emra dhe krime specifike.
Thaci nuk beri kallezim penal ndaj Martyt.
Pastaj u zgjerua periudha dhe numri i te akuzuarve potenciale u shumefishua.
Hic nuk kemi pas nevoje me themelu Specialen. 38 deputete kane votuar kunder dhe ende gjalle jane, send nuk i ka gjete.

passusli :
Gjykata speciale tash i thirr njerzit qe thaqi kadria e xhaviti ua bojn me gisht per me shpetu vehten e kan pranu gjykaten speciale
Kjo eshte gjykat e turpit per kosoven kurr sdo thirren ata qe vertet kan bo ndonje krim seshte me rendesi te madhe ai qe ka vra me rendesi eshte ai qe e ka urdheru vrasjen ne kete rast
Nr 1 eshte Xhavit Haliti
Nr 2 eshte Hashim Thaqi
Nr 3 eshte Kadri Veseli
Nr 4 eshte Jakup Krasniqi
Qe kan marr uredhera nga sherbimet sekrete ruse franceze e serbe

Profil :
PDK:Udbashat E Prontess
(23 pro, 6 kunder)
3,PDK Shaip Muja,PDK,Yes
4,PDK Azem Syla,PDK,Yes
5,PDK Elmi Recica,PDK,Yes
6,PDK Latif Gashi,PDK,Yes
7,PDK Bekim Haxhiu,PDK,Yes
8,PDK Zenun Pajaziti,PDK,Yes
9,PDK Behar Selimi,PDK,Yes
11,PDK Fadil Demaku,PDK,No
12,PDK Haxhi Shala,PDK,No
13,PDK Adem Grabovci,PDK,Yes
14,PDK Fatmir Xhelili,PDK,Yes
15,PDK Halit Krasniqi,PDK,Yes
16,PDK Rame Vataj,PDK,Yes
17,PDK Ramiz Ladrovci,PDK,Yes
18,PDK Flora Brovina,PDK,Yes
19,PDK Sala Berisha-Shala,PDK,Yes
20,PDK Blerta Deliu-Kodra,PDK,Yes
22,PDK Justina Pula,PDK,Yes
23,PDK Lumnije Morina,PDK,No
24,PDK Salihe Mustafa,PDK,Yes
25,PDK Xhevahire Izmaku,PDK,Yes
26,PDK Ganimete Musliu,PDK,No
27,PDK Safete Hadergjonaj,PDK,Yes
106,PDK Hydajet Hyseni,PDK,No
108,PDK Nait Hasani,PDK,No
109,PDK Arsim Bajrami,PDK,Yes
110,PDK Berat Buzhala,PDK,Yes
111,PDK Kurtan Kajtazi,PDK,Yes
112,PDK Valbona Dibra,PDK,Yes

Profil :

un vetem po them po nuk i gezona njerz qe kan luftu per kosoven me qen aty ne hag edhe nese kan ber naj krimmm ose naj hajniiii duhet me pas burgos shtetiti i ks jo me shku me bajt burgun n nje vend t huaj vend me u gjyku serbijaaa kemi pas shum fakte tash viktimaaa po gjykohet dhe ne ket gjykat pse skan qen perfshir edhe serbt e kosoves po kush e ka ber ket gjykat ata jan tradhtarrr t mdhejjj mjer ato njerz qe i votojn kto njerzzz skan gjak shqiptari po gjakun ekan uj t shakkkutt

Profil :
Themeluesit e Partise NISMA:
2,"PDK" Jakup Krasniqi,PDK,Abstain
Fatmir Limaj, Abstain

Profil :
Pa GP:
(100% kunder)
66,Pa GP Aurora Bakalli,LB,No
81,Pa GP Emin Gerbeshi,,No
62,Pa GP Agim Kuleta,LB,No

Profil :
AKR:Udbashat
(100% pro)
82,KKR Myzejene Selmani,AKR,Yes
83,KKR Sevdije Lama,AKR,Yes
114,KKR Gezim Kelmendi,AKR,Yes
115,KKR Suzan Novoberdaliu,AKR,Yes
120,KKR Jeton Svirca,AKR,Yes

Profil :

LDK:Udbashat
(100% pro)
28,LDK Sabri Hamiti,LDK,Yes
29,LDK Ismet Beqiri,LDK,Yes
30,LDK Arben Gashi,LDK,Yes
31,LDK Kimete Bytyqi,LDK,Yes
32,LDK Hatim Baxhaku,LDK,Yes
33,LDK Naser Osmani,LDK,Yes
34,LDK Anton Quni,LDK,Yes
35,LDK Hashim Deshishku,LDK,Yes
36,LDK Eqrem Kryeziu,LDK,Yes
37,LDK Bahri Thaqi,LDK,Yes
38,LDK Ali Sadriu,LDK,Yes
39,LDK Skender Hyseni,LDK,Yes
40,LDK Vjosa Osmani,LDK,Yes
41,LDK Armend Zemaj,LDK,Yes
42,LDK Xhavit Uka,LDK,Yes
43,LDK Haki Demolli,LDK,Yes
44,LDK Salih Morina,LDK,Yes
45,LDK Nazane Breca,LDK,Yes
46,LDK Sadri Ferati,LDK,Yes
47,LDK Rita Hajzeraj-Beqaj,LDK,Yes
48,LDK Teuta Sahatqija,LDK,Yes
49,LDK Lirije Kajtazi,LDK,Yes
50,LDK Lutfi Zharku,LDK,Yes
51,LDK Hykmete Bajrami,LDK,Yes
52,LDK Xhafer Tahiri,LDK,Yes
53,LDK Aferdita Berisha-Shaqiri,LDK,Yes
54,LDK Vjollca Krasniqi,LDK,Yes
65,LDK Alma Lama,LDK,Yes
80,LDK Muhamet Mustafa,LDK,Yes

Profil :
LVV:
(100% kunder)
55,VV Albin Kurti,VV,No
57,VV Glauk Konjufca,VV,No
58,VV Rexhep Selimi,VV,No
59,VV Afrim Hoti,VV,No
60,VV Faton Topalli,VV,No
61,VV Albana Fetoshi,VV,No
63,VV Visar Ymeri,VV,No
64,VV Afrim Kasolli,VV,No
67,VV Albana Gashi,VV,No
68,VV Albulena Haxhiu,VV,No
_____________________________________

https://telegrafi.com/rexhep-selimi-cka-keni-per-te-thene-ju-82-deputete-qe-votuat-gjykaten-speciale-ne-vitin-2015/
 

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,208
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

edhe haga u munduar disa here te shpallet lufte qlirimtare po kot i doli
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,412
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

kryesore, vetem ta qojne edhe ate idolin e dhakumit, me keta tjeret :D edhe baras ngelin me Martin e Dickit :D

Nuk ka Kosova kapacitet me financuar sa Burdushin e leshit qe e kishte patur.

Fshatundar, nuk po thua shyqyr qe u be, qe dikush te udhetoj pa viza per jurope :D
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,432
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

OVLUÇK-ja: Marrja në pyetje e luftëtarëve të UÇK-së nga Specialja si në kohën e Jugosllavisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka kundërshtuar marrjen në biseda informative të ish-luftëtarëve të UÇK-së me status të padefinuar nga ana e Gjykatës Speciale.
Kjo organizatë nëpërmjet një reagimi publik ka theksuar se bisedat informative kanë qenë praktikë e ish-sistemit jugosllav.

Reagimi i plotë i OVLUÇK-së:
Organizata e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdimisht ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale, përmes së cilës do të gjykohen luftëtarët e UÇK-së, duke e konsideruar si një gjykatë diskriminuese që gjykon vetëm shqiptarët, por jo edhe kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.
Krijimi i kësaj gjykate fatkeqësisht është votuar nga ana e Kuvendit të Kosovës, e cila do të funksionoj në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe përkundër kritikave tona, të ftuarit duhet të përgjigjen dhe gjatë proceseve gjyqësore të vërtetojnë pafajësinë e tyre.
OVLUÇK, kundërshton marrjen në biseda informative të luftëtarëve të UÇK-së me status të padefinuar, nga ana e Prokurorisë Speciale, e cila ka për qëllim që nga këto biseda informative, të siguroj prova e që pastaj të akuzoj luftëtarët e UÇK-së.
Bisedat informative kanë qenë praktikë e ish sistemit jugosllav, i cili në të kaluarën i ka përdorur ato për të ngritur akuza dhe ka organizuar me qindra gjyqe nga të cilat u dënuan me mijëra intelektual dhe të rinj e të reja shqiptarë.
Duke pasur parasysh këtë përvojë të hidhur nga e kaluara, e cila fatkeqësisht po përsëritet edhe tani, Organizata e Veteranëve të UÇK-së ju bën thirrje të gjithë të ftuarve nga Gjykata Speciale, të mos pranojnë që të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale, pra të mos japin deklarata pranë saj, e cila nuk ka prova, por përmes këtyre bisedave informative informative po synon që t’i nxjerr ato e për të dënuar luftëtarët e UÇK-së.
Nëse Prokuroria Speciale ka mbledhë prova të mjaftueshme, ajo le t’i provojë me akuzë gjatë shqyrtimit kryesor në seanca gjyqësore, e jo ne t’i shërbejmë asaj për t’i siguruar prova kundër vetes.
/Epoka e re/
_______________________________________________
https://www.epokaere.com/ovluck-ja-marrja-ne-pyetje-e-luftetareve-te-uck-se-nga-specialja-si-ne-kohen-e-jugosllavise/

azem syla
__________________________________________

OVL e UÇK-së: Mos bashkëpunoni me Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila vazhdimisht ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale, për shkak që e ka cilësuar si gjykatë diskriminuese, ka bërë thirrje që të ftuarit nga kjo gjykatë, të mos i përgjigjen ftesave raporton “Zeri.info”.
“OVL UÇK, kundërshton marrjen në biseda informative të luftëtarëve të UÇK-së me status të padefinuar, nga ana e Prokurorisë Speciale, e cila ka për qëllim që nga këto biseda informative, të siguroj prova e që pastaj të akuzoj luftëtarët e UÇK-së”, thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj organizate, bisedat informative kanë qenë praktikë e ish sistemit jugosllav, i cili në të kaluarën i ka përdorur ato për të ngritur akuza dhe ka organizuar me qindra gjyqe nga të cilat u dënuan me mijëra intelektual dhe të rijnë e të reja shqiptarë.
LEXO EDHE: I ftuari tjetër nga Specialja mund të intervistohet në Prishtinë, e jo në Hagë
“Duke pasur parasysh këtë përvojë të hidhur nga e kaluara, e cila fatkeqësisht po përsëritet edhe tani, Organizata e Veteranëve të UÇK-së ju bën thirrje të gjithë të ftuarve nga Gjykata Speciale, të mos pranojnë që të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale, pra të mos japin deklarata pranë saj, e cila nuk ka prova, por përmes këtyre bisedave informative informative po synon që t’i nxjerr ato e për të dënuar luftëtarët e UÇK-së”, thuhet tutje në këtë shkresë.

OVL e UÇK-së vlerëson se nëse Prokuroria Speciale ka mbledhë prova të mjaftueshme, ajo le t’i provojë me akuzë gjatë shqyrtimit kryesor në seanca gjyqësore, ‘e jo ne t’i shërbejmë asaj për t’i siguruar prova kundër vetes’. /ZËRI
_____________________________________________________________
https://www.zeri.info/aktuale/234489/ovl-e-uck-se-mos-bashkepunoni-me-gjykaten-speciale/
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,347
Pikët
113
Përgjigje e: Gjykata speciale per krimet e luftes ne Kosove

Diku me veting në drejtësi dhe diku me gjykata speciale, Perëndimi po përpiqet që të eleminojë ata Shqiptarë që i krijojnë probleme. Çështja është se edhe këta Shqiptarë i kanë ato anët e errëta dhe kjo gjë shfrytëzohet, por qëllimi nuk është bërja e drejtësisë por instalimi i një regjimi kolonial.
Duke u përqendruar te Kosova ka dy probleme të mëdha.
E para, nuk mund të bësh drejtësi duke barazuar vrasësin me viktimën.
E dyta, nëse vërtetë perendimorët duan drejtësi, le ta fillojnë gjyqin nga vetja e tyre, sepse janë ata që me vendimet e tyre krijuan këtë situatë ku në mes të Europës aplikohesh një sistem kolonial në fund të shek. XX-të. Ata ja dhanë Kosovën dhe trojet e tjera Serbisë, ata e financuan dhe mbështetën gjenocidin dhe spastrimin etnik të Shqiptarëve. Të fundit për tu gjykuar në këtë histori janë Shqiptarët, por ata duan që të mos i kenë nëpër këmbë për të vazhduar të qetë lojën e tyre me harta.
 
Top