• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjyshja lind djalin e së bijës

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113

Një britanike 57-vjeçare rriti në mitrën e saj dhe lindi me sukses një fëmijë që i përket vajzës së saj, e paaftë për të patur fëmijë.
Historia unike u raportua mëngjesin e sotëm nga “Daily Mail”. Pasi vajza ishte përpjekur për disa vjet pa sukses, mjekët i kishin bërë të qartë që gjendja e saj mjekësore nuk do ta lejonte kurrë të bëhej nënë.
Megjithatë, Pamela Butler, duke qenë e vendosur që të bëhej gjyshe, i propozoi të bijës një mënyrë novatore për të patur fëmijë.
Edhe pse në moshë të avancuar për të patur fëmijë, trupi i 57-vjeçares ishte ende në gjendje shumë të mirë dhe të përshtatshme për të pritur një fëmijë.
Kështu, pasi në laborator u fekondua veza e së bijës me spermatozoidët e bashkëshortit, gjyshja priti fetusin në mitrën e saj.
Si rezultat, familjes Butler iu shtua një djalë, që sot është disa muajsh. Sipas fjalës së Pamelës, ai është “sikur të ishte djali i saj”.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Gjyshja lind djalin e së bijës

Duke u nisur nga fotografia do thoja qe femija ngjan me shume me gjyshen.

Po gjithashtu duke u nisur nga fotografia e kuptoj fare mire babain e femijes qe provonte ne menyre natryale te bente femije me gocen e gjyshes.

A ka bere mire qe i ka dhuruar spermatozoided vjerres?
:D
Eshte veshtire te gjykosh sepse eshte dicka qe mbetet brenda familjes.

Femija tju rroj dhe me jete te gjate. Urime gjyshes per kurajon!
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Gjyshja lind djalin e së bijës

hahahaha
I thot gruaja burrit:
I dashur, shkova takova gjenikollogun sot dhe me that qe nuk mund te kem femije.
Burri i merzitur i thote gruas:
Po ta pyesim nje here maman tende se mbase na ndihmon dot.
:D
 

HELEN OF TROY

Jeta vazhdon
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
1,311
Pikët
38
Vendndodhja
prane teje
Përgjigje e: Gjyshja lind djalin e së bijës

ska ndonje gje per te qeshur ketu besoj edhe nuk mund te thuhet kuriozitet
i lumte gjyshes per guximin qe mori te beje cupen e saj te lumtur
se sa ta linde ate femije nje nene me pagese
femije nga dna eshte 100% e tyre edhe pse eshte lindur nga nje miter e huaj....
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Gjyshja lind djalin e së bijës

Po ta kapesh nga ana mekanike gjese, mer nje spermatozoid te burrit e fut ke veza gjyshes qe eshte e ngjashme gjenetikisht me ate te gruas, eshte nje zgjidhe goxha e mire teknike.

Nga ana psikollogjike gjeja eshte pak me e komplikuar.

Dhe meqe ra llafi mendoj qe pa pak humor ne mes femija do e kishte pasur me te veshtire ti rreshqiste rrugeve natyrale te krijimit.
 
Top