• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

GLOBALIZIMI- Mundësi apo kërcënim?

Globalizimi: Proçes negativ apo pozitiv?

  • Proçes pozitiv. Sjell zhvillim dhe mirëqënie.

    Votes: 2 66.7%
  • Proçes negativ. Është varfërues.

    Votes: 1 33.3%
  • Nuk e di. Nuk jam shumë në djeni të këtij proçesi dhe pasojave të tij.

    Votes: 0 0.0%

  • Numri i votuesve
    3
  • Poll closed .

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
187
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Diskutimi është në thelb ekonomik. Duke qënë se mungon një nënforum i ekonomisë, vendosa ta hap temën këtu.

Termi 'Globalizim' ka përdorim pak emocional. Disa e shohin si një proçes pozitiv, si një çelës që mundëson zhvillimin e madh ekonomik të së ardhmes, si të pashmangshëm e të pakthyeshëm. Të tjerë e shohin si proçes tepër negativ, me frikën se hendeku i pabarazisë brenda dhe midis vendeve, punësimi dhe standarti i jetesës do të thellohet më tej duke penguar kështu zhvillimin social.

Çfarë është globalizimi?

Duhet të mos e ngatërrojmë me globalizmin(shkëmbimin ndërkontinental) Globalizimi ekonomik është një proçes historik, rezultati i inovacionit njerëzor dhe përparimit teknologjik. Ky proçes bazohet në integrimin në rritje të ekonomive të mbarë botës, sidomos përmes shkëmbimit tregëtar dhe fluksit të financave. Ky përcaktim bazohet jo rrallë edhe në popullsinë botërore, më saktësisht në shkëmbimin ndërkombëtar të krahut të punës dhe dijes (teknologjisë). Përveç kësaj, ekzistojnë edhe dimensione të tjera të globalizimit, si ai politik, kulturor apo ai ekologjik.

Tregu i punës rrit efiçencën përmes konkurencës dhe specializimit të punës, që u lejon njerëzve dhe ekonomive, të përqëndrohen tek ajo që ata dinë të bëjnë më mirë. Tregjet e mëdha të botës ofrojnë mundësitë për të pasur akses në kapital, teknologji dhe tregje të mëdha eksportesh. Vetëm se, këto tregje nuk sigurojnë në mënyrë automatike, që të gjithë të kenë përfitim nga efiçenca në rritje. Prandaj vendet më të fuqishme ekonomikisht duhet të jenë të gatshme të ndihmojnë vendet e varfëra duke krijuar politika që i mbështesin këto të fundit.

Globalizimi ofron mundësi për një zhvillim mbarëbotëror, gjithsesi ai nuk zhvillohet njëtrajtësisht kudo. Disa vende integrohen më shpejt se disa vende të tjera dhe si rrjedhojë tregojnë një zhvillim më të shpejtë dhe një varfëri më të ulët. Politika e hapur ndaj jashtë solli dinamikë dhe mirëqënie të lartë për një pjesë të madhe të Azisë Lindore, një rajon i cili para 40 vitesh rradhitej ndër më të varfërit në botë. Rritja e mirëqënies bëri edhe të mundur përparimin e demokracisë në këto vende.

Krisat e viteve '90 treguan se, mundësitë e globalizimit nuk janë pa rreziqe, rreziqe që rezultojnë nga rrjedhja e kapitalit dhe rreziqe të rënies sociale, ekonomike dhe ekologjike të shkaktuara nga varfëria. Gjithsesi këto nuk janë arsye, pse mos të synohet një drejtim i ri. Përkundrazi do të thotë akoma më shumë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proçes, ata të vendeve në zhvillim, të vendeve të zhvilluara dhe natyrisht për investitorët në drejtim të kooporimit mes tyre, me synim fuqizimin e ekonomisë botërore dhe të sistemit botëror financiar, gjë që çon në zhvillim të shpejtë dhe garanton uljen e varfërisë.

Pyetjet e mia ndaj jush:

-A mund të ndihmohen vendet e varfëra për tu rimëkëmbur? Si?

-A e rrit globalizimi hendekun e varfërisë dhe të pabarazisë?

-I shihni krizat finaciare/ekonomike si rrjedhoja të pashmangshme të globalizmit?

- E konsideroni globalizimin si proçes pozitiv apo negativ?

Tema është goxha e dashur për ekonomistët ose amatorët e ekonomisë.

Diskutim të këndshëm;))
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: GLOBALIZIMI- Mundësi apo kërcënim?

Chanel said:
Pyetjet e mia ndaj jush:

- A mund të ndihmohen vendet e varfëra për tu rimëkëmbur? Si?

- A e rrit globalizimi hendekun e varfërisë dhe të pabarazisë?

- I shihni krizat finaciare/ekonomike si rrjedhoja të pashmangshme të globalizmit?

- E konsideroni globalizimin si proçes pozitiv apo negativ?
Unë globalizmin e shikoj të gjithanshëm, e shoh si një të tërë dhe nuk e ndaj në ekonomik, politik, kulturor etj. Po u përgjigjem pyetjeve që ke bërë:

1. Vendet e varfra nuk duhet të ndihmohen, por duhet që secili të ecë me forcat e tij dhe të ketë aq sa meriton. Me vendet e varfra duhet bërë vetëm tregti.

2. Sigurisht që rrit hendekun mes të pasurve dhe të varfërve dhe rrënon shtresën e mesme. Globalizmi është në kurriz të vendeve të pasura. Realiteti tregon se në vendet e pasura mirëqenia dhe ekonomia po bie dita-ditës, ndërsa kriminaliteti e pasiguria po rritet.

3. Krizat i shikoj edhe si rrjedhojë të globalizmit, por mendoj se ndonjëherë ato krijohen artificialisht.

4. E quaj të keqen më të madhe.
 

baaroar

"<(@)>"
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
420
Pikët
0
Përgjigje e: GLOBALIZIMI- Mundësi apo kërcënim?

Me shumë rezerva, e vlerësoj globalizimin si proçes pozitiv.
E shoh si një prirje të pashmangshme të organizimit të mbarë shoqërisë njerëzore në të ardhmen e largët.
Pabarazia sociale është shkaku kryesor i lindjes së konflikteve midis shoqërive apo qytetërimeve të diferencuara përsa i përket zhvillimit ekonomik e mirëqënies sociale.
Vetëm kur të zhduket pabarazia, do të arrihet globalizimi i mirëfilltë dhe jo si ky i sotmi i cili bazohet tërësisht mbi integrimin e ekonomive në një të vetme globale me elementë të cilët bien në kundërshti me arritjen e objektivave të globalizimit.
Nuk mund shkohet drejt globalizimit me një sistem të tillë ekonomik të sotëm, i cili që në lindje është i destinuar matematikisht të dështojë, të prodhojë pareshtur kriza ekonomike e financiare.
Po ashtu, dominancat ushtarake të superfuqive shfrytëzohen për të mbrojtur këtë sistem ekonomik, i cili nuk sheshon pabarazinë, por thellon më shumë hendekun e saj.
Këto nuk janë politika globalizimi, por politika globale për mbajtjen e status-kuosë në rang global.
Sigurisht që globalizimi ka edhe ndikime anësore negative, por kjo është kostoja që duhet të paguajë shoqëria njerëzore për të kaluar nga një shoqëri ku ekziston pabarazia në një ku ajo nuk ekziston.
 
Top