• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Google aktivizon 300 mijë telefona Android në ditë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Zëvendës presidenti i inxhinierisë në kompaninë Google, Andi Rubin ka “cicëruar” edhe njëherë në Twitter. Këtë herë ai ka thënë se kompania e tij tani është duke aktivizuar rreth 300 mijë telefona të mençur Android, për çdo ditë.
Përkundër faktit që sasia e telefonave të aktivizuar në Android është në rritje, kjo ende nuk nënkupton që ky sistem operativ ka arritur ta kalojë atë të Apple, ndërsa Google nuk është duke gjeneruar të ardhura të drejtpërdrejta nga shpërndarja e gjerë e programit të saj.

"Tani, mbi 300 mijë telefona Android aktivizohen çdo ditë," ka Rubin nga llogaria e tij në Twitter. Cicërima e tij në këtë faqe duket të jetë një përgjigje ndaj njoftimeve se numri i telefonave të aktivizuar në Android është duke rënë.

Në gusht, Google kishte raportuar për 200 mijë telefona Android të aktivizuar në ditë, ndërsa vetëm disa ditë më parë, kompania raportoi se shifra javore e aktivizimit të telefonave ka arritur në 1.5 milionë, apo pak më shumë se 214 mijë aktivizime në ditë.

Tani, thuhet se ky numër është rritur dhe ka arritur shifrën e 300 mijë aktivizimeve në ditë, ose 2.1 milionë në javë.
 
Top