• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Google e Bing vazhdojnë të rriten

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Google e Bing vazhdojnë që nga pak të pushtojnë tregun amerikan të kërkimeve të internetit në kurriz të Yahoo, tregojnë të dhënat më të reja statistikore nga kompania ComScore.
Përqindja e kërkimeve të Google në muajin shtator është rritur për 0.7 pikë përqindje krahasuar me gusht dhe tani mbanë 66.1% të tregjeve në SHBA. Në të njëjtën kohë, Microsoft Bing ka bërë për vete 0.1 pikë përqindje dhe është ngritur në 11.2% të tregjeve, derisa Yahoo, e cila ende mban vendin e dytë, ka rënë për 0.7 pikë përqindje, në 16.7% të tregut.



Shifrat e ComScore marrin parasysh të gjitha mundësitë e kërkimeve të kompanive të veçanta. Për shembull, në rastin e Google, rezultatet përfshijnë kërkimet në faqen kryesore të Google, si dhe në YouTube, Google News, Google Images si dhe të gjitha faqet tjera zyrtare të kompanisë.
 
Top