• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Google ka “spiunuar” rrjetet WiFi dhe kodet e tyre në 30 shtete

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Google ka konfirmuar se gjatë fotografimit të rrugëve për nevoja të StreetV View, me automobilat e vet ka skanuar dhe ruajtur edhe trafikun nga WiFi rrjetet e pambrojtura që janë gjendur në zonat ku janë kryer regjistrimet.
Në një deklaratë në blogun zyrtar, Google pohon që ka ndalur të gjithë automobilat në të cilat ishin montuar kamerat dhe pajisjet që kanë kopjuar edhe informacionet për rrjetet WiFi të pambrojtura me kode hyrëse.
Google u kishte deklaruar hetuesve gjermanë muajin e kaluar se ka mbledhur vetëm të dhënat për SSID-të e emetuara publikisht (emrat e rrjeteve), dhe MAC adresat e rrjeteve ËiFi.
Tani Google pohon se gabimisht ka mbledhur edhe informata të cilat dërgoheshin përmes këtyre rrjeteve të pakoduara, edhe pse këto të dhëna nuk janë shfrytëzuar.
Në mënyrë të pa konfirmuar pretendohet se kompania zbuloi se ka grumbulluar rreth 600 GB të dhëna të emetuara perms pikave të WiFi në rreth 30 shtete.
 
Top