• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Google përsëri ri-dizajnon Gmailin?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Pamjet e versionit të ri të Gmail, i cili tashmë përdoret nga punëtorët e Google kanë rrjedh në internet. Nga ato që kanë parë, përdoruesit thonë se Google ka bërë mjaft ndryshime interesante në shërbimin e saj të emailit, Gmail.
Në blogun e sistemit operativ të kompanisë Google, dje janë postuar disa fotografi të cilat paraqesin versionin e ri të Gmailit.

Mirëpo, gjithsesi besohet se versioni aktual i Gmail i cili po përdoret përbrenda kompanisë Google mund të jetë i ndryshëm me versionin i cili do t’i ofrohet publikut.

Ndryshimet më të theksuara janë parë tek funksionet si, Mail, Contacts dhe Tasks, të cilat janë vendosur në pjesën e sipërme, në të majtë, të cilat janë të pozicionuara si shtylla të cilat do ta ndryshojnë përvojën gjatë përdorimit të këtij shërbimi për email.

Pak më poshtë, shihet edhe butoni “Compose Mail” i cili tashmë është veçuar, për përdorim më të lehtë gjatë dërgimit të emailave.
 
Top