• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Google prezanton Voice Actions për Android

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Telefonat e zgjuar mobil po shndërrohen çdo ditë e më shumë në thika zvicerane të cilat bartin me vete shumë funksione në të njëjtën kohë, thuhet në postimin e fundit në blogun e kompanisë Google.
Së fundmi, Googla ka prezantuar Voice Actions për Android, përkatësisht një seri të komandave me zë të cilat e kontrollojnë telefonin. Tani, nëse i flisni telefonit ju mund të bëni thirrje, dërgoni SMS ose email, të dëgjoni muzikë, ose edhe të kërkoni në internet.

Për t’i përdorur veprimet me zë të cilat i ofron Voice Actions, ju duhet vetëm që të klikoni dy herë mbi kutinë e Google për kërkim në internet në telefonin tuaj, ku më pas do të paraqitet një porosi e cila thotë “Speak Now”.

Momentalisht, këto funksione janë në dispozicion vetëm për ata që flasin anglisht, mirëpo gjithsesi pritet që Google të bëjë një zgjidhje edhe për pjesën e botës e cila nuk komunikon në këtë gjuhë
 
Top