• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Google shet reklama për rrjetin DirecTV

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Google është duke kërkuar të diversifikojë edhe më tej reklamimin në internet.
Motori më i madh i kërkimit në botë do të shesë disa spote televizive për rrjetet kabllore të cilat barten nga DirecTV, ofruesi më i madh i televizionit satelitor në SHBA.

Google do të shesë reklama për rrjetet televizive duke përfshirë Fox, Sleuth, TV Guide dhe Bloomberg TV, thuhet në deklaratën e këtyre kompanive. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluar.

Google, e cila grumbulloi 96 për qind të të hyrave të saj (6.56 miliardë dollarë) nga reklamat në interneti në tremujorin e fundit, është zgjeruar për të shitur hapësirën e saj reklamuese në televizione, për të reduktuar varësinë e saj nga interneti.

Marrëveshja rriti programin e reklamave në Google TV pasi kompania ka filluar punën me Dish Network Corp në vitin 2007.
Për DirecTV, marrëveshja është një mënyrë për të synuar reklamat në audienca të veçanta dhe për të joshur ndërmarrjet që nuk kanë blerë më parë spote reklamuese në televizion
 
Top