• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Google Street View theu ligjet në Korenë Jugore

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Google në mënyrë të paligjshme mori të dhëna private gjatë grumbullimit të të dhënave për shërbimin e vet për të parë rrugët në Korenë Jugore, tha policia e vendit të enjten.
Koreja Jugore është bërë shteti i fundit që ka gjetur ndërmarrjen Google duke prishur ligjet për privatësi - kjo ndërmarrje është duke u përballur me sulme të ngjajshme hetuese në gati 20 shtete - por nuk është ende e ditur nëse hetuesit do të bëjnë ndjekje penale.

Duke folur për Korea Times hetuesi, Jung Suk-hwa i Qendrës Përgjegjëse për Terrorin Kinermetik Jugkorean, tha: “Ne hapëm 79 hard-disqe kompjuterësh të kapura nga Google Korea verën e kaluar dhe zbuluam letra elektronike, porosi të çastit dhe të dhëna të tjera private të dërguara përgjatë rrjeteve Wi-Fi.”

“Ne jemi tani duke punuar në 145 hard-disqe shtesë, që na ishin dhënë më vonë. Këto disqe më herët ishin larguar nga shteti,” shtoi Jung.

Google ka pranuar për veturat e veta Street View që merrnin të dhëna private, por këmbëngulte se e tërë kjo ishte thjesht një rastësi.

Ndërmarrja tha që ishte “thellësisht e merakosur” për ngjarjen dhe do të vazhdojë që të bashkëpunojë me Komisionin Korean për Komunikime dhe policinë.

“Synimi ynë kryesor qëndron në fshirjen e të dhënave në përputhje me detyrat tona ligjore dhe në këshillime me autoritetet përkatëse,” tha Google. /pcworldalbanian/
 
Top