• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Google Tablet vjen në nëntor?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Këtyre ditëve, thuhet se edhe kompania Google do të prodhojë kompjuterin e saj tablet.
Sipas thashethemeve të fundit, Google synon të krijojë një rival për iPad të Apple, të cilin do ta prodhojë partneri i saj HTC, dhe i cili do të del në treg më 26 nëntor të këtij viti, në të gjitha dyqanet e Verizon.

Sipas Download Squad, tableti i Google do të lansohet gjatë “të premtes së zezë 2010”, e llogaritur si dita më e zënë e “shoppingut” në SHBA.

Gjithashtu thuhet se tableti i Google do të mbështetet nga platforma e NVidia’s, Tegra 2, dhe do të ketë një ekran “multi-touch”, me madhësi prej 1280×720, 2GB RAM, 32GB SSD në minimum, lidhje WiFi/Bluetooth/3G, GPS dhe kamerë.



Besohet se bashkë me këto opsione, tableti i Google do të ketë edhe mundësinë e rritjes së hapësirës përmes mikro-kartelave. Mirëpo, asnjë nga këto të dhëna nuk është konfirmuar ende nga motori i kërkimit, Google.

Përveç tjerash, thuhet se tableti i Google, nëse lansohet do të subvencionohet shumë nga Verizon, ndërsa pritet që me pako të caktuara ky tablet të ofrohet falas për klientët e biznesit.
 
Top