• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Greta urohet për ditëlindje nga 1 500 veta në Manhatan

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
New York, 8 tetor - Ditëlindja në punë zakonisht është e mërzitshme...Por, për këngëtaren e njohur Greta Koçi, nuk ka rezultuar aspak e tillë. Duke qenë se aktualisht ndodhet në Amerikë, për shkak të një turi të suksesshëm koncertesh që është duke mbajtur atje, Gretës i është dashur që të këndojë edhe në ditën e saj të lindjes, por sakrifica që ka bërë për t’i kënaqur fansat i është shpërblyer shumëfish prej tyre. Si shkruan Bluetooth, organizatori i koncertit, duke përfituar nga zhvendosja e vëmendjes së Gretës, ka marrë mikrofonin dhe u ka kërkuar të pranishmëve që të gjithë bashkë të urojnë princeshën e mbrëmjes për ditëlindjen. Kaq ka mjaftuar për të ndezur atmosferën në diskotekën “Capital”, në Manhattan, e cila duhet thënë se është një ndër më të njohurat në këtë qytet, pasi në të kanë kënduar edhe emra të tillë si Jay-z apo Eminem. Pas këtij gjesti, Greta tejet e emocionuar i ka falënderuar fansat dhe u ka thënë se është hera e parë për të që i urojnë ditëlindjen në publik. E kush nuk do të emocionohej nëse këngën e ditëlindjes do t’ia këndonin bashkë më shumë se 1 500 veta...!
Sot në mbrëmje këngëtarja do të mbajë në Chicago koncertin që do të përmbyllë këtë tur gjigant dhe të dielën në mëngjes niset së bashku me mamanë e saj drejt Shqipërisë.
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
15,162
Pikët
113
Përgjigje e: Greta urohet për ditëlindje nga 1 500 veta në Manhatan

Eh, si nuk lajmeroi askush :d ti kendoja Gretes per ditelindje: pije, pije detin sa te ziej sherbetin...zemer e tretur, kurre s`ke per te me gjetur ... sa do doja -enderron- te isha edhe une aty e te beheshim 1501 ``pelqesh``
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Greta urohet për ditëlindje nga 1 500 veta në Manhatan

haha e shtove numerin 1501 :D
 
Top