• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Grimi në botën e punës

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113


Ekzistojnë rregulla të cilat nuk duhet t’i harrojmë. Nuk është i njëjtë grimi për dalje të zakonshme dhe vikend, sikur grimi për shkuarje në zyrë. Shikoni këshillat kryesore për rregullim para shkuarjes në punë.

Janë tri rregulla kryesore kur është në pyetje grimi në botën e punës:

Thjeshtësia: Njëra nga rregullat për grimin në punë është ajo që gjithmonë duhet të jeni të thjeshta. Nuk është poenta në atë që çdo mëngjes të kaloni nga një orë para pasqyrës. Kini parasysh se sa më shumë kohë u nevojitet për t’u rregulluar, duhet që më herët të zgjoheni, që do të thotë që të merrni pak kohë “të çmuar” nga gjumi.

Grimohuni në mënyrë të

thjeshtë dhe mos shkoni në “pamje sulmuese”, i cili nënkupton shumë shtresa të grimit.

Hidratimi: Që të shmangni tharjen e lëkurës duhet që të mbani llogari për hidratimin e mirë. Në zyrë, pajisja e klimës në verë, dhe nxemja në dimër, e thanë lëkurën tuaj, aq sa as nuk mund ta imagjinoni. Kështu në mëngjes para grimit gjithsesi vëni edhe krem të mirë për hidratim.

Diskrete: Gjëja më e rëndësishme kur është në pyetje grimi për punë, është që ai nuk duhet të duket sikur mbani maskë për fytyrë. Poenta është në atë që të përmirësoni pamjen dhe të fshihni të metat, dhe jo të grimoheni si për revy mode. Përqendrohuni në fshehjen e pjesës “problematike” nën sy dhe për ten të shëndoshë.
 
Top