• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gruaja e Faraonit

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113


Shembull Universal i Besimit


Cilësia më dalluese e gruas së faraonit, Asijes (r.a) është forca e besimit të saj. Në fakt Allahu e përdor gruan e faraonit si shembull për të gjithë besimtarët, pa dallim gjinie. Zoti thotë në Kur'an: "E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: 'O Zoti im, më ndërto një shtëpi në xhenet dhe më shpëto nga faraoni dhe veprat e tij si dhe më shpëto nga njerëzit mëkatarë." (Tahrim: 11)

Për të kuptuar shkakun pse Allahu i Lartmadhërishëm merr Asien (r.a) si shembull universal te besimit për çdo kohë e për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh gjininë, është e domosdoshme të njihemi më parë me bashkëshortin e saj, faraonin.



Kush ishte faraoni?

Faraoni do të jetojë në kohën e Musait (a.s), i cili ka jetuar rreth vitit 1200 para erës sonë ose 1200 vjet para lindjes së profetit Isa (a.s), që do të thotë 3200 vjet më parë. Bota në kohën e faraonit ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që është sot, ekzistonin vetëm 2 kontinente: Azia dhe Afrika. Egjipti ishte qendra e botës, epiqendër e civilizimit, kulturës, fuqisë. Studiuesit dhe historianët kanë mendime të ndryshme se kush ka qenë faraoni në kohën e Musait (a.s). Mendimi më i fortë është se faraoni ishte Ramsisi i dytë. Këtë mendim e përforcon fakti që Ramsisi i dytë është faraoni që pretendonte se kishte cilësi hyjnore.



Tiparet Negative të Faraonit

Kur'ani përmend shtypjen që u bënte Benu Israilëve, padrejtësitë dhe keqtrajtimin çnjerëzor. "Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës." (Kasas: 4) Faraoni gëzonte pushtetin më të lartë në Egjipt. Ishte ai që vendoste për gjithçka dhe askush nuk kishte të drejtë ta kundërshtojë. Ai kishte arritur t'i përçajë njerëzit duke i ndarë në shtresa të shumta, me qëllim që t'i kontrollojë më kollaj. Me këtë, Faraoni është personi i parë që ka diskriminuar popullsinë në bazë të racës, ngjyrës dhe shtresës sociale.

Ai i shtypte pa mëshirë Benu Israilët dhe ua vriste djemtë. Në të gjithë historinë njerëzore nuk është shënuar masakër më e rëndë se ajo e faraonit. Numri i foshnjave meshkuj të therur prej tij arriti në një mijë. Brenda një dite ai vrau 10.000 magjistarë egjiptianë. Vrasja ishte gjëja më e lehtë për të dhe për ushtarët e tij besnikë. Ai nuk i vriste foshnjat femra, me qëllim që të shkaktojë çekulibër në raportin mes meshkujve dhe femrave. Ashtu siç synonte degjenerimin e femrave, të cilat duke mos gjetur burrë që të martohen, do të binin pre e epsheve dhe pasioneve. Me veprat e tij ai kishte rrënuar shoqërinë e vendit ku jetonte dhe kishte degjeneruar femrat.



Shkaku i Dhunës

Përse sillej kështu Faraoni me Benu Israilët? Ai kishte parë në ëndërr një zjarr që dilte nga shtëpitë e Benu Israilëve dhe i sulej pallateve të tij, duke i djegur bashkë me faraonin dhe ushtarët. Kjo ëndërr e kishte dëshpëruar shumë faraonin. Menjëherë ai mbledh fallxhorët e tij, të cilët i thanë: "Një foshnjë që do të lindë tek Benu Israilët do të rrëzoje nga froni mbretëror". Dhe kjo e shtyn faraonin të ndërmarrë aktin më mizor në histori, të therë të gjitha foshnjat meshkuj të Benu Israilëve.

Por siç e dimë ne foshnja që shpëton nga Benu Israilët është Musai (a.s), për shkak të frymëzimit që i jep Zoti nënës së tij ta hedhë në lumë. "Kështu ne e frymëzuam nënën e Musait: 'Jepi gji atij dhe kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që ne do ta kthejmë e do ta bëjmë të dërguar." (Kasas: 7)

Sënduku me Musanë (a.s) brenda vazhdoi të pluskojë deri sa arrin pranë pallateve të faraonit dhe e gjen gruaja e faraonit dhe kjo është mëshirë nga Zoti sepse nëse do e kishte gjetur faraoni apo ushtarët e tij do e kishin therur menjëherë. "Gruaja e faraonit i tha atij (faraonit): 'Ky djalë është gëzim për mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë. Por ata nuk e dinin se çfarë po bënin." (Kasas: 9) Dhe me të vërtetë Musai do të jetë burim gëzimi për Asijen (r.a). Kur Musai (a.s) do të shpallet profet, Asija (r.a) së bashku me disa të tjerë do të besojë në mesazhin e tij, por do ta mbajë të fshehtë për njëfarë kohe.

Dijetarët thone se gruaja e faraonit ka besuar për shkak të shërbëtores së faraonit. Kjo ishte floktorja e vajzës së faraonit. Ajo nuk kishte punë tjetër veçse të kujdesej për krehjen e flokëve të vajzës së faraonit. Ajo ishte egjiptiane dhe kishte 4 fëmijë. Ajo ishte prezente kur Musai triumfoi ndaj magjistarëve dhe besoi fshehurazi. Ai që e tregon historinë e kësaj zonje është vetë profeti Muhamed (a.s). Kur torturat e mekasve ndaj myslimanëve ishin shtuar, ai u tregoi historinë e kësaj zonje që tu jepte zemër.

Një ditë teksa ajo krihte flokët e vajzës së faraonit, i bie krëhëri nga dora. Si çdo besimtar i lidhur me Zotin, kur ajo ulet ta marrë krëhërin thotë "bismilah" (me emër të Zotit). Vajza e faraonit e degjoi dhe e pyeti: "Ke për synim babanë tim?" Zonja që deri atëherë e kishte mbajtur të fshehtë besimin, ndoshta e ka ndjerë se nuk mund të vazhdonte më kështu, se duhej deklaruar besimi i saj. Kështu i thotë: "Zoti im dhe i yti është Allahu." Vajza e pyet: "A paske Zot tjetër përveç babait tim?" dhe ajo përgjigjet: "Zoti im, i yti dhe i babait tënd është Allahu." Vajza i tha: "Une do të shkoj t'i tregoj babait" dhe menjëherë vajti dhe i tregoi faraonit gjithçka. Faraoni e thirri dhe e pyeti: "A paske Zot tjetër përveç meje?" "Zoti im dhe i yti është Allahu" ia ktheu ajo. Kjo përgjigje e xhindosi fare faraonin, i cili i tërbuar pyeti këshilltarët: "A ka fëmijë kjo grua?" Me këtë ai synonte ta lëndojë në gjënë më të shtrenjtë tek njeriu. Këshilltarët i treguan se ajo kishte katër fëmijë. Faraoni i kërkoi ushtarëve t'ia sjellin të katër fëmijët. Unë mendoj se kjo është sakrifica më e madhe në histori dhe pikërisht për këtë arsye e tregoi profeti (a.s). Pasi i sollën katër fëmijët, faraoni i urdhëroi të sjellin një kazan të madh bakri, e mbushin me vaj dhe e vunë ne zjarr. Pasi vaji filloi të valojë, faraoni urdhëroi ta marrin fëmijën më të madh dhe e pyeti nënën e tij: "A ke Zot tjetër përveç meje?" Por gruaja besimtare qendroi e palëkundur në besimin e saj derisa faraoni e vrau atë bashkë me të katër fëmijët e saj.

Gruaja e faraonit është udhëzuar pasi i ka dëgjuar bisedat e kësaj gruaje me faraonin. Me vrasjen e floktores hallet nuk kanë të sosur për faraonin. Floktorja ishte një grua që i përkiste shtresës së ulët të Egjiptit. Ishte dikush tjetër që besonte te mesazhi i Musait (a.s), dikush shumë e afërt me faraonin, dikush që gjer atëherë nuk e kishte deklaruar besimin. Ajo ishte Asija (r.a), gruaja e faraonit, ajo që e kishte birësuar Musain (a.s). Ajo ishte gruaja nr. 1 në të gjithë Egjiptin. Asija (r.a) do të deklaronte besimin e saj në Zotin e Vetëm dhe të Vërtetë. Për faraonin nuk kishte katastrofë dhe fatkeqësi më të madhe.

Në shumë transmetime thuhet se faraoni e keqtrajton të shoqen dhe e torturon çnjerëzisht. Ai ia lidhte këmbët e duart dhe ia tërhiqte me forcë. Gjatë torturave Asija (r.a) lutej: "O Zoti im! Ndërtomë një shtëpi tek Ti në xhenet, më shpëto nga faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës." (Tahrim: 11) Edhe pse vetë kishte jetuar në pallate luksoze, Asija nuk lutej që Zoti t'i japë një pallat në xhenet, por thjesht një shtëpi. Qëndrimi dhe durimi i saj përballë torturave, ia shtuan vlerat dhe e rradhitën ndër katër zonjat e përsosura. Thotë Profeti a.s në një hadith:"Nga gratë, nuk janë përsosur veçse katër: Merjeme bintu Imran, Asija bashkëshortja e Faraonit, Hadixhe bintu Huvejlid dhe Fatime bintu Muhamed."

Madhështia e kësaj gruaja qëndron tek fakti se bukuritë e kësaj bote nuk e mashtruan. Ka shumë gra që e pëlqejnë fenë, duan t'i forcojnë lidhjet me Zotin, u pëlqen të falen, por moda, ndriçimi i rremë i kësaj bote ua errëson rrugën për tek Zoti. Asija (r.a) edhe pse ishte mbretëresha e Egjiptit jetonte në pallate luksoze dhe i shërbenin me qindra skllave, zgjodhi Zotin dhe refuzoi gjithçka tjetër. Ajo refuzoi pallatet e kësaj bote dhe i kërkonte Zotit një shtëpi në xhenet. Ajo nuk kërkonte vetëm një shtëpi, por e kërkonte atë pranë Zotit në Firdeusin e lartë.

Asija (r.a) ishte e vetëdijshme për çmimin që do të paguante për vendosmërinë e saj, për besimin në Zot. Ishte e vetëdijshme që pasojat e këtij vendimi do ta shpijnë në humbjen e famës si dhe do të përjetonte torturat më të tmerrshme nga bashkëshorti. Por dashuria e saj për Zotin ishte e pamasë, ishte mahnitëse. Kur paraqitet kjo dashuri në zemër, çdo gjë tjetër është e parëndësishme. Rumiu thotë: "I lumturi që të ka njohë Ty. Cfarë të bëjë me jetën, fëmijët, familjen dhe shtëpinë? Eshtë i magjepsur e Ti i dhuron dy botët. I magjepsur me Ty çfarë të bëjë me dy botët?" Fuqia e besimit dhe dashuria për Allahun mund të jetë aq e madhe saqë nuk ekziston fuqi në botë që ta thyejë dhe nënshtrojë atë.

Kur Asija (r.a) po torturohej dhe tha lutjen e saj, qielli u hap për të dhe ajo pa shtëpinë e saj në Parajsë dhe buzëqeshi. Rojat u habitën se si mund të buzëqeshte kur po torurohej. I tërbuar faraoni urdhëroi që të sillnin një gur shumë të madh që t'ia hidhnin përsipër që ta vrisnin. Por Allahu i Lartmadhërishëm ia mori shpirtin Asijes (r.a) përpara se të sillnin gurin dhe e bëri shembull për të gjithë besimtarët burra dhe gra deri në fund të kësaj bote.
 
Top