• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Karakteri i personavemund të zbulohet nëpër mes grupit të gjakut.... Gjeje karakterin tënd..............

Mashkulli 0 dhe femra AB

Ajo ka nevojë për vendosmërinë dhe për fuqinë e karakterit të tij. Nëse nuk është tepër sipërfaqësor, ajo do ta dashurojë pa ndonjë kusht. Mashkulli me grupin e gjakut 0 Rh pozitiv dhe femra me grup të gjakut AB Rh negativ të thuash se janë çift ideal. Pasioni, arsyeja, emocionet, të gjitha janë të përsosura dhe të ekuilibruara. Me kusht që ajo t’ia dhurojë besimin e vet. Por kjo nuk ndodh shpesh!

Mashkulli A dhe femra 0

Martesë apo bashkësi ideale. Në mënyrë të përsosur pajtohen. Ajo është e mirë dhe me karakter, kurse ai njëkohësisht shpirtbutë dhe i fuqishëm. E vetmja gjë që mund t’i ndajë është pakënaqësia e tij ndaj punës. Duket sikur faktori rezus nuk është i rëndësishëm për këtë kombinim.

Mashkulli A dhe femra A

Fort bukur po të ndodhte në realitet! E njëjta shije dhe të njëjtat prirje, jeta pa ankthe dhe pa konflikte, shtëpia e ardhur dhe komfore, fëmijët të edukuar mirë... Sidomos meshkujt e grupit të gjakut A Rh pozitiv dhe femrat e grupit të gjakut A Rh negativ përbëjnë bashkësinë harmonike mbi themelet solide. Megjithatë, shpesh ndodh që të largohen njëri nga tjetri, sidomos nëse nuk janë të të njëjtit profesion apo nuk kanë ndonjë hobi të përbashkët.

Mashkulli A dhe femra B

Ky çift përbën bashkësi të shkëlqyeshme, që mund të ketë jetë të gjatë, me kusht që ajo t’i besojë dhe në mënyrë që ai vërtet e meriton atë besim. Qetësi, harmoni, butësi, ata e duan njëri-tjetrin...

Mashkulli A dhe femra AB

Ky çift krijon bashkësi të qetë, përplot me butësi dhe me mirëkuptim, edhe pse ngapak të papërcaktuar. Edhe njëri edhe tjetri kërkojnë siguri dhe lehtë e identifikojnë atë. Nuk kanë nevojë për epshe të shfrenuara për të qenë të lumtur. Rreziku kanoset nga mërzia dhe rutina, e cila i largon edhe zemrat më të dashuruara. Kombinimi më i mirë: mashkulli A Rh negativ dhe femra AB Rh poztiv.

Mashkulli B dhe femra 0

Ajo për së tepërmi është në sped, së tepërmi ekskulzive për shijen e tij. Kjo gjë mund ta dërrmojë tërësisht ose ta argëtojë marrëzisht. Duhet t’i ofrojë kënaqësi seksuale, se përndryshe për të do të jetë i huaj ose tiran. Kjo bashkësi është eksplozive, përpos në rastet kur ndodh që të dytë të jenë Rh pozitivë.

Mashkulli B dhe femra B

Dy qenie të ngjashme, të cilat një kohë të gjatë kanë nevojë të mësohen njëri me tjetrin, me ç’rast investojnë shumë më tepër mund sesa në të vërtetë ka nevojë. Shumë më të mirë janë si miq, sesa si dashnorë. Po e gjetën mënyrën që t’i harmonizojnë emocionet e veta, do të funksionojnë mirë. Ky çift nuk paraqet kombinim ideal, përpos në rastet kur i kanë faktorët Rh të ndryshëm.

Mashkulli B dhe femra AB

E respektojnë dhe e kuptojnë reciprokisht njëri-tjetrin. Më shumë janë vëlla e motër sesa burrë e gura. Jeta e tyre e përbashkët kryesisht është në harmoni. Por kjo është harmoni e brishtë. Mashkulli «B» me shumë takt shumë lehtë mund ta bëjë femrën «AB» që ta konsiderojë si bashkëshort të mirë. Në të kundërtën ajo shqetësimet seksuale do t’i kërkojë dikund gjetkë. Nëse mashkulli dhe femra janë Rh negativë, ky kombinim në 50 për qind të rasteve është i suksesshëm.

Mashkulli AB dhe femra 0

Çift ekskluziv dhe tejet interesant, sidomos nëse e kanë të ndarë jetën profesionale. Nëse pos kësaj edhe merren vesh intimisht, do të jenë çift ideal. Në të kundërtën, bëhet kiameti. Faktorët Rh nuk lozin rëndësi për këtë kombinim.

Mashkulli AB dhe femra A

Ai është i gatshëm të ofrojë ndihmë vetëm kur të lahen enët! Ajo e merr me bezdi pasivitetin e tij rreth kryerjes së punëve të shtëpisë. Nuk ia fal pasivitetin dhe duhet të bëjë përpjekje të mëdha në çdo hap, sidomos që t’i pranojë fantazitë e tij, të cilat, përndryshe, janë fare të padjallëzishme. Më mirë pajtohen nëse janë të faktorëve Rh të ndryshëm.

Mashkulli AB dhe femra B

Çift harmonik, stabil dhe i ekuilibruar, i cili i bashkon me mjeshtëri ndjenjat dhe kënaqësitë trupore, jetën intime dhe shoqërore. Është gjë paradoksale ajo se nuk kanë asgjë të përbashkët. Ata e duan njëri-tjetrin dhe kaq. Dhe kjo është gjë e mrekullueshme!

Mashkulli AB dhe femra AB

Dy qenie identike. Shije, ide, plane të njëjta, mënyra e zbavitjes e njëjtë... nuk është kjo punë për t’u qeshur. Nëse arrijnë, pos kësaj, ta realizojnë fantazinë e vet nën jorgan, do të shkaktohet zjarr i vërtetë. Rrezik në parajsë paraqesin adhuruesit e saj, kurse sa i takon mashkullit të ngopurit me jetën profesionale. Faktorët Rh nuk luajnë farë rëndësie në këtë kombinim.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Titulli: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

Me fal po se kuptova mir un..ose ti se ke shkruar qarte..:S
Un jam A-po spo e gjej ku ndodhet flm :)
 

orkidea

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 18, 2009
Postime
216
Pikët
0
Vendndodhja
n'ajer
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

Po grupet me (- ) :D
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
600
Pikët
0
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

Kush eshte femer me group gjaku AB te me coj nje PM! :D

Sigurisht qe pranoj PM edhe nga grupe gjaku vec e vec, A ose B. :D
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

as un spo e kuptoj...kjo eshte e dhena per grupet e gjakut kur e din grupin e gjakut tend dhe te partnerit,por jo per grupe gjaku individuale.....
 

Linda

❤❤❤❤❤❤
Staff member
Anëtar
Apr 18, 2010
Postime
13,729
Pikët
113
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

Kush eshte femer me group gjaku AB te me coj nje PM! :D

Sigurisht qe pranoj PM edhe nga grupe gjaku vec e vec, A ose B. :D
Po ne qe e kemi grupin e gjakut(-) nuk pranon zotrote?:D:p

Ku jan grupet e gjakut me rehzus negative?

Jam e interesuar per kte lloj grupi,sepse dua te di per karakterin tim ,a eshte e vertet se çfar thuhet:p

Flm:)
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

S`besoj se e ben ......
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

As nese eshte "blu" ? (ngjyra)
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,155
Pikët
113
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

Ok! e mora vesh per grupin e gjakut

po me intereson kush qenka ai shkenctar qe ka gjet Karakterin ne gjak lol...?!

se mos gje duhet te zbulohet karakteri i njeriut ...?pfff eshte gje qe duket....
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,680
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

Une jam A+ edhe gruaja ime eshte A+.
Dhe e gjeta veten ne ato postim por jo c'do gje eshte e sakte.Shumica jane te sakta. Sepse ne jemi te ndryshem ne shume gjera dhe jo gjithmone do te jete c'do gje vaj.

pershendetje per temen
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,695
Pikët
113
Përgjigje e: Grupi i gjakut zbulon karakterin ...

Mashkulli A dhe femra 0

Martesë apo bashkësi ideale. Në mënyrë të përsosur pajtohen. Ajo është e mirë dhe me karakter, kurse ai njëkohësisht shpirtbutë dhe i fuqishëm. E vetmja gjë që mund t’i ndajë është pakënaqësia e tij ndaj punës. Duket sikur faktori rezus nuk është i rëndësishëm për këtë kombinim.
 
Top