• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gyveç me patate

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Për 4 vetë

Duhen:

- mish 500 g
- patate 1.5 kg
- vaj 4-5 lugë gjelle,
- qepë 1 kokërr, spec i kuq
- salcë domate 1 lugë gjelle
- kripë, piper i zi, majdanoz

Gatimi:

Mishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë. Ndërkohe përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me vaj. Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për 1/2 ore. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë, spërkatet me lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë
 
Top