• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hadithe

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Ne kete tem mund te postoni hadithe te profetit Muhamd(a.s)

Kujdes: Hadithet duhen te jen te sakta(te forta) dhe jo te paskta(te dobeta)


Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij ia ka transmetuar Zekerijai, këtij Amri, këtij Nu’man b. Beshiri, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:



"Hallalli është i qartë, edhe harami është i qartë. Në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat nuk i dinë shumë njerëz. Kush ruhet nga punët e dyshimta, e ruan pastërtinë e fesë së vet dhe nderin e tij, e kush bie në punë të dyshimta, është i njëjtë me bariun i cili e ruan bagëtinë e vet përreth vendit të ndaluar në të cilin ajo mund të hyjë në çdo çast. Dijeni se çdo mbret e ka ndalesën e vet, e kini kujdes, se ndalesa e Allahut në tokën e tij është çështje të cilën Ai e ka ndaluar. Poashtu, dijeni se çdo trup ka pjesë mishi, e kur është e sëmurë (ajo pjesë), i sëmurë është krejt trupi. Ja, ajo (pjesë mishi) është zemra!"





Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, këtij Maliku, këtij Jahja b. Sa’di, këtij Muhammed b. Ibrahimi, këtij Alkame b. Vekkasi, ky nga Omeri r.a. i cili ka dklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:



"Veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe çdo njeriu i përket ajo për të cilën mendon (ka për qëllim). Kush është shpërngulur për Allahun dhe për Pejgamberin e Tij, shpërngulja e tij është në Emër të Allahut dhe të Pejgamberit të Tij, ndërkaq, ai që është shpërngulur për shkaqe të mira (interesa) të kësaj bote, ose për shkak të ndonjë gruaje me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij është në emër të asaj që është shpërngulur."



Na ka treguar Haxhxhaxh b. Minhaili, këtij Shu’be, këtij Adi b. Thabiti, ky kishte dëgjuar nga Abdullah b. Jezidi, ky nga Ebu Mes’udi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:



"Kur njeriu përpiqet ta furnizojë familjen e vet (duke llogaritur në shpërblimin e Allahut), ajo punë është mirësi për të (sadaka)."



Të gjitha këto hadithe gjinden në Sahih´ ul ´Buhari.


Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Mailk El-esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi a.s. ka thënë:



"Do të vijë një popull që do ta lejojnë imoralitetin, mendafshin, verën, defet (el-meazif-muzika)". (Hadith i saktë, transemeton Buhariu).



Hadithi, të cilin e transmeton Enes ibn Maliku (Allahu qofte i kënaqur me atë) se Pejgamberi a.s. ka thënë:



"Do të ketë në këtë ummet nënçmim, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pijnë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzike (el-meazif). (hadith i saktë, e nxorri Tërmidhiu, dhe i vërtetuar nga Albani).



Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi a.s. ka thënë:



"Nga ummeti im do të këtë njerëz që do ta pijnë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do t'a shafit (leshojë) tokën dhe prej tyre di t'i shëndrrojë në majmuna dhe derra". (Hadith i vërtetë, i nxjerrur nga ibën Maxhe dhe Et-taberaniu, kurse e vërtetoi Albani).
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Kur të flasin mendjelehtët për çështje madhore prite Kiametin‏

Ebu Hurejre na përcjell, se e ka dëgjuar të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Para kiametit do të vijnë vite tradhtie (mashtruese, të vështira). Në atë kohë do t’i besohet gënjeshtarit, kurse do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i jepet pozita tradhtarit dhe do të akuzohet besniku, gjithashtu atëherë do të flasë “ruvejbidah”. (Shokët e pyetën të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, kush është “ruvejbidah”? Ai tha: “Njeriu injorant, i cili flet për çështje të mëdha –të njerëzve-”)




Komenti i hadithit:


“Para kiametit do të vijnë vitet e tradhtisë (mashtruese, të vështira).


Në këtë fjali përmenden disa çështje, apo thënë më saktësisht; tri kryesore:


-E para: Kiameti, i cili ndryshe njihet si kataklizmi dhe do të ndodhë me lejen e Allahut, atëherë kur Ai të dojë dhe të japë urdhër. Fjala: “kiamet” nënkupton shkatërrimin e tërë gjithësisë dhe vdekjen e çdo gjallese, ku i fundit që do të vdesë është meleku, i cili quhet ndryshe Meleku i Vdekjes dhe ka për detyrë t’ua marrë shpirtin të gjitha krijesave e në fund Allahu atij do t’ia marrë shpirtin.


Data e ndodhjes së kiametit nuk dihet nga askush, datë kjo të cilën Allahu e ka veçuar me dije vetëm për Veten e Tij. Allahu thotë në Kuran: “Të pyesin ty për Orën (e Kiametit), se kur do të ndodhë. Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë? Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.” (Naziat, 42, 43, 44).


Kur jemi duke folur për këtë çështje nuk dua të lë pa përmendur faktin, se ka njerëz që e përziejnë mes vete ndodhinë e Kiametit me atë të Ditës së Gjykimit. Pra, mendojnë se këto dy Ditë janë një ditë e vetme. Jo, kjo nuk është e vërtetë, Dita e Kiametit është ditë tjetër, kurse ajo e Gjykimit tjetër, në fillim ka për të ndodhur Kiameti e pastaj Dita e Gjykimit. Në të parën ndodh shkatërrimi i çdo gjëje, ndërsa në të dytën dalin për t’u llogaritur para Allahut, për të marrë shpërblimin apo dënimin e merituar, sipas veprave të tyre. Këto të dyja jo vetëm që nuk janë një ditë e vetme, por në mes tyre do të ketë kohë apo distancë kohore.


-Çështja e dytë: Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, në këtë hadith, si në shumë hadithe të tjera na flet për çështje, të cilat kanë të bëjnë me kohën e ardhme. Kjo gjë nuk duhet të na japi të kuptojmë se ai, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte njeri, i cili e dinte gajbin (të fshehtën), apo gjëra të cilat do të ndodhin në të ardhmen. -Çështja e tretë: fjala e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, “vite tradhtie (mashtruese, të vështira).” Kuptohet qartë nga pjesa e hadithit në vazhdim pra, në ato vite njerëzve të besuar do t’u shpifen fjalë nga më të ndryshmet, detyrat do t’u besohen njerëzve jo besnikë. Edhe Ibën Ethiri, Allahu e mëshiroftë, për këtë fjalë thotë se me të kihet si qëllim koha në të cilën do të shfaqen gjërat jo sipas realitetit të tyre të jashtëm, pra, në atë kohë njerëzit tradhtarë do të paraqiten si besnikë, njerëzit jo të fjalës marrin pozitat e popullit. Në disa transmetime përmendet se në ato kohë do të bjerë shumë shi, por toka nuk do të lëshojë bereqet. (shiko: “En-Nihaje, tek fjala: “hadea” fjala, 991 me radhë. Vëll. 1, fq. 474. Botimi, “Dar marife). Fjala e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem:


“Në atë kohë do t’i besohet gënjeshtarit, kurse do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i jepet pozita të pabesit (tradhtarit) dhe do të akuzohet besniku”.


Kjo pjesë e hadithit e shpjegon qartë atë që përmendëm pak më lart, pra, ajo kohë është kur gjërave do t’u ndërrohen vendet, njerëzve u ndërrohen pozitat, kohë në të cilën do të bëhet padrejtësi. Në atë kohë njerëzve të drejtë do t’u vishen epitete nga më të ndryshmet. Atij që mundohet ta urdhërojë popullin në rrugë të drejtë dhe ta ndalojë nga e keqja do t’i thuhet se po e tepron, apo njeri i prapambetur, i cili lufton “civilizimin”. Njerëzve që praktikojnë fenë e Zotit dhe parimet e pastra të saj do të fillojnë të ofendohen e jo vetëm kaq, por edhe të akuzohen për punë të tilla që nuk u përkasin aspak atyre. Të këqijtë do të bëhen shkaktarë për t’ua prishur imazhin të mirëve, për t’i bindur të tjerët, se të mirët nuk janë të tillë, por të mirë janë këta të këqijtë.


Njerëzit që kanë sakrifikuar për popullin çdo gjë, pasurinë, kohën, familjen dhe vetveten, kanë kapur pushkën në krah në kohën kur ka qenë koha e pushkës, vetëm për të mirën e vendit të tyre dhe për ardhjen e ditëve më të mira, këta njerëz pas disa kohe do të konsiderohen si jo të besueshëm, si prishës të rendit vendor, bile si tradhtarë dhe destabilizues. Pse kështu? A thua se kanë fakte apo jo, apo për shkak se ata që janë në pozitë e keqpërdorin pozitën e tyre, duke i bindur të tjerët, se kjo që veproj unë është e drejta e jo ajo që vepron tjetri. E përdorin mundësinë dhe pozitën e tyre për t’i bindur të tjerët, se besnik jam unë dhe vetëm unë, ndërsa besniku nuk do të jetë veçse tradhtar. Trim nuk është ai që e ka vendosur veten para plumbit, atëherë kur ishte koha e trimave dhe e armës, dhe ka luftuar kundër armikut të vërtetë, e pastaj për hir të stabilitetit i ka dhënë lamtumirën armës së tij, por trim është ai që sot e ka kapur pushkën dhe lufton për interesat e tij private. Kur? Atëherë kur ka shkuar koha e luftës dhe e trimërisë, ndërsa ky i fundit e ka filluar luftën për një kafshatë buke, për një grusht parash, apo një karrige. Pse njerëzit jo të besueshëm dhe ata që s’e mbajnë fjalën kanë aq shumë alergji ndaj besnikëve, pse kjo urrejtje e njëanshme, kaq shumë e madhe? Mendoj për asgjë tjetër veçse për shkak se sikur të kuptohej nga masa e thjeshtë, se kush është besniku i vërtetë dhe ai që e mban fjalën, kush është ai që ua do të mirën me të vërtetë të tjerëve, atëherë destabilizuesve dhe thyesve të fjalës së dhënë dhe besës së marrë nga të tjerët nuk do t’u mbetej vend në mesin e popullit. Kështu, për të mbetur aty ku janë duhet fajin e tyre t’ua hedhin të tjerëve, gabimet e tyre duhet t’i arsyetojë tjetër kush, dhe patjetër masa e gjerë duhet të mos e kuptojë kurrë, se kush është besniku e kush është mashtruesi, kush i miri e kush i keqi, kush stabilizuesi e kush destabilizuesi. Kështu masës së gjerë u “lyhet koka me akull”, siç thotë populli dhe me pak mund, çdo gjë merr fund.


Pse në atë kohë do të ndodhë kështu? A thua se të drejtët dhe besnikët do të jenë në mëshirë të fatit dhe nuk kanë kurrfarë mundësie ndryshimi? Jo, aspak nuk është kështu, por për shkak se peshojat janë ndërruar, me kandarin e peshave të rënda matet ari dhe argjendi me miligram, ndërsa me peshojat e vogla matet hekuri dhe betoni, makina e kamioni. Pra peshojat e perceptimit dhe kuptimit të gjërave do të ndërrohen tek shumica e njerëzve dhe kështu e keqja do t’i prijë të mirës, e shtrembra të drejtës dhe i pabesi besnikut. Atëherë e mira dhe e keqja nuk do të analizohen sipas konceptit të sheriatit e as të arsyes, por sipas sistemeve njerëzore të ngritura mbi epshe dhe dëshira, ku pastaj normale është që pasojat të mos kuptohen, të mos parandalohen, por vetëm të ndodhin e të mos dihet pse. Sipas kësaj të fundit kuptohet, se i tërë populli nuk do të thotë se do të jenë të këqij, të cilët nuk e duan të mirën dhe të cilët i urrejnë aq shumë besnikët dhe të sinqertët, por nga kjo që përmendëm kuptojmë se sistemet dhe rrethanat në të cilat jeton në ato kohë bota asisoj e bien gjendjen, si ideologjike ashtu edhe politike e ekonomike etj., që pa qëllime të këqija apo edhe të detyruar nga gjendjet e caktuara që të gjykojnë pa menduar shumë apo edhe duke mos guxuar të shprehen ndryshe, sepse do të akuzoheshin mizorisht.


Fjala në hadith:


“gjithashtu atëherë do të flasë “ruvejbidah”. Shokët e pyetën të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, kush është “ruvejbidah”? Ai tha: “Njeriu injorant, i cili flet për çështje të mëdha–të njerëzve- ” Do të vijë koha në të cilën flet “ruvejbidah”, kjo edhe sikur të mos komentohej nga Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, apo nga dijetarët pas tij mjafton si fjalë arabe nga vetë theksi i saj të shërbejë si nënçmim për këta njerëz, të cilët do të fillojnë të flasin për çështje madhore, apo për çështje që kanë të bëjnë me popullin në përgjithësi. Pra, fjala “ruvejbidah” tregon nënçmim në vetvete. Sa i përket komentit të kësaj fjale në disa transmetime të ndryshme është përmendur domethënia e saj, prej këtyre komenteve janë:


1- Njeriu injorant, i cili flet për çështje të mëdha të njerëzve.


2- Mendjelehti që flet në emër të të tjerëve.


3- Njeriu i ulët (në mendje, pozitë, vlera, autoritet)


4- Dyfytyrëshi që flet për çështjet e të tjerëve.


5- Në një transmetim përmendet gjithashtu dyfytyrëshi, por këtu i shtohet edhe shtesa “dyfytyrëshi i vogël”, pra, me fjalën “i vogël” kihet si qëllim nënçmim pas nënçmimi.


6- Ai për të cilin nuk u bëhet vonë të tjerëve. Pra, ai që nuk qon peshë tek njerëzit, kur rastësisht e sheh se fillon të flasë për çështje të mëdha, kinse interesohet për të tjerët vetëm që ta përkrahin të tjerët dhe ashtu në atë kohë do të ndodhë pasi t’i besohet, atëherë nuk i intereson askush, por vetëm vetja e tij.


7- Njeriu i pavlerë. Edhe pse kjo domethënie futet në disa prej të lartpërmendurave e veçuam me pikë të veçantë pasi është përmendur në një transmetim të veçantë me një shprehje të tillë. Komenti i parë për këtë fjalë është ndër më të saktit në transmetime, si dhe thuajse shumica e dijetarëve dhe e gjuhëtarëve, të cilët e komentojnë këtë fjalë sjellin të njëjtin përkufizim. Por e shikuar në përgjithësi të gjitha këto komente të kësaj fjale thuajse janë të përafërta mes vete dhe përputhen.


Fjala injorant nuk nënkupton, se njerëzit e atyre kohëve nuk do të kenë dituri shkencore. Jo, ata mund të jenë nga më të shkolluarit, t’i kenë titujt më të lartë që do të ekzistojnë në ato kohë, por prapë do të jenë injorantë. Kjo për arsye se dituria e njeriut nuk matet me titujt shkencorë, por me njohjen e Allahut dhe të detyrimeve ndaj Tij. Kështu që lexuesi nuk duhet ta keqkuptojë apo t’i përzihet termi “injorant”, sepse me të kihet si qëllim injoranti ndaj Zotit të tij.


Kjo shprehje në hadith na jep të kuptojmë, se para Kiametit do të vijë një kohë në të cilën njerëzit më mëkatarë, njerëzit më injorantë dhe ata më të ulët në pozitë do të fillojnë të flasin për çështje madhore, të interesohen për të tjerët, por njerëzit do t’ua dinë historinë dhe të kaluarën e tyre dhe shtatë shprehjet në komentimin e fjalës “ruvejbidah” sikur na jep të kuptojmë se njerëzit jo vetëm që do t’ua dinë historinë, por do t’i njohin shtatë fish apo nga shtatë anë, do t’i njohin nga shtatë breza, gjysh pas gjyshi e baba pas babai. Për fat të keq prapë do t’u besojnë, do t’i marrin për të parë (udhëheqës) të tyre dhe do t’u besojnë postet e veta. Edhe pse sot premtojnë e nesër nuk i mbajnë premtimet, flasin shumë e nuk punojnë ashtu si thonë, kur prapë pas pak vitesh fillon lufta e bindjes së popullit që t’iu besojnë duke ua mbushur së dyti mendjen e populli i shkretë prapë ju beson. Në ato kohë, para kiametit është vështirë që njerëzit të marrin mësim dhe të mbledhin mend, që njeriut i cili nuk e mban fjalën, njeriut i cili është mendjelehtë, jo i fjalës, jo i Zotit, të mos e përkrahin, të mos i besojnë, por prapë e njëjta histori vazhdon dhe përsëritet. Në ato kohë me vite të tëra populli do të ankohen nga udhëheqësit e tyre dhe vetëm presin kohën kur do t’u jepet mundësia për t’i ndryshuar, por kur t’iu vijë kjo mundësi ata prapë do të mashtrohen dhe nuk do të ndryshojnë asgjë, pse kështu për shkak se vetë nuk janë të mirë. Si do të jetë populli, ashtu do t’i kenë edhe të parët e tyre, prandaj askush në atë kohë nuk duhet të ankohet për udhëheqësit e vet, por duhet të fillojë punën për ndryshim, ku fillimi i ndryshimit është përmirësimi i vetes. Lind pyetja: a thua ka ardhur ajo kohë për të cilën Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka folur në këtë hadith, apo do të vijë në të ardhmen? Pa dyshim kjo kohë ka ardhur, por në të ardhmen ajo mund të vështirësohet apo edhe të lehtësohet, ngase vetëm Allahu e di të ardhmen. Por sido që të jetë sado të shtohen këto çudi, ato prapë e kanë një fund e pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Ka thënë i Derguari i Allahut - Muhamedi as.: "Allahu thote: Unë jam pranë
robit tim ashtu sikur që më mendon: nëse më përmend në vete, do ta
permend në veten Time; nëse më përmend në grup, do ta përmend në një
grup më të mirë se ata; nëse më afrohet një pëllëmbë, do t'i afrohem një
... krah; nëse më afrohet një krah, do t'i afrohem një pashë; e nëse më
vjen duke ecur, do t'i shkoj duke vrapuar." (Buhari & Muslim)



Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhamedi sal-all-llahu alejhi ve
selem, ka thënë: "Kur bën ndokush iftar, le të fillojë me hurma, sepse
ajo është begati, e nëse s'gjen dot, atëherë me ujë, sepse uji është i
pastër." (Buhariu, Muslimi dhe të tjerë)



Muhamedi s.a.v.s ka thene: “Xheneti Është i ndërtuar me tjegulla të arit dhe të argjendit, llaçi është nga myshku, zalli nga margaritarët dhe diamanti, ndërsa dheu është nga shafrani. Kush hyn aty, do të begatohet e kurrë më nuk do të ketë vështirësi, do të jetojë përjetësisht dhe nuk do të vdesë, nuk do t`i grisen rrobat ...dhe nuk do të mplaket!” Shënon Ahmedi dhe Tirmidhiu




Nëse të thuhet: Çfarë është bidati?
Thuaj: Bidat është ajo gjë që është shpikur pas
vdekjes së Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me
qëllim adhurimi për të cilën nuk ka argument nga Kurani dhe as nga
Suneti.




Shqiptimi i nijetit me gojë është bidat.
Argument për këtë është hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej
saj!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
"Kushdo që shpik diçka në këtë çështjen tonë (në fe), që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar."



Çdo adhurim duhet patjetër që të jetë i
shoqëruar me nijetin. Vendi i nijetit është zemra. Argument për këtë
është hadithi të cilin e transmeton Umer bin Hatabi (Allahu qoftë i
kënaqur prej tij!) se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të!) ka thënë: “Me të vërtetë që veprat vlerësohen sipas qëllimit”




‎"Njerëzit më të urryer tek Allahu janë
tre: ateisti që ndodhet në Harem (e Mekës, apo Medines), ai që kërkon
në Islam shembullim (rrugën, zakonin) e injorancës dhe ai që kërkon
gjakun e një njeriu me pa të drejtë, që ta derdhë gjakun e tij." [Sahih] / (B); nga Ibën Abasi / Es Sahiha 778.




‎"Lërini gratë ta kenë vetë në dorë
çështjen e tyre (të martesës). Gruaja e martuar më parë e shpreh vetë
atë që dëshiron, ndërsa leja e të virgjërës është heshtja (d.m.th.
moskundërshtimi)." [Sahih] / (T.K, S.B); nga el Urs ibën Amira / El Irva 1836.





‎"Të fundit që do të ringjallen do të jenë
dy barinj nga Muzine, të cilët synonin Medinen dhe u krakëllisin deleve
të tyre, por i gjejnë ato të kthyera në kafshë të egra. Kur mbërritën
në Grykën e Thenijes, ata ranë në tokë mbi fytyrat e tyre."
[Sahih] / (H); nga Ebu Hurejra / Es Sahiha 683.




‎"Gjëja e fundit që kanë arritur njerëzit
nga fjalët e pejgamberllëkut të parë, është fjala: "Kur nuk ke turp,
vepro ç'të duash!"
[Sahih] / (Ibën Asakir në "et Tarih"); nga Ebi Mesud el Bedri / Es Sahiha 684.




Në transmetimin e Ebu Davudit, Aisheja, radijall-llahu anha, thotë: "Muaji më i dashur për ta agjëruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte muaji Shaban, pastaj e vazhdonte me muajin Ramazan". (Shejh Albani, rahimehull-llah, thotë se ky hadith është i vërtetë. Shiko: "Sahih Sunen Ebi Davud", 2/461).
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Ebu Umare el-Berra ibni Azibi r.a. thotë: “Pejgamberi i Allahut më ka udhrëuar me shtatë gjëra: visitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, kërkimin e shëndetit për atë që teshtin, ndihmën e të dobëtit, ndihmën e të shtypurit, përhapjen e selamit-paqës dhe pranimin e betimit të atij i cili betohet në diçka.” (Muteffekun alejhi)




Transmeton Abdullah Ibni Abbasi r.a se Pejgamberi a.s., kur me një rast iu pati drejtuar duke i thënë: "O djalosh, ja do t'i mësoj disa fjalë: Ruaju (mëkateve të) Allahut, Ai të ruan ty. Ruaju Allahut, Atë do ta gjeshë në anën tënde. Kur kërkon diçka, kërko vetëm prej Allahut. Kur kërkon ndihmë, kërko vetëm prej Tij. Dije se sikur i gjithë populli të bashkohej për të bërë ndonjë të mirë (dobi), nuk do të mund të bënte asgjë, përveç se një gjë që ta ka shkruar (caktuar) Allahu. Dhe sikur të bashkohej i gjithë populli për të bërë ndonjë të keqe, nuk do të mund të të bënin asgjë veç asaj që ta ka shkruar (caktuar) Allahu. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat"



Bëhu i disponuar !Abdullah ibn Mesudi r.a thotë:Më ka këshilluar Pejgamberi a.s. dhe më ka thënë:1. o Abdullah, kur të jesh duke agjëruar -parfymosu!2. Mos u trego i hidhëruar as i mërrolur.3. Përgjigju Ftesës se Muslimanëve, se këte e ke Obligim, përpos nëse ke Arsye nuk mban Përgjegjësi.4. Falja Namazin e Xhenazes atij që vdes prej Miletit tonë, po edhe sikur të ishte Gjynahqar i madh.5. o Abdullah, sikur t`i shkosh Allahut me Gjynahe te mëdha sikur Kodra, do ta kesh më lehtë sesa te bësh Shpifje, te dëshmosh rrejshëm kundër ndonjë Besimtari.( Transmeton Taberaniu)




Transmetohet nga ebu Hurejra r.a. i cili thote:"Pejgamberi s.a.v.s. ka thene:" Vertet Allahu i Madherishem eshte i mire dhe nuk pranon vetem se te miren. Allahu i urdheroi besimtaret me ate qe urdheroi pejgamberet, duke thene: O ju te derguar, hani ate qe eshte e lejuar dhe beni vepra te mira, po ashtu tha: O ju qe besuat, hani nga te mirat qe ua kemi dhene, pastaj permendi njeriun qe ka udhetuar gjate, flokeprishur dhe i pluhurosur qe ngre duart larte duke thene: O Zoti im! O Zoti im! Nderkohe qe haja e tij eshte haram, pija e tij eshte haram, eshte ushqyer me haram, si mund ti pergjigjet Allahu lutjes se tij!?(Transmeton Muslimi)



Ibën Abasit, radijallahu anhuma thote:
“Dashuria është burri ta dojë gruan, ndërsa mëshira është ta ...mëshirojë duke mos i bërë keq asaj. Dashuria dhe mëshira nuk janë ndonjë dhembshuri momentale, por janë një burim i butësisë së përhershme, mirësjelljes së lartë dhe jetesës së ndershme”. Arsyetimi se “jam tip nervoz”, situatat e vështira, pleqëria, fëmijët etj., janë prej arsyeve që gjenden të gatshme dhe shumë të lehta, mirëpo dijetarët na kanë tërhequr vërejtjen: “Umeti do të ketë mirësi, përderisa nuk arsyeton vetveten”.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

**NGRITJA E DUARVE PER TE BERE LUTJE PAS NAMAZEVE, BIDAT apo E LEJUAR?**

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., salevatet dhe selamet mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij… e më pas:

Lutja (duaja) pas namazeve farze është veprim i ligjësuar, për shkak se vërtetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. përmes shumë haditheve. Lidhje me këtë Imam Buhariu në Sahihun e tij ka një titull me emrin “lutjet pas namazit”.



Hafidh (Ibni Haxher Askalani) në veprën e tij thotë: Në këtë kapitull u bëhet demant atyre që pretendojnë se lutjet pas namazit nuk kanë bazë në sheriatin islam. Këta pretendues supozimin e tyre e mbështesin në hadithin e regjistruar te Imam Muslimi, me transmetim nga Abdullah b. Harithi, e ky nga Aisheja r.a. e cila ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s kur jepte selam (në namaz) nuk qëndronte më shumë se sa të thuhet fjala: All-llahum-me entes-selamu ve minkes-selamu tebarekte ja dhel xhelali vel ikrami”.



Përgjigja ndaj kësaj është se qëllimi me mohimin (nuk qëndronte) është se ai nuk qëndronte në atë pozicion që ishte para selamit më gjatë se sa thuhej kjo fjali. Kjo vërtetohet me faktin ngase është vërtetuar se Pejgamberi s.a.v.s. kur përfundonte me namazin, kthehej nga sahabët e tij- nga xhemati. Andaj, lutjet të cilat transmetohen se i ka bërë Pejgamberi a.s. i ka bërë duke qenë i drejtuar kah sahabët – xhemati.



Hafidhi regjistron edhe fjalët e Ibni Kajimit nga vepra “El-Hedju”, fjalë këto nga të cilat disa dijetarë kuptuan se ai absolutisht ka mohuar ligjësimin e lutjes pas namazit. Pastaj Hafidhi shpjegon se pretendimi për mohimin e ligjësimit të lutjes pas namazit, absolutisht është e papranuar. Këtë ai e vërtetoi me disa argumente të transmetuara nga Pejgamberi s.a.v.s.



Në mesin e atyre argumenteve është edhe hadithi i Muadh b. Xhebelit të cilit Pejgamberi a.s. i kishte thënë: “O Muadh, pasha Allahun unë të dua, andaj pas çdo fundi të namazit mos e le pa e thënë: O Zoti im, më ndihmo mua në dhikrin Tënd, në falënderim ndaj Teje dhe në formën e mirë të adhurimit” Hadithin e regjistron Ebu Davudi, Nisaiju, kurse Ibni Hibani dhe Hakimi e kanë cilësuar hadith Sahih.



Hadithi i Zejd b. Erkamit i cili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. që lutej në fund të çdo namazi duke thënë: “O Zoti im, Ti je Zoti i jonë dhe Zoti i çdo sendit…” Ebu Davudi dhe Nisaiju.



Hadithi i Suhejbit i cili ka thënë se kur largohej nga namazi thonte: “ O Ztoti im, më përmirëso mua fenë time…”. Regjistroi Nisaiju kurse Ibni Hibani e cilësoi hadith Sahih.



Pastaj Hafidhi tha: nëse thuhet se me fjalën në fund të namazit është për qëllim afër fundit të tij, e që është teshehudi, pra brenda namazit, atëherë themi: Transmetohet në hadithe dhe potencohet për dhikrin –lutjen në fund të çdo namazi, e me këtë sipas konsenzusit është për qëllim pas namazit, andaj çështja ekziston kështu derisa të vërtetohet e kundërta e saj. Imam Termidhiu regjistron hadithin e transmetuar nga Ebu Umamete, se Pejgamberit s.a.v.s. i është thënë: O i Dërguari i Allahut, cila lutje është më e pranuar?. Pejgamberi a.s. tha: “ lutja në pjesën e fundit të natës dhe lutja pas namazeve farze”.



Hafidhi më pas shpjegon se atë që e thotë Ibni Kajimi, nënkupton se mohimi i ligjësimit të lutjes pas namazit ndërlidhet me vazhdueshmërinë e namazliut duke qenë në drejtim të Kiblesë pas selamit, andaj nëse ai me fytyrën e tij kthehet kah xhemati, në këtë rast nuk i ndalohen lutjet-duatë. Përfundojnë fjalët e Hafidhit.



Pra, ashtu si u shpreh Hafidhi, se Ibni Kajimi pasi e mohoi ligjësimin e lutjes pas namazit ka thënë: Vetëm se ekziston një moment i bukur, e ai është atëherë kur namazliu kur të përfundojë me namazin e tij, e përmend Allahun xh.sh. duke i thënë dëshminë,(shehadetin) pastaj Subhanallah 33 herë, Elhamdulilah 33 herë dhe Allahu Ekber 33 herë, me dhikre të ligjësuara, dhe sipas tij është e preferuar (mustehab) që ti dërgojë salevate dhe selame Pejgamberit s.a.v.s, e pas kësaj ai mund të lutet me lutje çfarë të dëshirojë, deri në fund të fjalës së tij.

Si përfundim i kësaj del fakti se lutjet -duatë pas namazit janë të ligjësuara, mirëpo edhe këto lutje sikur edhe sunetet tjera mund që ndonjëherë të lëshohen pa zbatuar, me qëllim që xhemati i thjeshtë të mos mendojë se këto lutje pas namazit kanë dispozitën obligative (vaxhib ose farz).



Andaj, nëse tani e ke të qartë se lutjet pas namazit kanë bazë në sheriat, atëherë duhet të dish edhe një fakt tjetër se parimisht lutësi duhet ti ngritë duart gjatë lutjes së tij.



Nga ky parim, pra ngritja e duarve gjatë lutjes, nuk mund të largohemi me përjashtim në rastet të cilat Pejgamberi s.a.v.s. praktikonte mos ngritjen e duarve para njerëzve, dhe njëkohësisht nuk ka transmetim se ai i kishte ngritur duart siç është rasti me lutjen gjatë namazit, me lutjen në Hutben e xhumasë etj.



Andaj në lutjet tjera ngritja e duarve është veprim i ligjësuar sipas Islamit. Kjo vërtetohet nga Pejgamberi s.a.v.s me hadithe të shumënumërta. Në mesin e atyre haditheve është edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Musa el Eshariu i cili është i regjistruar te Buhariu dhe Muslimi si dhe në Sahihat tjerë, ku thuhet: Pejgamberi a.s. kërkoi ujë, mori abdes e pastaj i ngriti duart dhe tha: “O Zoti im, fali robërit e ebu Amirit, derisa ia pashë të bardhën e nënsjetullës së tij”.



Hadithi tjetër i regjistruar te Imam Buhariu me transmetin nga Ibni Omeri r.a. për ngjarjen e Halidit kur kishte urdhëruar që secili të mbysë robin e tij të luftës. Kur Pejgamberi a.s. u informua për këtë rast, i ngriti duart dhe tha: O Zoti im, unë i jam pafajshem para Teje për atë që e ka bërë Halidi (dy herë).



Këto dy hadithi Imam Buhariu i ka përfshirë në koleksionin e tij, kurse në shpjegimin e këtyre dy hadithe Hafidh (Ibni Haxher Askalani) thotë: hadithi i parë i kundërshtonë ata që thonë se nuk ngriten duart kështu lartë vetëm se në lutjen për shi (istiska), kurse hadithi i dytë hedhë poshtë tezën e atyre që thonë se duart nuk duhet ngritur fare në lutje vetëm se në lutjen për shi (istiska).



Të vepruarit me hadithin Sahih i transmetuar nga Enesi i cili thotë: Pejgamberi a.s. nuk i kishte ngritur duart në asnjë lutje me përjashtim të lutjes për shi (istiska). Harmonizimi mes këtij hadithi dhe haditheve të tjera të transmetuara në këtë lëmi, bëhet në formën se mohimi i ngritjes së duarve është cilësi e veçantë, e nuk mohon ngritjen esenciale, e këtë e sinjalizuam te hadithi i cili flet për lutjen e shiut. Pra, ngritja e duarve te lutja për shi (Istiska) është ndryshe nga ngritja e duarve në lutjet e rëndomta, sepse ngritja e duarve te lutja për shi bëhet në nivel të fytyrës, kurse te lutjet e tjera duart ngriten në nivel në kraharorit. Çështja është e qartë sepse është vërtetuar në të dy rastet se Pejgamberi a.s. i ngrite duart derisa i dukej e bardha e nënsqetullës.



Pamja e të bardhës së nënsqetullës është më e mundur te lutja për shi se sa te lutja e rëndomtë, sepse te lutja për shi shuplakat e duarve janë të kthyera nga toka kurse te duatë e rëndomta shuplakat e duarve janë të kthyera kah qielli.



Imam Mundhiriu thotë: Harmonizimi mes haditheve është i arsyeshëm, porse aspekti i vërtetimit të ligjësimit të ngritjes së duarve është më i fuqishëm, e veçanërisht me numrin e shumtë të haditheve që flasin për ngritjen e duarve gjatë lutjes. Pra imam Mundhiriu kishte tubuar shumë hadithe në këtë drejtim, dhe nga ai i kishte marrë Imam Neveviju në veprën e tij “El Edhkaru” dhe “fi shrhi mudhib” Gjithashtu hadithe të tilla ka koleksionuar edhe Imam Buhariu, që ne do të përmendim disa prej tyre:



1.Hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a. i cili ka thënë: Erdhi Tufejl b. Amri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: Vërtetë Devsi ka bërë mëkat, lutju Allahut xh.sh. për ta. Pejgamberi s.a.v.s., i ngriti duart dhe tha: O Zoti im, udhëzoje Devsin” Hadithi gjendet te dy Sahihat.



2.Hadithi i Xhabirit r.a. i cili ka thënë: Tufejl b. Amri kishte emigruar, dhe i rrëfeu ngjarjen e një burri i cili kishte emigruar me të, e Pejgamberi s.a.v.s. i ngriti duart dhe u lut për ta. Hadithi është me sened Sahih i regjistruar te Imam Muslimi.



3.Hadithi i Aishes r.a. e cila ka thënë: E kam parë të dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke u lutur me duar të ngritura dhe thonte: O Zoti im, vërtetë unë jam njeri…” Hadithi është me sened Sahih.



4.Nga hadithet sahihë që i ka regjistruar koleksionuesi në titullin “pjesa në ngritjen e duarve” është edhe hadithi ku Pejgamberi a.s. kishte ngritur duart dhe ishte lutur për Othamnin r.a..



5.Imam Muslimi ka regjistruar edhe hadithin e transmetuar nga Abdurrahman b. Semrete, në ngjarjen e nxënies së diellit ku thotë: Shkova te Pejgamberi a.s. e ai ishte duke u lutur me duar të ngritura.



6.Ngjashëm për këtë rast transmeton edhe Aisheja r.a. e cila thotë: …Pastaj i ngriti duart (Pejgamberi a.s.) dhe u lut..



7.Hadithi tjetër i transmetuar po ashtu nga Aisheja r.a. e cila flet për lutjen e Pejgamberit a.s. që e kishte bërë te varrezat Beki, dhe i kishte ngritur duart gjatë lutjes tri herë…



8.Hadithi i gjatë i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a. me rastin e çlirimit të Mekës, ku thotë: Pejgamberi a.s. i ngriti duart dhe filloi të lutet..”



9.Hadithi i transmetuar nga Ebu Humejdi i cili flet për ngjarjen e ibni Lutbijes ku thotë: Pastaj i ngriti duart aq lartë saqë ia pashë të bardhën e nënsjetullës së tij dhe tha: All-llahume hel bellegtu”.



10.Hadithi i transmetuar nga Abdullah b. Amri se Pejgamberi a.s. përkujtoi thënien e Ibrahimit a.s. dhe Isas a.s., i ngriti duart dhe tha: All-llahumme ummetii”



11.Në hadithin e transmetuar nga Omeri r.a. ku thotë: Të dërguarit të Allahut s.a.v.s. kur i zbrite shpallja para fytyrës së tij ndihej një zhurmë sikur zhurma e bletës, andaj kur një ditë i zbriti shpallja atij, pasi u lirua nga gjendja e pranimit të shpalljes, u drejtua drejt Kiblesë, i ngriti duart dhe u lut. Hadithin e regjistron Termidhiu, Nisaiu dhe Hakimi.



12.Hadithi i transmetuar nga Usame i cili thotë: isha hipur pas Pejgamberit a.s. në Deve në Arefat, e ai i ngriti duart dhe u lut, andaj duke ecur lakoi deveja e tij, kurse freni i ra mbi qafë, e Pejgamberi a.s. me njërën dorë e kapi frenin derisa tjetrën e kishte të ngritur. Nisaiu me sened të mirë.



13.Hadithi i transmetuar nga Kajs b. Sa’di i regjistruar te Ebu Davudi, ku thuhet: Pastaj i ngriti duart Pejgamberi a.s. dhe thonte: O Zoti im, selamet dhe mëshira jote le të jetë mbi famaialjen e Sa’d b. Ubedes. Senedi i mirë.

Në këtë drejtim ekzistojnë edhe shumë hadithe të tjera. Sa i përket hadithit të regjistruar te Imam Muslimi me transmetim nga Amare b. Ruvejbete se ai e kishte parë Bishr b. Mervanin duke i ngritur duart, dhe e kishte qortuar atë duke i thënë: Unë vërtetë e kam parë të dërguarin e Allahut s.a.v.s. i cili nuk ngrite më shumë se këtë, dhe sinjalizoi për gishtin tregues.



Imam Taberiu tregon se disa e kishin kuptuar hadithin vetëm sipërfaqësisht dhe thanë: Sunet është që thirrësi të ngritë vetëm një gisht. Mirëpo ai u përgjigjet atyre duke u thënë: Ky hadith transmetohet për ligjëruesin gjatë ligjërimit të tij, e kjo na bëhet e qartë nga konstrukti i hadithit, andaj ky hadith nuk ka të bëjë me ndalesën e ngritjes së duarve gjatë lutjes, sepse ngritja e duarve është vërtetuar me argumente të shumtë, e veçanërisht me hadithin e regjistruar te Ebu Davudi dhe Termidhiu me transmetim nga Selmani ku Pejgamberi a.s. ka thënë: Vërtetë Zoti juaj është i gjallë dhe fisnik, ai turpërohet nga robi i Tij kur ai ngritë duart drejt Allahut që ta kthejë dorë zbrazët.



Në fund, pas tërë këtyre argumenteve me lehtësi konstatohet se lutja pas namazeve është çështje e ligjësuar dhe e vërtetuar me argumente autentike islame. Gjithashtu vërtetohet se ngritja e duarve gjatë lutjes është po ashtu çështje e ligjësuar dhe e vërtetuar me argumente autentike, andaj secili që lutet pas namazeve le t’i ngritë duart gjatë lutjes, e ajo që pretendon dikush të mposhtë këtë duke thënë se ngritja e duarve është veprim i urryer, mposhtet me argumentet që i paraqitem deri tani.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Profeti Muhamed, paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për të, ka
thënë: " A doni t'u tregoj për veprën më të mirë, më të dashur tek
Allahu, me të
cilën fitoni shpërblimet më të larta tek Ai, vepër më e dobishme se sa
shpenzimi i
...arit dhe të hollave..."
Thanë: "Po, si jo!" I
Dërguari i Allahut, paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për të, ka
thënë:
"Të përmendurit e Allahut (dhikri)".
Profeti Muhamed, paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për të, ka thënë:
"Dy fjalë janë të lehta në shqiptim, të rënda në peshore në Ditën e
gjykimit,
të dashura për Allahun. Ato janë: "Subhanallahi ue bihamdihi
subhanallahiladhim".
Që do të thotë: "I Lartësuar qoftë Allahu, Atij të Cilit i takon Lavdia, i
Lartësuar qoftë i Madhërishmi".
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Di¬tën e Gjykimit për të zotët e vet.” (Transmeton Muslimi)
Nevvas bin Sem’ani r.a. thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja); u prijnë su¬ret "El-Bekaretu” dhe "Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për sho¬kun (lexuesin) e vet.”(Transmeton Muslimi)

Uthman ibnu Affani r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.” (Transmeton Buhariu)

Umer ibnul Hattabi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet All-llahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë.” (Transmeton Muslimi)

Ibnu Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai është me të ditë e natë dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.” (Muttefekun alejhi)

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Shpjegim:
Hadithet e lartpërmendura shum qartë na tregojnë për rëndësin e leximit të Kuranit, ai do të ndërmjetësoj në ditën e gjykimit, lexuesit do të kenë pozita të larta. Kurse Allahu m këtë libër i privilegjon individët dhe popujt.

Dobi:
1. Lexuesi përjeton ndërmjetësim e Kuranit në ditën e gjykimit.
2. Ai që e mëson Kurnain konsiderohet njëri ndër më të mirët.
3. Kurani të lartëson nëse ti e respekton.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Disa info reth te dhenve shkencore qe jane paraqitur ne Kurna nga Allahu i madheruar dhe qe shkenctaret kohe e fundit i kan zbuluar

“Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevoitej. Qiellin më të afërt (të dunjas). Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotëfuqishmit, i të dijshmit.”(Fussilet:12). Shtatë qiej janë një fshehtësi të cilë...n shkenca nuk e ka zbuluar ende. Kur’ani famëmadh, pra, edhe me këtë e nxit intelektin njerëzor për të bërë hulumtime dhe zbulime të reja. Shtatë qiej përmendet në shumë ajete Kur’anore, siç janë, p.sh. “Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam”(el Mu’minunë:17). “Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë”(En Nebe’ë:12). Skenca zbuloi se drita ka shtatë ngjyra, shtatë ngjyra spektrale me gjatësi valore të ndryshme, nga e kuqja deri tek vjollca. Pastaj shkallëzimi përsëritet në të shtatë nga infra të kuqe e deri tek ultravjollcë. Është e ngjashme me shatë notat muzikore, të cilat vijnë duke i konsoliduar tonet dhe duke u përsëritur shtatë nga shtatë. Java, si njësi për njehsimin e kohës sonë, ka shtatë ditë. Nga embriologjija dihet se fëmija në muajin e shtatë e plotëson zhvillimin embrional në mitrën e nënës. Fëmija do të vdesë nëse lind para muajit të shtatë embrional. Është zbuluar se shkaku i ngjyrave spektrale në dritën e Diellit vjenë nga shtatë shoqërueset e elektroneve që qëndrojnë në shtatë sfera përreth bërthamës së hidrogjenit. Këto manifestime precize ndodhin në brendin e Diellit (i cili është i përbërë nga hidrogjeni) dhe nën veprimin e temperaturave tepër të larta, që arrijnë deri në miliona gradë. Elektronet shpërthejnë jashtë atomeve të tyre, duke liruar dritën diellore që e njohim të gjithë. Nga kjo kuptohet se elektronet që shpërthejnë dhe përhapen në shtatë sfera janë shtatë qiej. Pra, shtatë qiej dhe shtatë tokë, shtatë ngjyra të spektrit diellor, shtatë tone muzikore, shtatë ajetet e Fatihasë, shtatë dyer të Xhehenemit, shtatë lopë të majme dhe në ditën e shtatë All-llahu i Plotëfuqishëm e përfundoi krijimin. E gjithë kjo tregon misterin që e karakterizon kozmosin, me të cilin mister vazhdon të jetë i mbështjellë kozmosi. Duke e përshkruar kozmosin, Kur’ani famëmadh konstaton se edhe qiejt kanë rrugë, shtigje dhe staza. “Pasha qiellin plotë rrugë”(Edh Dhariat:7).
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Më ka thënë mua Pejgamberi s.a.v.s.: “Më lexo Kur’an!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të të lexoj ty, kurse ai ty po të shpallet? Tha: “Unë dëshiroj ta dëgjoj prej tjetërkujt”. Atëherë ia lexova atij suren en-Nisa, derisa erdha te ky ajet: “Po ç’do të bëhet atëherë kur të sjellim dëshmitarë nga secili popull, e ty do të sjellim dëshmitarë kundër tyre?” (en-Nisa, 41) Tha: “Mjaft për tash”. Kur u ktheva kah ai, (ia pashë) sytë që i rridhnin lot”. (Muttefekun alejhi)
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Hadithe

O vij une içik si "e vonuar"...(kjo mund te jete), o ktu s`po kuptohet ca po thuhet ...A s`mund ti shkruani me qarte pls.

Flm.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Meri te lutem shpjegou se ca nuk kupton te ta shpjegoje mire qe ta kesh te qarte
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Hadithe

Neqoftese i lexon si duhet dhe din ti analizosh dhe je ne berendin e temes nuk jane fjale pa lidhje aspak
 
Top