• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hajdutët vrasin peshqit, nuk donin dëshmitarë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113

Një treshe hajdutësh vrau tre peshq të kuq gjatë vjedhjes së një banese në Çikago, pasi nuk dëshironte të linin dëshmitarë.

Sipas lajmit të veçantë të publikuar në një gazetë amerikane, tre adoleshentë shpërthyen derën e një shtëpie, nga e cila vodhën një play-station, 30 videolojra, 30 Dvd, një pushkë dhe një kasafortë, ku mbaheshin bixhuteri dhe dokumente e fotografi personale.

Megjithatë, përpara se të largoheshin, një 16-vjeçar, pjestar i treshes së hajdutëve, mori tre peshqit e kuq të akuariumit dhe i hodhi në vaskën pa ujë, duke i lënë të ngordhnin, pasi i hodhi sipër edhe salcë.

Policia mundi të arrestonte tre minorenët hajdutë pak kohë më pas dhe në marrjen në pyetje, natyrshëm lindi pyetja se përse kishin vrarë peshqit, kur kishin marrë gjithçka që kishin hyrë për të vjedhur.

Për çudinë e policisë, ata mësuan se ngjarja ndodhi pasi hajdutët nuk dëshironin të kishin dëshmitarë. Siç shpjegoi njëri prej tyre, ata besonin se policia kishte disa teknika të panjohura dhe fantashkencore, që mund të rikthenin ngjarjen si një video, nga informacioni i depozituar në trurin e çdo kafshe.

Edhe sikur kjo teknikë futuriste të ishte e mundur, peshqit nuk do të mund të jepnin informacion, pasi ata janë gjallesa me një shikim shumë të dobët.

Për “vrasjen e dëshmitarëve”, hajdutët do të përballen përveç akuzës së vjedhjes, edhe me atë të mizorisë ndaj kafshëve.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Hajdutët vrasin peshqit, nuk donin dëshmitarë

Po mire si u kapen, kush i denoncoj? :D

Pastaj paskan qene palla me termen se peshqit mund ti skuqnin e ti hanin dhe nuk do i kishte akuzuar njeri per mizori kundra peshqeve. :D
 
Top