• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hakeri pranon vjedhjen e 10 milionë dollarëve

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Programuesi rus Yevgeny Anikin nga Novosibirsk ka deklaruar të hënën në fjalimin e tij përmbyllës në gjyq se ndihet fajtor dhe se është pishman për shkak të vjedhjes së 10 milionë dollarëve nga llogaritë e kompanisë amerikane RBS World Pay në vitin 2008, kanë raportuar mediet ruse.

Hetuesit kanë vërtetuar se 27-vjeçari Anikin ka qenë pjesë e zinxhirit ndërkombëtarëve të hakerëve i cili ka kopjuar të dhënat nga llogaria dhe ka rritur limitin ditor para se të nxirrte para të thata nga bankomatet në mbarë Evropën, Azinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Anikin e ka lutur gjykatën të jetë e mëshirshme dhe t’i shqiptojë atij dënim me kusht. Pritet që sot, e martë, gjyqi të merr vendimin përfundimtar.

Ai po ashtu ka thënë se ka arritur marrëveshje për kthimin e parave me kompaninë që e ka dëmtuar, e përfaqësuesit e RBS World Pay, të cilët kanë qenë në gjykatore, nuk kanë këmbëngulur për dënim të rëndë.

Autori: Telegrafi
 
Top