• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hakiu: “Nuk e besoj se më ka nxjerrë publiku jashtë”

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Në spektaklin e së shtunës, teksa doli nga loja Mandi, Hakiu, i ftuar në spektakël për të folur rreth javës që ka kaluar jashtë shtëpisë së BB, tha se nuk e beson kurrë se publiku është ai që e ka nxjerrë nga shtëpia. Pas pyetjes që i shtroi moderatorja se çfarë mendon ai që e penalizoi e që doli në televotimin e kaluar, Hakiu u shpreh se nuk doli nga publiku, sepse nga reagimi i publikut tani që ka dalë ka kuptuar se është shumë i pëlqyer. Ai mendon se mund të ketë gabuar diku. Arbana e sqaron se ky ishte vendimi i publikut dhe i kujton se ndryshimi te përqindja ndërmjet tij dhe Mirit ishte shumë e vogël. Ndërsa shikon klipin me momentet e bukura, Hakiu nuk qesh shumë, por rri serioz duke treguar se i vjen keq që është larguar nga ajo shtëpi, nga loja. Gjithsesi për të mbetet një përvojë jashtëzakonisht e bukur dhe i mjafton që nga ky spektakël, sikur ka thënë, ka marrë çmimin si fitues moral i tij. Ai ende nuk ka ardhur në Prishtinë, meqë ka disa probleme me pasaportën.

Domenika, finalistja e parë e BB

Kjo është java e fundit për banorët dhe pas daljes së Mandit, nuk janë të gjithë finalistë. Përmes vitimeve të vetë kandidatëve, e para që ka shkuar në finale është Domenika. Miri voton për Erionin, Erioni për Mirin, Jona dhe Klodi për Domenikën, ndërsa Domi për Klodin. Kështu, banorja e parë që shkon në finale pasi ka marrë dy kandidatura është Domenika. Kështu ajo është finalistja e parë e këtij edicioni. Ndërkohë, katër banorët e tjerë do të shkojnë në nominim, si gjithnjë ku një prej tyre do të votohet për të lënë shtëpinë, pra një nominim i zakonshëm. Arbana ua komunikon këtë vendim banorëve.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Po ta kishte degjuar kengen e etno engjujve "Erdha nga Kosova" Hakiu se kishte bere ate gabim qe te shkonte ne shqiperi se me lehte kishte fituar ne beograd sesa ne tirane
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Hakiu: “Nuk e besoj se më ka nxjerrë publiku jashtë”

Ishte me i miri aty per mendimin tim. Mekat qe qendojne akoma brenda persona qe duhet te kishin dale me kohe ...
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Hakiu: “Nuk e besoj se më ka nxjerrë publiku jashtë”

Hakiu eshte nder ata qe s'eshte mire ti hyjne hic asaj rruge.sepse mendoj qe eshte shum me lart se ata eshte pse doli dhe se meritonte! E se ishalla e mer ndonje nga ata gjytyrymet qe kan ngelur brenda ..
inchallah Klodiana lol ;)
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: Hakiu: “Nuk e besoj se më ka nxjerrë publiku jashtë”

Gjynah se tamam e meritonte,tani e merr ose domenika(meqe ska pas asnje fituese femer deri tani)ose klodi (x te thyer mentalitetin e shqiptareve)
 
Top