• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Haklajt, si u vranë 14 pjesëtarë të familjes

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,533
Pikët
113
o Jack Sparrow I lugines, thellesia e mendimit tend eshte e padeshifrueshme, nuk kam intelekt te mjaftueshem te debatoj me ty, po hedh peshqirin ne ring.
sjellja e deshmive te pakonstestueshme, çan vaporin hyhyhyyyyyyyyyy, jo dhafa, por fakte, te kunderten solle ti, me gjera te pasakta, me huqje te personazheve te ngjarjes.

Megjithate Gamja is over, nuk e rikthene dot skenarin e ngjarjes ne cilin do ane qe do i vendosesh, jo po mund te besh dhafa sa te duash, por ato jane qe kam shkruajtur.

Kunder s`ka, abstenime s`ka, aprovohet, u mbylle seancja ``fumato``
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
17,571
Pikët
113
LexovA disa komente ne intervisten e fundit te Zylfije Haklajt
Me zuri nje e qeshur
Komentet vijonin like “kush nuk do donte me pase nje moter e nje grua si kjo”
“Hallall gjiri nenes”
“Dreqi ta haje vdiqen pa vrare dhe berishen”
Etj etj te ketij lloji
 

Musachia

Super Anëtar
Anëtar
Jan 28, 2015
Postime
152
Pikët
28
njerezit I dalin ne krah haklajve sepse urrejne berishen por haklajt jane larg te qenurit qendrestar apo shenjtor, ka shume mekate kjo familje, njerez qe I kane vrare kot fare thjesht sepse donin te mernin hak diku.
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
17,571
Pikët
113
njerezit I dalin ne krah haklajve sepse urrejne berishen por haklajt jane larg te qenurit qendrestar apo shenjtor, ka shume mekate kjo familje, njerez qe I kane vrare kot fare thjesht sepse donin te mernin hak diku.
nuk eshte se e bene thjeshte te hakmerreshin diku
Vrane njerez dhe kot sepse e dinin qe egzistojne dhe me trima se sa ata dhe kur them
Trima flas per burra me mend dhe jo shpellare me arme ne krah
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,818
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Sorry to disappoint u, 😩. Se cfare lidhje ka emancipimi Im me rastet ordinere / mafioze ne Shq, vec ti e di. Eshte thjesht ceshtje kendveshtrimi e perceptimi. Nuk shohim ne nje drejtim.
This is an interesting article.

 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,022
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Histori vrasjesh,vlla vrasjesh, kur politika i perdor me se miri skemat e percarjes.Politika i perdor per aq kohe sa i duhen e nuk i prishin pune,pastaj i heq qafe,ose me isakte i ben ata te heqin qafe njeri tjetrin. Nuk ka ne kete histori asgje te lavdishme,as patriotizem e as burreri. Kur shqiptari vret shqiptarin gezohet Serbia.
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
5,111
Pikët
113
njerezit I dalin ne krah haklajve sepse urrejne berishen por haklajt jane larg te qenurit qendrestar apo shenjtor, ka shume mekate kjo familje, njerez qe I kane vrare kot fare thjesht sepse donin te mernin hak diku.
E drejte, i ke rene gjarprit ne koke 😉
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,137
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
http://m.albeu.com/index.php
451968.jpg
Del dokumenti, si u betua "i forti" i Haklajve për të vrarë Azem Hajdarin




Pas vrasjes, më 12 shtator të vitit 1998, të deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, akuzat, kryesisht politike, në drejtim të Shërbimit Informativ Kombëtar, të drejtuar nga Fatos Klosi, ishin ekstremisht të rënda.

Të formuluara dhe të dala nga selia e Partisë Demokratike ato thoshin se Klosi, 2-3 muaj para vrasjes së Azemit, kishte liruar nga burgu dy prej pjesëmarrësve në atentat dhe se, një ditë pas vrasjes, më 13 shtator, kur i dilte për detyrë tu rrinte punëve në krye, ishte larguar urgjent për në Himarë, pa ndonjë arsye madhore të njohur.

Koha nuk ka sjellë ndonjë provë të fortë që të mbështesë këto akuza. Përkundrazi, por kjo nuk do të thotë se SHIK-u nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.

Shërbimi Informativ Kombëtar, me plotësisht të drejtë mund të akuzohet se, ditën e vrasjes, 12 shtator 1998, nuk i dha policisë asnjë informacion për njerëzit, të cilët, të organizuar, mbi një autokolonë makinash, kishin zbritur nga Tropoja dhe po lëviznin të armatosur nëpër Tiranë duke pasur vetëm një qëllim: Të vrisnin Azem Hajdarin.

Pra, më 12 shtator 1998, shërbimi sekret ishte inekzistent, ishte jashtë detyrës, apo jashtë çdo lloj funksioni, në një kohë që një numër i madh njerëzish, qofshin banditë e kriminelë, qofshin normalë, e mësuan qëllimin e grupit të Fatmir Haklajt.

Ky mund të jetë mëkati më i madh i Shërbimit Informativ Kombëtar përballë kësaj ngjarjeje, ndërkohë që informacionet më të hershme, të mbledhura dhe përpunuara prej tij, kanë qenë normale dhe konform misionit.

Kështu, një dokument që mban datën 16 maj 1998 dhe që ABC News e sjell ekskluzivisht, vërteton se agjentët në terren kishin siguruar një informacion që thoshte se Fatmir Haklaj, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, ishte betuar mbi kufomën e të vëllait se do të merrte hak, duke vrarë, mes të tjerëve, edhe deputetin Azem Hajdari.

Aty shpjegohet qartë se Fatmir Haklaj e kishte qëllimin e jetës të vriste Azem Hajdarin, se ai kishte gatitur disa kurthe, që deputeti i PD-së të vinte në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, e të tjera.

Informacioni, që mban përfund firmën e titullarit të SHIK, Fatos Klosi, i është dërguar Ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta me qëllim që policia të bënte punën e saj.

Pak ditë më pas, më 20 maj 1998, të dhënat janë riformuluar nga Drejtoria e Policisë Kriminale dhe dërguar Drejtorisë së Policisë së Kukësit.

Në këtë dokument të dytë Policia e Kukësit urdhërohet që të organizojë gjurmimin dhe kapjen e Fatmir Haklajt si dhe të deklarojë punën e bërë për parandalimin e ngjarjeve të mëtejme, domethënë parandalimin e vrasjeve, përfshirë atë të deputetit Azem Hajdari.

Më poshtë përmbajtja e plotë e informacionit të SHIK:

SEKRET

Kopje Nr. 1

Tiranë, më 16.05.1998

Republika e Shqipërisë

Shërbimi Informativ Kombëtar

Lënda: Për Fatmir Haklaj

Ministrit të Rendit Publik,

Zotit Perikli Teta

Tiranë

Në bazë të një informacioni që disponojmë, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, ndër të tjera është shprehur:

“… Njerëzit e mi që janë vrarë kanë marrë gjithsej 18 plumba. Në bazë të kanunit ne do të vrasim 18 vetë. Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dërguar fjalë nëpërmjet lidhjeve të tij, disa herë i kemi dërguar telegrame për raste vdekjesh për të ardhur në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, por ai nuk ka ardhur. Pasi të vrasim Azemin ne do të ikim në Belgjikë.

Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar

Fatos Klosi

(firma, vula)./abcnews.al/
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
542
Pikët
93
Nje gje nuk arrij te kuptoj une
nese ka prova perse nuk e arrestojne Saliun?
e kam ndjekur te gjithe sagen e haklajve dhe serisht nuk shoh nje fije drejtesie!
apo saliun ti permendi diku!
 

pablito

plata o plomo
Anëtar
Apr 7, 2020
Postime
1,195
Pikët
113
Nje gje nuk arrij te kuptoj une
nese ka prova perse nuk e arrestojne Saliun?
e kam ndjekur te gjithe sagen e haklajve dhe serisht nuk shoh nje fije drejtesie!
apo saliun ti permendi diku!
Se i ka klyshet akoma neper poste ,e ka pushtetin te konsolidum dhe sikur te doje Ramazoni ,sja mba se ka bo vet pislliqe dhe doktori ja nxjerr !!
 
Top