• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hapa drejt lutjes ne krishterim .

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Teksti Biblik:
Jakobi 1:6-8; Jozueu 1:8; Mateu 7:7,8; Marku 11:23,24


E vërteta qendrore:
Me anë të besimit ne arrijmë të marrim atë që kemi nevojë dhe kështu ne krijojmë realitetin e saj në jetën tonë.




Kjo seri më temën e lutjes merret me pikëpamjet themelore të lutjes që sjell rezultate. Nëse besimtari do t’i ndjekë me besnikëri këto hapa në lutje ai mund të jetë i sigurt që do të marrë përgjigje.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 1:
Vendosni se çfarë dëshironi nga Perëndia


Jakobi 1:6-8
6 Por le të kërkojë në besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.
7 Dhe ai njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,
8 sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në të gjitha rrugët e veta.

Shkrimet e mësipërme na tregojnë rëndësinë e vendosmërisë. Jakobi ka thënë që nëse njeriu është i paqëndrueshëm- nëse ai nuk mund të vendos-ai është “i paqëndrueshëm në të gjitha rrugët e veta” dhe ai nuk mund të presë se do të marrë diçka nga Zoti.


Shpeshherë ne jemi të paqartë në lutjet tona.Kur ne i pyesim njerëzit se për çfarë po luten,ata nganjëherë përgjigjen se nuk e dinë.Një person më tha se po lutej vetëm që të lutej.


Sigurisht që ekziston një lloj i lutjes që ne e bëjmë për të adhuruar dhe për të pasur miqësi me Perëndinë, por në këtë mësim jemi duke u marrë kryesisht me lutjen që sjell rezultate. Nëse nuk jemi të kujdesshëm kjo lutje e llojit të përgjithshëm mund të na sundojë ndërkohë që ne kemi nevojë të jemi specifik në lidhje me një nevojë të caktuar.


Nëse do të shkonit në një dyqan fruta perimesh dhe jeni duke shtyrë karrocën tuaj poshtë e lart dyqanit pa blerë asgjë, njerëzit do të mendonin që diçka nuk është në rregull me ju. Nëse ju do të dërgoni një fëmijë që të blej gjëra të caktuara dhe ai i blenë pikërisht ato që i keni thënë, ai fëmijë ka vepruar siç duhet.


E njëjta gjë është e vërtetë edhe me lutjen. Do të ishte më mirë të lutemi për dy ose tre minuta dhe ta dimë se për çfarë jemi lutur sesa të lutemi pa ndonjë qëllim për dy ose tre orë.


Vendosni se çfarë dëshironi nga Perëndia dhe jini specifik në lidhje me kërkesën tuaj!!
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 2:
Lexoni vargje nga Shkrimi që premtojnë përgjigjen ndaj nevojës suaj


Jozueu 1:8
8 Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.


Për të qenë të suksesshëm në jetën tonë të lutjes, Fjala e Perëndisë duhet të jetë e parësore. Ndërsa ushqehemi me Fjalën e Tij, ne e ndërtojmë vetëdijën tonë të brendshme. Pastaj, në kohë nevoje, ne do të jemi të përgatitur për t’u përballur me situatat. Ne mund t’i përdorim shkrimet e përshtatshme kundër djallit kur ai përpiqet të na bëj të dyshojmë Perëndinë dhe të na vjedh atë që dëshirojmë.


Në shkretëtirë kur Satani tundoi Jezusin që t’i kthente gurët në bukë, Jezusi iu përgjigj me Fjalën. Ai tha: ” Është shkruar: “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë.” Pastaj Satani e mori dhe e çoi në një mal shumë të lartë dhe i tregoi Atij të gjitha mbretëritë e botës.Ai i tha Jezusit që nëse Ai do ta adhuronte atë, ai do t’i jepte atij të gjitha ato mbretëri. Sërish Jezusi iu përgjigj: ... “Është shkruar:
”Adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe shërbeji vetëm Atij.”


Pastaj Satani e çoi Jezusin ne majë të Tempullit dhe i tha Atij: “...hidhu poshtë...” Përsëri Jezusi iu përgjigj me Fjalën, duke i thënë,”... “Është thënë: “Nuk do të tundosh Zotin, Perëndinë tënd” (Luka 4:3-12).


Jezusi përdori të njëjtën armë që edhe besimtarët e kanë sot për ta mposhtur djallin: Fjalën e Perëndisë. Gjithçka që ne duhet të bëjmë kur ballafaqohemi me tundimin dhe dyshimin është të themi, “Është e shkruar.” Nëse shkrimet janë mbjellur mirë në zemrën tonë, ne jemi të përgatitur për çdo sulm të djallit.
Sa i përket drejtimit, kërkoni shkrimet për të parë se çfarë Perëndia thotë në lidhje me atë situatë. Fjala e Tij na e tregon shumë qartë vullnetin e Tij. Nëse Shkrimet nuk na premtojnë atë që jemi duke kërkuar, ne s’kemi nevojë që të lutemi për atë gjë. Ne nuk duhet t’i kërkojmë ato gjëra që Fjala e Perëndisë thotë që s’duhet t’i kemi.


Në anën tjetër, kur lutemi për gjërat që janë premtuar qartë në Bibël, ne mund të kemi siguri të plotë që Perëndia do të na jap atë që kemi nevojë. Vite më parë e kam shkruar me stilo lapsin e kuq në faqen e parë të Biblës sime, “Bibla e thotë, unë e besoj, dhe kjo u vendos tani”


Shumë njerëz përpiqen të luten përtej besimit të tyre. Fjala e Perëndisë është ajo që na jep besim. “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë” (Rom.10:17). Arsyeja pse njerëzit nuk luten me siguri dhe besim është sepse ata nuk i njohin shkrimet aq mirë për të ditur nëse ajo gjë për të cilën po luten është vullneti i Perëndisë.Ata mund të shpresojnë se është, por ata nuk e dinë këtë. Ndërsa e lexojmë Fjalën e Perëndisë dhe mësojmë vullnetin e tij, ne mund t’i përvetësojmë premtimet e Tij për çdo nevojë që kemi.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 3:
Kërkoni nga Perëndia gjërat që dëshironi


Mateu 7:7,8
7 Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet.
8 Sepse kushdo që lyp, merr; dhe ai që kërkon, gjen; dhe atij që troket, do t’i hapet.


Tek Mateu 6:8 Jezusi ka thënë:”...sepse Ati juaj e di ç’nevoja keni, para se ju t’i kërkoni.” Por në kapitullin tjetër, siç e shikojmë tek vargjet e cituara më lart, Ai na thotë që t’i kërkojmë Atij gjërat që na nevojiten.Prandaj, megjithëse Ai i di nevojat tona, Ai dëshiron që ne t’i sjellim ato tek Ai dhe të kërkojmë ndihmën e Tij.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 4:
Besoni se ju merrni


Marku 11:23,24
23 Sepse ju them në të vërtetë se, nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit dhe hidhu në det” dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet.
24 Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke u lutur, besoni se i keni marrë dhe ju do t’i keni.


Versioni i Amplifikuar i përkthimit të Biblës thotë për këtë varg, “... Të gjitha ato që kërkoni në lutje, besoni - mirëbesoni dhe jini të sigurt - që u është dhënë juve, dhe ju do ti [merrni].”


Për ta parë këtë gjë më mirë, ne duhet të kuptojmë që ekzistojnë dy lloje të së vërtetës: e vërteta e njohurisë së arsyes dhe e vërteta e zbulesës.
Disa njerëz mendojnë që e vërteta i përket gjërave që ata mund t’i shikojnë me sytë e tyre fizik.Por ne nuk mund t’i shikojmë gjërat e Frymës. Ato nuk janë nga mishi; ato nuk janë materiale.


Gjithçka që ne kemi nevojë është e siguruar për ne në botën frymërore. “I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore, në Krishtin”(Efes. 1:3). Nevojat tona janë siguruar përmes Jezus Krishtit. Ndoshta ne nuk jemi të aftë për t’i parë ato, por ato janë aty.


Kur e “vërteta e arsyes” kundërshton të “vërtetën e zbulesës” ose Fjalën e Perëndisë, unë filloj të eci me të vërtetën e zbulesës. Unë eci sipas asaj që Perëndia thotë.


Ajo që është në botën frymërore bëhet reale në botën fizike me anë të besimit. Besimi e tërheq atë dhe krijon realitetin e saj në jetën tonë.
Prandaj, kur ju luteni, besoni se tashmë keni marrë atë që keni kërkuar dhe ju do ta keni atë. Kjo tejkalon mendimin tonë të natyrshëm.Mendja natyrore nuk e kap dot, por ne duhet të ecim me anë të besimit dhe jo me anë të shikimit.



Vargu përmëndësh:

“Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet.
Sepse kushdo që lyp, merr; dhe ai që kërkon, gjen; dhe atij që troket, do t’i hapet.”
Mat. 7:7, 8
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 5: Refuzoni të dyshoni


Lejoni që çdo mendim dhe dëshirë të konfirmojë që ju keni atë që kërkoni.Asnjëherë mos lejoni asnjë pamje mendore të dështimit të ngelet në mendjen tuaj. Mos dyshoni as për një çast që ju e keni përgjigjen. Nëse dyshimet vazhdojnë,qortojini ato.Fokusoni mendjen tuaj tek përgjigja. Jakobi 4:7 thotë,” ... Kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush.”Dyshimi është nga djalli. Kundërshtoje atë.


Çrrënjos çdo imazh, sugjerim, ndjenjë ose mendim që nuk e ndihmon besimin tënd. Përqëndrohu tek gjërat që e ndihmojnë pohimin tënd për atë gjë që ke nevojë nga Perëndia.


Mendimet tona janë të drejtuara nga vëzhgimi, shoqëria dhe mësimet. Ne duhet të ruhemi nga çdo mendim i keq dhe nga dyshimi që vjen në mendjet tona. Ne duhet të qëndrojmë larg vendeve dhe gjërave që nuk e mbështesin pohimin tonë që Perëndia tashmë i është përgjigjur lutjes sonë. (Nganjëherë kjo do të thotë të rrish larg kishave që mësojnë më shumë dyshim sesa besim)


Filipianëve 4:8 thotë,” Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.”
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 6: Meditoni mbi Premtimet


Fjalët e Urta 4:20-22
20 Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;
21 mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;
22 sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.

Vazhdimisht medito mbi premtimet tek të cilat e mbështet përgjigjen e lutjes tënde.Shiko veten tënde sikur tashmë e ke atë gjë që kërkove nga Perëndia dhe bëj plane sikur ajo gjë të ishte tashmë realitet. Perëndia do ta përmbush Fjalën e Tij nëse ti vepron sipas saj.


Fjala e Perëndisë thotë që Ai dëgjon dhe i përgjigjet lutjes. Nëse Fjala nuk largohet nga sytë tuaj, ju me siguri do të shikoni veten me gjërat që tashmë i keni kërkuar. Nëse ju nuk e shikoni veten me to, Fjala e Perëndisë tashmë është larguar nga sytë tuaj.


Nëse ju nuk qëndroni mbi Fjalën, Perëndia nuk mund t’ju mbështes edhe pse Ai e dëshiron një gjë të tillë. E vetmja mënyrë si Perëndia punon është përmes Fjalës së Tij. Ai lëviz në përputhje me Fjalën e Tij. Ai e ka lartësuar Fjalën e Tij përmbi Emrin e Tij! Nëse ju qëndroni mbi Fjalën, Perëndia do t’ju mbështes.


Shumë njerëz luten dhe luten, por ata nuk luten sipas Fjalës. Gjoni 15:7 thotë, “Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet.” Jezusi nuk tha vetëm “Nëse qëndroni në Mua”; Ai shtoi, “dhe fjalët e Mia qëndrojnë në ju.” Nëse Fjalët e Tij qëndrojnë në ne, ne do të kemi një themel të fortë.


Ne duhet ta shikojmë veten me përgjigjen.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 7: Jepini Perëndisë Lavdërimin


Filipianët 4:6
6 Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.


Fjalët ” mos u shqetësoni për asgjë” kanë kuptimin që “të mos merakosemi për asgjë.” Versioni i Amplifikuar i Biblës thotë,” Mos u shqetësoni dhe mos keni ndonjë merak për asgjë.” Për aq kohë sa ne shqetësohemi dhe merakosemi, lutja dhe agjërimi nuk do të jenë të efektshëm.


Ky varg thotë “me falenderim” dhe kjo bëhet pasi ne jemi lutur për çështjen. Ne e falenderojmë Perëndinë për përgjigjen pasi jemi lutur.


Hapi përfundimtar drejt lutjes me përgjigje është të lartësosh zemrën tënde tek Perëndia vazhdimisht ,me mirënjohje dhe lavdërim që gjithnjë është në rritje për atë që Ai ka bërë dhe çfarë Ai po bën për ne tani.


Bëji lutjet për nevojat e tua shpallje besimi dhe lavdërimi dhe jo shpallje mosbesimi.Ti mund ta bësh këtë po aq lehtësisht sikurse të kesh mendime dyshimi dhe mosbesimi.


Të mendosh mendime besimi dhe të flasësh fjalë besimi, kjo e drejton zemrën tonë nga dështimi në fitore. Mos prano dështim. Mos lejo të jesh i mohuar. Është e drejta e familjes tënde -- e drejta e shpengimit tënd -- të kesh atë çfarë Perëndia ka premtuar. Është e drejta jote dhe do të vijë. Pranoje dhe do të bëhet realitet.


Dikush tha: Nuk shijon mirë t’i kërkosh Perëndisë të njëjtën gjë sërish e sërish. Nëse, kur ti lutesh për diçka që nuk është materializuar mos u lut sërish në të njëjtën mënyrë sepse ky është mosbesim. Kujtoji Perëndisë që ti ia ke kërkuar dhe kujtoji çfarë Fjala e Tij thotë dhe thuaj Atij që ti po e pret atë gjë. Pastaj falenderoje Atë.”


Shpesh njerëzit u kthehen përsëri lutjeve të tyre! Ata futen në mosbesim dhe qëndrojnë aty sikur t’u kishin ngecur rrotat. Një herë gjatë një konference në , unë e dëgjova pastorin duke na drejtuar në lutje për një njeri që ishte në spital,duke vdekur.Pasi u lutëm, falenderuam Perëndinë që na kishte dëgjuar.


Pastori filloi të largohej nga foltorja por pastaj u kthye sërish tek mikrofoni.Ai pyeti se sa njerëz në bashkësi do të vazhdonin të luteshin për këtë njeri në spital. Afërisht të gjithë ngritën dorën.
“ Pse dëshironi ta bëni këtë gjë?” pyeti Pastori.”Ne tashmë u lutëm për të.Tani le të vazhdojmë të lavdërojmë Perëndinë pasi Ai e ka shëruar këtë njeri.”



I krishteri i cili praktikon këto shtatë hapa drejt lutjes që sjell rezultate do të zbulojë fitore të mëdha në jetën e tij të lutjes.


Vargu Përmendësh:
Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. Gjoni 15:7
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 8 : Gëzimi paraprin faktet


Nëse po shqetësoheni dhe përpiqeni të gjeni zgjidhjen vet,ju po e pengoni Perëndinë që t’ju ndihmojë. Ju po e mbani barrën vet në vend që ta lini Atë ta mbajë . Në fakt, nëse jeni duke u shqetësuar, lutja nuk do t’ju ndihmojë shumë sepse nuk jeni duke u lutur me besim.
“Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. “(Fil.4:6,7).
Kur unë mbaja takime ungjillizimi larg . Njëherë nëna më tha se kur ajo mori vesh që po udhëtoja, ajo lutej që Zoti të ishte me mua. Dhe ajo kalonte netë të tëra duke u shqetësuar, duke pritur që telefoni të binte me lajmin që unë kisha bërë aksident. Unë i thashë që po harxhonte kohën kot në lutje nëse ajo do të rrinte zgjuar duke u shqetësuar.
Lutja është shumë më tepër se kaq.”... kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.“ Ne duhet të jemi përplot me gëzim para se të marrim atë që ne kemi kërkuar sepse ne e kemi Fjalën e Tij që Ai tashmë e ka dëgjuar lutjen tonë.



Efesianët 5:20
20 duke e falënderuar vazhdimisht për gjithçka Perëndinë, Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht.


Vini re këtu që Pali na thotë që t’a falenderojmë për gjithçka, “Perëndinë Atin” në emrin e Jezusit. Pali na thotë që t’i lutemi Atit dhe jo Jezusit. Emri i Jezusit është hyrja për tek zemra e Atit në të gjithë adhurimin dhe falënderimin tonë të vërtetë.
Dikush ka thënë që mënyra se si ne lutemi nuk ka shumë rëndësi. Por nëse nuk ka, pse e frymëzoi Perëndia Palin që t’i shkruante Letrat? Të themi që këto vargje nuk kanë rëndësi do të ishte njëlloj sikur të thonim se Gjoni 3:16 nuk ka rëndësi. Nëse ne besojmë që Gjoni 3:16 është i rëndësishëm, ne duhet të besojmë gjithashtu që i gjithë Shkrimi është i rëndësishëm dhe ai na është dhënë për të na mësuar ne ecjen tonë me Perëndinë. Kur ne duam të marrim një përgjigje për lutjet tona ne duhet të ndjekim mësimet e Fjalës dhe t’i lutemi Atit në Emrin e Jezusit.


Kur shumë njerëz luten ata e mbyllin lutjen e tyre me shprehjen: ”për hir të Jezusit” [ose "për shkak të Jezusit"]. Mirëpo, ne nuk jemi mësuar në Bibël që të lutemi për hir të Jezusit. Ne jemi mësuar të lutemi në Emrin e Jezusit. Cili është ndryshimi?


Kur ju shkoni tek Perëndia dhe i thoni Atij të bëjë diçka për hir [per hater] të Jezusit. Kështu ne kërkojmë [gabimisht] që të bëhet një gjë dhe kjo do ta ndihmojë Jezusin nga ana jonë.


Unë nuk po kërkoj që të shërohem për Të, ose për hir të Tij. (Jemi ne ata që kemi nevojë për ndihmë. Ai e ka pozitën ose lavdinë dhe ne mund të shkojmë në Emrin e Tij) [Ne, pra, kërkojme te Ati, në emrin e Jezusit, për hirin dhe interesin tonë]


Qëndrimi ynë ka shumë rëndësi gjithashtu. Arsyeja pse shpesh herë ne dështojmë në lutjet tona është sepse qëndrimi ynë është plotësisht i gabuar.Nganjëherë ne mendojmë që Perëndia duhet t’i përgjigjet lutjeve tona për shkak të meritave ose mirësisë sonë.


Kur Pjetri dhe Gjoni i shërbyen njeriut të çalë tek Porta e Bukur e tempullit, siç është regjistruar tek kapitulli i tretë i Veprave, njerëzit që panë mrekullinë u mahnitën. Ata menduan se ai u shërua për shkak të një fuqie të veçantë që këta njerëz kishin.Por Pjetri tha,”... pse po na i ngulni sytë sikur ne me fuqinë tonë ose me perëndishmëri të kishim bërë që ky njeri të ecë?” (Veprat 3:12)


Nuk është në fuqinë ose në shenjtërinë tonë që lutjet tona përgjigjen.Neve nuk na përgjigjen lutjet sepse jemi të mirë; lutjet përgjigjen për shkakun e Jezusit.Ai e ka atë pozitë në Qiell.Ai është mënyra e vetme si t’i afrohemi Atit. Ne nuk mund të hymë atje në ndonjë mënyrë tjetër. Ne shkojmë tek Ati në Emrin e Tij. Jezusi na dha këtë të drejtë dhe autoritetin që ta përdorim në Emrin e Tij.Çelësi për të pasur përgjigje për lutjet tona është përmes Emrit të fuqishëm të Jezusit.


Vargu Përmendësh:
“Dhe atë ditë ju nuk do të më pyesni më asgjë. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t’jua japë. “Gjoni 16:23
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Hapa drejt lutjes ne krishterim .

Hapi 9 : Autoriteti i Emrit të Jezusit


Teksti Biblik: Marku 16:17,18


E vërteta qendrore: Jezusi na dha pushtetin, të drejtën për të përdorur Emrin e Tij


Perëndia dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.Le të jetë kjo gjë e vendosur tashmë. Lutja funksionon.Shpeshherë njerëzit luten me hamendje.Ata e quajnë këtë gjë lutje dhe me kaq e mbyllin çështjen. Ata shpresojnë se diçka do të ndodhë në njëfarë mënyrë apo në një tjetër.


Por ne duhet të marrin qëndrim për Fjalën e Perëndisë dhe qielli, ferri dhe toka le ta dinë që Fjala e Perëndisë është e vërtetë dhe ne e besojmë atë. Ne kemi nevojë të rritemi në lutje. Shumë herë Perëndia ul veten për të na takuar në nivelin fillestar por është më mirë që ne të rritemi frymërisht dhe ta takojmë Atë në nivelin e Tij.


Bibla mëson që ka ngjashmëri midis rritjes fizike dhe rritjes frymërore.”Si foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij” (1 Pjetri 2:2). Askush nuk lind me trupin e një të rrituri. Ne lindim si foshnje dhe pastaj rritemi. Askush nuk lind si i krishterë i rritur gjithashtu. Ndërsa rritemi në Fjalën, jeta jonë e lutjes duhet të përmirësohet.


Kur isha fëmijë unë lutesha si fëmijë. Por tani nuk lutem në atë mënyrë. Tani jam rritur. Kur ne kemi qenë foshnje frymërore mund të jemi lutur në një mënyrë të caktuar por Perëndia dëshiron që ne të rritemi frymërisht. Perëndia sot kërkon më shumë nga ne sesa disa vite më parë.



Ne nuk kemi nevojë të luftojmë në lidhje me besimin. Kjo është thjesht një çështje e kërkimit të të drejtave tona dhe të përdorimit me guxim të asaj që e dimë se është e jona.


Emri i Jezusit më përket mua po aq sa më përkasin duart apo këmbët e mia. Kur unë zgjohem në mëngjes, unë nuk lutem që Perëndia të më jap besim që të ngrihem dhe të eci. Unë thjesht ngrihem dhe eci sepse e di që këmbët i kam aty! Emri i Jezusit është po aq i imi sa janë duart dhe këmbët e mia, dhe unë mund ta përdor emrin e Tij.


Ekzistojnë njerëz që luten dhe luten por rezultatet nuk tregojnë që lutjet e tyre arrijnë diçka. Nëse ju nuk merrni përgjigje për lutjet tuaja, ju duhet të rishqyrtoni metodat tuaja. Nëse ju nuk prisni rezultate kur luteni, atëherë nuk keni fare nevojë që të luteni.



Lutja ka rëndësinë më të madhe. Nga ana praktike, Krishterimi është një besim i gjallë në lidhje me një Perëndi të gjallë, i cili dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve.


Të flasim thjesht në ajër nuk është lutje. T’i flasësh Perëndisë për 20 minuta të dielën në mëngjes dhe t’i mbash Atij një fjalim moralizues në lidhje me detyrat e Tij për kishën nuk është lutje. T’i japësh një leksion bashkësisë nuk është lutje.


Ne duhet të lutemi për rezultate. Nëse ne lutemi dhe nuk shohim rezultate, kjo tregon që ne kemi një formë lutjeje por pa fuqi.


Të gjitha gjërat që Perëndia ka siguruar na janë ofruar përmes lutjes dhe nëse ne nuk i kemi ato,kjo ndodh për shkak se nuk e kemi bërë lidhjen e duhur të lutjes.


Le të kërkojmë të gjejmë shkakun dhe të çrrënjosim çdo dyshim dhe mosbesim. Le t’i lutemi Atit siç na mësoi Jezusi - në Emrin e Jezusit - sepse Jezusi qëndron pas Fjalës së Tij.


Kur ne lutemi sipas Fjalës së Perëndisë, lutjet tona nuk mund të dështojnë.


Vargu Përmendësh:
“Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj”. Gjoni 14:14
 
Top