• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hapet panairi i milionerëve

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Ndër çuditë super të shtrenjta, të ekspozuara në panairin e sivjetmë të mallrave luksoze në Moskë, gjenden edhe tenxherja e zbukuruar me diamante dhe prodhimet për kujdesin ndaj lëkurës me çmime marramendëse.
Ky panair, i hapur në sallonin Manezh në qendër të kryeqytetit të Rusisë, kishte për qëllim të dëshmojë përmirësimin e ekonomisë së atij shtetit i cili ishte prekur nga kriza ekonomike globale.
Kështu pasanikët rusë mund të blejnë tenxheren e prodhuesit gjerman “Fissler”, aspak të përshtatshme për të zier në të. Dorezat dhe kapaku i tenxheres janë të zbukuruara me 270 diamante, ndërsa kapaku është i praruar me ar 18 karatësh. Tenxherja kushton 150.000 euro, gati njëjtë sa një Porsche Cayenne SUV.
Firma gjermane ekspozoi edhe prodhime për kujdesin ndaj lëkurës të quajtur BB Royal, të cilat shiten në shishe të dekoruara me 5.000 kristale Swarovski.
Përveç këtyre prodhimeve, vizitorët kanë mundësi të shohin edhe pianon prej xhamit, me vlerë 110.000 euro, e cila luan vetë notat.
Në seksionin e makinave sivjet është ekspozuar vetëm një helikopter dhe disa automobila sportiv, ndërmjet të cilëve edhe një Lamborghini i kuq me vlerë prej 729.000 dollarëve.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Hapet panairi i milionerëve

vetem nje helikopter na mungon :p se tjerat i kemi hahahaha
 
Top