• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Harta e mendjes.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Derisa mesazhi i dhënë, apo mendimi, apo ndjenja përsëri e përjetuar kalon nga një qelizë cerebrale në tjetrën qelizë cerebrale, ndërtohet shtegu elektromagnetik biokimik. Gjithsecili shteg neurotik njihet si “gjurmë memorie”. Këto gjurmë memorike apo harta mendore paraqesin njërën prej fushave më interesante të hulumtimeve bashkëkohore të trurit, duke na shpjer njëherazi deri tek disa konkludime fantastike.



Si të përdoret maksimalisht Mendimi Brilant
Potenciali i pashfrytëzuar i trurit tuaj

Këtë libër ia kushtojmë zgjerimit të lirisë së inteligjencës njerëzore


SEGMENTI 1
ARKITEKTURA NATYRALE

Kushdo që jeni, kudo që jeni, ju – për t’i lexuar këto fjalë – shfrytëzoni më të bukurin, më kompleksin, më të ndërlikuarin, më të mistershmin dhe objektin më të fortë të njohur në univers – trurin e njeriut.


Ne jemi, si model evolutiv, të vjetër rrafsh 45.000 vjet, dhe tash qëndrojmë në kufi të revolucionit i cili do ta ndryshojë kursin e zhvillimit njerëzor. Për të parën herë gjatë tre milion e gjysmë vitesh të vjetër të historisë së inteligjencës njerëzore, kjo inteligjencë e ka kuptuar se mund ta kuptojë, analizojë dhe ta kultivojë vetveten. Duke e zbatuar veten në vete ajo mund të zhvillojë mënyra të reja të të menduarit të cilat janë shumë më fleksibile dhe më të fuqishme sesa mënyra e të menduarit tradicional të cilat sot janë në përdorim anë e kënd botës


Tek gjatë shekujve të fundit ne kemi filluar të mbledhim informacione për strukturën dhe punën e trurit tonë. Njëjtë si ngazëllimin e zbulimeve, gjithashtu edhe numrin e madh të punimeve dhe artikujve të publikuara për këtë temë e merr impulsin e vet. Është llogaritur se në dhjetëvjetëshin e fundit kemi akumuluar 95% të informacioneve mbi trurin e njeriut të mbledhura ndonjëherë deri më tash. Edhe pse ende jemi shumë larg nga kuptueshmëria totale (gjithnjë e ma shumë jemi të vetëdijshëm se atë që e dimë është pjesë e vogël e asaj të cilën duhet ditur), tash dimë aq shumë sa për ta ndryshuar – përgjithmonë - këndvështrimin tonë ndaj të tjerëve, dhe ndaj vetvetes.
Atëherë cilat janë zbulimet dhe çfarë janë përgjigjet në pyetjet pasuese?

1 Cilat janë komponentët e trurit tonë?
2 Si i trajtojmë informacionet?
3 Cilat janë funksionet kryesore të mendjes?
4 Në çfarë mënyre janë të shpërndara qendrat e ndryshme të aftësisë në tru?
5 Në çfarë mënyre mësojmë dhe çka më së lehti rikujtojmë?
6 A është truri i njeriut mjetë esencial për krijimin dhe kërkimin e modeleve?
7 Cilat janë ato teknika të cilat zakonisht i përdorin njerëzit e thjeshtë, e në veçanti sipas aftësisë së tyre të kujtesës?
8 Përse aq numër i madh njerëzish dëshpërohet para mundësive dhe funksioneve të trurit personal?
9 Cila është mënyra e përshtatshme dhe e natyrshme e të menduarit?
10 Cila është mënyra e përshtatshme dhe e natyrshme për t’u shprehur mendimet njerëzore?

Segmenti i parë jep përgjigje në të gjitha këto pyetje, duke ju futur në botën e mrekullueshme të arkitekturës natyrale të trurit tuaj, si në atë qelizore, gjithashtu edhe në makro nivelin, si dhe në parimet themelore të funksionimit të trurit. Ju tregon sesi “mendjet e ndritura” i kanë shfrytëzuar shkathtësitë të cilat janë të afërta për të gjithë, dhe përse 95% e njerëzve janë të pakënaqur me funksionet mendore. Në kapitullin e fundit të këtij segmenti ju njohim me aftësitë e reja të trurit, mënyrën e të menduarit të avancuar: Mendimin Brilant, dhe në shprehjen e saj të natyrshme, Harta e Mendjes.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Harta e mendjes.

TRURI I MREKULLUESHËM

Përmbajta

· Hyrja
· Hulumtimet bashkëkohore të trurit
· Fiziologjia e kujtesës dhe mësimit
· Gjestalt (tërësia)
· Truri si makinë asociative e të menduarit brilant
· Zhvillimi historik i inteligjencës njerëzore
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Harta e mendjes.

HYRJE

Ky kapitull do t’ju çojë me shpejtësi të konkordit nëpër hulumtime më të reja biofiziologjike dhe neurofiziologjike të këtij bio-kompjuteri të mrekullueshëm - turit të njeriut.
Do të zbuloni se sa qeliza trunore i posedoni dhe se si ato ndërsjellë veprojnë në mënyrë habitshëm perfide dhe komplekse. Gjithashtu do të zbuloni natyrën e vërtetë të sistemit proceso-informativ të trurit tuaj dhe do të njiheni me zbulimet më të reja në fushën e hulumtimeve të hemisferës së majtë dhe të djathtë.
Derisa lexoni mbi funksionimin dhe natyrën e memories suaj, si dhe për funksionet tjera të rëndësishme të trurit tuaj, do ta kuptoni masën e jashtëzakonshme të potencialit dhe kapacitetit të tij.


HULUMTIMET BASHKËKOHORE TË TRURIT

Qeliza cerebrale

Duke e studiuar qelizën e trurit, Ser Çarlls Sheringtons(Charles Sherrington), i cili konsiderohet pionier i neurofiziologjisë, ka qenë i frymëzuar për ta shkruar këtë shprehje poetike:
“Truri i njeriut është depërtim magjik në të cilën miliona drugëza shndritëse enden duke i shpërndarë larat, lara gjithmonë të vlershme, edhe pse jo të njëjta, harmonin e ndryshueshme të larave më të vogla. Sikur ta kishte filluar rruga e Qumështit një lloj vallëzimi kozmik.”



Llogaritet se në trurin e çdo njeriu gjenden milion miliona qeliza cerebrale (1.000.000.000.000.)

Çdo qelizë cerebrale(neuron) përmban kompleks gjigant elektrokimik dhe sistem shumë të fortë të përpunimit dhe transmetimit të mikro shënimeve të cilat, përkundër ndërlikueshmërisë së saj, mund t’i vendos në maje të thimthit. Çdo qelizë cerebrale duket si super-oktopod, me trup qendror dhe me dhjetëra, qindra dhe mijëra britha.
Sa ma shumë që e zmadhojmë pamjen, e shohim se çdo brith është si degë e ndonjë druri, e cila në formë rrezeje fillon nga qendra e qelizës apo nukleusi. Skajet e qelizës cerebrale dendritike (të përshkruara si “forma natyrale apo struktura ngjashëm me drurin”). Një degë e veçantë e madhe dhe e gjatë, e quajtur akson, paraqet daljen kryesore për çdo informacion të cilën e përcjellë qeliza e dhënë.
Çdo dendrit dhe akson mund të jenë të gjatë prej 1- 1,5 milimetra, e nëpër sipërfaqen e tyre me krejt gjatësinë gjenden sytha të vegjël ngjashëm me kërpudhat të cilat quhen gjemba dendritike dhe nyjëza sinaptike.
Duke shkuar edhe më larg nëpër këtë botë super-mikroskopike, shohim se çdo gjemb dendritik/nyje sinaptike përmban substanca kimike të cilat janë bartësit kryesor të porosive në procesin tonë mendor.
Gjemba dendritike apo nyjëza sinaptike nga një qelizë cerebrale do të bashkohet me nyjëzën sinaptike të qelizës cerebrale tjetër, dhe derisa impulsi elektrik udhëton nëpër qelizën cerebrale, substancat kimike për një minutë barten përmes hapësirës në mes të qelizave, kjo hapësirë është e mbushur me lëng. Kjo hapësirë quhet jaz sinaptik.
Substancat kimike bartën në sipërfaqen pranuese, duke krijuar kështu impulsin i cili udhëton nëpër qelizën cerebrale marrëse.
Edhe pse e ilustruar thjesht, kaskada biokimeke e informacioneve të cilat kalojnë nëpër sinaps është tmerrshëm inspiruese me ndërlikueshmërinë dhe madhësinë e vet. Këto janë, në përpjesëtime mikroskopike, ujëvarat e Niagares.

Qeliza cerebrale mund të pranojë impulse nga njëqind mijë pika të jashtme për çdo sekondë. Ngjashëm me centralen e madhe telefonike, qeliza përnjëherë mund të llogaritë, mikrosekondë për mikrosekondë, shumën e të dhënave të të gjitha informacioneve të pranuara, e mandej t’i orientojë në rrugën e kërkuar.
Derisa mesazhi i dhënë, apo mendimi, apo ndjenja përsëri e përjetuar kalon nga një qelizë cerebrale në tjetrën qelizë cerebrale, ndërtohet shtegu elektromagnetik biokimik. Gjithsecili shteg neurotik njihet si “gjurmë memorie”. Këto gjurmë memorike apo harta mendore paraqesin njërën prej fushave më interesante të hulumtimeve bashkëkohore të trurit, duke na shpjer njëherazi deri tek disa konkludime fantastike.

Çdoherë kur diçka mendoni, rezistenca biokimike-elektromagnetike përgjatë shtegut nëpër të cilin bartet ai mendim, zvogëlohet. Kjo është sikur të përpiqeni ta pastroni shtegun në pyll. Për të parën herë kjo paraqet luftën, sepse duhet të luftoni për kalimin e juaj nëpër shkurre. Herën tjetër kur të kaloni nëpër shtegun e njëjtë, do ta keni shumë më lehtë për shkak të pastrimit të cilin e keni bërë më herët. Sa ma shpesh që kaloni nëpër atë shteg, do të hasni në rezistencë gjithnjë e më të vogël, derisa, pas shumë përsëritjesh, mos ta keni rrugën e gjerë e të rrashtë, e cila kërkon fare pak apo aspak pastrim. Fenomeni i njëjtë ngjanë edhe në trurin e juaj: sa ma shumë që i përsëritni mësimet apo hartat e mendimeve, hasni në rezistencë gjithnjë e më të vogël. Prandaj, duke pasur në këtë rëndësi enorme, vetëm përsëritja e rritë supozimin e përsëritjes. Me fjalë tjera, sa ma shpesh që një “ngjarje mendore” ngjanë, supozimi bëhet më i madh se ajo do të përsëritet.

Le t’i kthehemi analogjisë me pyllin, përdorimi i përsëritur i mban shtigjet të shkelura, duke e përkrahur në këtë mënyrë “qarkullimin”e mëtutjeshëm. Sa ma shumë rrugë dhe shtigje që shkelni dhe përdorni, po aq të menduarit e juaj to të jetë më i qartë, më i shpejtë dhe më efikas. Kufijtë e inteligjencës njerëzore janë, në shumë mënyra, në lidhshmëri me aftësitë e trurit t’i sajoj dhe t’i përdorë shembujt e këtillë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Harta e mendjes.

Prej momentit kur qeniet njerëzore e kanë kuptuar se mund ta shprehin “imazhin mendor” të brendshëm, zhvillimi është shpejtuar. Shenjat e para kanë evoluar në vizatime, duke filluar nga vizatimet e para të Aborxhinëve australian nëpër shpella. Me zhvillimin e civilizimit, vizatimet janë bërë simbole, e mandej në alfabete dhe shkrime, siç janë shenjat kineze, apo hieroglifët egjiptiane.


Si të përdoret maksimalisht Mendimi Brilant
Potenciali i pashfrytëzuar i trurit tuaj

Këtë libër ia kushtojmë zgjerimit të lirisë së inteligjencës njerëzore



Në dimër të vitit 1973, profesori Pjotr Kuzmiç Anokin nga universiteti i Moskës ka botuar dëshmitë më të reja për rezultatet e hulumtimit të tij gjashtëdhjetëvjeçar mbi natyrën e qelizave cerebrale. Konkludimi i tij, i publikuar në veprën Krijimi i inteligjencës natyrale dhe artificiale, ka qenë ky:

“Mund ta tregojmë se gjithsecili, prej 10 miliard neuronesh në trurin e njeriut, ka mundësi bashkimi barabartë me numrin një me njëzet e tetë zero prapa! Po qe se vetëm një neuron e ka këtë kualitet të potencialit, vështirë mund ta imagjinojmë se çfarë mund të bëj i gjithë truri. Kjo do të thotë se numri i tërësishëm i kombinimeve të mundshme në tru, po të shkruhej, do të dukej si njëshe e përcjell me vargun e zerove të gjata 10.5 milionë kilometra! Ende nuk ka qenie njerëzore që do të mund ta shfrytëzojë gjithë potencialin e turit të vet. Për këtë arsye mos ta pranojmë kurrfarë vlerësimi pesimist mbi kufizimin e trurit të njeriut. Ai nuk ka kufij!”

Si arrihet e gjithë kjo? Me “bashkimin” më të madh të njohur në univers – me bashkimin në mes vete të qelizave tuaja cerebrale. Çdo qelizë cerebrale, veç e veç, është në gjendje të vë kontakt dhe lidhje me 10.000 e ma tepër qeliza cerebrale në fqinjësi në të njëjtën kohë.

Pikërisht në këto kontakte shndritëse dhe të pandërprera, krijohen, kultivohen dhe rriten, forma të pafundme të hartave të mendjes suaj. Përsiatja brilante reflekton strukturën dhe procesin e brendshëm tuajin. Harta e mendjes është pasqyrë e jashtme e përsiatjes suaj brilante dhe ua mundëson qasjen në këtë gjenerator gjigant të mendimeve

hemisfera e djathtë ------ hemisfera e majtë

ritmi ---------------- fjalët
orientimi hapësinor ----------------- logjika
tredimensionaliteti ----------------- numrat
Geshtalt(i tërë imazhi) ---------------- vargjet
imagjinata ----------------- lineariteti
ëndërrimi ----------------- analiza
ngjyrat ------------------ listat


Hemisferat cerebrale të trurit tuaj

Në të 60-tat e vona të shekullit XX, profesori Rogjer Speri (Roger Sperry) nga Kalifornia, i cili mandej e ka fituar shpërblimin Nobel për hulumtimet e tij, ka publikuar rezultatet e hulumtimeve të tij për pjesën më të zhvilluar të trurit, korteksit cerebral (korteksi – cipa e trurit apo korja e trurit).
Zbulimet e para të Sperit kanë treguar se dy pjesët, apo hemisferat, të korteksit anojnë që në mes vete t’i ndajnë funksionet intelektuale. Hemisfera e djathtë duket se dominon në këto fusha intelektuale: ritëm, orientimin hapësinor, geshtalt (tërësinë), imagjinatën, ëndërrimin, ngjyra dhe dimensione. Hemisfera e majtë është, siç duket, dominante në aftësitë tjera mendore: fjalë, logjikë, numra, vargje, linearitet, analiza dhe lista.
Hulumtimet e Ornshtejn (Ornstein), Zajdel (Zaidel), Bloh (Bloch) dhe të tjerëve, të cilat kanë pasuar, i vërtetojnë këtë zbulime. Është zbuluar edhe kjo:

Edhe pse çdo hemisferë është dominante për aktivitetin e caktuar, në esencë te dyja janë në gjendje t’i mbulojnë krejt fushat, dhe aftësitë mendore të cilat i ka identifikuar Rogjer Speri në të vërtetë ato janë të distribuara nëpër gjithë korteksin

Moda momentale që njerëzit të emërohen qoftë si majtak total apo djathtak është kontra-produktive. Siç e ka cekur Majkl Bloh (Michael Bloch) në një vepër të tij: “Po qe se e quajmë veten ‘hemisferist të djathtë’ apo ‘të majtë’, do ta kufizojmë mundësinë tonë për zhvillimin e strategjive të reja”.
Të thuhet “keq po më shkon” apo “nuk kam X aftësi intelektuale” shprehet e pavërteta dhe e pakuptuara. Po qe se dikush është i dobët në cilëndo lëmi, pohimi i saktë do të kishte me qenë: “më duhet edhe ma shumë ta zhvilloj aftësinë intelektuale X. E vetmja pengesë në shprehjen dhe zbatimin e të gjitha aftësive tona mendore paraqet niveli i njohurisë sonë se si t’i qasemi atyre.
Vëllimi i aftësive të cilat na ofrohen të gjithëve inkuadrojnë të gjitha ato aftësi të cilat më herët u janë përshkruar, qoftë hemisferës së majtë, apo të djathtë:

1 Gjuha
· Fjalët
· Simbolet

2 Numri

3 Logjika
· Vargu
· Listat
· Lineariteti
· Analiza
· Koha
· Asociacionet

4 Ritmi

5 Ngjyra

6 Imagjinata
· Fantazia
· Visualizimi

7 Orientimi në hapësirë
· Tredimensionaliteti
· Gjestalt (e tërë fotografia)

Mendimi Brilant dhe Hartimi i Mendjes llogarisin, i marrin parasysh, të gjitha këto elemente.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Harta e mendjes.

PSIKOLOGJIA E MËSIMIT DHE KUJTESËS

Hulumtimet kanë treguar se, derisa mëson, truri i njeriut në mënyrë primare i mbanë në mend këto:
· Shënimet kur fillon perioda e mësimit(“efekti i parësisë”)
· Shënimet kur përfundon perioda e mësimit(“efekti i përfundimit”)
· Çdo fakt të ndërlidhur me nocionet apo leksionet të cilët veç janë të deponuar apo në lidhje me aspektet tjera të asaj që mësohet;
· Çdo fakt që është i theksuar për shkak të vlerës së vet apo veçantisë;
· Çdo fakt të cilin në veçanti e josh njëra prej pesë shqisave;
· Faktet të cilat në veçanti kanë të bëjnë me personin.

Lista e këtyre njohurive, së bashku me grafikun në faqen tjetër, ju ofron informacione të cilat kanë qasje kritike për ta kuptuar se si punon truri juaj.
Gjithsesi se këto njohuri (e jo “teoria mbi hemisferën e majtë apo të djathtë të trurit”, siç kanë supozuar shumë) kanë ndikuar në zhvillimin e Hartimit të Mendjes. Viteve të gjashtëdhjeta, kur në universitete të ndryshme mbaja ligjërime mbi psikologjinë e mësimit dhe të mbajturit mend, kam filluar të vërej dallim të madh në mes teorisë të cilën e ligjëroja dhe asaj të cilën me të vërtetë e bëja.
Shënimet e mia për ligjërime kanë qenë shënime tradicionale lineare, të cilat kanë siguruar sasinë tradicionale e të harruarit dhe sasinë tradicionale të jokomunikimit. Shfrytëzoja shënime të tilla si bazë për ligjërime mbi kujtesën në të cilat kam theksuar se për rikujtim dy faktor janë vendimtar: potencimi dhe lidhshmëria. E pikërisht këta dy element kanë munguar në shënimet e mia personale!
Duke ia bë vetes gjithmonë pyetjen e njëjtë: “Çfarë është ajo që në shënimet e mia do të më ndihmoj t’i theksoj dhe t’i lidhë mendimet dhe idetë?”, kam ardhur, viteve të vona të 60-tave, dhe të 70-tave të hershme, deri tek koncepti embrional i Hartimit të Mendjes (për diskutim më të detajizuar për rikujtimin gjatë kohës së mësimit, shikon librin Përdorni te dy hemisferat e trurit). Hulumtimet e mia pasuese të natyrës së procesit të përpunimit të informacioneve, strukturës dhe funksionimit të qelizave cerebrale, si dhe hulumtimi i korteksit cerebral, kanë vërtetuar dhe kanë përkrahur teorinë origjinale, dhe kështu kanë lindur Hartat e Mendjes.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Harta e mendjes.

GJESTALT (TËRËSI)

Truri ynë anon për të krijuar modele dhe përkufizime të tërësisë. Për shembull, shumë njerëz, duke i lexuar fjalët “Një, dy, tre…” do t’iu duhet t’ia dalin me impulsin për ta thënë fjalën “katër”. Ngjashëm, nëse dikush thotë: “Kamë një tregim fasicinues për t’jua rrëfyer…Oh! Më falni, pikërisht m’u kujtua se për këtë askujt nuk guxoj t’i flas”, mendja e juaj do të vajtojë për ta plotësuar informacionin! Kjo tendencë e lindur e trurit për të kërkuar plotësim mbetet e kënaqur me strukturën e Hartës së Mendjes. Harta e Mendjes ju lejon vargun e pakufishëm të “sondazheve” asociative të cila në mënyrë gjithëpërfshirëse e hulumtojnë çdo ide apo pyetje që ju intereson.

TRURI SI MENDIM BRILANT MAKINË ASOCIATIVE

Kjo makinë e mrekullueshme, truri juaj, ka pesë funksione themelore- pranimin, deponimin, analizën, hulumtimin dhe kontrollin – shpjegimet në mënyrë vijuese:
1 Pranimi
Mbresat e pranuara nga cilado shqisë e juaja.
2 Deponimi
Kujtesa juaj, e cila ndërlidhë edhe deponimin (aftësia e deponimit të informacioneve) dhe rikujtimi (aftësia për t’iu qasur atij informacioni).
3 Analiza
Njohja e leksioneve dhe përpunimi i informacioneve.
4 Shprehja
Çdo formë e komunikimit apo vepër kreative, duke inkuadruar edhe përsiatjen.
5 Kontrolli
Ka të bëj me të gjitha funksionet mendore dhe fizike.

Këto pesë kategori në mes vete përforcohen. Për shembull, më lehtë pranohen informatat, po qe se jeni të informuar apo të motivuar, edhe nëse procesi i pranimit është kompitabil me funksionet cerebrale. Pasi që suksesshëm e keni pranuar informatën, më lehtë do ta keni ta depononi dhe analizoni. Dhe anasjelltas, deponimi dhe analizimi i efikasshëm do ta rrisë aftësinë e juaj për ta pranuar informacionin.
Në mënyrë të njëjtë, analiza e cila inkuadron sistemin e ndërlikuar të detyrave gjatë redaktimit të informacioneve, kërkon aftësinë e deponimit (të ruhet dhe të lidhet) ajo që është pranuar. Kualiteti i analizës me siguri do të varet nga aftësia juaj për të pranuar dhe deponuar informacionet.
Këto tre funksione janë konvergjente me të katërtën – shprehja apo paraqitja përmes hartave të mendjes, bisedës, gjesteve etj. të asaj që është pranuar, deponuar dhe analizuar.
Kategoria e pestë, kontrollimi, ka të bëj me përcjelljen gjenerale te të gjitha funksioneve tuaja mendore dhe fizike nga ana e trurit, duke ndërlidhur edhe shëndetin e përgjithshëm, qëndrimin dhe faktorët e mjedisit. Kjo kategori është shumë e rëndësishme sepse mendja e shëndosh dhe trupi i shëndosh janë me vlerë esenciale po qe se katër kategoritë tjera: pranimi, deponimi, analiza dhe shprehja duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Harta e mendjes.

HISTORIA E ZHVILLIMIT TË INTELIGJENCËS NJERËZORE

Historia e inteligjencës njerëzore mund të vështrohet si kërkim i trurit për mënyrat efikase të komunikimit me vetveten.
Kur njeriu i parë e ka vizatuar vijën e parë, revolucioni i vetëdijes njerëzore është shpejtuar, e Hartat e Mendjes paraqesin zhvillimin më të ri të saj (Për diskutim më të thellë, shikone veprën e Lorence Gil (Lorraine Gill) – Vijën e ka krijuar njeriu).
Prej momentit kur qeniet njerëzore e kanë kuptuar se mund ta shprehin “imazhin mendor” të brendshëm, zhvillimi është shpejtuar. Shenjat e para kanë evoluar në vizatime, duke filluar nga vizatimet e para të Aborxhinëve australian nëpër shpella. Me zhvillimin e civilizimit, vizatimet janë bërë simbole, e mandej në alfabete dhe shkrime, siç janë shenjat kineze, apo hieroglifët egjiptiane. Me zhvillimin e mendimit perëndimor dhe influencës së Mbretërisë romake, transformimi i vizatimeve në shkronja është kompletuar. Mandej, gjatë 2.000 vjetëve, jo edhe aq e parëndësishme forca e shkrimit ka mbajt vrullin evolutiv mbi imazhin momentalisht të fyer.

Njerëzit e parë të cilët kanë bërë shenjat e para, tekstualisht kanë shënuar hapë gjigant në evolucionin e inteligjencës, duke i lënë gjurmët e para të botës mendore. Duke e bërë këtë, ata i kanë fiksuar mendimet e tyre në hapësirë dhe kohë, gjithashtu duke ua mundësuar mendimeve t’i kapërcejnë dimensionet e njëjta. Tash inteligjenca njerëzore ka mundur të komunikojë mes vete përmes hapësirave të pafundme të kohës dhe hapësirës.

Simbolet, pikturat dhe kodet përfundimisht janë shndërruar në shkrime, e ky përparim kryesor ka paraqitur çelësin e paraqitjeve dhe zhvillimin e civilizimeve të mëdha siç kanë qenë ato në Mesopotami dhe Kinë. Këta popuj janë kënaqur në përparësitë e qarta mbi ata të cilët nuk e kanë zhvilluar shkrimin, për këtë arsye nuk kanë mundur të kenë qasje në urtitë dhe dijeninë të cilat kanë rrjedhur nga mendjet e ndritura të së shkuarës.
Si lumi i gjerë kur ngushtohet në kanal të ngushtë, trendi i mbledhjes së informacioneve shpejtohet gjatë shekujve, duke shkaktuar sot “eksplodimin e informacioneve”. Në kohën e fundit ky “eksplodim” pjesërisht është shkaktuar nga supozimi se vetëm shkrimi është i vetmi mjet i mirë për mësim, analizë dhe përhapje të informacioneve.

Nëse shkrimi me të vërtetë është mjeti më i mirë për marrjen, analizën dhe dhënien e informacioneve, përse aq shumë njerëz kanë probleme në fushën e mësimit, mendimit, kreativitetit dhe kujtesës? Përse ankohen për paaftësinë themelore, humbjen e vetëbesimit, interesimin e zvogëluar dhe fuqinë e dobësuar të koncentrimit, memories dhe përsiatjes.
Përgjigjet e zakonshme në këto probleme ndërlidhin nënçmimin e vetvetes, efikasitetin e zvogëluar, apatinë dhe pranimin e rregullave të ashpra dogmatike, krejt çka edhe më tutje pengon funksionimin natyror të trurit.
Si gur themeli i civilizimit tonë, e kemi marrë fjalën, fjalinë, numrin dhe logjikën, duke e detyruar trurin tonë t’i përdorë mënyrat e kufizuar të të shprehurit për të cilat konsiderojmë se vetëm ato janë të sakta.
Përse e kemi bërë këtë? Për shkak se, në termet universale evolutive, akoma jemi bebe të porsalindura. Andaj, është e kuptueshme se kemi qenë të detyruar të “eksperimentojmë me vetveten” duke marrë një qëndrim të pakëndshëm.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,510
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Informacion interesant ...And it shows that primitive is actually pure and natural .
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,510
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Nga fakti qe je akoma gjalle , thuan ... nuk do te thote gje kjo .
 
Top