• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Hekuran në Top Fest 7

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Këngëtari Hekuran Krasniqi merr pjesë në festivalin Top Fest 7 me këngën “Gjeografia e jetës sime”. Hekurani ka thënë se tekstin e këngës ia ka shkruar Qerim Pllana, derisa muzikën e ka realizuar në studion e tij “By Heki”.


“Duke qenë se organizatorët e “Top Fest”-it më ftuan që të marr pjesë në festival, edhe unë e kisha një tekst aq të bukur nga poeti Qerim Pllana dhe me muzikë të cilën e kam punuar aq me përkushtim, vendosa të jem pjesë e këtij edicioni”, ka thënë Krasniqi.

“Teksti i këngës flet për autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë, por fatkeqësisht realiteti në Shqipëri flet ndryshe. Atje të gjitha gjërat kthehen në çështje politike. Unë këtë këngë nuk e kam bërë me prapavijë politike, por thjesht për atë vepër të madhe që është bërë që ne shqiptarët të jemi sa më afër njëri-tjetrit”, ka shtuar ai.

Kjo këngë si duket ka shqetësuar disa individë të cilët janë kundër punës së një vepre të madhe që është bërë. Ish organizatori i këtij festivali, Bojken Lako, i cili vetëm pse është parë si pjesë e një kënge që është kënduar nga disa artistë në promovimin e autostradës është larguar nga puna ka thënë Hekuran Krasniqi për gazetën “Zëri”.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top