• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Herpesi i buzëve

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113

Te çdo grua buzët janë zona më sensuale, por edhe më delikatja për shkak të mungesës së keratinës. Kur nuk është e pranishme kjo lloj substance, e cila i jep ngurtësi lëkurës, buzët duken të buta dhe të kuqe, e si pasojë janë më të ndjeshme dhe më të ekspozuara ndaj acarimeve të mjedisit të jashtëm. Por jo vetëm kaq. Armiku i tyre i vërtetë quhet herpesi labial, një nga patologjitë më të bezdisshme dhe të sikletshme që mund të prekësh. Bëhet fjalë për një infeksion të shkaktuar nga një virus ngjitës, konkretisht nga virusi “herpes simplex” tipi 1, HSV-1. “Në fillim shfaqet me një uritemë, pastaj del flluska. Megjithatë simptomat janë të ndryshme nga një person te tjetri: ka nga ata që ndiejnë siklet, pickime, ose djegie, madje në disa raste herpesi jep edhe temperaturë. Me kalimin e kohës flluskat mund të jenë hemorragjike. Mund të ketë djegie, të cilat duket sikur dhembin. Por nuk duhet të shqetësoheni, sepse gjithçka kalon brenda pak ditësh”, shpjegon një dermatologe. Shfaqja e herpesit u detyrohet edhe faktorëve fiziologjikë, si shtatzënisë, ciklit menstrual, emocioneve të ndryshme fizike dhe psikologjike, ose pranisë së çrregullimeve në ushqim. Zakonisht një gjë e tillë ndodh kur jemi me pushime, për shkak të grumbullimit të stresit, ekspozimit të tepërt në diell ose qëndrimit të gjatë në të ftohtë. Menjëherë pas këtyre episodeve shfaqet në buzë kjo flluskë e bezdisshme. “Gjithmonë duhet të kemi parasysh se kur shfaqet një herpes, do të thotë që jemi të lodhur, prandaj gjëja e parë që duhet bërë është të adaptoni një stil tjetër jetese, më të qetë, të ngadalësoni ritmin dhe të pushoni më shumë. Por nëse kjo gjë ju ndodh kur jeni me pushime, atëherë kini parasysh se uji i kripur i detit, rëra dhe klori e ngadalësojnë shërimin dhe në këtë rast do të ishte e nevojshme konsumimi i ushqimeve që rrisin mbrojtjen”, shton dermatologia. Si kurohet herpesi labial? Së pari ju duhet t’u drejtoheni produkteve farmaceutike, në mënyrë që të lehtësoni dhembjet e bezdisshme që lidhen me infeksionin, siç janë kremrat mbrojtës kundër rrezeve të dëmshme të diellit. Pasi të jeni këshilluar me doktorin, ai mund t’iu urdhërojë të ndiqni një terapi. “Për fat të mirë kurat popullore të gjyshes, si për shembull vendosja e një sasie të vogël kolinozi mbi herpesin dhe lyerja me lëng limoni nuk preferohen më. Sot përdoren terapi lokale ose pihen nga goja antiviralë për shtatë ditë”, shpjegon dermatologia. Në pritje të shërimit të plotë, për të mos u ndier në siklet, mund të përdorni ndonjë truk të vogël. Në treg, për shembull, ekzistojnë leukoplastë specialë, mbi të cilët mund të aplikosh një shkëlqyes ose një të kuq buzësh. “Në prani të një herpesi do të ishte mirë që të shmangnit në maksimum aplikimin e produkteve kozmetike mbi buzët e ënjtura, megjithatë një përjashtim i vogël mund të bëhet, sigurisht nëse kjo gjë ju bën të ndiheni më të sigurta. Buzëkuqi nuk duhet përdorur asnjëherë mbi dhe përreth flluskave të herpesit. Në këtë rast do të ishte e udhës të përdornit substanca përtharëse dhe mbrojtëse kundër herpesit, që favorizojnë shërimin e tyre”, shpjegon doktoresha.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,369
Pikët
113
Përgjigje e: Herpesi i buzëve

Per flluckat me uje qe krijohen nga ethet ose i ftohti behet fjale? Herpes -fjale pak e rende. Nuk i gjeten ndonje emer tjeter?
 
Top