• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Historia e alfabetit shqip

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo

Alfabeti Shqip,një Histori e gjallë e Kombit tonë në momentet e vetëdijes Kombëtare

Stavri Skendo


Historia e Abecese Shqipe eshte nje histori e gjate dhe e nderlikuar.Ndarjet tokesore te Vendit -Veri e Juge --me krahinat e tyre me kulture te ndryshme, kane luajtur nje rrol te dalluar; edhe grupet fetare -Katolike, Myslimane dhe Orthodhokse -qe gjenden atje kane qene nje faktor me rendesi. Por interesat politike te fuqivet te huaja i kane shtuar kesaj historie nje nderlikim dhe vecori te rralle .
Per here te pare behet fjale per nje abece te gjuhes Shqipe nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart, i cili ne vitin 1332 i paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruan- te: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Me te vertete, germat Latine i shohim ne nje nga shkrimet e para te gjuhes Shqipe, ne nje formule pagezimi ne ritem Katolik Roman, qe nga viti 1462 dhe qe ben pjese ne nje letre baritore te Pal Engjellit (Paulus Angelus), Kryepeshkop i Tiranes dhe Durresit. Kjo formule eshte shkruar ne te folmen gegerishte dhe doreshkrimi ruhet ne Biblioteken « Lau- rentiana » te Florences. . Nje shkrim tjeter ne gjuhen Shqipe me nje date ndofta gjysme shekulli perpara asaj qe permendem, dhe, sipas disa studimtareve, me teper se gjysme sheku11i perpara, ishte nje doreshkrim i njej cope te Testamentit te Ri.qe ka nga pas nje kenge Pashke te ritit Bizantin, shkruar me germa Greke dhe qe gjendet ne Bib1ioteken «Ambrosiana», ne Milan. Dialekti i perdorur ne kete shkrim eshte toskerisht, ai i te Krishterevet Orthodokse. Abecete e ketyre dy dokumenteve deshmojne te dy influencat kulturore, te cilat sundonin ne Shqiperi perpara pushtimit te plote te saj prej Turqvet:

Llatine Katolike ne veri te lumit te Shkumbinit: Greke Orthodhokse ne juge po te ketij lumi.

U desh disa kohe te shohen driten te parat vepra te shtypura ne gjuhen Shqipe. Keto ishin libra kishetare ose fjalore te shkruar nga Kleri Katolik ne veri. E para ne radhe eshte Meshari (1555), i Gjon Buzukut- i -cili ka te ngjarete kete qene peshkop ne Shqiperin' e Veriut -shtypur me nje abece te mbeshtetur ne abecene Latine porme disa germa Cyrili- ke . Kupetohet vetiu se afesia e tokavet sllave te Juges, vecanerisht bregdeti Dalmat me te cilin prifterit katolike Shqipetare kane pasur te bejne, e ka influcuar te perdore disa germa Cyrilike per tingujt Shqip qe germat Llatine nuk mund t'i jepnin. Keto germa jane Cyrilike Perendimore qe perdoren nga Katoliket e Kroacise ne tekste te shenjta te botuara ne gjuhen e popullit. Por abeceja e Buzukut nuk duhet te kete qene e perdorur nga te tjere, sepse ne veprat e Pjeter Budit (1566-1623)
si pershembull, ne Doktrinen e Krishten (1618), shohim nje shkrim te ndryshem, sado te mbeshtetur ne abecene Llatine. Abeceja e Budit, me disa ndryshime te vogela, eshte perdorur nga Frang Bardhi ne Fjalorin e vet (1635) dhe nga Pjeter Bogdani ne Cuneus Pro phetarum(1635). Kejo abece u ruajt gjer ne fillimin e shekullit te njezetet nga prifterit Jezuite te Shkodres, te cilet vazhduan t'a perdorin ne botimet e tyre. Ky sistem abeceje eshte quajtur me te shumten e hereve « Abeceja e Shkrimtarevet te Lashte te Veriut », sepse qe perdorur prej tyre nga nje here permendet edhe si « Abeceia Katolike », nga qe vetem pjesa Katolike e popullesise Shqipetare ka shkruar me te. Megjithe kete kjo abece ka mbetur e kufizuar vetem ne krahinen e Shkodrcs.
Edhe ne Juge te parat vepra te shkruara ne gjuhen Shqipe kane qene libra kishe dhe fjalore, por ato qe na kane mbetur neve jane te njej datuara shume me te vone nga ato te Veriut, domethene te shekujvet te 18-t e 19-t. Ky ndryshim kohe shpjegohet nga gjendja ne te cilen kane qene kishet Katolike dhe Orthodhokse gjate sundimit Turk. Kisha Katolike ne Shqiperi, ne te tre shekuit e pare te 9undimit Turk, shikohej me dyshim nga Porta e Larte, se kish lidhJe me Vatikanin dhe me Perendimin Katolik qe ishin armiq te Perandorise Turke dhe shtemgata per te islamizuar besniket e saj ka qene nga nje here shume e rende. Kleri Katolik ndjeu nevojen te perktheje dhe te shkruaje vepra kishetare ne gjuhen e vendit per zhvillimin shpirteror te popullit. Sadoqe nuk dihet gje per Re- formen dhe Kunder-Reformen tek Katoliket e Shqiperise ka te ngjare qe Reforma te mos kete qene shtrire aqe larg ne juge gjer ne vendin e tyre por, pasi Kunder-Refoma. ne Kroaci dhe ne vendet e tiera Sllave te juges ka qene e gjalle dhe shume vepra kane qene shkruar ne gjuhen e popu1lit, edhe Kleri. Katolik i Shqiperise mund te kete qene i influencuar te veproje ashtu. Patrikana e Stambollit, m'ane tjeter, gezonte, qe nga koha e pushtimit Turk, mbrojtjen e Shtetit Turk dhe ishte bere praktikisht nje nga institutet e tij administrative. Atehere kur Rusia dolli si mbrojtese e te Krishterevet Orthodhokse ne shekullin e 18-t -kejo qe edhe koha kur Perandoria Otomane kish- te marre te poshten pozita e Kishes Orthodhokse ne Shqiperi filloi te dobesohet. Shtemgesa e Islamizimtit peshonte rende mbi besimtaret dhe ishte e nevojeshme qe t'u forcohej besimi . Veprat ne gjuhen Shqipe te shkruara nga Orthodhokset per propagande fetare nga nje here nuk qene edhe pa prirje helenizimti.
Te pakta jane, megjithate, librat e shkruara ne gjuhen Shqipe nga te Krishteret Olihodhokse ne Juge. Sic mund te merrej me mend, abe- ceja e tyre ishte pergjithesisht Greke. Aty nga shekulli i tetem'bedhietet nje qender kulturore Greke ishte zhvi1Iuar ne Voskopoje (Moskho. polis), afer qytetit te sotem te Korces, qender e cila ushtronte nje influence te fuqishme ne juge. Dy fjalore shumegjuhesh duallen ne drite, njeri nga kryeprifti Theodor Kavalioti, me titu1Iin Fialor i Greqishtes Popullore, Vllahishtes dhe Shqipes, qe bente pjese ne librin e Kendimjt (Protopeiria) l710, dhe tjetri nga Mjeshtri Dhanil, prift dhe mesonjes, i quajtur Fialor Katergjuhesh (1802), sepse qe shtuar edhe Bullgarishtja.Te dy keta shkrimtare i paten bere mesimet e tyre ne Voskopoje dhe perdoren shkronjat Greke per pjesen Shqipe te fjalorvet. Ne hyrjen vepres se tij, shkruar ne vjershe dhe ne gjuhen Greke, Mjeshter Dhanili e thoshte haptas se qellimi i tij jshte helenizimi i popullsivet vllehe, Bullgare dhe Shqipetare . Ne Berat, ne juge te lumit te Shkumbinit, Kostantin Berati shkroi ne gjysmen e dyte te shekulit te tetembedhiet ne Liber Kendimi Greqisht dhe Shqip dhe perdori shkronjat Greke ne pjesen Shqipe te ketijEshte per t'u vene re se ne kete liber kendimi gjendet nje abece e mbeshtetur me te shumten neshkronjat Cyrilike dhe Glagolitike edhe me te cilen vetem dy vija Shqip jane shkruar . Elbasani, nje qytet ne Shqiperin Mesme, mburret per nje abece te vegante, qe J .G. v. Hahn, konsull i Austrise ne Janine dhe babai i albanologjise, besonte se i perngjante abecese se vjeter te Fin1ikasvet. Kejo abece u perdor n'ate qytet dhe mund te kupetohej aty ketu ne Berat; sherbeu per pune kishetare si edhe per pune tregetie. Hahn-i mendonte se keio abece ish evjeter e se Mjeshter Theoldori (Haxhifilipi) vdekur me 1806, mesonjes dhe predikonjes n'Elbasan, i cili i kish bere mesimet ne Voskopoje, e kish perdorur ne shkrimet e tij . Megjithkete, studimtaret e Shqipes nuk mendojne si Hahn-i, persa i perket vjetersise se abecese, dhe thone se kejo abece esht sajuar nga Mjeshter Theodori vete. Nje prej ketyre dijetareve ka shfaqur edhe mendimin se ajo ka qene « nje abece korsive Greke e shekullit te tetembedhjetet, e pershtatur nje ~r nje » (12). Keto kohet e fundit duan te thone se kejo abece, e perbere nga 53 shkronja, tregon influence Sllave, Greke dhe Llatine (13). Ne vitin 1949 nder dokumente te gjetura ne manastirin e njohur Orthodhoks te Shen Jonit, afer Elbasanit, eshte zbuluar nje doreshkrim i shkurter ne gjuhen Shqipe m~ nje abece te vegante dhe te panjohur gjer me sot. Do~ti permban vuajtjet e Krishtit dhe disa copa te Ungjijvet ne nje gjuhe me te vjeter se a~o e Mjeshter Theodorit. Sadoqe thone se kejo mbeshtetet ne Glagolitiken , po t'a gjykosh nga copa faksimile botuar ne liber (faqe 317), njeriu do te mendonte me fort se kejo abece eshte mbeshtetur ne shkronjat Greke. Doreshkrimi besohet te kete qene shkruar ne nje kohe kur Kryepeshkopata (e quajtr edhe Patriarkata) e Ohrise perkrahte perkthimin e libravet te shenjta ne gjuhen e Vendit me qellim qe te kundershtonte me mire Islamizimin, ndofta ne gjysmen e pare te shekullit te tetembedhjetet. Kejo abece quhet «Abecja e Anonimit te Elbasanit
Ne vitin 1827 u shtypen ne Korfus te kater Ungjijt ne Greqishten me perkthimin Shqip perkundrejt. Ne kete perkthim Shqip perkundrejt.Ne kete perkthim u perdoren germat Greke -24 shkronjat Greke si edhe 9 shkronje te posacme.Kejo pune u be nga nje grup perkthenjesish nen kqyrjen e Grigor Argjirokastritit (nga Gjirokastra), nje peshkop Shqipetar i ishu1lit te Eubese. Sic duket ky perkthim u prit mire nga Tosket, pasi ne vitin 1885 u botua per se dyti n'Athine . Nje tjeter abece e vecante me Liber Kendimi u botua ne vitin 1845 nga Naum Veqi1harxhi prej fshati afer Korces, por vetem ai e perdori kete , Konstandin Kristoforidhi, nga Elbasani, ky Purist i zoti dhe qe shkroi shume edhen qe mesonjes i Hahn-it ne gjuhen Shqipe, perdori dy abece per librat e ndryshme te Ungjillit qe perktheu per Shoqerine Ungjillor Britanike te Huaj (Foreign and British Bible Society). Ne perkthimet gegerishte perdorte abecene Llatine, ose me mire « shkronjat Evropialle » sic porosiste R. Lepsius ne botomin e vet si pershembell nete kater Ungjijt (1866); dhe sa here qe perkthimet i bente toskerisht perdorte shkronjat Greke, si per shembell Psalltirin (1868) . Ne vitin 1877, nje Shqipetar Orthodoks qe kish lere ne Rumani, Vasil Dh. Ruso, botoi Pellasgjika, Shqip aplla alfavita
(Pellasgjika, Abece e Thjeshte Shqipe), shkruar me germa Greke dhe kushtuar te bijvet.


Me pushtimin e plote te Shqiperise nga Turqit pas vdekjes se Skederbeut (1468) dhe me islamizimin e dalengadalte te banorvet, hyri ne veprim abeceja Arabishte Ose Turqishte. Megjithekete, dokumentet qe kemi me nje shkrim te tille fillojne qe nga shekulli i tetembedhjetet. Ne Juge keto dokumente nisin me vjershen e gjate Erveheja (1820) te Muhamet Kycykut (Cami).Ne Berat, nje qender kulture Orientale, me vjershat Nezim Trakulles (vdekur me 1760); ne Veri me poezine «anakreontike» Mul1a Hysen Dobracit ). Disa nga shkrimtaret ishin Syni dhe te tjeret Bektashi, besnike te njejtit sekti pantheistik te deges Shia te Islamizmit, qe ishte perhapur ne Shqiperine Juges. Subjektet e tyre, t'influencuar ng: kultura Orientale, qene me frymezim fetar edhe me frymezim sheku1lar Islamizmi ne Shqiperi, duke mos qene i shtrenguar te mbrohet sikur Kishet e Krishtera, nuk kish nevoje t'u vihej vetem e vetem shkrimevt
fetare. Flitet edhe per nje abece me shkronja Turqishte bere rreth vitit .1861 nga nje fare Daut Borici prej Shkodre . Ne vitin 1877, nje Shqipetar i mesuar, qe kishte udhetuar ne Perendim dhe jetonte ne Janine, i quajtur Tahsin, botoi nje abece. Shqipe te mbeshtetur ne shkronjat Turqishte, abece e cila u perhap mjaft n'ate krahine, por autori u arrestua menjehere dhe u dergua ne Stambo1l sepse gjuha Shqipe nuk gezonte po ato te drejta qe gezonin gjuhet e tjera brenda Perandorise Turke.
perpjekjet per te bere abece Shqipe nuk mungonin as ne mergaten Shqiptare. Pasardhesit e Shqipetarvet qe emigruan ne Greqi (heren e pare nga mbarimi i shekullit te 14;.t dhe ne fillimin e shekl1l1it te 15-t), dhe u vendosen atje, e shkruan giuhen e tyre ametare me shkronja Greke. Nje shembell te tille e gjejme ne doreshkrimin e njej fjalori te vogel, Fjalor Greqisht-Shqip (1809), te Marko Bocarit, fia1or te cilin heroi Suliot i Kryengritjes Greke e shkroi per konsul1in Freng te Jalli
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Ajo cka mban gjalle vetedijen e nje Kombi padyshim qe eshte Gjuha e Tij. Nje Komb pa Gjuhe eshte i destinuar te zhduket dhe asimilohet.
Ne kete kendveshtrim vetedija dhe zgjimi i Shqiptareve nen pushtimin osman padyshim qe varej edhe nga faktori Gjuhesore,pa Gjuhe ne nuk do te kishim as Komb. Si u arit kristalizimi i Alfabetit te pare Shqiptar qe do te perfshinte te gjitha trojet Shqiptare dhe kolonite e mergimit.

Historia e formimit te Alfabetit tone Kombetar eshte nje histori e gjate dhe shume e nderlikuar.Ndarjet tokesore Veri-Juge,grupimet e popullsise ne tre Besime te ndryshme Myslimane Katolike dhe Orthodokse e kane nderlikar se tepermi kete hap te rendesishem te vetedijes sone Kombetare. Vlen te permendet se nje faktor mjaft i rendesishem ka qene edhe trysnia e ushtruar nga Fuqite e huaja karshi Popullates Shqiptare.

Per here te pare eshte bere fjale per nje Alfabet te Gjuhes Shqipe ne vitin 1332,nga nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart.Kete Alfabet Ai ja paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, ne nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruante:

« ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »

Ne te vertete dokumentin e pare te Gjuhes Shqipe,pra Formulen e pagezimit e gjejme te shkruar me germat Latine (1462).Ky dokument ben pjese ne nje leter baritore te Peshkopit te Tiranes dhe Durresit Pal Engjellit.
Nje tjeter dokument i shkruar Shqip mendohet qe gjendet ne Biblioteken "Ambriozana" te Milanos. Behet fjale per nje pjese te Testamentit te Ri. Sipas studiuesve (Stavri Skendo) ky shkrim eshte i shkruar ne dialketin Tosk dhe nen frymen e fese Orthodokse.

Duke bere nje paralele mes ketyre Alfabeteve te Gjuhes Shqipe te shkruar shikojme qarte trysnine apo influencat kulturore qe kane ushtruar ne Shqiperi dy nga fqinjet tane para pushtimit Osman. U desh njefare kohe qe te dilni ne drite te tjera botime ne Gjuhen Shqipe.Kjo vonese shpjegohet me faktin se Ballkani e bashke edhe Shqiperia me te po perballeshin me nje tjeter kulture qe perhapej nen forcen e jataganit. I pari botim pas pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Ky liber eshte shkruar me Alfabet latin,por edhe me disa germa Cilirike. Afersia e popullsive sllave te Jugut qe jetonin ne bregun Dalmat me prifterinjte Katolike Shqiptare mendohet te jete shtytja qe ka bere qe ne Alfabetin e Mesharit te hasim edhe germa Cilirike. Megjithate ky Alfabet nuk ndeshet me sepse ne veprat e Pjeter Budit gjejme nje Alfabet te ndryshem nga ai i Buzukut,sadoqe edhe ky ishte mbeshtetur ne germat Latine.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Historia e Alfabetit Shqip.

Kete Alfabet e perdori edhe Bogdani ne vepren e tij "Ceta e Profeteve".Ky Alfabet u ruajt deri ne fillimin e shekullit te 20-te dhe u "pagezua" me emrin "Abece-ja e Shkrimtareve te Lashte te Veriut". Ne Shqiperine e Jugut veprat qe kane mbeteur ende jane te datuara relativisht vone,megjithse edhe keto kane karakter kishtar.Kjo vonese shpjegohet me kushtet ne te cilat ndodheshin dy Kishat,Ajo katolike ne Veri dhe Kisha Orthodokse ne Jug. Gjate pushtimit Turk,kisha Katolike shikohej nga Osmanet si nje "armik" i perandorise,pasi kishte lidhje me Vatikanin,ndersa Kisha Orthodokse kishte shume here me shume liri veprimi saqe ishte bere edhe pjese e administrates Osmane. Kjo gjendje per Kishen Orthodokse vazhdoi deri ne kohen kur Rusia doli si mbrojtesja e te Krishtereve Orthodokse.

Patriakanes se Stambollit ju dobesuan shume pozitat ne Shqiperi edhe pse nje pjese e Popullsise Sqiptare nderoi besimin ne Islam. Atehere Kisha Orthodokse filloi propaganden fetare per te forcuar Besimin.Vlen te theksohet se veprat e shkruara nga Orthodokset ne ate kohe ne te shumten e rasteve kishin nje fryme Helenizimi. Ne Voskopoje ne shekullin e XVIII dolen ne drite dy vepra,njera i perket Theodhor Kavaliotit dhe titullohej
"Fjalor i Greqishtes popullore,Vllahishtes dhe Shqipes" ndersa tjetra i perkiste Mjeshter Dhanilit dhe qe titullohet "fjalor katergjuhesh" pasi ishte shtuar edhe gjuha Bullgare karshi greqishtes,vllahishtes dhe Shqipes.

Keto vepra qe ishin me sakte fjalore u shkruan me alfabetin grek dhe Mjeshter Dhanili ne parathenien e fjalorit te tij e tregon qarte se kishte si qellim greqizimin e popullsive Vlehhe dhe Shqiptare.Ne gjysmen e dyte te shkullit te XVIII Kostandin Berati shkroi "Liber kendimi i Greqishtes dhe Shqipes" por edhe ky perdori si alfabet ate Grek. Ne vitin 1824 ne Korfuz botohen te Kater Ungjijte Greqisht edhe Shqip.Per pjesen Shqipe u perdoren te 24 germat greke si dhe 9 germa te tjera te posacme.Ky Alfabet u prit mire ne Shqiperine e Jugut pasi u perdor edhe me vone ne vitin 1885.Ky alfabet u krijua nga nje grup perkthyesish nen kryesimin e Grigor Argjirokastritit, peshkop Shqiptar i ishullit te Eubese.

Naum Veqilharxhi ne vepren e tij "Liber Kendimi"1845 perdori nje tjeter alfabet. Ky alfabet nuk u perdor nga ndonje tjeter dhe mbeti vetem ne zonen e Korces. Kostandi Kristoforidhi ne verpat e tij perdori dy alfabete ne perkthimet e tij te Ungjillit.Ne perkthimet qe beri ne dialektin Geg ai perdori gemrat Latine ndersa ne dialektin Tosk perdori germat Greke. Vec dy alfabeteve qe kemi permendur deri tani ne veprat e shkrimtareve Shqiptare shikojme te shtohet edhe nje tjeter Alfabet.Behet fjale per alfabetin Arab,qe erdhi si pasoje e pushtimit te Shqiperise nga Turqia.

Veprat e para datojne ne shekullin e XVIII."Evraheja" e Muhamet Kycykut,poezite e Nazim Trakulles dhe poezia "anakreontike" e Mulla Hysen Dobracit jane disa nga keto vepra.Disa prej ketyre shkrimtareve ishin Syni dhe te tjeret Bektashi (besnike te nje sekti Pantheist te deges Shia) qe ishin perhapur ne Shqiperine e Jugut.Ne pergjithesi keto botime ishin vjersha me klarakter fetar.Ne vitin 1877 Hoxha Tahsin qe jetonte ne Janine nxjer ne drite nje alfabet te mbeshtur ne shkronjat Turke,por menjehere u arestua nga autoritetet dhe u dergua ne Stamboll,pasi Gjuha Shqipe ende nuk i gezonte te drejtat ashtu sikunder disa gjuhe te tjera brenda Perandorise.
Nje vend te vecante zene edhe botimet e mergatave Shqiptare ne Greqine e Jugut dhe ne Itali. Marko Bocari ne vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip per konsullin Francez Pouqueville.Ky fjalor u shkrua me germa Greke dhe u botua ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.

Alfabetet qe perdoren Arbereshet e Italise,sadoqe nga origjina ishin Orthodokse dhe nga Jugu i Shqiperise qene bashkuar dhe perdoren vetem Alfabetin Latin .Vetem Dhimite Kamarda perdori alfabetin Grek ne Gramatiken e tij si dhe ne shtesen e saj.Megjithate ky alfabet ishte perdorur edhe me pare nga Albanologu Hahn ne botimin e tij Albanesische Studien.
Sic u pa me larte vetem "Abeceja e Shkrimtare te lashte" pati jetegjatesi reth 300 vjet,ndersa te tjerat nuk dolen jashte qarkut ose zones se shkrimtarit qe i perdori dhe nuk paten shtrirje kohore.

Ajo qe i bashkoi Shqiparet per te krijuar nje Alfabet Shqiptar qe te perdorej ne te gjithe Shqiperine pa dallime fetaro-krahinore ishtje Lidhja e Prizrenit ne vitin 1878.Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi mesimit te Shqipes ne Shkolla si e vetmja ruge qe do te conte ne krijimn e nje alfabeti te perbashket mbare Shqiptar. Ne Stamboll,Vellezerit Frasheri (Sami dhe Naim Frasheri) formojne "Shoqerine per botime Shqipe)1879. Kjo shqoeri krijoi nje Alfabet te mbeshtetur ne shkronjat Latine dhe ne disa Greke si (f) dhe (dh).Ky alfabet ndoqi parimin "nje shkronje,nje tingull" dhe pati nje themel gjuhesor te shendoshe.Ky alfabet u perdor per organin e kesaj shoqerie "Drita" si dhe per botimin e Abetares dhe Kendimit si dhe te librave te tjere shkollore.

Ky alfabet u quajt me emrin "abeceja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim ne pothuajse gjithe popullsine Shqiptare perfshire edhe mergatat.
Konsujt Austriake ne raportet e tyre lajmerojne se ne vitin 1905 ky Alfabet perdorej ne te gjithe Shqiperine e Jugut duke perfshire Myslimane e Orthodokse deri ne Jugun e Prizrenit dhe Diber. Fillimisht kjo nisme u perkrah nga Porta e Larte si nje ruge per te ndaluar trysnine Sllave dhe greke,duke cilesuar Kombesine Shqipatre nder Shqiptare,por sa u pa se reziku Slavo-grek kaloi Porta e larte filloi ndalin e perdorimit te ketij Alfabeti.Interesi i Sulltanit ishte qe ne Shqiperi te mbizoteronte alfabeti Arab ose ai Turk sidomos ne popullsine Myslimane Shqiptare qe perbente pjesen me te madhe te popullsise.Duke percare popullsine ne Mysliane dhe te Krishtere,reziku per shkeputjen e Shqiperise behej shume here me i vogel,per te mos thene i pa mundur.

Shkollat Shqipe here lejoheshin nga Porta e Larte e here mbylleshin,si pasoje e politikes qe ushtronte Evropa.Politika Turke luhatej mes Liberalizimit dhe konservatorizimit. Per te theksuar eshte edhe politika qe kleri Orthodoks Grek ushtroi ne percarjen e popullsise Shqipatre ne Myslimane dhe Orthodokse.Fillimisht Kleri grek mallkoi perdorimin e "Abecese se Stambollit" dhe ata qe e perdornin ate.Shume Shqiptare u vrane apo u helmuan nga greket vetem sepse kerkonin arsimin e tyre ne Gjuhen Amtare. Ne Shqiperine e Veriut gjendja paraqitej disi me mire.nen mbrotjen e Austro-Hungarise ishin hapur dy shkolla nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit. Me vone u hapen edhe shkolla te tjera pasi interesi i Austro-Hungarise ishte ndergjegjesimi i Shqipareve me anen e kultures se tyre Amtare si kunderpeshe ndaj sllaveve.

Ne vitin 1899 ne Shkoder themelohet shoqeria Bashkimi nen kryesine e Imzot Preng Docit, abat i Mirdites.Ky abat pati nje mbeshtetje te madhe ne klerin katolik dhe hartoi nje Alfabet te vetin. Ky alfabet u mbeshtet ne ate Latin dhe gemrat Shqipe qe nuk kishin korespodente ai i krijoi duke bashkuar dy germa psh: dz (xh) gh(gj).KY alfabet u perdor per te shtypur nje sere librash te financuar nga Austro_hungarezet por megjithate kjo {abece} mbeti vetem ne zonen e Shkodres. Tre vjet me vone ne Shkoder u krijua nje tjere Shoqeri,Agimi nga prifti katolik Dom Ndre Mjeda nje filolog dhe poet.Edhe kjo Shoqeri prezantoi Alfabetin e saj.Edhe ky Albabet si ai i Stambollit perdori parimin "nje shkronje,nje tingull" por me ndryshimin sepse ne disa shkronja u vendosen shenja dalluese psh g'(gj" n'(nj). Ky Alfabet u prit mire ne Kongresin Nderkombetar te Orientalisteve qe u mblodh ne Hamburg ne vitin 1902 dhe u perkrah nga KryePeshkopata Katolike e Shkodres. Faik Konica filloi te perdorte nje Alfabet te vetin ne te perjohshmen Albania qe dilte ne Bruksel,per te krijuar nje Alfabet mbare Shqiptare,Perpjekjet e tij nuk paten shume sukses dhe Alfabetet qe mund te mernin trajta Kombetare nebeten vetem tre.Aflabeti i Stambollit,alfabeti i shoqerise Bashkimi dhe ai i shoqerise Agimi.

At Gjergj Fishta,nje Poet Kombetar duke pare se pas Lidhjes se Prizrenit kishim nje bollek Alfabetesh filloi ti bente objekt ne satiren e tij. Ja nje pjese e shkeputur nga Anzat e Pernasit:
per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipnia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...

Ardhja ne fuqi e Xhon Turqve (Turqeve te rinj) solli per Shqiptaret nje liri te madhe ne fushen e Arsmit.Tani Shqptaret gezonin te drejta si te gjithe popujt e tjere te perandorise Osmane.KJo liri veprimi i dha Levizjes Shqipatare per Pavarsi nje shtytje te madhe.Ne qytet e medha u krijuan Shoqeri apo Klube me karakter Arsimor por qe kishin qellime politike te pa shpallura.Filloi botimi i gazetave,librave dhe krijimi i nje Alfabeti te perbashket u be kerkese e dites. Ne gazeten Liria qe botohej ne Selanik nga Midhat Frasheri u be nje thirrje per mbledhjen e nje Kongresi qe te vendoste njehere e mire per punen e Alfabetit Shqip.Bara per organizimin e Kongresit i ra Klubit te Manastirit qe quhej Bashkimi. Ky Klub ishte nder te paret e krijuar dhe kishte nje rendesi gjeo-politike pasi ishte kryeqender e Vilajetit. Ky Kongres i filloi punimet ne 14 Nentor te vitit 1908 deri ne 22 nentor dhe perbehej nga delegate Klubesh, Shoqerish, Mergatash, Shkollash, qytetesh. Ky Kongres kryesohej nga Midhat Frasheri qe ishte edhe ideatori.Pak pas hapjes se punimeve Kongresi vendosi krijimin e nje komisione nga delegatet me te afte per te zgjedhur Alfabetin. Ky Komision pati per Kryetar At Gjergj Fishten. Fillimisht Ky komision i vuri si detyre vetes tre ceshtje:
1) Te zgjidhej njara nge tre abecete (ajo e Stambollit, Bashkimit, Agimit)
2) Te mereshin pjese nga cdo abece per te krijuar nje te re
3) Te behej nje alfabet i ri.
Pasi rahu per me shume se tre dite ceshtjen e Alfabetit,komisioni doli ne perfundime Njera ryme mendonte per te krijuar nje Alfabet te mbeshtetur ne 25 germat Latine dhe krijimin e germave te tjera me bashkimin e dy germave.Ne pak fjale ky Alfabet ishte pothuajse si ai i Shoqerise Agimi.
Ndersa pjesa tjeter perkrahte Alfabetin e Stambollit.

Pas shume mbledhjesh Komisioni vendosi te linte ne perdorim te dy keto Alfabete,duke ja paraqitur kete vendim Kongresit.Ne fjalen e Tij,At Gjergj Fishta theksoi se edhe vetem Alfabeti i Stambollit do tu mjaftonte Shqiptareve per nevojat e tyre,dhe u rikujtoi delegateve se edhe Gjermanet perdorin dy Alfabete, ate Gotik dhe ate Latin.Megjithese Kongresi i Manastirit ishte nje ngjarje me rendesi per jeten Politiko-Kulturore Shqiptare
filluan te dalin pengesat e para. Popullsite Myslimane te Kosoves dhe te Veriut nuk mund te pranonin nje Alfabet qe nuk ish si ajo e Kuranit
pasi propaganda e Hixheve pat zene vend ne keto popullsi.Turqit e Rinj qe ishin ne fuqi filluan te perdornin kete moment per te ndaluar perdorimin e Alfabetit Latin,duke pasur frike se mos Shqiptaret kerkonin pas kesaj edhe shkeputjen krejt nga Porta e Larte.

Ne Shkurt te 1909 Klubi Shqiptar i Filatit i shkruan Shoqerise Bashkimi te Manastirit qe ishte bere edhe qendra e ketyre Klubeve:": « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip». Ne Korce Klubi Dituria u shqetesua kur pa se disa hoxhe predikonin se Aflabeti Shqip duhet te ishte me germa turke dhe se germat Latine ishin te te "mallkuarve". Ne 23 korik te vititt 1909 ne Diber Turqit e rinj mundesuan nje Kongres nen emrin e "Komitetit Konstitucional Osmanlli Shqiptar".Ne kete kongres moren nje pjese e madhe delegatesh nga Veriu dhe Jugu i shqiperise dhe Porta e Larte e perdori kete Kongres si karte ne syte e Evropianeve. Ne 19 shkurt 1910 ne Korce u be nje demonstrate kunder futjes me pahir te Alfabetit Turk ne shkolla.Mernin pjese reth 15000 veta dhe u mbajten shume fjalime ne favor te Alfabetit Latin dhe Hafiz Aliu (nje Klerik Islam) e bekoi Alfabetin e Manastirit.

Gjithashtu u derguan edhe telegrafe deputetve Shqiptare qe te mos hiqnin dore nga kersat per lejimin e arsimimit te shqiptareve ne Gjuhen Shqipe dhe te ndalonin hyrjen e alfabetit turk ne Shqiperi.Per tu vene re jane edhe deklaratet e 12 hoxheve te Filatit qe u shfaqen hapur pra Alfabetit Latin. Edhe ne Shqiperine Jugor,Bektashinjte luajten nje rol me rendesi ne favor te Alfabetit latin ndersa ne zonat e Shqiperise se Mesme propaganda pro Turke kishte zene vend. Carja mes Nacionalisteve Shqiptare dhe Turqeve te rinje ishte bere aq e madhe saqe u hoq dore nga ruga ligjore per te ndaluar hyrjen e alfabetit turk ne sistemin arsimor Shqiptar.

Ne vitin 21 mars te vitit 1910 ne Manastior mbidhet serisht Kongresi qe doli me vendimin se "Ceshtja e Aflabetit eshte nje ceshtje qe u oerket vetem Shqiptareve dhe se kjo ceshtje eshte zgjidhur perfundimisht dy vjet me pare". Qeveria Turke i shikoi perpjekjen e Shqiptareve per te pranuar Alfabetin latin si nje hap drejt shkeputjet nga Porta e larte. Vete Veziri i madhe deklaron keto fjale:''Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Latine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine". Kryengritjet Shqiptare dhe lufta Ballkanike coi ne Pavarsine e Shqiperise ne Nentor te vitit 1912,gje qe e shkeputi autoritetin e Portes se Larte mbi Arsimin e Shqiptareve.

Sic thame me larte Kongresi i Pare i Manastirit 1908 la ne perdorim Aflabetin e Shoqrise Bashkimi si dhe ate te Stambollit.Ky i fundit mbante brenda tij disa germa greke per te zevendesuar shkronjat qe nuk gjendeshin ne ate latin.Gjate Luftes Ballkanike kur populli yne u perball me mizorite Greke, filoi ta identifikoj cdo gje greke si armike e detyrimisht edhe germat greke te Alfabetit te Stambollit. Ne Shqiperine e Jugut filloit tanime te perdorej vetem alfabeti me gemra Latine dhe per faktin sepse ishte me i lehte ne botimet brenda gjith Shqiperise.
 

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Përgjigje e: Historia e Alfabetit Shqip.

Pra sic shihet pame me larte nje histori te shkurter te formimit te Alfabetit Shqiptar qe kemi edhe sot.Megjithese i permbledhur shkurt kjo histori mban brenda saj dramen e Shqiptareve ne keto 500 vjet,dhe pa pike dyshimi mund te themi se Historiku i Alfabetit eshte ne vetvete Historia e Shqiperise.
 

Xhemajl Gashi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 6, 2012
Postime
123
Pikët
0
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Ketu qendron gabimi me i madh qe mund ti behet kombit ,Nese gjuha shqipe ekzistonte me pare se keta abecedaret cili ishte abecedari qe e shoqeronte gjuhen tone ,neve na pelqejn elaborimet e pjelles se mushkave ,siq kemi rastin e njejt me trillimin e kombit ,,Kosovar''.
Te paret tane lejuan qe shkrimi Iliric te behet cyrili nderkohesisht qe shkrimin e tille t'ja mveshin nje gjuhe e cila ishte e panjohur per rajonin.Sot fale abecedarit iliric hienat,sorrat, hardhucet mburren me lashtesin e gjuhes se vet.
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,842
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Ne mund te japim vetem se hipoteza kurse realiteti ishte ndryshe; njerëzit e qytetruar nuk shkruanin në mure as në gota as ne kupa, as në vegsh sepse iu dukej i mbrapsht ky veprim..mirepo kete gjê e bênin vetem se barbaret, njerzit më te pa qytetrum, e tjeter eshte se me vone perfituan edhe keta popuj nga barbaret qe te marrin kete mjeshtri te shkrimit.
Pra, popujt e parë qe shkruanin ishin Skitët apo te paret e pellazgeve, para se te vinin tek ne në Ballkan, pra ky alfabet i mbeti Kadmosit si fenikas por ne realitet ishin gerrma Skite para pellazge.. e tjeter eshte hamendja por shkenca e thote keshtu;

 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,510
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

....Cudi qe eshte neglizhuar/lene pas dore kjo teme -Shqetesuese ,nga Historianet e Forumit, nderkohe ne krahun tjeter.... grinden/perpeliten, me Dialektin :))
 

Socio

V.I.P
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,066
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip



Skalitur me 1857 !


Respekt !
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Ajo cka mban gjalle vetedijen e nje Kombi padyshim qe eshte Gjuha e Tij.Nje Komb pa Gjuhe eshte i destinuar te zhduket dhe asimilohet.
Ne kete kendveshtrim vetedija dhe zgjimi i Shqiptareve nen pushtimin osman padyshim qe varej edhe nga faktori Gjuhesore,pa Gjuhe ne nuk do te kishim as Komb.
Si u arit kristalizimi i Alfabetit te pare Shqiptar qe do te perfshinte te gjitha trojet Shqiptare dhe kolonite e mergimit

Historia e formimit te Alfabetit tone Kombetar eshte nje histori e gjate dhe shume e nderlikuar.Ndarjet tokesore Veri-Juge,grupimet e popullsise ne tre Besime te ndryshme Myslimane Katolike dhe Orthodokse
e kane nderlikar se tepermi kete hap te rendesishem te vetedijes sone Kombetare.
Vlen te permendet se nje faktor mjaft i rendesishem ka qene edhe trysnia e ushtruar nga Fuqite e huaja karshi Popullates Shqiptare.
Per here te pare eshte bere fjale per nje Alfabet te Gjuhes Shqipe ne vitin 1332,nga nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart.Kete Alfabet Ai ja paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, ne nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruante: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Ne te vertete dokumentin e pare te Gjuhes Shqipe,pra Formulen e pagezimit e gjejme te shkruar me germat Latine (1462).Ky dokument ben pjese ne nje leter baritore te Peshkopit te Tiranes dhe Durresit Pal Engjellit.
Nje tjeter dokument i shkruar Shqip mendohet qe gjendet ne Biblioteken "Ambriozana" te Milanos.Behet fjale per nje pjese te Testamentit te Ri.Sipas studiuesve (Stavri Skendo) ky shkrim eshte i shkruar ne dialketin Tosk
dhe nen frymen e fese Orthodokse.
Duke bere nje paralele mes ketyre Alfabeteve te Gjuhes Shqipe te shkruar shikojme qarte trysnine apo influencat kulturore qe kane ushtruar ne Shqiperi dy nga fqinjet tane para pushtimit Osman.
U desh njefare kohe qe te dilni ne drite te tjera botime ne Gjuhen Shqipe.Kjo vonese shpjegohet me faktin se Ballkani e bashke edhe Shqiperia me te po perballeshin me nje tjeter kulture qe perhapej nen forcen e jataganit.
I pari botim pas pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Ky liber eshte shkruar me Alfabet latin,por edhe me disa germa Cilirike.Afersia e popullsive sllave te Jugut qe jetonin ne bregun Dalmat me prifterinjte Katolike Shqiptare mendohet te jete shtytja qe ka bere qe ne Alfabetin e Mesharit te hasim edhe germa Cilirike.Megjithate ky Alfabet nuk ndeshet me sepse ne veprat e Pjeter Budit gjejme nje Alfabet te ndryshem nga ai i Buzukut,sadoqe edhe ky ishte mbeshtetur ne germat Latine.
Kete Alfabet e perdori edhe Bogdani ne vepren e tij "Ceta e Profeteve".Ky Alfabet u ruajt deri ne fillimin e shekullit te 20-te dhe u "pagezua" me emrin "Abece-ja e Shkrimtareve te Lashte te Veriut".
Ne Shqiperine e Jugut veprat qe kane mbeteur ende jane te datuara relativisht vone,megjithse edhe keto kane karakter kishtar.Kjo vonese shpjegohet me kushtet ne te cilat ndodheshin dy Kishat,Ajo katolike ne Veri dhe Kisha Orthodokse ne Jug.
Gjate pushtimit Turk,kisha Katolike shikohej nga Osmanet si nje "armik" i perandorise,pasi kishte lidhje me Vatikanin,ndersa Kisha Orthodokse kishte shume here me shume liri veprimi saqe ishte bere edhe pjese e administrates Osmane.Kjo gjendje per Kishen Orthodokse vazhdoi deri ne kohen kur Rusia doli si mbrojtesja e te Krishtereve Orthodokse.Patriakanes se Stambollit ju dobesuan shume pozitat ne Shqiperi edhe pse nje pjese e Popullsise Sqiptare nderoi besimin ne Islam.
Atehere Kisha Orthodokse filloi propaganden fetare per te forcuar Besimin.Vlen te theksohet se veprat e shkruara nga Orthodokset ne ate kohe ne te shumten e rasteve kishin nje fryme Helenizimi.
Ne Voskopoje ne shekullin e XVIII dolen ne drite dy vepra,njera i perket Theodhor Kavaliotit dhe titullohej
"Fjalor i Greqishtes popullore,Vllahishtes dhe Shqipes" ndersa tjetra i perkiste Mjeshter Dhanilit dhe qe titullohet
"fjalor katergjuhesh" pasi ishte shtuar edhe gjuha Bullgare karshi greqishtes,vllahishtes dhe Shqipes.
Keto vepra qe ishin me sakte fjalore u shkruan me alfabetin grek dhe Mjeshter Dhanili ne parathenien e fjalorit te tij e tregon qarte se kishte si qellim greqizimin e popullsive Vlehhe dhe Shqiptare.Ne gjysmen e dyte te shkullit te XVIII Kostandin Berati shkroi "Liber kendimi i Greqishtes dhe Shqipes" por edhe ky perdori si alfabet ate Grek.
Ne vitin 1824 ne Korfuz botohen te Kater Ungjijte Greqisht edhe Shqip.Per pjesen Shqipe u perdoren te 24 germat greke si dhe 9 germa te tjera te posacme.Ky Alfabet u prit mire ne Shqiperine e Jugut pasi u perdor edhe me vone ne vitin 1885.Ky alfabet u krijua nga nje grup perkthyesish nen kryesimin e Grigor Argjirokastritit,peshkop Shqiptar i ishullit te Eubese.
Naum Veqilharxhi ne vepren e tij "Liber Kendimi"1845 perdori nje tjeter alfabet.Ky alfabet nuk u perdor nga ndonje tjeter dhe mbeti vetem ne zonen e Korces.
Kostandi Kristoforidhi ne verpat e tij perdori dy alfabete ne perkthimet e tij te Ungjillit.Ne perkthimet qe beri ne dialektin Geg ai perdori gemrat Latine ndersa ne dialektin Tosk perdori germat Greke.
Vec dy alfabeteve qe kemi permendur deri tani ne veprat e shkrimtareve Shqiptare shikojme te shtohet edhe nje tjeter Alfabet.Behet fjale per alfabetin Arab,qe erdhi si pasoje e pushtimit te Shqiperise nga Turqia.
Veprat e para datojne ne shekullin e XVIII."Evraheja" e Muhamet Kycykut,poezite e Nazim Trakulles dhe poezia "anakreontike" e Mulla Hysen Dobracit jane disa nga keto vepra.Disa prej ketyre shkrimtareve ishin Syni dhe te tjeret Bektashi (besnike te nje sekti Pantheist te deges Shia) qe ishin perhapur ne Shqiperine e Jugut.Ne pergjithesi keto botime ishin vjersha me klarakter fetar.Ne vitin 1877 Hoxha Tahsin qe jetonte ne Janine nxjer ne drite nje alfabet te mbeshtur ne shkronjat Turke,por menjehere u arestua nga autoritetet dhe u dergua ne Stamboll,pasi Gjuha Shqipe ende nuk i gezonte te drejtat ashtu sikunder disa gjuhe te tjera brenda Perandorise.
Nje vend te vecante zene edhe botimet e mergatave Shqiptare ne Greqine e Jugut dhe ne Itali.
Marko Bocari ne vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip per konsullin Francez Pouqueville.Ky fjalor u shkrua me germa Greke dhe u botua ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.
Alfabetet qe perdoren Arbereshet e Italise,sadoqe nga origjina ishin Orthodokse dhe nga Jugu i Shqiperise
qene bashkuar dhe perdoren vetem Alfabetin Latin .Vetem Dhimite Kamarda perdori alfabetin Grek ne Gramatiken e tij si dhe ne shtesen e saj.Megjithate ky alfabet ishte perdorur edhe me pare nga Albanologu Hahn ne botimin e tij Albanesische Studien.
Sic u pa me larte vetem "Abeceja e Shkrimtare te lashte" pati jetegjatesi reth 300 vjet,ndersa te tjerat nuk dolen jashte qarkut ose zones se shkrimtarit qe i perdori dhe nuk paten shtrirje kohore.
Ajo qe i bashkoi Shqiparet per te krijuar nje Alfabet Shqiptar qe te perdorej ne te gjithe Shqiperine pa dallime fetaro-krahinore ishtje Lidhja e Prizrenit ne vitin 1878.Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi mesimit te Shqipes ne Shkolla si e vetmja ruge qe do te conte ne krijimn e nje alfabeti te perbashket mbare Shqiptar.
Ne Stamboll,Vellezerit Frasheri (Sami dhe Naim Frasheri) formojne "Shoqerine per botime Shqipe)1879.
Kjo shqoeri krijoi nje Alfabet te mbeshtetur ne shkronjat Latine dhe ne disa Greke si (f) dhe (dh).Ky alfabet ndoqi parimin "nje shkronje,nje tingull" dhe pati nje themel gjuhesor te shendoshe.Ky alfabet u perdor per organin e kesaj shoqerie :Drita" si dhe per botimin e Abetares dhe Kendimit si dhe te librave te tjere shkollore.
Ky alfabet u quajt me emrin "abeceja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim ne pothuajse gjithe popullsine Shqiptare perfshire edhe mergatat.
Konsujt Austriake ne raportet e tyre lajmerojne se ne vitin 1905 ky Alfabet perdorej ne te gjithe Shqiperine e Jugut duke perfshire Myslimane e Orthodokse deri ne Jugun e Prizrenit dhe Diber.
Fillimisht kjo nisme u perkrah nga Porta e Larte si nje ruge per te ndaluar trysnine Sllave dhe greke,duke cilesuar Kombesine Shqipatre nder Shqiptare,por sa u pa se reziku Slavo-grek kaloi Porta e larte filloi ndalin e perdorimit te ketij Alfabeti.Interesi i Sulltanit ishte qe ne Shqiperi te mbizoteronte alfabeti Arab ose ai Turk
sidomos ne popullsine Myslimane Shqiptare qe perbente pjesen me te madhe te popullsise.Duke percare popullsine ne Mysliane dhe te Krishtere,reziku per shkeputjen e Shqiperise behej shume here me i vogel,per te mos thene i pa mundur.
Shkollat Shqipe here lejoheshin nga Porta e Larte e here mbylleshin,si pasoje e politikes qe ushtronte Evropa.Politika Turke luhatej mes Liberalizimit dhe konservatorizimit.
Per te theksuar eshte edhe politika qe kleri Orthodoks Grek ushtroi ne percarjen e popullsise Shqipatre ne Myslimane dhe Orthodokse.Fillimisht Kleri grek mallkoi perdorimin e "Abecese se Stambollit" dhe ata qe e perdornin ate.Shume Shqiptare u vrane apo u helmuan nga greket vetem sepse kerkonin arsimin e tyre ne Gjuhen Amtare.
Ne Shqiperine e Veriut gjendja paraqitej disi me mire.nen mbrotjen e Austro-Hungarise ishin hapur dy shkolla
nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit.Me vone u hapen edhe shkolla te tjera pasi interesi i Austro-Hungarise ishte ndergjegjesimi i Shqipareve me anen e kultures se tyre Amtare si kunderpeshe ndaj sllaveve.Ne vitin 1899 ne Shkoder themelohet shoqeria Bashkimi nen kryesine e Imzot Preng Docit,abat i Mirdites.Ky abat pati nje mbeshtetje te madhe ne klerin katolik dhe hartoi nje Alfabet te vetin.Ky alfabet u mbeshtet ne ate Latin dhe gemrat Shqipe qe nuk kishin korespodente ai i krijoi duke bashkuar dy germa psh: dz (xh) gh(gj).KY alfabet u perdor per te shtypur nje sere librash te financuar nga Austro_hungarezet por megjithate kjo {abece} mbeti vetem ne zonen e Shkodres.
Tre vjet me vone ne Shkoder u krijua nje tjere Shoqeri,Agimi nga prifti katolik Dom Ndre Mjeda nje filolog dhe poet.Edhe kjo Shqoqeri prezantoi Alfabetin e saj.Edhe ky Albabet si ai i Stambollit perdori parimin "nje shkronje,nje tingull" por me ndryshimin sepse ne disa shkronja u vendosen shenja dalluese psh g'(gj" n'(nj)
Ky Alfabet u prit mire ne Kongresin Nderkombetar te Orientalisteve qe u mblodh ne Hamburg ne vitin 1902
dhe u perkrah nga KryePeshkopata Katolike e Shkodres.
Faik Konica filloi te perdorte nje Alfabet te vetin ne te perjohshmen Albania qe dilte ne Bruksel,per te krijuar nje Alfabet mbare Shqiptare,Perpjekjet e tij nuk paten shume sukses dhe Alfabetet qe mund te mernin trajta
Kombetare nebeten vetem tre.Aflabeti i Stambollit,alfabeti i shoqerise Bashkimi dhe ai i shoqerise Agimi.
At Gjergj Fishta,nje Poet Kombetar duke pare se pas Lidhjes se Prizrenit kishim nje bollek Alfabetesh filloi ti bente objekt ne satiren e tij.Ja nje pjese e shkeputur nga Anzat e Pernasit
per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipnia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...
Ardhja ne fuqi e Xhon Turqve (Turqeve te rinj) solli per Shqiptaret nje liri te madhe ne fushen e Arsmit.Tani Shqptaret gezonin te drejta si te gjithe popujt e tjere te perandorise Osmane.KJo liri veprimi i dha Levizjes Shqipatare per Pavarsi nje shtytje te madhe.Ne qytet e medha u krijuan Shoqeri apo Klube me karakter Arsimor por qe kishin qellime politike te pa shpallura.Filloi botimi i gazetave,librave dhe krijimi i nje Alfabeti te perbashket u be kerkese e dites.
Ne gazeten Liria qe botohej ne Selanik nga Midhat Frasheri u be nje thirrje per mbledhjen e nje Kongresi qe te vendoste njehere e mire per punen e Alfabetit Shqip.Bara per organizimin e Kongresit i ra Klubit te Manastirit
qe quhej Bashkimi.Ky Klub ishte nder te paret e krijuar dhe kishte nje rendesi gjeo-politike pasi ishte kryeqender e Vilajetit.
Ky Kongres i filloi punimet ne 14 Nentor te vitit 1908 deri ne 22 nentor dhe perbehej nga delegate Klubesh,Shoqerish,Mergatash,Shkollash,qytetesh.Ky Kongres kryesohej nga Midhat Frasheri qe ishte edhe ideatori.Pak pas hapjes se punimeve Kongresi vendosi krijimin e nje komisione nga delegatet me te afte per te zgjedhur Alfabetin .Ky Komision pati per Kryetar At Gjergj Fishten.Fillimisht Ky komision i vuri si detyre vetes tre ceshtje 1)Te zgjidhej njara nge tre abecete (ajo e Stambollit,Bashkimit,Agimit) 2)Te mereshin pjese
nga cdo abece per te krijuar nje te re 3)Te behej nje alfabet i ri.
Pasi rahu per me shume se tre dite ceshtjen e Alfabetit,komisioni doli ne perfundime Njera ryme mendonte
per te krijuar nje Alfabet te mbeshtetur ne 25 germat Latine dhe krijimin e germave te tjera me bashkimin e dy germave.Ne pak fjale ky Alfabet ishte pothuajse si ai i Shoqerise Agimi.
Ndersa pjesa tjeter perkrahte Alfabetin e Stambollit.
Pas shume mbledhjesh Komisioni vendosi te linte ne perdorim te dy keto Alfabete,duke ja paraqitur kete vendim Kongresit.Ne fjalen e Tij,At Gjergj Fishta theksoi se edhe vetem Alfabeti i Stambollit do tu mjaftonte Shqiptareve per nevojat e tyre,dhe u rikujtoi delegateve se edhe Gjermanet perdorin dy Alfabete,ate Gotik dhe ate Latin.Megjithese Kongresi i Manastirit ishte nje ngjarje me rendesi per jeten Politiko-Kulturore Shqiptare
filluan te dalin pengesat e para.
Popullsite Myslimane te Kosoves dhe te Veriut nuk mund te pranonin nje Alfabet qe nuk ish si ajo e Kuranit
pasi propaganda e Hixheve pat zene vend ne keto popullsi.Turqit e Rinj qe ishin ne fuqi filluan te perdornin kete moment per te ndaluar perdorimin e Alfabetit Latin,duke pasur frike se mos Shqiptaret kerkonin pas kesaj edhe shkeputjen krejt nga Porta e Larte.
Ne Shkurt te 1909 Klubi Shqiptar i Filatit i shkruan Shoqerise Bashkimi te Manastirit qe ishte bere edhe qendra e ketyre Klubeve:": « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip»
Ne Korce Klubi Dituria u shqetesua kur pa se disa hoxhe predikonin se Aflabeti Shqip duhet te ishte me germa
turke dhe se germat Latine ishin te te "mallkuarve".
Ne 23 korik te vititt 1909 ne Diber Turqit e rinj mundesuan nje Kongres nen emrin e "Komitetit Konstitucional Osmanlli Shqiptar".Ne kete kongres moren nje pjese e madhe delegatesh nga Veriu dhe Jugu i shqiperise dhe Porta e Larte e perdori kete Kongres si karte ne syte e Evropianeve.
Ne 19 shkurt 1910 ne Korce u be nje demonstrate kunder futjes me pahir te Alfabetit Turk ne shkolla.Mernin pjese reth 15000 veta dhe u mbajten shume fjalime ne favor te Alfabetit Latin dhe Hafiz Aliu (nje Klerik Islam) e bekoi Alfabetin e Manastirit.Gjithashtu u derguan edhe telegrafe deputetve Shqiptare qe te mos hiqnin dore nga kersat per lejimin e arsimimit te shqiptareve ne Gjuhen Shqipe dhe te ndalonin hyrjen e alfabetit turk ne Shqiperi.Per tu vene re jane edhe deklaratet e 12 hoxheve te Filatit qe u shfaqen hapur pra Alfabetit Latin.Edhe ne Shqiperine Jugor,Bektashinjte luajten nje rol me rendesi ne favor te Alfabetit latin
ndersa ne zonat e Shqiperise se Mesme propaganda pro Turke kishte zene vend.
Carja mes Nacionalisteve Shqiptare dhe Turqeve te rinje ishte bere aq e madhe saqe u hoq dore nga ruga ligjore per te ndaluar hyrjen e alfabetit turk ne sistemin arsimor Shqiptar.
Ne vitin 21 mars te vitit 1910 ne Manastior mbidhet serisht Kongresi qe doli me vendimin se "Ceshtja e Aflabetit eshte nje ceshtje qe u oerket vetem Shqiptareve dhe se kjo ceshtje eshte zgjidhur perfundimisht dy vjet me pare".
Qeveria Turke i shikoi perpjekjen e Shqiptareve per te pranuar Alfabetin latin si nje hap drejt shkeputjet nga Porta e larte. Vete Veziri i madhe deklaron keto fjale:''Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Latine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine"
Kryengritjet Shqiptare dhe lufta Ballkanike coi ne Pavarsine e Shqiperise ne Nentor te vitit 1912,gje qe e shkeputi autoritetin e Portes se Larte mbi Arsimin e Shqiptareve.
Sic thame me larte Kongresi i Pare i Manastirit 1908 la ne perdorim Aflabetin e Shoqrise Bashkimi
si dhe ate te Stambollit.Ky i fundit mbante brenda tij disa germa greke per te zevendesuar shkronjat qe nuk gjendeshin ne ate latin.Gjate Luftes Ballkanike kur populli yne u perball me mizorite Greke,filoi ta identifikoj cdo gje greke si armike e detyrimisht edhe germat greke te Alfabetit te Stambollit.Ne Shqiperine e Jugut filloit tanime te perdorej vetem alfabeti me gemra Latine dhe per faktin sepse ishte me i lehte ne botimet brenda gjith Shqiperise.
Pra sic shihet pame me larte nje histori te shkurter te formimit te Alfabetit Shqiptar qe kemi edhe sot.Megjithese i permbledhur shkurt kjo histori mban brenda saj dramen e Shqiptareve ne keto 500 vjet,dhe pa pike dyshimi mund te themi se Historiku i Alfabetit eshte ne vetvete Historia e Shqiperise.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Alfabeti shqip dhe historia e krijimit te tij
http://mobile.ikub.al/Handlers/Images.ashx?id=4de21552-fa63-4433-80d4-d1a594bbdd52
Lashtësia e gjuhës shqipe, e pranuar nga autoritetet shkencore dhe akademike botërore, dëshmon njëkohësisht lashtësinë e kombit, popullit shqiptar, që e ka krijuar, e ka folur, e ka zhvilluar dhe e ka ruajtur deri në ditët tona. Gjuha shqipe zotëron cilësi të larta linguistike dhe është e aftë të japë shqip kryeveprat e letërsisë botërore; shqipja është gjuhë e një kulture qytetëruese. ABC-ja shqipe e rrjedhimisht edhe shkrimi i gjuhës sonë kanë historinë e tyre.

Ato kanë ecur në një udhë të gjatë dhe të vështirë, kanë përshkruar shtigje të rrezikshme, kanë kapërcyer kurthe e pengesa të panumërta. Lëvizja për ABCnë dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore të kombit tonë, ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara duke pasur pishtarët e vet. Lufta për ABC-në dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të "Abetares" së Naum Bredhit, lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga oborri osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: "Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar ndë kartë të botës" ("Nëpër udhën e penës shqiptare", f.7).

Përpjekjet e Rilindësve për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe, kishin si hallkë zgjidhjeje krijimin e një ABC-je shqip. Kërkesa kryesore ishte që kjo ABC t‘u përgjigjej karakteristikave të vetë gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike dhe atyre të shqiptimit. Njihen 4 lloj shkrimesh të moçme, që kohë pas kohe kanë zëvendësuar njëritjetrin: vizatimori, kunjiformi, hieroglifiku dhe tingullori. Ishin fenikasit, 2 mijë vjet para erës sonë, që bënë hapin e madh të parë, të cilët ndërtuan shkronjat dhe shkrimin alfabetik, ku çdo tingull paraqitej me një shenjë të posaçme. Sipas dëshmive prehistorike, këto shkronja u sollën nga detarët fenikas në Ballkan. Jani Vretoja, i cili mbështetet te Herodoti dhe Diodori, thotë se të parët që morën shkronjat nga kolonët fenikas ishin "pellazgët jonikë", që mund të ketë ndodhur aty nga fillimi i qindvjeçarit XVI para erës së re.

Shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje ABC-sh. Marin Barleti, në librin "Rrethimi i Shkodrës" (1504), thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara "në gjuhën e popullit", pa përmendur se me ç‘lloj ABC-je ishin shkruar. Po të merret me mend se në ato burime ka qenë përdorur alfabeti latin, atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm që njihet gjer sot për këtë çështje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokard Monaku, është një provë e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja latine qysh në lashtësi. Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante se shqiptarët, sado që kishin "një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve…, në librat e tyre përdorin shkronjat latine". Por nuk thotë në cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa kohe ishin në përdorim ato shkronja. Gjurma e parë që haset mbi përdorimin e alfabetit latin në Shqipëri është e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë shkruar e ashtuquajtura "Formulë e Pagëzimit".
Mendohet se ky dorëshkrim shqip, me shkronja latine, është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli udhëzonte besnikët që t‘i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, kur nuk kishin mundësi që t‘i shpinin nëpër kisha, duke përdorur shqip formulën që autori e shkruan kështu: "Unte‘ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit" ("Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë".) Është dokumenti më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon për përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e shqipes. Këtë dokument e zbuloi historiani rumun, Nicolae Jorga. Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete bregdetare shqiptare, shënon numërorët themelorë nga njëshi deri në njëmijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje, pyetje e zotime), si dhe njëzetegjashtë fjalë. Me "Mesharin" (1555) e Gjon Dedë Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e ABC-së shqipe. Buzuku, edhe pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, përshtati apo huazoi edhe disa shenja a shkronja të një lloji tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj e zëra se latinishtja.

Ndërtimi dhe cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht nga profesor Eqrem Çabej në transliterimin dhe transkriptimin e "Mesharit". Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht shkronjat e alfabetit latin në një vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë banorët e vet, apo Piana dei Greçi, siç e thërresin italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat e alfabetit latino-italian. Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë, si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe e shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe ABC-të e tyre shëmbëllejnë ku më shumë e ku më pak më njëra-tjetrën. Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës i panë të papërshtatshme ABC-të e gjertanishme të ndërthurura me huazime të pjesshme nga alfabetet e gjuhëve të huaja, prandaj iu përveshën punës për ndërtimin e një ABC-je të veçantë të shqipes.
ABC-të e ndryshme për shkrimin e shqipes kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin politik e kulturor, u bë frymëzuesja e fuqishme për atdhetarët e ditur që të krijonin një ABC shqip, të përshtatshme dhe të lehtë për shqiptarët. Një vit e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje, u ngrit në Stamboll "Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip". Sipas një burimi të kohës përmenden si anëtarë të kësaj shoqërie Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend edhe Zija dhe Ali Danishin nga Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante: "Vetëm me anën e shkronjave shqipe dhe të gjuhës amtare kanë për t‘u përhapur dritat e shkencës, kanë për të ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun e shqiptarëve" (Vep. cit. f.138). "Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip", që njihet edhe si Komisioni i ABCsë, pranoi njëzëri ABC-në e Sami Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave të kësaj ABC-je, burimet e ndryshme nuk janë të njëzëshme. Njëri prej tyre thotë se ajo ABC kishte 36 shkronja, ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të përbëra, të sendërzuara a të huajtura nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër thotë se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke.

Kjo ABC përbëhej pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Në gjysmën e dytë të vitit 1879, ajo ABC u përmblodh brenda një abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt "ALFABETARE E GJUHËS SHQIP". Kjo ABC u botua në 20000 kopje dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë shqiptare brenda dhe jashtë sulltanatit osman. Me të u botuan fletoret "Drita" e "Dituria", librat e vëllezërve Frashëri dhe plot vepra e fletore të tjera. Kundër ABC-së së "Shoqërisë të të shtypurit të shkronjave shqip" u sulën në një front të përbashkët armiqësor që nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Romës, oborri carist rus, e deri te qeveritë frënge, greke, serbe, malazeze etj.

Nuk mbetën pas tyre as krerët e "Shoqërisë biblike britanike dhe për vendet e huaja". Mirëpo përpjekjet e tyre dhe të gjithë armiqve të tjerë, dështuan. Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria e parë kombëtare shqiptare në lëmin e penës shqiptare, "e para farë për një punë të tillë", siç i shkruante Sotir Kolesë, Jani Vretoja. Çështja e ABC-së, edhe pas shkatërrimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek arbëreshët e Italisë dhe arianitasit në Greqi. Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX u dallua një shtim i vrullshëm i veprimeve për hartimin e një ABC-je me një bazë të gjerë kombëtare.
Kështu, më 1899, një grup atdhetarësh shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën shoqërinë "Bashkimi" dhe krijuan një ABC të posaçme, të quajtur "ABC-ja e Bashkimit". ABC-ja u botua në librin "ABETARI". Një grup tjetër shkodranësh të penës, me Ndre Mjedën në krye, në vitin 1901 krijoi shoqërinë "Agimi"; po në këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një ABC të ndryshme nga ajo e "Bashkimit". ABC-ja në fjalë, sipas Justin Rrotës, u vu menjëherë në përdorim dhe zuri vend të parë. "Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe" u mbajt në Manastir më nëntor 1908. Ai kurorëzoi përpjekjet e shumë brezave atdhetarësh dhe njerëzve të penës. Thirrja e kongresit u prit me gëzim nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Gramenua në një reportazh të gjatë për këtë ngjarje historike: "Ah! Me sa gëzim dhe me sa padurim prisnim ditën e Kongresit të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi ishte në delegatët". "Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjesht një mbledhje gjuhëtarësh, por një kongres kombëtar për çështjet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare", shkruan Uran Butka. Në kongres morën pjesë 32 delegatë, që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri të ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit.

Mihal Gramenua përmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dërguara e shkollës së çupave të Korçës. Por Gramenua shton se ishte e pranishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar me dëshirën e vet për të shoqëruar Parashqevi Qirjazin. Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh me vota të fshehta atdhetari i madh dhe erudit, Mit‘hat Frashëri, dhe si nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte 28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh në mungesë kryetar; u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami. Ditën e tretë të punimeve të kongresit i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh komisioni i ABC-së. Kryetar i Komisionit të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj. "Pikërisht se Mit‘hat Frashëri ishte kryetar i Kongresit të Manastirit dhe Gjergj Fishta kryetar i Komisionit të Unifikimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe -shkruan studiuesi i njohur Uran Butkahistoriografia komuniste e anashkaloi dhe e censuroi këtë kongres, vendimet dhe pjesëmarrësit". Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas, në mënyrë të pavarur. Grupet patën diskutime të ashpra për zgjedhjen e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit kompromisi historik.

Në procesverbalin e mbledhjes lexohet: "Te nesërmen nadje, para se të fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia paraqiti vetë komisionit". Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar ABC-ja. Fishta shkoqiti se ABC-ja e Stambollit është e mirë e mbi baza latine, por për të shtypurit e librave shqip ka vështirësi, ndaj duhet një ABC thjesht latine.
Më në fund u vendos të përdoreshin të dyja ABC-të paralelisht dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht për ABC-në dhe ortografinë e gjuhës shqipe. Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash të shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej ABC-ja e Shoqërisë së shkronjave "me nja dy ndryshime të vogla" dhe krahas saj një ABC "krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën shqipe".

Poshtë nënshkrimeve të anëtarëve të komisionit të posaçëm shënohet: "Vendimin e Komisionit e pëlqyen të gjithë zotërinjtë delegatë, të cilët po e nënshkruajnë duke dhënë besën se kanë për ta mbajtur" ("Nëpër udhën e penës shqiptare", 1984, f.2007). "Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe" është ngjarja më e shënuar kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. "Njësimi i ABC-ve, shkruante Mit‘hat Frashëri, është pema e parë e Kongresit. Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më të madhe dhe më të bukur dhe kjo është bashkimi i shqiptarëve. Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë dhe toskë, të krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm të shqiptarëve", përfundon Mit‘hat Frashëri.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Historia e Manastirit






Kontributi i Skënderbeut dhe Ali Pashe Tepelenës për shëndrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në vendlindje të Alfabetit Shqiptar


Gjeneza ose fillimi i kësaj rruge është mjaft e gjatë, por unë do të filloj nga koha e Skënderbeut e këtej. Jam i vetëdishëm që titulli i këti shkrimi, shumë lexuesëve, në shikim të parë, do t’iu duket si apsurd, por nëse kanë durim dhe e lexojnë me kujdes deri në fund këtë shkrim, do binden në të kundërtën. Ja pse. Po filloj me Skënderbenë. Kongresi i parë i Manastirit nuk do të ndodhte sikur ky qytet mos ishte qendër vilajeti, e, për këtë, në mënyrë indirekte ka kontribuar edhe rezistenca e shqiptarëve, duke filluar nga koha e Skënderbeut. Pushtuesët osmanë, me të shkelur në Manastir, shqetsime të mëdha patën pikërisht nga rezistenca në fjalë, në krye me heroin ynë kombëtar. Ky, përveç asaj që ka dashur Manastiri, themeluar nga stërgjyshët e tij – Linkestët, mos mbetet në duart e osmanëve, deshte të hakmeret edhe për helmimin e vëllezërve të vet nga ana e sulltanit. Ky i fundit, i vetëdishëm që me forcë nuk do mund të përballojë dot Skënderbenë, trimërinë e të cilit e kishte njohur derisa e kishte peng, vendosi ta qetsojë përmes islamizimit të shqiptarëve. Për ta kryer këtë, patjetër duhej të ngrihen objekte fetare islame në Manastir. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit që xhamia e parë në Ballkan u ngrit pikërisht në këtë qytet dhe atë, me iniciativën e një komandanti të shquar turk i cili posa ishte kthyer nga një betejë e pasuksesshme me shqiptarët e Skënderbeut, vetëm disa vjet pas vdekjes të këtij të fundit. Pas xhamisë të parë, filluan të ngrihen edhe të tjera, numri i të cilave, në fund, mbriu në 72, gjë që e shëndroi Manastirin në qendër më të rëndësishme dhe më atraktive fetare në Ballkan. Për këtë pra, në mënyrë indirekte, ka kontribuar edhe Skënderbeu dhe rezistenca shqiptare nëpërgjithësi. Nga kjo që theksova më sipër del përfundimi se shqiptarët pushtetin osman e rrezistonin më tepër se çdo popull tjetër që jetonte në Manastir. Me të drejtë, ndonjë nga lexuesit do të dojë të dijë shkaqet për këtë. Përgjigja ime do të ishte kjo. Historia ka dëshmuar se ai që rruan pragun e shtëpisë së tij, reziston më tepër nga mysafiri. Nëse këtë shtëpi rastësisht e përfshin zjarri, mysafiri do dalë prej saj, për të shpëtuar jetën, kurse i zoti qendron deri në fund dhe bën çmos për ta shuar zjarrin, duke sakrifikuar jetën. Ose, për ta elaboruar më mirë këtë, do shërbehem me një shembull mjaft të thjeshtë, por me plot kuptim. Nëse një fëmijë mban në dorë para të veta, vështirë është që t’ia marrish, e nëse ato para i ka të vjedhura, menjëherë ti jep dhe ia mbath këmbëve, sepse si ka fituar me djersë. Besoj se u kuptuam. Por, ti kthehemi Skënderbeut. Manastiri, përveç qendër fetare, më vonë, u bë edhe qendër ushtarake. Rezistenca e Skënderbeut dhe e shqiptarëve pas vdekjes së tij, kontrobuoi tepër në këtë drejtim sepse, edhe pse një pjesë e madhe e shqiptarëve, për ti shpëtuar asimilimit të egër sllav, përqafoi islamizmin, por ata nuk e pranuan sundimin osman, kështu që, rezistenca shqiptare nuk u ndërpre. Kjo e detyroi sulltanin të sjellë forca të mëdha ushtarake, për nevojat e të cilëve u ngritën objekte të ndryshme ekonomike etj, në Manastir, të cilat këtij qyteti ia ndryshuan krejtësisht tiparet ose fizionominë, duke e shëndruar në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh, gjë që, mundësoi që Manastiri të shëndrohet edhe në Qendër të Lëvizjes Mbarëkombëtare Shqiptare, me vepra të shumta atdhetare, siç është edhe Kongresi i Alfabetit. Në këtë drejtim, ka kontribuar edhe Ali Pashë Tepelena. Ky, si kundër Skënderbeu, përveç që ka dashur Manastiri, si vatër e vjetër ilire, mos mbetet nën turqit, hakmerrej edhe për vrrasjen e vjehërit të tij, Kapllan Pashës, të cilit, akoma pa zbritur nga kali, ia prenë kokën dhe e lanë në atë gjendje të mjerueshme disa ditë me rradhë në një shesh të Manastirit. Kontributi i Ali Pashë Tepelenës për afirmimin e Manastirit, ka të bëjë edhe me vllehët. Ai, siç dihet, dogji Voskopojën dhe disa vende të tjera, jo për ti plaçkitur, siç thonë kundërshtarët e tij, por për t’ia shkulur rrënjët e propagandës greke. Kjo djegie bëri që shumë familje vllehe nga ato vende, të shpërngulen në Maqedoni, pra edhe në Manastir. Këta vllehë, njihnin nga disa gjuhë dhe zanate dhe si të tillë i dhanë impuls të veçantë zhvillimit ekonomik, gjegjësisht tregëtisë dhe zejtarisë, gjë që edhe më tepër i hapi rrugën Manastirit për t’u shëndruar në qendër vilajeti, pa të cilin nuk do të mbahej dot Kongresi i Alfabetit. Ja pse. Manastiri si qendër e rëndësishme ekonomike, u mundësoi disa familjeve shqiptare, të pasurohen dhe një pjesë të pasurisë ta shfrytëzojnë në dobi të veprave kombëtare, siç ishte edhe Kongresi i Manastirit. E them këtë, sepse ky kongres zgjati rreth 10 ditë dhe kërkonte shpenzime të mëdha, të cilat rranë kryesisht në kurriz të familjeve të pasura, siç ishin ajo e Gërmenjëve, në hotelin e të cilëve – “Liria”, u mbajt kongresi në fjalë, si dhe ajo e Qiriazëve, familja më patriotike në mbarë kombin shqiptar dhe në të gjitha epokat pas asaj të Frashëllinjëve, prej të cilës fitoi frymëzimin e saj kombëtar dhe atdhetar. Kësaj familje, gjegjësisht, rolit të saj në Kongresin e Alfabetit, unë i kam kushtuar edhe një fejton të veçantë. Prandaj, në këtë rast, do theksoj vetëm disa momente më kryesore. Kjo familje përbëhej prej 5 antarëve, 3 meshkujve dhe 2 femrave, secili më patriot se tjetri. Për këtë ka kontribuar, siç thamë, familja e Frashëllinjëve, posaçërisht bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri. Ky, veç tjerash, i ka mundësuar Sevasti Qiriazit, të kryejë me sukses dhe në kohë fakultetin e mësusisë në Stamboll dhe gjatë ceremonisë së diplomimit, i dha porosi të tilla kombëtare, të cilat ajo i respektoi dhe i realizoi në maksimum. Sevastia dhe motra e saj Parashqeva njihnin nga 8 gjuhë dhe si të tilla ishin femrat më të emancipuara në Ballkan, kurse e dyta ishte e vetmja femër në botë, në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919-1920. Librat e Naim Frashërit ishin pasuria më e madhe e familjes Qiriaze. Nga shkrimet e tij ishte frymëzuar sidomos Gjerasim Qiriazi, gjë që shihet edhe në vjershat e tij, siç ishte edhe strofa në vijim: Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të roj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj. Patriotizmi i Naim Frashërit kishte frymëzuar edhe nënën e Qiriazëve, e cila, edhe pse e pashkolluar, kontribuoi tepër në shkollimin e fëmijëve të saj dhe e cila nuk lejonte që në shtëpinë e saj të flitet gjuhë tjetër përveç shqipes, kështu që aty hynin e dilnin vetëm patriotë të shquar, posaçërisht para, gjatë dhe pas Kongresit të Manastirit. Në shtëpinë e saj mbaheshin mbledhjet e fshehta që kishin të bëjnë, jo vetëm me Alfabetin, por edhe me çështjen e çlirimit të vendit nga sundimi pesë shekullor osman. Për Qiriazët, e zgjata njëçikë më tepër për të konstatuar se pa këtë familje Manastiri nuk do të bëhej dot qendra e Lëvizjes Kombëtare, pra, as edhe vendlindje e Alfabetit shqiptar. Në oborrin e kësaj familje, u ngrit edhe Shtypshkronja Universale Shqiptare. Për ngritjen e saj u vendos në Kongresin e Manastirit. Nga kjo shtypshkronjë dollën 300 tituj të shkrimeve, librave, abetareve dhe publikimeve të ndryshme shkencore e tj., në 13 gjuhë të botës të cilat disperzoheshin në të katër anët e rruzullit tokësor, gjë që çështjen shqiptare e afirmoi tepër në tërë anët e Globit dhe hapi rrugën drejt Pavarësisë së Shqipërisë. Pikërisht këtu qendron roli i familjes Qiriaze dhe i Kongresit të Alfabetit, në të cilin, siç thashë, ra vendimi për ngritjen e Institucionit në fjalë. Përndryshe, Kongresi i Manastirit ishte urrë midis Lidhjes së Prizrenit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Sepse, në Lidhjen e Prizrenit të v. 1878 u aktualizua nevoja e aprovimit të Alfabetit të përbashkët. Prandaj, jo rastësisht, vetëm disa muaj pas kësaj, gjegjësisht gjatë vitit 1879, u krijua Alfabeti i Stambollit, i njohur edhe si Alfabeti i Sami Frashërit, sepse ky me duart e veta i krijoi gërmat e atij Alfabeti, i cili u vlerësua lart në Kongresin e Manastirit. Ndërsa, lidhja e Kongresit me Pavarësinë e Shqipërisë qëndron në faktin që para këtij kongresi, shqiptarët përdornin alfabete të ndryshme, të cilat, jo vetëm që pengonin komunikimin normal midis tyre, përmes letrave, por shkakëtonin edhe grindje, sepse bihej nën ndikim të vendeve nga të cilat fitohej alfabeti. Me aprovimin e Alfabetit të Manastirit, pengesat në fjalë si dhe grindjet, morën fund, gjë që hapi rrugën e trasuar nga Lidhja e Prizrenit drejt Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u realizua në të njëjtin muaj, pas 4 vjet nga Kongresi i Manastirit, më 28 nëndor, 1912. Me siguri, lexuesve do t’iu interesojë se si ishte atmosfera para objektit të Alfabetit ditën e fillimit.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Ishte 14 nëntori 1908. Dëbora kishte mbuluar Pelisterin piktoresk dhe kulmet e shtëpive të Manastirit. Megjithatë, qysh në orët e para të mëngjezit, para objektit ishin grumbulluar qindra shqiptarë e të tjerë, të cilët të ftohtin e përballonin përmes këngëve dhe valleve kombëtare, gjë që krijonte përshtypjen sikur aty bëhet ndonjë dasmë e madhe shqiptare. Para objektit, në të dy anët e Dragorit, ishin mbledhur edhe më tepër se 100 nxënës shqiptarë të cilët mësonin në shkollat e mesme, sidomos në Gjimnazin turk të Manastirit që ndodhej pranë objektit të Kongresit. Në atë gjimnaz kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë, midis të cilëve edhe Bajo Topulli, zavëndës drejtor i atij institucioni arsimor. Këngët dhe vallet pushuan në momentin kur filluan të vijnë kongresmenët të cilët ishin ajka e kombit të atëhershëm shqiptar, siç ishin: Mitat Frashëri – kryetar i kongresit, kurse më vonë edhe i Ballit Kombëtar, Gjergj Fishta – “Homeri shqiptar”, Luigj Gurakuqi, Shain Kolonja – dhëndër i Naim Frashërit, etj

Përqafimet dhe lotët nga gëzimi nuk kishin fund. Interesant ishte fakti që midis kongresmenëve kishte myslimanë, të krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, prtotestantë, toskë, gegë, çamër, labër, etj. Prandaj edhe para objektit ishin të pranishëm njerëz pothuajse të tëra konfesioneve në fjalë. Pas kësaj ceremonie madhështore, njerëzit u kthyen nëpër shtëpitë e veta duke pritur padurim epilogun, kurse pjesëmarrësit e Kongresit hynë në sallën e madhe, e cila sot nuk ekziston më dhe pas disa mbledhjeve të njëpasnjëshme, aprovuan Alfabetin. Kështu që, kongresmenët, të shprehem në mënyrë figurative, lojtën rolin e krushqëve të cilët nga ky objekt, gjegjësisht nga Manastiri, morën “nusen” më të mirë e cila rreth një shekull po i shërben dhe sa të jetë bota do t’i shërbejë tërë shqiptarëve kudo që kanë jetuar dhe do jetojnë paskëtaj. Siç dihet, Kongresi i Manastirit nuk do të ndodhte pa Hyrijetin. Shtrohet pyetja: Pse këtë ngjarje e përfituan më tepër shqiptarët, e jo edhe popujt e tjerë. Përgjigja është kjo. Revolucionin xhonturk që solli Hyrijetin, e filloi dr. Ibrahim Temo nga Struga në Stamboll, kurse e realizoi bashkatdhetari i tij – Nijazi Be Resnja më 1908 në Manastir. Pra, pa shqiptarët, nuk do të ndodhte Hyrijeti. Xhonturqit të cilët u kapardisën në krye të shtetit, ishin të vetëdishëm për këtë, prandaj s’kishin guxim as edhe fytyrë që të pengonin Kongresin e Alfabetit, edhepse ky ishte në dëm të Perandorisë osmane, sepse zavendësoi alfabetin e mëparshëm, turko-arab, dhe krijoi kushte për Pavarësinë e Shqipërisë, gjegjësisht për ndarjen e këtij shteti nga Turqia. Nga kjo që thashë gjer tani, del përfundimi se historia e Manastirit është e pasur me plot ngjarje të lavdishme për popullin shqiptar. Por, çka mbetur sot nga kjo histori në këtë qytet? Asgjë. Nga Shtypshkronja Universale s’ka as nam as nishan, edhe pse ajo ka afirmuar tepër emrin e këtij qyteti dhe sikur të ishte vepër e ndonjë maqedonasi, kushedi se çfarë përmendore do të vendosej aty. Madje, as emrin e ndonjërit nga 5 antarët e familjes Qiriaze ku u ngrit ajo shtypshkronjë nuk e ka marrë, të paktën ndonjë rrugicë e qytetit. Objekti ku u mbajt Kongresi është në ditë të hallit, gabim ky që duhet të korigjohet, sidomos tani kur po bëhen përgatitje për manifestimin e 100-vjetorit. Ajo që ka mbetur si gjurmë, të cilën autoritetet albanofobe s’kanë mundur ta zhdukin, është emri i fushës së Pellagonisë, që kujton Pellazgët e para 12.000 viteve të kaluara, Heraklea Linkesits, që kujton fiset ilire – Linkestët dhe Bardhylin, emri i lumit Dragor, që ka të bëjë me fjalën shqipe dragua, si dhe emri sllav i Manastirit – Bitolla, që ka të bëjë me fjalën shqipe i butë. Sikur këto sqarime t’i dinin autoritetet serbe dhe komuniste maqedone, me siguri do tua ndëronin emrin.
Parasqevi Qiriazi
Për në Kongresin e Parë të Manastirit komisioni pregatitor ftoi edhe motrën time Sevasti të përfaqësonte shkollën shqipe të vajzavet në Korçë.
Vjeshtën e motit 1908 për shkak të rrethanave politike të krijuara me shpalljen. e regjimit konstitucional në Turqi, shkolla jonë u çel me një
numër shumë më të madh nxënësish se sa në vjetët e mëparshëm.

Puna e shumtë për të zmadhuar shkollën dhe internatin e penguan drejtoreshën të largohet, prandaj ajo më delegoi mua me të drejtën, për të
përfaqësuar shkollën e vajzave të Korçës në këtë Kongres të parë kombëtar, sikundër u quajt atëhere prej shqiptarëvet.
Siç dihet, inisiativën e mori klubi i Manastirit *Bashkimi+, i cili u themelua fill pas Hyrietit, dhe vëllai im Gjergj Qiriazi pati luajtur një rol kryesor.
Klubi i Korçës në këtë mbledhje të shënuar dërgoi përfa-qësues Mihal Gramenon, Gligor Cilkën, Sami Pojanin dhe Thoma Avramin. Si grua që isha nuk munda të udhëtoja vetëm, prandaj mora shoqen time Fillomena A. Bonati të më shoqëronte në atë mision interesant.
Nuk do të flas këtu mbi vështirësitë që patën hasur im vëlla Gje-rasim Qiriazi me motrën Sevasti, për të çelur shkollën shqipe të vaj-zavet e për ta mbajtur hapur njëzet vjet me radhë gjatë sundimit tiranik të sulltan Hamitit.

Por dua të them se vetë ne mësueset e shkollës kur dëlnim nga shkolla, Mitropoliti grek porositte rrugaçët të na shanin "Masonka, Protestante,
Papistë" - megjithëse nuk ishim as gjë tjetër veçse shqiptare patriote. Në një kohë të këtillë pra kur sundonin kushte barbare për femrat, pa të drejta politike për ato, dhe gratë muhamedane në rrugë s'mund të delnin pa ferexhe, do të ishte e parmindur dhe e padëgjuar që një .grua të delte sheshit në një kon-gnes burrash.
Im vëlla Gjergji më këshilloi të mos ekspozohesha në kongres e të mos dilja në tribunë. Megjithatë mua prapë m'u dha një rast i mirë të shërbej në
komisionin që zgjodhi Kongresi për të caktuar abecenë. Ky komision i bënte mbledhjet në shtëpi të Gjergj Qiriazit.
Nëna jonë, Maria ishte e pamundur, por unë ndihmoja zonjën e Gjergjit për të pritur e përcjellë të tetë anëtarët e komisionit, të cilët punonin me ditë të tëra, të veçuar, për të shikuar çështjen e alfabetit, por edhe dhashë dorë duke mbajtur shënime për komisionin.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Por kjo puna ime gjatë kongresit qe e rëndësishme. Ajo që mbeti në formë koirkrete dhe e dobishme prej dorës sime, punë e frymëzuar prej
kongresit të parë të Manastirit, është botimi i abetares sime të hartuar sipas rregullavet që vendosi kongresi vetë. Kjo abetare, e para e llojit të saj,
doli pas disa muajve dhe u lajmua prej shtypit kombëtar si një pimë e vlefshme.

"Bashkimi kombëtar" më 5 të vjeshtës së tretë 1909 shkruante: *Kjo Oibër e vogël me 32 faqe dhe me 18 fytyra është radhitur bukur e pas methodhës së re me abecenë që vendosi Kongresi i Manastirit". Abetarja vërtet mbante çminnin 20 para copa, por e vërteta është se ajo 01 shpërnda gratis jo vetëm tek të vobektit por edhe në gjithë nxënësit e shkollavet shqipe të atëhershme.
Që në Kongresin e Manastirit turqit dhe grekërit treguan planet e tyre ndaj shqiptarëvet. Bënë çmos që të merret alfabeti arab edhe grek 'për të shkruar gjuhën shqipe.

Për të luftuar punën e vlefshme të Kongresit të parë të Manastirit dhe për të penguar mbrodhësinë e popullit shqiptar e të arësimit me gjuhën amtare, xhonturqit nisën fushatën kundër abecesë shqipe duke botuar një abetare të tyren me shkronja arabe. E zemëruar ruga kjo punë e keqe e xhonturqvet kundra abecesë aty për aty shkrova hymnin e alfabetit kombëtar, i cili u këndua në katër anët e Shqipërisë më 1909.

Alfabeti

1. Sot është dita, shqiptarë, të ipërpiqemi,
Alfabetin ton' ta mprojmë,
Shpejt o burrani;
Shkronjat tona jan' të arta,
Këto duamë

Udhëtimin nga Korça në Manastir e bëmë atë kohë në dy dite Nuk më del nga mendja nata që ngrysëm në han të Stenjas. Katër burra dhe dy gra në
një kthinë trualli pa tavan e pa oxhak. Me rrobat e udhës e me pallton e madhe krahëvet u mblodhëm të gjithë rreth zjarrit të ndezur në mes të
vatrës me tymin që ntrashej sa më shumë, se s'kish nga të delte.

Natën e gdhimë me biseda kombëtare dhe rreth çështjes së abecesë dhe herë herë duke dëgjuar ndonjë shaka prej Xha Mihalit, i cili ndërsa
derdhnim lotë prej tymit, përpiqej të na bënte të qeshnim. Kur arritëm në Manastir një ditë para se të çelej Kongresi qemë pa gjumë e të lodhur
prej udhës.
Edhe ky udhëtim edhe kongresi vetë më shtynë të mendohem se ç'duhej bërë për ta shpëtuar gruan nga gjendja në të cilën kredhej. Përveç
abetares dhe hymnit të alfabetit, vendosa ashtu e heshtur, që kur të kthehesba në Korçë të ftoja shoqet e mija të qytetit dhe së bashku të fillonim
organizimin të një shoqërie kombëtare për gruan.

Brenda vjetit e themeluam me emrin *Yll'i Mëngjezit” me qendër në Korçë.
Kjo shoqëri bëri punë të mirë për të mbrojtur të drejtat e gruas duke mbajtur konferenca kulturore patriotike dhe duke çelur kurse për të rejat që
nuk vinin dot në shkollë.
Kjo shoqëri nuk u themelua -pa vështirësi, më thirën dhe në gjyq disa herë. Kundërshtarët e çështjes shqipe e shpiegonin këtë thirrjen time në
gjyq si një turp, sikur të kisha bërë ndonjë punë të keqe, - "një grua ta bënje veten sa të shpien në gjyq", - thoshin turkomanët dhe grekomanët.
Por unë do ta kisha për nder sikur të më shpinin edhe hë litar për çështjen shqipe.
Kurrë nuk më shkonte ndër mend se do të rroja të shoh ëndrrat e mia të realizuara. Nuk jam më e zonja të marr pjesë në punën e madhe që bëhet
për gruan dhe prej gravet, në këtë zhvillim madhështor të qytetërimit e të kulturës në Shqipëri, më mbetet të pakën e drejta natyrale të gëzohem
edhe unë për këtë punë të mbarë...
(Marrë nga libri "Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit", Tiranë 1972)
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Kongresi i Dytë i Manastirit (2-3 prill 1910)
Në këtë gjendje të acaruar të marrëdhënieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit për çështjet e kulturës shqiptare kishte arritur kulmin e
tij, atdhetarët shqiptarë mblodhën një kuvend tjetër kombëtar, Kongresin e Dytë të Manastirit. Ky tubim u thirr me nismën e klubit “Bashkimi” të
Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill të vitit 1910.
Në Kongres morën pjesë 20 delegatë, që përfaqësonin 34 klube e shoqëri të vilajeteve të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës, si edhe
klubet shqiptare të Stambollit, të Selanikut e të qendrave të tjera. Kongresit i erdhën telegrame përshëndetjeje nga anë të ndryshme të Shqipërisë
dhe nga shoqëritë atdhetare të mërgimit.
Ndryshe nga kongreset e mëparshme kombëtare, në këtë kuvend pati një numër mjaft të madh delegatësh nga qytetet e vilajeteve të Kosovës dhe
të Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuçiterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegatëve ishin Dervish Hima, Fehim
Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti,
Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani,
ndërsa sekretarë Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse dëshmon “Zëdhënia” që klubi “Bashkimi” i Manastirit shpërndau me këtë rast, qëllimi i këtij Kongresi ishte të diskutonte çështjet që kishin
të bënin me mbrojtjen e shkollës, të shkrimit e të kulturës kombëtare kundër reaksionit xhonturk dhe kundër politikës asimiluese të xhonturqve.
Kongresi do të merrte masa të mëtejshme për zgjerimin e rrjetit të shkollave shqipe dhe për zhvillimin e kulturës shqiptare në tërësi.
Kongresi i Dytë i Manastirit ishte një manifestim politik e kombëtar shqiptar. Si në fjalimet e delegatëve, ashtu edhe në vendimet e Kongresit u
shpreh protesta kundër përndjekjeve që po u bëheshin shkollës e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” dhe nga qeveria
turke.
Dervish Hima, që mbajti edhe fjalën e hapjes në Kongres, foli “për nevojat e zhvillimit të arsimit, të përhapjes së diturisë dhe të përparimit të
kombit shqiptar”. Ai dhe delegatët e tjerë, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror “Bashkim e Përparim”, i cili, në kundërshtim
me premtimet që u kishte bërë shqiptarëve, po u mohonte të drejtën e arsimit kombëtar dhe të përdorimit të lirë të gjuhës shqipe, ndërhynte egërsisht në çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, që ishte një e drejtë e natyrshme e njerëzore si për çdo popull. Ky qëndrim i xhonturqve u
cilësua nga delegatët si një përpjekje për të përçarë shqiptarët sipas dasive fetare, për të osmanizuar myslimanët shqiptarë dhe për të penguar
përparimin kulturor dhe emancipimin politik të kombit shqiptar. “Na kanë shpallur luftë në fushën e shkronjave”, theksoi Dervish Hima në
Kongres, prandaj “ne që jemi mbledhur këtu, bashkë me gjithë atdhetarët shqiptarë, do t’i mbrojmë me çdo mjet shkronjat tona kombëtare…”.
Kongresi tërhoqi vëmendjen e gjithë atdhetarëve shqiptarë për rrezikun e shkombëtarizimit dhe të aneksimit të territoreve të Shqipërisë nga
shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha në Kongres, duke ndjekur një politikë shoviniste, synon të pushtojë Kosovën, të cilën e
ka pagëzuar me emrin “Stara Serbia”, ndërsa qarqet politike të Greqisë po përpiqen me të gjitha mjetet, duke përdorur klerikët ortodoksë
konservatorë e progrekë, shkollat e mësuesit grekomanë, të asimilojnë shqiptarët e krishterë dhe të aneksojnë territoret e Shqipërisë së Jugut.
Petro N. Luarasi theksoi në fjalën e tij se këta klerikë fanatikë e grekomanë, të nxitur nga Greqia, mallkojnë e shkishërojnë banorët e fshatrave
Progër, Negovan e Bellkamen sepse çojnë fëmijët në shkollat shqipe, ndërsa bandat e andartëve grekë, të paguar nga Athina, vrasin atdhetarët më
të dalluar që përhapin mësimin e shkrimin shqip. Gjatë 5 vjetëve të fundit ishin vrarë në Negovan nga bandat greke 45 shqiptarë. Për të paralizuar
këtë veprimtari Petro Nini Luarasi, përveç të tjerave, i propozoi Kongresit që të kërkonte që kisha shqiptare të ndahej nga Patrikana greke.
Aktet kryesore të Kongresit të Dytë të Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe një Promemorje prej 4 pikash, që iu dërgua qeverisë turke. Në
këto dokumente parashikoheshin masa të rëndësishme për zhvillimin e arsimit kombëtar, për mbrojtjen e alfabetit të shqipes, për botimin e
librave dhe të teksteve shkollore shqipe. Për këtë qëllim do të ngrihej pranë klubit qendror një komision arsimor-kulturor, që në program quhej
Akademi, i cili do të merrej me botimin e teksteve shkollore, të veprave letrare dhe të një fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej të hapej
në Shkup një shkollë normale me konvikt, e ngjashme me atë të Elbasanit, dhe të themelohej këtu një gazetë e re në shqip dhe në turqisht, me
anën e së cilës do të informoheshin shqiptarët dhe opinioni publik evropian për ngjarjet e rëndësishme që po zhvilloheshin në këtë vilajet.
Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithë atdhetarët shqiptarë që të punonin për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të shkollave shqipe, për sigurimin e
lokaleve shkollore, të mësuesve dhe të mjeteve të nevojshme financiare.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Në Promemorjen prej katër pikash, që iu dërgua Portës së Lartë, parashtroheshin këto kërkesa: të jepej liri e plotë për mësimin e gjuhës shqipe, në
përputhje me të drejtat kushtetuese; të mënjanoheshin të gjitha pengesat që nxirrnin autoritetet shtetërore për zhvillimin e lirë të kombit shqiptar
dhe veçanërisht të mos lejohej asnjë lloj ndërhyrjeje në mënyrën e mësimit të gjuhës kombëtare (shqipe), duke ua lënë të drejtën e zgjedhjes së
alfabetit të shqipes, siç qe vendosur në Kongresin e Dibrës, mësuesve (shqiptarë); të caktohej nga qeveria një subvencion për shkollat e të
krishterëve shqiptarë, për t’i shkëputur ato nga ndikimi i Greqisë dhe t’i kërkohej Patrikanës nga qeveria që të lejonte përdorimin e gjuhës shqipe
gjatë predikimit në kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar që të këshillohej me Shejhylislamin rreth “dëmit” që gjoja i shkaktohej
fesë myslimane nga përdorimi i alfabetit latin për mësimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe për forcimin e lidhjeve organizative ndërmjet klubeve shqiptare dhe për bashkërendimin e veprimtarisë së tyre. U vendos
që klubet shqiptare të kishin një rregullore të njëjtë dhe të detyrueshme për të gjithë. Kjo rregullore a kanonizëm e përgjithshme do të njihej
zyrtarisht edhe prej qeverisë turke. Një vendim i tillë ishte marrë edhe në Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vënë në zbatim. Të gjitha klubet do
të drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e të cilit tani, ndryshe nga vendimet që ishin marrë në kongreset e mëparshme, do t’i kishte
klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shpërngulur qendrën udhëheqëse të klubeve nga Manastiri në Stamboll do të krijohej një udhëheqje
e vetme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ku të bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetët atdhetarë shqiptarë të parlamentit, si Ismail
Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Këta deputetë parashikohej të përfshiheshin edhe në kryesinë qendrore të klubit të Stambollit.
Megjithatë, vendimi i Kongresit të Dytë të Manastirit, për të caktuar si klub qendror atë të Stambollit, nuk u pëlqye nga rrethet e gjera atdhetare të
vendit. Edhe ngjarjet e mëvonshme, sidomos qëndrimi i udhëheqjes së këtij klubi ndaj kryengritjes shqiptare të vitit 1910, kur ajo mori hapur në
mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.
Po kështu u vendos që të thirrej në korrik të vitit 1910 një kongres më i gjerë në Janinë, i cili, krahas problemeve të tjera, do të zgjidhte
përfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njërën prej dy abëcëve latine, të miratuara nga Kongresi i Parë i Manastirit.
Në Kongresin e Dytë të Manastirit, ashtu si në ato të mëparshmet, u mbajtën edhe mbledhje të fshehta, në të cilat u diskutuan çështje të tilla
politike, siç ishin forcimi i komiteteve të fshehta dhe masat që duheshin marrë për përgatitjen e një kryengritjeje të përgjithshme. Por, ndërsa për
komitetet e fshehta u mor vendim që të zgjeroheshin e forcoheshin më tej, për përgatitjen e kryengritjes së përgjithshme nuk u mor ndonjë masë.
Kjo çështje u la të diskutohej e të vendosej në kongresin e ardhshëm. Sipas të dhënave të bashkëkohësve, në mbledhjet e fshehta u hartua edhe
një program politik, të cilin ata e quanin platformë “të autonomisë së Shqipërisë”, ku, përveç të tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit
shqiptar, mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe njohja e saj si gjuhë zyrtare. Megjithatë, ky program nuk u përfshi në
asnjërin nga dy aktet e shpallura botërisht të Kongresit.
Kongresi i Dytë i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera që u zhvilluan në Shqipëri në pragun e këtij kuvendi, në shkurt
-mars të vitit 1910, shprehën vendosmërinë e shqiptarëve për mbrojtjen e shkrimit shqip, të shkollës dhe të kulturës kombëtare në tërërsi. Ato
ishin, njëherazi, një paralajmërim për kryengritjen e armatosur që do të shpërthente në pranverën e vitit 1910.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

95 vjetori i Kongresit të Alfabetit në Manastir
Dy caqe të gjuhës Shqipe
Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)
I gjetur në Vatikan, ai është botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës Shqipe. I tëri është në pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithë dorëshkrimi
është i shkruar me shkronja latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut. Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në faqet 1r-97r mbi
teologjinë; faqet 98r-146r mbi filozofinë dhe faqet 147r-208r mbi historinë. Ndërsa në fund, autori ka firmosur vetë duke shkruar: Mee
nihemmen zze dessirnnee e phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE.
Rëndësia e këtij libri (që nuk është abetare) është se tregon që ka patur shkrues, botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes në vitin 1210.
Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)
Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) është teksti më i hershëm Shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Autor
është Gregori i Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, i cili qëndroi pesëmbëdhjetë vjet në Elbasan para hartimit të dorëshkrimit. Ai u
përpoq të shkruante në një gjuhë të përbashkët që ta kuptojnë shqiptarët nga krahinat e ndryshme. Një gjë bie në sy në Dorëshkrimin Elbasanas:
Ka shumë pak fjalë të huaja, vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke. 59 faqet e përkthimeve biblike në Dorëshkrimin Elbasanas përmbajnë
6113 fjalë të shkruara në një alfabet prej 40 gërmash: 35 gërma të zakonshme dhe 5 gërma të rralla. Shumica e gërmave të këtij alfabetit janë
krijime të reja pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë.
Në kapakun e Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve gjëndet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë të shkruar me një alfabet i cili ndryshon
krejtësisht nga alfabeti i dorëshkrimit; por i pa zbërthyer akoma.
Alfabeti i Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili është një sistem grafik i ndërlikuar prej 52 gërmash që u përdor në mënyrë sporadike
në Elbasan nga fundi i shekullit XVIII.
Alfabeti i Kodeksit të Beratit (1764-1798), një dorëshkrim prej 154 faqesh. Në faqen 104 gjejmë dy radhë Shqip të shkruara me një alfabet
origjinal prej 37 gërmash të ndikuara nga glagolishtja.
Nga Gjirokastra kemi një alfabet tjetër nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili është një sistem grafik prej 22 gërmash, por
pak i përhapur.
Një alfabet tjetër i shpikur në jugun e Shqipërisë është ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shënimeve gramatikore greqisht-shqip
të vitit 1801 për t'i mësuar shqip grekërve. Gjuhën shqipe e shkroi me një alfabet origjinal prej 30 gërmash në bazë të latinishtes dhe të
greqishtes.
Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korça prej 33 gërmash të botuarai në abetare e tij Shqipe në vitin 1844. Jehona e këtij alfabeti, i cili
i ngjan një lloj armenishtje kursive, ishte e pakët.
Kjo periudhë njëqindvjeçare 1750-1850 ishte një kohë shumëllojshmërie shkrimesh të habitshme në Shqipëri. Me të gjithë, gjuha shqipe u shkrua
me dhjetë alfabete: shtatë alfabetet origjinale të lartëpërmendur si dhe përshtatjet pas vitit 1850 të alfabeteve latin, grek dhe arab. Është për t’u
çuditur që kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe të mbijetonte me një madhështi të tillë letrare. Egzistenca e tyre çjerr poshtërsinë me të
cilën u ndesh delegacioni Shqiptar në Kongresin e Berlinit më 1878 ku iu tha në vend të JO-së për shtetin Shqiptar se: nuk mund të ketë komb pa
gjuhë të shkruar. Ndërkohë që kishte jo një, por 10 alfabete që mund të përzgjidheshin e zbatoheshin.
Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 Nëntor 1908)
Atdhetarët që përpiqeshin të bashkonin popullin kishin përpara një përçarje në popull që shkatohej nga: 1- politika ‘përça e sundo’ e qeverise
osmane; 2- struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri; 3- drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten,
greqishten, italishten e gjermanishten në vend të Shqipes. Në ato kushte, shoqëria Bashkimi e Manastirit thirri më 14 Nëntor 1908 kongresin e
parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti të njësuar.
Aty ishin të pranishëm 150 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikë
e gjetkë. Ata zgjodhën si kryetar Mithat Frasherin, të birin e të shquarit Abdyl që kishte kryesuar mbledhjen në Prizren. Përfaqësuesi i Shoqërisë
Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nënkryetar, kurse prifti protestant nga Korça Grigor Cilka mori pjesë bashkë me të në Komisionin e Alfabetit të
përbërë prej 11 vetësh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollës së Vajzave në Korçë, shërbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate në
Manastir dhe e para grua në histori që mori pjesë në një forum gjithëshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, një misionare amerikane në Korçë, e pranishme
aty si vezhguese, shkruante për poetin Gjergj Fishta: Kumtesa më e mirë u mbajt nga një prift katolik nga Shkodra, fjalët e të cilit bënë që
dëgjuesve t'u rridhnin lotë; një hoxhë u prek aq shumë, saqë rendi ta përqafonte para gjithë të pranishmeve.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Kongresi nëntëditor vendosi me votë të plotë që shqiptarët të linin mënjanë alfabetin e Stambollit me dhjetë shenjat e tij të veçanta dhe ta shkruanin gjuhën e tyre vetëm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar në Manastir përmbante 36 shkronja e ndërthurje shkronjash latine. Duke qenë se para kësaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave apo përshtatje të tyre, vendosmëria e këtyre delegatëve për t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e pavarësisë, gjë që shkaktoi kundërveprime të ashpra nga qeveria osmane, sllavët dhe kisha ortodokse e grekërve.
Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe mësoi të fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën Shqipe ai nuk vinte gjë tjeter.

Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera ku e shkoj jetën tash sa mot, veç per ty rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë, qi jam tue ndie janë të bukra me temel por prep’ këjo, si diell pa hije, për mue t’tanave ju del.
Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli të gjitha shtypshkronjat shqipe. Më 1911, Hoxhson, përfaqesuesi i Shoqërisë Biblike të Kostandinopojës, raportonte: Të gjitha shkollat shqipe janë mbyllur pa pikë mëshire, kurse përpjekjet ngulmuese për ndalimin e gjuhës dhe zhdukjen e letërsisë Shqipe nuk kanë rreshtur kurrë. Gjendja e rëndë politike mund të marrë flakë nga çastinë çast. Tashmë shqiptarizmi kishte shpërthyer dhe nuk do ndalej më!
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Në historinë e alfabetit si më i vjetër përmendet ai egjiptian, krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky më pas rrjedh alfabeti fenikas, i shekullit të 11 p.e.s., i cili kishte vetëm bashkëtingëlloret dhe ku zanoret nënkuptoheshin. Më pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e morën grekët, e përmirësuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi më pas alfabeti latin. Asnjë fjalë nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, që përmendet shpesh nga autorët antikë.
Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.
Në kulturën neolitike të Vinçës, që shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.
Në figurat 1 dhe 2 tregohen një enë balte nga kjo kulturë me mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të alfabetit. Shprehja: IIIVIJV1, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V 1.


http://sphotos-b.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc7/425619_264372633642780_48655579_n.jpg
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Familjarët e Hasan Prishtinës ndihmojnë Muzeun e Alfabetit


Manastir, 18.11.2012

Mehmet Prishtina, një nga pinjollët e familjes së Hasan Prishtinës tha se do të ndihmonte materialisht Muzeun e Alfabetit në Manastir. Pasi i dhuroi këtij muzeu disa dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me historinë e Kongresit të Manastirit, si: procesverbali i Kongresit të Parë dhe të Dytë të Manastirit, procesverbalin e Kongresit të Elbasanit, së bashku me fotografitë përcjellëse të këtyre kongreseve, Prishtina tha se së shpejti do të investojë në kompletimin e dyerve dhe dritareve të reja të këtij muzeu.

Të premten Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, bashkë me pinjollët e familjeve atdhetare të Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Haxhi Zekës, Mehmet Pashë Derallës, Oso Kukës, etj., vizituan tempullin e dijes shqiptare, Muzeun e Alfabetit Shqip.

Drejtori i muzeut, Gazmend Hoxhaj, tha se me këtë vizitë nderohet Kongresi i Manastirit dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët përdorin shkronjat që rrodhën nga ky kongres 104 vjet më parë.

Të gjithë të pranishmit vlerësuan se Kongresi i Alfabetit përbën një nga ngjarjet më madhore historike të kombit shqiptar, paraprijëse e Pavarësisë së Shqipërisë, andaj gjithnjë duhet të përkujtohet me dinjitet. Gjithashtu u theksua se për Muzeun e Alfabetit në Manastir, të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe në çfarëdolloj pozitash gjenden, duhet të tregojnë kujdes të veçantë, dhe ta ndihmojnë në të gjitha format e mundshme.
 

Pjer Thomas

V.I.P
Anëtar
Dec 18, 2014
Postime
5,723
Pikët
113
Përgjigje e: Historia e alfabetit shqip

Artikulli ishte interesant, por ne formen qe jepet ketu; Rresht i gjate dhe i ngjeshur, sikur te lodh, prandaj do ishte mire qe te rregullohej. Administratori mund ta rregullonte ca faqen, ngjeshjen e rreshtave.
 
Top