• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Marre nga faqja zyrtare e VUSH (Vellazeria Ungjillore e Shqiperise)

Histori e shkurtër e Kishës Ungjillore ndër shqiptarët

Shkruar nga Dr. Femi Cakolli, pastor

Redaktuar nga Magda Maylam

Krishterimi protestant ndër shqiptarët fillon me dy letra të skocezit Robert Pinkerton në lidhje me Shqipërinë, njëra në vitin 1816, kurse tjetra në 1819-n. Pinkertoni punonte për Shoqërinë Biblike Britanike dhe të Huaj.

Më 1819, Shoqëria dha 300 stërlina angleze për përkthimin e Dhiatës së Re në shqip dhe Dr. Vangjel Meksi u caktua si përkthyes. Por Dr. Meksi vdiq pa e përfunduar të gjithë projektin. Puna redaktuese iu caktua arqipeshkvit Grigor Gjirokastriti, dhe më 1824 u botua ungjilli i Mateut.

Më 1827 botohen katër ungjijtë në Korfuz. Një vit më vonë u botua gjithë Dhiata e Re paralelisht si tekst edhe në gjuhën greke. Po në vitin 1828, Pinkertoni i shkruan edhe një letër tjetër Shoqërisë që të përkthehen në shqip psalmet. Ndihmesë të madhe në këtë shërbesë botimesh dha Aleksandër Thomson, i cili erdhi vetë në Shqipëri në vitin 1863 dhe vuri re mungesën e misionarëve e të kishave ungjillore.

Në vitin 1864, Shoqëria Biblike Britanike dhe e Huaj arriti të punësojë Kristoforidhin, i cili kishte kryer Kolegjin Protestant në Maltë. Më 1865 erdhën dy anglezë (njëri në Janinë e tjetri në Shkodër) për të përhapur ungjillin si shitës shëtitës, dhe misionari që ishte në Shkodër, vjen edhe në Pejë, Prizren, Prishtinë etj. Më vonë pati edhe shitës të tjerë, dhe shitësit ishin misionarët e vetëm deri në vitin 1873.

Kristoforidhi përkthen gjithë Dhiatën e Re prej greqishtes në vitin 1866 (edhe sot e kësaj dite përkthimi i Kristoforishit mbetet përkthimi më i mirë në shqip). Dhiata e Re botohet në dy dialekte, kurse më 1880 botohen edhe disa libra të Dhiatës së Vjetër.

Botime të tilla të fjalës së Perëndisë në gjuhën shqipe u kryen në mes të një atmosfere persekucioni dhe rreziku. Porta e Lartë disa herë i burgosi njerëzit e librave, pengoi dhe ndaloi botimin e tyre, i dogji librat, etj. Por anglezët ishin këmbëngulës si në botimin e Dhiatës së Re, ashtu edhe në përhapjen e librave.

Viti 1873 është një vit i rëndësishëm në historinë e krishtërimit protestant në Shqipëri. Në këtë vit, vijnë për herë të parë në Shqipëri tre misionarë amerikanë: Xh. Berd, Xh. Marsh dhe Xh. Hauz. Ata vendosen në Manastir dhe tre vjet më vonë, në vitin 1876, frytet e para të kishës së parë protestante ungjillore shqiptare vihen re mes shqiptarëve të Manastirit. Dy shqiptarët e parë që u bënë protestantë më 1876 ishin Nikolla dhe Dhimitri nga Manastiri.

Në vitin 1877 Gjerasim Qiriazi lë fenë ortodokse dhe pranon protestantizmin. Një vit më vonë, Qiriazi shkon në Seminarin Amerikan të Samakovës në Bullgari. Pas mbarimit të studimeve biblike në vitin 1882, Qiriazi punon fuqimisht për ungjillin. Puna e tij ishte e përqëndruar më shumë në Korçë, por ai shkoi edhe në kishën ungjillore të Prishtinës, në të cilën shërbente një pastor bullgar.

Më 1884 Qiriazi mbajti shërbesën e parë ungjillore në gjuhën shqipe në Kishën Ungjillore në Selanik. Po në këtë vit, Qiriazi bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip.

Prej vitit 1886, numri i shëtitësve shqiptarë filloi të shtohej gjithnjë e më shumë, por, në të njëjtën kohë, edhe antagonizmi ndaj punës ungjillore rritej. Porta e Lartë, Kisha katolike, Kisha Ortodokse, myslimanët dhe analfabetizmi ishin disa nga pengesat, me të cilat ballafaqoheshin besimtarët shqiptarë të kësaj kohe.

Në vitin 1890 Qiriazi shugurohet "predikues i popullit shqiptar".

Për dy vjet me rradhë, deri më 1892-shin, Qiriazi së bashku me motrat e tij dhe ungjillorë të tjerë themeloi në Korçë pesë "institucione": Shkollën e të Dielës, Shkollën e parë për Vajza, Kishën Ungjillore, Shoqatën ungjillore-letrare "Vëllazëria Ungjillore", si dhe gazetën "Letra e vëllazërisë" (e para që u shtyp në shqip në Shqipëri). Në dimrin e vitit 1893 Qiriazi u zu peng nga kaçakët për gjashtë muaj dhe si pasojë e kësaj, vdiq në janar të vitit 1894. Vdekja e tij ishte humbja më e madhe e gjithë lëvizjes ungjillore shqiptare.

Por ungjillorët shqiptarë nuk e braktisën besimin e tyre, edhe pse sfidat ndaj këtij besimi ishin të mëdha. Në fillim të shek.XX, misionarë të tjerë erdhën në Shqipëri, mes të cilëve shquheshin çifti Kenedi, Edwin Jasques, etj., të cilët ndihmuan në themelimin e Misionit Ungjillor Shqiptar më 1922. Por në vitin 1933, me urdhërin e Mbretit Zog u mbyllën dhe u ndalua gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës. E megjithatë, gjatë kësaj periudhe e në vazhdim, prej vitit 1937-1939, kisha e Korçës përjetoi një rritje shumë të madhe dhe si pasojë, vazhdoi të funksiononte deri në vitin 1940, kur u shpërnda nga fashistët italianë.

Përsa i përket kishave të tjera ungjillore shqiptare, fatkeqësisht, nuk ka shënime të regjistruara apo të arkivuara gjëkund. Në Kosovë, sipas të dhënave, dihet se kishte dy kisha ungjillore në Prishtinë: njëra ishte në funksionim deri në vitin 1943, dhe tjetra ishte një kishë metodiste deri në fillim të viteve '60 me qendër përballë Kuvendit të Prishtinës. Në Prishtinë është i njohur po ashtu edhe mikrotoponimi: "vorret e evangjelistëve". Ka dëshmi edhe për takime lutjeje të një grupi ungjillor në Shkollën "Sami Frashëri" gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1949.

Figura të ndryshme, që janë shprehur në favor të krishterimit protestant tek shqiptarët ose që e kanë ndihmuar përhapjen e këtij krishtërimi me autoritetin dhe pasuritë e tyre kanë qenë: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashëri, etj. Figura kombëtare që u ç’kishëruan nga Kisha greke për shkak të bindjeve të tyre fetare dhe kombëtare kanë qenë: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollë Naço, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj.

Karakteristika kryesore e ungjillorëve shqiptarë ishte vizioni i tyre rilindës për Shqipërinë, d.m.th. themelimi i shkollave dhe botimi e përhapja e librave në shqip. Një vizion i tillë gjeti përkrahjen e të gjithëve. Sot ndoshta ende nuk do të kishim një alphabet në gjuhën shqipe, pa rolin dhe kontributin, që luajtën ungjillorët shqiptarë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 .

Shtojce: Ne mbledhjen dhe seleksionimin e fakteve per figurat e larta Ungjillore te Rlindjes Kombetare, na rezulton qe te dhenat historike qe ne disponojme lidhur me atdhetarin e shquar Petro Nini Luarasi per momentin jane te pamjaftueshme qe ky personalitet i Rilindjes Kombetare te rradhitet nder figurat e tjera Ungjillore themelues dhe anetar i Komunitetit Ungjillor Shqiptar.
Ne baze te fakteve dhe te dhenave burimore historike deklarojme se Petro Nini Luarasi ka qene nje mik i ngushte i Ungjilloreve dhe nje bashkepunetor po aq i ngushte ne aksinonin e Ungjilloreve Shqiptare per perhapjen e Ungjillit dhe te Shkronjave Shqipe.

Nese ai vete ishte nje i Krishter Ungjillor apo jo, mbetet per t'u ripare dhe per t'u hulumtuar me thelle permes nje pune me te detajuar studimore.

Kredoja e veprimtarisë së tyre ungjillore ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!

http://www.google.com/url?sa=t&source=web&cd=3&sqi=2&ved=0CCMQFjAC&url=http%3A%2F%2Fwww.vush.org%2Fngjarje-fakte%2Fhistoria-e-kishes-ungjillore-ne-shqiperi&rct=j&q=Komuniteti%20Ungjillor%20ne%20Shqiperi&ei=YplvTcSlCYeHhQeEpJ2iDg&usg=AFQjCNEBE3oM5evBXGRclfnC23ribM_KXQ&cad=rja
 
bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

Ungjilloret jo vetem qe sollen te paret biblen ne gjuhen shqipe,por ata dhane dhe nje kontribut te çmuar ne planin kombtare,duke deshmuar veten te perkushtuar ndaj atdhut...
Respekte per kumunitetin Ungjillore.
 
ilia spiro

V.I.P
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,242
Pikët
63
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

Figura të ndryshme, që janë shprehur në favor të krishterimit protestant tek shqiptarët ose që e kanë ndihmuar përhapjen e këtij krishtërimi me autoritetin dhe pasuritë e tyre kanë qenë: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashëri, etj. Figura kombëtare që u ç’kishëruan nga Kisha greke për shkak të bindjeve të tyre fetare dhe kombëtare kanë qenë: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollë Naço, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj.
Ky eshte fallsifikim i historise. Vetem P.N. Luarasi eshte ckisheruar, edhe ky thjesht u vete ckisherua, pasi u be protestant. Per te gjithe te tjeret nuk ekziston ndonje dokument ckisherimi. Po te keni ju lutemi na e publikoni ketu.
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

Ky eshte fallsifikim i historise. Vetem P.N. Luarasi eshte ckisheruar, edhe ky thjesht u vete ckisherua, pasi u be protestant. Per te gjithe te tjeret nuk ekziston ndonje dokument ckisherimi. Po te keni ju lutemi na e publikoni ketu.
Ilia Kisha greke i ka bere c'kisherimet e ketyre personave qe permenden apo jo? Dua nje pergjigje te shkurter.
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

Ikia ka shume te tjere para meje qe te kane sjelle fakte dhe argumenta per SHkisherimin nga Kisha Ortodokse te Petro Nini Luarasit apo edhe te ndonje tjetri.
Pse duhet te besh me mua diskutim ?
 
light

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 28, 2015
Postime
96
Pikët
0
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

Marre nga faqja zyrtare e VUSH (Vellazeria Ungjillore e Shqiperise)

Histori e shkurtër e Kishës Ungjillore ndër shqiptarët

Shkruar nga Dr. Femi Cakolli, pastor

Redaktuar nga Magda Maylam

Krishterimi protestant ndër shqiptarët fillon me dy letra të skocezit Robert Pinkerton në lidhje me Shqipërinë, njëra në vitin 1816, kurse tjetra në 1819-n. Pinkertoni punonte për Shoqërinë Biblike Britanike dhe të Huaj.

Më 1819, Shoqëria dha 300 stërlina angleze për përkthimin e Dhiatës së Re në shqip dhe Dr. Vangjel Meksi u caktua si përkthyes. Por Dr. Meksi vdiq pa e përfunduar të gjithë projektin. Puna redaktuese iu caktua arqipeshkvit Grigor Gjirokastriti, dhe më 1824 u botua ungjilli i Mateut.

Më 1827 botohen katër ungjijtë në Korfuz. Një vit më vonë u botua gjithë Dhiata e Re paralelisht si tekst edhe në gjuhën greke. Po në vitin 1828, Pinkertoni i shkruan edhe një letër tjetër Shoqërisë që të përkthehen në shqip psalmet. Ndihmesë të madhe në këtë shërbesë botimesh dha Aleksandër Thomson, i cili erdhi vetë në Shqipëri në vitin 1863 dhe vuri re mungesën e misionarëve e të kishave ungjillore.

Në vitin 1864, Shoqëria Biblike Britanike dhe e Huaj arriti të punësojë Kristoforidhin, i cili kishte kryer Kolegjin Protestant në Maltë. Më 1865 erdhën dy anglezë (njëri në Janinë e tjetri në Shkodër) për të përhapur ungjillin si shitës shëtitës, dhe misionari që ishte në Shkodër, vjen edhe në Pejë, Prizren, Prishtinë etj. Më vonë pati edhe shitës të tjerë, dhe shitësit ishin misionarët e vetëm deri në vitin 1873.

Kristoforidhi përkthen gjithë Dhiatën e Re prej greqishtes në vitin 1866 (edhe sot e kësaj dite përkthimi i Kristoforishit mbetet përkthimi më i mirë në shqip). Dhiata e Re botohet në dy dialekte, kurse më 1880 botohen edhe disa libra të Dhiatës së Vjetër.

Botime të tilla të fjalës së Perëndisë në gjuhën shqipe u kryen në mes të një atmosfere persekucioni dhe rreziku. Porta e Lartë disa herë i burgosi njerëzit e librave, pengoi dhe ndaloi botimin e tyre, i dogji librat, etj. Por anglezët ishin këmbëngulës si në botimin e Dhiatës së Re, ashtu edhe në përhapjen e librave.

Viti 1873 është një vit i rëndësishëm në historinë e krishtërimit protestant në Shqipëri. Në këtë vit, vijnë për herë të parë në Shqipëri tre misionarë amerikanë: Xh. Berd, Xh. Marsh dhe Xh. Hauz. Ata vendosen në Manastir dhe tre vjet më vonë, në vitin 1876, frytet e para të kishës së parë protestante ungjillore shqiptare vihen re mes shqiptarëve të Manastirit. Dy shqiptarët e parë që u bënë protestantë më 1876 ishin Nikolla dhe Dhimitri nga Manastiri.

Në vitin 1877 Gjerasim Qiriazi lë fenë ortodokse dhe pranon protestantizmin. Një vit më vonë, Qiriazi shkon në Seminarin Amerikan të Samakovës në Bullgari. Pas mbarimit të studimeve biblike në vitin 1882, Qiriazi punon fuqimisht për ungjillin. Puna e tij ishte e përqëndruar më shumë në Korçë, por ai shkoi edhe në kishën ungjillore të Prishtinës, në të cilën shërbente një pastor bullgar.

Më 1884 Qiriazi mbajti shërbesën e parë ungjillore në gjuhën shqipe në Kishën Ungjillore në Selanik. Po në këtë vit, Qiriazi bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip.

Prej vitit 1886, numri i shëtitësve shqiptarë filloi të shtohej gjithnjë e më shumë, por, në të njëjtën kohë, edhe antagonizmi ndaj punës ungjillore rritej. Porta e Lartë, Kisha katolike, Kisha Ortodokse, myslimanët dhe analfabetizmi ishin disa nga pengesat, me të cilat ballafaqoheshin besimtarët shqiptarë të kësaj kohe.

Në vitin 1890 Qiriazi shugurohet "predikues i popullit shqiptar".

Për dy vjet me rradhë, deri më 1892-shin, Qiriazi së bashku me motrat e tij dhe ungjillorë të tjerë themeloi në Korçë pesë "institucione": Shkollën e të Dielës, Shkollën e parë për Vajza, Kishën Ungjillore, Shoqatën ungjillore-letrare "Vëllazëria Ungjillore", si dhe gazetën "Letra e vëllazërisë" (e para që u shtyp në shqip në Shqipëri). Në dimrin e vitit 1893 Qiriazi u zu peng nga kaçakët për gjashtë muaj dhe si pasojë e kësaj, vdiq në janar të vitit 1894. Vdekja e tij ishte humbja më e madhe e gjithë lëvizjes ungjillore shqiptare.

Por ungjillorët shqiptarë nuk e braktisën besimin e tyre, edhe pse sfidat ndaj këtij besimi ishin të mëdha. Në fillim të shek.XX, misionarë të tjerë erdhën në Shqipëri, mes të cilëve shquheshin çifti Kenedi, Edwin Jasques, etj., të cilët ndihmuan në themelimin e Misionit Ungjillor Shqiptar më 1922. Por në vitin 1933, me urdhërin e Mbretit Zog u mbyllën dhe u ndalua gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës. E megjithatë, gjatë kësaj periudhe e në vazhdim, prej vitit 1937-1939, kisha e Korçës përjetoi një rritje shumë të madhe dhe si pasojë, vazhdoi të funksiononte deri në vitin 1940, kur u shpërnda nga fashistët italianë.

Përsa i përket kishave të tjera ungjillore shqiptare, fatkeqësisht, nuk ka shënime të regjistruara apo të arkivuara gjëkund. Në Kosovë, sipas të dhënave, dihet se kishte dy kisha ungjillore në Prishtinë: njëra ishte në funksionim deri në vitin 1943, dhe tjetra ishte një kishë metodiste deri në fillim të viteve '60 me qendër përballë Kuvendit të Prishtinës. Në Prishtinë është i njohur po ashtu edhe mikrotoponimi: "vorret e evangjelistëve". Ka dëshmi edhe për takime lutjeje të një grupi ungjillor në Shkollën "Sami Frashëri" gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1949.

Figura të ndryshme, që janë shprehur në favor të krishterimit protestant tek shqiptarët ose që e kanë ndihmuar përhapjen e këtij krishtërimi me autoritetin dhe pasuritë e tyre kanë qenë: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashëri, etj. Figura kombëtare që u ç’kishëruan nga Kisha greke për shkak të bindjeve të tyre fetare dhe kombëtare kanë qenë: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollë Naço, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj.

Karakteristika kryesore e ungjillorëve shqiptarë ishte vizioni i tyre rilindës për Shqipërinë, d.m.th. themelimi i shkollave dhe botimi e përhapja e librave në shqip. Një vizion i tillë gjeti përkrahjen e të gjithëve. Sot ndoshta ende nuk do të kishim një alphabet në gjuhën shqipe, pa rolin dhe kontributin, që luajtën ungjillorët shqiptarë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 .

Shtojce: Ne mbledhjen dhe seleksionimin e fakteve per figurat e larta Ungjillore te Rlindjes Kombetare, na rezulton qe te dhenat historike qe ne disponojme lidhur me atdhetarin e shquar Petro Nini Luarasi per momentin jane te pamjaftueshme qe ky personalitet i Rilindjes Kombetare te rradhitet nder figurat e tjera Ungjillore themelues dhe anetar i Komunitetit Ungjillor Shqiptar.
Ne baze te fakteve dhe te dhenave burimore historike deklarojme se Petro Nini Luarasi ka qene nje mik i ngushte i Ungjilloreve dhe nje bashkepunetor po aq i ngushte ne aksinonin e Ungjilloreve Shqiptare per perhapjen e Ungjillit dhe te Shkronjave Shqipe.

Nese ai vete ishte nje i Krishter Ungjillor apo jo, mbetet per t'u ripare dhe per t'u hulumtuar me thelle permes nje pune me te detajuar studimore.

Kredoja e veprimtarisë së tyre ungjillore ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!

http://www.google.com/url?sa=t&source=web&cd=3&sqi=2&ved=0CCMQFjAC&url=http%3A%2F%2Fwww.vush.org%2Fngjarje-fakte%2Fhistoria-e-kishes-ungjillore-ne-shqiperi&rct=j&q=Komuniteti%20Ungjillor%20ne%20Shqiperi&ei=YplvTcSlCYeHhQeEpJ2iDg&usg=AFQjCNEBE3oM5evBXGRclfnC23ribM_KXQ&cad=rja
mos ia futni kot fare tani u be kisha ungjillore atdhetare.Nuk eshte folur asnjehere per atdheun ne ket kishe jo me te jete atdhetare.
 
Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,545
Pikët
48
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

mos ia futni kot fare tani u be kisha ungjillore atdhetare.Nuk eshte folur asnjehere per atdheun ne ket kishe jo me te jete atdhetare.
"Shkolla e pare shqipe ne Korce" ka qene kishe protestante. Prifterinjt katolik nuk e donin biblen te perkthyer ne shqip, e donin latinisht, qe t'i mbanin me lehte nen kontrolle delet e tyre. Poashtu edhe ortodokset. Protestantet ishin te paret qe e sollen dhe e shperndane me te madhe biblen shqip ne troje.
 
light

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 28, 2015
Postime
96
Pikët
0
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

"Shkolla e pare shqipe ne Korce" ka qene kishe protestante. Prifterinjt katolik nuk e donin biblen te perkthyer ne shqip, e donin latinisht, qe t'i mbanin me lehte nen kontrolle delet e tyre. Poashtu edhe ortodokset. Protestantet ishin te paret qe e sollen dhe e shperndane me te madhe biblen shqip ne troje.
et

ti duhet te behesh protestant.;p
 
Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,545
Pikët
48
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

et

ti duhet te behesh protestant.;p
Po me urdheron ne vend qe te me propozosh?!

Une thjesht e tregova nje realitet qe ka ndodhur, per te hedhur drite ne histori. Pastaj perzgjedhja me takon mua.

Megjithese nuk jam praktikant i asnjeres fe, une kam vendosur qe te zgjedh Islamin dhe Kuranin si me te perkryerin nga te gjitha fete e tjera.
 
ishte sugjerim dhe te thuash kurani dhe islami eshte me i perkryer kur nuk i ke lexuar as kuran as nje liber tjeter nuk eshte llogjike
 
Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,545
Pikët
48
Përgjigje e: Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

ishte sugjerim dhe te thuash kurani dhe islami eshte me i perkryer kur nuk i ke lexuar as kuran as nje liber tjeter nuk eshte llogjike
Oj rraketaçke, ku e di ti cka kam lexuar une, mos fol palidhje pash nerën.
 
Top