• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Historia e Tiranës

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,931
Pikët
113
Vendndodhja
Marre nga Bashkia Tiranes
Tirana u themelua në 1614 nga Sylejman Pasha nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam.

STATISTIKA
• Qyteti i Tiranës kufizohet në veri nga Kodër-Kamëz me lartësi 112 m mbi nivelin e detit; në jug nga Selita me lartësi 303 m mbi nivelin e detit; në perëndim nga Universiteti Bujqësor dhe në lindje nga Kodra e Surelit me lartësi 418 m mbi nivelin e detit.
• Temperatura mesatare vjetore është 16°C.
• Sasia mesatare e rreshjeve është 1,297 mm.
• Tirana përshkohet nga 2 lumenj kryesorë: Lumi i Lanës (nga Ish Autotraktorët tek Rezervati i Peshkut) me gjatësi 15.3 km dhe Lumi i Tiranës (nga shkalla e Tujanit tek Universiteti Bujqësor) me gjatësi 10.25 km.
• Në Tiranë ndodhen 4 liqene: Liqeni i Tiranës, Liqeni i Kodër-Kamëz, Liqeni i Farkës dhe Liqeni i Tufinës.



Tri hipotezat për prejardhjen e emrit të Tiranës

1- “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.


2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.


3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.


Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.
Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.
Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.
Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.
Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam.
Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe Rrugës së Elbasanit, në të dy anët e Lanës.
Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.
Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.
Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.
Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.
Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.
Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.
Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim të shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i Panjohur”), është ndërtuar në vitin 1816.
Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.
Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe përzunë nga Turqia.
Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref Frashëri. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skënderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov më 1959.
Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më 1971.
Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të tij titullohet “Shqipëria”.
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u përurua më 1988. “Piramida” u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.
Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skënderbej”, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një proces restaurimi i quajtur “Kthim në Identitet”



Kronologjia e pronësisë dhe e administrimit të Tiranës
Deri në shekullin e XV

Sundimtarët e Pellgut të Tiranës

• Familja e Topiajve deri në shekullin e XIV
• Familja e Kastriotëve deri në shekullin e XV

Me vdekien e Skënderbeut, territoret e sundimit të tij me qendër Krujën u tkurrën u shpopulluan e deri u braktisën duke rimarë format e niveleve të fshatrave. Në këto rrethana fillon e i hapet rrugë një qendre tjetër, pesha e së cilës është shkallëzisht në rritje. Fjala është për Tiranën.


Sundimtarë të Tiranës

Sundim familjar i familjes Bargjini nga viti 1614 - 1800)
• Sulejman BARGJINI -- PASHA
• Ahmet Myftar BARGJINI -- PASHA (I biri i Sulejmanit)
• Ibrahim BARGJINI -- BEJ (I biri i Ahmetit)
• Ahmet BARGJINI -- PASHA (I biri i Ibrahimit)

Ndërpritet sundimi familjar i Bargjinëve pasi Ahmet BARGJINI nuk kishte djalë. Sundimin e merr Kapllan TOPTANI - PASHA. Katër vajzat e Bargjinëve martohen me katër djemtë e Kapllan PASHËS.

Qëndra e Nën-prefekturës Krujë-Tiranë kalon në Tiranë më 1807

Sundim i fituar me martesë më 1807

Kapllan TOPTANI--PASHA (Sundimtar i Krujës) (vdes më 1816 )

Sundimin e merr përkohësisht
• Haxhi Et'hem BARGJINI --BEJ
(nga fisi i Bargjinëve por jo trashëgimtar)
(Sundon nga viti 1817-1822 kur Toptanët rimarin pushtetin)

• Abdurrahman TOPTANI -- BEJ
(Sundon nga viti 1822-1837)

• Ahmed TOPTANI -- BEJ
(I biri i Abdurrahman TOPTANIT)
(Sundon nga viti 1837-1865)

Merr fund administrimi nga SHEFI i familjes sunduese

Rritet roli qytetar i PARISË

Në vitin 1865 u reformua administrata e Turqisë duke u organizuar vilajetet,

Vilajeti i Shkodrës -- ekujvalent -- Qarku i Shkodrës

Sanxhaku i Durësit -- ekuivalent -- Prefektura e Durrësit

Nënprefektura e Tiranës

Ky administrim vazhdon deri në vitin 1912 me shpalljen e Pavarësisë

Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas duke mbushur këtë vit, 90 vjet të vendosjes së administratës lokale shqiptare

PER VIZITORET

Atraksionet kryesore të qytetit përfshijnë:

Monumentin e heroit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” i vendosur në sheshin Skënderbej.

Muzeu Historik Kombëtar

Kalaja e Dorsit që gjendet në rrethinat e Pezës dhe i përket kulturës së hershme ilire.

Kalaja e Petrelës gjendet ne jug të Tiranës në të djathtë të rrugës kryesore Tiranë-Elbasan.

Kalja e Bashtovës është ndërtuar në mesjetën e vonë në shek. XIV kur filloi të shfaqej sistemi feudal në Shqipëri. Gjendet në perëndim të Rrogozhinës , 3-4 km në veri të erdhjes në det të lumit Shkumbin. Ajo u shërbente venecianëve për mbrojtjen eskelave detare e lumore.

Kalaja e Prezës është ndërtuar nga turqit pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. I përket fundit të shek. XV dhe ndodhetnë vargun perëndimor të kodrave që e rrethojnë fushën e Tiranës për të mbikqyrur zonën e Krujës si një zonë e fortë kryengritjesh.

Xhamia e Ethem Beut gjenet në qendër të Tiranës dhe është ndërtuar në vitin 1789. si dhe Kulla e Sahatit e ndërtuar në vitin 1830. Të dyja këto objekte janë shumë të njohura historikisht për kryeqytetin.

Ministritë përfaqësojnë vlera të mëdha arkitektonike. Janë ndërtuar në vitin 1930 në kohën kur Shqipëria ishte Mbretëri nën udhëheqjen e mbretit Zog. Pas pushtimit gjerman, d.m.thpas mbarimit të Luftës II Botërore në vitin 1966 u ndërtuan Pallati i Kulturës dhe Teatri i Operas dhe Baletit, në vitin 1968 u ndërtua Moumenti i Skënderbeut në vitin 1981, Muzeu Historik Kombëtar dhe më 1987 Qendra Ndërkombëtare e Kulturës (Piramida).

Muzeu Arkeologjik

Galerinë e Arteve

Ekspozita e Kulturës Popullore

Në Tiranë është gjithnjë e këndshme të bësh një shëtitje në Parkun e Madh të Tiranës, i cili shtrihet në pjesën jugore të qytetit dhe zë një sipërfaqe prej 230 ha. Në qendër të këtij parku gjendet një liqen artificial me sipërfaqe prej 55 ha.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,931
Pikët
113
Vendndodhja

Tirana është konsideruar gjithmonë një qytet me histori të re, që nis vetëm me themelimin zyrtar në 1614-n nga Sulejman Pashë Bargjini. Por çfarë fsheh kryeqyteti? Cila është historia që ende qëndron në zonat përreth? Ku shkojnë gjurmët e hershme të tij dhe a e njohim ne sa duhet kryeqytetin tonë?

Variantet e dhëna për Tiranën nga historianët, studiuesit e arkeologët janë të shumta. Disa thonë se, emri erdhi nga fjala “Theranda”, e përmendur edhe në burimet e lashta greke e latine. Të tjerë nga “Tirkan”, që ka qenë dikur një kështjellë. Disa mendojnë se fjala Tiranë vjen nga greqishtja e vjetër “Tyros”.

Marin Barleti përmend Tiranën e vogël dhe atë të madhe që në shekullin e XV. Ashtu siç emri përmendet në të njëjtin shekull në dokumentet venedikase e ato osmane. Ka shumë teza të tjera, elementë historikë të cilët - përkundër diferencave mes tyre, - të paktën në një pikë bashkohen: Tirana nuk është një qytet i ri, e për këtë faktet nuk mungojnë as sot në terren.

Vetëm 6 kilometra nga Peza ngrihet kalaja më e vjetër e rrethit të Tiranës, ajo e Dorezit, që mendohet se daton që në shekujt IX-IV para Krishtit. Sigurisht ajo njihet shumë pak, për të mos thënë aspak, nga publiku i gjerë. Fshehur në një zonë të thellë, ajo është vështirë e arritshme për këdo.

Rrënojat që shfaqen janë mbresëlënëse, ashtu si ndërtimi që tregon një teknikë të lartë të përdorur që në kohët antike. Dëmtimet dallohen kudo, ndërsa poshtë një gurore vazhdon e qetë punën e saj. Këtu gërmime të mirëfillta arkeologjike nuk janë bërë kurrë, edhe pse përmes tyre do të mund të kuptohej më shumë për historinë e zonës, e rrjedhimisht edhe të Tiranës së dikurshme.

Jo larg kryeqytetit, në një kodër që vështron më së miri të gjithë luginën ku ai shtrihet, dikur ngrihej një tjetër fortifikim antik.

“Nëse kërkon të identifikosh diçka nga kalaja e Lalmit është thuajse e pamundur. Rrënojat që datonin diku në shekullin e II-të para Krishtit janë zhdukur nga hekurmbledhësit, të cilët në aksionin për të marrë mbetjet e një reparti ushtarak kanë zhdukur edhe mbetjet e saj. Kalaja e Vaqarrit, siç njihet ndryshe, daton në shekullin e II-të, ose më mirë datonte, sepse sot barbarët kanë shkatërruar gjithçka të saj”.

Në të njëjtin krah, më saktësisht në Ndroq, ngrihet një ndër fortifikimet më të mëdha dhe të rëndësishme në llojin e tij, sa i takon rrethit të Tiranës.

“Vetëm në dukje, kalaja e Ndroqit ofron një gjendje më të mirë, sepse po të shikosh me kujdes, dëmtimet janë të shumta dhe të gjithanshme, e po rrezikojnë seriozisht këtë monument kulture. Edhe këtu dëmtimet janë të shumta. Një pjesë muresh kanë rënë apo po bien nga erozioni, ndërsa gropat tregojnë se abuzuesit nuk kanë munguar”.

Shumica e njohin fortifikimin e Petrelës, që ngrihet hijshëm në pjesën më të lartë të fshatit, por pak më tej ndodhet një tjetër monument i rrallë i Tiranës së fshehur: kalaja e Perqopit. Qyteti ilir i Parthinëve daton në shekujt IV-III para Krishtit dhe mendohet se dikur zotëronte rrugën lidhëse nga fusha e Tiranës drejt Qafë Krrabës. Pak më tej edhe një varr monumental, që vazhdon të dëmtohet nga thesarkërkuesit.

Edhe këtu vetëm një pjesë ka dalë në dritë, elementë të tërë janë ende të fshehur nëntokë.

Në pikën më të lartë të Tiranës, në një vend ku edhe tabela përkatëse është zhdukur, dergjet kalaja e Dajtit.

Sipas prokopit të Cezaresë, studiuesit dhe historianit bizantin, kjo kala u ngrit nga Justiniani, së bashku me shumë të tjera në vitet 527-566, si formë për t’u mbrojtur nga sulmet e sllavëve. Sigurisht, në atë kohe nuk ishte parashikuar sulmi nga balta, dheu e bimësia, që e kanë mbuluar thuajse të gjithën.

Nëse dikush mendon se kalatë e Tiranës përfundojnë këtu, gabon. Edhe rruga tradicionale Tiranë-Dibër, në zonën e sotme të Tufinës, kishte mbrojtjen e saj.

“Për të arritur një tjetër kala, atë të Tujanit, rrugëtimi nuk është kaq i lehtë. Rrënojat, që mendohet se vijnë nga periudha e hekurit, mund të preken vetëm pasi ke çarë një xhungël bimësie që të shfaqet përpara”.

Pas mëse 50 minutash, balltazi shfaqet jo thjesht rrënoja e kalasë, por edhe një tjetër pamje e kryeqytetit. Këtu mbetjet janë thuajse të padukshme. Ajo mendohet se ka lindur në periudhën e hekurit dhe më pas është rindërtuar në shekullin e IV-t. Sot ka vetëm gurë të shpërndarë dallueshëm, rezultat i abuzuesve të shumtë.

Fakt është se, emri Tiranë është shumë herë më i vjetër, sesa themelimi zyrtar i qytetit. E kjo faktohet jo thjesht nga kalatë, që ruajnë dukshëm luginën ku sot ngrihet kryeqyteti, por edhe vet fortifikimit që gjallon me vështirësi në krah të Parlamentit.

Banorët e Tiranës kalojnë çdo ditë në këtë vend, pa ditur ndoshta se themelet i shkojnë që në periudhën romake, për t’u ringritur më pas nga Justiniani i Madh, e kështu me radhë. Jo më kot Barleti, Muzaka e të tjerë përmendin Tiranën shekuj përpara 1614-s.

Pikërisht kalaja e Tiranës është objekti, ku Bashkia e kryeqytetit, Instituti i Monumenteve të Kulturës, me kontributin e familjes Toptani, që njihet si pronare në këtë zonë, kanë vendosur ta kthejnë në një formë çarshie tradicionale, e cila të jetë më në fund vërtet e vizitueshme. Ky është hapi i parë. Sigurisht, Tirana do të kishte nevojë edhe për shumë të tjerë, që do të përfshinin të gjithë këtë zinxhir kalash, përmes të cilave do të identifikohej historia e vërtetë e saj.

Tirana e sotme, shpesh identifikohet me xhunglën e betonit ose vellon e re të metropolit modern shqiptar. Por, ajo ka historinë e saj të vjetër dhe ende të pazbuluar mirë, që tregon vlerat e mëdha historike dhe kulturore të Tiranës, qytetit të të gjithë shqiptarëve.

Top Channel
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,076
Pikët
113
Pas Kongresit të Lushnjës, një qytet i vogël me 10 mijë banorë u bë kryeqytet i Shqipërisë.

Për Tiranën thuhet se u themelua më 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini i fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e merr familja Toptani nga Kruja.

Por, Tirana e ftohtë sot, për shkak të pallateve e betonit, fsheh nën vete gjurmë të një kohe të hershme.

Kur ka lindur qendra e parë e vogël me emrin Tiranë? Çfarë fshehin dokumentet venedikase dhe gërmimet arkeologjike? Pse anashkalohen këto të dhëna? Cilat janë qendrat që e rrethojnë? Ku shkojnë gjurmët e saj?


/Top Channel/
 
Last edited by a moderator:
  • Like
Reactions: JAM

Llaqi

Mthirr Llaqi
Anëtar
Jun 25, 2020
Postime
5,005
Pikët
113
Ishte nate e erret me shi , dielli ndrriconte ne parvasin e dritares qe ishte zbardhur nga bora . Ora shenonte mengjes i nates dhe fappp pa hap syt Tironaa ?????
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,977
Pikët
113
Tirana ka lindur perpara ardhjes se alienve osman, te cilet sollen qerpiçin si lend te par ndertimi biçim-banesash ...
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,931
Pikët
113
Vendndodhja
Kur isha i vogël, prindërit gjithmonë më thonin të mos haja bukë në sy të tjerëve, pasi ndoshta nuk kanë dhe ndihen keq. Kjo gjë ka qenë e theksuar në Tironë me breza, e kam përshtypjen që nuk ka qenë vetëm në Tironë, por në të gjithë Shqipërinë.

Sot, shohim kriminela që të shesin mend me paratë e krimit, femra të përdala që të shesin mend me paratë e trupit të tyre, parlamentarë që të shesin mend me paratë e popullit dhe arroganta që shesin mend me korrupsionin partiak të tyre.
Prindërit tonë i kishin para djerse dhe na këshillonim mos ha bukë në sy të tjetrit. Këto i kanë para të pista e amoral dhe na shesin mend, shpesh me paratë tona.

A mundet një njeri të arrijë degjenerim më thellë dhe transformim më të shëmtuar sesa kaq? Vështirë!

Nga Julian Saraçi

1624168058595.png
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,852
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Në vitet ’70 dega e punëve të brendshme të Tiranës ka qenë te Selvia në rrugën e Dibrës. Aty punonte një oficer madhor, që ishte bërë tmerr për banorët e Tiranës. Një ditë ky oficeri ishte veshur civil me kostum blu, me kapele republike e me këpucë të reja shkon për të urinuar te halja e Sefer Dajës te kinema Partizani. E sheh Seferin të ulur në minderin e tij. Ngaqë i dukej vetja i zgjuar i shkon mendja ta ngacmojë Seferin, që ishte në hall të vet dhe i thotë:
-Pa hë mo Sefero, na thuaj ndonjë nga ato broçkullat e tua!...-
Seferi e njohu se kush ishte megjithëse ishte civil, por bëri sikur nuk e njohu. Megjithatë nuk e priste nga ky person që ta ngacmonte; prandaj duke bërë sikur nuk e kishte njohur, e pyet atë me ironi:
-E si mund të tallem me zotninë tate? Ti qenke goxha burrë...
-Po hë a derëzi, se nuk na gjen gjë se po tallemi një çikë, hë thuaje!...
-Po mirë, meqë zotnisë tate nuk i njelka hatri unë po ta them,- dhe menjëherë sajoi vargje të hidhura. Oficeri që nuk i priste këto lloj bejtesh iu kërcënua:
-Rri urtë se për nder të Partisë të vë hekurat!...
Ndërsa Seferi pa e prish gjakun fare iu kthye atij:
-Po vetë e kërkove mër babë, unë s’ta dhashë me zor...
Oficeri uli kokën dhe u largua i mërzitur...
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,852
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Në vitet ’70 dega e punëve të brendshme të Tiranës ka qenë te Selvia në rrugën e Dibrës. Aty punonte një oficer madhor, që ishte bërë tmerr për banorët e Tiranës. Një ditë ky oficeri ishte veshur civil me kostum blu, me kapele republike e me këpucë të reja shkon për të urinuar te halja e Sefer Dajës te kinema Partizani. E sheh Seferin të ulur në minderin e tij. Ngaqë i dukej vetja i zgjuar i shkon mendja ta ngacmojë Seferin, që ishte në hall të vet dhe i thotë:
-Pa hë mo Sefero, na thuaj ndonjë nga ato broçkullat e tua!...-
Seferi e njohu se kush ishte megjithëse ishte civil, por bëri sikur nuk e njohu. Megjithatë nuk e priste nga ky person që ta ngacmonte; prandaj duke bërë sikur nuk e kishte njohur, e pyet atë me ironi:
-E si mund të tallem me zotninë tate? Ti qenke goxha burrë...
-Po hë a derëzi, se nuk na gjen gjë se po tallemi një çikë, hë thuaje!...
-Po mirë, meqë zotnisë tate nuk i njelka hatri unë po ta them,- dhe menjëherë sajoi vargje të hidhura. Oficeri që nuk i priste këto lloj bejtesh iu kërcënua:
-Rri urtë se për nder të Partisë të vë hekurat!...
Ndërsa Seferi pa e prish gjakun fare iu kthye atij:
-Po vetë e kërkove mër babë, unë s’ta dhashë me zor...
Oficeri uli kokën dhe u largua i mërzitur...
Vargjet e bejtes se hidhur jane keto:

Me paske vu ene kapele
rreth e qark me varak
vec nji vegje i mungoka
me u bo uturak

Uturakut iu keput vegja
se Seferi e ka mush plot
Mireserdhe ne depo te mutit
ha sot,se ka ene per mot
 

Rex

ne fronin tim
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
16,197
Pikët
113
Tiranë, një punishte artizanale në bërjen e qelesheve/plisave, në vitin 1938. Një traditë që ka humbur për qytetin e Tiranës.

Kane mbetur edhe pak pleq te moshes +70 neper fshatra qe e mbajne plisin akoma ne koke. Gjenerata e fundit.

Femijet qe lindin tani kur te rriten plisin do ta shofin vetem neper foto dhe ne muzeume.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
11,176
Pikët
113
Kane mbetur edhe pak pleq te moshes +70 neper fshatra qe e mbajne plisin akoma ne koke. Gjenerata e fundit.

Femijet qe lindin tani kur te rriten plisin do ta shofin vetem neper foto dhe ne muzeume.
Ne Shqiperi eshte bere fushate (ne vitet e pasluftes) qe teshat e bukura popullore ti palojne dhe fusin ne sendyk, dhe te veshin gjera te thjeshta qe lahen kollaj per te punuar ne are. Pervec punes se detyruar skllavoprovare vullnetare 6 dite ne jave, se 5 dite pune ne jave eshte bere shume vone, qe nuk i linte kujt kohe te mendonte cfare do hante neser e le me te ruante traditen, varferia totale dhe mungesa e mallit dhe produvkteve natyrore, fije ari, mendafsg, kastor, pambuk, lin etj, e bene te pamundur te ruhej tradita. Nuk kishin me se.
 
Top