• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
kjo asht Historia fetare e Jeruzalemit e shkruar nga Serafim Dilo
- ju deshiroj lexim te kandshem , e ma vonë edhe diskutim te mirë
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Historia eshte e thjeshte per tu lexuar,e ngateruar per tu kuptuar..e te dyja bashke duhet te jene te perjeteshme.

Historit fetare o Jeruzalemi.Perse duhet lexuar nje histori fetare e perse eshte e veshtire per tu kuptuar..jo si moral,se mbase dhe ja vlen... po te jete moral i ndershem o i dobishem.
E mbase per te mos kuptuar... si histori.. shembulli me i pershtatshem duhet te jete Jeruzalemi,qyteti i shenjte historikisht.
Jeruzalemi,vendi i paqes,ku mbi murat e tij (te ndertuara nga i madhi Saliman)jetojne tre fete e sotme ebraizmi,krishterizmi,myslymanizmi.Brenda ketyre mureve qe kane qene njeqind here te prishura e njeqind here te ndertuara kane kaluar Egjyptjanet,Asiret,Babilonezet,persianet,"ballkana sit",Seluket,Romanet,Arabet,Fatimet,myslymanet,kry qezatat,Saracenet,Mongolet,Mameluket,Turqit,Anglez et....e shum e shum te tjere,mbi kete qytet te shenjte ku bekemi i profecis biblike thote;
"Ky eshte Jeruzalemi;une po e vendos ne mes te popujve,e rrotull tij vendosa tokat.... .Po eshte dhe mallkimi i Krishtit..
"O Jeruzalem o Jeruzalem,qe vret profetet e nuk respekton ata qe te jane derguar...ja...shtepia juaj do te ri djere....e do ta shikoni shkaterimin...Jeruzalemi do te shkelet deri sa te mbushen kohet.

Baal perendia e tokave pjellore,ne te vjeterin Kanan ne Palestinen e sotme,shprehej;Paqe ja nje fjale qe une dua qe ti ta njohesh.

Jeruzalemi qyteti i paqes,ku emeri i tij i vjeter figuronte ne kohet e lashta si Urushamen o Urushalim(si gjithmon eshte ceshtje etimologjike,pa lere pastaj kur zdi mir as shqipen) Ir e shalom,ku Ir ebraisht eshte qytet e shalom paqe...
Pra Jeruzalem do te thote qytet i paqes,dhe nuk egziston ne bote nje qytet tjeter qe te jet derdhur aq shum gjak sa ne Jeruzalem...
Po sic dihet nganjeher...fjalet kundershtojn dhe historin,tallen me njerezimin e snobojn dhe realitetin.....
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Cdo gje fillon si histori fetare....nga nje i panjohur (e mund te thuhet dhe i pafajshem) nga ky i panjohur me emerin Terah.Ajo qe dihet per kete te panjohur e te pafajshem per historin e njerezimit eshte qe ai jetonte ne Ur te Kaldeive,ne afersi te gjirit persik,e qe nje dite vendosi te emigroj mbasi pati nje dhimje te madhe(i vdes djali Haran),Terah kerkon nje toke o vend te ri,e mer rrugen bashke me djalin e tij Abram e nje nip i gjuajtur Lot,Terah ndalon ndalon ne nje vend te quajtur Harran afer lumit Eufrate,ketu e mer vdekja,e mbase mendimi i tij ishte te shkonte ne nje vend qe quhej Kanan..
Me vone Abrami mer rrugen bashke me gruan e tij Sara e bashke me kushuririn e tij Lot..Abrami nuk eshte me i ri,ka plot 75 vjet kur niset..e keshtu arin ne token e Kannaneve e ndalon ne nje vend Sikem.E ketu mer nga zoti premtimin se kjo toke nje dite do ti perkasi trashgimtareve te tij...
Mbas nje mizerie te madhe qe bie ne ate vend per nje kohe te gjate,Abrami vendos te shkoje ne Egjypt...dhe ketu nje kurjozitet, mbasi shkon atje faraoni dashurohet me bukurine e gruas se tij Saren,e faraonit nuk i mungonin grate dhe e dinte se cish bukuria ishte nje donzhuan,por sipas bibles gruaja Sara kishte moshen 65 vjece...dhe historianet edhe sot pyesin si mund ta eksitonte faraonin nje femer me moshe te tille (Bibja flet edhe per menopauzen)...
Po mbas udhetimin ne egjipt Abrami kthehet ne vendin e tij o ne toke qe i ishte premtuar..........
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Abrami kthehet e ndan tokat me kushuririn e tij qe i takon pjesa e Xhordanis afer detit te vdekur,ndersa Abrami vendoset ne Hebron,ketu edhe lufton nje lufte midis qyteteve-shtete,per te liruar kushuririn e tij te kapur rob,dhe fiton.
Zoti i kishte premtuar token per trashgimtaret e tij,po premtimi nuk po dukej,nuk po dukej as nje trashgimtar Sara ishte sterile nuk bente femij,e per kete i jep burrit te vet sherbetoren e saj nje babiloneze e quajtur Hagar,qe mbas nente muaj i jep nje djale i quajtur Ismael.Po sic duket nuk ishte nje gje e deshiruar nga Zoti e Zoti ja ben te qarte Abramit e i jep nje femi nga Sara i quajtur Izak,ketu qendron dhe mbrekullia,Sara kur lindi duhet te kishte nje mosh tetedhjete vjecare...

Ketu hyn dhe Jeruzalemi,Zoti i urdheron Abramit te sakrifikoj te bej kurban djalin e tij te vetem ne malin e quajtur Moriah e ku me vone do te ndertohet tempulli i Salomonit.
Mali Moriah,ky vend eshte i destinuar te jete nje nga simbolet e fese,o zemra e dy feve ebraike dhe myslymane.Vendi i sotem eshte nje vend i shenjte myslyman i quajtur Haram es-Sherif..(shqip nuk mund te perkehet) ku ndodhet kupola e shkembit...ku njerezit sot e njohin si Xhamin Omar..(percaktim i gabuar,se nuk eshte plotesisht nje Xhami e nuk e ka ndertuar sulltani Omar).
Keta gur ku eshte ndertuar Haram es-Sherif jane te shenjte si per ebrenjte e si per myslymanet,te pareve u kujton vendin ku ka ndenjur David e me von tempullin e Salomonit,ndersa te dyteve myslymaneve ju kujton vendin ku sipas tradicionit Muameti ka hipur ne qiell e eshte pranuar afer Allahut..

Po te kthehemi te Salomone,qe ishte nga mreterit me te pasur te historis e qe tradicioni donte qe te kishte nje mije vajza te reja si harem,700 gra te grades se pare e 300 gra te grades se dyte.....

Nje gje qe me pelqen ne historit fetare jane luftrat-qe i shpegojne si paqe,por ajo qe eshte me e lezecmja jane haremet...E nuk kishte person o mbret o sulltan ne orient qe mos kishte nje harem e sa me i madh te ishte haremi aq me i fuqishem ishte personi...Gjithe historit fetare te kohes se lashte kan kaluar midis lufterave dhe haremit..Zoti asaj kohe duhet te ket qene patjeter i mire...
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Jeruzalemi vendi i shenjte,qyteti i paqes,paqe fjale qe ne ate toke nuk ka mbizotruar te pakten per nje kohe te arsyeshme.Aresyeja dhe paqja..a kan egzistuar ? midis ebrenjve dhe myslymaneve,midis myslymaneve dhe krishtereve,midis te krishtereve dhe ebrenjeve,midis cdo gjeje... midis njerezve te te njejtes race o midis njerezve te te njejtes besim fetar.

Nje anglez nje fare Henri Maundell,kishte vizituar Jeruzalemin ne vitin 1697 e shkruan;Urrejte e marrezi..te papare.. midis te fetareve krishter,midis prifterinjve orthodoks e atyre latin o katolik,urrejtje e marresi per vendet e shenjta te krishterizmit,vazhdon,hajde te krishtere..gjate zenieve te tyre se kush duhet te ruante kishen o kush do te hynte i pari ne kishe per meshe i kishte ndodhur me temer se nje here qe prifterinj te shaheshin e ziheshin per "qef" ,"duke bashkuar gjakun e tyre me gjakun e sakrifikimit".

Po kjo "lufte"midis prifterinjve ka kohe e smbahet mend kur ka filluar,e ne kohen e pushtimit Turk o te perandoris otomane rreth Jeruzalemit kane qene poyhuajse te gjitha komunitetet fetare te krishtera ortodokse e latine,franceskanet,greket,sirianet,armenet,gjorgj anet,nestorionet,kopti,maronitet etj e etj.Por jo te gjithe ishin ne gjendje te paguanin taksat mbi vendet e shenjta te vena nga Otomanet.
Taksat o paraja,kjo arsye eshte po aq e vjeter sa ceshte Jeruzalemi.

Por zeniet o rrahjet midis prifterinjve fillojn afersisht me ardhjen e kryqezatave,qe sic thuhet objektivi i tyre qe lirimi i vendeve te shenjta o Jeruzalemit nga pushtuesit,po ne te vertet motivet ishin te tjera...e midis ketyre motiveve qe dhe ajo e kontrollit te vendeve te krishtit,zoterimi i atyre..."ne emer te tij".
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Ardhja e kryqezatave u dha latineve epersin mbi ortodokset,me ardhjen e Mameluki e me vone te Otomaneve ortodokset fituan nje pjese te privilegjeve te humbura.
I pari aksident serioz midis dy komuniteteve fetare eshte i vitit 1757,gjate hyrjes ne baziliken e shenjte ndeshen aspersisht prifterinjt grek ortodoks me franceskanet,mbas kesaj perleshje governatori otoman vendos njefar ligji,ndan disa detyra midis tyre,e u jet te drejten e rojes te bazilikes si ortodoksve e si franceskaneve.
Megjithekete nuk eshte se mosmarreveshjet mbaruan,pothuajse shtoheshin dita dites,psh..franceskanet kane te drejte te fshin shkallet e bazilikes qe shkojne drejt oborit te saj,e grekeri ortodoks kane te drejte te fshin oborin,por problemi eshte se ne mbarimin e shkalleve qe bashkohej me oborin kishte nje disnivel te 1 cm,problemi,ky disnivel o kjo toke qe eshte 1cm e larte kujt duhet ti perkiste?i takon shkalleve o i takon oborit..E mbi kete centimeter dita dites kishte filluar te shtohej inati e cmenduria...
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

4 nentor 1901,ajo qe njihet ne historin fetare te Jeruzalemit si "lufta e fshesave".Per disa pjese te fshira me fshese e per disa fshesa qe ishin per te fshire,e mbi keto filloi nje nga grindjet me te medhaja fundi i botes,lufte me fshesa,ulerima,zenie,te plagosur e me vone procese,te gjitha shtetet potente europiane e Rusia bashke nderhyn,qeverit qe nderyn ne fshesat..qe per nje pale jane te bekuara e per nje pale te mallkuara...

Po le te shikojm "faktet",franceskanet kishin kohe qe kerkonin te fshinin nje cep te oborit ku ortodokset reklamonin te drejten eskluzive,ne ate cep ndodhej nje banjo e kjo banjo vinte ere e duhej kanalizuar e pastruar,problemi,..afer saj ishte ndertuar mbase pa leje nga greku Eutimios nje dhome e vogel,e per te regulluar banjon duhej prishur dhoma,mbas shum e shum grindjesh e diskutimesh per te pastruar banjon bien dakort qe duhet pastruar,e mbas shume e shume diskutimesh bien dakort qe duhet prishur dhe dhoma.Mbaroi me kaq..jo..Eutimios qe nuk ishte budalla..por shum i djallezuar ncjer nje tjeter problem..kush do ti paguaj shpenzimet,e pagimi eshte "vertet" nje problem,zenje probleme diskutime pa fund,po edhe ketu per cudi mbas shume kohe bien dakort..

Rane dakort..po nuk e dinin kush ishte Eutimios,i prishen vertet dhomen por zaptoi nje vend tjeter ne obor poshte cisternes,po edhe ky vend duhej prishur per banjon..por greku Eutimios nuk humb kurrajon,ishte ambicioz,ky prift i "lezecem" kishte zbuluar nje gje interesante ne Jeruzalem,nje gje po aq te thjeshte sa dhe e vjeter...industrin e besimit..(u shiste vizitatoreve gjera te shenjta).E duhej nje vend tjeter,dhomen ja prishen poshte cisternes se oborit do ta prishnin,ateher cfar ben Eutimios do te ndertoje ne obor,por per te ndertuar duhet te mari te drejten e kontollit te oborit me ligj,po kjo e drejte nuk egziston as si ligj e as si karte..Ateher Eutimos vendos te fshije oborin...sepse kush fshin oborin fiton te drejten e fshirjes e kush fiton te drejten e fshirjes fiton te drejten e kontollimit e kush e kontrollon behet pronar i saj.....
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Ne te vertet mbas luftes se fshesave fshiheshin interesa shume me te medhaja se sa thjesht "industria" e besimit o zoterimi i vendeve te shenjta.
Mrojtjesa europiane e Jeruzalemit dhe e vendeve te shenjta ne ate kohe i perkiste Frances,republikes se trete Franceze ateiste,pra mbas franceskaneve ishte Franca dhe mbas prifterinjve ortodoks grek ishte Rusia.Te kontollosh vendet e shenjta do te thote te kontrollosh Jeruzalemin e mbase me vone gjithe zonen pereth,pra Jeruzalemi ishte qendra e Ruseve nuk u besohej te ishte kaq e lehte,ne ate kohe ishin bere padron te manastirit ne malin Athos pse nuk duhet te mbronin dhe te shkretin Eutimios.

Eutimos mbasi pa qe kishte shpatullat e mbojtura nga Ruset u ben te ditur te gjithe prifterinjve ortodoks se do ta mbroj deri ne fund fshirjen e oborit...
3 nentor prifti franceskan del te fshije oborin,menjeher dalin prifterinjt ortodoks,ulerima sharje kacafytje..vjen policia e vendos pak qetesi,informoen te gjitha qeverit europiane e Ruse,fillon nje lufte e meshehur dipllomatike,si perfundim mbas presionit Francez franceskanet fitojn te drejten e fshirjes..
4 nentor,perseritet e njejta skene por kesaj rradhe me me teper violenc,mbaron dita bashke me perleshjen,bilanci i dites 18 franceskan te plagosur 7 italian 1 francez 2 gjerman 2 polak 3 arab 1 maltez 1 shpanjoll 1 hollandes.Ne vendin e shenjte i kthyer ne fushe beteje ku kerkohej ndime e shpejte dhe kirurget kishin filluar te mjekonin,Grekerit po terhiqeshin te kenaqur nga fitorja...

Lufte dipllomatike e procese ne europe,gazetat titullojn nga fshesa te shpata,te gjitha shtete kunder njera tjetres,franca do ta mbylli kete incident italia e gjermania nuk jan dakort......edhe Ruset kerkojn ta mbyllin kete incident....

Konsolli Rus i quajtur Jacowlev jep nje shpegim te lezecem e te habitshem per njarjen qe ndodhi...pak a shume thot:I gjithe fai eshte i seksit-keta prifterinjt grek duke pasur te gjithe nga nje familje ilegale..duhet ta mbajne familjen,nuk kane kopillikun e franceskaneve qe jane beqar....Dhe perfundon-"ajo qe u be u be une tani kam lare duart"
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Jeruzalemi nuk eshte vetem nje qytet i shenjte,eshte dhe behet dhe nje qytet i modes,e sic dihet moda egziston se egzistojn dhe interesat.
Qe ne vitin 333 nje udhetues qe duhet te ishte Frances kishte shkruar nje liber-Nga Bordo deri ne Jeruzalem,ku shpegonte gjithcka udhetimin,vendet ku duhej ndaluar traditat e veshjet e vendit,sot do quhej "tregues turistik"
Dhe ne fakt inagurimin e modes Jeruzalem e kishte bere familja imperjale e Kostandinit,qe nena e tije Elena qe sjell moden e krishterizimit e fillon ndertimet e vendeve te shenjta kristjane.
Kostandini ishte e donte te qendronte nje ushtarak e mbi te gjitha ishte Roman,kuptohet qe kur mori pjese ne keshillin ekumenik ne Nicea ne vitin 324,e mori pjese sepse deshte te zgjitheshin grindjet teologjike midis te krishtereve.Si Roman ishte alergjik ndaj interpretimeve fetare,ishte per urdher e qartesi,duhet ti ket pare me ironi keta fetar qe diskutonin ,degjonte e tunde koken;gjera pa kuptim gjera prifterinjsh.Por Kostandini i shtyre nga nena shkoi personalisht bashke me te per ti dhene kesaj asambleje uficozitetin e imperatorit.
Si do qe te kete qene si imperator Kostandini ka qene patjeter djale i mire,e donte dhe e degjonte mamane.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Ishte nje grua Elena, me kete fillon dhe kristianizimi i Jeruzalemit,kishte filluar vite me pare po ishte kjo grua qe e solli ne mode i dha shkelqim.
Reth shekullit te peste mbas renies te imperos Romane fillon e futet ne Jeruzalem paraja e Bizantit,moda e Jeruzalemit vazhdon akoma,edhe kesaj rradhe si pasoj e nje gruaje e quajtur Eudosia e veja e imperatorit.... Eshte kjo grua qe vazhdon ndertimet e gjerat e tjera,por mbi te gjitha eshte kjo qe i jep te drejten ebrenjve te drejte e hyrjes ne Jeruzalem,te huaj ne token e tyre.

Ne vitin 614 ringjallet impero Persian i udhehequr nga Korso II,e rrethon dhe e pushton Jeruzalemin,pushtimi zgjati pak per arsye se te rrethuarit hapen deren, hebrenjte e ndjenin veten te shtypur nga te krishteret.Ebrenjte kishin shume motive per te mos dashur persianet...po qe te arinin ti preferonin ndaj kristjaneve kjo tregon se si trajtoheshin nga bizantinet.Jo vetem qe hapen porten po morren pjese edhe ne ushterin persiane e kjo gje me mbrapa u kushtoi shtrenjte.
Po dhe nje arsye o motiv per te mos dashur bizantet e kishin,jane ato motivet e thjeshta qe i ngrejne inatin edhe njeriut me te qete ne bote;ndyshimi i fese me urdher.Heraklio imperatori bizantin pretendonte te pagezonte ebrenjte e ti bente qytetar te perandoris bizantine,por edhe ai duket nuk i njihte ebrenjte.
Korso II mbasi pushton Jeruzalemin si cdo pushtues qe duhet respektuar shkateron vendet e shenjta dhe fillon e masakron prifterinjt e krishter.Por mbas pake kohe Korso per habi te ebrenjve fillon e ndryshon politiken e tij,jo qe nuk ndjek me prifterinjt por fillon edhe nderton kishat e prishura.Donte te afrohej me Bizantin kerkonte te ndante pushtetin ne orient bashke me perandorin Bizantine.
Heraklio nuk donte tja dinte e nuk i duhej ajo paqe,shkon ne Jeruzalem e mund Persianet ne vitin 629,e fillon e hakmeret me popullsin izraliane,masakron sepse sipas tij e kishin tradhetuar.
Por edhe ketu kemi nje shfaqesim model fetar,pak a shume mbas masakres eshte shprehur:duhen falur,"vellezerit qe te japin nje shpulle duhet ti kthejme faqen tjeter"Edhe hipokrizia nuk paska fund,por sic dihet urrejtja eshte me e forte se cdo liber fetar bashke me mesimet e Krishtit.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Ne vitin 632 arin dhe myslymanet,dhe si fillim jane nga te paret pushtues qe sjellin njefar paqe sidomos per popullin e shtypur Izraelit,por dhe ndaj krishtereve sillen mire duan te vendosin nje harmoni te pakten njerezore e kuptohet dhe fetare.Myslumanet e asaj kohe ishin nje popull i thjeshte,kalifet o udheheqesit e grupeve te ndryshme vinin nga shketetirat,por sic duket ne shkretetir fene eshte e veshtire ta bashkosh me afarin ndersa Jeruzalemi dhe per ata qe perfekt,feja perparon po perparoi dhe afari.
Islami qe shfaqej asaj kohe eshte nje islam pa urrejtje sidomos kunder ebrenjve,asgje nuk i ndante duhet te shkonin dakort,te dy palet mendonin qe zoti eshte nje dhe nuk diskutohet...
Si fillim edhe Muametit populli ebre i ishin simpatik,ishte nje popull i vuajtur si ata,i vuajtur nga grindjet midis tyre dhe i vuajtur nga pushtuesit e huaj.I miri Muamet si fillim mendoi se ky popull i vuajtur shpejt o vone do te perfundonin te ktheheshin myslyman,e Muameti e kishte arritur kete gje edhe me fise te tjera,ai e dinte mire historin por si te gjithe te huajt e Jeruzalemit nuk kishte kuptuar nje gje te thjeshte;ebrenjte mund te theren me njeri tjetrin po eshte e pamundur te ndrojne fene,mund ti heqesh cdo gje por jo besimin qe kane ne besimin e fese,e sic dihet mendojne se jane gjithmon me te vjeter se fetaret e rinj qe vin nga mbrapa,e provoi dhe Krishti qe ishte njeri i tyre...
Per te treguar ebrenjte dhe besimin qe kan dhe se si e mendojn,e kishte provuar dhe i madhi roman Pompeo qe mbasi kishte pushtuar Sirin e po pergatitej te pushtonte dhe Jeruzalemin e vendet pereth,degjon nje histori nga nje gjeneral i tij,gjenerali i tregon se ne nje qytet qe quhej Jeruzalem ishin dy vellezer ebrenj qe ishin ne lufte se kush duhet te ishte mbret.Pompeo behet kurioz dhe theret te dy vellezerit qe di degjoje e ti shpegoj planin e pushtimit te tij,ngel i habitur kur i degjon,nuk kishte pare nje grindje e nje urrejtje te tille,ai si roman e kuptonte zenien per nje qytet por nuk arrinte te kuptonte se ne te vertet lufta behej mbi interpretimin teologjik te fese,se duhej o nuk dujej te shtohej nje fjale ne lutje,e se si ishte drejt te kryhej sakrifikimi,e mbreti ne fuqi ishte dakort te lente mreterin po te binin dakort mbi keto vogelsira....

E keshtu dhe Muameti doli i zhgenjyer nga ky popull dhe me kalimin e kohes duhet te jete bindur,dhe per zgjenjimin dhe ai urdheroi te vriteshin disa ebrenj te nje fisi afer Jeruzalemit,po gjithmon pa i zdukur o sterminuar....
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Jeruzalemi ebraik ka kaluar momente te vecanta,vetvrasje masive o kryengritje te shtypura me gjak,ku besimi fetar o ebraizmi dhe eshte lekundur por asnjerere i vene ne dyshim.Dhe sot shtepin e tije te ndertuar ne bote Izraeljani le nje pjese te paperfunduar,kjo tradite do te simbolizoj;ki kujdes e ki shprese,ki kujdes simbolizon perkohshmerine e shtepise dhe jetes bashke ndersa ki shprese do ti tregoje shpresen se njedit do te rikthehet ne Jeruzalem.

Ne ato ane kishte kaluar dhe i madhi Aleksander ku kishte perzene Persianet,Aleksandri vdes ne 323 dhe mbas tij gjeneralet filluan te ndajne perandorin.Tolomeo zgjedh Egjiptin me qender Aleksandrin ku i perkiste dhe Jeruzalemi e Palestina,ndersa gjenerali tjeter Seleuko mban e krijon qytete te reja si Antiokia ne Siri o Seleukia ne Babiloni.Kjo eshte koha e fillimit te Helenizmit ne Jeruzalem.
Ne vitin 198 ne Historin e Jeruzalemit i Seleukidet e Antiokies sulmojne e mundin ushterine e Tolomeasve,dinastia e Tolomenjve kishte qeverisur ato zona per nje shekull.Dinastia e Tolomenjve perfaqesonte kulturen e Greqise jugore ndersa Seleuket perfaqesonin kulturen e zones veriore Greke e pereth.

Keshtu dhe me vone ne Jeruzalem arin pushtues te rinj me teori te reja,e sic dihet qe nje pushtues nje diktator o nje "profet" qe duhet te respektohet nuk kerkon qe populli ti pershtatet jetes,po kerkon qe jeta e popullit ti pershtaten atij,gjithmon ne emer te Zotit o te perendive greke te asaj kohe.
Te tille mendim kishte dhe Antioko IV Epifane mbret i Antiokes,kur ebrenjte zbatonin ligjin grek perse nuk duheshin ti faleshin dhe perendive greke.Por qe ti futesh ebrenjve nje besim te ri ka vetem nje menyre,tju a futesh me majen e shpates.

Antioko mbas kalon Egjiptin shkon te beje nje vizit ne Jeruzalem te shikonte se si po shkonte Hellenizacjoni,shkonte shume keq,egzistonte por egzistenca e tij nuk kishte te bente me jeten reale te ebrenjve.Me te mira o me te keqia ai popull duhej te helenizoej dhe elenizmi kishte filluar me te mira duke zhveshur te rinjte ebrenj per pergatitjen fizike "ginnasio",e duke pare qe nuk funksjononte me te mira Antioko vendosi te perdore te keqen o dhunen.Si fillim Tempulli i shenjte u shndua ne tempullin e kushtuar Zeusit,por prap izraelitet nuk jane te mposhtur,ateher duhen gjunjezuar e turperuar,e para duhet te fillojne te hane mishin e derrit qe per ebrenjte ishte nje kafshe e ndyre....

Dhe nje histori qe mbase ja vlen te tregohet,Eleazaro nje plak 90 vjecar njeri i ditur i respektuar njeri i ligjit ebraik,donin ta detyronin te hante mishin e derrit...por ai nuk pranonte,ateher per mos ta torturuar meqe ishte plak i propozuan qe te bente sikur ta hante,te shtirej....As mos e coni nder mend-u pergjigj ai-ne moshen time nuk ka kuptim te shtirem; tha i vjeteri Eleazaro.E i filluan torturen qe ishte vdekja nga te rahurrit me shkop,nga toka ku rinte shtrire ai trup i thare e i mbuluar me gjak,ngriti koken dhe me nje shikim admirues drejt qiellit u lut me nje ze te embel qe mezi degjohej:Zoteria-zoti jone-ti e di mire qe mund te lirohesha nga vdekja, e se mbahem tani poshte drurit dhe tortures e bej si pernderim qe kam per ju.Fundi i tij nderon njeriun,nderon Jeruzalemin qe nuk dorezohet.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Mbi te gjitha ne Jeruzalem nuk dorezohen grate,jane nenat mbajteset e verteta te besimit.Po ne ate kohe ndodh edhe nje ngjarje ku mund te tregohet besimi i nje nene dhe i femijeve te saj,ne kete rast arestohen shtate vellezer dhe nena e tyre,e duke i torturuar donin ti detyronin te hanin mishin e derrit...

I pari nga vellezerit sfidon diktatorin Antioko duke i thene:-cfar kerkon? une vdes e nuk do ta tradhetoj ligjin(besimin)......Ateher mbreti i nxehur urdheron ti pritet gjuha,ti priten kembe e duar dhe ta vendosin siper nje pllake bronci te perveluar nga zjarri.Ne ajer ndihej era e mishit te djegur dhe zeri i nene qe u jipte kurajo vellezerve te tjere...
-Zoteria jone na sheh dhe mallengjehet me ne,ai ka meshire per sherbyesit e tij.
I dyti vella gjate tortures thote:Ti o i urryer qe na heq jeten e tanishme,por mbreti i universit do te ringjalli te ne jeten e perhereshme.
I takon dhe vellait te trete,dhe ai shprehet:Ti je i vdekshem,e me pushtetin qe ke be si te duash,por mos kujto se fara jone do te harrohet nga Zoti.E me rradhe dhe vellezerit i katerti dhe i pesti,vellai i gjashte i thote:mos mendo se nuk do te denohesh, Zoti na shikon.
Dhe nena shikonte femijet me rradhe,u jepte kurajo duke ju lutur me fjale te embla:
-Bijte e mi,nuk jam une ajo qe u ka dhene shpirtin e jeten,eshte krijuesi i botes,ai qe krijoi njeriun e gjithcka reth tij....zoteria jone ka meshire per ju e do tu rikthej shpirtin e jeten.
Me vone arin dhe i shtati i fundit nga vellezerit,Antinoko duke pare te gjashte te tjeret qe nuk pranuan vendos ti premtoj se do ti fale jeten e do ta beje edhe te pasur ne qofte se ai do te hante mishin e derrit,por ai nuk pranon.Ateher i drejtohet nenes qe te binte djalin-shko ti flasesh e ta bindesh.
Nena i shkon prane djalit dhe i flet:Biri im,ki meshire per mua,qe per nente muaj te mbajta ne bark,per tre vjet te kam dhene per te pire e pastaj te kam ushqyer deri sa je rritur,tani te lutem... shiko qiellin e token e gjithe gjerat qe permajn.....mos ki frike,po tregohu i denje vellezerve te tu,pranohe vdekjen deri sa koha e Zoteria te bashkoje bashke me ta.
Ne fund edhe kjo nene u denua me vdekje...o Jeruzalem o Jeruzalem.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Jeruzalemi eshte i lodhur kerkon paqen cfar do lloj paqe,do qetesin qetesi te cfardollojshme,ku burrat te kthehen ne shtepi e nena te risi femin,te gjitha keto pa harruar kryesoren Jeruzalemi do te ri izraelit.
Jeruzalemi ecen ne histori e nga historia kane pranuar ligjet,jane popull i zotit ky eshte thjesht mendimi i tyre.Jane per thjeshtesi e qartesi e kete kerkojne nga qeveraret Izralit o te huaj,e te gjithe keta qeveritar ebrenj o pushtues shprehen se jane per demokracin e thone dhe sterthone aq shume sa ne fund perfundojne ta besojne dhe vet ata.E te gjitha keto premtime jane si gjithmon ne emer te popullit,genjejn popullin per te fituar simpatin,genjejn veten per pak pushtet e genjejn perendin per te mboshtur friken,e midis gjithe ketyre mashtrimeve dhe populli perfundon te genjej vetveten.

Keto arsye sollen dhe ardhjen e pushtuesit Roman,e nje nga prokuratoret roman i Jeruzalemit qe dhe Poncio Pilati,nje njeri i bere i njojtur ne histori sepse nuk vendosi o nuk donte te vendoste.Pilati zevendeson Valeri Grato si prokurator i Jeruzalemit ne nje kohe ku perandoria romake ishte ne kulmin e zhvillimit....Mbi karakterin e keti njeriu eshte folur shume sic e do historia te gjykoj ata qe behen te famshem jo mbi gjerat qe bene por per faj te momentit qe ata jetuan,e pershkruajn kundershtues violent e grindavec por sido te ishte nje gje duhet te jete e vertete Pilati nuk kishte simpati per te mos thene urrejtje per popullin qe e kishin caktuar te qeveriste.
Ardhja e tij ne Jeruzalem qe nje ardhje e pafat,porsa erdhi dha urdher te viheshin stemat e Romes e imperatorit,reaksjon i menjehershem i popullit per pese dite i luten e sterluten governatorit por Pilati nuk pranon,diten e gjashte populli shtrihet ne toke duke u shprehur se jane gati edhe per vetvrasje se sa te heqin dore nga principet e qytetit te shenjte,Pilati terhiqet nuk ja priste mendja nje rezistenc e tille,nuk mund te fillonte qeverisjen me nje gjakderdhje edhe se nuk e kishte problem.Aksidenti i dyte ndodh kur Pilati kerkon te sjelli ujin ne Jeruzalem,te gjithe ankoheshin per thatesiren,e si roman ishte i fiksuar me ujesjellsin por nuk i mjaftonin fondet e vendos ti plotesoje me nje pjese te vogel te pasuris i mare nga tempulli i shenjte i Salomonit,pse e beri!fundi i botes protesta,ngrihet i gjithe populli e proteston,por Pilati kesaj radhe vendos te shpernaj protesten me dhune....
E ne fund dhe aksidenti i trete o me mire dhe aksidenti qe e beri kete njeri te famshem ne histori per shum e shum breza te tjere mbas tij.Sic dihet i sjellin perpara nje ebre nje fare Jezu nga Nazareti,Pilati nuk i interesonte nuk kishte kohe te merej me njerez te thjeshte...
-Kush eshte ky njeri? pyet prifterinjte e tempullit,cfare ka bere? per cfar e akuzoni?.
-Eshte nje keqberez,i pergjigjen prifterinjte,e nje me i zgjuar shton-po te mos ishte i tille nuk do ta sillnim ketu tek ju.
Pilati degjon kupton hilen,ne fund eshte roman jo budalla,e pergjigjet;
-E kuptova por meqe eshte njeriu juaj merreni e gjykoheni simbas ligjeve qe kini.
I pergjigjen-i takon prokuratorit ta denoje me vdekje.
-Me vdekje!shprehet i habitur-deri ketu kemi haritur?
Atehere edhe se pa deshire pyet te akuzuarin,u pa puna keta prifterinjt e lene ne duart e tij,duan ta denojne por duan te jene dhe te pafajshem.
Prifterinjt kemmgulin-pohon se eshte mbret eshte biri i zotit.
Pilati i merzitur nga gjithe kjo komedi i drejtohet te akuzuarit qe deri ne ate moment rinte ne heshtje e nuk pergjigjej,i drejtohet per ti shpeguar se sa e rende eshte te vetshpallesh mbret,e ne fund duke humbur durimin e pyet;
-Eshte e vertet?
-Mbreteria ime,pergjigjet njeriu-nuk eshte e kesaj bote.
Ateher Pilati i drejtohet te gjitheve:
-Eshte a seshte mbret?si mund ta quaj veten mbret kur nuk eshte mbret.
-I akuzuari vazhdon-une erdha ne kete bote te deshmoj te verteten.
Pilati nuk pret- E cfare eshte e verteta.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Kur Jezu kishte ardhur ne Jeruzalem per te festuar pashken duhet ta kishte te qarte rezikun qe e priste,fama e tij kishte haritur deri ne Jeruzalem e mbrekullit e tij te verteta o jo kishin habitur popullin e kishin vene ne alarm udheheqesit fetar.Kishte lene rruget e qeta te Galiles per te ardhur ne Jeruzalem,qytet e qender e madhe kulturore ku dhe historia e tij nuk mund te injorohej.
Jeruzalemi nuk kishte me besim te profetet,kishte pare shume e nga shume kishte degjuar fjale te paqarta e premtime te parealizuara.E sic dihej shume profet kishin perfunduar ne fatkeqesi sepse ishin shprehur me ze te larte e kishin prekur interesa,e nje profet denohet jo per ate qe shprehet por per interesat qe ai prek o cenon.

Sic dihet ngjarja ndodh ne kohen e pashkes,e sic ishte zakon ne ate kohe prokurori Roman ndodhej ne Jeruzalem,Pilati kishte ardhur nje nate perpara e kur ne mengjes i sjellin Jezun nga Nazareti,shikon e habitet jo vetem me njeriun por me urrejtjen qe populli e prifterinjte kishin per te.Cfar kishte bere ky profet per tu denuar me vdekje?.Jezu nuk ishte nje problem per Romen e romaket i shihnin me indiferenc ceshtjet fetare i shihnin si gjynafgjar keta profet,e keshtu duhet ti jet dukur dhe Pilati ky njeri i padeshiruar i quajtur Jezu.
Por i padeshiruari dhe i akuzuari bashke nuk ben asgje per ta ndimuar,ri ne heshtje e nuk pergjigjet.Pilati kerkon te lirohet i shpegon;shiko se per sa shum gjera te akuzojne e ti nuk pergjugjesh per asgje,i bindur se ky njeri mund te ishte nje vizionar por jo nje fajtor,skishte asnje fakt e asnje deshire per ti bere nje proces.Por prifterinjte e turma e popullit kembngulnin,duhet denuar e duhet te jete prokuratori i Romes qe ta denoje e per me shume me vdekje.
Ateher Pilati provon dicka te re,ja dorezon per ta pyetur patriarkes te Galiles per urdher te Romes Erode Antipa,ne fund ishte nje qytetar i tije,e patriarka deshironte ta njihte kete njeri te famshem qe i jepte shikimin te verberve, degjimin te shurdherve e shpresen te varferve,...por Jezu nuk i pergjigjet,ateher Erode i hedh persiper nje veshje nje cope te kuqe sic behej me te cmendurit,e ja kthen perseri Pilatit si shenje qe dhe ai nuk shikonte asgje per ta denuar e nuk donte te kishte pergjegjesi.
Pilati mendon ta liroje sepse nuk shikonte asgje per ta denuar por edhe sepse ishte pashke e sic ishte tradite prokurori mund te falte per diten e pashkes..
Jo-jo,gerthet e proteston populli e prifterinjte bashke ;duhet te vdesi...Pilati qe ishte ne kulmin e durimit i drejtohet popullit per here te trete e te fundit ;doni te lire Jezu o te lire Baraben....

I abandonuar ne duart e gjykatesve te tij,popullit e prifterinjve,edhe Jezu pati fatin e tij te shenuar,si fillim rahjen me kamzhik,kuroren me gjemba e ne fund kryqezimin,e gjate rruges i akuzuari eshte percjellur nga populli me tallje e sharje....

Predikimet e tij si thjeshtesi e qartesi,ku baza ishte se njeriu eshte i lire dhe i barabarte jo vetem perpara zotit por edhe perpara jetes,ku dashuria kundrejt varferis sjell edhe faljen e mekatarit,ku toleranca e miresia midis vllezeris eshte me e forte se sa padrejtesit e ipokrizit e kesaj bote....

Natyrisht nje njeri qe shprehet keshtu duhet eliminuar,por ne kete rast nuk kerkohej vetem eleminimi fizik,kerkohej eleminimi i vlerave i mendimit o i idealit te tij...e nje njeri pa interesa eshte nje njeri i rrezikshem...prek gjithmon interesin me te rendesishem te nje populli...mendimin.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Xhuzepe Flavio tregon nje histori interesante e ndodhur ne Jeruzalem shume vjet mbrapa vdekjes se Krishtit.Nje fare Jezu (qe nuk ka lidhje me Krishtin) biri i njefare Anani,njeri "fshatar injorant"kishte ardhur ne Jeruzalem rreth vitit 62 m.k.me rastin e nje feste....Njeriu kishte filluar papritur te gerthiste neper rruget e Jeruzalemit:"Zera nga Orienti"!Zera nga te kater anet!Zera mbi Jeruzalemin!Zera mbi Tempullin!Zera mbi te martuarit!Zera mbi te gjithe popullin.
I shkreti vinte verdalle naten e diten neper rruge e neper sheshe,e gjithmon gerthiste te njejtin refren.
Me ne fund disa te rritur nga populli te merzitur nga mallkimet,e marrin e i japin nje dru te mire,por edhe duke u rrahur e duke u goditur,vazhdonte pa e prishur qefin te gerthiste:Zera nga Orienti!Zera nga te kater anet........
Duke e pare se nuk ja dilnin dot ta pushonin vendosen ta cojne perball prokurorit roman.Ketu ai duhet te ishte i frikesuar,por as nuk lutet e as nuk merakoset,e cdo kercenim o rahje qe i bejne ai i pergjigjet me te njejtin ze "Fatkeqesi ne Jeruzalem"!
Atehere i habitur dhe kurioz prokuratori vendos ta pyes vete:kush ishte,kush e dergonte,nga vinte,ku shkonte etj etj;e ai ne vend qe te pergjigjej vazhdonte me mallkimet"Fatkeqesi ne Jeruzalem"!Prokuratori roman nuk ka me dyshim ky njeri eshte i cmendur e vendos ta lere te lire me shpres se mos largohej nga Jeruzalemi.Por ai vazhdonte te jetonte atje dhe se jetonte vetem e menjane te tjereve,por gjithmon pa pushuar me mallkimet e tij"Fatkeqesi ne Jeruzalem"!
Perfundimisht ishte nje person qe sillte ters,e njerezit kur e ndeshnin perballe i jipnin racionin e drurit qe i takonte;e ai nuk mbrohej,nuk largohej e as nuk ankohej,vetem vazhdonte"Fatkeqesi ne Jeruzalem"!
Ateher me te keq si dilej,dhe ndonjeri qe mbase i vinte dhe gjynah,fillonte dhe i conte gjera per te ngrene;ai ne vend qe te falenderonte vazhdonte"Fatkeqesi ne Jeruzalem"!
E ne ditet festive gerdhiste akoma dhe me shume,per shtate vjet e pese muaj-thote historiani-nuk u lodh duke gerthitur...
Nje dite i hipur mbi murin e qytetit filloi te gerthiste si gjithmon:Fatkeqesi!Fatkeqesi per qytetin!Fatkeqesi per popullin!..por ne nje moment ndryshoi e gerthiti:"Fatkeqesi edhe per mua"!nje gure i qelluar nga dikush e kap dhe e vdes ne moment.
"Keshtu dhe ai-perfundon historiani-gerthiste parashikimet,dha dhe shpirtin e tij"
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Salomoni lind rreth vitit 994 perpara Krishtit,babai i tij Davidi i dyti mbret i Izraelit eshte nje nga heronjte antik.Me nje te qelluar me llastik kishte vrare gjigandin Golia duke mundur dhe i Filistei.Kjo fitore i solli dhe miqesin e mretit Saul e cili i dha per grua vajzen e tij.Me vone mbreti e perzuri Davidin sepse sipas tij populli nuk e shihte me sy te mire,Davidi ne shkretetire priti vdekjen e vjerrit qe ta zevendesonte si mbret,e mbi malin Sion beri kryeqytetin e tij te quajturin Jeruzalem.Atje do te vere dhe Arken e Aleances ku brenda saj ishin vendosur tabelat e ligjeve te dhena nga Geova per Moze e popullin e tij ne malin Sinai.
Mbasi nje tradhetie me Betsabea,ku denon me vdekje burrin e saj Uria.Nga ky tradhetim e dashuri lindi Salomoni,e me von Davidi vret edhe djalin e tij Absalom i cili i ishte bere kundershtar.Davidi kishte dhe nje djale tjeter Adonia qe sipas Bibles kujtonte "te paharuarin Absolom.Populli Izraelit donte mbret Adonia si zevendesues te Davidit.Por Betsabea kishte te gjithe shpresat tek Salomoni,e i drejtohet Davidit ne krevat para se te vdiste:-"Zoteria ime,me ke premtuar mua,sherbetores tuaj,qe biri im Salomoni do te jete zevendesusi si mbret?"
"Gjithe syte e popullit jane drejtuar nga ju"
Ateher Davidi i pergjigjet:"Do bej ate qe te kam premtuar,djali jot do te jet mbret mbas meje".
Adonia qe kishte frike nga hakmarja e Salomonit i premtoi qe nuk duhej te behej merak nuk do ti ishte kundershtar.Mbas vdekjes se David,Salomoni qendon mbret i pakundershtuar i Izraelit e qe nga ky moment fillon mreteria e tij qe bazohet ne krijimin e nje shteti te forte e perparuar.
Adonia i kerkon te vellait lejen te martohet me nje te re Abisag qe ishte e haremit te Davitit,por sipas ligjit ebraik,haremi i mbretit te vdekur i perkiste si trashgimni mbretit qe e zevendesonte,me kete kerkese Adonia do ti beje te ditur Salomonit qe dhe ai ka te drejten e mbreterimit dhe qe mbase i shture dhe nga komandanti i ushterise Joab,komandanti dhe ushteria mbeshtesin Adonia.
Salomoni tregohet i vendosur,Adonia denohet me burg ku edhe vdes,Joab denohet me vdekje e me te te gjithe ata qe e kundershtonin,edhe prifti kryesor Abiathar qe kishte mbeshtetur te vellain Adonia trasferohet ne Betlem,me kete paralajmerim:"Duhet ditur,une fal vetem nje here"

Tani dhe feja duhej ti bindej ligjeve te shtetit,e mbreteria e Salomonit fiton dhe stabilitetin.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Thesaret e Salomonit..

Mbasi fiton mbi kundershtaret,Salomoni kerkon paqen,paqe te brendeshme e paqe te jashtme.Per ta aritur i lutet Zotit:"Une nuk jam vetem se nje adoleshent,e nuk di si te sillem......Ku eshte e mira? Ku eshte e keqia? Si te gjykoj popullin tim?.....
Kjo lutje,thote Bibia,i pelqeu Zoteris,sepse Salomoni nuk kishte kerkuar per veten e tij,as jete te gjate,as pasuri,e as vdekjen e armiqve te tij,por inteligjencen per te perdorur drejtesin.
Si fillim Salomoni regullon ushterin;se per cfar duhet potenca materjale se ajo nuk i sherben dhe e bashkuar me nje ideal?.Salomoni ishte nga te paret udheheqes shteti qe kuptoi se "komb"do te thote mbi te gjitha;ndergjegje e pergjitheshme e nje fati te perbashket,i cili duhet pranuar lirisht si nje urdher moral e shpirteror.

Salomoni vendosi stabilizimin e shtetit,e kishte ngelur te zgjithte per popullin vendin ku do te adhurohej Zoti i vetem.E keshtu nis ndertimi i Tempullit,vendi i zgjedhur quhet Fortesa(vendi ku simbas Myslymaneve,Muameti u nis per ne qiell me kalin e tij te bardhe Burak,e per te krishteret,vendi ku Krishti kishte larguar tregtaret nga Tempulli ).Salomoni nuk pyeti per shpenzime per te ndertuar "shtepine e Zotit";beri te vinin Feniket,qe ishin arkitektet e muratoret me te mire te asaj kohe,per ndertimin e Tempullit perdori gure te mbedhej qe ishin skalitur e pergatitur me perpara,keshtu qe nuk kishin nevoje as per cemento per tu bashkuar,armaturen e nderteses e ngriti me dru te cmuar...Mbi nje altar te larte pese metra do te digjet flaka,qe nate e dite do te ngjitet deri ne qiell..Mbi kete altar do te sakrifikohen kafshe,e gjaku i tyre i shperndare nga prifterinjt simbolizon raportin qe egziston midis jetes e vdekjes.Ne te majte te altarit,"deti i bronxe".Dymbedhjet dema gjigand mbajne ne shpinen e tyre nje vaske te larget pese metra e te thelle tre metera e cila mund te mbante katermije litra...Ajo sherben per pastrimin e "prifterinjve" perpara cdo sherbimi fetar.
Hitoria e popullit ebre eshte influencuar edhe nga bota e jashteme e antike,e keto influenca duket dhe ne Tempullin e shenjte;Tempulli eshte i orientuar nga perendimi ne lindje,qe do te thote alternimi i hijes me diellin qe ndjek revolucionin e yjeve.Gjenden influenca te Mesopotamike;dy kollonat qendrore quhen Jakin e Booz,e vetem ne Mesopotami ishte zakon ti jepesh emera njerezor gjerave te pashpirt.
Kostruktori nuk eshte Izraelit,por nje arkitekt nga Tiro (Fenik),qe quhej Hiram,nje person me njohuri te thelle mbi ndertesat e asaj kohe qe ndertoheshin ne Egjypt e Babiloni.
Natyrisht maksimumi i shkelqimit i perkiste "Sancta Sanctorum",santuarit te Arkes te Aleances,e cila ishte e perbere ne nje "kuti" me dru te thjeshte,ku mbaheshin tabelat e gurte te ligjeve te mara nga Moze. Arka vihet ne qender te vendit dhe eshte e rethuar me flete floriri puro,e per ta ruajtur jane vendosur dy "kerubin"gjigand.Edhe ketu shihen infuencat e huaja,prej shume kohesh Orienti besonte ne egzistencen e njerezve me veti mbinatyrore,qe kishin force kafsherore,ku figuroheshin si gjigand por jo te bukur..
Egjipti kishte i sfinxhi,Mesopotamia kishte demat me krahe,ndersa Siro-Feniket perdornin kerubinet me krahe me koke njerezore e trupin e luanit...

Ndertuesve te Tempullit u dha urdher,sic thot Bibia,te mos perdorin as sopata e as cekic,e as instrumente te tjera te hekurt,ndertimi duhet ti permbahej normave te Geoves;e hekuri eshte simbol i luftes,nuk mund te perdorej ne nje veper e cila i perkiste Zotit te perhershem,pruresit te paqes...
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Thesaret e Salomonit

Rreth Tempullit u ndertua kompleksi i pallateve te Salomonit.Edhe ketu mbreti nuk mendoj per shpenezimet,mermer dru e materjale te cmuara u perdoren,dhe ne abjentet kushtuar haremit dukej potenca e lluksit.Troni i Salomonit ishte i mbuluar me avor e flori,e natyrisht per ta harritur duhej shkuar nepermjet shkalleve,ishte qendra e mbizoterimit.Duheshin njezet vjet qe Salomoni te kishte nje kryeqytet qe ti pershtatej emerit te tij.

Kur Salomoni inaguroj Tempullin,mbrekullia e festave ishte e paharitur deri ne ate kohe,e keto festime nuk sherbenin vetem si argetim,por kishin dhe nje qellim politik qe nuk ishte sekret,Salomoni kishte kuptuar qe thesari me autentik qe mund ti linte si trashegim popullit ishte;Sentimenti i bashkimit nacional.
Kur Arka u trasportua ne tempull,te gjithe "njerezit" e Izraelit u mblodhen ne Jeruzalem.Salomoni i ofroi santuarin popullit Ebre e Zotit,ishin te dy kontraktaret e paktit,edhe se ne ato momente mbase Salomoni mendonte nje pakt tjeter,ate te emerit te tij e te Ebrenjve me historin,e keto dy pakte do vareshin nga cerimonia e fjalimi i Salomonit.
Fjalimi i thene nga Salomoni nuk tregon vetem qellime fetare,por me teper shqetesime e kujdese politike,e mban edhe nje profeci lidhur me fatin e popullit te tij.
Salomoni shfaqet me gjithe madheshtin e tij,e nga Tempulli i flet popullit te mbledhur:
"Zoteri,ti qe ke vene diellin ne qiell,qe e ke dashur ta tregosh ne eresirre;une kam ndertuar nje shtepi ku te jetosh,nje vend ku do qendrosh pergjithmon!".Pastaj i drejtohet popullit:"Deri tani asnje fis,asnje qytet i ka dhene Zoteris nje vend per te ndejtur fiks.Dhe ja tani kjo gje kryhet"
Salomoni i drejtohet perseri Zotit ne emer te popullit qe lutej:
"Degjona,o Zoteri,lutjen e sherbetorit tend e te popullit Izraelit,degjona kur ne do te falemi ne kete vend."......
"Kushdo qe te vi ketu e te kerkoj Zotin e vetem universal......Edhe i huaji,qe nuk eshte i popullit Izraelit,se vjen e lutet ne kete tempull,plotesoja e jepi ate cfare kerkon,ateher te gjithe popujt e Tokes do ta njohin emerin tend!"
I huaji...Salomoni si dhe mbreti David,e kishin kuptuar rrezikun qe do kishte Izraeli nga te huajt,sepse pushtuesit nuk do ti peruleshin kurr ne tempull,po do kerkojne ta shkaterojne...

Kur mbaron fjalimin Salomoni mendon i shqetesuar duke pyetur veten se diskutimi ishte pranuar o miratuar...Salomoni vazhdon me ritet e sakrifikimin e 22 000 demave e 120 000 dele....Si mbret duhet te jete i kenaqur,mendon se ka krijuar ne popullin e tij,nje shpirt te perbashket,mendon se eshte thesari i vertet qe mund te le si trashegim.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,748
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Historia fetare e Jeruzalemit nga Serafim Dilo

Thesari i Salomonit..

Nje udheheqes duhet te kete inteligjence o zgjuarsi ,e historia ka treguar qe Salomoni ishte nje gjeni,themeloi pushtetin e tij thjeshtesisht mbi idete,edhe se shprehnin drejtesin e profetesin.Ne ate kohe nuk mund te qeveriseshin popujt,ishin fise,qe i bashkonte vetem intuicjoni dhe jo institucioni,ishin njerez qe luftonin e vdisnin per konflikte familjare,nje zenie,nje vdhjedhje baqetie,o per dicka qe nuk ishte e varur nga ligji,por nga tradita e trasheguar.Ishin edhe te gatshem te gjynjezoheshin perpara forces shpirterore te nje mbreti,por ne qofte se autoriteti i tij ishte i bazuar mbi potencen materjale.
Edhe ketu Salomoni arrin te iponoj idete.Cfar do te thote potenca materjale?Ai do te tregoj,qe nuk eshte thjesht mledhja e floririt,gureve te cmuar,o e metaleve te ndryshem.Problemi kryesor dhe i menjehershem eshte ai i vendosjes se paqes,eshte i vetmi kondicjon qe ben te mundur shfrytezimin e pasurive.

Veprimi i pare politik i Salomonit,per sa i perket paqes me shtetet fqinj,eshte ai i kerkimit te aleances me Egjyptin.E faraoni i asaj kohe ishte nje potenc,kishte nje ushteri te pergatitur e nje administracion te mire,por donte te vinte kushtet e tij:Izraeli duhet te blinte nga Egjipti kuaj e materjale ushtarake,dhe tregetia fitimprurese midis Egjiptit e Fenikeve,te kontrollohej nga vet Egjipti...
Salomoni pranon,e per me teper ben nje propozim sensacjonal,eshte i gatshem te martohet me vajzen e Faraonit.Kjo ishte nje gje e paimagjinuar,asnje egjyptjane e rangut te larte ishte martuar me nje te huaj,e asnje ebre kishte martuar nje grua te huaj.
Edhe se vajza e Faraonit kishte nje bukuri qe i pershtatej gustos te Salomonit,ai nuk harron interesin e tij politik.Kerkon nga vjerri keshtjellen ne Gezer,e cila ndodhej ne verilindje te Jeruzalemit e mbronte portin ne Giafa.Ishte pushtuar e shkateruar nga egjipjanet,dhe Faraoni e pronon kete kerkese.Mbasi martohet Salomoni ngarkon gruan e tij per rindertimin e qytetit,e per shekuj do te flitet per te dhe qytetin Gezer,edhe se per Ebrenjt ajo do te jete gjithmon nje "pagane",dhe se eshte gruaja e mbretit..
Per perparimin e mbreteris se tij,Salomoni ka nevoje per shume para,e ne qofte se do te ndiqte traditen e do te kenaqej vetem te mbreteronte,natyrisht qe do ti mjaftonte jeta e pasur,modeste qe i kerkonte populli,por jo ambicia e tij politike.
Ishte udhetimi ne Tiro,qe i hapi syte,per here te pare shikon nje qytet i ndertuar simbas nje plani harmonioz,admiron artin,perdorimin e materjaleve te cmuara e kryesisht perdorimin e floririt,trasformimin e tij ne flete te holla si zbukurim i kthyer ne art.Ishte kjo habi qe e beri Salomonin te mendonte qe vetem Feniket ishin te zotet te ndertonin Tempullin e Jeruzalemit.
Edhe ne kete vizite,Salomoni organizoi nje martese:si shperblim per ndertimin e Tempullit,mbreti i Izraelit i dha mbretit te Tiros Iram,doren e vajzes se tij..
Nga ky moment Salomoni behet padron i politikes madheshtore qe ai mendon,thesari i tij jane gjerat qe ai do te realizoj,dhe veprat qe realizon bejne pjese ne legjende e pjese ne histori.
 
Top