• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Historia jonë ndër shekuj imazhe dhe artikuj

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
12,960
Pikët
113
Kjo eshte shqiperia qe la turku e vitit 1912

Ca eshte ketu????? Bangladesh? Kabul??? Turkmenistan????

Keta nuk me duken europiane mua, jane ca te mjeruar pas 500 vjet pushtim i tmerrshem.


http://madame.gazetamapo.al/koleksioni-i-edith-durham-shqiperia-ne-vitet-1903-1913/
Ato pamje në fillim të shekullit të XX-të ishin normale edhe në fshatrat e vendeve të Europës Perëndimore. Hollandezët mbas Luftës së Dytë Botërore rronin më keq se myzeqarët tanë, në kasolle dhe në mes të baltës. Plani Marshall i rregulloi ata.
Ti thuaji këtë tjetrën. Kush i shiti Tokat Shqiptare deri në Nish te Serbia për të shpëtuar menderen e vet? Kush ja dha Malit të Zi përsëri tokat tona në këmbim të Hercegovinës në Kongresin e Berlinit? Kaq edhe mjafton.
Detyrohemi që të flasim për disa gjëra që normalisht çdo Shqiptar duhet që ti dijë, e detyrueshme që ti dijë.
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,498
Pikët
113
Traktatin e lozanes e di? Kryeministri grek pangallos i premtoi mithat frasherit se nuk do shkembeheshin camet me turqit ortodokse. E di c'ndodhi? Qindra mijera came ne turqi te shperngulur. Ka me came ne turqi? Xeroooooooo. Plaku i fundit cam qe dinte shqip ka dekada qe ka vdekur. Jane asimiluar komplet, ata tashme jane turq. Ky fakt historik nuk permendet nga askush, thuhet vetem qe camet u shkembyen duke lene te nenkuptohet qe hej ata jane ne turqi, jane lesht, ata jane turq tashme, nuk u ka mbetur asgje shqiptare, pervec fytyres se bardhe.
 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....




Museum Carnuntinum ( Lower Austria ). Votive relief ( 2nd century ) to Iupiter Dolichenus, dedicated by Attilius Primus, centurio of legio XIV gemina



Jaaaaa, këto artefakte nuk mund të jenë Pellazge/Ilire, nashta janë falcifikime Kineze ose Koçevare....-qesh-
 
Last edited:

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Etruskët flasin (shqip) edhe në Korsikë – FAKTE

ETRUSK.jpg



Harta që e shihni e spjegon bukur shtrierjen e botës pellazge nëpër Europë. Kjo shtrierje duhet të jetë shumë kohë para Luftës së Trojëes ( 1180 pra e.s.)
E shihni që nuk ka as Greqi e as Romë, por këto janë shumë të vonëshme për këtë hartë; nuk ka as Britani, sepse Britit i duhet lindur shumë kohë më vonë që të lindë e rritet për të ngritur Britaninë. Nuk ka as gotë sepse ata pas shekullit 7 e themeluan shtetin e tyre , aty ku janë sot gjermanët.

Por, sido qoftë sot e kemi në rend Korsikën, e njohur si vendlindja e Napolon Bonapartës, por koha që do flasim është mbi 2300 vjet para lindjes së tij.
Një zbulim i vogël arkeologjik e ka bër një hap të madh historik, për të vërtetën etruske e edhe më shumë për mashtrimet historiografike që historia e atyre viseve ka filluar me Romën.

ETRUSK1.jpg

Të gjitha mjediset informative të Francës kanë lajmëruar për zbulimin e varrezave etruske në Aleria të Korzikës.

“Teknika me të cilën ne sot punojmë është shumë më e përparua se ajo e viteve të 60- thotë antropologëja Catherine Rigeade. Kemi të bëjmë edhe me zbulime biologjike, të cilat na japin shënime të çmuara duke filluar nga ADN-ja e materjeve organike që gjënden në vazot e varrezave të cilat na mundësojnë të përcaktojmë identitetin e të varrosurit- moshën e tij (ose e tyre ), gjininë, bila edhe sëmundjet nësa kanë vuajtur sa i ishin gjallë.

“ Varrezat etruske, të zbuluara edhe në Korsik ndër një nekropolë romake në komunen Aleria , në vendin i quajtur Lamazhon, filloi t `i zgjojë sekretet e varrosura më shumë se 2 500 vjet. INRAP-i ( Instituti kombëtar ( francez) i zbulimeve arkeologjike ) i cili i udhëhqe këto gërmime që nga viti 2018 ka nxjerrur shumë fakte të rëndësishme arkeologjike. Sipas tyre, ky është një zbulim i rrallë i gjetur në Francë në 40 vjetët e fundit.

Crédit photo : Denis Gliksman, Inrap


Ky “ okupim” etrusk siç e quajnë ata, “shtrihej nga shek. i 5-të par e.s. deri në shekullin e tretë të atij mileniumi. Pra, Aleria në mes shekujve të përmendur ishte nën kontrollin etrusk. Rreth vitit 259 pes, qyteti ra ndër Romakët, dhe bëhet qendër politike. Zbulimi i varrezave e dëshmon praninë e tyre deri në vitet 220 pas es.
Arkeologëja Catherine Rigeade, tregon që gjendja e varreve është e mirë dhe më e rëndësishme është që këtu e shohim llojllojshmërinë në mënyren e varrimit të të vdekurve, disa janë drejt e mbi tokë ( dhe), disa në enë druri dhe të tjerët në arkivole nga dërrasat e drurit. Mbi të varrosurit i gjetëm edhe eshtrat e fëmijvë, të ngjashme me varrezat e fëmijëvet.
Në varre janë gjetur edhe mobilje të aristokracisë së kohës, si dhe bizhuteri të ndryshme. Janë futur në regjistër mbi 200 objekte të arit. Për mua që e shkruaj këtë shkrim (fxh ) është se gazetat shkruajnë që zbulimi i këtyre varrezave të shek.,të 4-t pes, do e nxitë punën e më tutjeme arkeologjike për gjetjen e ndikimit të këtij populli, me “origjinë” nga Italia qendrore, në popullsinë vendore

ETRUSK2.jpg


La tombe du site archéologique d’Aleria, au lieu-dit Lamajone, en Corse.© INRAP


Për mua që e shkruaj këtë shkrim (fxh ) është se gazetat shkruajnë që zbulimi i këtyre varrezave të shek.,të 4-t pes, do e nxitë punën e më tutjeme arkeologjike për gjetjen e ndikimit të këtij populli, me “origjinë” nga Italia qendrore, në popullsinë vendore ????? . Pra, varret misterioze të gjetura në Korsikë fillojnë të flasin për fshehtësitë e ngrysura me mileniume.

“Ky civilizim antik etrusk i paraprinte civilizimit Romak. Lulëzimi i kësaj qytetarie etruske shtrihej nga shekujt 8- 1 PES. Të dalur, me siguri nga Toskana e Ombria, ata i kanë pushtuar shumë brigje bregdetare duke themeluar qytete të ndryshme me një përparim të madh në Detin Mesdhe . Fracezët, iu detyrohemi etruskëve për shkronjën C që e kemi në alfabetin tonë si dhe tjetra që kemi emër dhe mbiemër” – shkruan një gazetë franceze.

Unë shoh më tutje që çdo zbulim etrusk mund të deshifrohet vetëm me gjuhën shqipe.

ETRUSK3.jpg

Fahri Xharra,27.03.19
Gjakovë
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Imazhet mund të shikohen në madhësinë normale nëse hyn në llogarinë tënde(your account).
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Referencat e obligueshme










 
Last edited:

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
dddddddddd.jpg


shkruan: Fatmir Minguli, Durrës


  • Recensor dhe redaktor i librit

Nuk është as i ri dhe as i papritur botimi i librit “Roma fliste shqip”, i studiuesit Fahri Xharra. Nuk kemi të bëjmë, natyrisht me një botim të mëparshëm të këtij libri, por ai vjen si vazhdë e një pune kolosale të këtij autori, i cili ka botuar katër libra e qindra artikuj shkencorë që studjojnë gjenezën më të hershme të popullit tone shqiptar. Prandaj e cilësoj se nuk është as i papritur ky libër me titullin tejet intrigues, dhe të jep idenë se nuk është i ri.


Libri “Roma fliste shqip”, aq sa i thjeshtë është si titull, po aq i ndërlikuar e kompleks është në përmbajtjen e tij. Ky libër është i ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë kompozohet me disa shkrime të studjuesve shqiptarë dhe të huaj, shkrime që e fusin lexuesin në faqet e mëpastajme të këtij libri të jashtëzakonshëm. Pjesa e dytë, që përbën volumin kryesor të librit është krijimtaria e vetë autorit, studjuesit Fahri Xharra. Një parathënie e autorit paraprin brendinë por edhe qëllimin e këtij libri të ri. Në pamje të parë duket sikur shkrimet e autorëve të tjerë që janë futur në librin “Roma fliste shqip”, do ta zbehin krijimtarinë e autorit Fahri Xharra. Por bumerangu njihet për vetitë e tij, ndërsjelljen, e pra, këto shkrime vetëm se janë paradhoma që ftojnë lexuesit për të vizituar dhomat e shumta të “pallatit pellazg” që Fahri Xharra i prezanton në pjesën e dytë.


Libri “Roma fliste shqip”, patjetër që do të ketë atmosferën e pritshme që çdo botim i ri krijon te lexuesit. Vetë titulli është shumë i guximshëm, por jo i rrezikshëm. Ky libër, madje nuk është as aventurë, sepse nuk është një roman. Është një libër i mirfilltë që mëton të vendosë në vendet e veta teoritë e ndryshme mbi botën pellazge qysh në krijimet e saj. I vendosur gjer në fund, i armatosur gjer në maksimumin e mundshëm me dijet e shumta mbi studimet që i takojnë pellazgëve, autori Fahri Xharra, në librin e tij voluminoz “Roma fliste shqip”, argumenton me baza shkencore, pa i rënë në qafë kërkujt, asnjë kombi, teorinë e shpërndarjes së pellazgëve në shumë pjesë të Europës dhe teorinë e rrjedhave të shumë gjuhëve europiane nga gjuha pellazgjishte Patjetër që libri do ngjalli habi, e në mos më tepër se fenomeni “habi”.


Por le të kthehemi te libri i studjuesit shqiptar Fahri Xharra. Është një libër i cili duhet të trondisë botën shkencore, të paktën shqiptare. Vetë autori ka shumë pasazhe në librin “Roma fliste shqip” ku kritikon pikërisht ato studjues dhe institucione shqiptare që nuk e trajtojnë problemin e pellazgëve me seriozitetin e duhur.


Fahri Xharra, shkruan se ai jep pellazgëve ato që i takojnë pellazgëve, asgjë më tepër. Ai nuk do që të mohojë ato veti që kanë popujt e tjerë, por ai mëton dhe deklaron me forcë, pikërisht difektet që ndodhin në shkrimet e disa autorëve të ndryshëm. Është Fahri Xharra, që në mënyrë shkencore e trajton problemin e gjenezës së shqiptarve në zinxhirin pellazg-ilir-arbër në mënyrë gobaliste, duke e paraqitur historinë e trojeve shqiptare dhe jetës së shqiptarëve në përputhje me paganizmin e përgjithshëm. Duke mos harruar dy autorët shqiptarë, Spiro Kondon dhe Dhimitër Pilikën, të cilët e kanë trajtuar problemin pellazg në hollësi, Fahri Xharra kalon nëpër librat dhe studimet e shumë autorëve, duke e kthyer librin “Roma fliste shqip” në një bibliotekë magjepsëse, ku çdo i interesuar e ka për më kollaj të orientohet në labirinthet e historisë të vërtetë apo të deformuar. Fahri Xharra, i tregon mirë e bukur hyrjet dhe daljet nga këto labirinthe. Në kapitujt e ndryshëm të këtij libri, lexuesi do të ndeshet me fakte që vërtetojnë shkencërisht formimet e qyteteve, të popullsive, të gjuhëve e kategorive të tjera të jetës sociale dhe kulturore të popujve të ndryshëm europianë, që nga jugu europian e deri në tokat britanike.
Eshtë interesante mënyra se si studjuesi Fahri Xharra, argumenton krijimin e qyteteve “Alba” kryq e tërthorë Europës, e më tej. Por mjafton të sillen si shembull qytetet “ Alba” dhe “Asti” në Piemonte të Italisë, që kanë gjasa të jenë themeluar nga ilirë. Fahri Xharra, krejt i përqëndruar në kontinentin italian, është i sinqertë dhe shumë korrekt, duke mos u përhapur nëpër tokat greke dhe as në toka të tjera që me kalimin e kohës u sllavizuan. Eshtë një veçori e studjuesit të saktë.Në librin e Fahri Xharrës ndeshesh me shumë tema që lëvizin nëpër shekuj para lindjes së Krishtit e si të tilla, paraqesin rrezikun e saktësisë. Por autori i ka dalë përpara këtij rreziku me anë të paraqitjes së referencave, librave dhe studimeve ku është bazuar. Këto referenca ai i ka shfrytëzuar me rregulla të qarta sa që të bëjnë të mendosh se ai është bazuar në teorinë e alogaritmeve.Por edhe paraqitja tejet e pasur me foto dhe ilustrime të shumta për çdo temë që ai trajton në librin “Roma fliste shqip”, e bën librin dhe idetë e shtjelluara në të, më të besueshëm.


Libri “Roma fliste shqip”, nëpërmjet fakteve të shumta që ka të sistemuara në faqet e tij kthehet në “ Tabelën e Mendeljevit” për elementet që ka bota pellazge dhe ilire. Me shumë vlera janë punimet që Fahri Xharra ka sjellë në libër mbi studimet e autorëve të ndryshëm si ai i gjermanit Helmut Stumfohl, et,.


Autori Fahri Xharra, edhe këtë mundësi e ka parashikuar duke dhënë shembuj me emra të disa studjuesve shqiptarë që e kanë anashkaluar seriozitetin e disa studjuesve mbi pellazgët. Nё librin qё kemi pёrpara duarve, do tё gjejmё Korsikёn e çuditshme, Sardenjёn e largёt dhe njёkohёsisht tё afёrt, Sicilinё aq tё njohur e pçastaj me radhё, Kalabrinё, Pulian, Veneton, Lombardinё e pothuaj tё gjitha rajonet e Italisё sё sotme. Do tё gjejmё gurёt ciklopikё dhe njerёzit me leshra tё verdha e me sy bojqielli, do tё gjejmё veshjet çuditёrisht tё ngjashme ndёr shekuj, etj.
Autori Fahri Xhara ёshtё i bindur se:” Se sa do të kemi sukses nuk di, por e jona është që ta themi të vërtetën. Kemi fakte, kemi prova na duhet vetëm guximi që me ato që i kemi në duart tona t`i japim një kahje tjetër historisë sonë të lashtë. E di dhe jam i vetdijshëm që do të ketë rezistencë, kundërshti por nuk po ndalemi dhe po vazhdojmë.”


Libri “Roma fliste shqip” është kontribut i vyer në shkencat shqiptare dhe më gjërë.
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,498
Pikët
113
View attachment 26332


shkruan: Fatmir Minguli, Durrës


  • Recensor dhe redaktor i librit

Nuk është as i ri dhe as i papritur botimi i librit “Roma fliste shqip”, i studiuesit Fahri Xharra. Nuk kemi të bëjmë, natyrisht me një botim të mëparshëm të këtij libri, por ai vjen si vazhdë e një pune kolosale të këtij autori, i cili ka botuar katër libra e qindra artikuj shkencorë që studjojnë gjenezën më të hershme të popullit tone shqiptar. Prandaj e cilësoj se nuk është as i papritur ky libër me titullin tejet intrigues, dhe të jep idenë se nuk është i ri.


Libri “Roma fliste shqip”, aq sa i thjeshtë është si titull, po aq i ndërlikuar e kompleks është në përmbajtjen e tij. Ky libër është i ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë kompozohet me disa shkrime të studjuesve shqiptarë dhe të huaj, shkrime që e fusin lexuesin në faqet e mëpastajme të këtij libri të jashtëzakonshëm. Pjesa e dytë, që përbën volumin kryesor të librit është krijimtaria e vetë autorit, studjuesit Fahri Xharra. Një parathënie e autorit paraprin brendinë por edhe qëllimin e këtij libri të ri. Në pamje të parë duket sikur shkrimet e autorëve të tjerë që janë futur në librin “Roma fliste shqip”, do ta zbehin krijimtarinë e autorit Fahri Xharra. Por bumerangu njihet për vetitë e tij, ndërsjelljen, e pra, këto shkrime vetëm se janë paradhoma që ftojnë lexuesit për të vizituar dhomat e shumta të “pallatit pellazg” që Fahri Xharra i prezanton në pjesën e dytë.


Libri “Roma fliste shqip”, patjetër që do të ketë atmosferën e pritshme që çdo botim i ri krijon te lexuesit. Vetë titulli është shumë i guximshëm, por jo i rrezikshëm. Ky libër, madje nuk është as aventurë, sepse nuk është një roman. Është një libër i mirfilltë që mëton të vendosë në vendet e veta teoritë e ndryshme mbi botën pellazge qysh në krijimet e saj. I vendosur gjer në fund, i armatosur gjer në maksimumin e mundshëm me dijet e shumta mbi studimet që i takojnë pellazgëve, autori Fahri Xharra, në librin e tij voluminoz “Roma fliste shqip”, argumenton me baza shkencore, pa i rënë në qafë kërkujt, asnjë kombi, teorinë e shpërndarjes së pellazgëve në shumë pjesë të Europës dhe teorinë e rrjedhave të shumë gjuhëve europiane nga gjuha pellazgjishte Patjetër që libri do ngjalli habi, e në mos më tepër se fenomeni “habi”.


Por le të kthehemi te libri i studjuesit shqiptar Fahri Xharra. Është një libër i cili duhet të trondisë botën shkencore, të paktën shqiptare. Vetë autori ka shumë pasazhe në librin “Roma fliste shqip” ku kritikon pikërisht ato studjues dhe institucione shqiptare që nuk e trajtojnë problemin e pellazgëve me seriozitetin e duhur.


Fahri Xharra, shkruan se ai jep pellazgëve ato që i takojnë pellazgëve, asgjë më tepër. Ai nuk do që të mohojë ato veti që kanë popujt e tjerë, por ai mëton dhe deklaron me forcë, pikërisht difektet që ndodhin në shkrimet e disa autorëve të ndryshëm. Është Fahri Xharra, që në mënyrë shkencore e trajton problemin e gjenezës së shqiptarve në zinxhirin pellazg-ilir-arbër në mënyrë gobaliste, duke e paraqitur historinë e trojeve shqiptare dhe jetës së shqiptarëve në përputhje me paganizmin e përgjithshëm. Duke mos harruar dy autorët shqiptarë, Spiro Kondon dhe Dhimitër Pilikën, të cilët e kanë trajtuar problemin pellazg në hollësi, Fahri Xharra kalon nëpër librat dhe studimet e shumë autorëve, duke e kthyer librin “Roma fliste shqip” në një bibliotekë magjepsëse, ku çdo i interesuar e ka për më kollaj të orientohet në labirinthet e historisë të vërtetë apo të deformuar. Fahri Xharra, i tregon mirë e bukur hyrjet dhe daljet nga këto labirinthe. Në kapitujt e ndryshëm të këtij libri, lexuesi do të ndeshet me fakte që vërtetojnë shkencërisht formimet e qyteteve, të popullsive, të gjuhëve e kategorive të tjera të jetës sociale dhe kulturore të popujve të ndryshëm europianë, që nga jugu europian e deri në tokat britanike.
Eshtë interesante mënyra se si studjuesi Fahri Xharra, argumenton krijimin e qyteteve “Alba” kryq e tërthorë Europës, e më tej. Por mjafton të sillen si shembull qytetet “ Alba” dhe “Asti” në Piemonte të Italisë, që kanë gjasa të jenë themeluar nga ilirë. Fahri Xharra, krejt i përqëndruar në kontinentin italian, është i sinqertë dhe shumë korrekt, duke mos u përhapur nëpër tokat greke dhe as në toka të tjera që me kalimin e kohës u sllavizuan. Eshtë një veçori e studjuesit të saktë.Në librin e Fahri Xharrës ndeshesh me shumë tema që lëvizin nëpër shekuj para lindjes së Krishtit e si të tilla, paraqesin rrezikun e saktësisë. Por autori i ka dalë përpara këtij rreziku me anë të paraqitjes së referencave, librave dhe studimeve ku është bazuar. Këto referenca ai i ka shfrytëzuar me rregulla të qarta sa që të bëjnë të mendosh se ai është bazuar në teorinë e alogaritmeve.Por edhe paraqitja tejet e pasur me foto dhe ilustrime të shumta për çdo temë që ai trajton në librin “Roma fliste shqip”, e bën librin dhe idetë e shtjelluara në të, më të besueshëm.


Libri “Roma fliste shqip”, nëpërmjet fakteve të shumta që ka të sistemuara në faqet e tij kthehet në “ Tabelën e Mendeljevit” për elementet që ka bota pellazge dhe ilire. Me shumë vlera janë punimet që Fahri Xharra ka sjellë në libër mbi studimet e autorëve të ndryshëm si ai i gjermanit Helmut Stumfohl, et,.


Autori Fahri Xharra, edhe këtë mundësi e ka parashikuar duke dhënë shembuj me emra të disa studjuesve shqiptarë që e kanë anashkaluar seriozitetin e disa studjuesve mbi pellazgët. Nё librin qё kemi pёrpara duarve, do tё gjejmё Korsikёn e çuditshme, Sardenjёn e largёt dhe njёkohёsisht tё afёrt, Sicilinё aq tё njohur e pçastaj me radhё, Kalabrinё, Pulian, Veneton, Lombardinё e pothuaj tё gjitha rajonet e Italisё sё sotme. Do tё gjejmё gurёt ciklopikё dhe njerёzit me leshra tё verdha e me sy bojqielli, do tё gjejmё veshjet çuditёrisht tё ngjashme ndёr shekuj, etj.
Autori Fahri Xhara ёshtё i bindur se:” Se sa do të kemi sukses nuk di, por e jona është që ta themi të vërtetën. Kemi fakte, kemi prova na duhet vetëm guximi që me ato që i kemi në duart tona t`i japim një kahje tjetër historisë sonë të lashtë. E di dhe jam i vetdijshëm që do të ketë rezistencë, kundërshti por nuk po ndalemi dhe po vazhdojmë.”


Libri “Roma fliste shqip” është kontribut i vyer në shkencat shqiptare dhe më gjërë.
Jo, Roma fliste latinisht.
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,498
Pikët
113
Fahri Xhara mos shkruaj cazzate me, qesharak. Qytetin e Alba-s ne Piemonte(Itali) e kane themeluar fiset Ligure, te cilet ishin Kelte, po ashtu Asti-n ne Piemonte e themeluan Liguret, me sakte, fisi Ligur te quajtur Statielli.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,142
Pikët
113


Prej cilës periudhë Grekët mbajnë plis në kokë?! Kush po e fsheh dhe e falsifikon historinë Europiane?!

Duket kush po e fsheh dhe duket kush po e tregon historine ashtu si eshte!

Seriozisht, eshte vetem logjike te mendosh se plisi perfundoi ne koken e grekut pasi ai u vesh me rrobe trupore.



Atena
 

magnus

I larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,498
Pikët
113
Duket kush po e fsheh dhe duket kush po e tregon historine ashtu si eshte!

Seriozisht, eshte vetem logjike te mendosh se plisi perfundoi ne koken e grekut pasi ai u vesh me rrobe trupore.



Atena
O atena, do apo nuk do ti, plisi akoma mbijeton ne koken e shqiptareve, dhe nuk gjendet ne asnje koke greku..... Por kemi fustanella qe i veshin rojet tek parlamenti grek, tradite qe e lane arvanitet.....parlamenti i pare grek ishte plot me ta, dhe aty flitej shqip.
Une nuk kam aspak simpati dhe respekt per arvanitet e sotem, mohojne origjinen e tyre.
 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Mediat gjermane: Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra te korrupsionit
Janë pasardhës të padenjë të së kaluarës së lavdishme helene. Turp për ta që janë bërë zhele dhe grindavecë, jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë fqinjët.”
Nga Media 10 Dhjetor, 2016
Nga Sokol Neçaj

Kam patur fatin ta kisha shok zyre një burrë shumë të mençur e të kulturuar. Ishte analist dhe njohës nga më të mirët që kishte në atë kohë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Quhej Pjerin Vata.

Pjerini vdiq në kulmin e pjekurisë së tij intelektuale, shumë i ri dhe i varfër. Vdiq i varfër, megjithëse kishte dy diploma nga shkolla të huaja, edhe pse fliste pesë gjuhë, megjithëse ishte përkthyes zyrtar i Presidentit të Republikes. Ishte i varfër edhe pse bashkëshortja e tij ishte drejtore e Tregtisë së Tiranës.

Por, Pjerini vdiq shumë i lumtur dhe i pasur, sepse kishte dy vajza që ishin pasuria dhe krenaria e tij më e madhe. Pjerini kishte një familje që e çmonte shumë. Pjerini ishte babai i Mimi Kodhelit. Prandaj, kush njeh këtë familje, i vjen pështirë nga sulmet banale e primitive të medias greke. Turp për ta që janë bërë zhele dhe grindavecë, jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë fqinjët.

Dy vjet më parë, kur nisi kriza greke, një revistë gjermane botoi një imazh të Afërditës në kopertinën e saj, me titull: “Mashtruesi në familjen euro”. Në artikull, grekët modernë përshkruheshin si përtacë të mefshët, hileqarë dhe gënjeshtarë, mjeshtra të korrupsionit, pasardhës të padenjë të kaluarës se tyre të lavdishme helene.

Ironia e artikullit është se Greqia moderne ka pak gjëra të përbashkëta me Perikliun apo Platonin. Nëse ka ndonjë gjë, është projekti i dështuar gjerman. Ishte viti 1832 dhe Greqia sapo kishte fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane. “Fuqitë e mëdha” të kohës – Britania, Franca dhe Rusia – emëruan një princ Bavarian si mbretin e parë të Greqisë. Emri i tij ishte Otto. Ai mbërriti në mbretërinë e tij të re me një ekip arkitektësh, inxhinierësh, mjekësh dhe ushtarësh gjermanë, – dhe nisi projektin për të rikonfiguruar vendin sipas idealit romantik të kohës. Shekulli i XIX kishte sjellë një rigjallërim të interesit europianëve për Greqinë e lashtë. Emra të mëdhenj si Gëte, Shelley, Byron, Delacroix dhe shumë artistë të tjerë, poetë dhe muzikantë iu kthyen bukurisë klasike.

Otto u kujdes që Greqia moderne të jetonte në atë imazh romantik. Athina, në atë kohë një katund i vogël u bë kryeqyteti i ri kombëtar. Arkitektët nga Mynih projektuan dhe ndërtuan pallatin mbretëror, një akademi, një bibliotekë, një universitet dhe të gjitha ndërtesat e bukura e neoklasike.

Në këtë mënyrë Greqia moderne u shpik si një sfond i artit bashkëkohor europian dhe imagjinatës. Kështu, u hodhën themelet e keqkuptimit historik, të cilat ndjekin Greqinë dhe marrëdhëniet e saj me veten dhe vende të tjera europiane përgjithmonë.

Grekët ortodoksë të krishterë, konservatorë dhe të konflikteve te ashpra antagoniste ndaj institucioneve të tyre qeverisëse janë e kundërta e atyre që pritej.

Duke pretenduar vazhdimësi të pandërprerë me të kaluarën e lashtë, veçse është rritur hendeku i thellë në mes grekeve antikë dhe modernë. Me kalimin e kohës, ky mit u bë dogma qendrore e politikës dhe identitetit kombëtar grek.

Ashtu si gjuha e saj, shoqëria greke vuan nga një numër ndarjesh.

Greqia moderne nuk u bë kurrë me të vërtetë e pavarur. Ajo ka qenë gjithmonë më tepër e varur nga fuqitë dhe kapitali i huaj. Ngarkuar me peshën që nuk mund ta mbajnë të paraardhësve që gjoja kanë hedhur themelet e qytetërimit perëndimor, të drejtuar nga nënrryma të forta kulturore që dëmtojnë autoritetin e shtetit, ata kapen fort për realizimin e një ëndërre të premtuar nga klasa e tyre politike, se Greqia në njëfarë mënyre mund të bëjë diçka ndryshe nga pjesa tjetër e botës, një utopi ku njeriu mund të jetojë në ëndërra.

Grekët para së gjithash janë në krizë identiteti, një projekt romantik i dy shekujve më parë, me borxhe kolosale dhe të paaftë për të përshtatur me realitetin e shekullit të XXI.
http://27.al/mediat-gjermane-greket-jane-pertace-hileqare-genjeshtare-dhe-mjeshtra-te-korrupsionit/
 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Qyqy, të shohim tani a do shfaqen gënjeshtarët dhe mashtruesit "Grek" në forum ;)

Çka mbanin mbi kokë gratë e Egjyptit të lashtë ?

Nga
Revista Drini, 15 Dhjetor 2019



Historia si histori, përkundër saktësisë së saj matematikore, ajo është keqpërdorur për qëllime të ndryshme; një ngjarjeje të caktuar duke i shtuar apo munguar diçka me qëllim që t`i përshtatet kohës dhe dëshirës së shkruesit apo interpretuesit të saj.
Ne, lexuesit e saj me shekuj i kemi besuar. Kurse ne shqiptarët që nuk kishim gojë që të flasim e as s`dinim shkrim lexim shtyheshim me përralla. nejse !
Jo vetëm neve si shikues të muzeve apo lexues të shkrimeve për Egjyptin e vjetër, por edhe studjuesve nuk na ka prerë mendja që të pyesim , se pse janë këto gunga mbi kokat e grave dhe burrave gati në gjitha reliefët e lashta të kohës por edhe para kohës së faraonëve.
Por ata që e kanë mundësinë, shkollën , mendjen dhe mundësinë shkojnë edhe më lartë dhe me gjurmimet e tyre e zbulojnë të vërtetën Zbulimet më të reja, që e kanë vërshuar botën shkencore dhe lexuesit e zakonshëm, që ato “gunga” ishin një lloj i kapuçit konik, i cili ishte mjet dekorimi për të gjithë .




Si u zbulua?
Pra vazhdimisht, egjyptologët mbeteshin te habitur dhe nuk e dinin përgjegjën se pse ne shkulpturat dhe fotot e kohes , ishte një kapuçëz në formë të konit, gjithmonë i bardhë. Konuset mbi kokat e egjyptianëve të vjetër në të fotot që dihen e shihen që 1500 vjet rrjedhin nga koha e Ptolomejve , të cilët ishin sundimtar të Egjyptit. Ky kapuç, mbahej zakonisht në dasma dhe bankete, por ishte edhe simbol i lindjes dhe i plleshmërisë. Duhet të cekës se edhe kur varroseshin duhet të mbanin këtë kapuç.
A po iu merr mendja pra që ishte PLISI i lasht pellazg, epirot, maqedon, shqiptar ? Sigurisht që po. Ishte Plisi !
(për skeptikët ja edhe e shkruar në anglisht : “One headpiece depicted in sculptures and paintings has puzzled Egyptologists, though, and that is a small, cone-shaped cap, most often white, at other times bedazzled. The cones appear atop the heads of ancient Egyptians in visual representations spanning a stretch of nearly 1500 years from the early New Kingdom to the Ptolemaic period. They’re usually worn by banquet guests, people being rewarded by a king, or folks doing everyday things in the afterlife. Alternatively, the caps may be associated with childbirth and fertility.)
Ishte plisi !





Në kohë e re në qytetin e vjetër Akhetaten ( Amarna ) arkeologet e zbuluan se atata kapuça ishin të vërtetë. Nxjerrjet nga varrezat e e Amarnes (nga ana e “McDonald Institute for Archaeological Research at the University of Cambridge “), aty ku u ç`gropuan 700 varre )
Ne foto poshtë , mbetjet e nje vashëje 29 vjeçare me plis në kokë.



Zbulimi i tregoi se dinastia e Ptolomejve ishin maqedono- eepirot dhe se plisin ende e kishin në kokë , si shenjë e të parëve të stërlashtë të tyre.
Fatbardhësisht që as sllavët e as grekët nuk kanë plis, se na e kishin vjedhur edhe këtë pjesë të historisë




Referencat:


https://news.artnet.com/art-world/cone-head-ancient-egypt-1730412


https://www.nationalgeographic.com/history/2019/12/ancient-egyptian-head-cone-mystery-solved/


https://www.nytimes.com/2019/12/11/science/head-cones-ancient-egypt.html


https://www.sciencenews.org/article/ancient-egyptians-head-cones


https://www.livescience.com/ancient-egypt-head-cone-burial.html


https://www.smithsonianmag.com/smart-news/ancient-egyptian-head-cones-were-real-grave-excavations-suggest-180973750/


Fahri Xharra, Gjakovë ,14.12. 2019
 
Last edited:

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....


Reliev romak mermeri i shekullit të II.
Duken qartë dy vëllezërit Pellazgë , Pelluksi dhe Kastori.
Gjendet në muzeun Metropolitan, New York, SHBA.



Ndër monedhat e para në SHBA.




Një Ceremoni e Manumission në të cilën një skllav Romak lirohet nga skallavëria..

A Ceremony of Manumission in which a Roman slave becomes a freedman.



Një mozaik Byzanatin Romak (526PK/AD) nga Ravenna, Itali, që tregon "Tre Mbretërit"me plisa Frigjian, duke sjellur dhurata për Jezusin e mitur.
A Byzanatine Roman (526AD) mosaic from Ravenna showing the "Three Kings" wearing red pilleī as they bring their frankincense, myrrh, and gold to the infant Jesus.

Kalendari i lashtë Shqiptar




Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë e tij, dhe ka qenë në përdorim vetëm nga shqiptarët. Më pas gjatë periudhave të ndryshme historike, janë adoptuar dhe kalendarë tjerë si grekë e romakë, që kanë arritur të stabilizohen si variante ‘shqiptare’ të atyre kalendarëve. Pikërisht në këtë punim do të marrim përsipër, që përveç rregullimit të disa problemeve deri më tani të patrajtuara, gjithashtu të bëjmë një paraqitje sa më të qartë të këtyre kalendarëve, veçanërisht të kalendarit të lashtë shqiptar. Me një fjalë kemi qëllimin të përditësojmë të dhënat dhe njohuritë tona rreth kësaj çështje.


Kalendari i lashtë shqiptar
Kalendari i lashtë, siç po e quajmë në këtë punim, ka qenë një kalendar origjinal, të cilin populli shqiptar e ka praktikuar gjer vonë, e madje mbahet mend dhe sot. I vetmi deri më tani ka qenë studiuesi Rrok Zojzi që mori shënime nga populli për këtë kalendar[1]. Duke qenë se Zojzi e ka publikuar njëherë, ne nuk do të ndalemi gjatë në përsëritjen e të dhënave të tij. Në këtë punim fillimisht do shqyrtojmë vendosjen e datave dhe më pas disa çështje tjera. Një kalendar i tillë tradicional, mijëravjeçar, ka vlerë të madhe nëse përgatitet në formën e tij burimore për përdorim, sepse si i tillë do të mund të ishte në dispozicionin e popullit, si një vepër e artit popullor shqiptar, madje duke qenë i njëjtë në tërë Shqipërinë do të ishte një nga elementet unifikuese të kulturës shqiptare.
Kalendari në formën siç na e jep Rrok Zojzi është si vijon: Viti është baraz me 365 ditë, të ndara kësisoj: 3 ditë janë festat për fillimin e vitit (“kryet e motmotit”), 180 ditë janë të verës, 2 ditë janë festat e mesit të vitit dhe 180 ditë janë të dimrit. Secila nga dy gjysmat e vitit (stinë) ndahet në 4 pjesë me nga 45 ditë secila, të cilët Zojzi konvencionalisht i quan muaj.[2]


Ndërsa të dhënat që Zojzi i merr nga terreni janë të sakta, përllogaritjet e tij përkundrazi e çojnë atë në gabime gjatë përpilimit të kalendarit. Ai na jep gabim datat e festave dhe muajve. Ai fillon me Mesdimrin, i cili është më 5 shkurt, por të cilin Zojzi e vendos 45 ditë (një ‘muaj’) më herët, pra më 22 dhjetor. Ky gabim më pas shkon në mënyrë zingjirore me të gjitha festat dhe muajt tjerë. Festën e kryevitit apo Kryet e Motmotit që njihet edhe si Shëngjergj e vendos në ekuinoksin pranveror më 21 mars, gjë që nuk ndodh askund në asnjë krahinë shqiptare. Shëngjergji gjithmonë ka qenë më 6 maj, dhe vetëm kisha katolike në emër të reformës gregoriane e pat vendosur më 23 prill. Rrjedhimisht, vendosja e Shëngjergjit më 21 mars, duket zhvendosje shumë e madhe për të mos thënë e tepërt.


Edhe tek Mark Tirta i cili ka shkruajtur gjerësisht për festat popullore, Dita e Pranverës dhe Shëngjergji dalin si dy festa të ndryshme.[3] Pastaj me atë radhitje gabimet vazhdojnë: Shmitri apo Shmarti si fillim i dimrit vendoset më 23 shtator, por Shmitri në të vërtetë është shumë më vonë, afro 45 ditë më vonë, dhe i bie zakonisht kah fillimi i nëntorit; festa e Kerstovit apo e Shënkollit, nga ana e Rrok Zojzit vendoset më 5 nëntor, kur në të vërtetë kjo festë gjithkund tek shqiptarët kremtohet më 6 dhjetor; Dita e pranverës vendoset më 5 shkurt, kur është acari më i madh. Të njëjtën zhvendosje e pësojnë edhe muajt e vjetër 45-ditësh, pasi secili prej tyre fillon me një festë ‘të vetën’.[4]


Siç kemi rastin të shohim, gabimi fillon në rastin kur Zojzi e barazon Buzmin me mjedisin e dimnit. Që ne ta përmirësojmë këtë gabim dhe të vendosim rregullimin origjinal të kalendarit të lashtë, do të bëjmë vetëm një hap: do të luajmë datat e dhëna nga Zojzi për 45 ditë më vonë, në mënyrë që ato të kthehen në vendin e tyre. Madje edhe vetë Zojzi thotë: “Fillimi i vjetit, simbas shënimeve të mbledhuna, asht Shëngjergji ase në shkurtim Shnjergji.” Dhe siç e dimë të gjithë, Shëngjergj në muajin mars nuk ka, por shumë më vonë në fillim të majit.[5]


Kalendari siç na e jep Rrok Zojzi:


Kështu sipas radhitjes që i bëjmë ne, Buzmi mbetet më 22 dhjetor, por nga ky ndahet mjedisi i dimnit i cili vendoset më 5 shkurt, e ky është parakusht për t’i kthyer festat në datat e veta. Në këtë rast edhe emri “mjedisi i dimnit” është kuptimplotë, sepse në këtë datë ai gjendet pikërisht në midis të stinës së dimrit duke qenë 90 ditë larg nga Shmitri (mesi i vitit) dhe po aq ditë larg nga Shëngjergji (Kryet e motmotit). Për më tej japim listën e festave me datat përkatëse:


Kryet e motmotit – 6, 7, 8 maj
Festa e të korrave – 23 qershor
Festa e maleve – 7 gusht
Dita e Vjeshtës – 21 shtator
Mesi i vitit – 5, 6 nëntor
Buzmi – 22 dhjetor
Mesdimri – 5 shkurt
Dita e Pranverës – 22 mars
Me këtë datim të festave rregullohet edhe datimi i muajve, pasi këta të gjithë fillonin me një festë:
Kryet e Motmotit – muaji i parë i verës
Festa e të korrave – “Korriku”
Festa e maleve – “Djegaguri”
Dita e vjeshtës – “Vjeshta”
Mesi i vitit – muaji i parë i dimrit
Buzmi – “Brymsi”
Mesdimri – “Ngrijsi”
Dita e Pranverës – “Pranvera”


Sa i përket emrave të dy muajve që Zojzi nuk ka arritur të gjejë, ne nuk kemi asnjë të dhënë por do ishte mirë t’i gjenim emra të natyrshëm sipas një kriteri siç do t’a shohim më poshtë, emra që do t’i përgjigjeshin këtyre muajve. Kështu shohim që “Korriku” dhe “Djegaguri” të kalendarit të lashtë, kanë shërbyer si emra për muajt në kalendarin e ri (romak / 12-muajsh), duke zëvendësuar muajt latinë ‘jul’ dhe ‘august’. Sipas këtij parimi, meqë muaji i parë i dimrit në kalendarin e lashtë ka shtrirje pjesërisht në nëntor dhe pjesërisht në dhjetor (nga tri javë secili), atëherë do ketë patur emrin e njërit prej tyre, ndonjë emër jo-kristian të gurrës shqipe.


Kështu nëntori ndryshe quhej brymor, vjeshtë e tretë, britëm i tretë, ndërsa dhjetori quhej edhe dimëror. Por termi ‘brymor’ nuk mund të ketë qenë ndonjëherë emër i këtij muaji sepse do të shkaktonte konfuzion në popull, duke qenë i ngjashëm me “Brymës” që gjendet menjëherë pas tij. Termi “Vjeshtë” nuk bën sepse si muaj 45-ditësh gjendet para tij, e nuk mund të bëhen dy muaj me një emër. Britëm, mbase mund të jetë i përdorshëm, porse ky në ditët tona ka kuptimin e vjeshtës dhe është sinonim me të. Kështu na mbetet e lirë shprehja dimëror/dimnor, me të cilin në kalendarin e ri quhej dhjetori deri vonë.


Tri javë të dhjetorit bëjnë pjesë në këtë 45-ditësh, prandaj emri i tij dimëror mund të ketë qenë emër i këtij 45-ditëshi, njëjtë sikurse tri javë të gushtit bëjnë pjesë në ‘djegagur’, prej nga edhe gushti e mori këtë emër shqip. Përveç kësaj ky është muaji me të cilin fillon dimri.


Për muajin e parë të verës, Zojzi dyshon se mund të ketë qenë “Qershor”, mundësi të cilën as ne nuk e përjashtojmë, duke qenë se qershori me afro tri javë të tij futet në muajin e parë të verës të kalendarit të lashtë. Ndoshta edhe ka ndonjë krahinë ku ruhen ende emrat e pavjelur të këtyre dy muajve (nëqoftëse nuk kanë qenë të tillë siç po i paraqesim)

 
Last edited:

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Deshifrim
28 Dhjetor, 2019



Shkruan: Aleksander HASANAS

Në pllakadë guri kemi të shkruar: ΔII ΣΩTH II ΠΛΩTI O ΣKOPIINϴ OΣIA TPOΣ
TRE fjalët e para janë plotësisht të pastërta shqip: Di Zoti i Ploti dhe me tej kemi toponimin e vet ‘Korinthit’ plus fjalët e fundit: ‘OΣIA TPOΣ = OSA T’ROSH’
Pra ky mbishkrim i lashtë është shkruar në gjuhën shqipe arkaike, edhe në rast se dy fjalët e fundit mund të kenë kuptimin e tyre në greqishten e sotme: Tros = Ha.
Kjo është edhe arsyeja që studiuesit greke apo të tjerë që mund të jenë marë me të, e kanë lënë në heshtje të padeshifruar këtë mbishkrim, pasi nuk munden të justifikojnë fjalët e pastërta shqipe: ΔII ΣΩTH II ΠΛΩTI O ΣKOPIINϴ OΣIA TPOΣ = DI ZOTI I PLOTI O SKORINTH OSA TROS(h).
Shënim fjala ‘I Ploti’ ka kuptimin ‘i Madhi’ (Zot)
Fjala e fundit aty edhe në rast se ka kuptimin e bukës ajo sërish flet shqip, pasi në dialektin Geg kemi: *Tro = Thërime buke të vogla, (Droma/ troma të dërmuara; thërime).


 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Zbulohet vendbanimi Dardan që i takon epokës së bronzit

4 Janar, 2020



Vendbanimi parahistorik në Malësinë e Gollakut ngrihej mbi një kodër të butë në anën e majtë të bregut të lagjës së Kaçotëve, rreth 300 metra në jug të varrezës dardane të gjurmuar gjatë viteve 2000 – 2005 po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës.Në Keqekollë, në kilometrin e 20 të rrugës Prishtinës-Medvegjë, është zbuluar vendbanimi dardan i epokës së bronzit dhe një kështjellë e antikitetit si ajo e Keqekoles.Në lokalitetin Keqekollë, rreth 20 kilometra larg Prishtinës, është zbuluar vendbanimi dardan i epokës së bronzit dhe një kështjellë e antikitetit si ajo e Keqekoles.

Kjo shënon zbulimin e parë të një vendbanimi parahistorik dardan të epokës së bronzit dhe të një kështjelle të antikitetit, zbulime këto të bëra nga ekspedita e Institutit të Monumenteve të Kosovës dhe dhe Muzeut rajonal të Prishtinës, e kryesuar nga arkeologu Haxhi Mehmetaj. Vendbanimi parahistorik në Malësinë e Gollakut ngrihej mbi një kodër të butë në anën e majtë të bregut të lagjës së Kaçotëve, rreth 300 metra në jug të varrezës dardane të gjurmuar gjatë viteve 2000 – 2005 po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës. Vendbanimi dardan i takon epokës së bronzit të vonë (1300 – 1100 p. Kr.).
Ai paraqet fenomen të rrallë kulturor dhe shkencor për njohjen e kulturës dardane, ngase për herë të parë në Kosovë ndeshen shtresime të qarta të epokës së bronzit të vonë. Kështjella ngrihej mbi një kodër me pozitë të jashtëzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Ajo në të gjitha anët është fortifikuar me mure të ngritura me gurë mesatar dhe të vegjël, të lidhur më llaç.

Muret rrethuese të trasha rreth 2m ruhen mirë në të gjitha anët. Kështjella në anën veriore është përforcuar me dy kulla drejtkëndore, të ngritura në dy faza. Në fazën e parë kulla lidhet në mënyrë organike me muret rrethuese.
Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se kështjella është ngritur në shek. IV pas Krishtit, ndërsa është rindërtuar gjatë shek. VI, sikurse edhe shekujve IX -XI, pa përjashtuar mundësinë e përfaqësimit të fazave dardane te epokës parahistorike. Kështjella mund të identifikohet me kështjellën Kekola, të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, historiani i oborrit mbretëror të mbretit më origjinë dardane Justinianit, në veprën “Mbi ndërtimet”, në shek. VI pas Krishtit, thotë Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës.



 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Sarkofagu i Meleagrit, thesari i Durrësit që u grabit nga osmanët

22.01.2020 - 07:13
Sarkofagu i Meleagrit, padyshim është një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe përbën një pjesë së thesarit tonë arkeologjik.
Fatkeqësisht, ky thesar, nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi.Studiues në qëndrën e Studimeve Albanologjike, Frederik Stamati, ka vizituar këto ditë Muzeun Arkeologjik të Stambollit dhe sjell si përshtypje të parë Sarkofogun e Meleagrit, i zbuluar në Durrës dhe i transportuar në Stamboll në kohën e pushtimit turk.



“Në etiketën shpjeguese të këtij sarkofago thuhet se është i periudhës romake dhe i përket gjysmës së parë të shek. II pas Krishtit”, thote Stamati duke theksuar se “Në qendër paraqitet Meleagri i vrarë nga Apolloni dhe që mbartet drejt familjes nga dy vëllezërit dioskurë. Në të djathtë duket motra e tij, e cila ka vrarë veten”-shkruan ai.Ky sarkofag u zbulua në Durrës më 1908 teksa po hapej një rrugë në Durrës.

Së bashku më sarkofagun u gjet edhe një thesar me monedha të arta. Si sarkofagu, ashtu edhe monedhat prej ari u çuan në Stamboll, si qendër e Perandorisë.“Gjatë kohës që vizitova muzeun, disa pavione të tij ishin në rikonstruksion, kështu që nuk pata rast të shikoj thesarin dhe as kupën e artë të zbuluar ne vitin 1901 në fshatin Vrap të Tiranes”, rrëfen Stamati.

Legjendat:





Historia e Meleagrit i takon mitologjisë. Ai ishte djali i mbretit të Kalidonit, Ojne, dhe i Altesë. Por kur lindi djali prindërit harruan t’i bënin flijimin Artemidës, e cila nga zemërimi dërgoi një derr-përbindësh për të rrënuar Etolinë.

Derri u vra, por plasi grindja se kush do ta merrte lëkuren. Në grindje e sipër Meleagri vrau dajallarët e vet, duke nxitur zemerimin e së ëmës.

Sipas një varianti tjetër, kur lindi Meleagri, Altenë e vizituan Moirat, të cilat përcaktonin fatin e njeriut dhe paralajmëruan të ëmën se Meleagri do të jetonte aq, sa të digjej ura në zjarr.

Altea e hoqi urën dhe e futi në një arkë. Kur u rrit, Meleagri mori pjesë në gjuetinë e derrit të egër. Në gjueti mori pjesë edhe një gjahtare e re, Atalanta.

Kjo e plagosi e para derrin, pastaj Meleagri e vrau. Lëkurën e derrit Meleagri i a dha Atalantës, por kjo zemëroi dajën e tij Pleksipin, i cili i a mori me forcë lëkurën Atalantës.

Meleagri, i zemëruar për fyerjen qe i u bë të dashurës së tij, e vrau dajën e tij.

Altea, e dëshpëruar për vrasjen e të vellait, nxorri nga arka urën dhe e ndezi dhe kur ura u dogj, Meleagri vdiq.

Altea vari veten. Motrat e tij qanë kaq shumë, sa që Artemides i erdhi keq. Ajo i shnderroi ato në zogj, që quhen meleagride dhe që kanë në pendët e tyre njolla të bardha, që duken si lot.

 
Last edited:

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
Historiani rumun: Populli shqiptar është më i vjetri në Evropë
1 Shkurt, 2020



https%3A//i.imgur.com/VgYLntQ.jpg[/img]']


Nikolae Iorga ishte historian, shkrimtar publicist, politikan, akademik, profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe i disa akademive e Instituteve të ndryshme të historisë. Ai ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar. Më 1915-1916 botoi në gjuhë të huaja disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek.XV” ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të shqiptarëve gjatë epokës së Skënderbeut. Në kuadrin e kësaj pune kërkimore, Nikolla Jorga zbuloi më 1915 në bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.

Si specialist i formuar punonte në shumë gjuhë të huaja si në latinisht, në greqishten e vjetër, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, anglisht, suedisht, danisht, holandisht dhe sllavisht. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore burimeve arkivore në arkivat e bibliotekave të Prespës, Munihut, Nurembergut, Insbrukut, Venedikut, Milanos, Firences, Dubrovnikut, Barcelonës, Parisit, Gjenovës etj. Krijimtaria e tij e jashtëzakonshme përfshin rreth 1250 vëllime, qoftë si autor ose si editor dhe mbi 25000 artikuj shkencorë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë matematikore, gjatë 69 vjetëve të jetës së tij, N. Jorga ka shkruar gjithsej 26.350 zëra bibliografikë. Nëse llogarisim se ka shkruar që në moshën 18- vjeçare, kemi një rezultat të çuditshëm, sepse del që N. Jorga ka shkruar 430 zëra bibliografikë, punime, studime ose libra/ në vit. Këto të dhëna, edhe pse në dukje të parë të pabesueshme, i gjemë në të gjitha enciklopeditë dhe biografitë e N. Jorgës. Si pasojë e botëkuptimeve antifashiste vritet nga legjionarët në 1940-ën, në një pyll afër Plojeshtit, duke mos arritur të përfundojë shumë projekte dhe dorëshkrime nga fusha të ndryshme.

Historiani rumun i konsideron shqiptarët ndër popujt më të vjetër në Evropë. Dhe shprehet:

“Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”. /KultPlus.com
 

Rrjeti

V.I.P
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
1,278
Pikët
113
Vendndodhja
Aty ku ma do shpirti....
DOKUMENTAR: DARDANËT, themeluesit e qytetit të Trojës,Romës, Londrës,Parisit, etj…(Pjesa e PARË)
Elena dhe Parisi me plisin Frigjian



Elena dhe Parisi


Ky cikel filmash dokumantar ështe realizuar në bazë të skenarit dhe regjisë së z. Kol MARKU (Studjues, i antikitetit). Në këtë publikim të pjesës së PARË, dhe pjesët e TJERA që do të vinë në vazhdim, ju do të njiheni me disa të dhëna për DARDANËT, për ndodhite e luftes së Trojës, që zgjati 10 vjet dhe për rolin e të mbijetuareve të saj siç ishte, Enea Dardanidi. (kushuri dhe dhënder i Priamit mbretit të Trojes). Ky hero dhe të tjerë që e shoqeronin , u bënë të famshem më bëmat dhe aventurat e tyre në vazhdim te rruges së tyre në kerkim të një vëndi të ri: ato shkuan në Thrakë, Kretë,Epir, Sicili, Itali, Afrikë dhe rikthehen përseri, deri sa u vëndosen përfundimishte në Itali. Pikërisht për këto ndodhi dhe histori të tyre do të bëhët fjalë dhe në pjesët e tjera të dokumentarit në vazhdim.


Pra, do të trajtojme ngjarjet e këtij fisi të lavdishëm DARDAN i cili, jo vetem shkelqeu me civilizimin e tij në qytetin e famshëm të TROJËS, por pas rënjës së saj të mbijetuarit, e nder to heroj kryesorë Enea Dardanidi, themeloj në Itali qytetin Lavinium, ndersa djali i tij Asgani, themeloj po në Itali, Alba Longen dhe pasardhesi i këtij të fundit (Briti) me trojanë të tjerë shkuan deri në Britani, ku themeluan në brigjët e lumit Thame, qytetin e Londres që e quajtën ‹‹Troja e Re››. Gjithashtu u thmeluan dhe troja të tjera po nga princer Pellasgë, Ilir e Dardanë; si në Epir (Butrint) në Venecia (Itali), e vënde të tjera. Ndërsa pasardhësit e Ene Dardanidit në dinastine e Alba Longes në

disa breza, themeluan më pas në vitin (753 p.e.s.) qytetin e Romës, i cili e arriti kulmin e lavdisë se saj me civilizimin e famshëm romak. Mund të ndiçni PJESËN E PARË .


KLIKO PER TË PARË DOKUMENTARIN E PLOTË ” DARDANET” PJESA E 1

 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
54,875
Pikët
113
Historia prekëse e familjes nga Elbasani: “Shokët më tallin se ha bukë të thatë!

Katër anëtarë të familjes Erstila, nga fshati Derstil i Elbasanit, jetojnë në kushte të mjerueshme. Kryefamiljari ka improvizuar një dhomë, me dërrasa dhe llamarinë. “Shtëpia” është e pabanueshme në këto ditë të ftohta dhe shiu futet në brenda.

Kryefamiljari dhe bashkëshortja kanë treguar se për shkak të kushteve të vështira ekonomike fëmijët sëmuren shpesh dhe hanë vetëm bukë thatë, për këtë shkak shokët e klasës i tallin. Për më tepër kanë 2 muaj që nuk marrin as asistencë.

Kryefamiljari Panajot Derstila tha se ka jetuar me vëllezërit e ata me nxorrën nga shtëpia.
“U detyrova të bëj vetë këtë dhomë, por këtu është shumë ftohtë për fëmijët. Edhe jashtë shtetit nuk shkoj dot për të punuar se kam frikë ta lë familjen vetëm këtu. Fëmijët më ngelën sëmurë. Kush ka mundësi për të më ndihmuar edhe me punë do t’i jem shumë mirënjohës”, tha Derstila, për OraNews.

Mamaja thotë se fëmijët më sëmuren shpesh. “Jemi në gjendje të vështirë ekonomike, po i jap fëmijëve vetëm bukë të thatë, se kemi 2 muaj që dhe asistencën nuk na e kanë dhënë.

Gjendja ekonomike ndikon dhe tek fëmijët. Ata shprehen se shokët e klasës tallen me ta, sepse hanë bukë thatë.”
“Unë marr në shkollë bukë të thatë dhe shokët më tallin…. Më vjen shumë turp nga shokët. Tani nuk marr më bukë me vete. Kemi frikë kur fryn era natën dhe tunden llamarinat. Shkoj te mami se ajo me qetëson”, tha njëri nga fëmijët.

burimi.....


Skam AS ps AS fazit,por kisha SHUME DESHIRE te sillja DISA VARGJE MADHESHTORE te nje POETI GRANDE,nga NORD ALBANIA apo süd crno gorac(kshu e etikojne ca KRIMBA apo zedhenesit e VARRIcanes).
Por me bie frymezimi duke pare se.............CFARE=PISANJOSASH ka ne forum.
Dite te mbare.

HARROVA..............HISTORI REALE ne kombin me.....kreshnike te DARIT.

LG.
 
Top