• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Homeri në islam

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
“Nuk ka vetëm poezi arabe; kombet e huaja gjithashtu kanë të tyren. Ka patur poet pers dhe grek. Për shembull, Aristoteli, në Llogjikën e tij, lavdëron poetin Umatirash (Homer)”. Ibën Haldun, El-Mukadima, 1377

Ndërsa në Bizantin studimi i greqishtes ishte përgjithsisht studimi i modeleve antike, në qendrat kulturore arabe (së pari Bagdadi dhe më vonë Kairoja, Damasku, Kordoba dhe Toledoja) ku studimi i literaturës greke përceptohej si një dialog midis bashkëkohësve, Aristotelit dhe Platonit nuk ishin figura të një të kaluare të mjegulltë; ata ishin zëra aktiv në dialogun konstant me lexuesit e tyre, lexues të cilit ishin gjithashtu përhapës dhe përcjellës përmes përkthimesh dhe komentimesh. Në shekullin e nëntë, i madhi Ebu Uthman Amer Ibën Behr el-Xhehiz i njohur vetëm si el-Xhehiz, i akuzonte dijetarët se preferonin Aristotelin përpara Kur’anit, pakuptuar se ai vetë e kishte ndjekur filozofin në librat e tij tij të ndryshëm.

Megjithëse përkthimi i literaturës së huaj në arabisht mund të thuhet se filloi në mes të shekullit të tetë gjatë studimit të të famshmit Kalifit Abasid el-Mansur, me koleksionin e tregimeve indiane të Kalila dhe Dima, Almagest të Ptolomeut dhe Gjeometrinë të Euklidit, midis të tjerëve, tradita e madhe e përkthimeve nga Greqia e lashtë u themelua një shekull më vonë, duke filluar me një ëndërr. Një natë në Bagdad, Kalifi el-Memun, i njohur si “i dashuri i diturisë” dhe djali i të famshmit Harun el-Rashid ( i cili si karakternë netët arabe do të zbaviste imagjinatën europiane në shekujt e mëvonshëm), pa një burrë të zverdhur, sybojë qielli me ballë të gjërë dhe vetulla të shtrembëruara. Me sigurinë e ëndërrimtarëve, Halifi e kuptoi që i huaji ishte Aristoteli. El-Mamuni dhe Aristoteli folën gjithë natën. Në mëngjez, si rezultat i takimit, Halifi urdhëroi që një librari të themelohej në Bagdad që do të strehonte një qendër përkthimi e cila do t’i përkushtohej kryesisht veprave të filozofit. Qendra u vu nën drejtimin e dijetarit Hunejn Ibën Is’hak el-Ibadi, i cili i ndihmuar nga një shkollë studentësh, përkthej në sirisht dhe arabisht gati tërë korposin e filozofisë greke, helene dhe të shkencës. Hunejni shpesh e përdori diturinë e tij të Homerit për të ndihmuar sqarimin e disa imazheve të turbullta, emrave të panjohur dhe analogjive të ndryshme në tekstet klasike greke. Për shkak se Hunejni e njihte Homerin e tij, ai ishte i aftë t’i shpjegonte lexuesit të tij që për shembull, ciklopi i përmendur në një farë libri ishte një gjigant me emrin ciklop dhe kur bisha Shila mori epitetin “...e detit”, ishte për shkak se Homeri i kishte krahasuar të qarat e saj me ...?

Sipas bashkëkohësit të tij, dijetarit Jusuf Ibën Ibrahim, Hunejni e kishte filluar karrierën e tij akademike si një student i shkëlqyer në Bagdad, tek personi i tij spikaste kureshtja e tij. Ai kishte treguar një kuriozitet kaq të apasionuar në klasë, sa që mësuesi i tij ...nga rrjedhja e vazhdueshme e pyetjeve, e kishte nxjerrë jashtë nga salla e ligjëratave dhe si i ri që ishte, i ofenduar nga ajo, u largua nga Bagdadi pa i thënë askujt se ku po shkonte. Dy vjet më vonë, Ibrahimin e thirrën në shtratin e një pacienti me trashëgimi greke halla/tezja e të cilit kishte qenë një robëreshë greke e Harun Rashidit. Atje ai vërejti një njeri të çuditshëm, flokët e tij të rënë mbi fytyrën e tij me stil bizantin, i cili po i lexonte Homerin në origjinal të sëmurit. Ai i huaji ishte Hunejni, i kthyer në Bagdad me një greqishte homerike perfekte. Përtej famës së arritur për shkëlqyeshmërinë e përkthimeve të tij, prosperiteti i qendrës ishte gjërësisht për shkak të nxitjeve monetare, sponsorët paguan bujarisht për përkthimin e veprave që e ngriti prestigjin intelektual dhe social të tyre midis aristokracisë së Bagdadit. Përkthyesit ishin shumë të specializuar; ata nuk kishin dituri të përgjithshme të greqishtës por njiheshin me stilin dhe fjalorin e disa autorëve. Për shembull, për të përkthyer një tekst mesjetarë mjekësorë nga doktori i shekullit të dytë Galen, Hunejni vjen tek një citimi i një drame, Aristofanët, dhe i rrëfehet lexuesit; “Unë nuk jam e njoh gjuhën e Aristofanëve dhe që i kam studjuar ata. Pra, nuk ishte e lehtë për mua të kuptoj citimin dhe si rezultat e kam hequr”. Jo të gjithë përkthyesit shfaqën një ndershmëri të tillë çarmatosëse. Megjithëse, poezia nuk ishte pjesë e misionit të qendrës, pak fragmente të Homerit u përkthyen, siç përmendet në disa koleksione thëniesh filozofike, disa të besueshme dhe disa të dyshimta dhe në arabisht versionet e autorëve grek të cilët kishin cituar Homerin, të tillë si vetë Aristoteli. Kaq i madh ishte etja për këto tekste të hershme saqë njohja e shkrimtarëve konsiderohej si një shpikje e madhe, siç për shembull Kitab el-Tuffaha (libri i Mollës), një përmbledhje e Phoedus të Platonit e shoqëruar nga një seri meditimesh të lëna nga Aristoteli në shtratin e vdekjes. Biografitë e Homerit, “poetit të çuditshëm” siç ai njihej nëpër fjalore dhe enciklopedi. Ashtu si autorët pagan i kishin shërbyer Europës së krishetrë si një burim analogjish për të provuar superioritetin e fesë së Krishtit, ashtu edhe shkrimtarët muslimanë e përdorën korpusin grek për të provuar të vërtetat e Kur’anit. Shembujt e nxjerrë nga autorët grek shërbenin për të ilustruar ligjet që sundon shpirtin sipas fjalëve të profetit Muhammed. Dijetari i shekullit të dhjetë Farabiu, logjicienti më i famshëm i kohës së tij, ishte një prej këtyre komentatorëve. Pas studimit në Bagdad me nxënësit e dijetarëve të krishterë nga Aleksandria, Farabi u vendos në Damask, ku në izolim relativ, ai shkroi broshurën kritike mbi Aristotelin, Platonin dhe Galenin që i solli atij famën e tij. Tek kjo Farabiu mbështeti besimin e tij se filozofia, si feja, mund të na ndihmojnë për të gjetur të vërtetën, duke ndjekur një rrugë të ndryshme dhe duke u bërë dritë për të gjithë udhëtarët. Secila nga këto rrugë, feja dhe filozofia, ofronon dy nivele përpjekjeje. Më e larta, ajo e kërkimit metafizik, ishte nënkuptuar për pak nga ata që inteligjenca e tyre ose shpirti i talentuar i lejonte të kuptonin formulimet komplekse dhe abstrakte; të tjerat; të kapshme nga maxhoranca e zakonshme, ndiqen nga tregime, mite, përralla dhe parabola. Në një shoqëri ideale, të dyja rrugët dhe të dyja nivelet në secilën rrugë, koekzistonin me pak ose shumë lëhtësi, megjithëse kishte dijetarë të cilët mendonin eksponentët e nivelit të poshtëm (poetët dhe mitografët e tillë si Homeri dhe “profetët e përditshëm” si filozofi Saraksi i quante “propogandues ambulant” ishin sharlatan. Platoni e kishte thënë shumë ashpër kur i kishte quajtur “fallsifikues të së vërtetës” dhe siç përmendet, i kishte ... nga Republika e tij. Farabiu ishte më pak i ashpër . Muhammedi kishte deklaruar që komuniteti ideal i besimtarëve përbënte një umet, një qytet-shtet perfekt për Farabin. Republika ideala e Platonit dhe Ummeti i Muhammedit ishin mishërime të së njëjtës ide dhe megjithëse, njëra përjashtonte poetët dhe tjetra jo, të dyja flitnin për të njëjtin vend të shenjtë. Në këtë kontekst vepra e Homerit nuk ishte prodhuar gjatë periudhës së artë të përkthimit arabisht. Disa dijetarë Abasid ishin të vetëdijshëm për përmbajtjen e dy poemave dhe fragmenteve të Iliadës dhe Odisesë [..] që u shfaqën në narrativat popullore, për shumebull, aventura e Ulisit u shfaqën në tregimet e Sindbad detarit. Një antalogji ushtarake ekspeditash e shekullit të trembëdhjetë ose fillimit të shekullit katërmbëdhjetë, Raikaik el-Hilal fi Dakaik el-Hijal (përfshin një version të zemërimit të Akilit dhe vrasjes së Hektorit. Burimi, sigurisht, mund të mos jetë Homeri por një nga ritregimet e tjera të historisë së Trojës.

[..], poemat e Homerit, megjithëse jo aq të lartësuara si veprat e Aristotelit dhe Platonit, meritonin të lexoheshin sepse, ... idioma e tyre e shpërlarë, vullgare, ata gjithahstu mbanin ... të së vërtetës. Aq gjatë sa ne dimë, asnjë version i veprës së Homerit nuk u prodhua gjatë periudhës së artë të përkthimit arab.
 

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,826
Pikët
113
Përgjigje e: Homeri në islam

Ka ndonje asnjanes mua te ma perktheje???
flm
 

Conrad

Anëtar i ri
Anëtar
May 28, 2011
Postime
328
Pikët
0
Përgjigje e: Homeri në islam

Ka ndonje asnjanes mua te ma perktheje???
flm
Edhe une nevojitem vertete nje "perkthim"! Se c'lidhje ka Kurani me Iliaden dhe Odisene e Homerit?! - S'ka as Zot as dreq qe i gjen fillin e jo me lidhjen.
Po ja qe ja paska gjetur ky autori i ketij shkrimi!

Sidomos me homerishten e tij perfekte te Hunejni-t!!!
Se nga e i gjejne keta shprehjet homerishte perfekte dhe madje ne origjinal sic shprehet ky autori trap i ketij shkrimi, nje Zot e di!!!

Ja si c'na shkruan autori:

Ibrahimin e thirrën në shtratin e një pacienti me trashëgimi greke halla/tezja e të cilit kishte qenë një robëreshë greke e Harun Rashidit. Atje ai vërejti një njeri të çuditshëm, flokët e tij të rënë mbi fytyrën e tij me stil bizantin, i cili po i lexonte Homerin në origjinal të sëmurit. Ai i huaji ishte Hunejni, i kthyer në Bagdad me një greqishte homerike perfekte.

Si ka mundesi qe shprehen me kaq siguri kur asnje nga shkencat gjuhesore nuk deklaron nje gje te tille me siguri ne lidhje me gjuhen origjinale te Iliades apo Homerit dhe per cudine me te madhe i semuri me teze apo halle greke "po e kuptonte 100%" gjuhen e "Homerit". Zot na ruaj!
Po ku ta dije i shkreti se greket jo vetem homerin por edhe libral kishtare te greqishtes bizantine nuk i kuptonin.
Ja nje shembull qe na sjllle autori se sa mire e njihte Hunejni "homerishten" dhe gjuhen e Ioneve si Herodoti dhe Aristofani:

Për shembull, për të përkthyer një tekst mesjetarë mjekësorë nga doktori i shekullit të dytë Galen, Hunejni vjen tek një citimi i një drame, Aristofanët, dhe i rrëfehet lexuesit; “Unë nuk jam e njoh gjuhën e Aristofanëve dhe që i kam studjuar ata.

Sa mire e dinte gjuhen dhe sa mire e perkthente! Zot na ruaj nga te tille perkthyes dhe per me shume nga te tille autore shkrimesh injorante si autori i ketij shkrimi!

Pra, nuk ishte e lehtë për mua të kuptoj citimin dhe si rezultat e kam hequr”.
Jo të gjithë përkthyesit shfaqën një ndershmëri të tillë çarmatosëse.

E vetmia lidhje qe mund te kete Iliada e Homerit me kuranin eshte pikerisht ideja e Superzotit Allah ne personifikimin e Zeusit - Dias kryezotit te perendive greke.

Keshtuqe Sistema as mos u mundo as mos u merzit se ska perkthyes qe ta perkthen kete shkrim!!
Kalofsh mire vlla!
 
Top